Blog

  • Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes futbollisti pasi u përplas me kundërshtarin

    Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes futbollisti pasi u përplas me kundërshtarin

    Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes futbollisti pasi u përplas me kundërshtarin

    Futbolli spanjoll është tronditur nga një lajm i rëndë. Sulmuesi i CD Tenerife, Jesús de Miguel, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes kundër FC Andorrës.

    Lajmi tragjik është konfirmuar këtë të martë nga vetë klubi i Tenerife-s, i cili ka bërë të ditur se futbollisti ka vdekur në orën 08:00, në spitalin Universitar Nuestra Señora de Candelaria, ku ishte shtruar në kujdes intensiv.

    De Miguel pësoi një goditje të rëndë pas përplasjes me portierin e Andorrës, Jesús Owono, në minutat e fundit të takimit të zhvilluar të hënën, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

    Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë natës, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetonte këtij incidenti.

    “Jemi të shkatërruar nga dhimbja, me një nyjë në fyt dhe pa mundur ta besojmë se kjo është e vërtetë”, thuhet në reagimin e klubit.

    Tenerife ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e futbollistit, ndërsa familja e tij ka kërkuar respektimin e privatësisë në këto momente të vështira. 

    Burimi: Insajderi

  • Drejt rekordit të zëvendësministrave – Kurti emëron edhe një tjetër në Shëndetësi

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Sipas njoftimit, emërimi është bërë një ditë më parë, ndërsa kryeministri Kurti e ka uruar Podrimjën për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive institucionale.

    Me këtë emërim, Edona Podrimja merr një rol të ri në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ku do të angazhohet në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga pozita e saj.

    Burimi: Insajderi

  • Fluturat pajisen me teknologji gjurmimi

    Fluturat pajisen me teknologji gjurmimi

    Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të studiuar një nga udhëtimet më mbresëlënëse në botën e insekteve, duke pajisur fluturat me transmetues jashtëzakonisht të vegjël, të cilët u mundësojnë studiuesve të ndjekin lëvizjet e tyre përgjatë mijëra kilometrave.

    Bëhet fjalë për fluturat Monark, të njohura për ngjyrat e tyre portokalli dhe të zeza, të cilat çdo vit udhëtojnë nga Kanadaja dhe pjesë të tjera të Amerikës së Veriut drejt Meksikës, ku kalojnë muajt e dimrit.

    Pajisjet e reja të gjurmimit funksionojnë me energji diellore dhe peshojnë vetëm disa miligramë. Ato përdorin teknologjinë Bluetooth për të transmetuar sinjale që mund të zbulohen nga telefonat inteligjentë dhe stacionet e posaçme marrëse.

    Sipas të dhënave të projektit, rreth 1,750 flutura janë pajisur me këta transmetues gjatë vitit 2026. Kjo teknologji po u jep studiuesve mundësinë të kuptojnë më mirë rrugët që ndjekin këto insekte, vendet ku ndalen për të pushuar dhe ndikimin që kanë kushtet atmosferike në udhëtimin e tyre.

    Migrimi i fluturave Monark konsiderohet një prej fenomeneve më të veçanta natyrore. Ato mund të përshkojnë deri në 4,800 kilometra për të arritur në pyjet malore të Meksikës, ku gjejnë kushte të përshtatshme për të kaluar dimrin. Një pjesë e veçantë e këtij fenomeni është se fluturat që kryejnë udhëtimin nuk kanë qenë kurrë më parë në destinacionin ku po shkojnë.

    Për vite me radhë, shkencëtarët kanë pasur vështirësi në gjurmimin e këtyre insekteve, pasi pajisjet tradicionale ishin tepër të rënda për trupin e tyre delikat. Teknologjia e re mundëson monitorimin e lëvizjeve individuale dhe ofron një pamje më të qartë të këtij fenomeni natyror.

    Megjithatë, transmetuesit nuk përcaktojnë vendndodhjen e saktë të fluturës në çdo moment, por regjistrojnë vendet ku sinjali i saj kapet nga pajisjet marrëse.

    Përveç rëndësisë shkencore, projekti ka edhe një qëllim tjetër: mbrojtjen e kësaj specieje. Humbja e habitateve natyrore, përdorimi i pesticideve dhe ndryshimet klimatike po ndikojnë ndjeshëm në numrin e fluturave Monark.

    Shkencëtarët shpresojnë se informacionet e mbledhura përmes këtyre pajisjeve do të ndihmojnë në identifikimin e zonave më të rëndësishme për mbijetesën e tyre dhe në krijimin e strategjive më efektive për mbrojtjen e kësaj specieje.

    Një teknologji që peshon vetëm disa miligramë po ndihmon kështu njerëzimin të zbulojë sekretet e një prej udhëtimeve më të jashtëzakonshme në botën e natyrës.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

    Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

    Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

    Protestat pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë.

    Kjo është dita e shtatë e mobilizimit qytetar, që nisi pas vrasjes së 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe në protestë, e cila mbahet çdo ditë nga ora 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Që nga nisja e protestave, qytetarët kanë dalë çdo ditë në rrugë për të kërkuar llogaridhënie institucionale për mënyrën se si janë trajtuar rastet e dhunës në familje dhe denoncimet e grave që kanë kërkuar mbrojtje.

    “Sot e nesër edhe më shumë! Çdo ditë në ora 17:00 te sheshi Zahir Pajaziti”, thuhet në thirrjen e kolektivit të publikuar në Facebook.

    Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi nga institucionet për rastet kur grave u rrezikohet jeta pavarësisht kërkesave të tyre për mbrojtje.

  • Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

    Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

    Xhuli Nura ka rikujtuar eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova, duke ndarë me ndjekësit një mesazh për nominimet dhe qëndrueshmërinë në lojë.

    Reagimi i saj erdhi pasi Anjeza Gubeti u përzgjodh nga publiku si banorja që do të shkojë në nominim të përhershëm.

    Duke iu referuar këtij vendimi, Xhuli e ktheu vëmendjen te rrugëtimi i saj në edicionin ku mori pjesë, duke treguar se kishte kaluar plot 16 herë në nominim.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Për mua, asgjë nuk është nominimi i përhershëm. 16 herë kam qenë e nominuar dhe si zonjë e kam çuar deri dy orë para se të përfundonte Big Brother VIP Kosova, pas tre muaj e tre ditë qëndrimi”, u shpreh ajo.

    Më tej, ish-banorja theksoi se nominimet nuk duhet të shihen si arsye për t’u frikësuar, por si një motivim shtesë për të vazhduar lojën.

    “Lojtari i fortë nuk i frikësohet nominimit, vetëm të motivon”, shtoi Xhuli.

    Përmes këtij reagimi, ajo solli në vëmendje përvojën e saj në shtëpinë më të famshme, duke lënë të kuptohet se përballja me nominimet është pjesë e lojës dhe se rëndësi ka mënyra se si një banor i përballon ato. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

    Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

    Rreth 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, me një mesatare prej 81 tentativash në minutë. Shifrat u bënë publike nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

    Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se siguria kibernetike nuk është thjesht një çështje teknologjike, por lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve shtetërore, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e qytetarëve, raporton euronews.al

    Ajo ngriti shqetësimin për pasojat që mund të sillte një sulm i suksesshëm ndaj sistemeve digjitale, duke paralajmëruar se cenimi i tyre mund të pengojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të prekë infrastrukturat kritike të vendit.

    “81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Ky është ritmi mesatar me të cilin janë përballur infrastrukturat tona digjitale në 9 muajt e parë të këtij viti. Pothuajse 32 milionë në 9 muaj”, deklaroi Koçiu, teksa shtoi se gjysma e sulmeve kanë shënjestruar infrastrukturat kritike

    Koçiu u ndal edhe te sulmi i madh kibernetik i vitit 2022 ndaj Shqipërisë, për të cilin autoritetet shqiptare kanë fajësuar Iranin.

    Ajo e cilësoi atë ngjarje si një pikë kthese në mënyrën se si vendi trajton sigurinë digjitale, duke theksuar se sulmet kibernetike mund të shkaktojnë pasoja të ngjashme me ato të një agresioni ndaj infrastrukturës fizike.

    Sipas saj, sulmi i vitit 2022 tregoi se funksionimi i shtetit mund të vihet në rrezik edhe pa pasur një ndërhyrje fizike në territorin e vendit.

  • Police will return driver licenses held more than eight days

    In a public explanation, police have announced that the Supreme Court’s act of judgment, dated October 20, 2026, has declared it illegal and abolished Article 17 of the Administrative Guidance Act.

    Police have stressed that this decision does not abolish safeguard clauses to stop driving.

    The physical return of driver’s patents does not mean that the person has the right to direct the vehicle during the length of the safeguard clause, it says, the police clarification.

    According to her, those who have been imposed on the ban continue to have the vehicle stopped until its completion.

    Police recall that the direction of the vehicle during this period constitutes a violation of a 500-euro fine, a ban on direction for six months, five negative points, and the vehicle’s temporary seizure.

    The change is only about keeping the driver’s patents physically by police, which, according to Article 244 of the Law on Road Traffic Rules and the Supreme Court’s decision, cannot last more than eight days, the announcement said.

    Source Layer: RTKLive

  • Policia do t’i kthejë patentat e shoferëve të mbajtura më shumë se tetë ditë

    Policia do t’i kthejë patentat e shoferëve të mbajtura më shumë se tetë ditë

    Në një sqarim publik, Policia ka bërë të ditur se aktgjykimi i Gjykatës Supreme, i datës 20 tetor 2026, e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes.

    Policia ka theksuar se ky vendim nuk i shfuqizon masat mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit.

    “Kthimi fizik i patentave të shoferëve nuk nënkupton se personi ka të drejtë ta drejtojë automjetin gjatë kohëzgjatjes së masës mbrojtëse”, thuhet në sqarimin e Policisë.

    Sipas saj, personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit vazhdojnë ta kenë të ndaluar drejtimin e automjetit deri në përfundimin e saj.

    Policia rikujton se drejtimi i automjetit gjatë kësaj periudhe përbën kundërvajtje, për të cilën parashihet gjobë prej 500 eurosh, ndalim i drejtimit për gjashtë muaj, pesë pikë negative dhe konfiskim i përkohshëm i automjetit.

    “Ndryshimi ka të bëjë vetëm me mbajtjen fizike të patentave të shoferëve nga Policia, e cila, sipas nenit 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Vendimit të Gjykatës Supreme, nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë”, thuhet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • AGK and RGGK report threats to former reporters Anita Nikaj

    The Association of Journalists of Kosovo and the Kosovo Women Reporters Network have indicated that today the case of Kosovo Police has been reported on by former journalists and feminist activists Anita Nikaj.

    Anita Nikaj, along with AGK Executive Director of the Association of Kosovo Journalists and Kosovo Women’s Reporters Network representative Getoarbe Mulliqi, as well as AGK lawyer Yll Zeqaj, have been presented to the Kosovo Police to present criminal gossip for rowing and constant threats.

    ) The AGK and RGGK expect institutions responsible to deal with the case with seriousness and urgency, as well as to take all necessary actions to identify and responsible those who stand behind the threats, the report said.

    AGK and RGGK stress that public lynching, denigating campaigns and threats should not be normalised.

    The AGK and RGGK will continue to stand by their members and react to any form of pressure, intimidation, threat or breach of the safety of journalists and women in public space. /Telegraphy/

  • AGK dhe RrGGK raportojnë në Polici kërcënimet ndaj ish-gazetares Anita Nikaj

    AGK dhe RrGGK raportojnë në Polici kërcënimet ndaj ish-gazetares Anita Nikaj

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës kanë bërë të ditur se sot në Policinë e Kosovës është raportuar rasti i kanosjeve dhe kërcënimeve të drejtuara ndaj ish-gazetares dhe aktivistes feministe, Anita Nikaj.

    Anita Nikaj, së bashku me Drejtoren Ekzekutive të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe përfaqësuesen e Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, si dhe juristin e AGK-së, Yll Zekaj, janë paraqitur në Policinë e Kosovës për të parashtruar kallëzim penal për kanosjet dhe kërcënimet e vazhdueshme.

    ”AGK dhe RrGGK presin që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë rastin me seriozitet dhe urgjencë, si dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe përgjegjësinë e personave që qëndrojnë pas kërcënimeve”, thuhet në njoftim.

    AGK dhe RrGGK theksojnë se linçimi publik, fushatat denigruese dhe kërcënimet nuk duhet të normalizohen.

    AGK dhe RrGGK do të vazhdojnë t’u qëndrojnë pranë anëtarëve të tyre dhe të reagojnë ndaj çdo forme të presionit, frikësimit, kërcënimit apo cenimit të sigurisë së gazetarëve dhe grave në hapësirën publike. /Telegrafi/