Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes futbollisti pasi u përplas me kundërshtarin

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes futbollisti pasi u përplas me kundërshtarin

Written by

in

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes futbollisti pasi u përplas me kundërshtarin

Futbolli spanjoll është tronditur nga një lajm i rëndë. Sulmuesi i CD Tenerife, Jesús de Miguel, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes kundër FC Andorrës.

Lajmi tragjik është konfirmuar këtë të martë nga vetë klubi i Tenerife-s, i cili ka bërë të ditur se futbollisti ka vdekur në orën 08:00, në spitalin Universitar Nuestra Señora de Candelaria, ku ishte shtruar në kujdes intensiv.

De Miguel pësoi një goditje të rëndë pas përplasjes me portierin e Andorrës, Jesús Owono, në minutat e fundit të takimit të zhvilluar të hënën, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë natës, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetonte këtij incidenti.

“Jemi të shkatërruar nga dhimbja, me një nyjë në fyt dhe pa mundur ta besojmë se kjo është e vërtetë”, thuhet në reagimin e klubit.

Tenerife ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e futbollistit, ndërsa familja e tij ka kërkuar respektimin e privatësisë në këto momente të vështira. 

Burimi: Insajderi