Blog

  • Strategjia e ‘rrezikshme’ që Lamine Yamal e pati për ta fituar Topin e Artë

    Strategjia e ‘rrezikshme’ që Lamine Yamal e pati për ta fituar Topin e Artë

    Strategjia e ‘rrezikshme’ që Lamine Yamal e pati për ta fituar Topin e Artë

    Kushdo që vë në dyshim aftësitë e jashtëzakonshme futbollistike të Lamine Yamalit, nuk ka shumë argumente për t’u mbështetur, përveç paragjykimeve ekstreme si tifoz, shkruan “Diario AS”.

    E ky nuk është një argument që ia vlen të merret parasysh. Problemi me talentin adoleshent të Barcelonës nuk qëndron aty. Diskutimi shkon shumë më thellë. Java e fundit ka qenë veçanërisht e vështirë për Lamine Yamal dhe kjo meriton një reflektim serioz. Është e qartë se ende ka shumë punë për t’u bërë me të. Diçka duhet të ndryshojë.

    Gjithçka nisi me një “El Clásico” që në fund të fundit nuk kishte shumë rëndësi dhe vazhdoi me ceremoninë e Topit të Artë, ku ai pa dyshim ishte humbësi më i madh.

    Disa mund të argumentojnë se strategjia e tij për ta shpallur publikisht veten si futbollistin më të mirë në botë ishte po aq e rrezikshme sa ajo e Kylian Mbappés. Në fakt, qasjet e tyre ishin pothuajse identike. Por rezultatet vështirë se mund të kishin qenë më të ndryshme. Francezi i Real Madridit përfundoi vetëm 28 pikë prapa Harry Kane, ndërsa ylli spanjoll i Barcelonës ishte më afër Rodrit, që përfundoi i katërti, sesa dy futbollistëve që garuan për çmimin.

    Nuk ka shumë dyshime se Lamine ka krijuar një personalitet rebel dhe provokues, i cili priret të pëlqehet më shumë nga njerëzit e moshës së tij sesa nga të rriturit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se pjesën më të madhe të votuesve për Topin e Artë e përbëjnë të rriturit.

    Aftësia e tij për ta ndërtuar imazhin te tifozët e rinj është në përpjesëtim të zhdrejtë me pakënaqësinë që disa nga sjelljet e tij shkaktojnë te gjeneratat më të vjetra. Ky nuk është një kritikë, por thjesht një vëzhgim. Çdo prind do të preferonte një dhëndër të urtë dhe të përmbajtur, sesa një me qëndrimin e Lamine Yamalit.

    As Barcelona dhe as Jorge Mendes, dy figurat kryesore prapa strategjisë për ta shndërruar ikonën e re të klubit në futbollistin më të mirë në botë, nuk e parashikuan siç duhet reagimin e mundshëm negativ ndaj kësaj qasjeje. Kur përpiqesh ta mposhtësh një kandidat polarizues si Mbappe, ndoshta kërkohet një qasje tjetër për një figurë që gëzon simpati më të përgjithshme, si Kane. Do të ishte më e përshtatshme diçka në mes, një personalitet më neutral, në modelin e Lionel Messit.

    Problemi është se kjo nuk është diçka që mund të rregullohet brenda dy muajsh. Gjithçka ka të bëjë me gjërat e vogla që bën çdo ditë. Topi i Artë ndërtohet mbi një varg trofesh dhe golash, por edhe mbi vite të tëra të krijimit të një marrëdhënieje me publikun dhe formësimit të mënyrës se si njerëzit të perceptojnë. Pikërisht aty duhet ta përqendrojë vëmendjen Lamine. Te detajet e përditshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Copa”, “mall”, “bar” e “pluhur” | Si flitet me kode në përgjimet e Sky ECC

    “Copa”, “mall”, “bar” e “pluhur” | Si flitet me kode në përgjimet e Sky ECC

    “Copa”, “mall”, “bar” e “pluhur” | Si flitet me kode në përgjimet e Sky ECC

    Në komunikimet e përfshira në dosje shfaqen numra, vende dhe çmime, por Prokuroria i interpreton ato vetëm bashkë me fotografitë, udhëtimet dhe provat e sekuestruara. Insajderi sjell detajet

    Gazeta Insajderi

    Në komunikimet e Sky ECC të përfshira në kërkesën e Prokurorisë Speciale, bashkëbiseduesit nuk përdorin gjithmonë emrat e substancave ose sasitë e plota.

    Në vend të tyre shfaqen fjalë si “mall”, “bar”, “pluhur”, “copa”, “paketë” dhe shifra që, sipas Prokurorisë, lidhen me narkotikë, çmime ose transport.

    Pikërisht kjo gjuhë e bisedave është një nga elementet që e bën të rëndësishëm kontekstin. Një fjalë e vetme nuk mjafton për të vërtetuar kuptimin e saj. Sipas kërkesës, Prokuroria i ka krahasuar këto mesazhe me fotografi, udhëtime, automjete, telefona të sekuestruar dhe raste konkrete të kapjes së narkotikëve.

    “10 copa në Itali”

    Në një seri komunikimesh të lidhura nga Prokuroria me llogarinë 7B43QH, në dokument përmenden shprehje si “10 copë”, “në Itali”, “Venezia” dhe “200 copë”. Në një tjetër pjesë shfaqet një komunikim për “20 copë”.

    Dokumenti nuk shpjegon në çdo rast nëse fjala “copë” nënkupton kilogramë, paketime apo njësi të tjera. Për këtë arsye, ky term nuk duhet të kthehet automatikisht në një sasi të caktuar në titull ose në tekst.

    Megjithatë, Prokuroria pretendon se këto biseda, të lexuara bashkë me udhëtimet dhe të dhënat e tjera, dëshmojnë koordinimin e transportit të heroinës.

    “Mall kolumbian”

    Në komunikimet që Prokuroria ia lidh llogarisë 3FEC8B, një bashkëbisedues pyet nëse malli është “bolivian apo kolumbian”, ndërsa një tjetër përgjigjet se bëhet fjalë për “mall kolumbian”. Në të njëjtën seri përmenden edhe “200 copa”.

    Në një komunikim tjetër shfaqet një referencë për çmimin “1500 euro një kill”, ndërsa në një tjetër përmenden 40 mijë euro.

    Prokuroria e lidh këtë pjesë me pretendimin për trafikim të marihuanës, heroinës dhe kokainës. Por, nga vetë fragmentet e transkriptuara, nuk është gjithmonë e qartë se cili produkt lidhet me secilën shifër. Këtë duhet ta përcaktojnë raportet e analizës, konteksti i plotë i bisedave dhe provat e tjera.

    Çdo komunikim në dokument shënohet me një PIN ose identifikues. Prokuroria i lidh këta identifikues me persona konkretë dhe, më pas, me automjete, telefona, udhëtime ose pasuri.

    Operacioni “Qielli i Thyer” është bërë publik për herë të parë më 3 qershor 2025, kur Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan për arrestimin e 22 personave të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje parash. Operacioni ishte zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa sipas njoftimit të autoriteteve ishin kontrolluar 47 lokacione. Në atë fazë u raportua për sekuestrimin e narkotikëve, veturave, parave, armëve, pajisjeve elektronike dhe dokumenteve, ndërsa hetimi lidhej me komunikimet në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC.

    Më 24 shtator 2025, Prokuroria njoftoi për një zgjerim tjetër të operacionit, me shtatë arrestime dhe kontrolle në 25 lokacione. Sipas njoftimit të publikuar nga Insajderi, personat dyshoheshin për pjesëmarrje në grup të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për pastrim parash. Në këtë valë u raportua për sekuestrimin e më shumë se gjysmë kilogrami kokainë, 11 mijë eurove, 34 veturave, shtatë armëve dhe dokumenteve me identitete të rreme. Autoritetet thanë se operacioni ishte mbështetur nga bashkëpunimi me Belgjikën, Francën, Holandën dhe EUROPOL-in.

    Në qershor 2026, Insajderi publikoi se dosja ishte zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë Mentor Imamin dhe Princ Dobroshin. Sipas dokumenteve të siguruara nga Insajderi, Imami ishte lidhur nga Prokuroria me një ngarkesë prej 83.5 kilogramësh heroinë, të sekuestruar në shkurt 2022 në Han të Elezit, në një kamion që transportonte ngrohës elektrikë nga Turqia drejt Prishtinës. Në të njëjtin raportim u tha se hetimet e Prokurorisë Speciale mbështeteshin në komunikime të koduara të Sky ECC dhe se rrjeti dyshohej për trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe shpëlarje parash.

    Kërkesa e Prokurorisë Speciale e datës 27 tetor 2026 për vazhdimin e paraburgimit paraqet një fazë të re të këtij hetimi. Në të përmenden transkripte të Sky ECC, raporte të ekzaminimit të pajisjeve elektronike, prova financiare, pasuri, automjete, sekuestrime dhe kërkesa për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Prokuroria thotë se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se komunikimet e Sky ECC po ndërlidhen me prova të tjera.

    Për këtë rast në qershor 2025 u arrestuan Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismajli, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.

    Në shtator 2025 pastaj u arrestuan edje  Arxhend/Argjent Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Ekrem Bajrami, Visar Muriqi, Astrit Kazmi dhe Fatmir Mujaj.

    Të arrestuar më herët dhe të liruar me dorëzani janë Armend Ismajli, Edin Berisha dhe Lorik Tigani – 10 mijë euro secili, sipas vendimit të raportuar më 3 shtator 2026.

    Të identifikuar publikisht si nën hetime, pa arrestim të konfirmuar janë edhe  Princ Dobroshi, Mentor Imami, Mërgim Demiri, Erduan Vokshi, Egemen Vokshi, Shenasi Loha, Xhevat Vuçetaj/Dzevad Prelvukaj, Ragip Ahmetaj, Nekë Përgjegjaj, Fadil Baleci, Fuad Hajdari, Agim Hoti, Mustafë Hajdini, Hajridin Habiballar, Besart Bekteshi dhe Lulzim Halimi.

    Në mesin e 22 personave të arrestuar në valën e parë të operacionit ‘Qielli i Thyer’ ishte edhe Rifat Vuçetaj që  është babai i gjyqtares së Albina Vuçetaj, ndërsa Xhavit Vuçetaj, vëllai i tij, u përmend në të njëjtin raportim lidhur me bastisjen në familjen Vuçetaj. Edhe Rifat Vuçetaj më vonë u lirua me dorëzani nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, derisa në këtë rast, gjyqtar i procedurës paraprake është Kushtrim Shyti. 

    Burimi: Insajderi

  • Mbi 58 milionë euro buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2027

    Mbi 58 milionë euro buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2027

    Kështu ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, përmes një postimi.

    Ajo ka thënë se ky buxhet përfaqëson mbështetje për artin, librin dhe botimet, trashëgiminë kulturore, institucionet e kulturës, sektorët kreativë dhe zhvillimin e turizmit.

    “Vazhdojmë të punojmë për më shumë mundësi për artistët dhe krijuesit, institucione më të fuqishme kulturore, mbrojtjen e identitetit dhe vlerave tona, si dhe zhvillimin e turizmit”, ka shkruar Bogujevci.

    Burimi: RTKLive

  • Ukraina thotë se një aeroplan luftarak rus Su-57 shpërtheu në një aeroport në jugperëndim të Rusisë

    Ukraina thotë se një aeroplan luftarak rus Su-57 shpërtheu në një aeroport në jugperëndim të Rusisë

    Një avion luftarak rus Su-57 dyshohet se ka shpërthyer javën e kaluar në një aeroport në jugperëndim të Rusisë, sipas pretendimeve të Ukrainës.

    Nëse konfirmohet, ky incident do të përbënte një tjetër goditje për avionin që Moska e konsideron si më të avancuarin në flotën e saj, transmeton Telegrafi.

    Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR) bëri të ditur të hënën se incidenti ndodhi më 29 tetor në aeroportin Akhtubinsk, në rajonin e Astrahanit, në momentin kur motorët e Su-57 po viheshin në punë.

    Rusia e cilëson Su-57 si avionin e saj më të avancuar dhe më të vështirë për t’u zbuluar nga radarët, duke e përshkruar si një aeroplan luftarak të gjeneratës së pestë, të krahasueshëm me F-35 dhe F-22 amerikanë.

    Megjithatë, shumë ekspertë perëndimorë të aviacionit kanë shprehur dyshime nëse ky avion i përmbush vërtet kriteret e teknologjisë së fshehtësisë që karakterizon këtë kategori.

    Moska i ka përdorur avionët Su-57 për sulme në distancë të gjatë gjatë luftës kundër Ukrainës. Megjithatë, analistët kanë vlerësuar se rezultatet e tyre në fushëbetejë kanë qenë zhgënjyese, ndërsa Rusia ka treguar pak gatishmëri për të rrezikuar këta avionë të kushtueshëm, nga të cilët disponon vetëm një numër të kufizuar.

    Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), një organizatë britanike për analizat e mbrojtjes, në fillim të vitit 2026 Rusia kishte rreth 21 avionë Su-57 në shërbim. Prodhimi i mëtejshëm i tyre ka ecur ngadalë, pjesërisht për shkak të kërkesave që lufta në Ukrainë ka krijuar për industrinë ruse të mbrojtjes.

    Sipas vlerësimeve ukrainase, një avion Su-57 kushton rreth 150 milionë dollarë.

    GUR ka pretenduar se motorët e instaluar në këta avionë mund të “shpërthejnë ose të pësojnë shkatërrim katastrofik” nëse furnizohen me karburant avioni të cilësisë së dobët. Megjithatë, agjencia nuk e ka lidhur drejtpërdrejt këtë problem me shpërthimin e raportuar në Akhtubinsk.

    Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia është detyruar të mbështetet më shumë te importet e karburantit të aviacionit, për shkak të fushatës së vazhdueshme të sulmeve me dronë të Ukrainës kundër rafinerive ruse të naftës. Këto sulme synojnë të kufizojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë presion Kievit që t’i ndalojë ato. /Telegrafi/

  • The mother of Bata asks him to remove the glasses ( VIDEOS)

    KThe renowned angel was very much commented on his glasses, which he holds in the shower except for the entire next time.

    He showed that he made this promise to his mother because it is symbolic that he remembers her! But Bata was just surprised by his long – term mother, especially when she asked him to take off the glasses.

    Follow the live moment when Bata takes off her glasses!

  • Shut down the video. Who goes to the permanent nomination? ( VIDEOS)

    – What?The second Prime for the Big Brother edition V IP Kosova 5, has already closed the televoting, by which it will be understood which of the three residents: Agnes, Zoya or Dioni will go to permanent nomination during stay at home.

    Who do you think should go for this nomination? It just happens in a minute. /I did. tv

  • Mbyllet televotimi, kush shkon në nominimin e përhershëm? (VIDEO)

    Mbyllet televotimi, kush shkon në nominimin e përhershëm? (VIDEO)

    Mbyllet televotimi, kush shkon në nominimin e përhershëm? (VIDEO)

    Në Prime-in e dytë për edicionin e Big Brother VIP Kosova 5, tashmë është mbyllur televotimi, nga i cili do të kuptohet se cili nga tre banorët: Anjeza, Zoja apo Dioni do të shkojë në nominim të përhershëm gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Kush mendoni se duhet të shkojë në këtë nominim? Kutohet vetëm pas pak. /Klankosova.tv

  • Nëna e Bejtës i kërkon atij t’i largojë syzet (VIDEO)

    Nëna e Bejtës i kërkon atij t’i largojë syzet (VIDEO)

    Nëna e Bejtës i kërkon atij t’i largojë syzet (VIDEO)

    Këngëtari i njohur u komentua shumë për syzet e tij, të cilat i mban edhe në dush, përveç gjatë gjithë kohës tjetër.

    Ai tregoi se këtë premtim ia ka bërë nënës së tij sepse ëshë simbolikë që atij ia kujton atë! Por, Bejta u surprizua pikërisht nga nëna e tij gjatë prime, sidomos kur ajo i kërkoi atij t’i heqë syzet.

    Ndiqeni live momentin kur Bejta i largon syzet!

  • "Nëse shkoj në luftë, dua lojtarë si ai" - legjenda e Juventusit e mbron Zhegrovën

    “Nëse shkoj në luftë, dua lojtarë si ai” – legjenda e Juventusit e mbron Zhegrovën

    Fitorja e Juventusit ndaj Napolit ka rikthyer diskutimet për potencialin e skuadrës bardhezi, ndërsa ish-sulmuesi legjendar i klubit, Fabrizio Ravanelli, ka veçuar Edon Zhegrovën dhe Kerim Alajbegoviçin si dy futbollistë që duhet të kenë më shumë hapësirë në formacionin e Luciano Spallettit.

    Gjatë emisionit “Penna Bianca”, në kanalin e Tuttosport në YouTube, Ravanelli ka theksuar se Juventusit i mungon personaliteti dhe guximi në momente të vështira, duke vlerësuar veçanërisht paraqitjen e Alajbegoviçit, i cili la gjurmë në ndeshjen ndaj Napolit.

    “Gjithmonë kemi thënë se Juventusit i mungon personaliteti. Mbrëmë, ndeshjen e vendosi një lojtar 19-vjeçar, prandaj ose e ke personalitetin, ose nuk e ke. Kur isha 17 vjeç, tashmë gjuaja penallti për Perugian në Serie C”, ka deklaruar Ravanelli.

    Ai ka vlerësuar jo vetëm golin e Alajbegoviçit, por edhe mënyrën se si mesfushori ofensiv e kërkoi vazhdimisht lojën dhe tentoi të krijonte epërsi numerike.

    Në anën tjetër, ish-sulmuesi i Juventusit ka shprehur habinë e tij për minutat e pakta që po merr Edon Zhegrova, duke kërkuar që reprezentuesi i Kosovës të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

    “Nuk mund ta kuptoj pse Zhegrova nuk arrin kurrë ta nisë ndeshjen si titullar. Duhet të sigurohemi që, edhe kur përballemi me vështirësi mendore, të mund të mbështetemi te njëri-tjetri, edhe kur të gjithë të tjerët fshihen. Nëse shkoj në luftë, dua lojtarë të tillë”, ka thënë ai.

    Ravanelli ka kujtuar gjithashtu se një nga aksionet e Zhegrovës kundër Napolit kontribuoi në realizimin e golit, duke insistuar se futbollistë të tillë duhet të jenë në fushë.

    “Për mua, Zhegrova dhe Alajbegoviçi duhet të luajnë te Juventusi. Pastaj duhet ta përshtatim ekipin, por ata absolutisht duhet të jenë në fushë. Mendoj se Spalletti duhet të jetë i kënaqur me Alajbegoviçin, duke parë mënyrën se si reagoi”.

    “Luciano e do sfidën dhe duhet ta ketë kuptuar se ka në dispozicion një lojtar me karizëm. Ai bëri gjëra që i bëjnë futbollistët e guximshëm, të cilët nuk e ndiejnë presionin”, ka përfunduar Ravanelli.

    Deklaratat e ish-sulmuesit të Juventusit janë një tjetër vlerësim për Zhegrovën, i cili po kërkon të fitojë më shumë hapësirë në skuadrën e Spallettit. /Telegrafi/

  • Me kërkesë të nënës - Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

    Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

    Artisti i njohur shqiptar, Bejta, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.

    I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë vëmendje me paraqitjen.

    E kjo pasi është shfaqur gjithnjë me syze, duke bërë që të komentohet nga të gjithë.

    Foto: Screenshot/YouTube

    I pyetur nga historia që fshihet prapa syzeve, ai thotë se ka të bëjë me nënën e tij, një premtim që i ka dhënë.

    “Është si një lloj kujtimi që jam kthyer në një jetë më pozitive sa kam qenë, është një premtim që i takon nënës. Ky është premtimi i nënës, kjo është ajo që më kujton”, u shpreh ai.

    Më pas e ëma u shfaq live në Big Brother dhe i kërkoi që t’i hiqte syzet.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Me kërkesë të nënës, ai i hoqi syzet, një gjë që ka ndodhur për herë të parë për të.

    Kjo duket se ka befasuar të gjithë, meqë siç shihet është hera parë që shfaqet në mënyrë të tillë. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com