Blog

  • Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

    Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

    Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ngriti dyshime të hënën nëse do të vazhdonte me kërcënimin për rifillimin e sulmeve ushtarake kundër Iranit dhe tha se një marrëveshje me Teheranin mund të arrihet.

    Trump javët e fundit kishte lënë të kuptohej për ripërtëritje të sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA të martën. Por, pas një fjalimi në Washington Reflecting Pool të hënën, ai la të kuptohej se mund të jetë duke menduar ndryshe.

    I pyetur nga gazetarët nëse po shqyrtonte mundësinë e sulmit ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, Trump u përgjigj “jo”.

    Lufta e Iranit është një shkak kryesor i çmimeve të larta të benzinës që po rëndojnë mbi votuesit dhe Trump është nën presion për t’i dhënë fund konfliktit.

    Negociatorët iranianë ishin në Doha të dielën për ditën e tretë radhazi të bisedimeve me ndërmjetësuesit e Katarit që synojnë të shtyjnë përpara një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Trump tha të hënën se besonte se Irani donte të arrinte një marrëveshje dhe se një marrëveshje e tillë “mund të ndodhte”.

    Zëvendëspresidenti JD Vance raportoi se kishte pasur “një numër bisedash të mira me iranianët”.

    “Shikoni, unë dhe presidenti ndihemi mjaft mirë në lidhje me perspektivat për të arritur potencialisht një zgjidhje të negociuar. Do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, tha ai.

    Trump theksoi kërkesën e tij kryesore që Irani të mos zotërojë armë bërthamore.

    “Ne nuk do ta lejojmë kurrë Iranin të ketë një armë bërthamore dhe ata e kuptojnë këtë. Ata e kanë kuptuar këtë dhe e kanë thënë edhe kohët e fundit”, tha Trump.

    “Nëse do ta lejonim Iranin të kishte një armë bërthamore, ky vend nuk do të funksiononte kurrë në të njëjtën mënyrë. E gjithë bota do të ishte një vend tjetër”, tha ai.

    Ai këmbënguli se operacioni nuk ishte në të vërtetë një luftë sepse “kemi bërë shumë pak luftime” kohët e fundit pas sulmeve gjithëpërfshirëse muaj më parë, në të cilat u vranë disa udhëheqës iranianë.

    “Ne i zhdukëm udhëheqësit e tyre – udhëheqësit e nivelit të parë, udhëheqësit e nivelit të dytë, dhe ata na kanë kërkuar, ju lutemi ndaloni së bëri këtë, dhe ne do ta bëjmë.”

    Trump foli për Iranin në një fjalim që u cilësua si argumenti i tij përfundimtar për votuesit përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA të martën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ahmeti for increased extensions: Prime Minister, whoever’s advising you for your economy, is digging you up.

    Pristina’s former leader, Shpend Ahmeti, has criticised the Kosovo Government’s economic policies, saying that rising salaries, pensions and children’s additions cannot be seen divided by the price hikes and difficulties of citizens to cope with the cost of living.

    In a response, Ahmeti has said Kosovo is facing a high level of inflation, despite using the euro as currency, while raising concerns about the impact of state policies on the country’s economy.

    The challenge is to criticise the rise in salaries, additions for children and pensions. Few people do not enjoy this news. But at the same time, prices are growing and coping with the cost of life every day is becoming more difficult, Ahmeti wrote.

    He has said some of the price hikes are due to imported inflation, but has estimated that domestic state policies are also contributing to the situation.

    According to Ahmeti, high inflation, in the absence of measures for private sector and capital investments in production, is affecting citizens’ savings and increased state revenues through increased value tax ( VAT.

    He has argued that citizens, due to the increase in monthly spending, are being forced to use their savings to cope with basic needs.

    Ahmeti has also criticised the way, according to him, additional budget revenues are being spent, saying they are being managed mainly in social aid, addition and wage increases in the public sector, without having to associate with sufficient investments in local production.

    According to him, much of these tools are spent on imported products and electricity that Kosovo fails to produce in the necessary amount.

    He has warned that lack of local production and increased labour costs, without corresponding productivity growth, could weaken the competitiveness of Kosovo businesses and deepen economic problems.

    In short and Albanian terms, this budget and these policies are buying short-term social calm. We are subsidizing imports and raising prices. We are not creating new capital and assets within the state, Ahmeti wrote.

    He has stressed that, since Kosovo uses the euro, opportunities to use monetary policies through interest rates are limited, making investing in local production and infrastructure even more important.

    Prime Minister, whoever’s advising you for your economy, either you don’t know, or he’s digging your hole. But together, it’s making us a whole Kosovo. These policies are very short term and may look good on the surface. But they’re deeply deadly long-term.

    Ahmeti has called on the Government to focus more on creating economic value and implementing capital projects, rather than relying mainly on measures that promote consumption.

    It is not enough to introduce projects into the budget, even though they are of insufficient value. It also needs implementation. Consult any books, left or right. It is not the question of reseparation, but of creating the value for having what to reseal, Ahmet added.

  • Ahmeti për rritjen e shtesave: Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi, po ta bën gropën

    Ahmeti për rritjen e shtesave: Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi, po ta bën gropën

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave për fëmijë nuk mund të shihet e ndarë nga rritja e çmimeve dhe vështirësitë e qytetarëve për ta përballuar koston e jetesës.

    Në një reagim, Ahmeti ka thënë se Kosova po përballet me një nivel të lartë të inflacionit, pavarësisht se përdor euron si valutë, ndërsa ka ngritur shqetësime për ndikimin e politikave shtetërore në ekonominë e vendit.

    “Vështirë është me u kritiku rritja e pagave, shtesat për fëmijë e pensionet. Pak ka njerëz që nuk i gëzohen këtyre lajmeve. Por në të njëjtën kohë çmimet po rriten dhe përballimi me koston e jetës çdo ditë po bëhet më i vështirë”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka thënë se një pjesë e rritjes së çmimeve vjen si pasojë e inflacionit të importuar, por ka vlerësuar se politikat e brendshme shtetërore po kontribuojnë gjithashtu në këtë situatë.

    Sipas Ahmetit, inflacioni i lartë, në mungesë të masave për sektorin privat dhe investimeve kapitale në prodhim, po ndikon në uljen e kursimeve të qytetarëve dhe rritjen e të hyrave të shtetit përmes tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH).

    Ai ka argumentuar se qytetarët, për shkak të rritjes së shpenzimeve mujore, po detyrohen të përdorin kursimet e tyre për të përballuar nevojat bazë.

    Ahmeti ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, po shpenzohen të hyrat shtesë të buxhetit, duke thënë se ato po orientohen kryesisht në ndihma sociale, shtesa dhe rritje të pagave në sektorin publik, pa u shoqëruar me investime të mjaftueshme në prodhimin vendor.

    Sipas tij, një pjesë e madhe e këtyre mjeteve shpenzohet për produkte të importuara dhe energji elektrike që Kosova nuk arrin ta prodhojë në sasinë e nevojshme.

    Ai ka paralajmëruar se mungesa e prodhimit vendor dhe rritja e kostove të punës, pa rritje përkatëse të produktivitetit, mund ta dobësojnë konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare dhe t’i thellojnë problemet ekonomike.

    “Me thënë shkurt e shqip, ky buxhet dhe këto politika po blejnë qetësi sociale afatshkurtër. Po subvencionojmë importe dhe po i ngremë çmimet. Nuk po krijojmë kapital dhe pasuri të re brenda shtetit”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka theksuar se, meqë Kosova përdor euron, mundësitë për të përdorur politika monetare përmes normave të interesit janë të kufizuara, duke e bërë edhe më të rëndësishëm investimin në prodhimin vendor dhe infrastrukturë.

    “Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi, ose nuk po din, ose po ta bën gropën. Por bashkë me vete, po na bën gropen edhe krejt Kosovës. Këto politika janë shumë afatshkurtra dhe mund të duken mirë në sipërfaqe. Por ekonomikisht janë thellësisht vdekjeprurëse në afatgjatë”.

    Ahmeti i ka bërë thirrje Qeverisë që të përqendrohet më shumë në krijimin e vlerës ekonomike dhe zbatimin e projekteve kapitale, në vend që të mbështetet kryesisht në masa që nxisin konsumin.

    “Nuk mjafton vetëm futja e projekteve në buxhet, edhe pse edhe si vlerë janë të pamjaftueshme. Duhet edhe implementimi i tyre. Konsultoni çdo libër, të majtë apo të djathtë. Nuk është çështja te rishpërndarja, por te krijimi i vlerës për me pasë çka me rishpërnda”, ka shtuar Ahmeti.

  • The project in Saban, Rama irony: He’s being treated like wings will be killed and Trump will eat them for breakfast.

    During an interview with American journalist Andrew. Callaghan, Prime Minister Edi Rama, has also talked about the investment project on the island of Saban, denying there is a final agreement between the Albanian government and the investor group.

    Rama stressed that the island is still public property and that negotiations are aimed at creating a joint venture, where the Albanian state will be partner.

    He inaugurated reports on the project, saying the issue is being addressed as if flamingos in Saban were killed and ended in breakfast for Donald Trump.

    Saman is a public land. If you don’t know, I’ll let you know. And as long as we talk, there is no agreement between the Republic of Albania and the investor group. No money, no project. There is no deal yet. In the meantime you guys have lied to the world, not your own channel, you’ve deceived the world, telling him that the island is privatized. Flagigos on the island, which has never crossed the island, will be killed and Trump will eat in the morning. There is still no agreement because we are hoping to create a joint venture where the Republic of Albania will be partners and that’s what I’m saying. You can confirm that 90% of the things said are lies, Rama said.

    Source Layer: Signal

  • Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

    Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

    Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

    Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e investimit në ishullin e Sazanit, duke mohuar se ka një marrëveshje të përfunduar mes qeverisë shqiptare dhe grupit të investitorëve.

    Rama theksoi se ishulli është ende pronë publike dhe se negociatat synojnë krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar do të jetë partner.

    Ai ironizoi raportimet për projektin, duke thënë se çështja po trajtohet sikur flamingot në Sazan do të vriten dhe do të përfundojnë si mëngjes për Donald Trumpin.

    “Sazani është një tokë publike. Nëse nuk e dini, po ju informoj. Dhe për sa kohë flasim, nuk ka asnjë marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe grupit të investitorëve. Nuk ka para, nuk ka projekt. Nuk ka ende një marrëveshje. Ndërkohë ju djema keni gënjyer botën, jo kanali juaj personalisht, keni mashtruar botën, duke i thënë se ishulli është privatizuar. Flamigot në ishull, të cilët nuk e kanë kaluar kurrë ishulli, do të vriten dhe Trump do t’i hajë në mëngjes. Nuk ka akoma një marrëveshje sepse ne po shpresojmë të krijojmë një sipërmarrje të përbashkët ku Republika e Shqipërisë do të jetë partnere dhe kjo është ajo që po them. Në flamingomirror.al mund të konfirmoni se 90% e gjërave që thuhen janë gënjeshtra”, u shpreh Rama.

    Burimi: Sinjali

  • Kane: Lack gives other players a chance to prove themselves

    He has spoken on the eve of facing Atletico Madrid in the League Champions, held Tuesday at 9:00 in Madrid.

    The bavarese team is facing several significant shortages. Coach Vincent Company is expected to be out for a period after he fell during the exercise and ended up in the hospital. He has been released in a few days but is not yet known when he will return to work.

    Bayern won’t even be able to account in Ishmael Saibar and Serge Gnabry, who were injured in the 2:2 draw against Borussia Dortmund. Saibar has been subjected to surgery. Meanwhile, Jamal Musiala and Luis Diaz continue to be outside the field.

    Kane has said that last week’s events, with the joy of winning Golden Top and concerns about coach and fellow players, have drawn the team closer.

    It’s been a week of different emotions. For me personally, there was a very good time but also a difficult time with the trainer and the hurt. It was a very unexpected week, but this has brought us closer as a team, Kane told the media conference.

    The English striker has stressed that Bayern should keep his focus until his next national match-off at the end of November, when several injured football players are expected to return.

    Kane also commented on the Dortmund presentation, where he lost a penalty and hit the pillar. It was his first match after winning the Golden Rock.

    Now we must fight for every moment. We’re missing some important players and trainers, but that allows others to prove themselves on this team, Kane stressed.

    Source Layer: RTKLive

  • Kane: Mungesat u japin mundësi lojtarëve të tjerë të dëshmojnë veten

    Kane: Mungesat u japin mundësi lojtarëve të tjerë të dëshmojnë veten

    Ai ka folur në prag të përballjes me Atletico Madrid në Champions League, që zhvillohet të martën, në orën 21:00, në Madrid.

    Skuadra bavareze po përballet me disa mungesa të rëndësishme. Trajneri Vincent Kompany pritet të jetë jashtë për një periudhë, pasi u rrëzua gjatë stërvitjes dhe përfundoi në spital. Ai është liruar pas disa ditësh, por ende nuk dihet se kur do të rikthehet në punë.

    Bayern nuk do të mundë të llogarisë as në Ismael Saibari dhe Serge Gnabry, të cilët janë lënduar në barazimin 2:2 kundër Borussia Dortmund. Saibari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërkohë, jashtë fushës vazhdojnë të jenë edhe Jamal Musiala dhe Luis Diaz.

    Kane ka thënë se ngjarjet e javës së fundit, me gëzimin e fitimit të “Topit të Artë” dhe shqetësimet për trajnerin e bashkëlojtarët, e kanë afruar edhe më shumë skuadrën.

    “Ka qenë një javë me emocione të ndryshme. Për mua personalisht pati një moment shumë të bukur, por edhe momente të vështira me trajnerin dhe lëndimet. Ishte një javë me shumë të papritura, por kjo na ka afruar edhe më shumë si skuadër”, ka thënë Kane në konferencën për media.

    Sulmuesi anglez ka theksuar se Bayern duhet ta ruajë përqendrimin deri në pushimin e radhës për ndeshjet e kombëtareve, në fund të nëntorit, kur pritet të rikthehen edhe disa futbollistë të lënduar.

    Kane ka komentuar edhe paraqitjen ndaj Dortmund, ku humbi një penallti dhe goditi shtyllën. Ajo ka qenë ndeshja e tij e parë pas fitimit të “Topit të Artë”.

    “Tani duhet të luftojmë për çdo moment. Na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm dhe trajneri, por kjo u jep mundësi të tjerëve që ta dëshmojnë veten në këtë skuadër”, ka theksuar Kane.

    Burimi: RTKLive

  • “E njëjta dështake, i njëjti dështak”, Mushkolaj kritikon Gërvallën dhe Sveçlën

    “E njëjta dështake, i njëjti dështak”, Mushkolaj kritikon Gërvallën dhe Sveçlën

    Të njëjtët zyrtarë që, sipas analistit Imer Mushkolaj, kanë dështuar në përgjegjësitë e tyre qeveritare, nuk mund të jenë zgjidhja për përmirësimin e situatës.

    Kështu ka deklaruar ai në Debat Plus, duke kritikuar Donika Gërvallën në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe Xhelal Sveçlën në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Mushkolaj ka vënë në pikëpyetje emërimin e Gërvallës në dikasterin e drejtësisë, pas asaj që ai e konsideron performancë të dobët gjatë drejtimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    “Qysh është e mundshme që zonja Gërvalla, totalisht e dështuar, kallxojnë statistikat, puna ose mospuna e saj si ministre e Jashtme, e ta bijnë ministre të Drejtësisë. Qysh është e mundshme kjo punë?”, ka deklaruar Mushkolaj.

    Ai ka thënë se qytetarëve u intereson përgjegjësia politike dhe jo ruajtja e koalicionit qeverisës.

    “Ku më intereson mua si qytetar se nëse po u shkarkojka Donika Gërvalla po iu prishka koalicioni Albin Kurtit”, ka thënë ai.

    Kritikat e tij i ka shtrirë edhe ndaj Sveçlës, duke thënë se si të njëjtit zyrtarë që, sipas tij, nuk kanë treguar rezultate deri tash mund të marrin përsipër përmirësimin e gjendjes.

    “Qysh e njëjta dështake, i njëjti dështak tash dëshirojnë ta përmirësojnë situatën, këtë nuk e kuptoj”, ka deklaruar Mushkolaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Fshihen, mjaullinë çuditshëm dhe bëhen agresive - çfarë i shkakton ndryshimet në sjelljen e maceve?

    Fshihen, mjaullinë çuditshëm dhe bëhen agresive – çfarë i shkakton ndryshimet në sjelljen e maceve?

    Macet njihen si kafshë që e duan rutinën, prandaj çdo ndryshim i papritur në sjelljen e tyre mund t’i shqetësojë pronarët.

    Fshehja e shpeshtë, mjaullitja e pazakontë, kërkimi i vazhdueshëm i afërsisë apo nervozizmi mund të kenë arsye të ndryshme.

    Disa prej këtyre sjelljeve janë krejtësisht normale dhe lidhen me karakterin e maces, ndërsa të tjerat mund të tregojnë stres, dhimbje ose ndonjë problem shëndetësor.

    Foto ilustruese

    Një nga arsyet që mund të ndikojë në sjelljen e tyre është macja e njomë (catnip), një bimë ndaj së cilës disa mace reagojnë duke u rrotulluar, fërkuar nëpër objekte, vrapuar apo duke u bërë më lozonjare.

    Reagimi ndryshon nga një mace te tjetra, ndërsa rreth 40 për qind e tyre nuk ndikohen fare nga kjo bimë.

    Po ashtu, ndryshimet në ambient, si ardhja e mysafirëve, një kafshë e re në shtëpi, zhvendosja e mobilieve apo zhurmat e pazakonta, mund t’i bëjnë macet të ndihen të pasigurta.

    Edhe humbja e një kafshe tjetër apo e një personi me të cilin kanë pasur lidhje të afërt mund të ndikojë në sjelljen e tyre.

    Në raste të tilla, disa mace bëhen më të tërhequra, fshihen, humbin oreksin ose kërkojnë më shumë vëmendje.

    Ndërkohë, mungesa e lojës dhe stimulimit mund të shkaktojë mërzi, shqetësim dhe sjellje destruktive.

    Ndryshime të tjera lidhen edhe me hormonet, veçanërisht te macet që nuk janë sterilizuar, të cilat gjatë periudhës së çiftëzimit mund të mjaullijnë më shumë, të bëhen të shqetësuara dhe të tentojnë të dalin jashtë.

    Megjithatë, një ndryshim i papritur në sjellje mund të jetë edhe shenjë e ndonjë sëmundjeje.

    Fshehja, nervozizmi, mungesa e oreksit, ndryshimet në konsumimin e ujit, vështirësitë gjatë urinimit apo lëvizjet e pazakonta nuk duhen neglizhuar.

    Edhe kruarja e shpeshtë, tundja e kokës dhe pastrimi i tepërt i trupit mund të tregojnë probleme që kërkojnë kontroll veterinar.

    Disa simptoma kërkojnë reagim të menjëhershëm, si vështirësitë në frymëmarrje, pamundësia për të urinuar, krizat, humbja e papritur e energjisë apo ecja në rrathë.

    Prandaj, është e rëndësishme që pronarët të vëzhgojnë jo vetëm sjelljen e maces, por edhe oreksin, energjinë dhe rutinën e saj të përditshme.

    Nëse ndryshimet vazhdojnë, përkeqësohen ose shoqërohen me simptoma të tjera, këshillohet konsultimi me veterinerin. /Telegrafi/

  • NPL “Eko-Theranda” pranon donacion një robot modern për pastrimin e hapësirave publike

    NPL “Eko-Theranda” pranon donacion një robot modern për pastrimin e hapësirave publike

    NPL “Eko-Theranda” në Suharekë ka pranuar një robot modern për pastrimin e terreneve të ndryshme, si donacion nga kompania “Gani Transport”.

    Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, pajisja është dorëzuar nga Sami Berisha, në emër të kompanisë donatore.

    NPL “Eko-Theranda” ka bërë të ditur se ky donacion do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në komunën e Suharekës.

    Ndërmarrja ka falënderuar kompaninë “Gani Transport” për mbështetjen, duke theksuar se përkrahja e bizneseve dhe qytetarëve është e rëndësishme për realizimin e synimit për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër. /Telegrafi/