Blog

  • Nga fyerjet te kapja për fyti – gruaja denoncon bashkëshortin në Klinë, policët gjejnë gota të thyera, ai paraqitet vetë në stacion

    Nga fyerjet te kapja për fyti – gruaja denoncon bashkëshortin në Klinë, policët gjejnë gota të thyera, ai paraqitet vetë në stacion

    Nga fyerjet te kapja për fyti – gruaja denoncon bashkëshortin në Klinë, policët gjejnë gota të thyera, ai paraqitet vetë në stacion

    Një grua në Klinë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi bashkëshorti i saj dyshohet se e ka kapur për fyti dhe e ka shtyrë gjatë një incidenti brenda shtëpisë. Kur patrulla ka mbërritur në vendngjarje, ka gjetur gota të thyera dhe një dhomë të dëmtuar, ndërsa i dyshuari ishte larguar. Vetëm dhjetë minuta më vonë, ai është paraqitur vetë në stacionin policor.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën, më 1 nëntor, rreth orës 16:40, në rrugën “Muhamet Haxha” në Klinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima Gj.M. (49) ka telefonuar Policinë dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, K.M. (38), për dhunë fizike.

    Ajo ka deklaruar se bashkëshorti fillimisht e kishte fyer, e më pas e kishte kapur për fyti dhe e kishte shtyrë me duar.

    Pas raportimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në lokacion, ku kanë kontaktuar me gruan dhe kanë konstatuar se në dhomë kishte dëmtime, përfshirë disa gota të thyera.

    Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për trajtim mjekësor.

    Ndërkohë, bashkëshorti ishte larguar nga vendngjarja, por rreth dhjetë minuta më vonë është paraqitur në Stacionin Policor në Klinë.

    Rasti është marrë në trajtim nga hetuesja për dhunë në familje, e cila ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit.

    Me vendim të Prokurorisë, ndaj K.M. është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Pas përfundimit të procedurave fillestare, gruaja ka vendosur të kthehet në shtëpinë e saj, ku jeton me fëmijët.

    Rasti është iniciuar nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në kontekst të dhunës në familje, ndërsa hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • EKSKLUZIVE | E denoncoi kushëririn se shtiu me pushkë për ta vrarë në malet e Batllavës – Sinjali zbulon identitetin e 64-vjeçarit, Policia gjen gëzhojën, por jo armën

    EKSKLUZIVE | E denoncoi kushëririn se shtiu me pushkë për ta vrarë në malet e Batllavës – Sinjali zbulon identitetin e 64-vjeçarit, Policia gjen gëzhojën, por jo armën

    EKSKLUZIVE | E denoncoi kushëririn se shtiu me pushkë për ta vrarë në malet e Batllavës – Sinjali zbulon identitetin e 64-vjeçarit, Policia gjen gëzhojën, por jo armën

    Një 64-vjeçar ka përfunduar në mbajtje nën dyshimin për vrasje në tentativë në Batllavë të Podujevës, pasi kushëriri i tij e denoncoi se kishte shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të tij. Policia ka gjetur një gëzhojë në vendngjarje, por arma e dyshuar nuk është gjetur gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit.

    Gazeta Sinjali ka siguruar identitetet e personave të përfshirë në këtë rast. I dyshuari është Rizah Berisha (64), ndërsa ankuesi kushëriri i tij, Arben Berisha, 48 vjecar.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të dielën, më 1 nëntor, mes orës 14:00 dhe 14:10, në një zonë malore të fshatit Batllavë. Rreth orës 14:20, Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri dhe ka dërguar njësitë përkatëse në lokacion.

    Sipas burimeve të Sinjalit, Arben Berisha u ka deklaruar policëve se kushëriri kishte shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të tij, por nuk e kishte goditur. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila dyshohet se lidhet me të shtënën e raportuar.

    Me urdhër të Prokurorisë, Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e Rizah Berishës, por aty nuk është gjetur ndonjë send i dyshimtë. 64-vjeçari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, ndërsa motivi i mundshëm i incidentit mbetet i panjohur. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e të shtënës dhe për të identifikuar armën e dyshuar.

    Burimi: Sinjali

  • “Më fal nëse…”, Anjeza i kërkon falje Arlindës (VIDEO)

    “Më fal nëse…”, Anjeza i kërkon falje Arlindës (VIDEO)

    “Më fal nëse…”, Anjeza i kërkon falje Arlindës (VIDEO)

    Situata mes Arlindës dhe një pjese të banorëve ka krijuar zhurmë të madhe në shtëpi, në Prime-in e dytë të Big Brother VIP Kosova 5.

    Megjithatë, Anjeza tha se nuk ka pasur qëllim ta bullizojë askënd, dhe se kur dikush e kritikon dikë duhet të jetë vet i pastër.

    “Me ia drejtu gishtin dikujt duhesh me qenë i paqtë deri te Zoti”, ka thënë Anjeza.

    Por, ajo i ka kërkuar falje bashkëbanores, Arlindës.

    “Megjithatë, unë të kërkoj falje nese mendon se të kam bullizuar”, përfundoi Anjeza. /Klankosova.tv

  • Fitoi Topin e Artë, por Harry Kane ka një dëshirë më të madhe - trofeu që ende i mungon

    Fitoi Topin e Artë, por Harry Kane ka një dëshirë më të madhe – trofeu që ende i mungon

    Harry Kane ka arritur majën e futbollit individual duke fituar Topin e Artë 2026, por sulmuesi anglez e ka bërë të qartë se trofetë me skuadrën mbeten prioriteti i tij kryesor.

    Ylli i Bayern Munichut ka deklaruar se do ta shkëmbente çmimin më prestigjioz individual me triumfin në Ligën e Kampionëve, trofe që ende nuk e ka fituar në karrierën e tij.

    “Trofetë e ekipit janë arsyeja pse luajmë futboll. Aspekti kolektiv është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Topi i Artë ishte një nga ndjenjat më të mira që kam përjetuar në jetën dhe karrierën time, por të fitosh Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun do të ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Kane, sipas GOAL.

    Sulmuesi 33-vjeçar, i cili mposhti konkurrencën e Kylian Mbappes dhe Lamine Yamalit për çmimin individual, ka theksuar se dëshiron të përjetojë emocionet e triumfit në një finale të madhe së bashku me bashkëlojtarët.

    “Do ta zgjidhja Ligën e Kampionëve, por kam mundësinë t’i fitoj të dyja. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar kapiteni i Anglisë.

    Kane afër rinovimit të kontratës me Bayern Munich

    Kane ka folur gjithashtu për trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone, i cili e kishte vlerësuar lart sulmuesin anglez.

    “Dua ta falënderoj Simeonen, i cili është një nga trajnerët më të mirë të kësaj epoke. Jam krenar që marr komplimente nga dikush si ai”, ka deklaruar Kane.

    Përveç kësaj, sulmuesi ka dhënë lajme pozitive për tifozët e Bayern Munichut, duke konfirmuar se është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me klubin gjerman.

    “Do të thosha se bëhet fjalë për ditë, më shumë sesa për javë. Jemi shumë pranë marrëveshjes”, ka zbuluar ai.

    Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në verën e vitit 2027.

    Kane synon të fshijë kujtimin e hidhur të vitit 2019

    Ndeshja në Madrid ka një rëndësi të veçantë për Kane, pasi në vitin 2019 ai përjetoi humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve me Tottenhamin ndaj Liverpoolit.

    Finalja e këtij sezoni është planifikuar të zhvillohet në të njëjtin stadium, Metropolitano, dhe anglezi shpreson që kësaj radhe të përjetojë një fund krejtësisht tjetër.

    “Shpresojmë të kemi kujtime të mira nesër. Në fund të vitit mund të kthehemi këtu për finalen e Ligës së Kampionëve. Kemi mundësinë ta fshijmë atë kujtim të dhimbshëm të vitit 2019. Në jetë dhe në futboll duhet të shfrytëzosh mundësinë e radhës”, ka përfunduar Kane. /Telegrafi/

  • Akili 'godet' Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

    Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

    Banori Akil Varfi ka kritikuar Arlinda Morinën, duke i thënë se po e kufizon veten në debate për shkak të përjetimeve dhe dhimbjeve që ka përmendur gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 5.

    Ai u shpreh se Arlinda po tërhiqet në çdo debat dhe se, sipas tij, do të ishte më mirë që ajo t’i kishte shëruar plagët e së kaluarës para se të hynte në këtë eksperiencë.

    Deklarata e Akilit erdhi pas rrëfimeve emocionale të Arlindës, e cila ka folur për ankthin dhe përvojat e bullizimit që ka kaluar më herët në jetën e saj.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Sipas Akilit, këto përjetime po ndikojnë në mënyrën se si ajo po përballet me situatat dhe diskutimet brenda shtëpisë.

    Fjalët e tij nuk u pritën pa reagim, pasi mes dy banorëve u zhvillua një debat i drejtpërdrejtë, ku u diskutua edhe mënyra se si Arlinda po e përjeton këtë eksperiencë.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Kjo përplasje ka shtuar edhe më shumë tensionet mes banorëve, në një edicion ku dinamikat dhe raportet mes tyre kanë nisur të marrin formë që në ditët e para.

    Gjithçka nisi nga festa e Halloween, ku vajzat ishin transformuar për mbrëmjen. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Veliaj akuzon Ramën për presion politik

    Veliaj akuzon Ramën për presion politik

    “Kam më shumë dinjitet se kryeministri, Gogu më kërkoi dorëheqjen”

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimit të Fierit ka shkuar një letër, në të cilën akuzon publikisht kreun e qeverisë, Edi Rama, se përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i ka kërkuar dorëheqjen.

    Në letrën publike, Veliaj tregon versionin e tij nga takimi me ministrin Gogu. Veliaj shprehet se Gogu e takoi të premten rreth orës 22:30, për t’i përcjellë tre kushte, që sipas tij ishin të adresuara nga kryeministri Edi Rama, të cilit kryebashkiaku i Tiranës i referohet vetëm si “R”.

    Kryebashkiaku Veliaj pretendon se i është bërë presion për të pranuar përgjegjësinë në organizimin ose financimin e protestave të njohura si ato të “flamingove” dhe të studentëve. Sipas versionit të tij, në rast refuzimi, ndaj tij do të rëndoheshin akuzat me atë të “prishjes së rendit kushtetues”, vepër për të cilën mund të përballej me një dënim deri në 100 vite burg.

    Veliaj thotë se gjatë takimit i janë paraqitur edhe dy kërkesa të tjera: të largohej nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke ia kaluar kompetencat Arbër Hajdarit, si dhe të ndërpriste përfaqësimin ligjor nga avokati Plarent Ndreca.

    Në reagimin e tij publik, Veliaj i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për pretendimet që e lidhin me organizimin apo financimin e protestave. Ai shprehet se ka më shumë dinjitet se kreu i qeverisë, duke theksuar se deklaratat e tij për atë që ka ndodhur gjatë takimit nuk përbëjnë një sulm ndaj “shtëpisë socialiste”. Megjithatë, Veliaj nënvizon se nuk do të lejojë që dinjiteti i tij të cenohet apo të përdoret si objekt presioni.

    Nga ana tjetër ministri Gogu pretendon se lajmet që qarkullojnë në portale dhe rrjetet sociale janë të pavërteta.

    Veliaj u transferua në burgun e Fier më 28 tetor. Që prej shkurtit 2025 ai qëndroi në paraburgimin e Durrësit. Pas transferimit Veliaj reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke e cilësuar transferimin të detyruar./Tv Klan

  • Sllaveski: Nuk e di se kush e zotëron "Alta Banka-n" dhe nuk më intereson

    Sllaveski: Nuk e di se kush e zotëron “Alta Banka-n” dhe nuk më intereson

    Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori i Bankës Popullore të RMV-së, Trajko Sllaveski, në intervistën e sontme në “Top Tema”, kur u pyet se kush është aksionar në “Alta Banka” Manastir.

    “Nuk e di se kush e zotëron Alta Bankën, sepse nuk e di se cila është përqindja e pronësisë dhe kjo nuk më intereson”, shtoi Sllaveski.

    Sllaveski, duke shmangur të tregonte pronarin e saj Davor Macura, tha se ai kishte një reputacion para autoriteteve austriake.

    “Nëse këmbëngulni që unë ta shqiptoj emrin e tij, Macura kishte një reputacion se rregullatorët austriakë e lejuan të blinte aksione në një bankë austriake dhe t’i mbante ato deri më sot, domethënë deri një muaj më parë kur ia shiti ato Raiffeisen. Unë nuk jam avokati i askujt”, theksoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

    Ai tha se Limiti prej 10.000 denarësh për tërheqje parash nga “Alta Banka Manastir” është javor.

    “Limiti prej 10.000 denarësh për tërheqje parash nga “Alta Banka Manastir” është javor, java që përfundoi dje, nëse dikush e ka shfrytëzuar të drejtën për të tërhequr 30.000 denarë kur ka mundur, në nëntor do të ketë pesë mundësi, pra për pesë javë nga 10.000 denarë secili, pra 50.000 denarë”, tha Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski./Telegrafi/

  • Oluri criticises Svechlen: You’ve failed, sir, to the point that you don’t have a hood to pick me up a new cop.

    Journalist Parim Oluri has criticised Minister Xhelal Svecla over the lack of uniforms and hats for young police officers at the graduation ceremony.

    Speaking on the show “Presing ‘%s’, Oluri has said it is unacceptable that young police officers do not have uniforms and hats for the graduation ceremony, while the minister speaks of police reform.

    You have failed, sir, to the point of not having a hat for the new cop. You’re the main loser, you quit. Make way for him to do the reforms, Oluri has declared.

    Source Layer: Insander

  • Caday-Bujupi: Opposition failed to exploit VV decline, citizens are without alternative

    Analyst Donika Cadaj-Bujupi has estimated that the opposition in Kosovo has failed to profit politically from falling the percentage of support for Vetevendosje Movement ( VV), stressing that citizens continue to be without a political option.

    Invited to the show “Presing ‘% in T7, Caday-Bujupi has said that despite three parties of elections held within 16 months, the opposition has failed to return the missing percentage from the winning party in its favour.

    We’ve had three choices for 16 months, and within that time the VV has dropped by 51 percent to 47 percent. But neither has the opposition managed to turn its own in favour. The missing percentage from the winning party has not gone to the opposition, which shows that citizens are without alternatives, Kaday-Bujupi has declared.

    Source Layer: Insander

  • Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë

    Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë

    Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta shfrytëzojë rënien e VV-së, qytetarët janë pa alternativë

    Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se opozita në Kosovë nuk ka arritur të përfitojë politikisht nga rënia e përqindjes së mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke theksuar se qytetarët vazhdojnë të jenë pa një alternativë politike.

    E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Kadaj-Bujupi ka thënë se pavarësisht tri palë zgjedhjeve të mbajtura brenda 16 muajve, opozita nuk ka arritur ta kthejë në favor të saj përqindjen e humbur nga partia fituese.

    “16 muaj kemi pasur tri palë zgjedhje dhe brenda kësaj kohe VV-ja nga 51 për qind ka rënë në 47 për qind. Por, as këtë rënie nuk ka arritur opozita ta kthejë në favor të vetin. Përqindja e humbur nga partia fituese nuk ka shkuar te opozita, gjë që tregon se qytetarët janë pa alternativë”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

    Burimi: Insajderi