Blog

  • Olluri kritikon Sveçlen: Ti ke dështu o zotëri, deri në pikën që nuk ke kapuç për me diplomu një polic i ri

    Olluri kritikon Sveçlen: Ti ke dështu o zotëri, deri në pikën që nuk ke kapuç për me diplomu një polic i ri

    Olluri kritikon Sveçlen: Ti ke dështu o zotëri, deri në pikën që nuk ke kapuç për me diplomu një polic i ri

    Gazetari Parim Olluri ka kritikuar ministrin Xhelal Sveçla lidhur me mungesën e uniformave dhe kapelave për policët e rinj në ceremoninë e diplomimit.

    Duke folur në emisionin “Pressing”, Olluri ka thënë se është e papranueshme që policët e rinj të mos kenë uniforma dhe kapela për ceremoninë e diplomimit, ndërsa ministri flet për reforma në polici.

    “Ti ke dështu, o zotëri, deri në pikën që nuk ke kapelë për policin e ri. Ti je dështaku kryesor, jep dorëheqje. Lëshoja rrugën dikuj tjetër që t’i bëjë reformat”, ka deklaruar Olluri.

    Burimi: Insajderi

  • Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së

    Reforma mjedisore, Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë sipas standardeve të BE-së

    Ministria përgjegjëse për Mjedisin ka përgatitur projektvendimin “Për bateritë dhe mbetjet e baterive”, që synon përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me Rregulloren (BE) 2023/1542. Projektakti vendos rregulla të reja për të gjithë ciklin jetësor të baterive—që nga projektimi, importi dhe vendosja në treg, e deri te grumbullimi i diferencuar, trajtimi dhe riciklimi i tyre si mbetje.

    Sipas relacionit shpjegues, qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut përmes parandalimit të ndikimeve negative të lëndëve të rrezikshme që përmbajnë bateritë. Kuadri i ri mbulon pesë kategori kryesore: bateritë portative, bateritë SLI (për nisjen e automjeteve), bateritë industriale, ato për mjete të lehta transporti (LMT) dhe bateritë për automjetet elektrike (EV).

    Pasaporta dixhitale dhe kërkesat e reja të qëndrueshmërisë

    Një nga risitë kryesore të këtij projektvendimi është hyrja e mekanizmave të rinj teknologjikë dhe mjedisorë. Krijohet një sistem gjurmueshmërie përmes kodeve QR dhe pasaportës dixhitale për të siguruar informacion mbi përbërjen dhe performancën e produktit.

    Detyrimi për deklarimin e gjurmës së karbonit dhe garantimi i një përmbajtjeje minimale të materialeve të ricikluara në bateritë e reja. Subjektet do të duhet të zbatojnë politika kontrolli për të minimizuar rreziqet sociale dhe mjedisore në zinxhirin e furnizimit të lëndëve të para.

    Skema “Ndotësi Paguan”, 5 mijë pika grumbullimi pa kosto për buxhetin e shtetit

    Projektaktet mbështeten fort në parimin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit (SHPZP). Kjo do të thotë se të gjitha kostot financiare për ndërtimin e rrjetit të grumbullimit dhe riciklimit do të mbulohen nga prodhuesit dhe importuesit e baterive, duke mënjanuar çdo ngarkesë të drejtpërdrejtë mbi buxhetin e shtetit.

    Sipas projeksioneve të tregut, sasia e baterive që vendoset në tregun shqiptar llogaritet në rreth 7,423 ton për vitin 2026, shifër që parashikohet të arrijë në mbi 10,290 ton deri në vitin 2035. Për të përballuar këtë volum, planifikohet ngritja e rreth 5,000 pikave kombëtare të grumbullimit për bateritë portative, me një investim fillestar që vlerësohet deri në 350,000 euro.

    Kostoja vjetore e funksionimit të të gjithë sistemit parashikohet të rritet gradualisht nga rreth 700 mijë euro në vitin 2027 deri në mbi 5.4 milionë euro në vitin 2036, paralel me rritjen e objektivave të riciklimit. Zbatimi i masave do të bëhet në mënyrë të shkallëzuar nga institucionet ekzistuese, pa kërkuar ngritjen e strukturave të reja administrative.

  • Thaci’s Media Team Returns Publishing to Official Facebook and X Profiles

    Former Kosovo President Hashim Thaci’s Media Team Hashim Thaci has announced that from today, it will resume publications in its official profiles on Facebook and X social networks.

    Through these platforms, archive material documenting Hashim Thaci’s political and institutional activity during his political journey, the exercise of functions such as Prime Minister, president of the Republic of Kosovo, until the end of the presidential mandate in 2020.

    The posts will contain photographs, videos, documents and other historical materials, reflecting official activities, state and international meetings, speeches, statements, visits, institutional initiatives and important moments of this period.

    According to team Medial’s announcement, the publications will focus mainly on Hashim Thaci’s activity, without including comments, interpretations or attitudes related to current political developments.

    Official Facebook and X accounts will be managed by President Hashim Thaci’s Media Team, which will be responsible for selecting, preparing and publishing materials.

    These platforms reportedly aim to serve as a public archive for documentation and preservation of materials related to an important period of political and institutional history of the Republic of Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • Ekipi Medial i Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

    Ekipi Medial i Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

    Ekipi Medial i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nga sot do të rifillojë publikimet në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe X.

    Përmes këtyre platformave do të publikohet material arkivor që dokumenton veprimtarinë politike dhe institucionale të Hashim Thaçit gjatë rrugëtimit të tij politik, ushtrimit të funksioneve si Kryeministër, President i Republikës së Kosovës, deri në përfundim të mandatit presidencial në vitin 2020.

    Postimet do të përmbajnë fotografi, video, dokumente dhe materiale të tjera historike, që pasqyrojnë aktivitetet zyrtare, takimet shtetërore dhe ndërkombëtare, fjalimet, deklaratat, vizitat, nismat institucionale dhe momentet e rëndësishme të kësaj periudhe.

    Sipas njoftimit të Ekipit Medial, publikimet do të përqendrohen kryesisht në veprimtarinë e Hashim Thaçit, pa përfshirë komente, interpretime apo qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale politike.

    Profilet zyrtare në Facebook dhe X do të administrohen nga Ekipi Medial i Presidentit Hashim Thaçi, i cili do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen, përgatitjen dhe publikimin e materialeve.

    Në njoftim thuhet se këto platforma synojnë të shërbejnë si një arkiv publik për dokumentimin dhe ruajtjen e materialeve që lidhen me një periudhë të rëndësishme të historisë politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Nichi anjeza and Antonette: You cheater! ( VIDEOS)

    RLeakey’s statement about the comments of residents who made it recall the trauma when it was excited, sparked discussions and long – term confrontations.

    Nichi, among other things, accuses Agnèza and Antoneta of fraud. What’s rapper talking about?

    Follow his comment!

  • Nichi – Anjezës dhe Antonetës: Mashtruese! (VIDEO)

    Nichi – Anjezës dhe Antonetës: Mashtruese! (VIDEO)

    Nichi – Anjezës dhe Antonetës: Mashtruese! (VIDEO)

    Rrëfimi i Likit për komentet e banorëve që e bën të rikujtonte traumën kur ishte e ngacmuar, ngjallën diskutime dhe përplasje gjatë prime.

    Nichi, ndër të tjera, akuzon Anjezën dhe Antonetën për mashtrim. Për çka e ka fjalën reperi?

    Ndiqeni live komentin e tij!

  • Akili përplaset me Arlindën: Duhej t’i shëroje plagët para se të hyje në BBVK (VIDEO)

    Akili përplaset me Arlindën: Duhej t’i shëroje plagët para se të hyje në BBVK (VIDEO)

    Akili përplaset me Arlindën: Duhej t’i shëroje plagët para se të hyje në BBVK (VIDEO)

    Banori Akili ka kritikuar Arlindën, duke i thënë se po e kufizon veten në debate për shkak të përjetimeve dhe dhimbjeve që ka përmendur gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 5.

    Ai u shpreh se Arlinda po tërhiqet në çdo debat dhe se, sipas tij, do të ishte më mirë që ajo t’i kishte shëruar plagët e së kaluarës para se të hynte në këtë eksperiencë.

    Deklarata e Akilit ka shkaktuar debat mes tyre, duke sjellë një përplasje të drejtpërdrejtë në shtëpi. /Klankosova.tv

  • 'Shpërtheu' në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën

    ‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën

    Një moment emocional është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku Arlinda Morina, është prekur gjatë festës së Halloweenit.

    Regjisorja u pa në shoqërinë e Anjezës dhe Antonetës, në një moment kur të tria po festonin të veshura dhe të transformuar për këtë rast.

    Gjatë bisedës, Arlindës iu krijua përshtypja se vajzat po e përqeshnin dhe po talleshin me pamjen e saj, gjë që duket se e preku emocionalisht.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Më vonë, në dhomën e rrëfimit, ajo u shfaq duke qarë, duke treguar se situata i kishte zgjuar kujtime nga e kaluara, për ankthin e bullizimin.

    Gjatë Prime të dytë, Arlinda foli për atë që kishte ndodhur dhe sqaroi se nuk besonte që Anjeza dhe Antoneta kishin pasur qëllim ta lëndonin.

    “Faktikisht vajzat nuk e kanë pasur atë qëllim, m’u duk ashtu, nuk e di si e mora”, u shpreh ajo.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Tutje, tregoi se komentet dhe të qeshurat rreth pamjes së saj kishin ndikuar në mënyrën se si ishte ndier në atë moment.

    “E qeshura, si të është bërë fytyra, ashtu duhet të dukesh. Ia nisën kanë tentuar si të ma fshinin, mandej u preka”, rrëfeu Arlinda mes tjerash. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Police are required to borrow hats for the cadets until graduation, Balaj calls it a misunderstanding.

    Kosovo Police Captain Fatmir Balaj has described as misunderstanding the requirement that female gender police officials hand over uniform hats so that they can be lent to the 63rd generation of cadets by graduation.

    Commenting on the issue in Debat Plus, Balaj has not provided further details regarding the request, but has instructed that information be requested by the Kosovo Police Information Office.

    It’s a misunderstanding. Whatever you have to be informed of, the police own the Media Bureau, inform yourselves there, Balaj said.

    According to an internal communication provided by Vox Kosova, directors of directors and chiefs of police units have been asked to report police officials for handing over hats.

    The requirement was for hats to be collected by directors and entities, including regions, and then submitted to the Kosovo Police Laws Directorate.

    In another communication provided by this medium, officials of a police unit had been informed that hats would be lent to the 63rd generation until their graduation, after which they were expected to return to their owners.

    The reporting on hat borrowing comes after the extension of the graduation ceremony for this generation, which was scheduled to be held on October 30th. Cadet have been announced that the ceremony has been postponed until November 6th, due to lack of necessary uniforms and equipment.

    Source Layer: Dukeagini

  • Policëve u kërkohet t’i huazojnë kapelat për kadetët deri në diplomim, Balaj e quan keqkuptim

    Policëve u kërkohet t’i huazojnë kapelat për kadetët deri në diplomim, Balaj e quan keqkuptim

    Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato t’i huazohen gjeneratës së 63-të të kadetëve deri në diplomimin e saj.

    Duke komentuar këtë çështje në Debat Plus, Balaj nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me kërkesën, por ka udhëzuar që informacionet të kërkohen nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

    “Është një keqkuptim. Për çdo gjë që keni për t’u informuar, Policia e posedon Zyrën e Mediave, informohuni atje”, ka thënë Balaj.

    Sipas një komunikimi të brendshëm të siguruar nga Vox Kosova, drejtorëve të drejtorive dhe shefave të njësive policore u është kërkuar që t’i njoftojnë zyrtaret policore për dorëzimin e kapelave.

    Kërkesa ishte që kapelat të grumbulloheshin nga drejtoritë dhe njësitë, përfshirë edhe rajonet, dhe më pas t’i dorëzoheshin Drejtorisë së Logjistikës së Policisë së Kosovës.

    Në një komunikim tjetër të siguruar nga ky medium, zyrtarëve të një njësie policore u ishte bërë e ditur se kapelat do t’i huazoheshin gjeneratës së 63-të deri në diplomimin e saj, pas së cilit pritej t’u ktheheshin pronareve.

    Raportimi për huazimin e kapelave vjen pas shtyrjes së ceremonisë së diplomimit të kësaj gjenerate, e cila ishte paraparë të mbahej më 30 tetor. Kadetët janë njoftuar se ceremonia është shtyrë deri më 6 nëntor, për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.

    Burimi: Dukagjini