Blog

  • Apple pritet të prezantojë tri modele të reja iPad në gjysmën e parë të vitit 2027

    Apple pritet të prezantojë tri modele të reja iPad në gjysmën e parë të vitit 2027

    Apple po planifikon të rifreskojë tri modele të linjës së tabletëve iPad gjatë gjysmës së parë të vitit 2027, sipas një raportimi të Mark Gurman nga Bloomberg.

    Sipas raportit, përditësimet do të përfshijnë një model të ri të iPad-it bazë, një iPad Air me ekran OLED dhe një iPad Pro më të fuqishëm, i cili do të pajiset me sistem ftohjeje me dhomë avulli (vapor chamber).

    Gurman thotë se Apple nuk pritet të prezantojë modele të tjera të reja iPad gjatë gjysmës së dytë të vitit 2027, transmeton Telegrafi.

    Modeli aktual i iPad-it bazë, i prezantuar në mars të vitit 2025, përdor çipin A16 dhe ka 6 GB RAM, kapacitet që nuk mjafton për të mbështetur funksionet e Apple Intelligence. Pasardhësi i tij pritet ta zgjidhë këtë kufizim.

    Sipas të dhënave të zbuluara në kodin e vetë Apple, modeli i ri do të ketë çipin A19, 8 GB RAM dhe çipin N1 për lidhje pa tela, me mbështetje për Wi-Fi 7. Versionet me lidhje celulare pritet të pajisen edhe me modemin C1X, i cili mundëson lidhjen 5G në frekuencat nën 6 GHz.

    Ndërkohë, iPad Air 11 dhe iPad Air 13 të prezantuar në mars të vitit 2026 vijnë me çipin M4 dhe 12 GB RAM, por ende përdorin ekrane LCD me frekuencë rifreskimi prej 60 Hz. Gjenerata e ardhshme pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, duke kaluar për herë të parë në teknologjinë OLED.

    Ky zhvillim përputhet me raportimet e mëparshme se panelet për modelet e reja do të furnizohen nga Samsung Display. Ende nuk ka informacione të konfirmuara për procesorin që do të përdoret, megjithëse çipi M5 konsiderohet një mundësi e mundshme.

    Sa i përket iPad Pro 11 dhe iPad Pro 13, modelet aktuale janë prezantuar në tetor të vitit 2025 dhe funksionojnë me çipin M5. Gjenerata e ardhshme pritet të përfitojë nga sistemi i ftohjes me dhomë avulli, i cili do të ndihmojë në ruajtjen e performancës së lartë për periudha më të gjata, duke parandaluar mbinxehjen.

    Në një raportim të mëparshëm, të publikuar në tetor të vitit 2025, Gurman kishte parashikuar se iPad Pro i vitit 2027 do të pajisej me këtë sistem ftohjeje dhe me çipin M6. Meqë Apple tashmë e ka prezantuar procesorin M6 në MacBook Pro 14 inç dhe iMac, përdorimi i tij edhe në tabletin e ardhshëm Pro shihet si një mundësi e besueshme. /Telegrafi/

  • Bashkëpilotja 20-vjeçare në mesin e nëntë viktimave të rrëzimit të aeroplanit në Florida

    Bashkëpilotja 20-vjeçare në mesin e nëntë viktimave të rrëzimit të aeroplanit në Florida

    Një bashkëpilote 20-vjeçare ishte në mesin e nëntë personave që humbën jetën të dielën, pasi një avion i vogël privat u rrëzua dhe shpërtheu në Florida, raportojnë mediat amerikane.

    Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Nathalia Filgueiras, e cila kishte marrë licencën e pilotit në moshën 17-vjeçare. Ajo ishte njëra nga dy anëtaret e ekuipazhit të avionit Learjet 60, i cili ishte nisur nga Austin, në Teksas, drejt Bahamasit, por u rrëzua pranë West Palm Beach.

    Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB) ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse akulli dhe turbulencat kanë ndikuar në aksident, si dhe nëse mund të ketë pasur gabim njerëzor.

    Avioni u përplas në një rrugë pranë zonës Cresthaven, rreth 14 kilometra larg rezidencës Mar-a-Lago të presidentit Donald Trump. Një person që ndodhej në tokë pësoi lëndime në këmbë.

    Pamjet nga vendngjarja tregojnë një krater të madh të shkaktuar nga zjarri në mes të një rruge në një lagje banimi. Zyrtarët thanë se mbeturinat e avionit ishin shpërndarë në fusha sportive, biznese dhe shtëpi përreth, çka mund të tregojë se avioni ishte shpërbërë para se të godiste tokën.

    NTSB konfirmoi se, pas ngritjes nga Austin, ekuipazhi kishte njoftuar kontrollin e trafikut ajror se po përballej me akull dhe turbulenca të moderuara.

    “Po hasim reshje, kërkojmë leje të ngjitemi në lartësinë 37 mijë këmbë, nëse është e mundur”, kishte njoftuar ekuipazhi, transmeton Telegrafi.

    Sipas anëtarit të NTSB-së, Tom Chapman, më pak se 30 sekonda më vonë avioni filloi të humbiste lartësi dhe pilotët lëshuan sinjalin e emergjencës “Mayday”. Komunikimi më pas u bë i pakuptueshëm.

    Regjistrimet e komunikimit me kontrollin ajror tregojnë se një anëtar i ekuipazhit kishte deklaruar gjendjen e emergjencës, duke bërtitur se avioni po zbriste me shpejtësi prej 20 mijë këmbësh në minutë. Në një moment, ai dëgjohet të thotë se avioni do të përplasej në tokë.

    Rreth 35 sekonda pas sinjalit të parë të emergjencës, nga kabina u dëgjua edhe mesazhi i fundit: “Nuk kemi më kohë”.

    Nëna e 20-vjeçares, Camila Corteleti, konfirmoi për mediat amerikane se vajza e saj kishte humbur jetën në shpërthimin e avionit.

    “Ajo e donte lirinë. Ishte krejt ndryshe ta shihje botën nga lart”, tha ajo për gazetën New York Times.

    Në një intervistë të vitit 2023 për një televizion lokal të rrjetit CBS News, Filgueiras kishte folur me krenari për faktin se kishte marrë licencën e pilotit kur ende ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme.

    “Më pëlqen të jem ndryshe nga të gjithë të tjerët”, kishte thënë ajo, duke treguar se disa njerëz habiteshin kur mësonin se ajo mund të pilotonte avionë, por nuk dinte të ngiste veturën.

    Deri më tani, identitetet e tetë personave të tjerë që ndodheshin në avion nuk janë bërë publike.

    Hetuesit po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë nëse avioni kishte regjistrues të zërit të kabinës dhe nëse ai mund të nxirret nga rrënojat. NTSB ka paralajmëruar se përcaktimi i shkakut të mundshëm të aksidentit do të kërkojë një proces të gjatë hetimor.

    Në hetime po bashkëpunojnë edhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA), përfaqësues të kompanisë Learjet, meteorologë dhe ekspertë të kontrollit të trafikut ajror.

    Timothy Monville, hetues i sigurisë ajrore në NTSB, e cilësoi nxjerrjen e rrënojave nga krateri në rrugë si një sfidë të madhe. Ai konfirmoi gjithashtu se një person që ndodhej në një automjet pranë vendit të përplasjes kishte pësuar lëndime në këmbë.

    Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, e përshkroi aksidentin si një ngjarje tronditëse, duke iu referuar pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, të cilat ende nuk janë verifikuar zyrtarisht.

    “Kur e sheh atë video, është një pamje tronditëse. Duket si një raketë që bie nga qielli, e pasuar nga një shpërthim i madh dhe mbeturina që shpërndahen gjithandej”, tha DeSantis.

    Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme.

    Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach bëri të ditur se avioni u rrëzua në rrugën Military Trail, një arterie me gjashtë korsi, përgjatë së cilës ndodhen biznese dhe restorante. Në kohën e aksidentit, në zonë ishin raportuar edhe stuhi me vetëtima.

    Presidenti Trump ndodhej në rezidencën Mar-a-Lago të dielën në mëngjes, por ishte larguar me avionin presidencial Air Force One nga një aeroport aty pranë rreth një orë para rrëzimit. /Telegrafi/

  • After 28 years and 50 thousand miles, British adventurer Carl Bushby returns home

    After 28 years on an extraordinary journey on foot, British adventurer Carl Bushby has returned to his homeland, completing a journey of some 50 thousand miles [50 thousand km] from Chile, across four continents, without using any means of transportation to advance to its destination.

    The former British army parachutist was hosted on Monday in the centre of the town of Hull, northeast of England, by a crowd of up to 1,000 who greeted him with cheers. Bushby thanked all those who had supported him during the trip, stressing that his arrival was not just due.

    I did not do this alone, he said, naming the expedition a global effort. He added that during the trip, he had received help from many to overcome extraordinary obstacles, including difficulties with state authorities.

    The day before, Bushby was applauded even as he crossed the famous lost Bridge Bridge Bridge bridge near Hull in a thick mist. From there he continued toward the center of the city and then toward his mother’s house.

    The trip, which he called Expedita Goliath, was originally meant to last 12 years, but eventually turned into a 28-year adventure. The dense jungles, the burning deserts, the frozen areas, and the bureaucratic obstacles steadily slowed down.

    The idea for this expedition arose in the mid-1990s, after a birthday card from his father, Keith, himself a veteran of the army. It mentioned a debate among members of special forces about the possibility of walking from London to New York through the Bering Land Bridge, which, according to some scientists, was used by early people to move from Asia to America when the sea level was lower.

    Bushby drew a continuous road across Europe and Asia into North America on the map but decided to go further to the southern end of Chile.

    And that’s it. Once this idea came into my mind, there was no turning back, he showed, it broadcasts Telegrafi.

    To complete the mission, Bushby set two strict rules: he could not use means to advance his journey and return home on foot. He left with only $500 and soon faced powerful winds on Patagonian steppes.

    In 2001, he managed to avoid the dangers of conflict in Darien Gap, a difficult and streetless area connecting South America to Central America. However, after crossing a restricted border area in Panama, he was arrested and spent 18 days in prison.

    One of the most dangerous moments occurred in 2006 when Bushby and US adventurer Dmitry Kieffer tried to cross the Bering Strait, a distance of about 90 miles [90 km]. During the effort, he fell into the icy waters and almost lost his life, while the two risked losing all the supplies. After completing this rare passage, they were arrested in Russia for illegal entry into its territory and faced deportation.

    Visa problems and weather conditions caused the passage through Russia to last almost ten years, since travel was possible only for a few months during the year. When Moscow rejected its visa in 2012, Bushby organized a protest walk from Los Angeles to the Russian Embassy in Washington, D.C. This effort eventually helped him to provide needed documentation.

    Whenever faced with obstacles, he withdrew temporarily to the U.S. or Mexico, where living was cheaper, and waited for the opportunity to return to the point where he had stopped traveling.

    During the crossing across China, he was attended by police, while COVID-19’s pandemic caused another long break. One of the most unusual challenges was the passage of the Caspian Sea, which was forced to swim for 31 days after geopolitical tensions had closed roads across Russia and Iran.

    Since he is not a good swimmer, he used a life jacket and a special suit while moving slowly in the water with a technique he called floating, a combination of swimming and swimming on water.

    Europe also presented particular difficulties, since restrictions allowing for a stay of just 90 days in some countries forced him to travel during three months. In early October, he also swam through the English Channel to return to the United Kingdom.

    It is a good feeling to have British land back under your feet after all these years, he declared, acknowledging that the trip had not been easy.

    Over the years, Bushby has been supported by various sponsors, who have occasionally withdrawn because of the duration of the expedition and financial difficulties, especially after the 2008 economic crisis. For the past 16 years, the main support has come from a production company founded by Beau Willimo, the creator of the series — certainly the Lord of Cards; and musical producer Jordan Tappis.

    They are also supporting the realisation of a documentary on the trip, directed by renowned German director Werner Herzeg, who accompanied Bushby on his return home along with his film team. The long-range documentary is entitled “Walk of Life.”

    However, the adventurer says that the most important support for all these years has come from strangers, many of whom had almost nothing to offer. He thought he had taken refuge in improvised huts from car parts, that a doctor’s family in Peru had helped him recover from a serious stomach infection and that many people had fed him without asking for anything in return.

    I have been welcomed by the poorest of the poor. I’ve met 99.99 percent of humanity’s best side. In every culture and every state, the response has been the same, he said.

    Hull’s mayor, Maria Coward, said that many had followed his journey and that his persistence, determination, and courage had been an inspiration to the city.

    Bushby was expected to be reunited Monday evening with his mother, Angela, the 36-year-old son, Adam, and his 12-year-old granddaughter, whom he had never met before.

    In an interview for AFP, given in September from northern France, Bushby had acknowledged that returning to a more common life in Britain could be a new challenge for him.

    I have to try to get back into the adult world, he said. /Telegraphy/

  • Pas 28 vjetësh dhe 50 mijë kilometrash, aventurieri britanik Karl Bushby kthehet në shtëpi

    Pas 28 vjetësh dhe 50 mijë kilometrash, aventurieri britanik Karl Bushby kthehet në shtëpi

    Pas 28 vjetësh në një udhëtim të jashtëzakonshëm në këmbë, aventurieri britanik Karl Bushby është kthyer në vendlindjen e tij, duke përfunduar një rrugëtim prej rreth 50 mijë kilometrash, nga Kili, përmes katër kontinenteve, pa përdorur asnjë mjet transporti për të përparuar drejt destinacionit.

    Ish-parashutisti i ushtrisë britanike u prit të hënën në qendër të qytetit Hull, në verilindje të Anglisë, nga një turmë prej deri në 1 mijë personash, të cilët e përshëndetën me brohoritje. Bushby falënderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur gjatë udhëtimit, duke theksuar se arritja nuk ishte vetëm meritë e tij.

    “Unë nuk e bëra këtë i vetëm”, tha ai, duke e cilësuar ekspeditën si një përpjekje globale. Ai shtoi se gjatë rrugëtimit kishte marrë ndihmë nga shumë njerëz për të kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme, përfshirë edhe vështirësi me autoritetet shtetërore.

    Një ditë më parë, Bushby ishte duartrokitur edhe teksa kalonte urën e famshme Humber Bridge, pranë Hullit, në një mjegull të dendur. Prej aty vazhdoi drejt qendrës së qytetit dhe më pas drejt shtëpisë së nënës së tij.

    Udhëtimi, që ai e ka quajtur “Ekspedita Goliath”, fillimisht ishte menduar të zgjaste 12 vjet, por përfundimisht u shndërrua në një aventurë 28-vjeçare. Xhunglat e dendura, shkretëtirat përvëluese, zonat e ngrira dhe pengesat burokratike e ngadalësuan vazhdimisht.

    Ideja për këtë ekspeditë lindi në mesin e viteve 1990, pas një kartoline për ditëlindje nga babai i tij, Keith, vetë veteran i ushtrisë. Në të përmendej një debat mes pjesëtarëve të forcave speciale për mundësinë e ecjes nga Londra në Nju Jork përmes urës tokësore të Beringut, e cila, sipas disa shkencëtarëve, ishte përdorur nga njerëzit e hershëm për të kaluar nga Azia në Amerikë kur niveli i detit ishte më i ulët.

    Bushby vizatoi në hartë një rrugë të pandërprerë përmes Evropës dhe Azisë drejt Amerikës së Veriut, por vendosi të vazhdonte edhe më tej, deri në skajin jugor të Kilit.

    “Dhe kaq ishte. Pasi kjo ide më hyri në mendje, nuk kishte më kthim prapa”, ka treguar ai, transmeton Telegrafi.

    Për të përfunduar misionin, Bushby vendosi dy rregulla të rrepta: nuk mund të përdorte mjete transporti për të përparuar në rrugëtim dhe duhej të kthehej në shtëpi në këmbë. Ai u nis me vetëm 500 dollarë dhe shumë shpejt u përball me erëra të fuqishme në stepat e Patagonisë.

    Në vitin 2001, ai arriti t’i shmangej rreziqeve të konfliktit në Darien Gap, një zonë e vështirë dhe pa rrugë që lidh Amerikën e Jugut me atë Qendrore. Megjithatë, pasi kaloi një zonë kufitare të ndaluar në Panama, u arrestua dhe qëndroi 18 ditë në burg.

    Një nga momentet më të rrezikshme ndodhi në vitin 2006, kur Bushby dhe aventurieri amerikan Dimitry Kieffer tentuan të kalonin ngushticën e Beringut, një distancë prej rreth 90 kilometrash. Gjatë përpjekjes, ai ra në ujërat e akullta dhe për pak sa nuk humbi jetën, ndërsa të dy rrezikuan të humbnin të gjitha furnizimet. Pasi arritën ta përfundonin këtë kalim të rrallë, u arrestuan në Rusi për hyrje të paligjshme në territorin e saj dhe u përballën me dëbimin.

    Problemet me vizat dhe kushtet atmosferike bënë që kalimi nëpër Rusi të zgjaste pothuajse dhjetë vjet, pasi udhëtimi ishte i mundur vetëm për disa muaj gjatë vitit. Kur Moska ia refuzoi vizën në vitin 2012, Bushby organizoi një ecje protestuese nga Los Angelesi deri te ambasada ruse në Washington, D.C. Kjo përpjekje përfundimisht e ndihmoi të siguronte dokumentacionin e nevojshëm.

    Sa herë që përballej me pengesa, ai tërhiqej përkohësisht në SHBA ose Meksikë, ku jetesa ishte më e lirë, dhe priste mundësinë për t’u kthyer në pikën ku kishte ndërprerë udhëtimin.

    Gjatë kalimit nëpër Kinë, ai u ndoq nga policia, ndërsa pandemia e COVID-19 shkaktoi një tjetër ndërprerje të gjatë. Një nga sfidat më të pazakonta ishte kalimi i Detit Kaspik, të cilin u detyrua ta përshkonte duke notuar për 31 ditë, pasi tensionet gjeopolitike ia kishin mbyllur rrugët përmes Rusisë dhe Iranit.

    Duke qenë se nuk është notar i mirë, ai përdori një jelek shpëtimi dhe kostum të posaçëm, ndërsa lëvizte ngadalë në ujë me një teknikë që e quajti “floatimming”, një kombinim i notimit dhe qëndrimit mbi ujë.

    Edhe Evropa paraqiti vështirësi të veçanta, pasi kufizimet që lejonin qëndrimin vetëm 90 ditë në disa vende e detyruan të udhëtonte në periudha tre mujore. Në fillim të tetorit, ai kaloi me not edhe Kanalin Anglez për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

    “Është ndjenjë e mirë të kesh sërish tokën britanike nën këmbë pas gjithë këtyre viteve”, deklaroi ai, duke pranuar se udhëtimi nuk kishte qenë aspak i lehtë.

    Gjatë viteve, Bushby është mbështetur nga sponsorë të ndryshëm, të cilët herë pas here janë tërhequr për shkak të zgjatjes së ekspeditës dhe vështirësive financiare, veçanërisht pas krizës ekonomike të vitit 2008. Për 16 vitet e fundit, mbështetja kryesore ka ardhur nga një kompani produksioni e themeluar nga Beau Willimon, krijuesi i serialit “House of Cards”, dhe producenti muzikor Jordan Tappis.

    Ata po mbështesin edhe realizimin e një dokumentari për udhëtimin, të drejtuar nga regjisori i njohur gjerman Werner Herzog, i cili ka shoqëruar Bushbyn gjatë kthimit në shtëpi së bashku me ekipin e tij filmik. Dokumentari me metrazh të gjatë titullohet “Walk of Life”.

    Megjithatë, aventurieri thotë se mbështetja më e rëndësishme gjatë gjithë këtyre viteve ka ardhur nga njerëz të panjohur, shumë prej të cilëve nuk kishin pothuajse asgjë për të ofruar. Ai kujtoi se ishte strehuar në kasolle të improvizuara nga pjesë makinash, se familja e një mjeku në Peru e kishte ndihmuar të shërohej nga një infeksion i rëndë në stomak dhe se shumë njerëz e kishin ushqyer pa kërkuar asgjë në këmbim.

    “Jam mirëpritur nga njerëzit më të varfër të të varfërve. Kam takuar 99.9999 për qind të anës më të mirë të njerëzimit. Në çdo kulturë dhe në çdo shtet, reagimi ka qenë i njëjtë”, tha ai.

    Kryetarja e bashkisë së Hullit, Maria Coward, tha se shumë njerëz e kishin ndjekur udhëtimin e tij dhe se këmbëngulja, vendosmëria dhe guximi i tij kishin qenë frymëzim për qytetin.

    Bushby pritej të ribashkohej të hënën në mbrëmje me nënën e tij, Angela, djalin 36-vjeçar, Adam, si dhe mbesën 12-vjeçare, të cilën nuk e kishte takuar kurrë më parë.

    Në një intervistë për AFP-në, të dhënë në shtator nga veriu i Francës, Bushby kishte pranuar se kthimi në një jetë më të zakonshme në Britani mund të ishte një sfidë e re për të.

    “Duhet të përpiqem të përshtatem sërish me botën e të rriturve”, kishte thënë ai. /Telegrafi/

  • Rama: Rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare është serioz, Kurti t'i kryej obligimet e tij

    Rama: Rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare është serioz, Kurti t’i kryej obligimet e tij

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar sërish se Kosova rrezikon të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë që të përmbushin obligimet e marra për këtë ngjarje sportive.

    Në një reagim publik, Rama ka thënë se moszbatimi i marrëveshjeve dhe vendimeve të miratuara, së bashku me mungesën e koordinimit institucional, po rrezikojnë përgatitjet për organizimin e Lojërave.

    Sipas tij, në letrën e datës 15 tetor, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka paralajmëruar se qasja e Qeverisë së Kosovës mund të rrezikojë mbajtjen e këtij eventi.

    “Në letrën e datës 15 tetor, ICMG-ja ka paralajmëruar qartë se qasja e Qeverisë së Kosovës po rrezikon mbajtjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Rama.

    Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se të njëjtin shqetësim e ka ngritur edhe në mbledhjen e fundit të Komitetit Organizativ, ku ka kërkuar që përgatitjet të zhvillohen në koordinim të plotë me ICMG-në dhe në përputhje me marrëveshjet e vendimet e deritanishme.

    “Po e ngre publikisht alarmin: rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 është serioz. Kryeministër, zbatoni atë për të cilën jeni dakorduar, keni nënshkruar dhe jeni obliguar. Koha po kalon dhe përgjegjësia nuk mund të mbulohet me fjalime militantësh pastaj!”, ka theksuar Rama.

    Shqetësimet për organizimin e Lojërave lidhen kryesisht me obligimet financiare dhe administrative, përfshirë garancitë bankare dhe pagesat që, sipas paralajmërimeve të ngritura, ende nuk janë përmbushur.

    Ndërkohë, më 30 tetor është mbajtur një takim i Komitetit Organizativ, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë takim janë diskutuar draft-masterplani, projektet prioritare dhe hapat e ardhshëm për përgatitjen e Lojërave Mesdhetare.

    Qeveria ka ritheksuar zotimin për organizimin e suksesshëm të këtij eventi, ndërsa ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka deklaruar më herët se institucionet mbeten të përkushtuara që Kosova t’i mbajë Lojërat në vitin 2030.

    Një moment vendimtar për të ardhmen e organizimit pritet të jetë 19 dhjetori, kur Komiteti Ekzekutiv i ICMG-së do ta shqyrtojë situatën dhe propozimin për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për fatin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

  • Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni - renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

    Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

    Erling Haaland po dominon jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe jashtë saj. Sulmuesi i Manchester Cityt është renditur si futbollisti më i tregtueshëm në botë, duke kaluar Cristiano Ronaldon, sipas klasifikimit vjetor të publikuar nga SportsPro.

    Në renditjen e 50 sportistëve më të tregtueshëm në botë për vitin 2026, Haaland zë vendin e katërt në përgjithësi dhe është futbollisti i vetëm që gjendet në dhjetëshen e parë. Klasifikimi u hartua pas vlerësimit të 1,202 sportistëve nga 70 sporte të ndryshme, bazuar në të dhënat e mbledhura nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026.

    SportsPro përdor një sistem vlerësimi me 100 pikë, ku përfshihen fuqia e markës personale, momentumi i saj dhe potenciali komercial për të ardhmen. Këto elemente përbëjnë përkatësisht 45, 40 dhe 15 pikë të vlerësimit.

    Në krye të listës së përgjithshme është tenistja Aryna Sabalenka, e ndjekur nga skitarja kineze Eileen Gu dhe basketbollisti Giannis Antetokounmpo. Haaland renditet i katërti, ndërsa Carlos Alcaraz plotëson pesëshen e parë.

    YouTube dhe rrjetet sociale, arma e Haalandit

    Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në rritjen e Haalandit është prania e tij në rrjetet sociale. Sulmuesi norvegjez hapi kanalin e tij në YouTube në tetor të vitit 2025 dhe tashmë ka grumbulluar 4.6 milionë abonentë dhe afro 250 milionë shikime.

    Përmbajtja e tij, e cila përfshin momente nga jeta e përditshme, humor dhe pamje nga prapaskenat, ka ndihmuar në krijimin e një lidhjeje më të drejtpërdrejtë me tifozët.

    Kjo strategji u bë veçanërisht e rëndësishme gjatë Kupës së Botës në Amerikën e Veriut. Haaland dhe Norvegjia tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre, ndërsa sulmuesi shënoi shtatë gola në pesë ndeshje, duke ndihmuar kombëtaren të arrinte deri në çerekfinale.

    Gjatë turneut, Haaland fitoi 32 milionë ndjekës të rinj në Instagram, më shumë se çdo futbollist tjetër. Përveç paraqitjeve në fushë, videot e tij nga SHBA-ja, përfshirë momente të jetës së përditshme, u bënë virale.

    Ai ka krijuar gjithashtu një portofol të rëndësishëm marrëveshjesh komerciale, duke bashkëpunuar me marka si Nike, Beats by Dre, Breitling dhe Budweiser.

    Ronaldo bie në renditje, por mbetet ikonë globale

    Cristiano Ronaldo ka pësuar rënien më të dukshme në klasifikimin e SportsPro. Portugezi, i cili ishte i pesti në vitin 2025, këtë herë renditet në pozitën e 14-të.

    Megjithatë, kjo rënie nuk nënkupton domosdoshmërisht se vlera e tij komerciale është zvogëluar. Sipas Michael Long, drejtues i përmbajtjes komerciale në SportsPro, ndryshimi lidhet kryesisht me metodologjinë e re të vlerësimit.

    Modeli i këtij viti i jep më shumë rëndësi momentumit dhe potencialit për rritje, duke favorizuar sportistët që kanë më shumë hapësirë për të zgjeruar markën e tyre në të ardhmen.

    Ronaldo, në moshën 41-vjeçare, tashmë ka ndërtuar një markë personale globale dhe një portofol të gjerë partneritetesh. Haaland, në anën tjetër, konsiderohet një yll në rritje, me potencial të madh për zhvillim komercial.

    “Ronaldo është një ikonë globale me një markë personale të konsoliduar dhe një portofol të gjerë partneritetesh”, shpjegoi Long, duke theksuar se Haaland aktualisht është sportisti i momentit.

    Mbappe dhe Vinicius mbeten pretendentë

    Në renditjen e vitit 2026, Kylian Mbappe gjendet në pozitën e 19-të, Vinicius Junior në vendin e 20-të, ndërsa Lamine Yamal renditet i 23-ti. Lionel Messi është në pozitën e 27-të.

    Sipas SportsPro, të gjithë këta futbollistë kanë potencial për të konkurruar me Haaland në vitet e ardhshme.

    Veçanërisht Yamal, i cili në moshë të re ka krijuar një profil të madh ndërkombëtar, mund të ngjitet më lart nëse vazhdon të rrisë ndikimin e tij në rrjetet sociale dhe jashtë futbollit.

    Haaland është aktualisht në qendër të vëmendjes, por gara për t’u bërë futbollisti më i tregtueshëm në botë pritet të jetë edhe më e fortë në vitin 2027. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

    Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur premtimin se do t’i japë nga 5 mijë dollarë çdo të rrituri në SHBA, nëse Partia Republikane fiton zgjedhjet e mesmandatit.

    Gjatë një fjalimi në Washington, D.C., Trump deklaroi se pagesa do të bëhej në rast të fitores së republikanëve, duke theksuar se paratë do të duhej të shpenzoheshin brenda Shteteve të Bashkuara.

    “Nëse i fitojmë zgjedhjet, të gjithë do të marrin 5 mijë dollarë. Por paratë duhet t’i shpenzoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai, transmeton Telegrafi.

    Trump gjithashtu akuzoi demokratët se po përpiqen ta pengojnë këtë nismë, duke shtuar se Kongresi amerikan nuk do të lejojë që ajo të dështojë.

    Premtimi i presidentit ka ngjallur polemika dhe është kritikuar nga kundërshtarët, të cilët e kanë cilësuar si një përpjekje për të ndikuar te votuesit përmes përfitimeve financiare. Ai gjithashtu tregon rëndësinë që Trump po i kushton zgjedhjeve të mesmandatit.

    Megjithatë, ende nuk është e qartë se si Shtëpia e Bardhë do ta financonte një premtim të tillë. Sipas vlerësimeve, pagesat për të gjithë të rriturit amerikanë do të kushtonin rreth 1.35 trilionë dollarë, shumë që përbën afërsisht 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të SHBA-së.

    Propozimi do të përballej edhe me pengesa në Kongres, të ngjashme me ato të nismës së mëparshme të Trumpit për një rimbursim prej 2 mijë dollarësh nga të ardhurat e tarifave doganore, e cila nuk arriti të sigurojë miratimin e ligjvënësve. /Telegrafi/

  • Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

    Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

    Ka nisur Prime i dytë i Big Brother VIP Kosova 5, ku ndër momentet e para të spektaklit u transmetua një klip me ngjarjet më interesante të tri ditëve të para të banorëve në shtëpi.

    Në videon e publikuar u përmblodhën momente të ndryshme nga qëndrimi i banorëve, që nga hyrjet e tyre e deri te ndërveprimet dhe situatat e para mes tyre.

    Këtë edicion, shtëpisë i janë bashkuar mbi 20 banorë, të cilët kanë nisur të krijojnë dinamikat e para, teksa publiku pati mundësinë të shohë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur që nga nisja e këtij edicioni.

    Foto: YouTube

    Megjithatë, tri ditët e para nuk kanë kaluar vetëm me njohje dhe biseda mes banorëve.

    Brenda shtëpisë janë shfaqur edhe tensionet e para, me diskutime, mospajtime dhe polemika që kanë nisur të krijojnë dinamikë mes tyre.

    Foto: YouTube

    Disa nga këto momente kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke treguar se bashkëjetesa mes një numri kaq të madh banorësh mund të sjellë situata të papritura që në ditët e para.

    Klipi u transmetua në fillim të mbrëmjes së dytë Prime, duke rikthyer momentet që kanë shënuar nisjen e këtij edicioni dhe duke i dhënë publikut një pasqyrë të asaj që ka ndodhur deri më tani në shtëpinë e BBVK 5. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Rezistenca ndaj insulinës dhe prediabeti nuk janë e njëjta gjë: Dallimi që shumë njerëz nuk e dinë

    Rezistenca ndaj insulinës dhe prediabeti nuk janë e njëjta gjë: Dallimi që shumë njerëz nuk e dinë

    Sheqeri në gjak mund të jetë normal edhe kur organizmi ka filluar të shfaqë çrregullime metabolike. Zbulimi i hershëm, analizat e duhura dhe disa ndryshime në stilin e jetesës mund të ulin ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2

    Diabeti i tipit 2 nuk zhvillohet brenda natës. Shpesh, ndryshimet në mënyrën se si organizmi e përdor insulinën fillojnë shumë kohë përpara se glukoza të kalojë kufijtë normalë. Pikërisht kjo periudhë është veçanërisht e rëndësishme, sepse ndërhyrja në kohë mund të përmirësojë shëndetin metabolik dhe të parandalojë ose vonojë shfaqjen e sëmundjes.

    Megjithatë, jo çdo çrregullim i ndjeshmërisë ndaj insulinës përparon drejt diabetit. Ecuria varet nga shumë faktorë, përfshirë trashëgiminë, peshën trupore, aktivitetin fizik dhe funksionimin e pankreasit.

    “Rezistenca ndaj insulinës mund të çojë në prediabet dhe shumica e njerëzve me prediabet kanë edhe rezistencë ndaj insulinës”, shpjegon dr. Sydney Blount, endokrinologe në Nebraska Medicine.

    Çfarë ndodh në organizëm dhe ku qëndron dallimi?

    Insulina është hormon që prodhohet nga pankreasi dhe ndihmon glukozën të kalojë nga gjaku në qeliza, ku përdoret për energji.

    Kur zhvillohet rezistenca ndaj insulinës, qelizat nuk reagojnë më aq mirë ndaj këtij hormoni. Për ta kompensuar këtë gjendje, pankreasi prodhon sasi më të mëdha insuline dhe për një periudhë mund ta mbajë sheqerin në gjak brenda vlerave normale.

    Problemi shfaqet kur ky mekanizëm kompensues nuk është më i mjaftueshëm. Glukoza fillon të rritet dhe mund të zhvillohet prediabeti.

    Megjithatë, jo çdo person me rezistencë ndaj insulinës zhvillon domosdoshmërisht prediabet apo diabet. Ecuria varet nga faktorët gjenetikë, pesha trupore, aktiviteti fizik dhe gjendja e përgjithshme metabolike.

    Cilat analiza e zbulojnë prediabetin?

    Prediabeti zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme, prandaj shumë njerëz e zbulojnë rastësisht gjatë analizave rutinë.

    Sipas kritereve të Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), prediabeti mund të identifikohet përmes tri analizave kryesore:

    Glukoza esëll: 5,6–6,9 mmol/L (100–125 mg/dL).
    Hemoglobina e glikuar (HbA1c): 5,7–6,4%, që pasqyron mesataren e sheqerit në gjak gjatë dy deri tre muajve të fundit.
    Testi oral i tolerancës ndaj glukozës (OGTT): 7,8–11,0 mmol/L (140–199 mg/dL), dy orë pas marrjes së 75 gramëve glukozë.

    Këto vlera vlejnë për të rriturit jo shtatzënë. Mjeku vendos nëse nevojitet përsëritja e analizave ose vlerësim shtesë, në varësi të rezultateve dhe faktorëve të rrezikut.

    A mund të dallohet rezistenca ndaj insulinës pa analiza?

    Rezistenca ndaj insulinës shpesh zhvillohet pa simptoma të qarta. Për më tepër, nuk ekziston një analizë e vetme rutinore që e konfirmon me besueshmëri në çdo rast.

    Mjeku vlerëson glukozën, yndyrnat në gjak, perimetrin e belit, tensionin arterial dhe tregues të tjerë metabolikë.

    Një shenjë që mund të lidhet me rezistencën ndaj insulinës është errësimi dhe trashja e lëkurës, veçanërisht në qafë, sqetulla ose palosjet e trupit. Kjo gjendje quhet acanthosis nigricans, por prania e saj nuk e konfirmon vetvetiu diagnozën.

    Kush rrezikon më shumë?

    Rreziku i rezistencës ndaj insulinës dhe prediabetit rritet te personat me mbipeshë, sidomos kur yndyra grumbullohet në zonën e barkut, si dhe te ata që kanë prindër, vëllezër ose motra me diabet të tipit 2.

    Faktorë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme, diabeti gjatë shtatzënisë, sindroma e vezoreve policistike dhe apnea obstruktive e gjumit.

    Rezistenca ndaj insulinës lidhet gjithashtu me tensionin e lartë, çrregullimet e kolesterolit dhe triglicerideve, si dhe sëmundjen metabolike të mëlçisë së yndyrshme.

    Prania e këtyre faktorëve nuk nënkupton se personi ka patjetër prediabet, por është arsye për të diskutuar me mjekun rreth kontrollit të glukozës.

    Ndryshimet që mund ta ulin rrezikun e diabetit deri në 58 për qind

    Lajmi i mirë është se rezistenca ndaj insulinës mund të përmirësohet dhe përparimi nga prediabeti drejt diabetit të tipit 2 shpesh mund të parandalohet ose të vonohet.

    Studimi i njohur amerikan Diabetes Prevention Program tregoi se një program i strukturuar, që kombinonte humbjen e rreth 7 për qind të peshës trupore me të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë, uli shfaqjen e diabetit të tipit 2 me 58 për qind gjatë rreth tre viteve.

    Përfitimi ishte edhe më i madh te pjesëmarrësit mbi 60 vjeç.

    Rekomandimet kryesore përfshijnë ecjen e shpejtë, ushtrimet për forcimin e muskujve, zvogëlimin e peshës së tepërt, konsumimin e perimeve, bishtajoreve, drithërave integrale dhe proteinave cilësore, si dhe kufizimin e pijeve të ëmbëlsuara dhe ushqimeve shumë të përpunuara.

    Gjumi i rregullt, ndërprerja e duhanit dhe trajtimi i apnesë së gjumit janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin metabolik.

    Kur duhet dyshuar se është zhvilluar diabeti?

    Ndryshe nga prediabeti, diabeti mund të shoqërohet me etje të shtuar, urinim të shpeshtë, lodhje, uri të pazakontë, turbullim të shikimit dhe ndonjëherë rënie të pashpjegueshme në peshë.

    Nëse shfaqen këto simptoma, nevojitet kontroll mjekësor dhe matje e glukozës. Megjithatë, diabeti i tipit 2 mund të zhvillohet edhe pa shenja të dukshme.

    Pse zbulimi i hershëm ka kaq shumë rëndësi?

    Glukoza e lartë për një kohë të gjatë mund të dëmtojë enët e gjakut, nervat, veshkat dhe sytë, duke rritur gjithashtu rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

    Por prediabeti nuk është një diagnozë që nënkupton zhvillim të pashmangshëm të diabetit. Për shumë njerëz, ai është një mundësi për të vepruar përpara se të shfaqen komplikimet.

    Mesazhi kryesor është i thjeshtë: sheqeri normal nuk e përjashton rezistencën ndaj insulinës, ndërsa prediabeti nuk do të thotë se diabeti është i pashmangshëm. Kontrollet e rregullta dhe ndryshimet e qëndrueshme të stilit të jetesës mund të bëjnë një ndryshim të madh. /Telegrafi/

  • Tomorrow, Adonis and Dolora Demiri are buried, the family announces a mortar ceremony.

    The Demiri family has announced that Adoni and Dolora Demiri’s funeral ceremony will be held tomorrow, November 3, 2026.

    According to the mortor report, the burial of the deceased will take place after the prayer of escape, at Demaj village cemetery.

    The family has announced that for the time and place of the sight, relatives, friends, and friends will be notified after the funeral ceremony is completed.

    Adonis and Dolora Demiri have passed away on November 1, 2026.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal