Blog

  • Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së

    Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së

    Lista Serbe ka ndryshuar dukshëm gjuhën publike ndaj Bashkimit Evropian. Nga akuzat dhe shprehja e “zhgënjimit të thellë” me veprimet e Brukselit, partia më e madhe e serbëve në Kosovë tani e paraqet veten si partnere të rëndësishme dhe konstruktive të BE-së.

    Më 17 gusht 2026, në një letër drejtuar Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Lista Serbe kishte shprehur pakënaqësi të thellë lidhur me zhvillimet rreth hapjes së Urës së Ibrit.

    Kjo parti kishte deklaruar se ishte “thellësisht e zhgënjyer” me veprimet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga Brukseli të merrte përgjegjësi për zhvillimet dhe pasojat e mundshme të hapjes së urës.

    Në atë kohë, Lista Serbe kishte vënë në pikëpyetje edhe rolin e Bashkimit Evropian në procesin e dialogut, duke kërkuar që BE-ja të mos mjaftohej vetëm me deklarata shqetësimi, por të mbante përgjegjësi për situatën në terren.

    Megjithatë, në muajt pasues, komunikimi i kësaj partie me përfaqësuesit evropianë mori një ton më diplomatik.

    Në takimet me zyrtarët e BE-së, Lista Serbe vazhdoi të kërkonte angazhim më të madh për pozitën e komunitetit serb, por pa përdorur të njëjtën gjuhë konfrontuese.

    Ndryshimi i tonit u bë edhe më i dukshëm të hënën, më 2 nëntor, pas takimit të kryetarit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq, dhe zëvendësit të tij, Srgjan Popoviq, me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Dirk Shubel.

    Në komunikatën e publikuar pas takimit, Lista Serbe tha se ishte diskutuar për raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për progresin e Kosovës, pozitën e serbëve dhe reformat evropiane.

    Por, ajo që bie veçanërisht në sy është pretendimi i kësaj partie se Bashkimi Evropian e njeh atë si “partner të rëndësishëm dhe konstruktiv”, si në procesin e reformave evropiane, ashtu edhe në jetën politike në Kosovë.

    “Lista Serbe mbetet e përkushtuar ndaj veprimit konstruktiv politik, bashkëpunimit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe përfaqësimit të vazhdueshëm të interesave të popullit serb”, thuhet në komunikatë.

    Kështu, brenda pak muajsh, Lista Serbe kaloi nga deklaratat e zhgënjimit të thellë me Bashkimin Evropian dhe kërkesat për përgjegjësi ndaj Brukselit, te paraqitja e vetes si partnere konstruktive e tij.

  • Reflexor How is hiding heroin in legitimate goods described in the Prosecution file

    The hearings included in the detention request cite reflections, measurement tools, soda, vacuum and 82kg of heroin seized in the case known as the Reflexor

    Insander newspaper

     Rectors and other legitimate goods are one of the central elements in the description that the Special Prosecutor makes the suspected way of transporting heroin.

    In the request for continued detention, the prosecution claims that several persons suspected admitted heroin to Istanbul, hid it in various packages, and then placed it on trucks carrying legitimate goods towards Kosovo.

    According to the document, drugs in Kosovo were allegedly taken by other persons who carried out the mix and repacking, depending on market demands.

    What is mentioned in conversation?

    In the section related to Onur Viridik, Lorik Tigan and Kenan Brovina, the prosecution mentions tools for measuring heroin strength, vacuum equipment, cutting, soda, buckets and other materials.

    In a communications release of March 7, 2021, a reference to CHA7.5 kg) is read in the document. Other discussions mention soda, water, and the amount of mixer.

    These communications, according to the Prosecutor, are part of a broader picture. They are related to other messages, photographs, vehicles, suspected storage sites, and cases of sequentification.

    But the words of transcripts must be read carefully. A number mentioned in a conversation does not automatically indicate what substance it refers to if it comes to weights, packages, or other material. For this reason, reports of expertise and material evidence that the Prosecution says provides also matter.

    50 pounds [82 kg] of heroin

    The request is said that on February 23rd, 2022, the group described by the Prosecutor’s Office has been seized at 82kg of heroin, hidden in reflection for correction. The document calls this case the Reflexor.

    This claim is presented as the link between Sky ECC communications and a concrete selection. For a full report, the act of sequencing must be verified, the court’s decision in the case of Ryflofctory, laboratory reports and actual status of the procedure.

    The main question is to what extent the transcripts involved in the request are directly related to the selection of 82kg, and to what extent the prosecution is using them only as indications of a broader structure.

    Transport Network

    The prosecution describes a chain starting in Turkey and continues through trucks with legitimate goods. According to her, in some cases reflectives are used, while in other cases vehicles with modified spaces.

    The document also mentions different residences and facilities in Pristina and Hajval, and which the Prosecution names as locations suspected of preservation, mixing, or repacking.

    Operation Broken Sky has become public for the first time on June 3rd 2025, when Kosovo Special Prosecutor and Police announced the arrest of 22 people suspected of involvement in organised criminal groups, narcotics trafficking and money laundering. The operation had been conducted in the Pristina, Prizren, Pec and Gjilan regions, while 47 locations were checked by authorities, according to the announcement. At that stage it was reported on narcotics, cars, money, weapons, electronic equipment and documents, while the investigation was linked to communications in the encrypted Sky ECC app.

    On September 24th 2025, the prosecution announced another expansion of the operation, with seven arrests and raids at 25 locations. According to the announcement released by Insander, people were suspected of participation in organised groups, purchases, possessions, distribution and unauthorized narcotics sales, as well as money laundering. Over a pound of cocaine, 11 thousand euros, 34 cars, seven weapons and documents with false identities were reported. Authorities said the operation was supported by co-operation with Belgium, France, the Netherlands and EUROOPOL.

    In June 2026, Insander published that the file was expanded to other people, including Mentor Imam and Prince Dobros. According to documents provided by Inseder, Imam was linked by the Prosecution to a load of 83.5kg of heroin seized in February 2022 in Han, Elez, in a truck carrying electric heaters from Turkey to Pristina. The same report said that special Prosecution investigations relied on encrypted communications from Sky ECC and that the network was suspected of international narcotics trafficking and money laundering.

    The Special Prosecutor’s request of October 27th 2026 for continuing custody presents a new phase of this investigation. It mentions transcripts of Sky ECC, electronic equipment screening reports, financial evidence, wealth, vehicles, sequentials and requirements for international judicial co-operation. The prosecution says the investigations have not yet been completed and that Sky ECC communications are connecting with other evidence.

    Rexhep Nikqi, Arian Krasniqi, Abbedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vucetaj, Erduan Ismajli, Shemsi Bahtiri, Andy Vokshi, Blerim Sharapoli, Elez Elez Elez, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onurgdik, Lori Tikan, Ken Kaovina, Brhraman Kahraman Kahramo Akljeni, Yrytji and Ljaft.

    In September 2025, Thursdays, Argend/Ardgent Qupewe, Arben Quevai, Albin Qupewe, Ekrem Bajrami, Visar Muriqi, Astrit Kazmi and Fatmir Mujaj were arrested.

    Arrested earlier and released on bail are Armend Ismajli, Edin Berisha and Lorik Tigani each, according to the decision reported on September 3, 2026.

    Publicly identified as under investigation, without confirmed arrest there are Prince Dobroshi, Mentor Imam, Mergim Demiri, Erduan Vokshi, Egemen Vokshi, Shenasi Loha, Xhevat Vucetaj/Dzed Prelvukaj, Ragip Ahmetaj, Necedjaj, Fadil Baleci, Fuad Hajdari, Agim Hadferi, Hajin Hajrid Habball, Besart Bektet Bekim and Lulzim.

    Among the 22 people arrested in the first wave of Operation Broken Sky was Rifat Vucetaj, the father of Albina Vucetaj’s judge, and Xhavit Vucetaj, his brother, was mentioned in the same report concerning the raid on the Vucetaj family. Even Rifat Vucetaj was later released on bail from the Special Department of the Foundation Court in Pristina, until, in this case, the trial of the preliminary procedure is the Shyti Confrontation. 

    Source Layer: Insander

  • “Reflektori” | Si përshkruhet në dosjen e Prokurorisë fshehja e heroinës në mallra të ligjshme

    “Reflektori” | Si përshkruhet në dosjen e Prokurorisë fshehja e heroinës në mallra të ligjshme

    “Reflektori” | Si përshkruhet në dosjen e Prokurorisë fshehja e heroinës në mallra të ligjshme

    Përgjimet e përfshira në kërkesën për paraburgim përmendin reflektorë, mjete matëse, sodë, vakum dhe 82 kilogramë heroinë të sekuestruar në rastin e njohur si “Reflektori”

    Gazeta Insajderi

     Reflektorët dhe mallrat e tjera të ligjshme janë një nga elementet qendrore në përshkrimin që Prokuroria Speciale i bën mënyrës së dyshuar të transportimit të heroinës.

    Në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit, Prokuroria pretendon se disa persona të dyshuar e pranonin heroinën në Stamboll, e fshihnin në paketime të ndryshme dhe më pas e vendosnin në kamionë që transportonin mallra të ligjshme drejt Kosovës.

    Sipas dokumentit, në Kosovë droga dyshohet se merrej nga persona të tjerë, të cilët kryenin përzierjen dhe ripaketimin në varësi të kërkesave të tregut.

    Çfarë përmendet në biseda?

    Në pjesën që lidhet me Onur Vizdikun, Lorik Tiganin dhe Kenan Brovinën, Prokuroria përmend mjete për matjen e forcës së heroinës, pajisje për vakum, prerës, sodë, kova dhe materiale të tjera.

    Në një komunikim të datës 7 mars 2021, në dokument lexohet një referencë për “7.5 kg”. Në biseda të tjera përmenden soda, uji dhe sasia e përzierësit.

    Këto komunikime, sipas Prokurorisë, janë pjesë e një tabloje më të gjerë. Ato lidhen me mesazhe të tjera, fotografi, automjete, vende të dyshuara të magazinimit dhe rastet e sekuestrimit.

    Por fjalët e transkripteve duhet të lexohen me kujdes. Një numër i përmendur në një bisedë nuk tregon vetvetiu se çfarë substance i referohet, nëse bëhet fjalë për kilogramë, paketime apo material tjetër. Për këtë arsye, rëndësi kanë edhe raportet e ekspertizës dhe provat materiale që Prokuroria thotë se i ka siguruar.

    82 kilogramë heroinë

    Në kërkesë thuhet se më 23 shkurt 2022, grupit të përshkruar nga Prokuroria i janë sekuestruar 82 kilogramë heroinë, e fshehur në reflektorë për ndreqje. Dokumenti e quan këtë rast “Reflektori”.

    Ky pretendim paraqitet si lidhje mes komunikimeve të Sky ECC dhe një sekuestrimi konkret. Për një raportim të plotë duhet të verifikohet akti i sekuestrimit, vendimi gjyqësor për rastin “Reflektori”, raportet laboratorike dhe statusi aktual i procedurës.

    Pyetja kryesore është se në çfarë mase transkriptet e përfshira në kërkesë lidhen drejtpërdrejt me sekuestrimin e 82 kilogramëve dhe në çfarë mase Prokuroria po i përdor ato vetëm si tregues të një strukture më të gjerë.

    Rrjeti i transportit

    Prokuroria përshkruan një zinxhir që nis në Turqi dhe vazhdon përmes kamionëve me mallra të ligjshme. Sipas saj, në disa raste përdoren reflektorë, ndërsa në raste të tjera automjete me hapësira të modifikuara.

    Në dokument përmenden edhe banesa dhe ambiente të ndryshme në Prishtinë e Hajvali dhe të cilat Prokuroria i cilëson si vende të dyshuara për ruajtje, përzierje ose ripaketim.

    Operacioni “Qielli i Thyer” është bërë publik për herë të parë më 3 qershor 2025, kur Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan për arrestimin e 22 personave të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje parash. Operacioni ishte zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa sipas njoftimit të autoriteteve ishin kontrolluar 47 lokacione. Në atë fazë u raportua për sekuestrimin e narkotikëve, veturave, parave, armëve, pajisjeve elektronike dhe dokumenteve, ndërsa hetimi lidhej me komunikimet në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC.

    Më 24 shtator 2025, Prokuroria njoftoi për një zgjerim tjetër të operacionit, me shtatë arrestime dhe kontrolle në 25 lokacione. Sipas njoftimit të publikuar nga Insajderi, personat dyshoheshin për pjesëmarrje në grup të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për pastrim parash. Në këtë valë u raportua për sekuestrimin e më shumë se gjysmë kilogrami kokainë, 11 mijë eurove, 34 veturave, shtatë armëve dhe dokumenteve me identitete të rreme. Autoritetet thanë se operacioni ishte mbështetur nga bashkëpunimi me Belgjikën, Francën, Holandën dhe EUROPOL-in.

    Në qershor 2026, Insajderi publikoi se dosja ishte zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë Mentor Imamin dhe Princ Dobroshin. Sipas dokumenteve të siguruara nga Insajderi, Imami ishte lidhur nga Prokuroria me një ngarkesë prej 83.5 kilogramësh heroinë, të sekuestruar në shkurt 2022 në Han të Elezit, në një kamion që transportonte ngrohës elektrikë nga Turqia drejt Prishtinës. Në të njëjtin raportim u tha se hetimet e Prokurorisë Speciale mbështeteshin në komunikime të koduara të Sky ECC dhe se rrjeti dyshohej për trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe shpëlarje parash.

    Kërkesa e Prokurorisë Speciale e datës 27 tetor 2026 për vazhdimin e paraburgimit paraqet një fazë të re të këtij hetimi. Në të përmenden transkripte të Sky ECC, raporte të ekzaminimit të pajisjeve elektronike, prova financiare, pasuri, automjete, sekuestrime dhe kërkesa për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Prokuroria thotë se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se komunikimet e Sky ECC po ndërlidhen me prova të tjera.

    Për këtë rast në qershor 2025 u arrestuan Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismajli, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.

    Në shtator 2025 pastaj u arrestuan edje  Arxhend/Argjent Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Ekrem Bajrami, Visar Muriqi, Astrit Kazmi dhe Fatmir Mujaj.

    Të arrestuar më herët dhe të liruar me dorëzani janë Armend Ismajli, Edin Berisha dhe Lorik Tigani – 10 mijë euro secili, sipas vendimit të raportuar më 3 shtator 2026.

    Të identifikuar publikisht si nën hetime, pa arrestim të konfirmuar janë edhe  Princ Dobroshi, Mentor Imami, Mërgim Demiri, Erduan Vokshi, Egemen Vokshi, Shenasi Loha, Xhevat Vuçetaj/Dzevad Prelvukaj, Ragip Ahmetaj, Nekë Përgjegjaj, Fadil Baleci, Fuad Hajdari, Agim Hoti, Mustafë Hajdini, Hajridin Habiballar, Besart Bekteshi dhe Lulzim Halimi.

    Në mesin e 22 personave të arrestuar në valën e parë të operacionit ‘Qielli i Thyer’ ishte edhe Rifat Vuçetaj që  është babai i gjyqtares së Albina Vuçetaj, ndërsa Xhavit Vuçetaj, vëllai i tij, u përmend në të njëjtin raportim lidhur me bastisjen në familjen Vuçetaj. Edhe Rifat Vuçetaj më vonë u lirua me dorëzani nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, derisa në këtë rast, gjyqtar i procedurës paraprake është Kushtrim Shyti. 

    Burimi: Insajderi

  • AUV asgjëson 5.5 tonë misër të kontaminuar, mbi 3.2 tonë në Fushë Kosovë

    AUV asgjëson 5.5 tonë misër të kontaminuar, mbi 3.2 tonë në Fushë Kosovë

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5 mijë e 560 kilogramë misër të importuar nga Serbia, pasi në të është konstatuar prania e aflatoksinës B1 mbi kufijtë e lejuar. Prej kësaj sasie, 3 mijë e 270 kilogramë janë asgjësuar në Fushë Kosovë.

    Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, asgjësimi i kësaj sasie është bërë në kompaninë “Agro Com”, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

    Aflatoksina B1 është substancë toksike që mund të paraqesë rrezik për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve, nëse hyn në zinxhirin ushqimor.

    Komuna e Fushë Kosovës u ka bërë thirrje fermerëve dhe tregtarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë blerjes dhe përdorimit të ushqimit për kafshë, duke verifikuar origjinën dhe cilësinë e produkteve.

    Mbrojtja e shëndetit publik dhe siguria ushqimore mbeten përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve. /Telegrafi/

  • Para tragjedisë në Gjilan, si përfundoi foshnja në kujdesin e Adonis Demirit?

    Para tragjedisë në Gjilan, si përfundoi foshnja në kujdesin e Adonis Demirit?

    Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton e kishte trajtuar Adonis Demirin vetëm në cilësinë e prindit biologjik, pasi ai kishte kërkuar që të merrte në kujdes vajzën e tij tre muajshe, e cila ishte braktisur nga nëna në Spitalin e Gjilanit.

    Duke folur në Debat Plus, Zymberi tha se Adonisi kishte paraqitur kërkesë me shkrim për ta marrë fëmijën në kujdes prindëror dhe se gjatë paraqitjes në QPS, së bashku me dy prindërit dhe motrën e tij, nuk ishte vërejtur ndonjë shqetësim apo çrregullim psikik.

    “Adonisi kur është paraqitur, me dy prindërit dhe motrën e vet, ka qenë në gjendje normale dhe nuk është vërejtur dhe nuk kemi pasur as edhe një shënim që ka pasur shqetësime apo çrregullime psikike”, deklaroi Zymberi.

    Ai theksoi se procedura për prindin biologjik ndryshon nga ajo e adoptimit apo kujdestarisë, duke shtuar se Qendra për Punë Sociale nuk ka një databazë që do t’i mundësonte të identifikonte nëse një person është i përfshirë në vepra penale.

    “Kur kemi të bëjmë me prindin biologjik, është një procedurë tjetër me adoptimin apo kujdestarinë. Adonisi ka qenë prind që ka kërkuar kujdesin prindëror. Dhe ne si qendër nuk kemi një databazë e cila na tregon se një person mund të jetë i përfshirë në krime të çfarëdo natyre”, tha ai në Debat Plus.

    Deklaratat e Zymberit vijnë pas konfirmimit të Gjykatës Themelore në Gjilan për Dukagjinin se Adonis Demiri, 27-vjeçari që u vra më 1 nëntor në fshatin Demiraj bashkë me vajzën e tij tre muajshe, ishte dënuar më herët për kanosje ndaj të fejuarës.

    Sipas përgjigjes së gjykatës, më 17 qershor 2026, Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë e kishte dënuar Demirin me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes. Me pëlqimin e tij, dënimi ishte zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh.

    Po ashtu, gjykata ka bërë të ditur se në prill të vitit 2026, Demiri kishte qëndruar për dy muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur kokainë. Sipas gjykatës, eksperti psikiatër kishte rekomanduar dërgimin e tij në këtë institucion për shkak të varësisë nga substancat narkotike.

    Në bazë të dispozitave ligjore për kryerësit me çrregullime mendore, gjykata i kishte shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

    I pyetur nëse e kishte menduar dorëheqjen pas rastit, Zymberi tha se nuk e kishte menduar një gjë të tillë.

    Ndërkohë, sipas dosjes së Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë në Demiraj, dyshimet për vdekjen e Adonis Demirit dhe foshnjës së tij lidhen me një konflikt brenda familjes. Për rastin është caktuar një muaj paraburgim ndaj babait të tij, B.D., i cili dyshohet për vrasje të rëndë.

    – YouTube youtu.be

  • Professionals today? Faithful R. Berisha for changes in police: You can’t erase your career overnight!

    Changes to the leading structures of the Kosovo Police have sparked reactions and debates, while lawyer Besnik R. Berisha has come up with a clear stance: Police need deep reforms, but changes in positions should not serve as reasons for lynching and political labelling of officials who have built their careers over the years.

    Police are state, not power. Reforms are necessary, links are not!

    According to him, Kosovo Police need reforms that go beyond replacing names in leadership positions, for more professionalism, meritocracy and institutional responsibility.

    Not every change is necessarily reform, as not every appointment is evidence of political influence, he stressed.

    Berisha has rejected the immediate labeling of new leaders as people of power, remembering that many of them have exercised important tasks long before the coming of the current government.

    We can’t recognize people’s professionalism for years and deny them overnight just because they took a position during the mandate of a government that we don’t like, it has been expressed.

    He has stressed that this does not imply unconditional support for any appointment. Rather, any decision must be submitted to the criteria of legitimacy, merit and integrity, while allegations based on political influence must be investigated.

    Berisha has called for leaders to be required results and accountability, rather than being tried in advance according to political perceptions.

    We can’t ask for police depoliticisation, while we judge the police ourselves through policy prism, he wrote.

    According to Berisha, the gap between legal criticism of power and injustice against the individual is essential for a responsible public debate.

    He has recalled that Kosovo police are the republic’s institution, built with the contribution of thousands of officials over the years, and cannot be identified with any government.

    Governments are temporary, while the institutions are of the Republic, Berisha has stressed.

    The response has concluded with a message about the importance of principles, especially when they require the protection of people with whom we disagree politically:

    Justice does not testify when we are applauded, but when we have the courage to defend it when it costs us. After all, the principles that change according to humans and governments are not principles. They’re interests! )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Dje profesionistë, sot njerëz të pushtetit?” – Besnik R. Berisha për ndryshimet në Polici: Nuk mund t’ua fshini karrierën brenda natës!

    “Dje profesionistë, sot njerëz të pushtetit?” – Besnik R. Berisha për ndryshimet në Polici: Nuk mund t’ua fshini karrierën brenda natës!

    “Dje profesionistë, sot njerëz të pushtetit?” – Besnik R. Berisha për ndryshimet në Polici: Nuk mund t’ua fshini karrierën brenda natës!

    Ndryshimet në strukturat udhëheqëse të Policisë së Kosovës kanë nxitur reagime dhe debate, ndërsa avokati Besnik R. Berisha ka dalë me një qëndrim të qartë: Policia ka nevojë për reforma të thella, por ndryshimet në pozita nuk duhet të shërbejnë si arsye për linçimin dhe etiketimin politik të zyrtarëve që kanë ndërtuar karrierën e tyre ndër vite.

    “Policia është e shtetit, jo e pushtetit. Reformat janë të domosdoshme, linçimet jo!”, ka deklaruar Berisha, duke kërkuar më shumë maturi, objektivitet dhe drejtësi në vlerësimin e ndryshimeve.

    Sipas tij, Policia e Kosovës ka nevojë për reforma që shkojnë përtej zëvendësimit të emrave në pozita udhëheqëse, për më shumë profesionalizëm, meritokraci dhe përgjegjësi institucionale.

    “Jo çdo ndryshim është domosdoshmërisht reformë, sikurse jo çdo emërim është dëshmi e ndikimit politik”, ka theksuar ai.

    Berisha ka kundërshtuar etiketimin e menjëhershëm të drejtuesve të rinj si njerëz të pushtetit, duke kujtuar se shumë prej tyre kanë ushtruar detyra të rëndësishme shumë kohë përpara ardhjes së qeverisë aktuale.

    “Nuk mund t’ua njohim njerëzve profesionalizmin për vite të tëra dhe t’ua mohojmë brenda natës, vetëm pse kanë marrë një pozitë gjatë mandatit të një qeverie që nuk na pëlqen”, është shprehur ai.

    Ai ka theksuar se kjo nuk nënkupton mbështetje pa kushte për asnjë emërim. Përkundrazi, çdo vendim duhet t’u nënshtrohet kritereve të ligjshmërisë, meritës dhe integritetit, ndërsa dyshimet e bazuara për ndikim politik duhet të hetohen.

    Berisha ka bërë thirrje që drejtuesve t’u kërkohen rezultate dhe llogaridhënie, në vend që të gjykohen paraprakisht sipas perceptimeve politike.

    “Nuk mund të kërkojmë depolitizimin e Policisë, ndërkohë që vetë i gjykojmë policët përmes prizmit të politikës”, ka shkruar ai.

    Sipas Berishës, dallimi mes kritikës së ligjshme ndaj pushtetit dhe padrejtësisë ndaj individit është thelbësor për një debat të përgjegjshëm publik.

    Ai ka rikujtuar se Policia e Kosovës është institucion i Republikës, i ndërtuar me kontributin e mijëra zyrtarëve ndër vite, dhe nuk mund të identifikohet me asnjë qeveri.

    “Qeveritë janë të përkohshme, ndërsa institucionet janë të Republikës”, ka theksuar Berisha.

    Reagimin e ka përmbyllur me një mesazh për rëndësinë e parimeve, veçanërisht kur ato kërkojnë mbrojtjen e njerëzve me të cilët nuk pajtohemi politikisht:

    “Drejtësia nuk dëshmohet kur na duartrokasin, por kur kemi guximin ta mbrojmë edhe atëherë kur na kushton. Fundja, parimet që ndryshojnë sipas njerëzve dhe pushteteve nuk janë parime. Janë interesa!”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Following recent Kosovo murders, Ramabaja cites Switzerland as an example: Phenomenes That Happen to Each Country

    Analyst Sadri Ramabaja has said that for recent murders within the family and cases of domestic violence in Kosovo there are political responsibilities, but has estimated that such phenomena occur in other states as well.

    Commenting on recent cases in Dabbat Plus, Ramabaja has cited Switzerland as an example, saying that even in this developed state, murders of this nature occur.

    There is political responsibility, but these are nature phenomena that happen to every country. Within a state like Switzerland you have almost every two weeks of this nature, Ramaba has declared.

    In recent days Kosovo is facing concerns after recent cases of murder and violence within the family.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Pas vrasjeve të fundit në Kosovë, Ramabaja përmend Zvicrën si shembull: Fenomene që i ndodhin secilit vend

    Pas vrasjeve të fundit në Kosovë, Ramabaja përmend Zvicrën si shembull: Fenomene që i ndodhin secilit vend

    Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se për vrasjet e fundit brenda familjes dhe rastet e dhunës në familje në Kosovë ka edhe përgjegjësi politike, por ka vlerësuar se fenomene të tilla ndodhin edhe në shtetet e tjera.

    Duke komentuar rastet e fundit në Debat Plus, Ramabaja ka përmendur Zvicrën si shembull, duke thënë se edhe në këtë shtet të zhvilluar ndodhin vrasje të kësaj natyre.

    “Përgjegjësi politike ka, por këto janë fenomene të natyrës që i ndodhin secilit vend. Brenda një shteti siç është Zvicra i ke gati çdo dy javë të kësaj natyre”, ka deklaruar Ramabaja.

    Gjatë ditëve të fundi Kosova po përballet me shqetësime pas rasteve të fundit të vrasjeve dhe dhunës brenda familjes.

     

    Burimi: Dukagjini

  • 63 milionë euro dhe një sezon zhgënjyes: PSG më në fund sheh dritë te mbrojtësi

    63 milionë euro dhe një sezon zhgënjyes: PSG më në fund sheh dritë te mbrojtësi

    Paris Saint-Germain po fillon të shohë shenja pozitive nga Illia Zabarnyi, i cili pas një sezoni të parë të vështirë në Francë duket se po përshtatet gjithnjë e më mirë me skuadrën.

    Klubi francez investoi 63 milionë euro për ta transferuar mbrojtësin ukrainas nga Bournemouth në verën e vitit 2025, duke e konsideruar atë një përforcim afatgjatë për qendrën e mbrojtjes dhe një pasardhës të mundshëm të Marquinhos.

    Megjithatë, sipas Le Parisien, Zabarnyi e pati të vështirë që gjatë sezonit të tij të parë në Paris të përsëriste formën që kishte treguar në Angli. Paraqitjet jo të qëndrueshme dhe minutat e kufizuara në ndeshjet e rëndësishme ngritën pikëpyetje për aftësinë e tij për t’u bërë shpejt partner i rregullt i Marquinhos në qendër të mbrojtjes.

    telegrafi.com

    Në përfundim të sezonit të parë, trajneri Luis Enrique dhe drejtori sportiv Luis Campos thuhet se e pranuan se mbrojtësi kishte pasur një fillim të vështirë. Megjithatë, transferimi i tij ishte planifikuar si një projekt afatmesëm dhe afatgjatë, ndërsa kontrata e ukrainasit me PSG-në është e vlefshme deri në vitin 2030.

    Pavarësisht kësaj, paraqitjet e tij të para nuk e bindën vazhdimisht stafin teknik se ishte gati të merrte më shumë përgjegjësi në qendër të mbrojtjes. Marquinhos vazhdoi të ishte zgjedhja e preferuar për ndeshjet e rëndësishme, ndërsa Zabarnyi punonte për t’u përshtatur me kërkesat taktike të Luis Enriques.

    Mbrojtësi ukrainas po merr mbështetje të konsiderueshme në këtë proces. Luis Enrique e konsideron qendrën e mbrojtjes një nga pozicionet më kërkuese në sistemin e tij taktik dhe, sipas raportimeve, ka kaluar kohë duke i shpjeguar Zabarnyit filozofinë e tij.

    Edhe Marquinhos dhe Willian Pacho po e ndihmojnë gjatë stërvitjeve, duke i dhënë këshilla për pozicionimin dhe mënyrën se si duhet të mbulojë hapësirat në fazën e mbrojtjes.

    Paraqitjet e fundit kanë sjellë më shumë optimizëm në kampin parisien. Një paraqitje pozitive kundër Barcelonës dhe një tjetër solide ndaj Lyonit kanë treguar se Zabarnyi mund të jetë duke bërë hapa përpara. Megjithatë, ai duhet ta ruajë këtë nivel në mënyrë të vazhdueshme për të fituar besimin e plotë të stafit teknik.

    Përshtatja e tij në Paris nuk është ndikuar vetëm nga futbolli. Sipas Le Parisien, mbrojtësi ka kaluar periudha të vështira edhe jashtë fushës, pasi lufta në Ukrainë ka ndikuar rëndë në jetën e tij të përditshme.

    Megjithatë, ukrainasi tashmë duket më i qetë dhe më i integruar në dhomën e zhveshjes së PSG-së dhe në ambientin e përgjithshëm të klubit, raporton gazeta franceze. /Telegrafi/