Blog

  • Von Croamon welcomes Students List decision not to co-operate with Serbian List

    Eurodeputta Violet von Croamon has welcomed the news that the Student List, which has won the elections in Serbia, will not co-operate politically with the Serbian List in Kosovo.

    Through a reaction on the X platform, von Cromon has described this development as a significant political change.

    It’s definitely a big change. Let’s see how this can affect the overall relations between Kosovo and Serbia. But it sounds promising, she wrote.

    The eurodeput’s reaction comes after reports that the Students’ List will not have political co-operation with the Serbian List, which governs in ten majority Serb municipalities in Kosovo.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Von Cramon mirëpret vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe

    Von Cramon mirëpret vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe

    Von Cramon mirëpret vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe

    Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, nuk do të bashkëpunojë politikisht me Listën Serbe në Kosovë.

    Përmes një reagimi në platformën X, von Cramon e ka cilësuar këtë zhvillim si një ndryshim të rëndësishëm politik.

    “Patjetër që është një ndryshim i madh. Le të shohim se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por tingëllon premtuese”, ka shkruar ajo.

    Reagimi i eurodeputetes vjen pas raportimeve se Lista e Studentëve nuk do të ketë bashkëpunim politik me Listën Serbe, e cila qeveris në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu: RTK Must Have Sustainable, Independent Finance

    The Speaker of the Parliament, Albulen Haxhiu, has said it is time to start discussions for a stable model of funding Kosovo Radio Television, which will not make the public broadcaster dependent on the executive.

    It has stated it is open to meet with RTK management, experts and the relevant parliamentary commission to discuss the issue.

    I think the challenges Kosovo Radio Television has overcome are serious. And I think that in relation to the same ones there should be attention from the Republic of Kosovo’s Parliament. I think management, board, RTK would generally need either the Parliament along with them, or they along with the Assembly and field experts to speak broadly about the sustainable financing of Kosovo Radio Television. You mentioned the budget sharing issue RTK must depend on the Government to function. I think it’s time for the end to continue extensive discussions in relation to the financing of Kosovo Radio Television. So I think it’s wrong for RTK to depend on institutions, in this case the executive. You know that every time we’ve been, especially in the last two years in election processes, RTK employees are left without pay. And it has taken government decisions again to get the salaries that are due to RTK staff. So I’m very open to meet with RTK management, with experts, with the relevant commission here and start discussions on RTK funding. A stable financing that does not even bring about executive dependence. Over the next few days, of course, we will have more detailed meetings with responsible persons, but as Speaker of the Parliament I certainly support that the RTK financing be done by other aspects and not to be dependent on the Government. Therefore, sustainable financing and editorial independence are our goals and I think we should work together in this direction, she told RTK.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Haxhiu: RTK-ja duhet të ketë financim të qëndrueshëm dhe të pavarur

    Haxhiu: RTK-ja duhet të ketë financim të qëndrueshëm dhe të pavarur

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se është koha që të nisin diskutimet për një model të qëndrueshëm të financimit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili nuk do ta bëjë transmetuesin publik të varur nga ekzekutivi.

    Ajo ka deklaruar se është e hapur të takohet me menaxhmentin e RTK-së, ekspertët dhe komisionin përkatës parlamentar për të diskutuar këtë çështje.

    “Mendoj që sfidat që Radio Televizioni i Kosovës, Radio Televizioni Publik i ka kaluar janë serioze. Dhe mendoj që në raport me të njëjtat duhet të ketë edhe vëmendje nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mendoj që menaxhmenti, bordi, RTK-ja në përgjithësi do të duhej që ose Kuvendi bashkë me ta, ose ata bashkë me Kuvendin e me ekspertë të fushës të flasin gjerë mbi financimin e qëndrueshëm të Radio Televizionit të Kosovës. Ju e përmendët çështjen e ndarjes së buxhetit që RTK-ja duhet të varet nga Qeveria për të funksionuar. Unë mendoj që është koha e fundit që të vijojnë diskutimet e gjera në raport me financimin e Radio Televizionit të Kosovës. Pra mendoj që është e gabuar që RTK-ja të varet nga institucionet, në këtë rast nga ekzekutivi. Ju e dini që sa herë ne kemi qenë, sidomos gjatë dy viteve të fundit në procese zgjedhore, punonjësit e RTK-së kanë mbetur pa paga. Dhe është dashur prapë vendime të Qeverisë për të marrë pagat që ju takojnë stafit të RTK-së. Prandaj unë jam shumë e hapur që të takohem edhe me menaxhmentin e RTK-së, me ekspertët, me komisionin përkatës këtu dhe të fillojmë diskutimet e financimit të RTK-së. Një financim i qëndrueshëm që edhe nuk sjell varësi nga ana e ekzekutivit. Gjatë ditëve në vijim, natyrisht që do të kemi takime më të detajuara me personat përgjegjës, por si Kryetare e Kuvendit padyshim që mbështes pra që financimi i RTK-së të bëhet nga aspekte të tjera dhe jo që të ketë varësi nga ana e Qeverisë. Prandaj financimi i qëndrueshëm dhe pavarësia editoriale janë synimet tona dhe mendoj që bashkarisht duhet të punojmë në këtë drejtim’, tha ajo për RTK.

     

    Burimi: RTKLive

  • Irani nis negociatat me SHBA-në për të shmangur shpërthimin e një luftë të re

    Irani nis negociatat me SHBA-në për të shmangur shpërthimin e një luftë të re

    Teherani konfirmoi të hënën se po zhvillon bisedime të tërthorta dhe intensive me Uashingtonin me qëllim shmangien e një raundi të ri sulmesh ushtarake amerikane, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi deklaruan se Irani është i gatshëm të rihapë ngushticën e Hormuzit — korridorin kyç të energjisë — brenda dy ditëve, me kusht që SHBA të plotësojë kërkesat e Teheranit.

    Ministri i Jashtëm Araghchi bëri me dije se Katari dhe Pakistani po luajnë një rol shumë aktiv si ndërmjetësues në këtë proces.

    Paralelisht, Kina ka bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm në tryezën e negociatave, ndërsa shefi i sigurisë kombëtare të Iranit ka diskutuar zhvillimet e konfliktit me Presidentin rus Vladimir Putin.

    Teherani shprehet i gatshëm të zbatojë planin e rihapjes së ngushticës me kusht që SHBA të pranojë kërkesat e tij, të cilat përfshijnë dhënien fund të luftës në të gjitha frontet, heqjen e sankcioneve mbi naftën dhe zhbllokimin e aseteve iraniane.

    Sipas zëdhënësit Baghaei, ky propozim dëshmon një “qasje me besim të mirë” nga ana e Iranit për të rivendosur sigurinë në rajon.

    Sinjalet pozitive diplomatike solli një reagim të menjëhershëm në tregje. Çmimet e naftës, të cilat patën një rritje të hovshme pas bllokimit të ngushticës nga Irani, pësuan një rënie prej më shumë se 6% të hënën, për shkak të shpresave për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund konfliktit 8-mujor.

    Kjo kthesë diplomatike vjen në një moment kritik përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, ku pakënaqësia e votuesve ndaj konfliktit dhe rritjes së çmimeve të karburantit po rëndon mbi republikanët e Donald Trump.

    Ndërsa Zëvendëspresidenti iranian Mohammad Reza Aref i cilësoi mesazhet e SHBA-së si “pranim të fitores” së Teheranit, Presidenti Trump ruajti tonet e ashpra gjatë një tubimi elektoral, duke paralajmëruar se në një moment SHBA-ja mund të përdorë përsëri forca të ashpra ushtarake.

    Burimi: RTKLive

  • Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

    Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

    Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

    Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar ceremoninë e varrimit për dy viktimat.

    Nga kjo ngjarje që ndodhi të dielën, 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe janë gjetur pa shenja jete, derisa si i dyshuar është arrestuar babai i të riut, Brahim Demiri 65-vjeçar, ndaj të cilit sot është caktuar masa e paraburgimit.

    Familjarët kanë njoftuar se varrimi për dy viktimat do të mbahet nesër.

    “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndërruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri. Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më datë 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Për kohën dhe vendin e të pamës, të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të njoftohen pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Ndryshe, Demiri dyshohet se e ka privuar nga jeta të birin e tij dje në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, ndërsa mbesa e tij, vajza tremuajshe e tashmë ndjerit, ishte gjetur po ashtu pa shenja jete. /Klankosova.tv

  • Resuli përmend protagonistët, Rudina befason me komentin për Bejtën!

    Resuli përmend protagonistët, Rudina befason me komentin për Bejtën!

    Resuli përmend protagonistët, Rudina befason me komentin për Bejtën!

    Gjatë Prime-it të dytë të Big Brother VIP Kosova 5, opinionisti Resul Sinani ka komentuar se, sipas tij, në shtëpi janë 3-4 banorë që mund të konsiderohen protagonistë.

    Ndërkaq, opinionistja Rudina Dembacaj pati një koment ndryshe, duke thënë se në fakt, vëmendjen po e marrin syzet e Bejtës.

  • Kush shkon në nominim të përhershëm, Dioni, Anjeza apo Zoja? (VIDEO)

    Kush shkon në nominim të përhershëm, Dioni, Anjeza apo Zoja? (VIDEO)

    Kush shkon në nominim të përhershëm, Dioni, Anjeza apo Zoja? (VIDEO)

    Sapo ka filluar prime i dytë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova. Por, gjatë prime të kaluar, tre banorë janë zgjedhur nga banorët e tjerë për të shkuar në nominim.

    Dioni, Anjeza dhe Zoja Nushi janë të nominuar për të shkuar në nominim të përhershëm deri në fundin e lojës së tyre.

    Ende mund të votoni pasi që televotimi mbetet i hapur.

    Kush do të jetë në nominim të përhershëm? Si do të ndikojë ky rezultat në dinamikat e lojës? Ndiqeni live në linkun e mëposhtëm!

  • Rudina zbulon diçka për Norën e BBVK5 (VIDEO)

    Rudina zbulon diçka për Norën e BBVK5 (VIDEO)

    Rudina zbulon diçka për Norën e BBVK5 (VIDEO)

    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5, Rudina Dembacaj, ka komentuar sjelljet e banorëve në hapje të Prime-it të dytë.

    Ajo u shpreh se banorët deri më tani janë treguar të ndrojtur dhe të freskët, duke shtuar se ende nuk kanë filluar të luajnë lojën e tyre.

    E pyetur nga prezantuesi Alaudin Hamiti nëse banorët kanë hyrë në shtëpi vetëm për të marrë vëmendje, Rudina përmendi banoren Nora.

    Sipas saj, Nora duket se i ka idetë e qarta për këtë fushë dhe e di mirë se çfarë kërkon nga kjo eksperiencë.

  • Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Prime-in e dytë të Big Brother VIP Kosova 5

    Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Prime-in e dytë të Big Brother VIP Kosova 5

    Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Prime-in e dytë të Big Brother VIP Kosova 5

    Spektakli i Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdon me Prime-in e dytë të këtij edicioni.

    Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin drejtpërdrejt spektaklin, mund ta bëjnë këtë përmes kanalit zyrtar të BBVK-së në YouTube.

    Në linkun më poshtë mund ta ndiqni LIVE transmetimin e spektaklit.