Blog

  • Firefighters in Prizren benefit free urban transport, Totaj distributes folders

    The Prizren municipality has announced that Chairman Shacir Totaj has distributed the folders for subvention of urban transport to the Fire Brigade staff, who will now benefit free transport.

    According to the municipality’s announcement, this subvention is done under the programme for supporting different categories of citizens.

    Also taking advantage of this program are war – torn people and their family members, pensioners, people with special needs, members of the police and the Army, education workers, civil servants, students, and students.

    Mayor Totaj has stressed the importance of supporting those who contribute to the city’s service and categories that need support.

    Gratitude for those serving the city and caring for citizens who need support. Public transportation should be accessible to all, Totaj has declared. /Telegraphy/

  • Zjarrfikësit në Prizren përfitojnë transport urban falas, Totaj shpërndan kartelat

    Zjarrfikësit në Prizren përfitojnë transport urban falas, Totaj shpërndan kartelat

    Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj ka shpërndarë kartelat për subvencionimin e transportit urban për personelin e Brigadës së Zjarrfikësve, të cilët tash e tutje do të përfitojnë transport falas.

    Sipas njoftimit të komunës, ky subvencionim bëhet në kuadër të programit për mbështetjen e kategorive të ndryshme të qytetarëve.

    Përfitues të këtij programi janë edhe personat e dalë nga lufta dhe familjarët e tyre, pensionistët, personat me nevoja të veçanta, pjesëtarët e Policisë dhe Ushtrisë, punëtorët e arsimit, shërbyesit civilë, nxënësit dhe studentët.

    Kryetari Totaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për personat që kontribuojnë në shërbim të qytetit dhe kategoritë që kanë nevojë për përkrahje.

    “Mirënjohje për ata që i shërbejnë qytetit dhe kujdes për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje. Transporti publik duhet të jetë i qasshëm për të gjithë”, ka deklaruar Totaj. /Telegrafi/

  • Ebola shkakton mbi 5.300 viktima në shpërthimin që po përhapet me ritmin më të shpejtë të regjistruar

    Ebola shkakton mbi 5.300 viktima në shpërthimin që po përhapet me ritmin më të shpejtë të regjistruar

    Shpërthimi i fundit i virusit Ebola në Afrikë ka shkaktuar të paktën 5.376 viktima, shumica dërrmuese në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), ndërsa mbi 10 mijë persona janë infektuar që nga muaji maj.

    Sipas Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), virusi është përhapur edhe në vende të tjera të kontinentit. Agjencia i ka konfirmuar agjencisë AFP se nga numri i përgjithshëm i viktimave, 5.372 janë regjistruar në RDK, ndërsa nga dy në Kenia dhe Ugandë.

    Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve kongoleze, të publikuara më 31 tetor, shpërthimi ka infektuar më shumë se 10 mijë persona dhe ka një shkallë vdekshmërie mbi 50 për qind. Kjo e bën atë epideminë e Ebolës me përhapjen më të shpejtë dhe më të gjerë të regjistruar deri më tani.

    Uganda, vend fqinj i Republikës Demokratike të Kongos, kishte regjistruar 20 raste, pothuajse të gjitha te persona që kishin udhëtuar nga RDK-ja, përpara se vendi të shpallej i çliruar nga Ebola në muajin gusht.

    Ndërkohë, në tetor, Kenia raportoi nëntë raste infektimi, duke shënuar herën e parë që vendi konfirmonte raste të virusit Ebola, transmeton Telegrafi.

    Po në të njëjtin muaj, edhe Nigeria, vendi me popullsinë më të madhe në Afrikë, raportoi një rast te një grua 42-vjeçare nga Zvicra, bashkëshorti i së cilës punon në ambasadën e vendit të tij në Abuja. Çifti kishte udhëtuar në Ugandë përpara se të kthehej në shtëpi.

    Shpërthimi aktual shkaktohet nga virusi i rrallë Bundibugyo, për të cilin ende nuk ka vaksinë apo trajtim të miratuar. Ai transmetohet përmes kontaktit me lëngjet trupore të personave të infektuar dhe mund të shkaktojë ethe hemorragjike.

    Ndërkohë, javëve të fundit kanë nisur provat klinike për vaksinën Ervebo, e cila ka dëshmuar efektivitet kundër variantit më të zakonshëm të virusit Ebola, të njohur si Zaire. Megjithatë, kjo vaksinë nuk është e miratuar për mbrojtjen ndaj variantit Bundibugyo që po shkakton shpërthimin aktual. /Telegrafi/

  • President Shiroka Pula meets with OSCE chief in Kosovo, discuss strengthening co-operation

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has hosted O Mission Chief at meeting on Monday The SEU in Kosovo, Ambassador Gerard McGourk.

    During the meeting, McGurk has congratulated Shiroka Pula for taking office in the president, wanting success in fulfilling the mandate.

    According to the announcement, co-operation between Kosovo institutions and the OSCE Mission has been discussed at the meeting.

    President has praised continued O support The SEU in strengthening democratic institutions, rule of law and protection of basic human rights and freedoms.

    It has also stressed the commitment of Kosovo institutions to continuing co-operation with this organisation, with the aim of strengthening democracy, stability and development of the country.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

    Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

    Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur të hënën në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

    Gjatë takimit, McGurk e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e mandatit.

    Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së.

    Presidentja ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

    Ajo ka theksuar gjithashtu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me këtë organizatë, me qëllim të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti warns increased wage cofficiency to 120 euros from July 2027

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has indicated that the draft budget for 2027 envisions the growth of the wage coficiator from 110 to 120 euros, starting next July 1st.

    During the Government meeting, Kurti has announced that for 2027 the 13th salary for public sector employees is expected to be given during the first part of the year.

    According to him, in the first half of the year, the 13th pay will be realised, while from July the rise of the wage cofficiency will take effect.

    Kurti has announced that the wage budget will reach 1 billion and 85m euros, while some 85 thousand employees have been estimated for the public sector.

    He has declared that this amount translates into an average gross annual salary of over 12,000 euros, or over a thousand gross euros a month.

    The prime minister has stressed that rising salaries will continue in the coming years.

    Referring to the 2027 Bill budget, Kurti has announced that it is planned for 4.27 billion euros, about 200m euros more than 2026’s revised budget.

    Of that amount, according to him, 908m euros will be earmarked for direct financing of Kosovo municipalities.

    Kurti has also talked about the country’s economic performance, suggesting that economic growth in the first quarter of this year was 5.4 percent, and in the second quarter 4.1 percent.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

    Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

    Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka njoftuar se për vitin 2027 është paraparë edhe paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila pritet të jepet gjatë pjesës së parë të vitit.

    Sipas tij, në gjysmën e parë të vitit do të realizohet pagesa e 13-të, ndërsa nga korriku do të hyjë në fuqi rritja e koeficientit të pagave.

    Kurti ka bërë të ditur se buxheti për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa për sektorin publik janë llogaritur rreth 85 mijë punonjës.

    Ai ka deklaruar se kjo shumë përkthehet në një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj.

    Kryeministri ka theksuar se rritja e pagave do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

    Duke folur për Projektbuxhetin e vitit 2027, Kurti ka bërë të ditur se ai është planifikuar në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, rreth 200 milionë euro më shumë se buxheti i rishikuar i vitit 2026.

    Nga kjo shumë, sipas tij, 908 milionë euro do të ndahen për financimin e drejtpërdrejtë të komunave të Kosovës.

    Kurti ka folur edhe për performancën ekonomike të vendit, duke bërë të ditur se rritja ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti ishte 5.4 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë 4.1 për qind.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

    Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

    Sadete Zhitia, motra e Afrim Zhitisë, ka folur për jetën dhe personalitetin e tij, në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

    E ftuar në Five në TV Dukagjini, ajo ka thënë se kujtimi për heronjtë nuk duhet të përqendrohet vetëm te akti i rënies së tyre, por edhe te jeta, rruga dhe idealet që i kanë përcjellë deri në atë moment.

    Sipas saj, kujtimi dhe nderimi për heronjtë duhet të shërbejnë edhe si reflektim për atë se çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet në të ardhmen për t’i nderuar me dinjitet.

    “Kur i kujtojmë heronjtë, zakonisht flasim vetëm për aktin sublim të rënies së tyre. Por mendoj që shumë më me vlerë dhe rëndësi është të flasim se si shkuan ata, si ishte rruga dhe jeta e tyre deri te ai akt i dhimbshëm, por edhe i rëndësishëm. Andaj, dua të them që kur i kujtojmë heronjtë, reflektojmë shumë se çfarë bëmë dhe si jemi sot. Mendoj që kujtimi dhe nderimi për heronjtë e kanë këtë porosi: çfarë të bëjmë në të ardhmen, në të sotmen, që t’i kujtojmë me dinjitet”, ka deklaruar Zhitia.

    Ajo ka thënë se Fahri Fazliun nuk e kishte njohur personalisht, ndërsa Afrim Zhitisë ia kujton edhe anën njerëzore, duke e përshkruar si person të ndjeshëm, që e donte familjen dhe miqtë.

    Zhitia ka veçuar edhe qëndrimin e të vëllait për pozitën e gruas shqiptare në atë kohë, duke thënë se ai e shihte luftën për liri përtej largimit të armikut.

    “Fahriun nuk e kam njohur, e njoha vetëm si hero. Kurse Afrimin e kam njohur si njeri dhe ai njeri që ishte atëherë, mendoj që ia vlen t’u them njerëzve sot se, ndër të tjera, ishte ai djalë i ndjeshëm që e donte familjen dhe miqtë. Mbi të gjitha, në këtë situatë të rëndë, dua të them se thoshte: ‘Gruaja është shtylla e shtëpisë, por shtëpia e shqiptarit është shumë e rëndë’. Dhe një nga çështjet kryesore të asaj kohe ka qenë gjendja e gruas shqiptare. Luftën për liri nuk e shihte vetëm si shporrje të armikut, por e shihte si realizim të njeriut, që mund të jetojë i lirë dhe me dinjitet”, ka thënë ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale

    Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt hyn në ditën e gjashtë, kërkohet llogaridhënie institucionale

    Protesta në kërkim të drejtësisë dhe llogaridhënies institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka hyrë në ditën e gjashtë, në Prishtinë, me protestuesit që po kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti.

    Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është trajtimi i femicidit si urgjencë kombëtare, si dhe hetimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

    Ata kërkojnë llogaridhënie nga institucionet e drejtësisë, Policia e Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale, në rast se konstatohet se zyrtarët përkatës nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.

    Po ashtu, protestuesit kërkojnë sigurimin e banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe krijimin e mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave që janë në rrezik.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj nxiti reagime të shumta publike dhe kërkesa për hetimin e përgjegjësisë institucionale.

    Lidhur me këtë rast, Kuvendi i Kosovës ka themeluar edhe një komision hetimor parlamentar, i cili do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve. /Telegrafi/

  • Anija luftarake britanike hap zjarr pranë Ishujve Falkland, në kohën e rritjes së tensioneve me Argjentinën

    Anija luftarake britanike hap zjarr pranë Ishujve Falkland, në kohën e rritjes së tensioneve me Argjentinën

    Një anije patrulluese britanike, e vendosur përgjithmonë në Atlantikun Jugor, ka qëlluar 120 predha me municion të vërtetë në ujërat pranë Ishujve Falkland, gjatë një stërvitjeje ushtarake, në kohën kur po shtohen tensionet mes Londrës dhe Buenos Airesit për këtë arkipelag.

    Anija HMS Medway, e klasit River, e angazhuar për mbrojtjen e ishujve, ka kryer qitjet me topin e saj automatik 30-milimetërsh. Stërvitja u zhvillua gjatë provave detare, me qëllim certifikimin e ekuipazhit për operacione në vijën e parë.

    Ekuipazhi i përshkroi ushtrimet si pjesë të trajnimit rutinë. Në një postim në platformën X, pjesëtarët e anijes shkruan se kishin qëlluar 120 predha dhe se kishin shfrytëzuar rastin për të ushtruar sërish përdorimin e topit automatik 30-milimetërsh, duke theksuar se praktika sjell saktësi.

    Kjo stërvitje vjen pas një sërë manovrash të përbashkëta ushtarake në arkipelag, përfshirë operacionin “Southern Vigilance”. Gjatë tij, anija kishte përdorur mitralozë të rëndë përgjatë skajit të Zonës së Ruajtjes së Ishujve Falkland, si dhe kishte zhvilluar ushtrime së bashku me avionë transportues të Forcave Ajrore Mbretërore dhe Regjimentin e Parashutistëve.

    Forcat Britanike në Ishujt e Atlantikut Jugor i kanë cilësuar këto dislokime si një masë të rëndësishme parandaluese, që synon të dëshmojë përkushtimin e vazhdueshëm të Londrës për mbrojtjen e këtij territori përballë çdo kërcënimi të mundshëm.

    Stërvitjet zhvillohen në një kohë kur Argjentina po intensifikon përpjekjet diplomatike për ishujt, të cilët i quan Malvinas, më shumë se katër dekada pas luftës së vitit 1982, transmeton Telegrafi.

    Nën udhëheqjen e presidentit të djathtë, Javier Milei, zyrtarët argjentinas kanë protestuar vazhdimisht kundër lëvizjeve ushtarake britanike në rajon, duke i cilësuar patrullimet e Mbretërisë së Bashkuar si provokime të paligjshme.

    Tensionet diplomatike janë shtuar edhe për shkak të fushës së naftës “Sea Lion”, që ndodhet në veri të ishujve dhe vlerësohet të përmbajë rreth 1.7 miliardë fuçi naftë. Nxjerrja e saj pritet të nisë në vitin 2028.

    Argjentina ka paraqitur një padi zyrtare në Tribunalin Ndërkombëtar për të Drejtën e Detit në Hamburg, duke kërkuar ndalimin e projektit. Buenos Airesi synon të pengojë shpimet e autorizuara nga Britania dhe ka kërcënuar me sanksione kompanitë energjetike britanike dhe izraelite që marrin pjesë në të.

    Ndërkohë, kryeministri britanik, Andy Burnham, ka deklaruar se do të bëjë “gjithçka që nevojitet” për të mbajtur Ishujt Falkland nën sovranitetin britanik. Ai ka këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë e palëkundur përballë çdo kërcënimi ndaj ishujve dhe se qëndrimi i tij për këtë çështje nuk do të ndryshojë.

    Anija HMS Medway, me një zhvendosje prej rreth 2.000 tonësh, mbetet e vetmja anije e Marinës Mbretërore e vendosur përgjithmonë në këtë rajon.

    Ajo është pjesë e pranisë më të gjerë ushtarake britanike në bazën ajrore RAF Mount Pleasant, ku janë të dislokuar edhe avionët luftarakë Typhoon, sistemet e mbrojtjes ajrore Sky Sabre dhe një njësi e përhershme këmbësorie. /Telegrafi/