Blog

  • Murati: Nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

    Murati: Nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se projektbuxheti për vitin 2027 parasheh pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe rritjen e koeficientit të pagave.

    Në një konferencë për media, Murati deklaroi se nga 1 korriku 2027, koeficienti i pagave për punonjësit që marrin paga nga buxheti i shtetit do të rritet nga 110 në 120.

    “Nga data 1 korrik 2027, punonjësve që marrin paga nga sektori publik, koeficienti i pagave nga 110 u bëhet 120”, deklaroi Murati.

    Këto masa janë pjesë e projektbuxhetit për vitin 2027, të cilin Qeveria e Kosovës e ka prezantuar me vlerë të përgjithshme prej 4.27 miliardë eurosh./Telegrafi/

  • The Milky Association raises concern over the use of palm fat in ovens and pies

    Kosovo Milkies Association ( The SHEC has raised concern about the possible use of palm fat in products sold in ovens and pieries in the country.

    Through a public reaction, the association has asked institutions responsible to verify whether palm fat is being used in these products instead of the literal milk breast.

    According to the SHEC, consumers can be buying and consuming products without being properly informed of their composition.

    The Society estimates that if this practice is widespread, it can constitute consumer fraud and violate honest competition in the market.

    It has also called on owners and oven and pieries responsibles to be transparent and inform buyers of the composition of products they sell.

    The NEC has requested that institutions address this issue and carry out the verification needed to protect consumers.

    The consultant has the right to know what he’s consuming!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore

    Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore

    Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore

    Shoqata e Qumështorëve të Kosovës (SHQK) ka ngritur shqetësimin për përdorimin e mundshëm të yndyrës së palmës në produktet që shiten në furra dhe byrektore në vend.

    Përmes një reagimi publik, shoqata ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të verifikojnë nëse në këto produkte po përdoret yndyra e palmës në vend të gjizës së mirëfilltë të qumështit.

    Sipas SHQK-së, konsumatorët mund të jenë duke blerë dhe konsumuar produkte pa qenë të informuar saktë për përbërjen e tyre.

    Shoqata vlerëson se, nëse kjo praktikë është e përhapur, mund të përbëjë mashtrim të konsumatorëve dhe cenim të konkurrencës së ndershme në treg.

    Po ashtu, u ka bërë thirrje pronarëve dhe përgjegjësve të furrave dhe byrektoreve që të jenë transparentë dhe të informojnë blerësit për përbërjen e produkteve që shesin.

    SHQK ka kërkuar që institucionet ta trajtojnë këtë çështje dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorëve.

    “Konsumatori ka të drejtë ta dijë çfarë po konsumon!”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Child extensions rise on January 1st

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti, at the Government Meeting, has indicated that additions for children will gradually increase into four phases, with the aim of doubling by January 2030, in line with the pledge given during the mandate, the Online Economy reports.

    Kurti has announced that the first 25 percent increase will take effect on January 1, 2027, while other increases will be realized in the early 1920 ‘ s, 2029, and 2030 ‘ s.

    In line with our promise of doubling additions for children during the mandate, we have envisioned and budgeted gradual growth of additions in four phases, with 25% annually over the current sum. So, from January 1, 2027, additions for children increase 25%, then even on January 1, 2028 again 25%, in January 2029 again 25%, and in January 2030 gradual growth is completed, resulting in doubling child additions within the mandate, Kurti has declared.

    The chief of executives has also provided concrete examples of how much families will benefit from the first increase in additions, which starts in January next year.

    In other words, a family that has two children and now receives 60 euros will receive 75 euros in January. In contrast, a family that has four children and now receives 180 euros will receive 225 euros from January. And this increase will continue every year until the double of additions to children within this mandate, just as we pledged to you, Kurt said. At the same meeting, Kurti has also discussed the issue of four former KLA leaders, citing budgetary division. The four former leaders of the KLA and the Kosovo Court, according to demand submitted by defence teams. Of course, for the rest of our commitment and support, we also expect strategy from the processing group, which is headed by Deputy Prime Minister Glauk Konjufca), Prime Minister Kurti has declared.

    Source Layer: Insander

  • Nga 1 janari rriten shtesat për fëmijë

    Nga 1 janari rriten shtesat për fëmijë

    Nga 1 janari rriten shtesat për fëmijë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza, me synimin që deri në janar të vitit 2030 të dyfishohen, në përputhje me zotimin e dhënë gjatë mandatit, raporton Ekonomia Online.

    Kurti ka bërë të ditur se rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa rritjet e tjera do të realizohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

    “Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.

    Shefi i ekzekutivit ka dhënë edhe shembuj konkretë se sa do të përfitojnë familjet nga rritja e parë e shtesave, e cila nis në janar të vitit të ardhshëm.

    “Me fjalë të tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro. Kurse, një familje që ka katër fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Dhe kjo rritje do të vazhdojë secilin vit deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati, ashtu sikurse që jemi zotuar para jush”, ka thënë Kurti. Në të njëjtën mbledhje, Kurti ka folur edhe për çështjen e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke përmendur ndarjen buxhetore. “Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe të trupit gjykues të Kosovës, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

    Burimi: Insajderi

  • Qeveria miraton Projektbuxhetin për vitin 2027, mbi 4.2 miliardë euro shpenzime

    Qeveria miraton Projektbuxhetin për vitin 2027, mbi 4.2 miliardë euro shpenzime

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 270 milionë eurosh dhe investime kapitale prej mbi 1 miliard eurosh.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në mbledhjen e Qeverisë, tha se për herë të parë të hyrat buxhetore pritet të kalojnë 4 miliardë euro, ndërsa Bruto Produkti Vendor të arrijë në 13.4 miliardë euro.

    “Ky është një buxhet që po e sjellim para jush me optimizëm dhe me besim, sepse ai mbështetet mbi një ekonomi që rritet, mbi një treg pune që po zgjerohet dhe mbi financa publike të shëndosha”, tha Murati.

    Sipas tij, shpenzimet totale të buxhetit do të jenë 7.5 për qind më të larta se në vitin paraprak.

    Në kategorinë e pagave dhe shtesave janë paraparë 1 miliard e 85 milionë euro, që përfaqëson rritje prej 10.7 për qind. Kjo shumë përfshin edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe rritjen e vlerës së koeficientit të pagës nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku 2027.

    “ Në paga dhe shtesa do të shkojë shuma prej 1 miliard e 85 milionë eurove, që përfaqëson një rritje prej 10.7%, duke përfshirë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe rritjen e vlerës së koeficientit të pagës nga 110 në 120 euro duke filluar nga data 1 korrik 2027”, deklaroi Murati.

    Për mallra dhe shërbime janë ndarë 588.6 milionë euro, ndërsa për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, apo 6.5 për qind më shumë se në vitin paraprak. Kjo kategori përfshin rritjen e shtesave për fëmijë dhe të numrit në disa kategori të pensioneve.

    Investimet kapitale për vitin 2027 janë paraparë në vlerë prej 1 miliard e 70 milionë eurosh.

    “Investimet kapitale për herë të parë pra do të shënojnë vlerën mbi 1 miliard euro në buxhet, konkretisht 1 miliard e 70 milionë euro, që përbën një rritje prej 7.2% apo rreth 8% e Bruto Produktit Vendas”, tha ministri.

    Murati bëri të ditur se prioritet në buxhetim do të jenë sektorët e mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës rrugore dhe klimës së të bërit biznes.

    Sa i përket projeksioneve ekonomike, ai tha se rritja reale ekonomike për vitin 2027 pritet të jetë 4.2 për qind, ndërsa për vitin 2028 parashihet 4.5 për qind dhe për vitin 2029 4.6 për qind.

    Ministri bëri të ditur se deficiti buxhetor për vitin 2027 parashihet të jetë 266 milionë euro, apo 2 për qind e Bruto Produktit Vendor.

    “Rritja e lehtë e huamarrjes në asnjë mënyrë pra nuk parashikon që të rrezikojë qëndrueshmërinë e borxhit publik, i cili falë disiplinës fiskale pritet të jetë përsëri pra brenda nivelit prej 20% të Bruto Produktit Vendas, shumë që është dukshëm nën kufirin prej 40% që e parashikon ligji në fuqi”, tha Murati.

    Pas prezantimit dhe pa diskutime nga anëtarët e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti hodhi në votim projektbuxhetin, i cili u miratua pa vota kundër dhe pa abstenime.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti paralajmëron rritjen graduale të shtesave për fëmijë, 25% nis nga 1 janari 2027

    Kurti paralajmëron rritjen graduale të shtesave për fëmijë, 25% nis nga 1 janari 2027

    Kurti paralajmëron rritjen graduale të shtesave për fëmijë, 25% nis nga 1 janari 2027

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të së hënës, ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza.

    Sipas tij, me këtë synohet që deri në janar të vitit 2030 të dyfishohen, në përputhje me zotimin e dhënë gjatë mandatit.

    Kurti ka bërë të ditur se rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa rritjet e tjera do të realizohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

    “Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.

    Shefi i ekzekutivit ka dhënë edhe shembuj konkretë se sa do të përfitojnë familjet nga rritja e parë e shtesave, e cila nis në janar të vitit të ardhshëm.

    “Me fjalë të tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro. Kurse, një familje që ka katër fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Dhe kjo rritje do të vazhdojë secilin vit deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati, ashtu sikurse që jemi zotuar para jush”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

  • Zoja Nushi shpërthen në lot pas debateve me disa nga banorët në Big Brother

    Zoja Nushi shpërthen në lot pas debateve me disa nga banorët në Big Brother

    Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e Big Brother VIP Kosova 5, në shtëpinë e këtij formati kanë filluar të shfaqen debatet dhe mospajtimet e para mes banorëve.

    Një nga banoret që po merr vëmendje është gazetarja Zoja Nushi, e cila është përfshirë në disa diskutime dhe përplasje me banorë të tjerë.

    Duket se përshtatja me bashkëjetesën dhe karakteret e ndryshme brenda shtëpisë nuk po kalon pa tensione për të, pasi gjatë këtyre ditëve janë vërejtur disa momente mospajtimi.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Së fundmi, Zoja është parë në një moment emocional, teksa nuk ka arritur t’i mbajë lotët pas debateve me disa prej banorëve.

    Pamjet e saj duke qarë kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndonëse ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një debat të caktuar apo për grumbullimin e emocioneve nga situatat e krijuara gjatë ditëve të para.

    Kujtojmë se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të banorëve në BBVK 5 dhe, me kalimin e ditëve, pritet të shihen më shumë përplasje, afrime dhe dinamika të reja mes tyre.

    Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë loja në vazhdim, befasitë e këtij edicioni. /Telegrafi/

  • Numri i punëtorëve në industrinë e Maqedonisë u ul për 2.9% brenda një viti

    Numri i punëtorëve në industrinë e Maqedonisë u ul për 2.9% brenda një viti

    Industria e vendit po përjeton një rënie të punësimit, me rënien më të theksuar në miniera dhe gurore. Në shtator 2026, numri i punëtorëve në industri ishte 2.9 përqind më i ulët se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave në RMV.

    Sipas analizës sektoriale, rënia më e madhe vjetore u regjistrua në miniera dhe gurore, ku numri i punëtorëve u ul me 7.6 përqind. Një rënie prej 2.9 përqind u regjistrua në industrinë prodhuese.

    E vetmja rritje u regjistrua në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ku numri i punëtorëve u rrit për 1.5 përqind.

    Rënie të punësimit u regjistruan në të gjitha grupet kryesore industriale, me rënien më të madhe në mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm, me 4.5 përqind.

    Në mallrat kapitale dhe të ndërmjetme, duke përjashtuar energjinë, rënia ishte 2.7 përqind. Numri i punëtorëve në mallrat e qëndrueshme të konsumit ishte 1.7 përqind më i ulët, ndërsa në energji u regjistrua një rënie prej 1.6 përqind.

    Trendet negative vërehen edhe gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, numri i punëtorëve në industri u ul me 2.8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025./Telegrafi/

  • FiveStar feston 13-vjetorin me oferta speciale për anëtarësim

    FiveStar feston 13-vjetorin me oferta speciale për anëtarësim

    13 vite, 13 arsye për me e nis një rutinë të re!

    Një përvjetor i veçantë meriton oferta të veçanta! FiveStar feston 13 vite me çmime speciale për anëtarësim.

    Nga 2 deri më 9 nëntor, mund të përfitoni nga çmimet speciale për anëtarësim 12-mujor:

    MultiClub – 95€ për 12 muaj (7.91€ për muaj)
    UniClub – 75€ për 12 muaj (6.25€ për muaj)
    DayClub – 65€ për 12 muaj (5.41€ për muaj)

    Nuk ka rëndësi nëse je fillestar apo tashmë pjesë e rutinës së fitnesit, në FiveStar gjen planin që të përshtatet.

    Paguaj deri në 12 këste me kartelat e bankave partnere:
    TEB Banka, Raiffeisen Bank, NLB Banka, BKT, Banka Ekonomike, ProCredit Bank

    Zgjidh planin që të përshtatet, gjeje motivimin tënd dhe bëhu pjesë e FiveStar!

    Mos e lë për më vonë, sepse ofertat janë të vlefshme vetëm nga 2 deri më 9 nëntor.

    13 vite FiveStar, 13 vite energji dhe motivim, e festa sapo ka filluar!