Blog

  • Kryeziu-Hyseni pas takimit me ambasadorin gjerman: Kërkuam që Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën

    Kryeziu-Hyseni pas takimit me ambasadorin gjerman: Kërkuam që Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën

    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë takimit me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, kanë kërkuar mbështetjen e këtij shteti për proceset integruese të Kosovës, si dhe që Serbia t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë.

    Pas takimit të komisionit me ambasadorin Rudolph, Kryeziu-Hyseni ka thënë se diskutimet janë përqendruar në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në kërkesat e Kosovës në proceset e rëndësishme ndërkombëtare.

    Ajo ka bërë të ditur se takimi kishte karakter njoftues, pasi ambasadori gjerman ka marrë së fundmi detyrën në Kosovë dhe ky ishte takimi i tij i parë me anëtarët e komisionit.

    “Ky ishte një takim i cili i paraprin takimeve të radhës në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorë të shteteve mike, aleatë të Kosovës. Ku ne zakonisht flasim edhe për marrëdhëniet bilaterale në mes të shteteve, por edhe për kërkesat specifike që deputetët i kanë në raport me shtetet në kuadër të proceseve në të cilat Kosova po kalon. E njëjta ndodhi edhe sot me ambasadorin e Gjermanisë. Ishte më shumë takim i tipit njoftues, sepse kemi një ambasador të ri të arritur së fundmi, me të cilin komisioni është takuar për herë të parë dhe me të cilin kemi ndarë qëndrimet tona në raport me proceset nëpër të cilat ne po kalojmë dhe kërkesat tona në raport me këto procese, të cilat janë të natyrshme dhe janë të njëjta zakonisht”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

    Ajo ka theksuar se njëra nga kërkesat kryesore të deputetëve ishte që Gjermania të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian, por edhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata të tjera ndërkombëtare.

    “Kemi kërkuar mbështetjen që Kosova edhe më tej të vazhdojë të mbetet në agjendat e Gjermanisë në kuptimin e mbështetjes, qoftë në rrugën drejt integrimit evropian, por qoftë edhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, siç është Këshilli i Evropës, NATO e të tjerë mekanizma, të cilët janë të rëndësishëm shumë pikërisht sot, në kohën kur po përballemi me një situatë shumë fragjile në Evropë”, është shprehur ajo.

    Sipas Kryeziu-Hysenit, ambasadori gjerman ka shprehur gatishmërinë për t’i shtyrë përpara kërkesat e Kosovës.

    Në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e organizimit të takimeve me homologët e deputetëve kosovarë nga Bundestagu gjerman, të cilët synojnë t’i ftojnë për vizitë në Kosovë.

    “Kemi marrë mbështetjen prej ambasadorit që do të jetë i gatshëm t’i shtyjë përpara kërkesat tona dhe po ashtu kemi menduar të iniciojmë edhe takimet me homologët tanë nga Bundestagu, të cilët mendojmë t’i ftojmë të vijnë në Kosovë në takimet tona me Komisionin për Politikë të Jashtme, por në të njëjtën kohë të arrijmë ta shohim nga afër shtetin e Kosovës edhe të kemi edhe eksperienca të tjera”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

    Ndërkaq, një nga çështjet e ndjeshme të diskutuara gjatë takimit ishte edhe sulmi terrorist në Banjskë. Kryetarja e komisionit ka thënë se deputetët kanë kërkuar që Serbia të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare që t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për këtë sulm.

    Ajo ka theksuar se kjo kërkesë duhet të jetë pjesë edhe e qëndrimit të ndërkombëtarëve, duke vlerësuar se personat e përfshirë nuk duhet të vazhdojnë të lëvizin lirshëm në Serbi pa u përballur me drejtësinë.

    “Jo gjithçka që flitet aty brenda mund të ndahet me publikun për shkak të temave të ndjeshmërisë, por njëra prej kërkesave të përbashkëta, mund ta them, e të gjithë deputetëve ishte që të kërkohet nga Serbia, e cila tashmë sapo ka dalë prej një procesi të ri zgjedhor dhe do të ketë një përbërje të re politike atje, që kryesuesit e sulmit terrorist në Banjskë të sillen para drejtësisë. Kemi kërkuar që kjo të jetë kërkesë madje edhe e vetë ndërkombëtarëve, të cilët tashmë i kanë gjithë raportet e nevojshme për të parë se kush është kryerësi dhe kush është fajtori mbrapa këtij sulmi terrorist, sepse konsiderojmë që përderisa këta persona që kryejnë sulmet terroriste vazhdojnë të sillen lirshëm në Serbi, kjo mund të lejojë lehtësisht edhe një rrethanë të re të përsëritur në të ardhmen, nëse nuk trajtohet prej organeve të drejtësisë”, ka thënë ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

    Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

    Aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena, është ndarë nga jeta ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë përmes një postimi në Facebook.

    Në mesazhin e publikuar, institucioni ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistit, të cilin e kujton si mik, koleg dhe bashkëpunëtor të dashur.

    Mena ishte pjesë e familjes së Teatrit Kombëtar, ku kontribuoi si aktor në disa prej shfaqjeve teatrale.

    Krahas angazhimit në skenë, ai kishte mbajtur edhe pozitën e Drejtorit Artistik të TK RIN ART.

    Teatri Kombëtar ka theksuar se me të kanë ndarë skenën, projekte të ndryshme, ide dhe dashurinë për artin e teatrit, duke vlerësuar kontributin e tij në jetën artistike të institucionit.

    “Do të na mungojë si artist, si koleg dhe si mik. Kujtimi i tij dhe gjurma që la në skenën tonë do të mbeten gjithmonë me ne”, thuhet në mesazhin e tyre.

    Në fund të reagimit, Teatri Kombëtar ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik, duke e përcjellë me fjalët: “Lamtumirë, Gjergj! Do të na mungosh”. /Telegrafi/

  • “Shoferi me 5 copa”, “7.5 kg” dhe “malli nga Irani”: çfarë thuhet në përgjimet e Sky ECC

    “Shoferi me 5 copa”, “7.5 kg” dhe “malli nga Irani”: çfarë thuhet në përgjimet e Sky ECC

    “Shoferi me 5 copa”, “7.5 kg” dhe “malli nga Irani”: çfarë thuhet në përgjimet e Sky ECC

    Operacioni “Qielli i Thyer” është bërë publik për herë të parë më 3 qershor 2025, kur Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan për arrestimin e 22 personave të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje parash. Insajderi për herë të parë sjell pjesë të transkripteve të bizedave që patën në aplikacionin Sky ECC të dyshuarit, nga transportet në Zvicër e Itali, Nga Irani e Trqia te përzierja e heroinës dhe dërgesat drejt Evropës.

    Visar Duriqi

     “Se pata pak telashe m’ka ra pram shoferi me 5 copa tu hi zvicer pej italise.”

    Ky është një nga mesazhet e përfshira në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve në rastin e përgjimeve të Sky ECC.

    Mesazhi i datës 3 mars 2021 i atribuohet llogarisë JSAXU6, të cilën Prokuroria e lidh me Rexhep Nikqin. Në kërkesën prej 62 faqesh, ky komunikim paraqitet si pjesë e një zinxhiri më të gjerë mesazhesh për transportin e narkotikëve, pagesat, sasitë, shoferët dhe destinacionet.

    Dokumenti që ka siguruar Insajderi nuk është aktakuzë. Ai është kërkesë e Prokurorisë Speciale, e datës 27 tetor 2026, për vazhdimin e paraburgimit. Në të janë përfshirë pjesë të transkripteve që Prokuroria thotë se i ka siguruar nga autoritetet franceze, belge, holandeze dhe nga EUROPOL-i.

    Përgjimet në këtë artikull janë paraqitur siç janë transkriptuar në dokument, duke ruajtur edhe gjuhën e folur të bashkëbiseduesve. Në disa pjesë, skanimi i dokumentit është i paqartë. Prandaj, citohen vetëm fragmentet që mund të lexohen qartë. Këto nuk janë të gjitha komunikimet e Sky ECC, por pjesët që Prokuroria ka zgjedhur t’i përfshijë në kërkesën për paraburgim.

    “105000 hiljada platiosam”

    Në pjesën që lidhet me llogarinë JSAXU6, në dokument shfaqet një seri komunikimesh të datave 7 shkurt, 2 mars dhe 3 mars 2021.

    Në një nga mesazhet lexohet:

    “Shoq ja jepa 10500 per rrug.”

    Në një tjetër, të datës 3 mars 2021, thuhet:

    “Se pata pak telashe mka ra pram shoferi me 5 copa tu hi zvicer pej italise.”

    Në vazhdim shfaqet edhe një mesazh tjetër:

    “I jemi pram ora sot meniher me kerr me mal en foto ikan qit gazet.”

    Më 7 mars 2021, i njëjti përdorues shkruan:

    “Qe via 20 jom tuj bo gati.”

    Në komunikim me një përdorues tjetër, shfaqet përgjigjja:

    “haha te mijat jon pa ra en korit.”

    Dhe më pas:

    “Mos me kon korita ska xho hiq.”

    Në të njëjtën seri, përdoruesi JSAXU6 shkruan:

    “Ajon ka dalin bukur.”

    Ndërsa në një tjetër bisedë të së njëjtës datë shfaqet pyetja:

    “sa copa mundesh mej shti”

    Përgjigjja që pason është:

    “se kom fol me dikon”

    Dhe më pas:

    “per ktu afer”

    “zvicer”

    Në një tjetër mesazh thuhet:

    “i ksha shti edhe une qato 3”

    Ndërsa përgjigjja e llogarisë JSAXU6 është:

    “15 copa inzen veni.”

    Prokuroria i lexon këto komunikime si pjesë të koordinimit të transportit të narkotikëve. Në dokument thuhet se në një rast një sasi prej pesë kilogramësh heroinë ishte konfiskuar në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë, ndërsa një shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte arrestuar gjatë transportit.

    Megjithatë, termi “copa” nuk shpjegohet në çdo komunikim. Dokumenti nuk tregon në mënyrë të qartë nëse ai nënkupton kilogramë, paketime apo njësi të tjera. Për këtë arsye, ky term duhet të paraqitet si pjesë e gjuhës së komunikimit dhe jo automatikisht si matje e saktë.

    “Në 100 kila sad sam bacio 10 kila miks”

    Në një tjetër pjesë të transkripteve, të datës 2 mars 2021, shfaqet një komunikim në gjuhën serbe. Në përkthimin e përfshirë në OCR lexohet:

    “105000 hiljada platiosam.”

    Dhe më pas:

    “Na sto kila sad sam bacio 10 kila miks eto kola za hiladu eura hahaaaaa.”

    Prokuroria e lidh këtë bisedë me një BMW X6 të zezë, me targa PR-609-…. Sipas kërkesës, personi që Prokuroria e identifikon si Rexhep Nikqi kishte dërguar edhe fotografi të automjetit dhe kishte folur për një shumë prej 105 mijë eurosh.

    Në dokument thuhet se automjeti ishte regjistruar në emër të djalit të Nikqit dhe se ishte sekuestruar më 3 qershor 2026.

    Prokuroria pretendon se ky komunikim tregon se paratë e fituara nga aktiviteti i dyshuar kriminal ishin përdorur për blerjen e veturës. Ky është interpretimi i organit të akuzës dhe duhet të krahasohet me dokumentet e regjistrimit, procesverbalin e sekuestrimit dhe provat financiare.

    “Shoferi me 5 copa” dhe rrjeti i Abedin Gjakovës

    Në faqet që lidhen me llogarinë JCPK33, Prokuroria thotë se përdoruesi është Abedin Gjakova. Në dokument thuhet se ai ka komunikuar me Rexhep Nikqin, Blerim Sharapollin, Mërgim Demirin, Naim Bajraktarin, Edin Berishën, Labinot Belegun dhe Mentor Imamin.

    Prokuroria pretendon se në komunikimet e kësaj llogarie janë identifikuar të paktën tetë raste të shitjes së heroinës në Kosovë, një transport drejt Serbisë, një drejt Malit të Zi dhe disa transporte drejt Zvicrës.

    Në kërkesë thuhet se paratë e këtyre shitjeve dyshohet se janë transportuar në mënyrë të fshehtë në emër të Abedin Gjakovës, me nofkën “Beti”, përmes një agjencie që në dokument paraqitet në formë të shkurtuar.

    Në të njëjtën pjesë, Prokuroria e lidh Gjakovën me Nikqin në transportin e pesë kilogramëve heroinë të konfiskuar në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë.

    “10 copë”, “200 copë”, “në Itali”

    Në komunikimet e llogarisë 7B43QH, të cilën Prokuroria e lidh me Ragip Bislimin, shfaqen disa referenca për sasi dhe destinacione.

    Në një komunikim lexohet:

    “10 cop”

    Pas kësaj shfaqet:

    “Ne itali”

    Dhe më pas:

    “Venecia.”

    Në një tjetër bisedë, po në të njëjtin grup komunikimesh, shfaqet fraza:

    “Si muja me qu barin.”

    Përgjigjja është:

    “Nja 200 cop.”

    Në një pjesë tjetër thuhet:

    “Qe koj gjys milani.”

    Ndërsa më vonë shfaqet një komunikim për sasinë:

    “Edhe ato 21 cop i prekim pak vila”

    Dhe:

    “I bejm 24-25.”

    Më pas, në të njëjtën bisedë, pyetet:

    “Tani sa ka arrit te materilai vlla”

    Përgjigjja është:

    “20 cop.”

    Në një komunikim tjetër, një përdorues shkruan:

    “Thot gima nuk ki qka e kqyr bomb asht.”

    Përgjatë këtyre bisedave përmenden edhe adresa në Gjermani, emra vendesh dhe persona që do të merreshin me dërgesat.

    Në një tjetër seri të datës 2 shtator 2020, shfaqen këto mesazhe:

    “un e nisa djalin”

    “mi mare 5 cop”

    Përgjigjja është:

    “Te vjen te saranda”

    Dhe më pas:

    “Jo te banesa.”

    Në kërkesën e Prokurorisë, këto pjesë lidhen me pretendimin se Ragip Bislimi ishte një nga blerësit dhe investitorët e mëdhenj të heroinës, ndërsa personat e tjerë merreshin me pranimin, ripaketimin dhe transportin.

    “Malli nga Shkupi” dhe “mos i trego kujna”

    Në komunikimet e lidhura me llogarinë 75C9E6, të cilën Prokuroria e lidh me Erduan Ismajlin, shfaqen referenca për mallin, lëvizjen dhe vendet prej nga vinte.

    Në një mesazh të datës 7 nëntor 2020 lexohet:

    “Nga shkupi ish ky mall.”

    Në komunikimin e datës 16 shkurt 2021 shfaqet një seri mesazhesh, ndërsa njëri prej tyre thotë:

    “Hazee jan bo me hec”

    Më pas:

    “Mos i trego kujna vila se zbon.”

    Në pjesë të tjera të transkriptit shfaqet një frazë e përkthyer si:

    “Pise na svaki paketic.”

    Në një tjetër komunikim shfaqet:

    “Plus 100 kunzelsau.”

    Prokuroria pretendon se Erduan Ismajli kishte lidhje me persona në Kosovë, Serbi, Turqi, Mal të Zi, Zvicër, Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Sipas saj, grupi kishte transportuar heroinë nga Irani për në Stamboll dhe më pas drejt Kosovës, Serbisë dhe vendeve të tjera evropiane.

    Në dokument përmendet edhe një pretendim tjetër: se aktiviteti i dyshuar i Ismajlit kishte vazhduar pas vitit 2021 dhe se më 7 prill 2024 ishte sekuestruar një sasi prej 10 kilogramësh heroinë.

    “A osht bolivian a kolombian malli?”

    Në pjesën që lidhet me llogarinë 3FEC8B, të cilën Prokuroria e lidh me Blerim Sharapollin, shfaqet një nga bisedat më të qarta për origjinën e një “malli”.

    Më 19 shtator 2020, një përdorues pyet:

    “A t tha a osht bolivian a kolombian malli”

    Pastaj shkruan:

    “Vete ge mundesh”

    Dhe:

    “Edhe nese ka foto.”

    Më 21 shtator, i njëjti përdorues pyet sërish:

    “Vete a osht mall kolumbian se pom doket qe po e qesi pe lypi edhe a kan vend ku me la se thash tja shtoj nja 200 copa.”

    Përgjigjja nga llogaria 3FEC8B është:

    “Po po per madh kolumbian o.”

    Në një tjetër fragment shfaqet kjo bisedë:

    “Qe e hupa prej atij bet kllosharit.”

    Pastaj:

    “Qeto mi qoj aj kurdi jem.”

    Më pas përmendet:

    “1500 ero o ni kill mi pru.”

    Në një komunikim tjetër shfaqet shuma:

    “40000.”

    Dhe një përdorues shkruan:

    “50 mij ero kom mi mar ni vend me 15 janar.”

    Në vazhdim shfaqet edhe kjo fjali:

    “Qat foto iran osht malli.”

    Biseda vazhdon me komente për cilësinë e mallit:

    “Scopa jon.”

    Dhe:

    “Po jon pluhun kta te mit kocka dojn.”

    Një tjetër përgjigje thotë:

    “Fort e paske aparatin.”

    Dhe në vijim:

    “Po aparati tregon prefekt per forc nuk na mashtron kurkush.”

    Prokuroria e lidh këtë seri me pretendimin se grupi merrej me marihuanë, heroinë dhe kokainë. Në dokument thuhet se droga fshihej në automjete të vogla dhe në kamionë, në bunkerë të ndërtuar posaçërisht për transport.

    “Me 100 per Turki”

    Në bisedat që Prokuroria ia atribuon llogarisë PRFESH, të lidhur me Roland Beqirin, shfaqet një komunikim për dërgesa drejt Turqisë.

    Më 28 korrik 2020, një përdorues shkruan:

    “A ka mjekra bari te vjeter sa na del deri npej 20 50 sa tka.”

    Përgjigjja është:

    “Qato qe ika ikom mar.”

    Pastaj:

    “Une kom gjet rug.”

    Dhe:

    “Me 100per turki.”

    Në vazhdim pyetet:

    “Ta kqyri sakt sa i nxen per turki.”

    Përgjigjja është:

    “E tepricen ja jep.”

    Më pas:

    “Po per njo 20 i boj qare.”

    Në një tjetër komunikim, përdoruesi shkruan:

    “Tona shkoj une.”

    Përgjigjja:

    “E norvegji.”

    Dhe më pas:

    “10 copa atje. Fitojm sa 70.”

    Në një pjesë tjetër të transkripteve, shfaqet fjalia:

    “Bina qat vag.”

    Dhe në vazhdim:

    “Nuk po ma kalon 124.”

    Në një audio të transkriptuar, një përdorues thotë:

    “Une tani t mora per nje pune tjeter, i kam do musafire anes s Pejes, i kam n Tirane aty.”

    Përgjigjja tjetër është:

    “Mire vlla mire vlla, hajde jam n rregull neser se jam tu punu e ishalla po bojme leke.”

    Në një komunikim tjetër thuhet:

    “Ketu jemi, ketu jemi, 20 minuta nje gjysem ore kryhet.”

    Dhe më pas shfaqet kërkesa:

    “O vila a mun për të henen me mi que 5 mijë se shumë nënzor jam e kam nji borgjë me la.”

    Prokuroria e paraqet këtë bisedë si pjesë të një rrjeti të dyshuar të shpërndarjes dhe transportit. Në veçanti, ajo thotë se disa nga komunikimet lidhen me dërgesa të marihuanës nga Shqipëria e Kosova drejt Serbisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera evropiane.

    “7.5 kg” dhe soda

    Në pjesën që lidhet me llogarinë CISOSY, Prokuroria përshkruan biseda për mjete dhe materiale të përdorura në përpunimin e heroinës.

    Në një komunikim të datës 21 janar 2021 shfaqet:

    “2.5 jan kam kto trashsi.”

    Përgjigjja:

    “Tjetr model.”

    Më 22 shkurt, në një tjetër komunikim, shkruhet:

    “Qe i pruna shpi.”

    Dhe më pas:

    “Pash zotin hajde na jem pak nxan se na jem tu ja bo kti te dursit qeto te hekrit vjen mi mar neser.”

    Më 25 shkurt shfaqet një mesazh për ujin dhe sodën:

    “uji ishin njo 3 ose 4 litra e sod nuk kish.”

    Përgjigjja është:

    “Babush soden ta bi une meja kthy atina.”

    Më 28 shkurt pyetet:

    “Babush aka ma mal te mshelt aj shoku.”

    Në komunikim shfaqet edhe përgjigjja:

    “qasi qfare i kena mar qato.”

    Dhe më 7 mars 2021, në një mesazh të shkurtër lexohet:

    “7.5 kg.”

    Prokuroria pretendon se këto komunikime lidhen me përzierjen, matjen dhe rritjen e sasisë së heroinës. Në kërkesë përmenden pajisje për matjen e forcës së substancës, vakum, prerës, sodë, kova dhe materiale të tjera.

    “Une ja derzoj neser” dhe “Pi bim 3 kg”

    Në pjesën që lidhet me llogarinë 1VRUOP, Prokuroria përshkruan komunikime mes personave që i identifikon si Onur Vizdik, Lorik Tigani dhe Kenan Brovina.

    Në një komunikim të datës 21 nëntor 2020 shfaqet:

    “Une ja derzoj neser.”

    Më 30 nëntor 2020 shkruhet:

    “Auto larke e po vim aty.”

    Dhe më pas:

    “Pi bim 3 kg.”

    Në një tjetër komunikim, një përdorues shkruan:

    “Po neser i mar fola me adnanin.”

    Pastaj:

    “Ti zi mire njeri.”

    Dhe:

    “Se tybe po vanin pak mu zi.”

    Më 5 dhjetor 2020 shfaqet:

    “Adnani spo mundet deri te hanen me ardh mi mar.”

    Më pas:

    “10 adnanit.”

    Dhe:

    “1.5 gzimit.”

    Në një tjetër bisedë thuhet:

    “Ja dhash 100 sonte i nis ok.”

    Më 19 dhjetor 2020 shfaqet:

    “Kush ta kryti.”

    Përgjigjja:

    “Hekimi.”

    Më pas:

    “E mora paketen e fatosit te une nshpi osh.”

    Dhe një tjetër mesazh thotë:

    “Ok sot vjen edita ja mer 400 euro ja jep paketen.”

    Në dokument, këto komunikime lidhen me pretendimin se heroina pranohej në Stamboll, fshihej në reflektorë ose paketime të tjera, dërgohej me kamionë në Kosovë dhe më pas përpunohej e ripaketohej.

    “Nga Irani direkt, super mall”

    Në komunikimet e lidhura me llogarinë KRTCR2, të cilën Prokuroria e lidh me Safet Ljajiqin, shfaqen referenca për çmime, Holandën, Amsterdam-in dhe origjinën e mallit.

    Në një bisedë të datës 10 tetor 2020, një përdorues pyet:

    “Sa parë.”

    Përgjigjja është:

    “12 en ks.”

    Më pas:

    “ka hyp qmimi lako.”

    Dhe:

    “kogja.”

    Në vazhdim thuhet:

    “en holand 12500 13000 po shkon.”

    Më 27 tetor 2020 shfaqet një tjetër mesazh:

    “vilako vetem en amsterdam i jepim.”

    Më 28 tetor thuhet:

    “e kto kam une en ks mall.”

    Në një komunikim të datës 26 shkurt 2021 shkruhet:

    “en holand 13 mi esht.”

    Dhe:

    “en gjermani ska per momentin.”

    Në vazhdim thuhet:

    “vetem ne holand munem me ja jep vlla.”

    Pastaj:

    “atje esht baza.”

    Në një tjetër mesazh shfaqet:

    “qeky esht malli nga irani direkt super mall.”

    Prokuroria pretendon se Safet Ljajiqi dhe personat me të cilët komunikonte ishin të përfshirë në trafikimin e heroinës nga Irani dhe Turqia, ndërsa në një pjesë tjetër të dokumentit përmendet edhe kokaina e siguruar nga Kolumbia.

    “A ki bari?”

    Në komunikimet e llogarisë GQL8V0, të cilën Prokuroria e lidh me Avni Rekaliun, shfaqet një tjetër seri bisedash për sasi dhe dërgesa.

    Në një mesazh të datës 4 tetor 2020 thuhet:

    “10 kg i morra sod ketu me 10 mi cmi.”

    Më 12 tetor, një përdorues pyet:

    “Per bari be ku me bo nje rrug.”

    Përgjigjja është:

    “A ki bari.”

    Dhe më pas:

    “Po iri.”

    Në një seri tjetër, llogaria AFIIA1 shkruan:

    “Bejm pun nga ecua dhe nga peruja.”

    Dhe:

    “E di qe aty marokinet jan.”

    Përgjigjja e GQL8V0 është më e gjatë:

    “Fillimisht nuk pranonin te investojne se thonin qe donin te benin vetem daljen po kur u fola per Perune atehere thane…”

    Pjesa e vazhdimit në dokument është e paqartë.

    Në një tjetër komunikim shfaqet:

    “Ti qova nja 2000€ tani me tjetren jav ti qoj edhe naj njo se as knej punt kurqysh.”

    Përgjigjja është:

    “Valla sdi qat them shumë keq i kam se qashtu do telash po kqyr pra edhe javen tjeter.”

    Më pas thuhet:

    “Hajt se kqyri pa merak diqka te qoj shko meri qato sod ja nestra te laki I kije.”

    Në një tjetër kërkesë shkruhet:

    “O vila a mun për të henen me mi que 5 mijë se shumë nënzor jam e kam nji borgjë me la.”

    Prokuroria e lidh këtë llogari me trafikimin e marihuanës, heroinës dhe kokainës. Në kërkesë thuhet se heroina dyshohej se vinte nga Turqia, ndërsa kokaina nga Ekuadori, Peruja dhe Brazili, me përdorim të portit të Antwerp-it.

    Fotografitë e substancave dhe pajisjet e forcës

    Në disa pjesë të dokumentit, Prokuroria përmend fotografi të substancave dhe mjeteve. Në një komunikim shfaqet pyetja:

    “Qe kqyre edhe thuj enesit nje coment per ket foto qe bon?”

    Në një tjetër shkruhet:

    “Aka bari.”

    Përgjigjja është:

    “650 ne pej.”

    Në një tjetër komunikim thuhet:

    “Te tregoj se fita ka edhe ni shok tjeter.”

    Përgjigjja:

    “Super bari.”

    Në një audio të datës 25 janar 2021, një përdorues thotë:

    “Ketu jemi, ketu jemi, 20 minuta nje gjysem ore kryhet.”

    Më pas, në një tjetër audio, shfaqet kjo kërkesë:

    “0 vella futi nje qyt nga koka edhe nisma foto, futja nja dy qyta nga koka.”

    Dokumenti e interpreton këtë si kërkesë për fotografi dhe përgatitje të një substance. Megjithatë, citimet e tilla duhet të paraqiten me kontekstin e plotë dhe, nëse publikohen, të shoqërohen me sqarimin se kuptimi është ai që pretendohet nga Prokuroria.

    Nga mesazhet te rasti “Reflektori”

    Në kërkesën e Prokurorisë përmendet edhe rasti i njohur si “Reflektori”. Sipas dokumentit, më 23 shkurt 2022 janë sekuestruar 82 kilogramë heroinë e fshehur në reflektorë për ndreqje.

    Në përshkrimin e përgjithshëm të grupit thuhet se heroina e ardhur nga Stambolli pritej në Kosovë, pastaj përpunohej dhe ripaketohej. Në dokument përmenden edhe “alkane”, që Prokuroria sugjeron se mund të lidhet me paketimin e reflektorëve, si dhe “dogan”.

    Në komunikimet e përfshira në dosje flitet për mjete matëse, vakum, sodë, përzierje, kova dhe pajisje të tjera. Prokuroria pretendon se këto mjete përdoreshin për ta rritur sasinë dhe për ta përgatitur drogën për transport.

    Por vetë transkriptet nuk e zëvendësojnë aktin e sekuestrimit, analizën laboratorike dhe vendimet gjyqësore të rastit “Reflektori”. Për këtë arsye, lidhja mes bisedave dhe sekuestrimit duhet të provohet me të gjitha dokumentet shoqëruese.

    Paratë, automjetet dhe pasuritë

    Në pjesën e përgjithshme të kërkesës, Prokuroria thotë se komunikimet e Sky ECC janë krahasuar me automjetet, kalimet kufitare, telefonat e sekuestruar dhe pasuritë.

    Në listën e provave të përmendura në dokument përfshihen:

    “12 kompjuter, 1 HDD, 1 IPAD, 2 SD karta, 17 telefona mobil, 5 usb, 10 DYR, 5 pasaporta, peshore për matjen e narkotikut, kontrata, dokumente financiare etj.”

    Në një pjesë tjetër thuhet:

    “Pasuri e specifikuar: 34 Vetura, para te gatshme 11,065.00 Euro, 30 Franga, 420 dinar, 14 orë dore të markave të njohura, 3 palë syze të markave të njohura.”

    Dhe më pas:

    “Pasuria/provat që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit: 1 gr. Marihuane, 638 gr. Kokainë, 7 armë zjarri, 4 karikator për armë, 218 municione të ndryshëm.”

    Prokuroria pretendon se paratë e fituara nga shitja e narkotikëve janë investuar në prona të luajtshme e të paluajtshme. Ajo thotë gjithashtu se disa pasuri mund të jenë regjistruar në emër të palëve të treta për të maskuar pronësinë.

    Këto janë pretendime që duhet të mbështeten me dokumente financiare, akte noteriale, të dhëna bankare dhe vendime për masat ndaluese.

    Çfarë thotë Prokuroria për identitetet?

    Një nga elementet e rëndësishme të përgjimeve është lidhja mes PIN-eve dhe personave konkretë.

    Në dokument përmenden këto identifikime të Prokurorisë:

    • JSAXU6 – Rexhep Nikqi;
    • JCPK33 – Abedin Gjakova;
    • 7B43QH – Ragip Bislimi;
    • 75C9E6 – Erduan Ismajli;
    • 3FEC8B – Blerim Sharapolli;
    • PRFESH – Roland Beqiri;
    • GQL8V0 – Avni Rekaliu;
    • CI8OSY – Kurbin Dezdari;
    • 1VRUOP – Onur Vizdik;
    • OMHI25 – Lorik Tigani;
    • K29QQD – Kenan Brovina;
    • KRTCR2 – Safet Ljajiq.

    Sipas Prokurorisë, identifikimi është bërë përmes analizës së komunikimeve, fotografive, pajisjeve elektronike, udhëtimeve, numrave të telefonit, kalimeve kufitare dhe provave të tjera.

    Mbrojtja, sipas raportimit të Insajderit për vendimin e shtatorit 2026, ka kundërshtuar që transkriptet e Sky ECC të merren automatikisht si dëshmi e mjaftueshme për izolimin e personave. Sipas avokatëve, duhet të analizohet roli individual i secilit të pandehur dhe lidhja konkrete e çdo personi me veprimet e pretenduara.

    Kërkesa e datës 27 tetor 2026 është dokument procedural për vazhdimin e paraburgimit. Prokuroria thotë se hetimi ende nuk ka përfunduar, se po analizohen pajisje të tjera elektronike dhe se janë duke u pritur të dhëna nga Shqipëria, Franca, Zvicra, Turqia, Gjermania dhe Spanja.

    Në një pjesë të dokumentit thuhet se hetuesit po përgatisin raporte përfundimtare për secilin të pandehur dhe po i ndërlidhin komunikimet e Sky ECC me provat e tjera.

    Po aty thuhet se grupi mund të jetë më i gjerë sesa është menduar fillimisht dhe se pritet identifikimi i personave të tjerë.

    Prandaj, këto përgjime në këtë fazë janë pretendime dhe interpretim i Prokurorisë. Ato nuk janë vendim përfundimtar mbi fajësinë e personave të përmendur.

    Operacioni “Qielli i Thyer” është bërë publik për herë të parë më 3 qershor 2025, kur Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan për arrestimin e 22 personave të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje parash. Operacioni ishte zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa sipas njoftimit të autoriteteve ishin kontrolluar 47 lokacione. Në atë fazë u raportua për sekuestrimin e narkotikëve, veturave, parave, armëve, pajisjeve elektronike dhe dokumenteve, ndërsa hetimi lidhej me komunikimet në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC.

    Më 24 shtator 2025, Prokuroria njoftoi për një zgjerim tjetër të operacionit, me shtatë arrestime dhe kontrolle në 25 lokacione. Sipas njoftimit të publikuar nga Insajderi, personat dyshoheshin për pjesëmarrje në grup të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për pastrim parash. Në këtë valë u raportua për sekuestrimin e më shumë se gjysmë kilogrami kokainë, 11 mijë eurove, 34 veturave, shtatë armëve dhe dokumenteve me identitete të rreme. Autoritetet thanë se operacioni ishte mbështetur nga bashkëpunimi me Belgjikën, Francën, Holandën dhe EUROPOL-in.

    Në qershor 2026, Insajderi publikoi se dosja ishte zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë Mentor Imamin dhe Princ Dobroshin. Sipas dokumenteve të siguruara nga Insajderi, Imami ishte lidhur nga Prokuroria me një ngarkesë prej 83.5 kilogramësh heroinë, të sekuestruar në shkurt 2022 në Han të Elezit, në një kamion që transportonte ngrohës elektrikë nga Turqia drejt Prishtinës. Në të njëjtin raportim u tha se hetimet e Prokurorisë Speciale mbështeteshin në komunikime të koduara të Sky ECC dhe se rrjeti dyshohej për trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe shpëlarje parash.

    Kërkesa e Prokurorisë Speciale e datës 27 tetor 2026 për vazhdimin e paraburgimit paraqet një fazë të re të këtij hetimi. Në të përmenden transkripte të Sky ECC, raporte të ekzaminimit të pajisjeve elektronike, prova financiare, pasuri, automjete, sekuestrime dhe kërkesa për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Prokuroria thotë se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se komunikimet e Sky ECC po ndërlidhen me prova të tjera.

    Për këtë rast në qershor 2025 u arrestuan Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismajli, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.

    Në shtator 2025 pastaj u arrestuan edje  Arxhend/Argjent Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Ekrem Bajrami, Visar Muriqi, Astrit Kazmi dhe Fatmir Mujaj.

    Të arrestuar më herët dhe të liruar me dorëzani janë Armend Ismajli, Edin Berisha dhe Lorik Tigani – 10 mijë euro secili, sipas vendimit të raportuar më 3 shtator 2026.

    Të identifikuar publikisht si nën hetime, pa arrestim të konfirmuar janë edhe  Princ Dobroshi, Mentor Imami, Mërgim Demiri, Erduan Vokshi, Egemen Vokshi, Shenasi Loha, Xhevat Vuçetaj/Dzevad Prelvukaj, Ragip Ahmetaj, Nekë Përgjegjaj, Fadil Baleci, Fuad Hajdari, Agim Hoti, Mustafë Hajdini, Hajridin Habiballar, Besart Bekteshi dhe Lulzim Halimi.

    Në mesin e 22 personave të arrestuar në valën e parë të operacionit ‘Qielli i Thyer’ ishte edhe Rifat Vuçetaj që  është babai i gjyqtares së Albina Vuçetaj, ndërsa Xhavit Vuçetaj, vëllai i tij, u përmend në të njëjtin raportim lidhur me bastisjen në familjen Vuçetaj. Edhe Rifat Vuçetaj më vonë u lirua me dorëzani nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, derisa në këtë rast, gjyqtar i procedurës paraprake është Kushtrim Shyti. 

    Burimi: Insajderi

  • Belgium Prime Minister Offers Resign following Failure to Agreement on Budget

    Belgium’s prime minister, Bart De Weaver, has tendered his resignation to King Philippe, as the ruling coalition failed to reach agreement on the 2027 budget.

    De Weaver met with the King at the Royal Palace in Brussels on Monday, where he resigned after weeks of unsuccessful negotiations between the five coalition parties.

    However, King Philippe did not immediately make the decision to resign, but left him pending and announced he would hold consultations with coalition party leaders.

    According to public broadcaster V RT, disagreements are mainly related to the way the budget deficit faces around 10 billion euros.

    The negotiations have stalled for weeks, while the parties have failed to agree on measures to be taken to secure the necessary savings.

    De Weaver had rejected the possibility of the country entering the new year with a temporary budget.

    Under the Belgian constitutional system, the king may reject the prime minister’s resignation or keep his decision pending, giving parties more time to reach agreement.

    If the resignation is accepted, the government will continue working only with limited competencies until a new political agreement is reached.

    A similar crisis had emerged at the end of 2025, when the government had sought to find about 10 billion euros in savings. After the negotiations, the coalition had reached deals on savings of 9.2 billion euros.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për buxhetin

    Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për buxhetin

    Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për buxhetin

    Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka ofruar dorëheqjen Mbretit Philippe, pasi koalicioni qeverisës nuk arriti marrëveshje për buxhetin e vitit 2027.

    De Wever u takua të hënën me mbretin në Pallatin Mbretëror në Bruksel, ku paraqiti dorëheqjen pas disa javësh negociatash të pasuksesshme mes pesë partive të koalicionit.

    Megjithatë, Mbreti Philippe nuk e mori menjëherë vendimin për dorëheqjen, por e la atë në pritje dhe njoftoi se do të zhvillojë konsultime me udhëheqësit e partive të koalicionit.

    Sipas transmetuesit publik VRT, mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me mënyrën e përballimit të deficitit buxhetor, i cili arrin në rreth 10 miliardë euro.

    Negociatat kanë ngecur prej javësh, ndërsa palët nuk kanë arritur të pajtohen për masat që duhet të ndërmerren për të siguruar kursimet e nevojshme.

    De Wever kishte kundërshtuar mundësinë që vendi të hynte në vitin e ri me një buxhet të përkohshëm.

    Sipas sistemit kushtetues belg, mbreti mund ta refuzojë dorëheqjen e kryeministrit ose ta mbajë vendimin në pritje, duke u dhënë partive më shumë kohë për të arritur marrëveshje.

    Nëse dorëheqja pranohet, qeveria do të vazhdojë punën vetëm me kompetenca të kufizuara, deri në arritjen e një marrëveshjeje të re politike.

    Një krizë e ngjashme ishte shfaqur edhe në fund të vitit 2025, kur qeveria kishte kërkuar të gjente rreth 10 miliardë euro kursime. Pas negociatave, koalicioni kishte arritur marrëveshje për kursime prej 9.2 miliardë eurosh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Second Prime of Big Brother V IP Kosova even tonight in YouTube

    P2nd rhyme of Big Brother’s fifth edition V IP Kosova 5 comes tonight.

    The super show that is expected to bring back many surprises will also be broadcast on the official Big Brother channel. V IP Kosova on YouTube.

    An open search Friday for the resident who will go to permanent nomination has troubled residents a few.

    Eyes and ears four, 9:00, Klan Kosova.

  • Prime i dytë i Big Brother VIP Kosova edhe sonte LIVE në Youtube

    Prime i dytë i Big Brother VIP Kosova edhe sonte LIVE në Youtube

    Prime i dytë i Big Brother VIP Kosova edhe sonte LIVE në Youtube

    Prime i dytë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova 5 vjen sonte.

    Super spektakli që pritet të sjellë plot surpriza, do të transmetohet LIVE edhe në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube.

    Një televotim i hapur të premten për banorin që do të shkojë në nominim të përhershëm i ka trazuar pak banorët.

    Sytë e veshët katër, ora 21:00, Klan Kosova.

  • Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan: Klienti im nuk e pranon veprën penale

    Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan: Klienti im nuk e pranon veprën penale

    Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan: Klienti im nuk e pranon veprën penale

    Avokati i B. Demirit, Granit Syla ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk e ka pranuar veprën penale për të cilën dyshohet në rastin e djalit dhe mbesës së tij, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën në Gjilan.

    Në një përgjigje për Klan Kosovën, avokati ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi Prokuroria Themelore në Gjilan kishte paraqitur kërkesë për caktimin e kësaj mase ndaj Demirit.

    Sipas avokatit, i dyshuari është deklaruar se nuk është kryerës i veprës penale për të cilën dyshohet, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka bërë të ditur se deri në momentin e deklarimit nuk kishin pranuar ende vendimin e gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim.

    Avokati ka theksuar se pas pranimit të vendimit të gjykatës, mbrojtja do ta vlerësojë atë dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm proceduralë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

    “Për detaje të tjera, duke qenë se rasti është në fazën e hetimeve, varësisht nga rrjedha e procedurës mund të deklarohemi”, ka thënë avokati.

    Ndryshe, rasti i rëndë ndodhi më 1 nëntor në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe vajza e tij tre muajshe. Hetimet po zhvillohen nën dyshimin për vrasje të rëndë

  • The prosecution seeks custody of the 27-year-old father killed along with the baby in Gjilan

    The Constitutional Prosecutor in Gjilan has called for the appointment of a B-based detention measure. Demiri, the father of 27-year-old Adonis Demiri, who was found murdered along with his three-month-old baby in the village of Demajj in Gjilan.

    The suspect is being investigated under suspicion of committing a serious murder, according to Article 173 of the Kosovo Criminal Code.

    According to the prosecution’s announcement, the case was reported on November 1st, around 0900, when Kosovo police had announced the State Prosecutor’s Search for the Two Victims in the village of Demaj.

    Suspect B.D., the 27-year-old father, had been detained for 48 hours.

    In co-operation with Kosovo Police, the Directorate for Investigation of Organised Crime and Serious Crime announces the public opinion that by the date 01.11.2026, about 9:00 a.m., the Kosovo Police in Gjilan has been announced to the State Prosecutor, that in the village of Demajj, the municipality of Gjilani, a serious murder case has occurred, where the victims are A.D. (27 years) and D. D. (Monk 3 months), where suspect B.D., the father of the A.D. victim, has been detained for 48 hours.

    The prosecution has indicated that on November 2nd it has submitted to the Constitutional Court in Gjilan the request for the appointment of the detention measure against the suspects.

    Meanwhile, the investigations are continuing in co-ordination with the Kosovo Police, with the goal of fully dawning the random circumstances.

    Read also:

    The 27-year-old man killed in Gjilan was convicted of beating on his fiancée and psychiatric treatment in freedom

    Source Layer: Dukeagini

  • Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait të 27-vjeçarit të vrarë bashkë me foshnjën në Gjilan

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj babait të 27-vjeçarit të vrarë bashkë me foshnjën në Gjilan

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.Demirit, babait të 27-vjeçarit Adonis Demiri, i cili u gjet i vrarë bashkë me foshnjën e tij tre muajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit.

    I dyshuari po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Kosovës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ishte raportuar më 1 nëntor, rreth orës 09:00, kur Policia e Kosovës e kishte njoftuar Prokurorin e Shtetit për gjetjen e dy viktimave në fshatin Demiraj.

    I dyshuari B.D., babai i 27-vjeçarit, ishte ndaluar për 48 orë.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 01.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë”.

    Prokuroria ka bërë të ditur se më 2 nëntor ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Gjilan kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

    Lexo edhe:

    27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës dhe trajtim psikiatrik në liri

    Burimi: Dukagjini