Blog

  • Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

    Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

    Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet.

    Këtë herë, amerikanët nuk votojnë se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por se kush do të zerë vend në Kapitol: janë zgjedhjet e mesmandatit, të ashtuquajturat midterm elections.

    Këto zgjedhje zhvillohen çdo katër vjet, pikërisht në mes të mandatit mes dy zgjedhjeve presidenciale.

    Qytetarët me të drejtë vote në SHBA vendosin se kush do t’i përfaqësojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dy dhomat e Kongresit.

    Përveç kësaj, në disa shtete votohet edhe për guvernatorin ose guvernatoren.

    Por përtej këtyre vendimeve, që shfaqen qartë në fletën e votimit, zgjedhësit japin edhe një vlerësim tjetër.

    Zgjedhjet e mesmandatit janë “shpesh një referendum për presidentin dhe partinë që është në pushtet”, pati shpjeguar J. Miles Coleman, analist i zgjedhjeve në Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinias në SHBA, para zgjedhjeve të fundit të mesmandatit në vitin 2022.

    Kur qytetarët janë të kënaqur, partia e presidentit del më mirë në zgjedhje; kur mbizotëron pakënaqësia, rezultatet janë më të dobëta.

    Kë zgjedhin amerikanët në zgjedhjet e mesmandatit?

    Të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë në garë. Në të gjithë vendin, qytetarët me të drejtë vote zgjedhin 435 anëtarët me të drejtë vote të kësaj dhome. Çdo deputet ose deputete përfaqëson një zonë zgjedhore. Këto zona përcaktohen në bazë të numrit të popullsisë.

    Kështu, shtete relativisht të mëdha për nga sipërfaqja, si Wyoming, por me popullsi të vogël, kanë vetëm një vend në Dhomën e Përfaqësuesve. New Jersey, i cili është dukshëm më i vogël për nga sipërfaqja, por ka më shumë banorë, ka 12 vende. Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen për një mandat dyvjeçar.

    Ndërsa mandati i një senatori amerikan zgjat gjashtë vjet. Senati, dhoma tjetër e Kongresit, ka 100 vende, nga dy për secilin prej 50 shteteve, pavarësisht nga madhësia e tyre. Çdo dy vjet rinovohet rreth një e treta e vendeve. Në zgjedhjet e këtij viti, amerikanët votojnë për 35 vende. Ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve, në zgjedhjet e mesmandatit nuk zhvillohen votime për Senatin në të gjitha shtetet.

    Përveç kësaj, qytetarët në 36 shtete zgjedhin guvernatorin ose guvernatoren e tyre.

    Mandati zakonisht zgjat katër vjet.

    Në SHBA, shumë vendime merren në nivel shtetëror, që nga e drejta e abortit dhe çështjet e arsimit deri te organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve. Prandaj, fakti nëse demokratët apo republikanët kanë pushtetin në një shtet të caktuar ndikon ndjeshëm në jetën e qytetarëve.

    Kush e ka shumicën në Kongresin amerikan?

    Aktualisht, republikanët, partia e presidentit Trump, kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Megjithatë, epërsia e tyre është e vogël.

    Në Dhomën e Përfaqësuesve ka aktualisht 218 republikanë, 214 demokratë dhe një deputet të pavarur, i cili zakonisht voton me republikanët. Dy vende janë vakante. Ekspertët e konsiderojnë të mundshme që demokratët të marrin shumicën në këtë dhomë në zgjedhjet e ardhshme.

    “Do të ishte befasi nëse demokratët nuk do të fitonin të paktën Dhomën e Përfaqësuesve”, tha Coleman në fund të tetorit për televizionin amerikan CBS.

    Në Senat janë aktualisht 53 republikanë dhe 45 demokratë, si dhe dy senatorë të pavarur, të cilët zakonisht votojnë me demokratët. Në rast se një votim në Senat përfundon me barazim 50 me 50, vota vendimtare i takon zëvendëspresidentit. Kështu, aktualisht zëvendëspresidenti i Trumpit, republikani JD Vance, mund të luajë rolin vendimtar në raste të tilla.

    Pse janë të rëndësishme zgjedhjet e mesmandatit?

    Pjesëmarrja në zgjedhjet e mesmandatit është më e ulët se në zgjedhjet presidenciale.

    Megjithatë, rezultati i tyre ka ndikim vendimtar në politikën amerikane gjatë viteve të ardhshme.

    Edhe pse presidenti i SHBA-së ka kompetenca të gjera dhe mund të marrë një sërë vendimesh përmes urdhrave ekzekutivë, shumë masa duhet të miratohen nga Kongresi. Pa miratimin e tij, ato nuk mund të zbatohen.

    Për Trumpin është shumë më e lehtë të zbatojë politikat e tij kur republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

    Nëse demokratët fitojnë shumicën në njërën apo edhe në të dyja dhomat, Trumpi do ta ketë më të vështirë të realizojë ndryshimet e synuara në politikën e brendshme dhe të jashtme.

    Ku zhvillohen garat vendimtare?

    Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratëve do t’u mjaftonte të fitonin vetëm katër vende më shumë për të siguruar shumicën me 218 deputetë.

    Nga 435 garat, vetëm në disa rezultati konsiderohet ende krejtësisht i hapur. Mes tyre janë disa zona zgjedhore në Iowa, Virginia dhe Montana.

    Në zgjedhjet për Senatin, një ndër garat më interesante zhvillohet në Texas.

    Sipas sondazheve aktuale, demokrati James Talarico është baras me rivalin e tij republikan Ken Paxton.

    Për të siguruar shumicën në Senatin amerikan, demokratëve do t’u duhej të fitonin katër vende shtesë.

    Fakti që Texas mund të ishte një prej tyre do të përbënte një sensacion. Që nga viti 1994, asnjë demokrat nuk ka fituar atje një garë në nivel shtetëror. Talarico tani po mbështetet madje edhe nga disa anëtarë të familjes Bush, dinastia republikane nga e cila dolën presidentët George H. W. Bush dhe i biri, George W. Bush.

    Në zgjedhjet për guvernatorë, për herë të parë në historinë e SHBA-së mund të zgjidhet një grua me ngjyrë në krye të një shteti.

    Në Minnesota, demokratja Amy Klobuchar dhe republikanja me ngjyrë Lisa DeMuth garojnë për postin e guvernatores. Në Georgia, demokratja me ngjyrë Keisha Lance Bottoms kandidon për postin e guvernatores, ndërsa përballë saj është republikani Rick Jackson.

    Fitorja e DeMuth në Minnesota konsiderohet e pamundur. Shteti njihet si demokrat dhe Klobuchar, si senatore prej shumë vitesh, gëzon një njohje më të madhe në publik. Ndërsa në Georgia, sipas sondazheve të fundit, gara është shumë e ngushtë. Bottoms ka shanse reale për fitore. /DW/

  • Klekovski: Terapitë e reja për Parkinson dhe Alzheimer kërkojnë zbatim të sigurt dhe profesional

    Klekovski: Terapitë e reja për Parkinson dhe Alzheimer kërkojnë zbatim të sigurt dhe profesional

    Ministri i Shëndetësisë (MSH), Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në hapjen e diskutimit në panel me temë „Sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundja e Alzheimerit: trajtim më i mirë për një jetë më cilësore“, i cili u mbajt në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Nga atje njoftojnë se neurologë dhe neurokirurgë nga Qendra Klinike Universitare në Lubjanë dhe nga klinikat universitare në Shkup diskutuan mbi stimulimin e thellë të trurit (DBS) për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, si dhe mbi terapitë antiamiloide me barnat lekanemab dhe donanemab në fazën e hershme të sëmundjes së Alzheimerit.

    Gjithashtu, u diskutuan parakushtet për futjen dhe zbatimin e këtyre terapive në Maqedoni.

    “Sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundja e Alzheimerit nuk janë thjesht diagnoza. Ato përfaqësojnë vite të tëra të jetës së pacientit dhe të familjes që kujdeset për të. Asnjëra prej këtyre terapive nuk është e përshtatshme për të gjithë. Të dyja kërkojnë përzgjedhje të kujdesshme të pacientëve, ekipe të trajnuara, diagnostikim dhe ndjekje afatgjatë. Prandaj, çështja nuk është vetëm nëse duhet të zbatohen, por si të zbatohen: në mënyrë të sigurt, profesionale dhe të qëndrueshme”, deklaroi Klekovski.

    Nga atje shtojnë se në sistemin shëndetësor kombëtar janë të regjistruar rreth 24.000 persona me demencë, ndërsa vlerësimet tregojnë se deri në vitin 2050 ky numër mund të rritet pothuajse trefish. Rreth 8.000 qytetarë jetojnë me sëmundjen e Parkinsonit, shumica prej të cilëve marrin përkujdesje në kushte shtëpiake, nga familjet e tyre.

    Ministri theksoi se Ministria është e gatshme të dëgjojë mendimin e ekspertëve dhe pret që nga ky diskutim të dalin rekomandime konkrete lidhur me atë që mungon, renditjen e hapave të nevojshëm dhe afatet kohore për realizimin e tyre./Telegrafi/

  • Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

    Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

    Takime B2B, agjenda live, asistent digjital i personalizuar dhe ndërveprim live me folësit, të gjitha në një platformë.

    Business Reset 2026 vjen këtë vit me një shtëpi digjitale të vetën. Në br.clientora.tech, çdo pjesëmarrës ka profilin e tij, axhendën e plotë të ditës, takime B2B me kompanitë pjesëmarrëse dhe mundësinë t’u drejtojë pyetje direkt folësve.

    Platforma është krijuar nga Karrota dhe fuqizohet nga Clientora, AI asistenti i ndërtuar për biznese dhe evente. Rrjetëzimi nis që para 12 nëntorit dhe vazhdon gjatë gjithë ditës në Hotel Marriott Tirana.

    Një platformë për gjithë flagship event-in

    Business Reset 2026 sjell 16 folës, 9 workshop-e dhe mbi 150 kompani në të njëjtën ditë. Platforma i mbledh të gjitha në një vend, të organizuara sipas asaj që i duhet pjesëmarrësit në çdo moment.

    • Profili im: takimet, workshop-et, pyetjet dhe të dhënat personale të çdo pjesëmarrësi, në një faqe.
    • Pjesëmarrësit dhe kompanitë: lista e plotë e njerëzve dhe e kompanive që marrin pjesë, për të gjetur kë duhet të takosh.
    • Takimet: matchmaking dhe takime B2B të planifikuara me pjesëmarrësit e tjerë, para dhe gjatë eventit.
    • Axhenda: programi i skenës kryesore dhe i workshop-eve, me orarin dhe sallat.
    • Folësit: profili i çdo folësi, me kompaninë dhe temën që prezanton. Butoni “Pyet” i lejon pjesëmarrësit t’i dërgojnë pyetje direkt folësit.
    • Sondazhet dhe pyetjet: sondazhe live gjatë sesioneve dhe pyetje për folësit, që e kthejnë sallën në bashkëbisedim.
    • AI asistenti: asistenti i Clientora-s ndihmon pjesëmarrësit të orientohen në axhendë, folës dhe takime.
    • Partnerët: sponsorët dhe partnerët mediatikë kanë prezencë të dedikuar, me faqe kompanie brenda platformës.

    Si funksionon

    Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionon direkt nga shfletuesi i telefonit.

    Para eventit

    1. Pasi të keni blerë biletën, do të merrni një email automaktik. Hyni në br.clientora.tech me email-in dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.
    2. Plotësoni profilin, që pjesëmarrësit e tjerë t’ju gjejnë lehtë.
    3. Shfletoni pjesëmarrësit dhe kompanitë, dhe caktoni takimet B2B që ju interesojnë.
    4. Ndiqni axhendën dhe zgjidhni workshop-et ku do të merrni pjesë.

    Në ditën e eventit, 12 nëntor

    1. Te hyrja e Hotel Marriott Tirana, skanoni kodin QR që ju tregon hostesa dhe hyni menjëherë në platformë. Mund të hyni edhe me emrin dhe kompaninë.
    2. Gjatë sesioneve, shtypni “Pyet” te folësi që është në skenë dhe dërgoni pyetjen tuaj.
    3. Votoni në sondazhet live dhe ndiqni takimet e planifikuara nga profili juaj.
    4. Kur keni nevojë për orientim, pyesni AI asistentin për orarin, sallat ose folësit.

    Business Reset, i lidhur para, gjatë dhe pas skenës

    Me Clientora, Business Reset e zgjeron vlerën e ditës përtej sallës: takimet lidhen më shpejt, pyetjet arrijnë direkt te folësit dhe partnerët kanë kontakt real me pjesëmarrësit.

    Fisnik Ismaili (Karrota), krijuesi i platformës, është njëherësh edhe folës në skenën e Business Reset 2026, në panelin e 360° Marketing.

    Business Reset 2026 · Re-think. Re-build. Re-connect. 12 nëntor 2026, Hotel Marriott Tirana Platforma: br.clientora.tech · Bli biletën tënde: businessreset.al

  • Milan returns for Andrewick in January, Mouriinho remains the main obstacle

    AC Milan is expected to make another effort to transfer Real Madrid’s Brazilian assailant, Andrewick, during the passing January deadline.

    The owner of the Italian club, Gerry Cardinal, is a 20-year-old fan of talent and sees it as an important reinforcement for the offensive department.

    Rossons had tried to transfer the Brazilian even in the summer, but Real Madrid coach Jose Morainho had not allowed his departure.

    Milan, however, is not the only club interested in Andrew, for Rome, Aston Villa, and Arsenal are in the race.

    The Brazilian attacker has yet to win Mourinho’s full trust, and there has been limited space in the Madrile formation.

    If his situation does not change until January, leaving Madrid can become reality.

    Meanwhile, Milan is seeking reinforcements in the attack, as Goncalo Ramos has failed to show continuity in his presentations.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Milani rikthehet për Endrickun në janar, Mourinho mbetet pengesa kryesore

    Milani rikthehet për Endrickun në janar, Mourinho mbetet pengesa kryesore

    Milani rikthehet për Endrickun në janar, Mourinho mbetet pengesa kryesore

    AC Milani pritet të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e sulmuesit brazilian të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Pronari i klubit italian, Gerry Cardinale, është admirues i talentit 20-vjeçar dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.

    “Rossonerët” kishin tentuar ta transferonin brazilianin edhe gjatë verës, por trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk e kishte lejuar largimin e tij.

    Megjithatë, Milani nuk është klubi i vetëm që interesohet për Endrickun, pasi në garë janë edhe Roma, Aston Villa dhe Arsenali.

    Sulmuesi brazilian ende nuk ka arritur të fitojë besimin e plotë të Mourinhos dhe ka pasur hapësirë të kufizuar në formacionin madrilen.

    Nëse situata e tij nuk ndryshon deri në janar, largimi nga Madridi mund të bëhet realitet.

    Ndërkohë, Milani po kërkon përforcime në sulm, pasi Goncalo Ramos nuk ka arritur të tregojë vazhdimësi në paraqitjet e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haziri: For Arlinda Zekaj case, responsibility has already remained in government cabinet

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Lutfi Haziri, after completing the meeting of the Commission for Foreign Affairs and Diaspora, where Germany’s ambassador to Kosovo, Rainer Rudolph, was also present, speaking of the case of the murder of Arlinda Zekaj, citing the situation and developments after the case.

    Haziri has criticised the way institutional responsibility is being addressed, saying that Kosovo Police are being sacrificed for political failures, which, according to him, has credibility and credibility.

    As far as internal developments are concerned, what is happening is extremely painful. The responsibility is escalating, as is political action. Three police directors are taking public and moral responsibility to save politics. The institution, which is the police with credibility and credibility, is sacrificed for policy failures. They have made suspensions, prosecutors, but the responsibility has already remained in the government cabinet. The act of resignation is moral, Haziri has declared.

    After that, Haziri has also declared the meeting of the Commission for Foreign Affairs and Diaspora, attended by German Ambassador Rainer Rudolf, highlighting Germany’s importance for Kosovo and the European integration process.

    He has said that Germany, due to its political weight and role in Europe, remains one of the most important states on Kosovo’s road to the European Union and NATO.

    It is extremely important because of the weight, importance, and role of the German state, it is Europe’s locomotive today, of European integrations. For the LDK, it is not only aspirations, it is an EU and NATO integration mission, Germany has a critical role, Haziri has said.

    Speaking to the Council of Europe, Haziri has expressed concern over the failure to meet three conditions on the part of the Government of Kosovo, calling it painful to ignore the Parliamentary Assembly report by the Council of Ministers.

    On the other hand, the Council of Europe remains in three conditions the Government has not met, and for the first time it has happened that the Council of Ministers does not approve the Parliamentary Assembly report, this is painful, Haziri has declared. / EO

    Source Layer: Dukeagini

  • Haziri: Për rastin e Arlinda Zekajt, përgjegjësia tashmë ka mbetur në kabinetin qeveritar

    Haziri: Për rastin e Arlinda Zekajt, përgjegjësia tashmë ka mbetur në kabinetin qeveritar

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke e cilësuar si jashtëzakonisht të dhimbshme situatën dhe zhvillimet pas këtij rasti.

    Haziri ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet përgjegjësia institucionale, duke thënë se për dështimet e politikës po sakrifikohet Policia e Kosovës, e cila, sipas tij, ka kredibilitet dhe besueshmëri.

    “Sa i përket zhvillimeve të brendshme, është jashtëzakonisht e dhimbshme ajo çka po ndodh. Përgjegjësia është e përshkallëzuar, sikurse është edhe veprimi politik. Tre drejtorë të policisë po marrin përgjegjësi publike dhe morale me e shpëtu politikën. Për dështimet e politikës sakrifikohet institucioni, e cila është policia që ka kredibilitet dhe besueshmëri. Ata kanë bërë suspendime, prokuroria, por përgjegjësia tashmë ka mbetur në kabinet qeveritar. Akti i dorëheqjes është moral”, ka deklaruar Haziri.

    Pas kësaj, Haziri është deklaruar edhe për takimin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku ishte i pranishëm ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, duke vënë në pah rëndësinë e Gjermanisë për Kosovën dhe procesin e integrimit evropian.

    Ai ka thënë se Gjermania, për shkak të peshës politike dhe rolit që ka në Evropë, mbetet një nga shtetet më të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse nga pesha, rëndësia dhe roli i shtetit gjerman, është lokomotiva e Evropës sot, i integrimeve evropiane. Për LDK-në nuk është vetëm aspiratë, është mision integrimi në BE dhe NATO, Gjermania ka një rol kritik”, ka thënë Haziri.

    Duke folur për Këshillin e Evropës, Haziri ka shprehur shqetësimin për mosplotësimin e tri kushteve nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar si të dhimbshme mosmiratimin e raportit të Asamblesë Parlamentare nga Këshilli i Ministrave.

    “Në anën tjetër, Këshilli i Evropës mbetet në tre kushte që Qeveria nuk i ka plotësuar ende dhe për herë të parë ka ndodhur që Këshilli i Ministrave nuk e miraton raportin e Asamblesë Parlamentare, kjo është e dhimbshme”, ka deklaruar Haziri./EO

    Burimi: Dukagjini

  • “Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

    “Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

    Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar ndaj një lajmi që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku pretendohej se ajo ishte ndarë nga partneri i saj pas dhjetë vitesh lidhje.

    Informacioni është publikuar nga një faqe në rrjetet sociale, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në InstaStory, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

    “Ju jeni të tmerrshëm”, ka shkruar Leonora, duke iu referuar publikimit të këtij lajmi.

    Foto: Leonora Jakupi / Instagram

    Leonora Jakupi vazhdon të jetë një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ajo ka lënë gjurmë në skenën muzikore përmes këngëve dhe projekteve të shumta, duke fituar ndër vite dashurinë dhe respektin e publikut.

    Sa i përket jetës private, këngëtarja ka zgjedhur gjithmonë të jetë e rezervuar, duke mos ndarë shumë detaje me publikun.

    Ajo nuk e ka bërë asnjëherë publik identitetin e partnerit të saj, duke preferuar që këtë pjesë të jetës ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

  • Renault Clio vetura më e shitur për 8 muajt e parë të 2026 në Kosovë

    Renault Clio vetura më e shitur për 8 muajt e parë të 2026 në Kosovë

    Një numër mjafton për ta treguar historinë: 206. Pikërisht kaq Renault Clio të rinj janë homologuar në Kosovë nga janari deri në gusht të vitit 2026, duke e vendosur modelin francez në krye të tregut.

    Jo vetëm në kategorinë e vet. Jo vetëm mes veturave urbane. Renault Clio është modeli nr. 1 në Kosovë në renditjen e përgjithshme të veturave të reja të homologuara gjatë tetë muajve të parë të vitit.

    Sipas të dhënave të raportit të Qendrës së Automjeteve të Kosovës (QAK), nga janari deri në gusht 2026 janë homologuar gjithsej 2,418 vetura të reja, ndërsa Clio ka arritur të marrë pozitën e parë me 206 njësi.

    Në segmentin B? Clio luan në një ligë tjetër

    Dallimi bëhet edhe më i madh kur shikohet segmenti B, një prej kategorive më të rëndësishme për veturat kompakte dhe urbane.

    Me 206 njësi të homologuara, Renault Clio qëndron bindshëm në krye. Toyota Yaris renditet e dyta me 79 njësi, ndërsa Dacia Sandero e treta me 67.

    Pra, Clio ka plot 127 njësi më shumë se konkurrenti i dytë.

    Një diferencë që nuk flet vetëm për një rezultat të mirë, por për një epërsi të qartë në segment.

    Por Clio nuk ndalet te segmenti B

    Kur në një listë futen të gjitha modelet, nga të gjitha segmentet, rezultati mbetet i njëjtë: Renault Clio përsëri në vendin e parë.

    Me 206 njësi, ai lë pas Skoda Scala me 154 dhe Volkswagen Taigo me 146 njësi të homologuara.

    Kjo do të thotë se gjatë periudhës janar–gusht 2026, asnjë model tjetër i ri nuk ka arritur numrin e Renault Clio-s në Kosovë.

    Nga qyteti te lista e përgjithshme – Clio është emri që del i pari.

    Pse po zgjidhet kaq shumë?

    Clio prej vitesh është një prej emrave më të njohur në kategorinë e vet, por gjenerata e re e ka çuar formulën edhe më tej.

    Dizajn modern, dimensione praktike për qytet, teknologji bashkëkohore, ekonomi në përdorim dhe një raport konkurrues mes çmimit dhe asaj që ofron – kombinim që duket se ka gjetur shumë shpejt publikun e vet edhe në Kosovë.

    Është veturë që përshtatet lehtë me përditshmërinë: kompakte kur duhet të lëvizë në qytet, praktike për përdorim familjar dhe moderne në pajisje e pamje.

    Dhe kësaj here, nuk janë vetëm përshtypjet që flasin.

    Numrat e vendosin Renault Clio në krye.

    206 njësi.
    Vendi i parë në segmentin B.
    Vendi i parë në renditjen e përgjithshme.

    Tetë muajt e parë të vitit 2026 kanë një lider – Renault Clio.

  • Zvicra voton për pesë çështje më 28 shkurt 2027, nga centralet bërthamore te lehtësimi i marrjes së shtetësisë

    Zvicra voton për pesë çështje më 28 shkurt 2027, nga centralet bërthamore te lehtësimi i marrjes së shtetësisë

    Qytetarët e Zvicrës do të votojnë më 28 shkurt 2027 për pesë propozime të rëndësishme që lidhen me energjinë bërthamore, marrjen e shtetësisë, importin e foie gras, marrëveshjet tregtare dhe pagat minimale.

    Këshilli Federal zviceran ka konfirmuar se në mesin e çështjeve që do t’u nënshtrohen votimit është edhe heqja e ndalimit për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore.

    Propozimi synon të ndryshojë Ligjin për Energjinë Bërthamore dhe të hapë mundësinë për ndërtimin e reaktorëve të rinj në vend, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Një tjetër çështje është iniciativa për lehtësimin e marrjes së shtetësisë zvicerane, e cila parasheh që personat e huaj të mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi të ligjshëm në Zvicër.

    Aktualisht, procedura e zakonshme kërkon së paku dhjetë vjet qëndrim në vend dhe posedimin e lejes së qëndrimit C.

    Në fletëvotim do të jetë edhe iniciativa për ndalimin e importit të foie gras, produkt i prodhuar nga mëlçia e rosave dhe patave të ushqyera me forcë.

    Ndalimi i propozuar do të përfshinte edhe importin për konsum personal.

    Zviceranët do të vendosin gjithashtu për marrëveshjen e partneritetit ekonomik ndërmjet shteteve të Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe Malajzisë, e cila synon lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe uljen e tarifave doganore.

    Çështja e pestë lidhet me pagat minimale kantonale dhe marrëveshjet kolektive të punës.

    Propozimi parasheh që marrëveshjet kolektive të kenë përparësi ndaj pagave minimale të përcaktuara nga kantonet, edhe në rastet kur ato parashohin paga më të ulëta.

    Vendimi për mbajtjen e këtyre pesë votimeve u konfirmua nga Këshilli Federal më 28 tetor 2026, ndërsa qytetarët do të kenë fjalën e fundit më 28 shkurt 2027./Telegrafi/