Blog

  • Kim Antonelli becomes the youngest champion in Formula 1, breaks several records

    Italian Kimy Antonelli has entered Formula 1, becoming the world’s newest champion in the sport.

    Antonelli secured his first title in just the second season in Forum 1, while during the 2026 campaign he managed to break several more records.

    Antonelli became the youngest pilot in history to ensure a pole position in a Sunday race. He achieved this at China’s Grand Prix at the age of 19, six months and 18 days, breaking Sebastian Vettel’s previous record.

    In the same race, the Italian became the youngest pilot to win a Forum 1 race after starting first. It was his first victory in a Sunday race.

    Two weeks later, at Japan’s Grand Prix, Antonelli recorded his second victory in a row and climbed to the top of the pilot’s ranking. With that, at the age of 19, seven months and four days, he became the youngest pilot to have ever led the world championship, breaking Lewis Hamilton’s record.

    In addition to personal records, Antonelli ended Italy’s 73-year wait for a new world champion in Forum 1.

    He is the third Italian pilot to win the world champion title. Before that, Giuseppe ‘%noin’ Farina, the first Form 1 champion in 1950, and Alberto Ascar, who won two titles in 1952 and 1953.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në histori të Formula 1, thyen disa rekorde

    Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në histori të Formula 1, thyen disa rekorde

    Italiani Kimi Antonelli, ka hyrë në histori të Formula 1, duke u bërë kampioni më i ri i botës në këtë sport.

    Antonelli e siguroi titullin e tij të parë në vetëm sezonin e dytë në Formula 1, ndërsa gjatë kampanjës së vitit 2026 arriti të thyejë edhe disa rekorde të tjera.

    Antonelli u bë piloti më i ri në histori që siguroi një pozitë pole në një garë të dielën. Ai e arriti këtë në Çmimin e Madh të Kinës, në moshën 19-vjeçare, gjashtë muaj e 18 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Sebastian Vettel.

    Në të njëjtën garë, italiani u bë edhe piloti më i ri që fitoi një garë të Formula 1 pasi ishte nisur nga pozita e parë. Kjo ishte fitorja e tij e parë në një garë të së dielës.

    Dy javë më vonë, në Çmimin e Madh të Japonisë, Antonelli regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe u ngjit në krye të renditjes së pilotëve. Me këtë, në moshën 19-vjeçare, shtatë muaj e katër ditë, ai u bë piloti më i ri që ka kryesuar ndonjëherë kampionatin botëror, duke thyer rekordin e Lewis Hamiltonit.

    Përveç rekordeve personale, Antonelli i dha fund edhe pritjes 73-vjeçare të Italisë për një kampion të ri të botës në Formula 1.

    Ai është piloti i tretë italian që fiton titullin e kampionit të botës. Para tij, këtë sukses e kishin arritur Giuseppe “Nino” Farina, kampioni i parë i Formula 1 në vitin 1950, dhe Alberto Ascari, i cili fitoi dy tituj radhazi më 1952 dhe 1953.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i babait me foshnjën në Gjilan, kryefamiljari del para gjykatës

    Rasti i babait me foshnjën në Gjilan, kryefamiljari del para gjykatës

    Rasti i babait me foshnjën në Gjilan, kryefamiljari del para gjykatës

    Tragjedia në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, po hetohet nga Prokuroria Themelore në këtë rajon.

    Për këtë rast, sot po mbahet seanca e parë dëgjimore ndaj të dyshuarit që tashmë është arrestuar. B.Demiri, prindi/gjyshi i dy viktimave.

    Ndaj tij, është parashtruar kërkesa për masën e sigurisë dhe sot gjykata pritet të lëshojë vendimin.

    Sipas informacioneve të para, babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari Demiri, është arrestuar dhe dyshohet për vrasje të rëndë.

    Burime të Klanit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një litar, për të cilin dyshohet se ishte përdorur në tentim të inskenimit të vdekjeve.

    Të njëjtat burime kanë thënë se dy viktimat dyshohet se janë ngufatur, ndërsa në trupat e të ndaluarit dhe të 27-vjeçarit janë vërejtur shenja dhune.

    Megjithatë, akoma mbeten të paqarta rrethanat e gjithë rastit.

  • Shala: Po e paguajmë koston e fokusit të Kurtit te veriu (VIDEO)

    Shala: Po e paguajmë koston e fokusit të Kurtit te veriu (VIDEO)

    Shala: Po e paguajmë koston e fokusit të Kurtit te veriu (VIDEO)

    Analisti Azdren Shala ka deklaruar se përqendrimi i Qeverisë Kurti në çështjen e veriut ka bërë që të rritet numri i krimeve në pjesën tjetër të vendit.

    Duke folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Shala tha kjo ndërlidhet me mungesën e fokusit institucional, konkretisht të Policisë.

    “Vitet e fundit, pa dashtë me lidhë direkt me Qeverinë, numri i krimeve, numri i veprave ilegale është rritur për një arsye të thjeshtë. Na kemi thanë që krejt koston e fabulës së veriut, sovranitetit në veri, ku është koncentru krejt pushteti aty, duke e lanë të lirë, mos me pasë fokus në pjesët e tjera të Kosovës, është rritur krimi e korrupsioni në  nivele alarmante.  

    Ne e paguajmë koston e një tregimi të një kryeministri që e ka kompleks sovranitetin. Mungesë e fokusit për shumë probleme. Qëllimi i tij është me marrë veprime aty ku shihet, aty kua tij ia plotëson imazhin e liderit çlirimtar të veriut. Ti nuk ke fokus të Policisë.”

    Ai komentoi edhe protestat, duke thënë se secili qytetar ka të drejtë të protestojë, por sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka arritur t’ia kufizojë opozitës aftësinë për të organizuar protesta.

    “Po dua mu lidh prapë te protesta. Çdo njeri ka të drejtë me dalë në protesta, çështja është që, Kurti e ka arritë një element, që partitë ose ish-pushtetet nuk e kanë arritë, e ka hekë të drejtën, kushtimisht të drejtën, ia ka hekë aftësinë opozitës me protestu.”/Klankosova.tv

  • Konfirmon SHSKUK -  pezullohet nga puna drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha

    Konfirmon SHSKUK –  pezullohet nga puna drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha

    Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha është pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës, pas arrestimit të tij.

    Vendimi për pezullimin e tij hyn në fuqi nga data 2 nëntor 2026 dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.

    Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se masa është ndërmarrë si pasojë e mbajtjes së Berishës në arrest, bazuar në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    “Ky vendim është marrë si pasojë e mbajtjes së tij në arrest, në bazë të Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. SHSKUK do të veprojë në përputhje me vendimet dhe procedurat ligjore në fuqi”, ka deklaruar Qyqalla.

    Ndërkaq, pezullimi do të jetë i përkohshëm dhe do të vazhdojë deri në një vendim të ri lidhur me statusin e tij të punës.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji Gëzim Berishës, drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Gjykata ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Berishës.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.B. si të pabazuar dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Sipas vendimit, Stacioni Policor në Vushtrri është obliguar të zbatojë dhe të verifikojë respektimin e kësaj mase nga i pandehuri.

    Në rast të mosrespektimit të saj, Policia duhet ta njoftojë menjëherë gjyqtaren e procedurës paraprake.

    Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës.

    Vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe faktin se, sipas Gjykatës, i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në pronën ku viktima nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre. /telegrafi/

  • Sa bajame rekomandohen në ditë? Studimi zbulon përfitimet për shëndetin e zemrës

    Sa bajame rekomandohen në ditë? Studimi zbulon përfitimet për shëndetin e zemrës

    Bajamet janë ndër ushqimet më të pasura me proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme.

    Sipas një hulumtimi të publikuar nga Verywell Health, konsumimi i rregullt i tyre mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zemrës, tretjes dhe lëkurës.

    Sasia e rekomanduar në studimet e përmendura varion nga 35 deri në 56 bajame në ditë, ose rreth 40–60 gramë.

    Ndërsa një porcion standard përbëhet nga 23 bajame, studiuesit kanë analizuar edhe efektet e sasive më të mëdha.

    Konsumimi i tyre lidhet me përmirësimin e niveleve të kolesterolit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak.

    Një studim te të rriturit me mbipeshë vuri re ulje të triglicerideve dhe presionit të gjakut pas 12 javësh konsumimi të rregullt.

    Bajamet mund të ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e zorrëve, pasi nxisin rritjen e baktereve të dobishme.

    Disa të dhëna sugjerojnë gjithashtu se përbërësit e tyre mund të ndihmojnë në reduktimin e rrudhave dhe pigmentimit të lëkurës.

    Një porcion prej 23 bajamesh përmban rreth 164 kalori, 6 gramë proteina, 14 gramë yndyrë dhe 3.5 gramë fibra.

    Ato mund të shtohen në kos, sallata, tërshërë ose të konsumohen si mesvakt. /Telegrafi/

  • Pesë aktivitete ditore që djegin një sasi të habitshme kalorish, disa mund të zëvendësojnë stërvitjen tuaj

    Pesë aktivitete ditore që djegin një sasi të habitshme kalorish, disa mund të zëvendësojnë stërvitjen tuaj

    Kur mendojmë për djegien e kalorive, shpesh mendojmë së pari për të shkuar në palestër, vrapimin ose ndonjë formë tjetër ushtrimi. Megjithatë, ne djegim kalori edhe gjatë shumë aktiviteteve të përditshme, edhe kur nuk mendojmë për të qenë fizikisht aktivë.

    Aktivitete të tilla njihen si NEAT (termogjenezë e aktivitetit jo-ushtrues) dhe përfshijnë çdo lëvizje jashtë stërvitjes së planifikuar, siç është ecja, pastrimi, kopshtaria ose kryerja e punëve të shtëpisë. Edhe pse individualisht mund të mos duken të vështira, shuma e tyre mund të kontribuojë ndjeshëm në konsumin total ditor të energjisë.

    Prandaj, nuk është e nevojshme të kaloni çdo moment të lirë në palestër për të rritur aktivitetin fizik. Mund të përdorni disa punë që i bëni tashmë si një mundësi për lëvizje shtesë.

    Më poshtë, ne nxjerrim në pah pesë aktivitete që mund të djegin më shumë kalori nga sa mund të prisni.

    Vlerat e treguara janë për një orë aktivitet dhe janë llogaritur për persona që peshojnë 57, 70 dhe 84 kilogramë. Konsumi real varet nga pesha e trupit, mosha, gjinia dhe intensiteti i aktivitetit.

    Çiklizëm

    Nëse mundeni, zëvendësoni makinën ose transportin publik me biçikletë herë pas here. Përveçse do të jeni më aktivë në këtë mënyrë dhe do të ulni kostot e transportit, çiklizmi mund të kontribuojë edhe në konsumin e konsiderueshëm të kalorive.

    Gjatë pedalimit, muskujt e këmbëve janë veçanërisht të angazhuar dhe intensiteti i ngasjes ndikon në sasinë e energjisë së konsumuar.

    – 57 kg – 480 kalori

    – 70 kg – 596 kalori

    – 84 kg – 710 kalori

    Kopshtari

    Kopshtaria nuk është vetëm një mënyrë për të zbukuruar oborrin ose zonën përreth shtëpisë, por mund të jetë edhe një aktivitet fizik mjaft i vështirë. Gërmimi i dheut, zhvendosja e vazove, mbajtja e kovave dhe shtyrja e karrocave kërkojnë angazhimin e grupeve të ndryshme të muskujve.

    Me ndryshime të shpeshta në pozicionin e trupit, përkulje dhe ngritje peshe, kopshtaria mund të kontribuojë në konsum më të lartë ditor të kalorive sesa duket në shikim të parë.

    – 57 kg – 270 kalori

    – 70 kg – 334 kalori

    – 84 kg – 400 kalori

    Pastrim shtëpie

    Pastrimi me fshesë me korrent, larja e dyshemeve, fërkimi i sipërfaqeve dhe rregullimi i dhomave janë detyra që kërkojnë më shumë lëvizje nga sa kuptohet zakonisht. Gjatë pastrimit, shpesh ndryshoni pozicionin e trupit, përkuleni, shtriheni dhe ecni nga një dhomë në tjetrën.

    Nëse i kryeni këto detyra pa pushime të gjata, mund të rrisni konsumin e energjisë dhe në të njëjtën kohë të keni një hapësirë jetese më të rregullt dhe më të pastër.

    – 57 kg – 270 kalori

    – 70 kg – 334 kalori

    – 84 kg – 400 kalori

    Mbledhja e gjetheve

    Me mbërritjen e vjeshtës, mbledhja e gjetheve bëhet një nga punët e zakonshme në oborre. Edhe pse shumë e perceptojnë vetëm si një detyrim, është një aktivitet që përfshin lëvizjet e krahëve, shpatullave, shpinës dhe këmbëve.

    Ndërsa mbledhni gjethe, jeni vazhdimisht në lëvizje dhe kërkohet përpjekje shtesë duke u përkulur, duke tërhequr grabujën dhe duke mbajtur gjethet e mbledhura. Kështu që mund të kombinoni punën e dobishme me aktivitet fizik shtesë.

    – 57 kg – 240 kalori

    – 70 kg – 298 kalori

    – 84 kg – 356 kalori

    Tërheqja me sajë

    Tërheqja me sajë është një aktivitet dimëror që mund të jetë shumë më i vështirë nga ç’duket. Përpjekjet më të mëdha fizike në fakt nuk vijnë gjatë zbritjes nga shpati i dëborës, por kur ngjitesh përsëri në majë të kodrës.

    Sidomos nëse tërhiqni një sajë, po i aktivizoni muskujt e këmbëve dhe të barkut, prandaj ky aktivitet argëtues dimëror mund të kontribuojë në djegien e konsiderueshme të kalorive.

    – 57 kg – 480 kalori

    – 70 kg – 596 kalori

    – 84 kg – 710 kalori

  • Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

    Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

    Britania e Madhe dhe Gjermania synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak përmes përdorimit të Al, ka bërë të ditur sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting.

    Në një shkrim për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përpara takimit me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, në Berlin, Streeting tha se të dyja vendet do të zgjerojnë projektin e përbashkët të sigurisë kibernetike, të njohur si Cyber Lighthouse, duke përfshirë edhe zhvillimin e teknologjisë së Al.

    Përmes testimit, zhvillimit dhe përdorimit të përbashkët të AI në ushtritë e tyre, të dyja vendet synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe të përshtaten me sfidat e reja të sigurisë.

    Përfaqësues të qeverive dhe industrisë së mbrojtjes nga të dyja vendet pritet të takohen në pranverën e vitit 2027, për të përcaktuar mënyrën e zbatimit të planit.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura sistemet konkrete të Al, programet apo buxhetet që do të përfshihen.

    Streeting bëri të ditur gjithashtu se kompanitë gjermane kanë zotuar rreth 800 milionë paund, ose afërsisht 956 milionë euro, për industrinë britanike të mbrojtjes që nga nënshkrimi i marrëveshjes së mbrojtjes mes dy vendeve në vitin 2024.

    Ndër kompanitë e përfshira është edhe Helsing, me seli në Mynih, e cila vitin e kaluar hapi një fabrikë në Plymouth të Britanisë, ku prodhon mjete autonome nënujore të pajisura me Al, të projektuara për të gjurmuar nëndetëset kundërshtare.

    Ndërkohë, përdorimi i Al në luftë po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

    Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se gara e armatimit në këtë fushë tashmë ka filluar dhe ka bërë thirrje për vendosjen e rregullave ligjërisht të detyrueshme për sistemet autonome të armëve.

    Ky zhvillim pasqyron përpjekjet e fuqive evropiane për të integruar teknologjitë e avancuara në ushtritë e tyre dhe për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes përballë kërcënimeve të reja të sigurisë. /Telegrafi/

  • Valdrina ngatërron Valdetin me një banor tjetër të BBVK-së: Teper të njëjtë më duken këta të dy

    Valdrina ngatërron Valdetin me një banor tjetër të BBVK-së: Teper të njëjtë më duken këta të dy

    Partnerja e Valdetit, Valdrina, siç duket po e përcjell vazhdimisht atë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, gjë të cilën e ka bërë të ditur edhe përmes disa postimeve në InstaStory.

    Megjithatë, një moment mjaft interesant ka tërhequr vëmendjen, pasi Valdrina ka ngatërruar bashkëshortin me një tjetër banor të shtëpisë, Dionin.

    Ajo ka treguar se dy banorët i duken jashtëzakonisht të ngjashëm me njëri-tjetrin. Madje, në një rast, teksa po tentonte ta filmonte Valdetin, pa e kuptuar kishte përfunduar duke xhiruar Dionin.

    Foto: Valdrina / Instagram

    Këtë situatë ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një koment me humor.

    “Teper të njejt më duken këta të dy hahaha, njëherë jam kan tu e incizu Dionin tu mendu Valin, thash oj Valdrino mos bej skandale hahahaha”, shkroi Valdrina.

    Foto: Valdrina / Instagram

    Ndërkaq, Valdeti u bë pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, duke hyrë të premten gjatë spektaklit hapës të edicionit të pestë.

    Në anën tjetër, Valdrina nuk iu bashkua atij në këtë eksperiencë televizive, duke zgjedhur ta mbështesë nga jashtë shtëpisë.

  • Considered completely extinct, rare mammal is again seen in the United States

    A good news comes from the United States, where black – footed weasels (blank-fooded thorns), one of the rarest mammals in North America, once considered completely extinct.

    According to the New York Post, this species is surviving and showing signs of recovery in Badlands National Park, South Dakota.

    These animals are mainly active at night and can sleep up to 21 hours a day.

    They live alone in addition to breeding and caring for their young.

    The black – footed bridesellates were declared extinct because of the destruction of habitat and disease.

    However, they were rediscovered in the 1980s, promoting special programmes for breeding and restoring them to nature.

    According to the World Wildlife Fund ( WWF), habitat loss, and disease continue to be the main threats to their survival.

    Biologists estimate that some 3 thousand natural – grown weasels are needed to ensure the long – term recovery of this endangered species.

    The conservation efforts are giving hope that a once lost animal can once again have a future in nature. /Telegraphy/