Blog

  • Alarm pas alarmi në tregun ushqimor – Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

    Alarm pas alarmi në tregun ushqimor – Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

    Alarm pas alarmi në tregun ushqimor – Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1.068 kilogramëve patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, pasi analizat laboratorike kanë evidentuar nivel të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit.

    Ngarkesa me numër loti 909073 ishte importuar nga kompania BEST BT SH.P.K. në Prizren. Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, sipas raportit nr. 4397/2026, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, më 23 tetor 2026, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e saj.

    Me këtë masë është parandaluar vendosja e ngarkesës në tregun e Kosovës.

    Akrilamidi është një substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj kësaj substance përmes ushqimit paraqet shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të saj kancerogjen.

    AUV ka bërë të ditur se masa i referohet vetëm ngarkesës së identifikuar me numrin e lotit 909073, ndërsa kontrollet zyrtare do të vazhdojnë për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk i përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A plane crash in Florida, nine dead.

    Nine people lost their lives after a private plane crashed into an area inhabited in the American state of Florida. The plane crashed into a very lane street, causing explosion and considerable damage without causing casualties or injuries on earth. Authorities have begun investigating the causes of the accident, while poor weather conditions and reported flight problems are among the elements under consideration.

    The 60th Learjet plane was launched from the town of Austin, Texas, and was traveling to the Bahamas on Sunday, near the Cresthaven area, Palm Beach County. According to US Transport Secretary Sean Duffy, the nine people on board have lost their lives. At the same time, no victims or injuries are reported on earth.

    Communication records with air traffic control indicate that the crew had reported moderate turbulence and problems with the ice during flight. Shortly before the crash, a crew member declared an emergency and warned that the plane was coming down at great speed. According to flight tests, the aircraft was losing altitude by hundreds of feet per second.

    Florida Governor Ron DeSantis described the accident scene as shocking. It was like a rocket falling from the sky, followed by a massive explosion and debris spreading everywhere, he said.

    Local authorities evacuated about 600 residents from a community near the crash site. The crash also caused damage to local infrastructure, including the water supply network, while the road where the accident occurred is expected to remain closed for at least 30 days.

    Federal Aviation Administration ( The FAA, in co-operation with the National Transport Security Board, has started investigating the causes of the accident. Transport Secretary Sean Duffy described the event as a terrible tragedy and expressed condolences for the families of the victims.

    At the time of the crash, there were reports of storms and heavy rainfall in the area. American President Donald Trump had stayed earlier in his Mar-a-Lago resort, but left an airport nearby about an hour before the accident.

    Source Layer: RTKLive

  • Rrëzohet një aeroplan në Floridë, nëntë të vdekur

    Rrëzohet një aeroplan në Floridë, nëntë të vdekur

    Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan privat u rrëzua në një zonë të banuar në shtetin amerikan të Floridës. Aeroplani u përplas në një rrugë me shumë korsi, duke shkaktuar shpërthim dhe dëme të konsiderueshme, por pa shkaktuar viktima apo të lënduar në tokë. Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa kushtet e këqija atmosferike dhe problemet e raportuara gjatë fluturimit janë ndër elementet që po shqyrtohen.

    Aeroplani i tipit Learjet 60 ishte nisur nga qyteti i Austin-it, në Teksas, dhe po udhëtonte drejt Bahamasve, kur u rrëzua të dielën pranë zonës Cresthaven, në qarkun Palm Beach. Sipas sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, të nëntë personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Ndërkaq, nuk raportohet për viktima apo të lënduar në tokë.

    Regjistrimet e komunikimit me kontrollin e trafikut ajror tregojnë se ekuipazhi kishte raportuar turbulenca të moderuara dhe probleme me akullin gjatë fluturimit. Pak para rrëzimit, një anëtar i ekuipazhit shpalli gjendje emergjente dhe paralajmëroi se aeroplani po zbriste me shpejtësi të madhe. Sipas analizave të fluturimit, mjeti ajror po humbte lartësi me qindra këmbë në sekondë.

    Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, e përshkroi skenën e aksidentit si tronditëse. “Ishte si një raketë që bie nga qielli, e ndjekur nga një shpërthim masiv dhe mbeturina që shpërndahen gjithandej”, tha ai.

    Autoritetet lokale evakuuan rreth 600 banorë nga një komunitet pranë vendit të rrëzimit. Përplasja shkaktoi dëme edhe në infrastrukturën lokale, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, ndërsa rruga ku ndodhi aksidenti pritet të mbetet e mbyllur për të paktën 30 ditë.

    Administrata Federale e Aviacionit (FAA), në bashkëpunim me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sekretari i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen si “një tragjedi të tmerrshme” dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

    Në kohën e rrëzimit, në zonë kishte raportime për stuhi dhe reshje të dendura shiu. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte qëndruar më herët në resortin e tij Mar-a-Lago, por ishte larguar nga një aeroport aty pranë rreth një orë para aksidentit.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

    Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

    Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, me rastin e 37-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

    Gjatë homazheve, presidentja Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

    Ajo theksoi se sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për liri dhe se emrat e tyre do të kujtohen përherë.

    “Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Homazhet u mbajtën në nderim të veprës dhe sakrificës së dy dëshmorëve, në përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.

  • Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

    Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

    Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

    Tre banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Dioni, Anjeza dhe Zoja, janë në televotim qysh nga Prime-i i parë i këtij edicioni.

    Publiku do të vendos se kë do ta shpëtojë nga nominimi i përhershëm.

    Kështu, ai që do të marrë më pak vota, do të jetë çdo javë në nominim deri në fund të rrugëtimit të tij në BBVK5.

    Votimi mund të bëhet përmes SMS-ve, duke dërguar emrin e kandidatit në numrat përkatës, varësisht nga shteti, ose online në platformën zyrtare të votimit, vote.klankosova.tv.

    May be an image of one or more people and text

  • Osmani pret në takim ambasadorin e Francës, në fokus zhvillimet politike

    Osmani pret në takim ambasadorin e Francës, në fokus zhvillimet politike

    Osmani pret në takim ambasadorin e Francës, në fokus zhvillimet politike

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike, të ardhmen e Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka cilësuar Francën si partnere strategjike dhe aleate të rëndësishme të Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

    “Franca është një partner strategjik dhe një aleate e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.

  • NASA reveals an unusual view in Antarctica, the island from outer space resembles a giant skull

    An unusual view from Antarctica’s icy continent has attracted the attention of scholars and the public. NASA satellite images show a natural formation on the island of Vega, which from above is strikingly similar to a giant skull.

    The view was created by the combination of rocks, ice, and glacier formations. What looks like the opening of the eye is actually a rock peak that emerges on the ice surface, while other parts are formed by natural relief in the area.

    However, behind this impressive sight is another phenomenon that is being followed by scientists – changes on the surface of glaciers.

    During 2026 the region experienced periods of temperature above average and limited snowfall. As a result, darker ice and rock surfaces were exposed in some areas.

    Unlike fresh snow, which reflects much of the sun’s radiation, dark surfaces absorb more energy and can become warmer. This process can affect the rate of melting ice during warmer periods.

    The island of Vega also has an interesting history of exploration, as it relates to early polar expeditions and the extreme challenges facing explorers in the early 20th century.

    Thus, what appears to be an unusual image created by nature also serves as a reminder of changes taking place in one of the most sensitive climate regions of the planet.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shiroka Pula and Kurti pay their respects on the 37th anniversary of Africa’s fall and Fahri Fazlius

    Kosovo President Justina Shiroka Pula, accompanied by Prime Minister Albin Kurti, has been paying tribute to the Witnesses’ cemeterys in Velan, on the occasion of 37th anniversary of the fall of martyrs Africa Dzitia and Fahri Fazliu.

    During the holidays, President Shiroka Pula honoured the life and work of the two natives, praising their sacrifice on Kosovo’s road to freedom.

    She pointed out that the sacrifice of Africa Gitias and Fahri Fazliu remains an integral part of the history of freedom efforts and that their names will always be remembered.

    They did not await the day of freedom, but they gave their life for that day to come. Their names remain forever linked to this freedom and with our responsibility to do Kosovo as they please and for which they were sacrificed, President Shiroka Pula has declared.

    The houses were held in honour of the work and sacrifice of two martyrs, on the 37th anniversary of their fall.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

    Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, me rastin e 37-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

    Gjatë homazheve, presidentja Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

    Ajo theksoi se sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për liri dhe se emrat e tyre do të kujtohen përherë.

    “Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula.

    Homazhet u mbajtën në nderim të veprës dhe sakrificës së dy dëshmorëve, në përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.

    Burimi: Dukagjini

  • NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

    NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

    Një pamje e pazakontë nga kontinenti i akullt i Antarktidës ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe publikut. Imazhet satelitore të NASA-s tregojnë një formacion natyror në ishullin Vega, i cili nga lart ngjan çuditërisht me një kafkë gjigante.

    Pamja është krijuar nga kombinimi i shkëmbinjve, akullit dhe formacioneve akullnajore. Ajo që duket si zgavra e syrit është në fakt një majë shkëmbore që del mbi sipërfaqen e akullit, ndërsa pjesët e tjera formohen nga relievi natyror i zonës.

    Megjithatë, pas kësaj pamjeje mbresëlënëse fshihet edhe një fenomen që po ndiqet me interes nga shkencëtarët: ndryshimet në sipërfaqen e akullnajave.

    Gjatë vitit 2026, rajoni përjetoi periudha me temperatura mbi mesataren dhe reshje të kufizuara bore. Si rezultat, në disa zona u ekspozuan sipërfaqe më të errëta akulli dhe shkëmbinjsh.

    Ndryshe nga bora e freskët, e cila reflekton një pjesë të madhe të rrezatimit diellor, sipërfaqet e errëta thithin më shumë energji dhe mund të ngrohen më shpejt. Ky proces mund të ndikojë në ritmin e shkrirjes së akullit gjatë periudhave më të ngrohta.

    Ishulli Vega ka gjithashtu një histori interesante eksplorimi, pasi lidhet me ekspeditat e hershme polare dhe sfidat ekstreme me të cilat u përballën eksploruesit në fillim të shekullit XX.

    Kështu, ajo që në pamje të parë duket si një imazh i pazakontë i krijuar nga natyra, shërben edhe si një kujtesë për ndryshimet që po ndodhin në një prej rajoneve më të ndjeshme klimatike të planetit.

    Burimi: Dukagjini