Blog

  • 27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës dhe trajtim psikiatrik në liri

    27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës dhe trajtim psikiatrik në liri

    Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Adonis Demiri, 27-vjeçari që u vra bashkë me foshnjën e tij në fshatin Demiraj, ishte dënuar më parë për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës së tij.

    Sipas përgjigjes së gjykatës, Demiri ishte mbajtur për dy muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur kokainë.

    Eksperti psikiatër i kishte rekomanduar gjykatës dërgimin e tij në këtë institut për shkak të varësisë nga substancat narkotike.

    “I njëjti ka qëndruar nën masën e paraburgimit prej 2 (dy) muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë përdorur substanca narkotike të llojit kokainë. Eksperti psikiatër i ka rekomanduar gjykatës që i njëjti të dërgohet në këtë institut për shkak varësisë së substancave narkotike”.

    Më 17 qershor 2026, Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë, e kishte dënuar Demirin me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes. Me pëlqimin e tij, dënimi ishte zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh, të cilën ishte i obliguar ta paguante brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Gjykata ka bërë të ditur se e dëmtuara nuk i ishte bashkëngjitur ndjekjes penale dhe nuk kishte paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit.

    Po ashtu, në bazë të dispozitave ligjore për kryerësit me çrregullime mendore, gjykata i kishte shqiptuar Demirit masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

    Babai i 27-vjeçarit arrestohet si i dyshuar në rastin e vrasjes së rëndë në Gjilan

    Burimi: Dukagjini

  • Zbulohen prapaskenat e fshehura dhe dokumentet sekrete të vrasjes së Luigj Gurakuqit

    Vrasja e një prej figurave më emblematike të historisë kombëtare, Luigj Gurakuqit, për një shekull ka mbetur e mbështjellë me enigma, dilema dhe heshtje historike. Megjithatë, një dritë e re po i jepet këtij ngjarjeje tronditëse përmes emisionit „Dosja Historike“ me autore Agnesa Hasanaj, i cili sjell në vëmendje hulumtime dhe dokumente të reja arkivore të zbuluara nga studiuesi Skender Asani në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në Romë, Arkivin Shtetëror të Barit dhe Arkivin Shtetëror të Kroacisë.

    Në këtë edicion të veçantë, përmes intervistave me personalitete të shquara të fushës si Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, akademiku Frashër Demaj dhe Skender Asani, hidhet dritë mbi rrethanat e sakta të atentatit politik që tronditi shqiptarët e kohës.

    Dokumentet që rrëfejnë atentatin e 2 marsit 1925

    Materialet arkivore të zbuluara së fundmi dëshmojnë detaje tronditëse për orët e fundit të jetës së Gurakuqit dhe identitetin e autorëve. Sipas një telegrami zyrtar të kohës (Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, 1925), jepet ky informacion mbi ngjarjen:

    „Djembrema ora 20 e 45 Luigj Gurakuqi esht assassinue preje nenshtetasit shqyptare Baltion Stamolla nga Shkrodra. Stop. E ministri ndodhesh ne darke ne restorantin Cavour me kapiten Haki Korcen, amgjelin Sumen, Dan Hasanin. Stop. Kuer del ne porta restorantit assassini ndrron tsa fjale me Gtrakuqin e pa tjeter tri krisme etre pluma ne gjoks e hjedhin dekun per dhee. Stop…“

    Dokumentet e zbuluara po ashtu zbardhin se atentatori, i cili u paraqit si anarkist individualist, kishte deklaruar se vrasjen e kishte bërë për arsye që nuk donte t’i parashtronte, ndërsa në xhepat e tij u gjetën 470 lireta dhe një pasaportë e dhënë në Shkodër më 20 shkurt.

    Alarmi ndërkombëtar dhe gjurmët e sigurisë në rajon

    Dokumentet e gjetura në arkivat e huaja dëshmojnë gjithashtu se lëvizjet e autorëve dhe rreziqet ndaj emigrantëve shqiptarë ndiqeshin me shqetësim të madh edhe nga strukturat e sigurisë së shteteve fqinje.

    Një dokument zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Beogradit, drejtuar autoriteteve në Zagreb më 24 shkurt 1926, paralajmëronte për lëvizjet e mundshme të personave të lidhur me ngjarjen, duke kërkuar masa të rrepta kontrolli dhe vëzhgimi për të mbrojtur sigurinë e emigrantëve shqiptarë në territorin e tyre.

    Emisioni „Dosja Historike“ transmetohet çdo të diel në orën 21:10 në RTV Dukagjini.

    Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:

    Burimi: Dukagjini

  • The 27-year-old man killed in Gjilan was convicted of being beaten to his fiancée, suspected of cocaine addiction, and turned into psychiatric treatment

    The Constitutional Court in Gjilan has announced that Adonis Demiri, the 27-year-old who was killed along with his baby in the village of Demajni, was previously sentenced to the criminal prosecution of his fiancée.

    In response, Demiri was held for two months at the Institute of Psychiatric Forenzice in Pristina, allegedly using cocaine.

    Psychiatric expert recommended to the court his sending to the institute because of his addiction to narcotics substances.

    The same has stood under the measure of detention of 2 (two) months at the Institute of Psychiatric Forenzica in Pristina, as the same person allegedly used cocaine-like narcotics substances. Psychiatric expert recommended that the same person be sent to this institute because of the addiction of narcotics substances.

    On June 17, 2026, the Constitutional Court in Gjilan é branch in Kamenica had sentenced Demirin to six months in prison for the rowing criminal work. With his consent, the penalty had been replaced by a fine of 1,000 and 800 euros, which he was obliged to pay within 15 days by the infirmity of the act.

    The court has indicated that the damaged one had not been attached to prosecution and had not applied for compensation for the damage.

    In addition, according to legal provisions for mentally impaired perpetrators, the court had pronounced Demiri the measure of compulsory psychiatric treatment in freedom.

    27-year-old’s father arrested as suspect in case of grave murder in Gjilan

    Source Layer: Dukeagini

  • 27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës dhe trajtim psikiatrik në liri

    27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës, dyshohej për varësi nga kokaina dhe iu shqiptua trajtim psikiatrik

    Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Adonis Demiri, 27-vjeçari që u vra bashkë me foshnjën e tij në fshatin Demiraj, ishte dënuar më parë për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës së tij.

    Sipas përgjigjes së gjykatës, Demiri ishte mbajtur për dy muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur kokainë.

    Eksperti psikiatër i kishte rekomanduar gjykatës dërgimin e tij në këtë institut për shkak të varësisë nga substancat narkotike.

    “I njëjti ka qëndruar nën masën e paraburgimit prej 2 (dy) muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë përdorur substanca narkotike të llojit kokainë. Eksperti psikiatër i ka rekomanduar gjykatës që i njëjti të dërgohet në këtë institut për shkak varësisë së substancave narkotike”.

    Më 17 qershor 2026, Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë, e kishte dënuar Demirin me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes. Me pëlqimin e tij, dënimi ishte zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh, të cilën ishte i obliguar ta paguante brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Gjykata ka bërë të ditur se e dëmtuara nuk i ishte bashkëngjitur ndjekjes penale dhe nuk kishte paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit.

    Po ashtu, në bazë të dispozitave ligjore për kryerësit me çrregullime mendore, gjykata i kishte shqiptuar Demirit masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

    Babai i 27-vjeçarit arrestohet si i dyshuar në rastin e vrasjes së rëndë në Gjilan

    Burimi: Dukagjini

  • Surface of the fatal accident at Shkodra, 27-year-old driver shot the footman to death

    Surface of the fatal accident at Shkodra, 27-year-old driver shot the footman to death

    – What?The tragic accident that occurred yesterday in the Bahchallak area of Shkodra lost a 67-year-old’s life after he crashed into a vehicle while walking on the sidewalk.

    The images provided by Top Channel show the heavy moment when the car leaves the street and hits the footman.

    Police have identified as leader of a 27-year-old vehicle, while the investigative group is working to clear up the accident’s circumstances.

  • Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, shoferja 27-vjeçare goditi për vdekje këmbësoren

    Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, shoferja 27-vjeçare goditi për vdekje këmbësoren

    Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, shoferja 27-vjeçare goditi për vdekje këmbësoren

    Në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, humbi jetën një 67-vjeçare, pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

    Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë momentin e rëndë kur makina del nga rruga dhe godet këmbësoren.

    Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Kosova dhe Italia me marrëveshje për bashkëprodhime filmike

    Kosova dhe Italia me marrëveshje për bashkëprodhime filmike

    Kosova dhe Italia me marrëveshje për bashkëprodhime filmike

    Kosova dhe Italia pritet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e kinematografisë, përmes një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave.

    Gjatë qëndrimit në Romë, në kuadër të pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, zhvilluan një takim me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni. Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive, me synimin e forcimit të marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë këtij takimi u dakordua që të nisin procedurat për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

    Kjo marrëveshje synon të hapë mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike, të nxisë bashkëpunimin ndërmjet industrive kinematografike dhe të mundësojë shkëmbim profesional e artistik mes dy vendeve./KlanKosova.tv

    No description available.

  • Rilindja e Füllkrugut, sulmuesi po shkëlqen në Bundesligë

    Rilindja e Füllkrugut, sulmuesi po shkëlqen në Bundesligë

    Rilindja e Füllkrugut, sulmuesi po shkëlqen në Bundesligë

    Pas një sezoni të suksesshëm te Borussia Dortmundi në vitin 2023/24, Niclas Füllkrug kaloi një periudhë të vështirë te West Hami, ndërsa më pas u huazua edhe te Milani.

    Megjithatë, rikthimi në Bundesligë dhe te ish-klubi i tij, Werder Bremeni, duket se ka qenë vendimi i duhur për sulmuesin 33-vjeçar.

    Füllkrug ka rigjetur formën më të mirë dhe është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Ai po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit, me 11 gola të shënuar në nëntë ndeshjet e para, duke kryesuar listën e golashënuesve të Bundesligës./Klankosova.tv

  • Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

    Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

    Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

    Deputeti i Vetëvendosjes, Osman Musliu, ka komentuar çështjen e barazisë mes vajzave dhe djemve në familjet shqiptare, duke përmendur specifikisht pronat.

    Ai kritikoi mentalitetin, ku prindërit investojnë për djemtë, e vajzat i lënë jashtë këtyre mundësive.

    Musliu ka kritikuar mentalitetin ku, sipas tij, prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh mbesin jashtë këtyre përfitimeve.

    “Femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin. Jo te na është një mendësi që djalit me ia ble Mercedesin, me ia mbaru shtëpinë, me ia ble banesën, me ia bo tonat. E për vajzën një pjesë e madhe nuk mendon. Ata të dy janë evladë të njëjtë.”

    Ai ka përmendur edhe një thënie profetike për rëndësinë e rritjes së vajzave me dinjitet dhe përkushtim.

    “Madje, Pejgamberi ka thënë se kush i rrit dy vajza me nder, e ka xhenetin e sigurt”, ka thënë Musliu, në videon e publikuar nga indeksonline. /Klankosova.tv

  • Swiss Albanian Network Business Dinner bashkon mbi 90 profesionistë dhe sipërmarrës në Lucern

    Swiss Albanian Network Business Dinner bashkon mbi 90 profesionistë dhe sipërmarrës në Lucern

    Një iniciativë që nisi shtatë vjet më parë nga një postim në LinkedIn, sot është kthyer në një rrjet që lidh profesionistë, sipërmarrës dhe përfaqësues biznesesh nga vende dhe industri të ndryshme në Zvicër.

    Më 29 tetor 2026, në restorantin Amaya në Lucern, u mbajt Swiss Albanian Network Business Dinner, një mbrëmje që bëri bashkë mbi 90 të regjistruar, mes tyre edhe mysafirë që kishin udhëtuar nga Kosova.

    Mbrëmja u hap nga presidenti i Swiss Albanian Network (SAN), Florent Hasani, i cili para të pranishmëve rikujtoi fillimet e organizatës.

    Historia e SAN nis në vitin 2019, kur një postim në LinkedIn ngriti një pyetje të thjeshtë: a ekziston një rrjet ku shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër mund të njihen dhe të lidhen mes vete?

    Interesimi që pasoi u bë pikënisje për krijimin e Swiss Albanian Network, me synimin që profesionistët të kenë një hapësirë për njohje, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash.

    Shtatë vjet më vonë, kjo ide vazhdon të zhvillohet përmes ngjarjeve që sjellin në një vend njerëz nga profesione dhe kultura të ndryshme.

    Për historinë e këtij edicioni foli edhe Hyrije Ismaili, organizatore e Swiss Albanian Network Business Dinner.

    Sipas saj, koncepti u zhvillua edhe nga iniciativa e Betrim Shabanit për të krijuar një takim mes njerëzve të suksesshëm profesionalisht, por në një ambient pa formalitete dhe barriera të panevojshme.

    Ideja më pas u bashkua me Swiss Albanian Network, duke marrë formën e një Business Dinner ku njohjet profesionale dhe bisedat mes pjesëmarrësve do të ishin në qendër të mbrëmjes.

    Ismaili tregoi para të pranishmëve se realizimi i një ngjarjeje me këtë frymë kishte qenë edhe një synim personal i saj, ndërsa momenti u përcoll me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

    Networking përtej kartë-vizitave

    Një nga elementet që karakterizoi mbrëmjen ishte profili i larmishëm i pjesëmarrësve. Shqiptarë dhe joshqiptarë, sipërmarrës, profesionistë dhe përfaqësues kompanish nga pjesë të ndryshme të Zvicrës patën mundësi të krijojnë kontakte dhe të shkëmbejnë përvoja në një atmosferë më të hapur.

    Në vend të një formati klasik biznesi, organizatorët synuan që komunikimi të zhvillohej në nivel të barabartë, duke e vendosur fokusin te njerëzit dhe mundësitë që mund të krijohen përmes njohjeve të reja.

    Interesimi me mbi 90 të regjistruar dhe pjesëmarrja nga Zvicra e Kosova tregojnë edhe potencialin që ngjarje të tilla kanë për të forcuar lidhjet mes komunitetit profesional shqiptar dhe partnerëve të tij.

    Swiss Albanian Network Business Dinner përfundoi kështu si një mbrëmje takimesh dhe njohjesh të reja, duke vazhduar misionin me të cilin SAN nisi: krijimin e lidhjeve që mund të hapin rrugë për bashkëpunime të reja profesionale dhe biznesore.