Blog

  • Osmani në Oxford: Kosova meriton zë të barabartë në arenën ndërkombëtare

    Osmani në Oxford: Kosova meriton zë të barabartë në arenën ndërkombëtare

    Përmes një postimi, Osmani bëri të ditur se gjatë takimit ka folur për rëndësinë e ruajtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit, duke nënvizuar se këto parime duhet të vlejnë njësoj për të gjitha shtetet, pa dallime apo standarde të dyfishta.

    Ajo gjithashtu theksoi se Kosova përfaqëson një popull që e njeh nga afër rëndësinë dhe sakrificën për liri, duke shtuar se sovraniteti, të drejtat dhe dinjiteti i një vendi nuk duhet të përcaktohen nga madhësia e tij.

    Në këtë kontekst, Osmani vuri në pah rëndësinë që Kosova të jetë e pranishme në forumet dhe debatet ndërkombëtare, ku trajtohen zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet demokracia në botë.

    Burimi: RTKLive

  • Radarët inteligjentë nisin nga janari - “Big Brother” në 14 akse rrugore në Shqipëri

    Radarët inteligjentë nisin nga janari – “Big Brother” në 14 akse rrugore në Shqipëri

    Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do të punojnë në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë funksion të ri parashikohet edhe një rritje e pagave, që mund të shkojnë deri në 1500 euro.

    Nga 1 janari, kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re. Radarët inteligjentë dhe pajisjet e avancuara të mbikëqyrjes do të aktivizohen në akset kryesore të vendit, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve të drejtuesve të automjeteve.

    Pas instalimit të pajisjeve në disa prej rrugëve me fluksin më të lartë të qarkullimit, tashmë po punohet për përgatitjen e strukturave që do të bëjnë të mundur funksionimin e sistemit. Burime bëjnë me dije se kanë nisur trajnimet për një grup punonjësish të Policisë së Shtetit, të cilët do të monitorojnë dhe analizojnë informacionin e përftuar nga radarët, përmes Qendrës së Monitorimit të Trafikut.

    Efektivët do të angazhohen në një model të ri pune, ku shkeljet rrugore do të evidentohen përmes teknologjisë, pa qenë e nevojshme që çdo kontroll të kryhet nga patrullat në terren. Nga ambientet e qendrës operative, ata do të kenë mundësi të ndjekin në kohë reale lëvizjen e automjeteve dhe të identifikojnë shkeljet e regjistruara nga sistemet inteligjente.

    Përveç ndryshimit në mënyrën e kontrollit, projekti shoqërohet edhe me një rishikim të trajtimit financiar të efektivëve që do të punojnë në këtë strukturë. Sipas informacioneve të siguruara, pagat për punonjësit e angazhuar në këtë detyrë të re pritet të rishikohen, duke arritur deri në 1800 euro.

    Si do të funksionojnë radarët inteligjentë?

    Sistemi i ri do të mbështetet në teknologji të avancuara të mbikëqyrjes tokësore, detare dhe ajrore, të cilat do të kombinohen me pajisje monitorimi të instaluara në mënyrë të përhershme apo të lëvizshme.

    Radarët do të regjistrojnë dhe përcjellin të dhëna të detajuara për objektivat e identifikuara, përfshirë pozicionin, drejtimin e lëvizjes, shpejtësinë, kohën dhe përmasat.

    Në të njëjtën kohë, kamerat do të regjistrojnë përmes fotografive dhe videove lëvizjen e automjeteve, duke krijuar një arkiv të dhënash që do të shërbejë për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

    Pjesë e teknologjisë së integruar në këtë sistem do të jenë edhe kamerat me rreze aktive, sensorët, si dhe pajisjet që operojnë përmes frekuencave radio.

    Zbardhen 14 akset e para: Rrugët që do të monitorohen nga radarët inteligjentë

    Sipas informacionit të siguruar faza e parë e projektit do të përfshijë 14 segmente rrugore, të cilat së bashku shtrihen në një gjatësi prej afro 200 kilometrash.

    Në listën e akseve të përzgjedhura janë disa prej korridoreve më të rëndësishme të transportit, që lidhin Tiranën me Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Vlorën. Monitorimi do të shtrihet gjithashtu në rrugë dhe segmente lidhëse në zonat e Kavajës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

    Tiranë–Elbasan – 26.4 km: Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.

    Durrës–Plazhi i Unazës – 5.9 km: Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.

    Durrës–Kavajë – 9.81 km: Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.

    Unaza e Kavajës – 7.89 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

    Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë – 13.9 km: Nga Rrogozhina, në zonën e Korridorit VIII, deri në pjesën veriore të Lushnjës.

    Unaza e Lushnjës – 4.62 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

    Lushnjë–Fier – 20 km: Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.

    Unaza e Fierit – 21.5 km: Nga Mbrostari deri në Levan.

    Fier–Vlorë – 24 km: Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.

    Vorë–Ahmetaq – 6.52 km: Nga Vorë deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.

    Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq – 9.59 km: Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me kryqëzimin e rrugës së Ahmetaqit.

    Kryqëzime dhe rampa lidhëse – 5 km: Segmente të tjera lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

    Shpejtësia në fokus, por monitorimi do të evidentojë edhe shkelje të tjera

    Aktivizimi i radarëve inteligjentë pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si Policia Rrugore kontrollon dhe dokumenton shkeljet. Sistemi i ri do të mundësojë mbikëqyrjen nga qendra operative, duke reduktuar varësinë nga kontrollet tradicionale të patrullave në rrugë.

    Përmes teknologjisë, lëvizja e automjeteve do të regjistrohet dhe analizohet në kohë reale, ndërsa të dhënat e mbledhura do të përdoren për identifikimin e shkeljeve të konstatuara.

    Afro 200 kilometrat e përfshirë në fazën e parë do të shërbejnë si pikënisje për një projekt më të gjerë, i cili synon zgjerimin gradual të monitorimit inteligjent edhe në akse të tjera rrugore të Shqipërisë.

    Kështu, nga 1 janari, drejtuesit e automjeteve pritet të përballen me një realitet të ri në rrugë: kontrolli nuk do të mbështetet më vetëm te patrullat fizike, por edhe te një rrjet teknologjik që do të monitorojë lëvizjen e tyre nga qendra operative. (A2 Televizion)

  • Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove

    Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove

    Al-Hilal po përgatit një ofertë prej 55 milionë eurosh për kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me synimin për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, gjiganti saudit është i gatshëm të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e mesfushorit portugez, pasi kishte dështuar ta bindte atë vitin e kaluar.

    Fernandes kishte refuzuar më parë një ofertë shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite, duke shpjeguar se dëshironte të vazhdonte të garonte në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

    Megjithatë, më vonë ai kishte pranuar se ishte ndier i zhgënjyer nga qëndrimi i drejtuesve të Manchester Unitedit, pasi kishte krijuar përshtypjen se klubi do të ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij.

    “Më dhemb pak”, kishte deklaruar portugezi, duke iu referuar mënyrës se si klubi e kishte trajtuar situatën e tij.

    Ndërkohë, Al-Hilal nuk është klubi i vetëm që po e monitoron situatën e 32-vjeçarit, pasi edhe Milani raportohet se ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

    Fernandes së fundmi ka zhvilluar edhe një bisedë me trajnerin Michael Carrick, në përpjekje për të sqaruar raportet mes tyre dhe për të diskutuar situatën në klub.

    Kapiteni portugez vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Manchester Unitedit, por vështirësitë e skuadrës dhe pasiguria rreth të ardhmes së tij mund ta bëjnë afatin kalimtar të janarit vendimtar./Telegrafi/

  • “Gjaku” - kryevepra e letërsisë greke e shekullit XXI!

    “Gjaku” – kryevepra e letërsisë greke e shekullit XXI!

    Nga: Gonda Van Steen / The Conversation (titulli: Hailed as a 21st‑century Greek masterpiece, Gjak retains its bloody power in English translation)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Gjaku është fjala. Gjaku në çdo kuptim. Gjak: Rrëfime gjaku [Gjak: Tales of Blood], shkruar nga Dimosthenis Papamarkos, pati sukses të jashtëzakonshëm kur u botua në vitin 2014. Fitoi çmimin prestigjioz të Akademisë së Athinës dhe është bërë një nga veprat më të diskutuara të letërsisë greke të shekullit XXI.

    Tani ajo ka gjetur zërin e saj të përsosur në anglisht – në përkthimin e vitit 2026 nga Siân Valvis, përkthyese letrare britaniko-greke e cila angazhohet me greqishten, rusishten, frëngjishten dhe portugalishten.

    Me përkthimin e saj të Gjak-ut, ajo ka arritur gjithashtu të përballojë me sukses gjuhën dhe etosin e fshatrave arvanitase. Arvanitasit janë një grup dygjuhësh, pasardhës të migrantëve nga Shqipëria të shekujve XIII deri XVI, të cilët u vendosën në Greqinë qendrore dhe jugore. Gjuha e tyre, arvanishtja, është një dialekt i shqipes i pasuruar me huazime nga gjuhë dhe dialekte të tjera.

    Gjak-u u shkrua në një dialekt që ndërthur elemente të arvanishtes me greqishten. Përkthimi i Valvisit në anglisht është befasues: një tekst i gjallë, herë-herë i ashpër, herë-herë shumë lirik.

    Si ekspert i traumës së luftërave greke të shekullit XX, peshës së kujtesës kulturore dhe identitetit historik kompleks të popullit arvanitas, rrallë kam lexuar një vepër që rrezaton njëkohësisht kaq shumë ashpërsi dhe ndjeshmëri gjuhësore e kulturore. E përfundova me një ndjenjë familjariteti dhe jam e sigurt se edhe ju do ta ndieni, sepse nuk ka ku të fshihesh nga lidhjet e gjakut dhe gjurmët që na lidhin të gjithëve.

    Gjak-u është një seri tregimesh të shkurtra të ndërlidhura, të cilat përpiqen të paraqesin se si ishte jeta e zakonshme në fshatra të largëta që ishin bërë më greke ndërsa formalizoheshin si pjesë e shtetit-komb grek. Secili tregim shqyrton se si ishte të jetoje pas luftërave greko-turke të viteve 1919-1922.

    Me kthimin e ushtarëve grekë dhe arvanitas në fshatrat e tyre, paqja – si e brendshme, ashtu edhe e jashtme – duhej të kishte pasur një mundësi reale për t’u rivendosur. Asgjë e tillë nuk ndodhi. Këta luftëtarë sjellin me vete gjak dhe faj dhe këto depërtojnë thellë në lidhjet e gjakut, lidhjet familjare dhe vëllazërore, dashurinë dhe marrëdhëniet homoerotike, dinamikat e fshatit dhe të komunitetit, madje edhe në marrëdhëniet përtej kufijve dhe oqeaneve (duke arritur deri te komunitetet e diasporës në Botën e Re).

    Gjaku dhe faji i lidhur me vdekjen bëhen fijet e kuqe proverbiale që i lidhin tregimet e shkurtra të Papamarkosit me njëri-tjetrin. Këto fije të përgjakshme të ndërlidhura zbulohen gjithashtu në poezinë në stil balade që shërben si intermexo në mes të librit. Kjo baladë nuk është interlud lehtësues. Përkundrazi, është rrëfimi lirik i ballafaqimit të një gruaje guximtare me vetë Vdekjen gjakatare. Edhe me këtë baladë, zëri femëror shfaqet i fortë dhe i fuqishëm në tekst dhe në përkthim. Përndryshe, gratë janë subjekte në shumicën e tregimeve, sado të forta që mund të jenë – dhe sigurisht nuk janë të panjohura me gjakun dhe dhunën.

    Përkthimi i Valvisit u bën drejtësi këtyre fijeve të përgjakshme në çdo hap. Vepra këtu i shtyn kufijtë e letërsisë, gjuhësisë, historisë dhe nacionalizmit. Por, edhe më shumë se kaq, përkthyesja e ka paraqitur pa u lëkundur PTSD-në (çrregullimin e stresit post-traumatik). Papamarkosi nuk përmbahet kur përshkruan se si sillen viktimat e PTSD-së, me dhunë të vazhdueshme që mund të bëhet shumë fizike dhe e drejtpërdrejtë, dhe Valvisi ka arritur ta përkthejë këtë në mënyrë të gjallë dhe të ndjeshme.

    Fatmirësisht, përkthyesja shpjegon me kujdes në një shënim se çfarë është në lojë, çfarë zgjedhjesh ka bërë dhe cili ka qenë rrugëtimi i përkthimit (një proces pesëvjeçar për një libër prej rreth 140 faqesh).

    Gjuha shqetësuese dhe e drejtpërdrejtë e Valvisit arrin t’i bëjë lexuesit ta vënë veten në pikëpyetje. A mund ta hedhim poshtë dhunën dhe hakmarrjen si diçka që u përket të tjerëve apo jemi edhe ne bashkëfajtorë? Personazhi i quajtur me vend “trokitësi” shpjegon, në gjuhën dhe gramatikën që Valvis i përdorë qëllimisht me ironi (dhe me gabime drejtshkrimore):

    Njerëzve nuk u pengon pisllëku për sa kohë që rri larg syve dhe nuk janë duart e tyre që bëhen pis. Për sa kohë që mund të dalin, të veshur bukur, krah për krah me mikeshat e tyre, pa erë të keqe, dhe të kapin takëmet me duar që nuk janë të fryra me gjak dhe ta hanë biftekun e tyre pa u bërë pis. Kjo do të thotë me qenë i sivilizuem. Me shkelë në mut me taka të nalta. E fshehun, puna që baj te Unioni, tamam siç ishte e fshehur ajo që unë bëja në luftë.

    Përkthimi i Valvisit gëzon miratimin e Papamarkosit, i cili mori çmimin prestigjioz të Akademisë së Athinës për Gjak-un. Ky përkthim në anglisht është fituesi i merituar i Çmimit të Përkthimit “Elizabeth Constantinides” që jepet nga Shoqata e Studimeve të Greqishtes Moderne e Amerikës së Veriut. Pres plotësisht që një përkthim kaq i pasur dhe kaq i guximshëm të marrë edhe vlerësime të tjera. Tregimet e Papamarkosit janë përshtatur shumë herë për skenë dhe pres që edhe Gjak-u i përkthyer të ketë shfaqje të suksesshme teatrale. /Telegrafi/

  • Më shumë dritë gjatë ditës, rrezik më i ulët për demencë, sugjeron një studim

    Më shumë dritë gjatë ditës, rrezik më i ulët për demencë, sugjeron një studim

    Kalimi i më shumë kohës në dritë natyrale gjatë ditës mund të lidhet me rrezik më të ulët të demencës, sipas një studimi të kryer me 87,577 të rritur në Britaninë e Madhe.

    Pjesëmarrësit u ndoqën për më shumë se tetë vjet, ndërsa rezultatet u publikuan në revistën General Psychiatry.

    Gjatë studimit, pjesëmarrësit mbajtën për shtatë ditë një pajisje në kyçin e dorës, e cila regjistronte sasinë e dritës ndaj së cilës ekspozoheshin. Gjatë periudhës së ndjekjes, 741 prej tyre u diagnostikuan me demencë.

    Personat që ekspozoheshin mesatarisht ndaj më shumë se 1,000 luks drite gjatë ditës kishin rreth 16 për qind më pak rrezik për demencë, krahasuar me ata që qëndronin në ambiente me ndriçim më të dobët.

    Ndërsa ata që kalonin të paktën 42 minuta në ditë në dritë prej 5,000 luks ose më shumë kishin rreth 17 për qind rrezik më të ulët.

    Shkencëtarët mendojnë se kjo lidhje mund të shpjegohet me ritmin cirkadian, orën e brendshme të trupit që ndikohet nga alternimi i dritës dhe errësirës dhe rregullon gjumin, sjelljen dhe funksionet njohëse.

    Çrregullimet e këtij ritmi janë të zakonshme te personat me demencë.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se bëhet fjalë për një studim vëzhgues, ndaj rezultatet nuk dëshmojnë se mungesa e dritës shkakton demencë.

    Sipas tyre, kalimi i më shumë kohës jashtë gjatë ditës mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të mbështetur shëndetin e trurit, por nevojiten kërkime të tjera. /Telegrafi/

  • “Amerika në plan të parë”, Trump mobilizon votuesit para zgjedhjeve të 3 nëntorit

    “Amerika në plan të parë”, Trump mobilizon votuesit para zgjedhjeve të 3 nëntorit

    Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi tubime në Iowa dhe Kansas të dielën ndërsa republikanët bënë përpjekjen e fundit për të mobilizuar votuesit përpara zgjedhjeve të mesmandatit të së martës.

    Trump iu drejtua mbështetësve në Dubuque të Iowës, përpara se të udhëtonte drejt Salinës, në Kansas, ku u bëri thirrje votuesve të mbështesin kandidatët republikanë dhe të ruajnë kontrollin e partisë mbi Kongresin.

    “Nëse zgjidhni një Dhomë Përfaqësuesish dhe një Senat republikan më 3 nëntor, ne do të vazhdojmë ta vendosim Amerikën në plan të parë çdo ditë”, u tha Trump mbështetësve në Salina.

    Trump theksoi prioritetet që, sipas tij, republikanët do t’i ndjekin nëse ruajnë kontrollin e Kongresit, përfshirë kufizime më të rrepta për imigracionin, kërkesa për identifikimin e votuesve dhe vërtetimin e shtetësisë si dhe ndalimin e të ashtuquajturave “qytete strehë” (sanctuary cities).

    Ai bëri thirrje për dënimin me vdekje për trafikantët e drogës në shkallë të gjerë dhe trafikantët e qenieve njerëzore si dhe për këdo që shpallet fajtor për vrasjen e një oficeri të zbatimit të ligjit.

    “Epoka e artë e Amerikës është këtu, por ju duhet të dilni dhe të votoni”, tha Trump.

    Presidenti amerikan u bëri thirrje votuesve në Kansas të mbështesin senatorin republikan Roger Marshall, i cili kërkon rizgjedhjen si dhe kandidatin republikan për guvernator, Ty Masterson.

    “Le të dalim dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë: të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë”, tha Trump duke shtuar se “Më 3 nëntor ne do të fitojmë dhe le t’i bëjmë dy vitet e ardhshme më të mëdha, më të mira dhe më të forta se kurrë më parë”.

    Senatori Marco Rubio iu drejtua shkurtimisht tubimit në Kansas, duke vlerësuar arritjet e Trumpit në fushën e sigurisë kombëtare. “Detyra më e rëndësishme e çdo presidenti është të garantojë sigurinë tuaj dhe të familjes suaj. Në jetën time, asnjë president nuk e ka bërë këtë më mirë se ai që kemi aktualisht”, tha Rubio.

    “Falë tij, si presidenti ynë, Amerika është më e fortë. Ju jeni më të sigurt dhe armiqtë tanë në mbarë botën janë më të dobët”, shtoi ai.

    Zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit do të përcaktojnë se kush do të ketë kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, pasi në garë janë të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 vende në Senat. /AA/

  • Painful: Known director dies at 41 after a serious illness

    The renowned director and actor Gjergj Mena has passed away at age 41.

    According to preliminary information, Mena has long suffered from serious illness.

    News of his death has brought grief as he is being conveyed to his final residence this Monday at 2: 00 a.m. in Sharra.

    Mena was known for his engagement in the field of recording and acting.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E dhimbshme: Vdes në moshën 41-vjeçare regjisori i njohur pas një sëmundje të rëndë

    E dhimbshme: Vdes në moshën 41-vjeçare regjisori i njohur pas një sëmundje të rëndë

    E dhimbshme: Vdes në moshën 41-vjeçare regjisori i njohur pas një sëmundje të rëndë

    Regjisori dhe aktori i njohur Gjergj Mena ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

    Sipas informacioneve paraprake, Mena prej një kohe vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Lajmi për vdekjen e tij ka sjellë pikëllim, ndërsa ai do të përcillet për në banesën e fundit këtë të hënë, në orën 14:00, në Sharrë.

    Mena ishte i njohur për angazhimin e tij në fushën e regjisë dhe aktrimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Customs owes 186.6m euros in October, revenues rise by 5.9 percent

    Apart from financial results, significant developments in the customs sector have been noted this month.

    One of them was the implementation of the first export through the Elu White border, after full implementation of the Free Trade Agreement between Kosovo and theEFTA countries.

    Meanwhile, under anti-muggling operations, customs officials have prevented the introduction of 121 mobile phones without necessary documentation.

    During October, the first international customs rating worker in Kosovo is also being organised under the Customs Programme programme, attended by representatives of DG TAXUD.

    Kosovo customs has indicated that it will continue working on strengthening controls, preventing illegal activities and facilitating trade procedures, aimed at protecting state financial interests.

    Source Layer: RTKLive

  • Dogana arkëton 186.6 milionë euro në tetor, të hyrat rriten për 5.9 për qind

    Dogana arkëton 186.6 milionë euro në tetor, të hyrat rriten për 5.9 për qind

    ërveç rezultateve financiare, gjatë këtij muaji janë shënuar edhe zhvillime të rëndësishme në sektorin doganor.

    Një ndër to ishte realizimi i eksportit të parë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.

    Ndërkohë, në kuadër të operacioneve kundër kontrabandës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar futjen e 121 telefonave celularë pa dokumentacionin e nevojshëm.

    Gjatë tetorit është organizuar edhe punëtoria e parë ndërkombëtare për vlerësimin doganor në Kosovë, në kuadër të programit Customs Programme, ku morën pjesë edhe përfaqësues të DG TAXUD.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën në forcimin e kontrolleve, parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe lehtësimin e procedurave tregtare, me synim mbrojtjen e interesave financiare të shtetit.

    Burimi: RTKLive