Blog

  • Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

    Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

    Shtetet e Bashkuara po mbështesin një plan për rikthimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror rus përmes tubacioneve që kalojnë në Ukrainë, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje energjetike mes Moskës dhe Kievit përpara dimrit.

    Sipas një raportimi të The Wall Street Journal, propozimi parashikon që gazi rus të shitet përmes një ndërmjetësi amerikan, duke krijuar mundësi të reja për investitorët nga SHBA-ja.

    Ideja është diskutuar nga përfaqësues amerikanë gjatë vizitave në Moskë dhe Kiev, ndërsa synon të lehtësojë tensionet në sektorin energjetik dhe të sigurojë furnizime për tregun evropian gjatë muajve të ftohtë.

    Megjithatë, propozimi po përballet me rezistencë në disa kryeqytete evropiane, për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë dhe shqetësimeve për varësinë energjetike nga Moska.

    Çështja e furnizimit me gaz mbetet një nga sfidat kryesore ekonomike dhe strategjike për Evropën, ndërsa vendet e kontinentit po përpiqen të garantojnë sigurinë energjetike dhe të shmangin luhatjet e mëdha të çmimeve.

    Nëse plani merr mbështetjen e nevojshme, ai mund të hapë një kapitull të ri në tregtinë energjetike mes Evropës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

    Burimi: Dukagjini

  • Terrible: AUV also eliminates over 21 tons of meat products in ELKOS after doubts about mold

    Food and Veterinary Agency ( AUV has eliminated another 21 thousand and 226kg of meat products within the process of attracting food products from the economic operator E P.C.E.

    According to AUV’s announcement, products were withdrawn from the market and destroyed on October 30th, under the supervision of veterinarian inspectors.

    Among the destroyed products are lungs and chicken thighs, chicken meat, ground beef, beef, and other food products.

    This process comes after the AUV’s initial order to ban sales, withdraw from the market, and eliminate three thousand of the 130kg of frozen chicken thighs, as the presence of mold was ascertained.

    AUV has made it known that the tracking and gathering of other amounts are ongoing, especially on products in which changes in organoleptic qualities, including the presence of mold.

    The agency has announced that it will continue monitoring the process, verifying import documentation, conservation conditions and the cooling chain, with the aim of protecting consumer health.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

    E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

    E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar edhe 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi në kuadër të procesit të tërheqjes së produkteve ushqimore nga operatori ekonomik ELKOS SH.P.K.

    Sipas njoftimit të AUV-së, produktet janë tërhequr nga tregu dhe janë asgjësuar më 30 tetor, nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë.

    Në mesin e produkteve të asgjësuara përfshihen mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish i grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera ushqimore.

    Ky proces vjen pas urdhrit fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3 mijë e 130 kilogramëve kofshë pule të ngrira, pasi ishte konstatuar prania e mykut.

    AUV ka bërë të ditur se gjurmueshmëria dhe grumbullimi i sasive të tjera po vazhdojnë, veçanërisht për produktet te të cilat janë vërejtur ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut.

    Agjencia ka njoftuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit, verifikimin e dokumentacionit të importit, kushteve të ruajtjes dhe zinxhirit të ftohjes, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Iliana Ioova elected first woman president of Bulgaria

    Iliana Ioova has won the presidential election in Bulgaria, becoming the first woman elected to head of state.

    According to the almost final results of the Central Election Commission, after processing 99.95 per cent of the polling, Ioova and vice presidential candidate Valchev have received 57.58 per cent of the vote, or about 1.1 million votes.

    Meanwhile, their counterCandids, Andrey Gyurov and Georgi Candev, have secured 39.47 per cent of the vote, or about 749 thousand and 500 votes.

    About 2.95 percent of voters have chosen the option I do not support anyone.

    The run-off elections were held Sunday, as in the first round, on October 25th, no candidate managed to secure the necessary majority for victory. So Ioova and Valchev had received 34.6 percent of the vote, while Gyurov and Candev 32 percent.

    Ioova, who had previously exercised the post of vice president, took office as president in January after Rumen Radev resigned to participate in parliamentary elections, which he won with a coalition that by some political analysts is considered close to the Kremlin, Reuters reports.

    Source Layer: Dukeagini

  • Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

    Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

    Iliana Iotova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Bullgari, duke u bërë gruaja e parë e zgjedhur në krye të shtetit.

    Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përpunimit të 99.95 për qind të vendvotimeve, Iotova dhe kandidati për zëvendëspresident, Valchev, kanë marrë 57.58 për qind të votave, apo rreth 1.1 milion vota.

    Ndërkaq, kundërkandidatët e tyre, Andrey Gyurov dhe Georgi Kandev, kanë siguruar 39.47 për qind të votave, apo rreth 749 mijë e 500 vota.

    Rreth 2.95 për qind e votuesve kanë zgjedhur opsionin “Nuk mbështes askënd”.

    Zgjedhjet e balotazhit u mbajtën të dielën, pasi në rundin e parë, më 25 tetor, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për fitore. Atëherë, Iotova dhe Valchev kishin marrë 34.6 për qind të votave, ndërsa Gyurov dhe Kandev 32 për qind.

    Iotova, e cila më parë kishte ushtruar detyrën e zëvendëspresidentes, mori detyrën e presidentes në janar, pasi Rumen Radev dha dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të cilat i fitoi me një koalicion që nga disa analistë politikë konsiderohet i afërt me Kremlinin, raporton Reuters.

    Burimi: Dukagjini

  • Iliriana Jaka Gashi në “Rrugëtimi” - nga një rrugë që nuk e kishte planifikuar te historitë që i ndryshuan jetën

    Iliriana Jaka Gashi në “Rrugëtimi” – nga një rrugë që nuk e kishte planifikuar te historitë që i ndryshuan jetën

    Iliriana Jaka Gashi, drejtoreshë e organizatës Women for Women, ka rrëfyer për sfidat personale dhe profesionale, ndryshimin e mentalitetit ndaj grave në Kosovë dhe historitë që kanë shënuar punën e saj gjatë 15 viteve të fundit.

    E ftuar në episodin e nëntë të podcastit “Rrugëtimi” në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, Jaka Gashi ka folur për rrugëtimin e saj nga studimet për mjekësi deri te angazhimi për fuqizimin ekonomik dhe social të grave, duke treguar se jeta e kishte orientuar drejt një profesioni që nuk e kishte planifikuar.

    “Përshkrimi i rrugës time me një fjali është që jeta të çon kah nuk e ke mendu”, është shprehur ajo.

    Duke kujtuar vitet e vështira të Kosovës, Jaka Gashi ka treguar se në vitin 1990, kur ishte drejt përfundimit të studimeve për mjekësi, mbyllja e institucioneve ia kishte ndryshuar rrjedhën profesionale.

    “U mbyll fakulteti, u mbyll universiteti, në fakt, u mbyllën të gjitha institucionet”, ka rrëfyer ajo.

    Pas luftës, gjatë së cilës kishte qenë refugjate me dy fëmijë të vegjël, ajo kishte tentuar t’i rikthehej profesionit të mjekes, por pauza e gjatë dhe përjetimet personale kishin ndikuar në vendimin e saj për të ndjekur një drejtim tjetër.

    Iliriana Jaka Gashi gjatë podcastit “Rrugëtimi”

    Më vonë, ajo ishte angazhuar në administrimin shëndetësor dhe në projekte zhvillimore, përpara se të merrte drejtimin e organizatës Women for Women.

    Një pjesë e rëndësishme e bisedës i është kushtuar pozitës së grave në shoqërinë kosovare dhe pengesave me të cilat ato përballen për të arritur pavarësinë ekonomike.

    Jaka Gashi ka vlerësuar se gjatë 15 viteve të fundit është shënuar përparim në mentalitetin e shoqërisë, por ende mbeten sfida të mëdha, veçanërisht në ndarjen e përgjegjësive familjare.

    Duke kujtuar qëndrimet me të cilat përballeshin gratë në të kaluarën, ajo ka përmendur një mentalitet sipas të cilit gruaja nuk duhej të punonte jashtë shtëpisë.

    “Gruaja ime nuk ka nevojë me dalë prej shtëpisë, ne mundemi edhe me hekë fukarallëk, por unë jam ai që ka me dalë me punu”, ka cituar ajo një qëndrim të tillë.

    Sipas saj, kjo qasje ka ndryshuar, por gratë që punojnë vazhdojnë të mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësive të shtëpisë dhe kujdesit familjar.


    – YouTube www.youtube.com

    Ajo ka theksuar se puna e papaguar e kujdesit mbetet ndër pengesat kryesore për përfshirjen e grave në tregun e punës, duke kërkuar mbështetje më të madhe institucionale, përfshirë shtimin e çerdheve dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për familjet.

    Gjatë bisedës, drejtoresha e Women for Women ka ndarë disa nga historitë që i kanë mbetur në kujtesë gjatë punës me gratë.

    Njëra prej tyre lidhet me një familje që ishte përballur me vështirësi të mëdha ekonomike dhe emocionale. Një tjetër rrëfim veçanërisht prekës lidhet me gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Jaka Gashi ka treguar se në vitin 2012, një grup grash kishte kontaktuar organizatën për të folur për përjetimet e tyre gjatë luftës.

    “Edhe na kanë tregu që janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka rrëfyer ajo. Sipas saj, këto gra kishin folur për herë të parë për përjetimet e tyre pas 13 vitesh.

    Organizata më pas u kishte ofruar mbështetje, ndërsa gratë kishin arritur të përfitonin edhe pensionet përkatëse.

    Përveç historive të grave, Jaka Gashi ka folur edhe për sakrificat e saj personale gjatë drejtimit të organizatës. Ajo ka kujtuar periudha kur kishte punuar me orë të gjata për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve, veçanërisht gjatë sfidave organizative dhe pandemisë.

    Sipas saj, sakrifica më e madhe ka qenë koha që ia kishte marrë vetes dhe familjes. Duke reflektuar për rrugëtimin e saj, ajo ka pranuar se përfshirja emocionale në punë ka qenë njëkohësisht forcë dhe sfidë.

    “Ndoshta është pjesë e suksesit tim që nuk kam qenë e ftohtë”, është shprehur ajo.

    Megjithatë, Jaka Gashi ka theksuar se, nëse do t’i jepej mundësia të kthehej pas do ta zgjidhte sërish këtë rrugëtim, ndonëse disa vendime do t’i merrte ndryshe.

    Duke folur për të ardhmen e Women for Women, Jaka Gashi ka treguar se organizata synon të vazhdojë mbështetjen e grave përmes aftësimit profesional, ndihmës për punësim dhe zhvillimit të bizneseve.

    Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se ndryshimi i prioriteteve të donatorëve ndërkombëtarë po krijon vështirësi të reja për organizatat zhvillimore. /Telegrafi/

  • Telefonatat e bllokuara dhe urdhri i klasifikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për Erion Veliaj

    Telefonatat e bllokuara dhe urdhri i klasifikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për Erion Veliaj

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar disa problematika pas monitorimit të kushteve të paraburgimit të Erion Veliajt në IEVP Fier. KShH kërkon transparencë për arsyet e transferimit, rikthimin e komunikimeve telefonike dhe garantimin e kujdesit shëndetësor.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime për mënyrën e transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, si dhe për respektimin e të drejtave të tij gjatë qëndrimit në institucionin e ri.

    Në një deklaratë publike të ditës së sotme, KShH bën të ditur se më 30 tetor ka zhvilluar një mision monitorimi në IEVP Fier, ku përfaqësuesit e tij kanë takuar Veliajn në mënyrë konfidenciale, kanë inspektuar ambientet ku ai qëndron dhe janë takuar me drejtuesit e institucionit.

    Sipas Komitetit, nga monitorimi janë evidentuar problematika që lidhen me procedurën e transferimit, kufizimin e komunikimeve me familjarët, dokumentacionin shëndetësor dhe kushtet e sigurisë.

    Një nga shqetësimet kryesore lidhet me urdhrin e transferimit, të cilin monitoruesi i KShH-së arriti ta këqyrte për një kohë të kufizuar. Në dokument, motivi i lëvizjes së Veliajt ishte përcaktuar në mënyrë të përgjithshme si “për arsye sigurie”, ndërsa urdhri mbante klasifikimin “i kufizuar”, me afat deri në dy vjet.

    KShH vlerëson se, megjithëse transferimi për arsye sigurie parashikohet nga ligji, vendimi duhet të mbështetet në rrethana konkrete dhe të dokumentuara. Sipas tij, klasifikimi i dokumentit nuk duhet të pengojë të paraburgosurin të njihet me arsyet thelbësore të vendimit dhe ta kundërshtojë atë në gjykatë.

    Një tjetër problematikë e konstatuar lidhet me komunikimet telefonike. Sipas deklaratës, dy ditë pas transferimit, Veliaj nuk kishte mundur të kontaktonte familjarët, pasi aktivizimi i numrave të telefonit kërkonte procedura të reja administrative dhe miratimin e një liste të re.

    Komiteti thekson se vonesat teknike dhe administrative nuk duhet të sjellin kufizimin faktik të të drejtave që garantohen nga ligji.

    Gjatë monitorimit u ngritën gjithashtu shqetësime për vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor. Sipas KShH-së, në institucionin e Fierit kishte mbërritur vetëm dokumentacioni juridik i Veliajt, ndërsa ai mjekësor dhe psikosocial ende nuk ishte administruar.

    Veliaj kishte deklaruar se kishte një frakturë në këmbën e majtë dhe se nuk kishte kryer kontrollin radiologjik të rekomanduar. Drejtuesit e burgut, sipas deklaratës, kishin konfirmuar se ishin në dijeni të problematikës dhe se synonin të mundësonin ekzaminimin gjatë javës pasardhëse.

    KShH ka ngritur pikëpyetje edhe për kushtet e vendosjes dhe sigurinë personale të Veliajt. Gjatë inspektimit u konstatua se qelia ku ai ishte vendosur fillimisht kishte dritare jofunksionale. Ndërkohë, vetë Veliaj kishte shprehur shqetësime për praninë në të njëjtën hapësirë të një personi të dënuar për krime të rënda. Drejtuesit e institucionit deklaruan se ishin marrë masa për të shmangur kontaktet dhe se nuk ishte evidentuar ndonjë rrezik konkret për jetën e tij.

    Në deklaratë trajtohet edhe çështja e komunikimit institucional, pasi Veliaj ka kërkuar të kontaktojë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe administratës bashkiake për çështje që lidhen me funksionin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas KShH-së, paraburgimi nuk nënkupton automatikisht humbjen e çdo mundësie për ushtrimin e kompetencave që nuk janë kufizuar me ligj.

    Në përfundim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të sqarojnë bazën ligjore të transferimit dhe klasifikimit të urdhrit, të garantojnë komunikimet telefonike, të sigurojnë kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe të rivlerësojnë kushtet e sigurisë.

    KShH thekson se gjetjet e monitorimit nuk përbëjnë një vlerësim mbi fajësinë apo pafajësinë e Erion Veliajt, por lidhen vetëm me respektimin e të drejtave dhe garancive ligjore të një personi të privuar nga liria.

    “Privimi nga liria nuk nënkupton privimin nga të drejtat”, thekson Komiteti, duke bërë të ditur se do të vijojë të ndjekë këtë rast dhe zbatimin e rekomandimeve të tij.

    DEKLARATA E PLOTË – Shqetësime serioze për procedurën e transferimit të Z. Erion Veliaj, kufizimin e komunikimeve dhe respektimin e të drejtave të tij në paraburgim

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të pretendimeve të bëra publike nga i paraburgosuri Z. Erion Veliaj lidhur me transferimin e tij nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier, zhvilloi më 30 tetor 2026 një mision monitorimi për verifikimin e procedurave të ndjekura dhe kushteve të trajtimit të tij.

    Gjatë monitorimit, përfaqësuesi i KShH-së zhvilloi një takim konfidencial me të paraburgosurin, inspektoi mjediset ku ai ishte vendosur dhe u takua me drejtuesit dhe personelin përgjegjës të IEVP Fier.

    Nga monitorimi rezultuan problematika që ngrenë shqetësime për respektimin e garancive ligjore gjatë transferimit, transparencën e vendimmarrjes administrative, mundësinë e ushtrimit të së drejtës së ankimit, komunikimin me familjarët, vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor dhe kushtet e trajtimit në paraburgim.

    KShH thekson se statusi i një personi si i paraburgosur nuk e zhvesh atë nga të drejtat që nuk i janë kufizuar me ligj ose me vendim gjyqësor.Autoritetet penitenciare kanë detyrimin t’i garantojnë këto të drejta pa diskriminim, pavarësisht identitetit, funksionit publik apo akuzave me të cilat përballet.

    Transferimi me një urdhër të klasifikuar dhe pengesat për ankimin efektiv

    Një nga gjetjet më shqetësuese të monitorimit lidhet me mungesën e komunikimit të urdhrit të transferimit dhe të arsyeve konkrete që e kanë diktuar këtë vendim.

    Sipas deklarimeve të të paraburgosurit, transferimi iu njoftua më 28 tetor, pa iu vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës dhe pa iu shpjeguar fillimisht as institucioni ku do të dërgohej.

    Monitoruesi i KShH-së arriti të këqyrë për një kohë të kufizuar urdhrin e transferimit, në të cilin motivi shënohej në mënyrë të përgjithshme, “për arsye sigurie”, ndërsa dokumenti mbante klasifikimin “i kufizuar”, me afat deri në dy vjet.

    KShH vlerëson se transferimi për arsye sigurie është një masë e parashikuar nga legjislacioni, por përdorimi i saj duhet të mbështetet në rrethana konkrete, të dokumentuara dhe të verifikueshme.

    Nga shqyrtimi paraprak i kuadrit ligjor, veçanërisht i ligjit nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”, nuk rezulton e qartë baza konkrete që justifikon klasifikimin e këtij urdhri në interes të sigurisë kombëtare. Siguria e një institucioni penitenciar dhe siguria kombëtare nuk janë domosdoshmërisht koncepte të barasvlershme.

    KShH nuk paragjykon ekzistencën e arsyeve të ligjshme të sigurisë që mund të kenë motivuar transferimin. Megjithatë, klasifikimi i një akti administrativ nuk mund të shndërrohet në pengesë për njohjen e personit me vendimin që e prek drejtpërdrejt dhe për kundërshtimin e tij në gjykatë.

    Ligji nr. 81/2020 njeh të drejtën e ankimit gjyqësor kundër vendimeve të autoriteteve penitenciare. Kjo e drejtë rrezikon të mbetet formale nëse personi nuk njeh përmbajtjen thelbësore dhe arsyet e vendimit.

    KShH vlerëson se kjo problematikë shkon përtej rastit konkret dhe evidenton nevojën për rregulla më të qarta lidhur me njoftimin, arsyetimin dhe kontrollin gjyqësor të urdhrave të transferimit.

    Kufizimi faktik i komunikimeve telefonike

    Në momentin e monitorimit, dy ditë pas transferimit, i paraburgosuri nuk kishte mundur të realizonte komunikime telefonike me familjarët dhe personat e tjerë me të cilët kërkonte të kontaktonte.

    Sipas drejtuesve të IEVP Fier, aktivizimi i komunikimeve kërkonte miratimin e një liste të re numrash telefonikë dhe përfundimin e procedurave me kompaninë që ofron shërbimin. Për shkak të fundjavës, kjo procedurë mund të shtyhej të paktën deri më 2 nëntor.

    KShH vëren se ligji nr. 81/2020 garanton të drejtën e të paraburgosurit për të informuar menjëherë familjen mbi transferimin dhe vendndodhjen e tij. Kufizimet e komunikimeve duhet të kenë bazë ligjore dhe të respektojnë garancitë përkatëse procedurale.

    Vonesat administrative apo teknike nuk duhet të prodhojnë, në praktikë, kufizime të të drejtave që ligji nuk i parashikon.

    Në rastin konkret, kërkon shpjegim përse nuk u mundësua vazhdimësia e komunikimeve nëpërmjet numrave të miratuar më parë nga IEVP Durrës.

    Ushtrimi i funksioneve publike dhe komunikimi institucional

    Një rrethanë e veçantë e këtij rasti është se Z. Erion Veliaj vijon të gëzojë statusin juridik të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij.

    Gjatë monitorimit, ai deklaroi se kishte kërkuar mundësinë e komunikimit me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të administratës bashkiake, si dhe marrjen dhe përcjelljen e dokumentacionit që lidhet me ushtrimin e funksionit të tij.

    Drejtuesit e IEVP Fier deklaruan se për këto kërkesa do të konsultoheshin me prokurorët e çështjes.

    KShH vlerëson se paraburgimi sjell kufizime të ligjshme të lirisë personale, por nuk nënkupton automatikisht humbjen e funksionit publik apo të çdo mundësie për ushtrimin e kompetencave që nuk janë kufizuar ligjërisht.

    Pa cenuar kompetencat e organeve proceduese dhe kërkesat e sigurisë, autoritetet përkatëse duhet të shqyrtojnë me kujdes mundësitë ligjore dhe praktike për komunikimet institucionale dhe administrimin e dokumentacionit.

    As statusi i kryetarit të bashkisë nuk krijon privilegje në paraburgim, as paraburgimi nuk mund të përdoret për të vendosur kufizime shtesë që nuk burojnë nga ligji.

    Mangësi në dokumentacionin shoqërues dhe shqetësime për kujdesin shëndetësor

    Monitorimi konstatoi se, në momentin e vizitës, në IEVP Fier kishte mbërritur vetëm dokumentacioni juridik i të paraburgosurit, ndërsa dokumentacioni mjekësor dhe psikosocial ende nuk ishte administruar.

    Kjo situatë ngre shqetësime për respektimin e nenit 78 të ligjit nr. 81/2020 dhe të dispozitave përkatëse të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që kërkojnë shoqërimin e personit të transferuar me dokumentacionin përkatës.

    Mungesa e këtyre dokumenteve nuk përbën thjesht një mangësi administrative. Ajo mund të ndikojë drejtpërdrejt në vlerësimin e nevojave individuale, vazhdimësinë e trajtimit dhe mbrojtjen e shëndetit.

    I paraburgosuri deklaroi gjithashtu se kishte një frakturë në këmbën e majtë, për të cilën i ishte rekomanduar kontroll periodik radiologjik, dhe se ekzaminimi i radhës nuk ishte realizuar. Drejtuesit e IEVP Fier konfirmuan dijeninë për këtë problematikë dhe shprehën synimin për të mundësuar ekzaminimin gjatë javës pasardhëse.

    KShH thekson se kujdesi shëndetësor nuk mund të presë përfundimin e procedurave burokratike, veçanërisht kur ekzistojnë rekomandime mjekësore dhe ankesa për dhimbje.

    Kushtet e vendosjes dhe vlerësimi i sigurisë

    Nga inspektimi në vend u konstatua se qelia ku Z. Erion Veliaj ishte vendosur fillimisht kishte dritare jofunksionale.

    Gjithashtu, në të njëjtën hapësirë të institucionit ndodheshin sektorë që shërbenin për kategori të ndryshme personash, përfshirë persona nën mbikëqyrje të veçantë, persona në observim dhe persona të transferuar nga institucione të tjera.

    I paraburgosuri deklaroi se ishte ndier i kërcënuar për shkak të pranisë në këtë hapësirë të një personi të dënuar për krime të rënda, ndaj të cilit kishte mbajtur më parë qëndrime publike.

    Drejtuesit e institucionit deklaruan se ishin marrë masat e nevojshme për të shmangur kontaktet ndërmjet kategorive të ndryshme dhe se vlerësimi i riskut nuk kishte evidentuar rrezik konkret për jetën e tij.

    KShH vlerëson se pretendimet për rrezik ndaj sigurisë personale kërkojnë vlerësim individual, të dokumentuar dhe të përditësuar. Masat e sigurisë duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të sjellin kufizime të pajustifikuara të kushteve të jetesës, ajrimit apo kontakteve të lejuara.

    Proporcionaliteti i transferimit dhe lidhjet me familjen

    KShH vëren se vendndodhja e institucionit të paraburgimit ka rëndësi për ruajtjen e lidhjeve familjare, komunikimin me mbrojtësin ligjor dhe pjesëmarrjen në procesin gjyqësor.

    Sipas standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, personat e privuar nga liria nuk kanë të drejtë absolute të zgjedhin institucionin ku mbahen, por autoritetet duhet të marrin në konsideratë ndikimin e vendndodhjes në jetën familjare dhe proporcionalitetin e kufizimeve.

    Në këtë kuadër, mbetet për t’u sqaruar nëse, përpara vendimit të transferimit në Fier, janë shqyrtuar alternativa të tjera që do të garantonin sigurinë e të paraburgosurit, duke mundësuar njëkohësisht afërsi më të madhe me familjen, mbrojtësit ligjorë dhe gjykatën kompetente në Tiranë.

    Rekomandimet dhe kërkesat e KShH-së

    Në përfundim të monitorimit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve përkatëse me këto rekomandime:

    Transparencë dhe verifikim të ligjshmërisë së transferimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të sqarojë bazën ligjore konkrete, arsyet faktike dhe kriteret e sigurisë që kanë diktuar transferimin, si dhe nëse është përmbushur detyrimi për njoftimin e organit procedues.

    Sqarimin e bazës ligjore të klasifikimit të urdhrit. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të identifikojnë dispozitat ligjore që justifikojnë klasifikimin, autoritetin përgjegjës, kategorinë përkatëse të informacionit sipas ligjit nr. 10/2023 dhe arsyet e përcaktimit të afatit dyvjeçar.

    Garantimin e ankimit efektiv. Të paraburgosurit dhe mbrojtësit të tij t’u mundësohet njohja me urdhrin e transferimit ose me një version pjesërisht të deklasifikuar të tij, në masën e nevojshme për ushtrimin e së drejtës së ankimit, duke mbrojtur informacionin që ligjërisht kërkon ruajtje.

    Rivendosjen pa vonesë të komunikimeve të ligjshme. IEVP Fier të mundësojë komunikimet me familjarët dhe personat e tjerë sipas legjislacionit në fuqi, duke shmangur vonesat e panevojshme administrative. Çdo kufizim duhet të ketë bazë të qartë ligjore.

    Garantimin e kujdesit shëndetësor. Të sigurohet pa vonesë vlerësimi mjekësor dhe kryerja e ekzaminimeve të rekomanduara, sipas nevojës klinike, si dhe administrimi i plotë i dokumentacionit shëndetësor dhe psikosocial.

    Rivlerësimin e kushteve të sigurisë dhe trajtimit. Të verifikohet përshtatshmëria e mjediseve ku është vendosur i paraburgosuri, të dokumentohet vlerësimi individual i riskut dhe të garantohet respektimi i standardeve për ajrimin, ndriçimin dhe trajtimin dinjitoz.

    Shqyrtimin e alternativave të vendndodhjes. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të sqarojë nëse janë vlerësuar institucione të tjera paraburgimi më pranë familjes dhe gjykatës kompetente, dhe nëse zgjedhja e IEVP Fier ka qenë e nevojshme dhe proporcionale me rrethanat konkrete të sigurisë.

    Sqarimin e mundësive për komunikim institucional. Autoritetet kompetente të shqyrtojnë, brenda kufijve të ligjit dhe pa cenuar procedimin penal, kërkesat për komunikime dhe administrim dokumentesh që lidhen me funksionin publik që i paraburgosuri vijon të mbajë.

    Përmirësimin e garancive procedurale për të gjithë personat e privuar nga liria. Ministria e Drejtësisë të vlerësojë nevojën për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor, me qëllim përcaktimin e rregullave të qarta për njoftimin e urdhrave të transferimit, arsyetimin e tyre dhe mundësinë e kontrollit gjyqësor.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se gjetjet e këtij monitorimi nuk përbëjnë vlerësim mbi fajësinë apo pafajësinë e Z. Erion Veliajt dhe as mbi themelin e procedimit penal ndaj tij.

    Ato lidhen ekskluzivisht me respektimin e të drejtave dhe garancive ligjore të një personi të privuar nga liria.

    KShH vlerëson se disa prej problematikave të evidentuara kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa të tjera kërkojnë verifikim të mëtejshëm dhe sqarim nga autoritetet përgjegjëse.

    Siguria e institucioneve penitenciare është detyrim i shtetit, por siguria nuk mund të përdoret si argument i përgjithshëm që përjashton transparencën, proporcionalitetin dhe kontrollin gjyqësor.

    Në një shtet të së drejtës, privimi nga liria nuk nënkupton privimin nga të drejtat dhe asnjë urdhër administrativ, i klasifikuar ose jo, nuk duhet të mbetet jashtë kontrollit të ligjshmërisë.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të vijojë të ndjekë trajtimin e këtij rasti dhe zbatimin e rekomandimeve, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

  • The unusual Museum That Is Surprising Amsterdam

    An unusual museum in Amsterdam is drawing attention with a far different concept from traditional exhibitions: preservers appear to be free in nature, while visitors move through areas surrounded by metal cages.

    The new museum, called Art Zoo, is created by Dutch artists Jaap Sinke and Ferry van Tongen, who have turned a historic building of the XVII century into an unusual artistic space.

    The exhibition contains hundreds of preserved animals, skeletons and various natural objects, located on dramatic scenes that combine art, nature and imagination.

    One of the most impressive objects is a giant crocodile hanging from the ceiling, while in other rooms visitors can see a gatopard placed in an unusual position, a giant spider crab and skeleton of prehistoric animals.

    Artists have been inspired by the so-called Ununderhammer, rare collections of natural objects and the curiosity that European aristocrats collected during the 18th and XVII centuries.

    According to the creators, the goal is not to imitate a traditional museum in natural history but to tell stories through animals and how they are represented in space.

    Artists point out that the exhibitors have not been taken by wild nature but have mainly come from zoos where animals have died of natural causes.

    With this concept, Art Zoo aims to challenge the traditional way in which people experience art and nature, transforming the entire building into an artistic work.

    Source Layer: Dukeagini

  • Muzeu i pazakontë që po mahnit Amsterdamin

    Muzeu i pazakontë që po mahnit Amsterdamin

    Një muze i pazakontë në Amsterdam po tërheq vëmendjen me një koncept krejt ndryshe nga ekspozitat tradicionale: kafshët e ruajtura paraqiten sikur janë të lira në natyrë, ndërsa vizitorët lëvizin nëpër hapësira të rrethuara me kafaze metalike.

    Muzeu i ri, i quajtur Art Zoo, është krijuar nga artistët holandezë Jaap Sinke dhe Ferry van Tongeren, të cilët kanë shndërruar një ndërtesë historike të shekullit XVII në një hapësirë artistike të pazakontë.

    Ekspozita përmban qindra kafshë të ruajtura, skelete dhe objekte të ndryshme natyrore, të vendosura në skena dramatike që ndërthurin artin, natyrën dhe imagjinatën.

    Një nga objektet më mbresëlënëse është një krokodil gjigant i varur nga tavani, ndërsa në dhoma të tjera vizitorët mund të shohin një gatopard të vendosur në një pozicion të pazakontë, një gaforre gjigante merimangë dhe skelete të kafshëve parahistorike.

    Artistët janë frymëzuar nga të ashtuquajturat “wunderkammer”, koleksionet e rralla të objekteve natyrore dhe kurioziteteve që aristokratët evropianë mblidhnin gjatë shekujve XVI dhe XVII.

    Sipas krijuesve, qëllimi nuk është të imitojnë një muze tradicional të historisë natyrore, por të tregojnë histori përmes kafshëve dhe mënyrës se si ato paraqiten në hapësirë.

    Artistët theksojnë se ekzemplarët e ekspozuar nuk janë marrë nga natyra e egër, por kanë ardhur kryesisht nga kopshte zoologjike, ku kafshët kanë ngordhur nga shkaqe natyrore.

    Me këtë koncept, Art Zoo synon të sfidojë mënyrën tradicionale se si njerëzit e përjetojnë artin dhe natyrën, duke e shndërruar të gjithë ndërtesën në një vepër artistike.

    Burimi: Dukagjini

  • Al is changing the job market, but these employees will have the advantage

    The executive director of the Palatir company, Alex Carp, believes that the future labour market will favour primarily two categories of people — those who have professional skills and persons with alternative ways of thinking, known as neurodivergents.

    According to Karp, Al will particularly influence jobs in the administrative and office sector, while technical professions such as electricians and plumbers will continue to be very popular.

    Enhancing Al data centres is creating a growing need for specialized workers in building and maintaining physical infrastructure.

    Karp also believes neurodivellants can take priority, as they often approach problems in different ways.

    Palathir has even developed a special program called Neurodivogent Fellowsip, which offers annual salaries of between $110 thousand and $200,000.

    Carp’s prediction raises an increasingly important question: What human skills will continue to have value in the job market at a time when Al is becoming increasingly capable of carrying out intellectual duties?