Blog

  • Gjendet i vdekur një shtetas i Shqipërisë në Prizren, rasti nën hetime

    Gjendet i vdekur një shtetas i Shqipërisë në Prizren, rasti nën hetime

    Sipas raportit policor, rasti është raportuar rreth orës 01:20.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

     

    Burimi: RTKLive

  • Katër të vdekur pasi një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu në Kolumbi

    Katër të vdekur pasi një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu në Kolumbi

    Një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu të dielën në Kolumbinë perëndimore, duke lënë të vdekur katër persona, përfshirë një foshnjë dy muajshe, bënë të ditur zyrtarët vendas.

    Sulmi me bombë ndodhi pranë një baze ushtarake në qytezën Planadas.

    Autoritetet njoftuan se shpërthimi dëmtoi një spital dhe disa shtëpi.

    “Me hidhërim të thellë, njoftoj se sulmi në Planadas ka shkaktuar, sipas të dhënave paraprake, vdekjen e katër personave, mes të cilëve edhe një foshnjë vajzë vetëm dy muajshe”, shkroi në platformën X guvernatorja e Tolimës, Adriana Magali Matiz.

    Pamjet nga vendngjarja shfaqnin një grua duke bërtitur, ndërsa një burrë nxirrte një trup të vogël nga rrënojat.

    Kryetari i bashkisë së Planadas, Juan Camilo Hueje, deklaroi për një stacion radiofonik vendas se disa persona të plagosur në sulm janë dërguar në një shkollë të zonës për të marrë ndihmë mjekësore.

    Nuk dihet ende se kush mban përgjegjësi për shpërthimin.

    “Ajo që ndodhi sonte në Planadas është tejet e rëndë. Një akt i poshtër dhe kriminal, të cilin e dënojmë me vendosmëri të plotë”, shkroi guvernatorja Matiz në X.

    “Sulmi ndaj popullatës civile dhe vënia në rrezik e jetës së ushtarëve tanë dhe e familjeve në Tolima, përbën një tejkalim të vijës së kuqe që nuk do ta tolerojmë”. /Telegrafi/

  • LSDM: Karteli ballkanik po shpërbëhet, Mickoski mbetet vetëm

    LSDM: Karteli ballkanik po shpërbëhet, Mickoski mbetet vetëm

    Ndërsa Mali i Zi po fillon kontrollet mbi lidhjet midis medias, telekomunikacionit dhe Alta Bank, në Maqedoni gjithçka është provuar dhe dokumentuar prej kohësh, thonë nga LSDM.

    Sipas tyre, OBRM-PDUKM është e lidhur drejtpërdrejt me median, telekomunikacionin dhe bankat.

    “Orban kontrollon rreth 40 përqind të hapësirës mediatike. Media të reja të Vuçiçit kanë hyrë në treg: Alo Grupa, Informer dhe Euronews. Mbështetja e telekomunikacionit vjen nga 4iG i Orbanit dhe Telekom Srbija e Vuçiçit – një burim shtetëror i përdorur si privat.

    “Alta Banka shërben si financuese e sistemit, përmes agjencive të marketingut nga OBRM-PDUKM, kryesisht për Alfa TV dhe për portalet e financuara nga Orban. Një shembull specifik: hetimi për pastrimin e parave përmes Sllovenisë me shërbime fiktive reklamimi, të cilat Mickoski i bllokoi në zyrën e prokurorit”.

    “Telekom Sërbija zotëron licencën e Euronews. 4iG ofron mbështetje telekomunikacioni për vendosjen e përmbajtjes mediatike. Menaxhimi i të gjitha këtyre mediave kryhet nëpërmjet shkopit të BIA-s, njeriut për Maqedoninë, “shefit” Latas dhe Ivonës, redaktores së Euronews dhe Alfa TV. Është versioni maqedon i Informer serb”.

    “4iG dhe Telekom Srbija i Orbanit paguhen nga të njëjtat shtëpi lobimi në Amerikë për Mickoskin dhe Vuçiçin. 4iG është i lidhur si me tregtinë e armëve ashtu edhe me nevojën për një minierë antimoni. Në Hungari, tre ministra janë arrestuar tashmë. Rrethi rreth Orbanit po ngushtohet”.

    “Në Serbi, Vuçiç ka rënë. Arrestimet dhe hetimet kanë filluar. I gjithë sistemi gjyqësor ka filluar të funksionojë dhe qeveria e re nuk është formuar ende. Njerëz kyç në polici janë arrestuar. Ky është vetëm fillimi i fundit të një grupi të madh të krimit të organizuar – kartelit ballkanik. Një sindikatë mafioze që përfshin Hristijan Mickoskin, dhe OBRM-PDUKM është një parti motër me SNS-në”, thonë nga LSDM.

  • Two men arrested for violation of protective orders against women

    Two people have been sent to custody on two separate occasions, allegedly breaking defence orders issued by the tribunal against two women.

    Cases have occurred in Pristina and Fushe-Kosovo.

    In Pristina, a man has been arrested after allegedly, contrary to the defence order, has approached the victim’s residence address. At the prosecutor’s decision, he was sent to the holding for 48 hours.

    Meanwhile, in Fushe-Kosovo, a man is suspected of exercising physical violence against a woman, disobeying the defence order issued by the court. The victim has accepted medical treatment, while the suspect, after the interview, has been sent to the prosecutor’s decision.

    Source Layer: Dukeagini

  • Duguagini Library brings a different appointment: Promovation, Mediterranean & Chat with Sheki Ussey

    Sometimes all we need is to pause for a little while, take a deep breath, and give more attention to ourselves. That’s exactly what meeting with the author brings ShekiWesley, held on November 5th, from 6: 00 p.m. to 7 p.m., the Duagjini Library, Mother Teresa Square.

    Titled Promovation, Mediam & Conversation With Author, Event will be an opportunity to get to know more closely the creative world and the philosophy of Sheki WesaintThrough his books and a session of meditation guided by the author himself. Beyond a traditional promotion, this meeting aims to create a space for reflection, calmness and discussion about consciousness, personal development, and self – knowledge.

    Born in Tanov in Tetovo and with a long life and activity experience in Switzerland, Wesley has built a road that combines entrepreneurship, meditation and spirituality. He’s the author of three books: Who are you? i n The Great ReturnThrough which it deals with subjects of personal transformation and exploration of the inner world.

    If you are curious to find out more about meditation, to know the author, and to experience a different hour, we invite you to become part of this meeting. Let’s just stop for a second, breathe and meet me at the Dukagnani Library!

    November 5th. 1600:19 p.m.
    Dukagini Library ) Mother Teresa Square

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Libraria Dukagjini sjell një takim ndryshe: Promovim, Meditim & Bisedë me Sheki Useinin

    Libraria Dukagjini sjell një takim ndryshe: Promovim, Meditim & Bisedë me Sheki Useinin

    Ndonjëherë, gjithçka që na duhet është të ndalemi për pak, të marrim frymë thellë dhe t’i kushtojmë më shumë vëmendje vetes. Pikërisht këtë mundësi e sjell takimi me autorin ShekiUseini, që do të mbahet më 5 nëntor, nga ora 18:00 deri në 19:00, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”.

    I titulluar “Promovim, Meditim & Bisedë me autorin”, eventi do të jetë një mundësi për të njohur më nga afër botën krijuese dhe filozofinë e Sheki Useinit, përmes librave të tij dhe një seance meditimi të udhëhequr nga vetë autori. Përtej një promovimi tradicional, ky takim synon të krijojë një hapësirë për reflektim, qetësi dhe diskutim rreth vetëdijes, zhvillimit personal dhe njohjes së vetvetes.

    I lindur në Tenovë të Tetovës dhe me një përvojë të gjatë jetese e veprimtarie në Zvicër, Useini ka ndërtuar një rrugëtim që ndërthur sipërmarrjen, meditimin dhe spiritualitetin. Ai është autor i tre librave: “Kush je ti?!”, “Kontrata me shpirtin” dhe “Kthesa e Madhe”, përmes të cilëve trajton tema të transformimit personal dhe eksplorimit të botës së brendshme.

    Nëse jeni kuriozë të zbuloni më shumë rreth meditimit, të njihni autorin dhe të përjetoni një orë ndryshe, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi. Ndalemi pak, marrim frymë dhe takohemi te Libraria Dukagjini!

    5 nëntor | 18:00–19:00
    Libraria Dukagjini – Sheshi “Nënë Tereza”

     

    Burimi: Dukagjini

  • Dy burra arrestohen për shkelje të urdhrave mbrojtës ndaj grave

    Dy burra arrestohen për shkelje të urdhrave mbrojtës ndaj grave

    Dy persona janë dërguar në mbajtje në dy raste të ndara, pasi dyshohet se kanë shkelur urdhrat mbrojtës të lëshuar nga gjykata ndaj dy grave.

    Rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

    Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se, në kundërshtim me urdhrin mbrojtës, i është afruar adresës së banimit të viktimës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërkaq, në Fushë-Kosovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Burimi: Dukagjini

  • Alarm në Gjermani dhe Zvicër, gjenden gjilpëra dhe magnetë në ëmbëlsirat e Halloween-it, policia nis hetimet

    Alarm në Gjermani dhe Zvicër, gjenden gjilpëra dhe magnetë në ëmbëlsirat e Halloween-it, policia nis hetimet

    Festa e Halloween-it është shoqëruar me shqetësime në Gjermani dhe Zvicër, pasi disa fëmijë kanë zbuluar objekte metalike të rrezikshme brenda ëmbëlsirave të mbledhura gjatë festës.

    Në disa raste janë gjetur gjilpëra metalike dhe magnetë, ndërsa një baba në Zvicër ka raportuar se vajza e tij kishte gjetur një vidë brenda një karameleje.

    Sipas mediumit zviceran Blick, policia në Wintzingerode të Gjermanisë ka nisur hetimet pas zbulimit të gjilpërave metalike në disa ëmbëlsira të Halloween-it.

    Dyshohet se objektet janë vendosur qëllimisht brenda tyre, ndërsa rasti po hetohet si tentativë për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, transmeton Telegrafi.

    Një tjetër incident është raportuar në Appenheim, në landin gjerman Rheinland-Pfalz, ku një djalë nëntëvjeçar ka gjetur dy magnetë të vegjël të ngjitur në një karamele të butë.

    Për fat të mirë, fëmija nuk është lënduar, pasi nëna e tij e kishte paralajmëruar që t’i kontrollonte ëmbëlsirat përpara se t’i konsumonte.

    Në një rast tjetër, në Zvicër, një baba nga Schönenwerd ka paralajmëruar prindërit pasi vajza e tij, e cila kishte dalë për të mbledhur ëmbëlsira së bashku me një shoqe, ka gjetur një vidë metalike brenda një karameleje.

    Babai ka publikuar fotografinë e objektit në rrjetet sociale, duke kërkuar nga familjet e tjera që të tregojnë kujdes.

    Megjithatë, deri më tani, ky rast nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe nuk dihet nëse objekti është vendosur qëllimisht.

    Ndërkohë, policia gjermane ka apeluar te prindërit që të kontrollojnë me kujdes të gjitha ëmbëlsirat e mbledhura nga fëmijët përpara konsumimit.

    Autoritetet këshillojnë që produktet me ambalazh të dëmtuar ose me përmbajtje të dyshimtë të mos konsumohen dhe rastet e tilla të raportohen menjëherë në polici.

    Nga ana tjetër, policia ka dhënë një sqarim të rëndësishëm për rastin e magnetëve në Appenheim.

    Pas hetimeve të mëtejshme, është konstatuar se magnetët kishin përfunduar në karamele aksidentalisht dhe nuk kishte prova për ndërhyrje kriminale nga persona të tretë. Ndërsa hetimet për gjilpërat metalike të gjetura në Thüringen vazhdojnë./Telegrafi/

  • Goditje për Manchester Unitedin, ylli i skuadrës arrin marrëveshje me gjigantin spanjoll

    Goditje për Manchester Unitedin, ylli i skuadrës arrin marrëveshje me gjigantin spanjoll

    Atletico Madridi ka arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, për kushtet personale të kontratës, në prag të një transferimi të mundshëm në janar ose gjatë verës së ardhshme.

    Sipas mediumit “North Bank Insider”, bisedimet mes përfaqësuesve të futbollistit argjentinas dhe klubit madrilen kanë nisur prej kohësh, ndërsa trajneri Diego Simeone thuhet se është shumë i interesuar për ta transferuar atë në Madrid.

    Kontrata e Martinezit me Manchester Unitedin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Megjithatë, raportohet se mbrojtësi nuk ka ndërmend të nënshkruajë kontratë të re apo të aktivizojë opsionin e vazhdimit.

    Ky qëndrim thuhet se lidhet edhe me kritikat e tij ndaj drejtuesve të Manchester Unitedit, pas humbjes së skuadrës angleze ndaj Atletico Madridit.

    Deri më tani nuk ka marrëveshje mes dy klubeve, por Atletico Madridi mund të shqyrtojë mundësinë e transferimit të tij që në afatin kalimtar të janarit.

    Ndërkohë, Martinez së fundmi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Chelseat dhe për këtë arsye do të mungojë në sfidën e ardhshme të Manchester Unitedit në Ligën Premier kundër Aston Villas./Telegrafi/