Blog

  • Under suspicion of domestic violence, prosecution seeks detention for Mitrovica hospital director

    The prosecution has called for the appointment of the detention measure to Mitrovica Hospital Director Gzim Berisha, who is suspected of carrying out the criminal act APUhuna in the family.

    In response to Pristina’s Constitutional Prosecutorship, Berisha has been detained for 48 hours at the order of the guardian prosecutor.

    Meanwhile, the State Prosecutor is taking the necessary investigative actions to fully clarify the circumstances of the case.

    The prosecution has indicated that the prosecutor of the case has already filed a request to the competent court for the appointment of the detention measure against the defendants.

    The decision on the prosecution’s request is expected to be made by the competent court.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nën dyshimet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës

    Nën dyshimet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës

    Nën dyshimet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës

    Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

    Sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Berisha është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.

    Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

    Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes tashmë ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

    Vendimi për kërkesën e Prokurorisë pritet të merret nga gjykata kompetente.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Carragher explodes at Mac Allister: Shameful Conduct

    The former English defender named the conduct of the silverist midfielder as shameful, seeking changes in the way the simulation is tried and the overexploration of contacts at Premier League.

    The incident occurred in the second part of the London match. After a midfield intervention, Mac Allister easily hit the back of the head captain of Arsenal, Martin Odegaard, who was on the ground.

    The move prompted the reaction of Arsenal’s footballers, while Jurien Timber and Nonnie Maduek approached the Argentineans. During the clash between them, Madueke had a slight head contact with Mac Allister, who fell into the field, obviously exaggerated the situation.

    Despite the fact that Madweke had a yellow card, Judge Andy Madley decided not to punish her with a red card. Instead, the yellow ones were punished by Mac Allister and Timber.

    Even the VAR, with Stuart Attwell in the review room, examined the case and estimated that contact was not powerful, violent or brutal, not conspiring for the expulsion of Madwekes.

    Commenting on the case at ‘%Sky Sports’, Carragher did not spare criticism of Liverpool football.

    I’m glad he wasn’t expelled. We need to be much more determined and begin to criticize these actions, saying they are shameful. This has to end, it’s meaningless. I can’t stand him.

    He stressed that head crashes should be punished when they are intentional and violent, but not every small contact can be used to promote the opponent’s expulsion.

    I’m a Liverpool fan, but what Mac Allister did is a joke. This has to end. Footballers are trying to take advantage of it because they know they can do it and that such cases give them red cards, he added.

    Carragher demanded that the leaders of Premier League, arbitration responsibles and trainers discuss the issue and find a way to end the simulations.

    On the same line was Manchester United’s former captain, Gary Neville, who praised that Mac Allister’s reaction was excessive.

    Mac Allister didn’t need to fall that way. His reaction was exaggerated. She had to get up, she was shy. His guilt began when he struck the Odegaard in the back of his head, without any need for such action, Neville declared.

    Even the legend of Arsenal, Ian Wright, praised the judges ‘ decision not to punish Madweken with red card.

    According to him, Mac Allister tried to take advantage of small contact to trigger the expulsion of Arsenal football.

    The case is expected to bring back the debate on exaggerated simulations and reactions in English football, while criticism of this phenomenon is growing by well-known football names.

    Source Layer: RTKLive

  • Carragher shpërthen ndaj Mac Allisterit: Sjellje e turpshme

    Carragher shpërthen ndaj Mac Allisterit: Sjellje e turpshme

    Ish-mbrojtësi anglez e cilësoi sjelljen e mesfushorit argjentinas si të turpshme, duke kërkuar ndryshime në mënyrën se si gjykohet simulimi dhe ekzagjerimi i kontakteve në Premier League.

    Incidenti ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Londër. Pas një ndërhyrjeje në mesfushë, Mac Allister goditi lehtë në pjesën e pasme të kokës kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard, i cili ndodhej në tokë.

    Ky veprim shkaktoi reagimin e futbollistëve të Arsenalit, ndërsa Jurrien Timber dhe Noni Madueke iu afruan argjentinasit. Gjatë përplasjes mes tyre, Madueke pati një kontakt të lehtë me kokë ndaj Mac Allisterit, i cili u rrëzua në fushë duke e ekzagjeruar dukshëm situatën.

    Pavarësisht se Madueke kishte një karton të verdhë, gjyqtari Andy Madley vendosi të mos e ndëshkonte me karton të kuq. Në vend të kësaj, me të verdhë u ndëshkuan Mac Allister dhe Timber.

    Edhe VAR-i, me Stuart Attwellin në dhomën e rishikimit, e shqyrtoi rastin dhe vlerësoi se kontakti nuk ishte i fuqishëm, i dhunshëm apo brutal, duke mos konstatuar arsye për përjashtimin e Maduekes.

    Duke komentuar rastin në “Sky Sports”, Carragher nuk i kurseu kritikat ndaj futbollistit të Liverpoolit.

    “Jam i kënaqur që nuk u përjashtua. Duhet të jemi shumë më të vendosur dhe të fillojmë t’i kritikojmë këto veprime, duke thënë se janë të turpshme. Kjo duhet të marrë fund, është e pakuptimtë. Nuk mund ta duroj”, deklaroi Carragher.

    Ai theksoi se përplasjet me kokë duhet të ndëshkohen kur janë të qëllimshme dhe të dhunshme, por jo çdo kontakt i vogël të shfrytëzohet për të nxitur përjashtimin e kundërshtarit.

    “Unë jam tifoz i Liverpoolit, por ajo që bëri Mac Allister është një shaka. Kjo duhet të marrë fund. Futbollistët po përpiqen të përfitojnë, sepse e dinë që mund ta bëjnë këtë dhe se për raste të tilla jepen kartonë të kuq”, shtoi ai.

    Carragher kërkoi që drejtuesit e Premier League, përgjegjësit e arbitrimit dhe trajnerët të diskutojnë këtë çështje dhe të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund simulimeve.

    Në të njëjtën linjë ishte edhe ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Gary Neville, i cili vlerësoi se reagimi i Mac Allisterit ishte i tepruar.

    “Mac Allister nuk kishte nevojë të rrëzohej në atë mënyrë. Reagimi i tij ishte i ekzagjeruar. Duhet të ngrihet, ishte e turpshme. Faji i tij nisi që në momentin kur goditi Odegaardin në pjesën e pasme të kokës, pa pasur asnjë nevojë për një veprim të tillë”, deklaroi Neville.

    Edhe legjenda e Arsenalit, Ian Wright, vlerësoi vendimin e gjyqtarëve për të mos e ndëshkuar Madueken me karton të kuq.

    Sipas tij, Mac Allister u përpoq të përfitonte nga kontakti i vogël për të shkaktuar përjashtimin e futbollistit të Arsenalit.

    Rasti pritet të rikthejë debatin për simulimet dhe reagimet e ekzagjeruara në futbollin anglez, ndërsa kritikat ndaj këtij fenomeni po shtohen edhe nga emra të njohur të futbollit.

    Burimi: RTKLive

  • FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave

    FBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhave

    FBI-ja njoftoi se pas vjedhjes së mbi 6 miliardë dollarëve në asete virtuale nga bursa e kriptomonedhave Binance është Koreja e Veriut

    “Republika Popullore Demokratike e Koresë (Koreja e Veriut) është përgjegjëse për vjedhjen e më shumë se 6 miliardë dollarëve në asete virtuale nga bursa e kriptomonedhave Binance, më ose rreth datës 29 tetor 2026”, tha FBI në një deklaratë.

    Vjedhja, e cila ndodhi brenda pak minutash, vlerësohet si grabitja më e madhe e kriptomonedhave deri tani.

    Asetet e vjedhura përfshinin bitcoin, ethereum dhe monedha të qëndrueshme (stablecoins) si tether dhe USD Coin, vlera e të cilave është e lidhur me valutat tradicionale.

    Lajmi për sulmin kibernetik shkaktoi të premten (30.10.) rënie e çmimit të shumicës së kriptomonedhave kryesore .

    Ç’thuhet në njoftimin e FBI-së?

    FBI-ja deklaroi se vjedhja lidhej me “veprimtari keqdashëse kibernetike” nga një entitet i njohur si TraderTraitor, i njëjti grup që hakeroi 1.5 miliardë dollarë nga platforma Bybit vitin e kaluar.

    FBI tha se i kishte “vëzhguar aktorët e TraderTraitor duke konvertuar asetet e vjedhura” kryesisht në kriptomonedhën ethereum.

    “Pritet që këto asete të pastrohen më tej duke u konvertuar përmes shërbimeve DeFi (financa të decentralizuara) dhe platformave të shkëmbimit të menjëhershëm, si pjesë e fazave të mëtejshme të pastrimit të parave”, shtoi FBI-ja.

    FBI-ja u kërkoi bursave të kriptomonedhave, kompanive që analizojnë blockchain-in dhe aktorëve të tjerë të bllokojnë transaksionet e lidhura me adresa të ndryshme, për të parandaluar pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre.

    Çfarë tha Binance për grabitjen?

    Binance është bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë për nga vëllimi ditor i tregtimit.

    Bursa njoftoi të shtunën (31.10.) se po përdorte fonde të kompanisë me vlerë mbi 6.34 miliardë dollarë për të blerë tokenë dhe për të rikuperuar rreth 90% të aseteve të vjedhura gjatë sulmit.

    Sipas kompanisë 10% e mbetura përbëhen nga tokenë me likuiditet më të ulët, që do të thotë se mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u riblerë.

    “Angazhimi ynë mbetet i pandryshuar: Binance do të mbulojë plotësisht ndikimin financiar të fondeve të vjedhura në këtë incident”, shkroi kompania në platformën X.

    Grabitja ndodhi në një kohë kur po shtohen shqetësimet se aftësitë gjithnjë e më të avancuara të modeleve të inteligjencës artificiale mund të rrezikojnë sistemet e kriptografisë dhe protokollet e sigurisë së teknologjisë së informacionit.

    Burimi: RTKLive

  • Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

    Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

    Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave që kishin afat deri në qershor të këtij viti si shkak i bllokadës politike, ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj.

    Duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, Zulfaj ka thënë se nga 13 hapat e paraparë në periudhën shtesë deri në qershor 2026, Kosova ka arritur t’i zbatojë shtatë, ndërsa gjashtë të tjerë nuk janë përmbushur në afatin e përcaktuar.

    Ai ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e Planit të Rritjes për Kosovën është 882.6 milionë euro, ku dy të tretat janë kredi të lidhura me 111 hapa reformash, të cilat duhet të përmbushen deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm.

    “Siç e dini, Plani i Rritjes për Kosovën kap vlerën e 882.6 milionë euro, ku 2/3 janë kredi të lidhura me 111 hapa reformash, deri në fund të gushtit të vitit që vjen. Më 15 korrik të këtij viti, kemi dorëzuar kërkesën e parë për pagesë, me 20 hapa të zbatuar, në vlerë prej 153.4 milionë euro. Shuma përfundimtare do të mbahet prej vlerësimit të Bashkimit Evropian, me ç’rast po besojmë që në këto ditë të para të nëntorit do ta bëjnë të ditur se sa realisht do të jetë vlerësimi i saktë. Nga 13 hapa në periudhën shtesë, deri në qershor 2026, zbatuam shtatë dhe gjashtë jo. Llogaritet mbi 40 milionë euro, ose më saktë 43.8 milionë euro, të cilat kanë humbur në afatin e qershorit”, tha ai.

    Zulfaj ka theksuar se shumica e reformave të papërmbushura kanë kërkuar miratimin e projektligjeve në Kuvend, në një periudhë kur ky institucion ishte i shpërndarë.

    Megjithatë, ai ka thënë se këto reforma janë rikthyer në proces dhe synohet të miratohen gjatë këtij viti, përfshirë ligjet për energjinë dhe falimentimin, pakon ligjore për drejtësinë dhe strategjinë kundër krimit të organizuar.

    “Shumica e tyre kanë kërkuar miratimin e projektligjeve në Kuvend, në një kohë kur Kuvendi, siç e dini, ishte i shpërndarë. Megjithatë, të gjitha këto reforma janë në rrugë të zbatohen këtë vit, ligji për energjinë, për falimentimin, pakoja ligjore për drejtësinë dhe strategjia kundër krimit të organizuar, pra të gjitha reformat, sepse procesi në tërësimi në BE është proces reformator, dhe të gjitha reformat të cilat nuk kanë arritur afatin e qershorit janë kthyer sërish në Kuvend, në qeveri fillimisht, pastaj në Kuvend, ashtu që të mos humbet asnjë reformë. Edhe nëse mjetet nuk arrijnë të përmbushen me kohë”, tha ai.

    Kryenegociatori ka paralajmëruar se deri më 31 dhjetor Kosova duhet t’i përmbushë edhe 22 hapa të tjerë, në vlerë prej 131.5 milionë eurosh.

    Sipas tij, dhjetë akte duhet të miratohen në Kuvend, ndërsa një pjesë e projektligjeve pritet të procedohen nga Qeveria.

    “Tani kemi përpara vetes 22 hapa në vlerë prej 131.5 milionë euro, që skadojnë më 31 dhjetor. Pra, kanë mbetur edhe 59 ditë, 10 akte duhet të kalojnë në këtë Kuvend, projektligji për inovacion dhe ndërmarrësi tashmë është në Kuvend, kurse të tjerat Qeveria do t’i sjellë për miratim. Varësisht nga vonesat që shkaktojnë edhe Komisioni Evropian, në dërgimin e komenteve, sepse pjesë e procesit të hapave është edhe konsultimi me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, ku secili hap, sidomos në hapat e ligjeve, kërkohet që përveç konsultimeve publike që i kemi ne si pjesë e procesit, duhet të konsultohen edhe me Bashkimin Evropian, dhe Bashkimi Evropian i kërkon diku rreth 90 ditë kohë për t’i kthyer këto komente dhe kjo pastaj shkakton edhe vonesa të tjera që vonojnë ligjet. Ligjet që besoj që duhet të vijnë deri në fund të nëntorit, projektligji për inovacion, siç thashë, është këtu; projektligji për prokurimin publik, për partneritetin publiko-privat”, tha Zulfaj./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Kina kërkon rol më të madh në Lindjen e Mesme, Xi Jinping bën thirrje për paqe dhe stabilitet

    Kina kërkon rol më të madh në Lindjen e Mesme, Xi Jinping bën thirrje për paqe dhe stabilitet

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se Lindja e Mesme nuk duhet të shndërrohet në arenë të rivalitetit mes fuqive të mëdha, duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

    Deklarata u bë gjatë takimit me sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Pekin.

    Sipas Reuters, Kina po synon të forcojë rolin e saj diplomatik në Lindjen e Mesme, në një kohë kur lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit dhe ka rritur kostot globale të energjisë.

    Xi Jinping ka bërë të ditur se Pekini është i gatshëm të bashkëpunojë me vendet arabe për rikthimin e paqes dhe krijimin e një stabiliteti afatgjatë.

    Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Kinës për Lindjen e Mesme pritet të vizitojë Iranin, Omanin dhe Arabinë Saudite gjatë këtij muaji.

    Omani, nga ana tjetër, ka shprehur interesim për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe investimeve me Kinën.

    Zhvillimi vjen në një moment kur kriza në Lindjen e Mesme po ndikon jo vetëm në sigurinë rajonale, por edhe në tregjet ndërkombëtare të naftës, energjisë dhe transportit detar.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Prizren

    Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Prizren

    Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të së dielës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 01:20.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Tri raste të dhunës në familje dhe kanosjes në Klinë e Pejë, tre persona dërgohen në mbajtje

    Tri raste të dhunës në familje dhe kanosjes në Klinë e Pejë, tre persona dërgohen në mbajtje

    Tri raste që lidhen me dhunën në familje, lëndimin e lehtë trupor dhe kanosjen janë raportuar në Klinë dhe Pejë, ndërsa në të tria rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Rasti i parë është raportuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 16:40, në Klinë. Sipas raportit policor, një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar.

    Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    “Klinë / 01.11.2026 – 16:40. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, më 31 tetor, rreth orës 06:00. Edhe në këtë rast, një grua kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar, si pasojë e së cilës ka pranuar tretman mjekësor”.

    Lidhur me rastin, policia ka intervistuar palët e përfshira, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti mbetet në procedurë hetimore.

    “Pejë / 31.10.2026 – 06:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.Ndërkaq, një rast i kanosjes dhe dhunës në familje është raportuar gjithashtu në Klinë, më 1 nëntor, rreth orës 23:30”, thuhet në raport.

    Sipas policisë, një mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e kanosjes ndaj një viktime mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin.

    Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.

    “Klinë / 01.11.2026 – 23:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

  • Për të gjashtën ditë kërkohet drejtësi për Arlindën, vazhdojnë protestat kundër femicidit në Prishtinë

    Për të gjashtën ditë kërkohet drejtësi për Arlindën, vazhdojnë protestat kundër femicidit në Prishtinë

    Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është paralajmëruar protesta kombëtare kundër femicidit.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta do të mbahet nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen thirrjes për protestë.

    Kjo protestë vjen pas pesë ditësh radhazi të protestave, gjatë të cilave qytetarët kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e saj.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht pas raportimeve se ajo kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve.

    Vrasja e saj ka rikthyer në vëmendje edhe një herë shqetësimet për sigurinë e grave, trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e femicidit.

    Përmes protestës së sotme, organizatorët synojnë të vazhdojnë mobilizimin qytetar kundër dhunës ndaj grave dhe të kërkojnë drejtësi për viktimat.

    Protesta do të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /Telegrafi/