Blog

  • Granit Xhaka nuk përmbahet pas krizës së Sunderlandit: Gabime të thjeshta po na kushtojnë gjithçka

    Granit Xhaka nuk përmbahet pas krizës së Sunderlandit: Gabime të thjeshta po na kushtojnë gjithçka

    Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat 3-1 në udhëtim te Coventry City, duke pranuar se nuk e di se çfarë duhet të ndryshojë për ta nxjerrë skuadrën nga kriza.

    Kapiteni shqiptar ishte tejet i zhgënjyer pas ndeshjes, e cila e la Sunderlandin në fund të tabelës së Ligës Premier, me vetëm pesë pikë të grumbulluara pas nëntë xhirove.

    Xhaka theksoi se skuadra kishte udhëtuar me optimizëm dhe ishte përgatitur mirë gjatë javës, por dështoi të zbatonte në fushë atë që ishte diskutuar në dhomat e zhveshjes.

    “Është e vështirë, një ndjenjë krejtësisht ndryshe. Është e vështirë për t’u pranuar. Erdhëm këtu me shumë shpresë dhe u përgatitëm shumë mirë gjatë javës, por nëse nuk i bëni gjërat për të cilat përgatitemi dhe për të cilat flasim në dhomat e zhveshjes, nuk ka asnjë mundësi për të fituar ndonjë ndeshje”.

    Sunderlandi kishte marrë një fitore ndaj Brentfordit në Carabao Cup gjatë javës, por nuk arriti ta bartte atë formë edhe në kampionat.

    “Po, por kjo nuk mjafton. Jo në këtë ligë. Nuk është e mundur që një ditë të jesh mirë dhe ditën tjetër keq. Është e vështirë të vazhdohet kështu, sepse duhet të ndryshojmë diçka. Nuk e di çfarë të ndryshoj”.

    “Ka shumë gabime nga ana jonë, pasime të thjeshta, duele të thjeshta që nuk po i fitojmë. Nëse nuk i ke fillimisht gjërat elementare, harroji të tjerat. Ndjenja është e tmerrshme në këtë moment”.

    Në vazhdim, skuadrën e drejtuar nga Regis Le Bris e presin dy ndeshje të rëndësishme në shtëpi, fillimisht ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Evropës dhe më pas kundër Chelseat në kampionat.

    Xhaka e kupton frustrimin e tifozëve, por kërkoi që të gjithë të qëndrojnë të bashkuar në këtë periudhë të vështirë, duke besuar se Sunderlandi ka potencialin për t’u rikthyer.

    “Është e vështirë edhe për tifozët. E di që janë të frustruar, por është e njëjta gjë edhe për ne. Duhet të qëndrojmë të bashkuar deri në fund. Kjo nuk është diçka e panjohur për këtë klub. Ka një kuptim të madh për ne dhe për ta që të qëndrojmë së bashku dhe të besojmë te njëri-tjetri. Kur gjithçka shkon mirë, është e lehtë ta mbështesësh dikë”.

    “Kur gjërat shkojnë keq, atëherë shihet se kush qëndron pranë teje dhe kush jo. Na duhen të gjithë: vetja jonë, bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët. Jam i bindur dhe besoj shumë se mund të rikthehemi, por duhet t’i ndalim gabimet që po i bëjmë në këtë moment”, përfundoi Xhaka./Telegrafi/

  • The government’s disappointed government with the missing: We’ve lost hope

    Ferdoje Qerkezi has criticised Government for its lack of concrete results in dawning the fate of missing persons during the war in Kosovo.

    In a proposal for Kanal 10, she has said that over the years she has received promises from institutional representatives that they will engage in finding the found out, but according to her, nothing concrete has been done so far.

    Everyone’s saying good words, but… nothing. Government failure. We’ve lost hope too. I’ve been given promises to work on finding the unsurgents, and has declared Kerkezi.

    She has expressed disappointment over her lack of progress in the matter despite promises made over the years.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ferdonije Qerkezi e zhgënjyer me Qeverinë për të pagjeturit: Na kanë humbur shpresat krejt

    Ferdonije Qerkezi e zhgënjyer me Qeverinë për të pagjeturit: Na kanë humbur shpresat krejt

    Ferdonije Qerkezi e zhgënjyer me Qeverinë për të pagjeturit: Na kanë humbur shpresat krejt

    Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve konkrete në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    Në një prononcim për Kanal 10, ajo ka thënë se ndër vite ka marrë premtime nga përfaqësuesit institucionalë se do të angazhohen për gjetjen e të pagjeturve, por sipas saj, deri më tani nuk është bërë asgjë konkrete.

    “Secili po folë fjalë të mira, por… kurrgjë hiç. Qeveria mosvet. Edhe neve na kanë hupë shpresat krejt. Më kanë dhënë premtime që do të punojnë për me i gjetë të pagjeturit”, ka deklaruar Qerkezi.

    Ajo ka shprehur zhgënjimin për mungesën e përparimit në këtë çështje, pavarësisht premtimeve të marra ndër vite.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Four firearms seized at Zubin Potok, two persons arrested

    According to police announcement, the case occurred on November 1st, around 16:15, when police officials at the Police Station in Zubin Potok have stopped for routine control a vehicle with local license plates.

    A.B., born 1993, led the vehicle, while the passenger was I.M., born in 1973.

    During contact with the police, the driver of the vehicle has claimed to possess weapons, which, according to him, had been found in a bag, several meters from where the vehicle was stopped.

     

    During vehicle control, police have located and seized four firearms: an AK-47 and three M-48-type weapons.

    By order of the State Prosecutor, police have also conducted searches at the residence addresses of two people in South Mitrovica, but have not found anything illegal.

    Both persons were interviewed in the quality of the suspects and, at the order of the prosecutor, released in regular procedure.

    The case is being investigated for criminal work keeping possession, control or unauthorized possession of weapons.

    Kosovo police have called on citizens that, if they face weapons or other illegal means, they will not touch them, but report the police to the 192 emergency number.

    Source Layer: RTKLive

  • Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

    Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

    Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 16:15, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Zubin Potok kanë ndaluar për kontroll rutinor një automjet me targa vendore.

    Automjetin e drejtonte personi A.B., i lindur më 1993, ndërsa pasagjer ishte I.M., i lindur më 1973.

    Gjatë kontaktit me policinë, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se posedonte armë, të cilat, sipas tij, i kishte gjetur në një thes, disa metra larg vendit ku ishte ndaluar automjeti.

     

    Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri: një AK-47 dhe tri armë të llojit M-48.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, policia ka kryer edhe kontrolle në adresat e banimit të dy personave në Mitrovicë të Jugut, por nuk ka gjetur ndonjë send të kundërligjshëm.

    Të dy personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin në armë apo mjete të tjera të kundërligjshme, të mos i prekin ato, por ta njoftojnë Policinë në numrin emergjent 192.

    Burimi: RTKLive

  • “Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat

    “Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat

    Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    Në një deklarim për Kanal 10, Qerkezi ka thënë se, pavarësisht premtimeve dhe fjalëve të mira nga përfaqësuesit institucionalë, nuk është bërë asgjë konkrete për gjetjen e të pagjeturve.

    “Secili po folë fjalë të mira, por… kurrgjë hiç. Qeveria mosvet. Edhe neve na kanë hupë shpresat krejt. Më kanë dhënë premtime që do të punojnë për me i gjetë të pagjeturit”, ka thënë Qerkezi.

    Ajo ka shprehur zhgënjimin me premtimet e marra ndër vite për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

  • Traveled 170 km/h in urban areas, police identified

    According to Ferizaj Regional Police’s announcement, the young man was counted through a video recording by running a BMW-type car, with local license plates, at the Gervala Brothers Street.

    The video recording, at which the speed went too far, had also been published on social networks.

    During the verification, police have found that R.T., 19, did not own a driver’s license. He admitted he was the one driving at the time of the recording.

    Consequent legal actions have been taken against him and counter-insulting has been initiated in court.

    Ferizaj’s Regional Police have called on all traffic participants to respect speed restrictions and not to drive vehicles without a driver’s license, warning that such behaviors directly endanger the lives and safety of citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • Voziti 170 km/h në zonë urbane, policia e identifikon

    Voziti 170 km/h në zonë urbane, policia e identifikon

    Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, i riu ishte evidentuar përmes një video-incizimi duke drejtuar një veturë të tipit BMW, me targa vendore, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

    Video-incizimin, në të cilin shihej shpejtësia e tejkaluar, drejtuesi i veturës e kishte publikuar edhe në rrjetet sociale.

    Gjatë verifikimeve, policia ka konstatuar se R.T., 19 vjeç, nuk posedonte patentë shoferi. Ai ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e incizimit.

    Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe është iniciuar kundërvajtje për shqyrtim në gjykatë.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, duke paralajmëruar se sjellje të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Netanyah reportedly urges Trump to attack Iran after the US mid-election

    US President Donald Trump held a telephone conversation with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, in which he discussed whether and when to intensify combat operations against Iran, American media reported on Sunday.

    According to the portal Axios, an American and Israeli official suggested that the two leaders discussed the performance of negotiations with Tehran on Saturday.

    Netanyahu pressured the American president to launch attacks on Iran immediately after the US mid-election, while Trump voiced the desire for negotiations to continue.

    The Israeli source described the conversation as harsh, while the American source described it as direct, reports Axios.

    Later Sunday Trump confirmed that he had talked to Netanyah on Saturday.

    As soon as I had a very good conversation with him, Trump said, adding that one of the topics of discussion was Iran.

    During the eight-month war, Trump has pursued a double approach to Tehran: on the one hand, a campaign of air strikes and other military action, and on the other hand, efforts to reach an agreement that would enable the resumption of peace talks and the complete opening of the Hormuz Strait for vital transport of oil and gas.

    On Saturday, the president said before reporters that negotiations with Iran to end the war are going well, adding that there are still one or two targets left to be addressed.

    He also stressed that Washington is not in a hurry to take offensive action, as it has already largely destroyed Iran’s military and its nuclear programme.

    Talks between Trump and Netanyah followed the statement by Iran’s head of security, Mohsen Rezaei, who announced on Saturday that he had received a letter from US Vice President JD Vance, in which the revival of stalled talks was required.

    As another indicator that mediators are interested in restarting negotiations, a delegation from Qatar arrived in Tehran on Friday for talks with Iranian officials, state media reported.

    Trump has faced great political pressure over the Middle East war.

    U.S. election selectors are indignant at rising fuel prices and other living costs of discontent that they can express through their vote. /Telegraph/

  • Netanyahu thuhet se i kërkon Trumpit të sulmojë Iranin pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA

    Netanyahu thuhet se i kërkon Trumpit të sulmojë Iranin pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA

    Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në të cilën u diskutua nëse dhe kur duhet të intensifikohen operacionet luftarake kundër Iranit, raportuan të dielën mediat amerikane.

    Sipas portalit “Axios”, një zyrtar amerikan dhe një izraelit bënë të ditur se të shtunën dy liderët diskutuan mbi ecurinë e negociatave me Teheranin.

    Netanyahu i bëri presion presidentit amerikan që të ndërmarrë sulme ndaj Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA, ndërsa Trump shprehu dëshirën që negociatat të vazhdojnë.

    Burimi izraelit e përshkroi bisedën si “të ashpër”, ndërsa burimi amerikan e cilësoi atë si “të drejtpërdrejtë”, raporton “Axios”.

    Më vonë gjatë së dielës, Trump konfirmoi se kishte biseduar me Netanyahun të shtunën.

    “Sapo pata një bisedë shumë të mirë me të”, tha Trump, duke shtuar se një nga temat e diskutimit ishte Irani.

    Gjatë luftës tetëmujore, Trump ka ndjekur një qasje të dyfishtë ndaj Teheranit: nga njëra anë, një fushatë sulmesh ajrore dhe veprimesh të tjera ushtarake, dhe nga ana tjetër, përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte rifillimin e bisedimeve të paqes dhe hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për transportin jetik të naftës dhe gazit.

    Të shtunën, presidenti u shpreh para gazetarëve se negociatat me Iranin për t’i dhënë fund luftës po ecin “mirë”, duke shtuar se kanë mbetur ende një ose dy objektiva për t’u “trajtuar”.

    Ai theksoi gjithashtu se Uashingtoni nuk është në nxitim për të ndërmarrë veprime ofensive, pasi tashmë e ka shkatërruar në masë të madhe ushtrinë e Iranit dhe programin e tij bërthamor.

    Bisedimet mes Trumpit dhe Netanyahut pasuan deklaratën e kreut të sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, i cili bëri të ditur të shtunën se kishte marrë një letër nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, në të cilën kërkohej ringjallja e bisedimeve të ngecura.

    Si një tjetër tregues se ndërmjetësuesit janë të interesuar për rifillimin e negociatave, një delegacion nga Katari mbërriti të premten në Teheran për bisedime me zyrtarë iranianë, njoftuan mediat shtetërore.

    Trump është përballur me presion të madh politik lidhur me luftën në Lindjen e Mesme.

    Zgjedhësit amerikanë në zgjedhjet e ndërmjetme janë të indinjuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe kostove të tjera të jetesës – pakënaqësi që ata mund ta shprehin përmes votës së tyre. /Telegrafi/