Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në një fjalim të mbajtur në Oxford Union.
Ajo ka kërkuar që bota të vazhdojë të dëgjojë për dhimbjen e mijëra familjeve që, edhe pas kaq shumë vitesh, presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.
Osmani ka folur veçanërisht vuajtjet e nënave dhe familjeve që vazhdojnë të jetojnë me shpresën e kthimit të më të dashurve, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është e domosdoshme për vendosjen e drejtësisë.
“Për sa kohë që fati i tyre mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre. Dhe për sa kohë që e vërteta mbahet peng, drejtësia mbetet e papërmbushur”, ka deklaruar Osmani.
Handburning during holding a cup, writing, or even in a state of calm can have various causes. In some cases stress, fatigue, or excessive coffee consumption are related to stress, but when repeated and daily activities are hampered, it may be a sign of a neurological disorder.
In medicine this phenomenon is known as a thrill and is characterized by involuntarily and rhythmic movements of a part of the body.
According to MedlinePlus, trembling may also be caused by a drop in blood sugar, lack of sleep, anxiety, thyroid problems, and the use of certain drugs.
Four neurologic diseases that can cause hand trembling:
1. Essential Tremor
It is one of the most frequent motion disorders and appears primarily during daily actions, such as drinking, writing, or using telephones. It usually touches both hands, but it can also cause head or voice shaking.
2. Parkinson’s Disease
Parkinson – bound hair is usually seen when the hands are calm and can be reduced during movement. It often begins on one hand and can be accompanied by slow motions and muscle rigidity.
3. Multiple sclerosis
This disease affects the central nervous system and can cause vibrations that become more pronounced as the hand approaches an object. It can also be associated with problems of coordination and balance.
4. Brain shock and traumatic brain damage
The damage to brain parts responsible for coordinating movement can cause involuntarily vibrations, difficulties in coordination, and loss of accuracy during action.
When should medical attention be sought?
If the earthquake repeats, deteriorates, or impedes daily activities, medical or neurologic control is recommended.
If he shows up unexpectedly and is accompanied by weakness or numbness on one side of his body, the difficulty of speaking or distorting his face should immediately require urgent help, as it may be signs of stroke.
The signal where the truth speaks before the news!
Dridhja e duarve gjatë mbajtjes së filxhanit, shkrimit apo edhe në gjendje qetësie mund të ketë shkaqe të ndryshme. Në disa raste lidhet me stresin, lodhjen ose konsumimin e tepërt të kafesë, por kur përsëritet dhe pengon aktivitetet e përditshme, mund të jetë shenjë e një çrregullimi neurologjik.
Në mjekësi, kjo dukuri njihet si tremor dhe karakterizohet nga lëvizje të pavullnetshme dhe ritmike të një pjese të trupit.
Sipas MedlinePlus, dridhja mund të shkaktohet edhe nga rënia e sheqerit në gjak, mungesa e gjumit, ankthi, problemet me tiroiden dhe përdorimi i disa barnave.
Katër sëmundje neurologjike që mund të shkaktojnë dridhje të duarve:
1. Tremori esencial
Është një nga çrregullimet më të shpeshta të lëvizjes dhe shfaqet kryesisht gjatë veprimeve të përditshme, si mbajtja e gotës, shkrimi apo përdorimi i telefonit. Zakonisht prek të dyja duart, por mund të shkaktojë edhe dridhje të kokës ose zërit.
2. Sëmundja e Parkinsonit
Dridhja e lidhur me Parkinsonin zakonisht vërehet kur duart janë në qetësi dhe mund të zvogëlohet gjatë lëvizjes. Shpesh fillon në njërën dorë dhe mund të shoqërohet me ngadalësim të lëvizjeve dhe ngurtësi muskulore.
3. Skleroza multiple
Kjo sëmundje prek sistemin nervor qendror dhe mund të shkaktojë dridhje që bëhen më të theksuara kur dora i afrohet një objekti. Mund të shoqërohet edhe me probleme të koordinimit dhe ekuilibrit.
4. Goditja në tru dhe dëmtimet traumatike të trurit
Dëmtimi i pjesëve të trurit përgjegjëse për koordinimin e lëvizjeve mund të shkaktojë dridhje të pavullnetshme, vështirësi në koordinim dhe humbje të saktësisë gjatë veprimeve.
Kur duhet të kërkohet ndihmë mjekësore?
Nëse dridhja përsëritet, përkeqësohet ose pengon aktivitetet e përditshme, rekomandohet kontrolli te mjeku ose neurologu.
Ndërsa nëse shfaqet papritur dhe shoqërohet me dobësi ose mpirje të njërës anë të trupit, vështirësi në të folur apo shtrembërim të fytyrës, duhet kërkuar menjëherë ndihmë urgjente, pasi mund të jenë shenja të goditjes në tru.
Në intervistat në emisionin ‘Red Carpet’ me Medina Pasomën, këngëtarja Adelina Ismaili, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, këngëtarë të njohur dhe fituesja e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës për të rritur, Troja Biciuri, kanë ndarë emocionet dhe pritjet e tyre për mbrëmjen kushtuar fëmijëve.
Rikthimi i “Akordeve të Kosovës” po vazhdon me një kapitull të ri, duke u dhënë hapësirë artistëve të rinj që të prezantojnë talentin e tyre në një skenë të madhe. Përveç rëndësisë së festivalit në ruajtjen e traditës muzikore, nata e fëmijëve shihet edhe si një mundësi për të zbuluar zëra të rinj dhe për të krijuar kujtime që do t’i shoqërojnë garuesit gjatë gjithë jetës.
Në mesin e personaliteteve që kanë folur për rëndësinë e kësaj ngjarjeje janë edhe ata që kanë qenë pjesë e historisë së muzikës kosovare, por edhe përfaqësues të institucioneve që e vlerësojnë rikthimin e festivalit si pjesë të trashëgimisë kulturore.
Adelina Ismaili: Po na kthehet diçka shumë madhështore
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili e ka cilësuar rikthimin e “Akordeve të Kosovës” si një ngjarje të rëndësishme për artin dhe kulturën, duke rikujtuar edhe lidhjen e saj personale me këtë festival.
Ismaili ka treguar se pjesëmarrja në “Akordet e Kosovës” ka qenë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të saj artistik. Ajo ka kujtuar këngën “Ne jemi bukuria e atdheut”, me të cilën ishte prezantuar në festival dhe të cilën do ta interpretojë sërish pas 40 vjetësh.
Për të, rikthimi në këtë skenë nuk është vetëm një paraqitje muzikore, por edhe një rikthim te kujtimet dhe te një traditë që ka shoqëruar breza të tërë.
“Po na kthehet diçka shumë e bukur, po na kthehet diçka shumë madhështore. Arti dhe kultura jonë ka pasur nevojë për këtë festival”, ka thënë Ismaili.
Ajo ka shprehur mirënjohje për Radiotelevizionin e Kosovës për rikthimin e festivalit, duke vlerësuar punën e bërë për organizimin e tij, pavarësisht sfidave me të cilat përballet transmetuesi publik.
Ismaili ka theksuar se “Akordet e Kosovës” përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për muzikën vendore dhe për fëmijët që po bëjnë hapat e tyre të parë në skenë.
Këtë herë, këngëtarja do të ketë edhe një përgjegjësi të veçantë, pasi do të jetë kryetare e jurisë në natën e fëmijëve. Ajo ka pranuar se ky rol shoqërohet me përgjegjësi dhe emocione, sidomos kur bëhet fjalë për vlerësimin e performancave të garuesve të vegjël.
“Përgjegjësi e madhe, e përgjegjësia gjithmonë vjen me një dozë frike. Jam edhe kryetare e jurisë sonte, që e shton përgjegjësinë, e shton edhe frikën”, ka deklaruar ajo.
Sipas Ismailit, vlerësimi i fëmijëve është një detyrë e ndjeshme, pasi secili prej tyre ngjitet në skenë me talentin, përgatitjen dhe emocionet e veta.
“Të kesh punë me engjëjt, me fëmijët, është shumë e vështirë të caktosh se cili është më i mirë se tjetri”, ka thënë këngëtarja.
Ajo u ka bërë thirrje garuesve që ta shijojnë këtë përvojë dhe ta shohin pjesëmarrjen në festival si një kujtim të veçantë, pavarësisht rezultatit.
“Të gjithë janë fitues dhe fitorja më e madhe është një kujtim i bukur të cilin do ta kenë ndoshta pas 40 vitesh si unë”, ka thënë Ismaili.
Rikthimi i këngëtares në “Akordet e Kosovës”, pas katër dekadash nga interpretimi i saj i parë në festival, përbën një nga momentet që e lidhin historinë e këtij eventi me brezat e rinj që do të ngjiten në skenë.
Albulena Haxhiu: “Akordet e Kosovës” janë pjesë e trashëgimisë muzikore
Rëndësinë e rikthimit të festivalit e ka vlerësuar edhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila ka merr pjesë në mbrëmje së bashku me vajzën e saj.
Haxhiu ka kujtuar historinë e “Akordeve të Kosovës”, duke theksuar se festivali është pjesë e trashëgimisë muzikore të vendit që nga viti 1963.
Ajo e ka cilësuar rikthimin e festivalit si një ngjarje të jashtëzakonshme, ndërsa ka vlerësuar veçanërisht organizimin e natës së dedikuar për fëmijët.
“Padyshim që ‘Akordet e Kosovës’ janë pjesë e trashëgimisë muzikore që nga viti 1963. Dhe padyshim që kur rikthehen ‘Akordet e Kosovës’, është një ngjarje e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka treguar se vendosi ta merrte me vete vajzën e saj pikërisht për shkak të natës së fëmijëve, e cila u kushtohet artistëve të rinj dhe talentit të tyre.
Sipas kryeparlamentares, kjo mbrëmje përfaqëson një mundësi të veçantë për fëmijët që të performojnë në një skenë të madhe, para një publiku të gjerë, dhe të përjetojnë emocionet e para të një festivali muzikor.
“Është një moment shumë i mirë për fëmijët tanë që po performojnë në Kosovë. Ndoshta për disa prej tyre është hera e parë në një skenë të madhe, para kaq shumë publiku”, ka thënë ajo.
Haxhiu u ka uruar sukses të gjithë garuesve, duke shprehur bindjen se pjesëmarrja në festival do të jetë një përvojë e vlefshme për ta dhe një mundësi për të dëshmuar talentin e tyre.
Ajo ka falënderuar gjithashtu të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin e “Akordeve të Kosovës”, duke vlerësuar punën për rikthimin e një festivali me rëndësi për kulturën dhe muzikën vendore.
Saranda Bogujevci: Duhet të sigurojmë qëndrueshmërinë e “Akordeve të Kosovës”
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar lart paraqitjen e fitueses së çmimit të parë të edicionit të katërt të “Akordeve të Kosovës”, Troja Biciurrit, duke theksuar se talenti i saj shkon përtej interpretimit vokal.
Në intervistën për ‘Red Carpet’ në prag të festivalit të fëmijëve, Bogujevci ka thënë se Troja e ka merituar çmimin e parë, duke veçuar edhe aftësinë e saj për të shkruar tekste dhe kreativitetin artistik.
“Troja e ka merituar, ka qenë e jashtëzakonshme. Është kënaqësi me pa një talent që jo vetëm ka talent në këndim, por është edhe tekstshkruese. Kreativiteti i saj shkon përtej vetëm një zëri të bukur”, ka deklaruar Bogujevci.
Megjithatë, ministrja ka vlerësuar edhe garuesit e tjerë, duke thënë se niveli i konkurrencës ka qenë i lartë dhe se shumë prej tyre kanë merituar të shpërblehen.
Bogujevci e ka mirëpritur veçanërisht organizimin e edicionit të parë të festivalit për fëmijë, duke e cilësuar si një mundësi të rëndësishme që talentet e reja të prezantohen në një skenë të madhe.
“Jam shumë e lumtur që sonte skenën do ta kenë fëmijët. Është ndjesi e veçantë dhe më vjen mirë që është krijuar kjo mundësi që edhe fëmijët ta tregojnë talentin e tyre”, ka thënë ajo, duke falënderuar ekipin e RTK-së dhe të gjithë të përfshirët në organizim.
Duke folur për të ardhmen e festivalit, ministrja ka bërë të ditur se marrëveshja me RTK-në parasheh edhe dy vjet të tjera përkrahje për “Akordet e Kosovës”.
Ajo ka theksuar se sfida kryesore mbetet krijimi i një qëndrueshmërie afatgjatë, në mënyrë që festivali të mos jetë vetëm një rikthim i përkohshëm, por të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore në Kosovë.
“Është tepër me rëndësi që së bashku të krijojmë një qëndrueshmëri për të ardhmen e festivalit. Kjo duhet të jetë prioriteti ynë dhe besoj se edhe do ta arrijmë. ‘Akordet e Kosovës’ kanë një histori shumë të madhe dhe janë pjesë e traditës, kështu që duhet ta ruajmë, ta kultivojmë dhe të sigurojmë qëndrueshmërinë e tij në afatgjatë”, ka deklaruar Bogujevci.
Troja Bicurri: Fëmijët ta ndjekin ëndrrën e tyre
Në ‘Red Carpet’ ka qenë edhe Troja Biciuri, fituesja e edicionit të katërt të “Akordeve të Kosovës”, e cila është rikthyer në festival një ditë pas triumfit të saj në festivalin për të rritur.
Bicurri ka ndarë emocionet pas fitores, duke treguar se ende nuk i kanë kaluar plotësisht ndjenjat e përjetuara gjatë natës finale.
Ajo ka thënë se ngjitja në skenë ishte një përvojë magjike dhe se fitorja e çmimit të parë ishte e papritur për të.
“Të drejtën, hala jam me ethe prej mbrëmë. Kur kam hyrë në skenë ka qenë shumë magjike. Jam krenare për fitoren. Ka qenë e papritur ta fitoja çmimin e parë”, ka deklaruar Bicurri.
Për Trojën, suksesi ka edhe një domethënie të veçantë familjare. Këngëtari i njohur Esat Bicurri, axha i babait të saj, kishte fituar gjithashtu çmim në “Akordet e Kosovës”.
Kështu, lidhja e familjes Bicurri me festivalin shtrihet përtej një brezi, duke e bërë fitoren e Trojës edhe më domethënëse për të.
Ajo ka shprehur krenarinë që çmimi ka shkuar për herë të dytë në familjen e saj.
“Jam shumë krenare, sepse për herë të dytë ky çmim ka shkuar te familja jonë”, ka thënë ajo.
Fituesja e edicionit të katërt ka përcjellë një mesazh edhe 15 garuesve të rinj që do të prezantohen në natën e fëmijëve. Ajo i ka inkurajuar që të vazhdojnë të besojnë në vete, të punojnë dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre.
“Unë kisha me u thënë të gjithë garuesve që janë më të vegjël, të ëndërrojnë, të vazhdojnë ëndrrën e tyre dhe të punojnë, sepse një ditë do t’u realizohet ëndrra, siç më është realizuar mua një pjesë e ëndrrës sime”, ka deklaruar Bicurri.
Troja tashmë është një shembull frymëzimi për garuesit që do të ngjiten në skenën e “Akordeve të Kosovës”.
Afrim Macula e Naser Dula vlerësojnë organizimin
Rikthimin e “Akordeve të Kosovës” e kanë përshëndetur edhe Afrim Macula dhe Naser Dula, të cilët kanë vlerësuar mundësinë që festivali u ofron talenteve të reja.
Macula ka thënë se Kosova kishte nevojë për një ngjarje të tillë, duke theksuar se vendi ka shumë fëmijë të talentuar që meritojnë hapësirë për t’u prezantuar.
Ai ka vlerësuar gjithashtu punën e bërë për rikthimin e festivalit, duke përmendur angazhimin e Florent Boshnjakut.
“Është kënaqësi e madhe që po rikthehen ‘Akordet’. Kemi shumë talente. Është mirë që puna e palodhshme e Florentit e ka treguar që dimë me mbajt, mundemi me mbajt festivale të tilla edhe kemi talente të reja”, ka thënë Macula.
Edhe këngëtari Naser Dula ka shprehur vlerësimin e tij për organizimin dhe konceptin e festivalit, duke theksuar rëndësinë e një programi të tillë për fëmijët.
“Sot vërtet është një madhështi që të shohësh një program për fëmijë, një koncept i cili i dedikohet ‘Akordeve të Kosovës’ për fëmijë. Andaj RTK-së i lumtë për një organizim të mrekullueshëm”, ka deklaruar Dula.
OBRM-PDKM MP Dafina Stojanoska accused the V coalition LEN that in the second round of local elections in Brvenica, he supported the AKI candidate, instead of proving to be politically different from DUI.
During a presentation on Sitel television, Stojanoska estimated that V LEN, with this move, distributed votes and played in favour of DUI.
I think they played the role of Kali of Troy and acted in favour of DUI, respectively, distributed the votes of the electorate, Stojanoska said.
Otherwise, Albanian AKI candidate Arkin Jahiji has announced victory in the Brvenica municipality in the extraordinary elections held following candidate Jovica Ilievski’s death. /Telegraphy/
Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin e AKI-së, në vend që të dëshmonte se dallon politikisht nga BDI-ja.
Gjatë një paraqitjeje në televizionin Sitel, Stojanoska vlerësoi se VLEN, me këtë veprim, shpërndau votat dhe luajti në favor të BDI-së.
“Mendoj se luajtën rolin e Kalit të Trojës dhe vepruan në favor të BDI-së, përkatësisht shpërndanë votat e elektoratit”, deklaroi Stojanoska.
Ndryshe, kandidati shqiptar i AKI-së Arkin Jahiji ka shpallur fitore në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën pas vdekjes së kandidatit Jovica Ilievski./Telegrafi/
Justice Minister Donika Gervalla reacted after the tragic event that took place today in the village of Demaj in Gjilan, where two people lost their lives.
Through a Facebook response, Gervala has expressed concern about the event, stressing the importance of security and protection within the family.
The family must be man’s safest refuge, the place where love, harmony, care, and protection prevail, Gervala has declared.
She has stressed that any event that violates this security requires immediate institutional attention and response.
The drill has demanded that the random circumstances be fully investigated and without delay so that the truth and responsible institutions can take necessary legal action.
In these moments, it is imperative that the circumstances in this case be fully and without delay so that the truth can be made white, she has said.
The minister has expressed condolences to family members and relatives of the victims.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.
Përmes një reagimi në Facebook, Gërvalla ka shprehur shqetësimin për këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe mbrojtjes brenda familjes.
“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka theksuar se çdo ngjarje që cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional.
Gërvalla ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore.
“Në këto momente, është e domosdoshme që rrethanat e këtij rasti të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që e vërteta të zbardhet”, ka thënë ajo.
Ministrja ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
Pristina Chairman Progress Rama has published several photos from works in the capital, accompanying the post with an ironic message to Vetevendosje Movement.
Rama has used some of the phrases of Prime Minister Albin Kurti, which he mentioned earlier in the context of works in Pristina.
First! Now BAGER! And now! PROJECTI. But you know! NTMU, wrote Rama.
With this post, the Pristina chairman has continued irony to the VV, referring to earlier debate on projects and works in the capital.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi nga punimet në kryeqytet, duke e shoqëruar postimin me një mesazh ironizues ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Rama ka përdorur disa nga frazat e kryeministrit Albin Kurti, të cilat i kishte përmendur më herët në kontekstin e punëve në Prishtinë.
“Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI! dhe tash PROJEKTI. Po e dini ju! NTM”, ka shkruar Rama.
Me këtë postim, kryetari i Prishtinës ka vazhduar ironinë ndaj VV-së, duke iu referuar debatit të mëhershëm për projektet dhe punimet në kryeqytet.