Blog

  • BIA dyshohet se përgjonte ilegalisht prokurorët në Serbi, me arsyetimin se ishin të përfshirë në spiunazh

    BIA dyshohet se përgjonte ilegalisht prokurorët në Serbi, me arsyetimin se ishin të përfshirë në spiunazh

    Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) dyshohet se ka përgjuar në mënyrë të paligjshme prokurorë të Prokurorisë për Krim të Organizuar (JTOK), përfshirë edhe drejtuesin e saj, Mladen Nenadiq.

    Sipas një hulumtimi të publikuar të dielën nga mediumi serb Radar, përgjimi ishte bërë me arsyetimin se prokurorët dyshohej se ishin të përfshirë në spiunazh. Megjithatë, sipas burimeve të këtij mediumi, arsyeja e vërtetë e mbikëqyrjes lidhej me hetimet për rastin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, përcjell Insajderi.

    Sipas Radar, BIA kishte përgjuar telefonat e disa prokurorëve dhe kishte përcjellë edhe komunikimet e tyre elektronike. Kjo u kishte mundësuar zyrtarëve të agjencisë të merrnin informacione për takimet, veprimet dhe planet e prokurorisë në hetimet për rastin e njohur si “Nadstreshnica”.

    Një burim i këtij mediumi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik për arsye sigurie, ka thënë se përmes telefonave të prokurorëve të përgjuar ishin monitoruar edhe takimet brenda JTOK-ut.

    “BIA në këtë mënyrë merrte informacione për atë që po bënin prokurorët në rastin Nadstreshnica, por jo vetëm kaq. Në këtë mënyrë dëgjonin edhe prokurorët e tjerë që ndodheshin në të njëjtat hapësira me kolegët e përgjuar. Kështu u përgjua edhe shefi i JTOK-ut, Mladen Nenadiq, i cili është në kontakt të përditshëm me të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie”, ka deklaruar burimi.

    Sipas artikullit, masat e mbikëqyrjes së fshehtë ndaj prokurorëve ishin vendosur fillimisht më 9 prill 2026 dhe më pas ishin vazhduar më 30 prill, 29 maj, 19 qershor dhe për herë të fundit më 7 tetor.

    Drejtori i BIA-s, Vladimir Orliq, më 29 tetor kishte iniciuar ndërprerjen e plotë të këtyre masave. Megjithatë, sipas Radar, një pjesë e tyre ishte rikthyer për qëllime të tjera, që lidhen me kompetencat e agjencisë për përcjelljen e grupeve kriminale. Përgjimi i prokurorëve kishte vazhduar deri më 29 tetor.

    Edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, kishte kërkuar hetim të plotë për mënyrën se si pajisjet ishin vendosur dhe identifikimin e personave përgjegjës.

    Mediumi shkruan se përgjimi i prokurorëve dhe zbulimi i pajisjeve në Fakultetin Juridik kanë ngritur dyshime për përdorimin e paligjshëm dhe pa dallim të masave të mbikëqyrjes nga institucionet e sigurisë gjatë pushtetit të Aleksandar Vuçiqit. /Insajderi.org

    Burimi: Dukagjini

  • Fisi is for the wedding, Bajrami accuses the Government of hiring family members at the embassy

    LDK MP Hykmete Bajrami has criticised Government following recent appointments to Kosovo diplomatic representations, claiming family members and individuals close to government officials are being accommodated at the embassy.

    In her reaction, Bajrami has mentioned three cases: Minister Jhelal Svecla’s niece in Washington, Luan Dalip’s cousin in Berlin and the wife of a former associate in Ioua.

    It has accused the Government that, instead of dealing with problems facing citizens, it is engaged in the systeming of close persons in diplomatic representations.

    They’ve been cheating on you. Everything they promised today is different. You guys have failed. And how long we will live this deception depends on you, Bajrami wrote.

    The MP has also published a video of Prime Minister Albin Kurti, in which he opposed the arrangement of family members in institutions, using the expression: Fiss is for the wedding.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada

    “Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada

    “Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë pas emërimeve të fundit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke pretenduar se në ambasada po sistemohen familjarë dhe persona të afërt me zyrtarë të pushtetit.

    Në reagimin e saj, Bajrami ka përmendur tri raste: mbesën e ministrit Xhelal Sveçla në Washington, kushërirën e Luan Dalipit në Berlin dhe bashkëshorten e një ish-bashkëpunëtori të tij në Iowa.

    Ajo ka akuzuar Qeverinë se, në vend që të merret me problemet me të cilat përballen qytetarët, po angazhohet për sistemimin e personave të afërt në përfaqësitë diplomatike.

    “Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën. Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju”, ka shkruar Bajrami.

    Deputetja ka publikuar edhe një video të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ai kundërshtonte sistemimin e familjarëve në institucione, duke përdorur shprehjen: “Fisi është për dasma”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Yunik, 5 institutions will operate with energy efficiency ʹVideo

    The facility of the Yunik municipality, the primary school Édmon Hoxha, the Yunik Convention School, the Gerevica Children’s Cerdim, and the primary Family Medicine Centre are five important institutions in this municipality, which will now function with energy efficiency. This became possible thanks to European Union investments, within the framework of cross-border programme IPA Albania-Kosovo and project HINA EFFORT.

    With the implementation of this project, we expect to have much lower electricity bills because heating is no longer in oil but through solar panels as health services will grow to a very large extent for our patients, which is of particular importance, said Dr Ali Kuci, leader at the KKMF in Junic.

    After successfully completing this programme, EU representative Rita Heikkinen said the project represents an important step towards promoting renewable energy and building sustainable development policies at the local level in the municipality of Yunik and Mirday municipality.

    I am very happy that these investments will enable substantial benefits of the community here in terms of energy efficiency and reduction of energy costs. This cross-border project has combined border committees about common challenges in order to improve the lives of citizens, whether through green transmission, environmental protection, tourism, culture and economic development, Ritva Heikkinen, EU representative, has said.

    We are very grateful first that with their funds, we were given the opportunity to make these investments, and then the Yunik municipality, which has directly influenced the process to become more vulnerable to all citizens. Oil and diapers will no longer be used in these facilities so we have at least 50 thousand euros in savings annually. So besides environmental impact, carbon emissions reductions so we talk about a significant increase in savings but also well-being, Elvis Ndreka, project manager, said. EFFORT.

    The activities have mainly had investments in efficiency measures, the establishment of solar panels, the switching of heaters from oil to pump, as well as the changing windows of the Yunik and KKMF municipality, while all these investments are according to EU standards, said Democratic Ganijaj, project co-ordinator ( KK Unic.

    According to co-ordinators, cross-border project IPA Albania-Kosovo totals over 463 thousand euros.

    Source Layer: RTKLive

  • Junik, 5 institucione do të funksionojnë me efiçiencë të energjisë | Video

    Junik, 5 institucione do të funksionojnë me efiçiencë të energjisë | Video

    Objekti i Komunës së Junikut, shkolla fillore “Edmon Hoxha”, gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, Çerdhja për fëmijë “Yjet e Gjeravicës” dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare janë pesë institucionet e rëndësishme në këtë komunë të cilat tash e tutje do të funksionojnë me efiçiencë të energjisë. Kjo u bë e mundur falë investimeve të Bashkimit evropian, në kuadër të programit ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë dhe projektit “EFFORT”.

    “Me implementimin e këtij projekti ne presim të kemi fatura shumë më të ulëta të energjisë elektrike sepse ngrohjen nuk e bëjmë më me naftë por përmes paneleve solare ndërsa do të rriten në një masë shumë të madhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë që është e një rëndësie të veçantë”, ka thënë Dr Ali Kuçi, udhëheqës në QKMF në Junik.

    Pas përfundimit me sukses të këtij programi, përfaqësuesja e BE, Rita Heikkinen tha se projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt promovimit të energjisë së ripërtëritshme dhe ndërtimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore në nivel lokal në komunën e Junikut dhe Bashkisë së Mirditës.

    “Jam shumë e lumtur që këto investime do të mundësojnë përfitime mjaft të mëdha të komunitetit të këtushëm në aspektin e efiçiencës së energjisë dhe zvogëlimit të kostove energjetike. Ky projekt ndërkufitar ka bërë bashkë komitetet e dy anëve të kufirit rreth sfidave të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve qoftë përmes transmisionit të gjelbër, mbrojtjes mjedisore, turizmit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Ritva Heikkinen, përfaqësuese e BE-së.

    “Ne jemi shumë mirënjohës fillimisht Bashkimit Evropian që me fondet e tyre na e dhanë mundësinë për të bërë këto investime, pastaj edhe komunës së Junikut e cila ka ndikuar drejtpërdrejt që procesi të jetë sa më thjeshtë edhe të bëhet me i prekshëm për të gjithë qytetarët. Nafta dhe peleti nuk do të përdorën më në këto objekte kështu që kemi së paku 50 mijë euro kursime në vit. Pra përveç impaktit mjedisor, reduktimeve të emetimit të karbonit kështu që ne flasim për një rritje të ndjeshme të kursimeve por edhe të mirëqenies”, ka thënë Elvis Ndreka, menaxher i projektit “EFFORT”.

    “Objektet kryesisht kanë pasur investime në masat e efiçiencës, vendosjen e paneleve solare, ndërrimin e ngrohtoreve nga ato me naftë në sistem me pompa si dhe ndërrimin e dritareve të objektit të komunës së Junikut dhe QKMF, ndërsa të gjitha këto investime janë sipas standardeve të BE-së”, ka thënë Demokrat Ganijaj, koordinator i projektit (KK Junik).

    Sipas koordinatorëve, projekti ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë kap vlerën mbi 463 mijë euro.

    Burimi: RTKLive

  • Fitorja e parë pas plot 14 viteve në "Anfield", si rrallë herë Arteta s’ka ankesa: E shkëlqyeshme çfarë bëri skuadra

    Fitorja e parë pas plot 14 viteve në “Anfield”, si rrallë herë Arteta s’ka ankesa: E shkëlqyeshme çfarë bëri skuadra

    Mikel Arteta nuk e ka fshehur kënaqësinë pas fitores së Arsenalit ndaj Liverpoolit me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për sezonin 2026/27 të Ligës Premier.

    Kjo fitore kishte një rëndësi të veçantë për londinezët, pasi i dha fund një serie prej 14 vitesh pa fitore në stadiumin e Liverpoolit në kampionat.

    Pas ndeshjes, trajneri spanjoll theksoi se ky sukses ishte i veçantë për të gjithë njerëzit që janë pjesë e Arsenalit.

    “Kjo ishte veçanërisht për të gjithë ata që janë të lidhur me këtë klub futbolli. 14 vite pa fituar këtu janë një kohë shumë e gjatë”.

    Trajneri i Arsenalit u ndal edhe te eliminimi i papritur nga Fleetwood Town në Kupën EFL, duke thënë se ai rezultat mund t’i ketë dhënë skuadrës edhe më shumë motivim për t’u rikthyer.

    “Pas ditëve të fundit dhe humbjes ndaj Fleetwoodit, i thamë njëri-tjetrit se gjërat ndodhin për një arsye dhe se kjo do të na japë edhe më shumë energji, uri, motivim dhe besim për të ardhur këtu dhe për ta arritur këtë. Ajo që bëri skuadra sot është e pabesueshme”.

    Arteta vlerësoi edhe paraqitjen e futbollistëve të tij, duke theksuar se Arsenali krijoi gjashtë apo shtatë raste të mira shënimi, pavarësisht vështirësive që shkaktoi loja sulmuese e Liverpoolit.

    “Pati momente kur loja jonë ishte shumë fluide dhe krijuam gjashtë apo shtatë raste. Por ndeshja bëhet shumë kaotike kur gabojmë në pasime ose në largimin e topit, sepse këta lojtarë vijnë menjëherë drejt teje. Aftësia e tyre për të krijuar sulme të shpejta vertikale është e jashtëzakonshme. Megjithatë, mënyra se si skuadra e përballoi këtë lloj loje ishte e pabesueshme për mua”.

    Ai gjithashtu vlerësoi formën e kundërshtarit, por insistoi se Arsenali e meritoi plotësisht fitoren në këtë përballje.

    “Ata janë në një moment shumë të mirë. Mendoj se fitorja ishte plotësisht e merituar. Të vish këtu dhe të fitosh në këtë mënyrë është diçka e madhe. Lojtarët meritojnë shumë respekt dhe përgëzime”, përfundoi Arteta.

    Me këtë triumf, Arsenali është rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier për sezonin 2026/27, duke krijuar tri pikë epërsi ndaj Manchester Cityt, që renditet në pozitën e dytë./Telegrafi/

  • Ledion Licho teases followers with a post, warns the new season of the Bag Brother V IP Albania?

    Moderator Ledion Lico has aroused the interest of the followers with a post in the Instagram, fuelling doubts about starting preparations for the new season of the Big Brother V IP Albania.

    He published a photo with the inscription: They say you miss it… a message that’s been interpreted by many followers as a possible warning to restore television forms.

    The post has received considerable attention, while commentators have expressed impatience to see Lichon on the screen again.

    However, the moderator has not provided further details and is not yet known whether it is about the new BBVA season or any other project.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ledion Liço ngacmon ndjekësit me një postim, paralajmëron sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”?

    Ledion Liço ngacmon ndjekësit me një postim, paralajmëron sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”?

    Ledion Liço ngacmon ndjekësit me një postim, paralajmëron sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”?

    Moderatori Ledion Liço ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve me një postim në Instagram, duke nxitur dyshimet për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”.

    Ai ka publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”, mesazh që është interpretuar nga shumë ndjekës si një paralajmërim i mundshëm për rikthimin e formatit televiziv.

    Postimi ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa komentuesit kanë shprehur padurimin për ta parë sërish Liçon në ekran.

    Megjithatë, moderatori nuk ka dhënë detaje të tjera dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për sezonin e ri të BBVA-së apo për ndonjë projekt tjetër.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 15 children on stage of Kosovo Accords /Video

    The Kosovo Accords festival, in this year’s edition, for the first time hosts a special children’s evening, with 15 young artists performing orchestras in October1st Hall in Pristina.

    The children’s evening, called Children’s Accords, is the third and final night of the festival, as it is expected to bring songs of love, peace, self-confidence and children’s dreams.

    This evening’s executive promotion, Valbona Tahiri, told RTK that 15 children will be added to the stage, some of whom will experience for the first time the emotions of such a festival.

    She described this organisation as an important opportunity for young artists and expressed conviction that the evening for children will become a traditional part of the Kosovo Accords.

    It’s the third night, last night, but perhaps most importantly, as children return to the stage and sing the orchestra, Tahiri said.

    The evening will be presented to Adea Pula, who was once part of the children’s music scenes.

    Meanwhile, at the festival’s two preliminary nights, dedicated to adults, winners were announced.

    The first prize by the jury was won by Troy Bicuri with the song Mount and Moon. The award for the orchestra was shared with Fatbarda Nikci, while the prize for best text was won by Olympia with the song “Amanet.”

    One of the special moments of this edition was to share the prize for vital work for composer Spring Badivuk.

    Also participating in the festival were renowned artists Jonida Maliqi, Boykan Lako, Besnik Chaka, Sejat Jakupi and Deniza Begolli.

    Source Layer: RTKLive

  • 15 fëmijë në skenën e “Akordeve të Kosovës” /Video

    15 fëmijë në skenën e “Akordeve të Kosovës” /Video

    Festivali “Akordet e Kosovës”, në edicionin e këtij viti, për herë të parë organizon edhe një mbrëmje të veçantë për fëmijë, me 15 artistë të rinj që do të performojnë ‘live’ me orkestër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

    Mbrëmja e fëmijëve, e quajtur “Akordet për Fëmijë”, është nata e tretë dhe përmbyllëse e festivalit, ndërsa pritet të sjellë këngë me mesazhe për dashurinë, paqen, vetëbesimin dhe ëndrrat e fëmijëve.

    Producentja ekzekutive e kësaj mbrëmjeje, Valbona Tahiri, tha për RTK-në se në skenë do të ngjiten 15 fëmijë, disa prej të cilëve do të provojnë për herë të parë emocionet e një festivali të tillë.

    Ajo e cilësoi këtë organizim si një mundësi të rëndësishme për artistët e rinj dhe shprehu bindjen se mbrëmja për fëmijë do të bëhet pjesë tradicionale e “Akordeve të Kosovës”.

    “Është nata e tretë, nata e fundit, por ndoshta më e rëndësishmja, pasi fëmijët rikthehen në skenë dhe do të këndojnë ‘live’ me orkestër”, tha Tahiri.

    Mbrëmjen do ta prezantojë Adea Pula, e cila dikur ishte vetë pjesë e skenave muzikore për fëmijë.

    Ndërkohë, në dy netët paraprake të festivalit, të dedikuara për të rriturit, u shpallën edhe fituesit.

    Çmimin e parë nga juria e fitoi Troja Bicurri me këngën “Mali dhe Hëna”. Çmimi i orkestrës iu nda Fatbarda Nikçit, ndërsa çmimin për tekstin më të mirë e fitoi Olympia me këngën “Amanet”.

    Një nga momentet e veçanta të këtij edicioni ishte ndarja e çmimit për vepër jetësore për kompozitoren Pranvera Badivuku.

    Në festival morën pjesë edhe artistë të njohur, ndër ta Jonida Maliqi, Bojken Lako, Besnik Çaka, Sejat Jakupi dhe Deniza Begolli.

    Burimi: RTKLive