Blog

  • Kapet në Greqi 26-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik, pritet ekstradimi

    Kapet në Greqi 26-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik, pritet ekstradimi

    Një 26-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet greke në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu me inicialet R. T., lindur në Korçë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pas dyshimeve për përfshirjen në një vrasje të ndodhur në vitin 2020.

    Hetimet dyshojnë se 26-vjeçari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vrarë shtetasin shqiptar S. D. në Selanik. Fillimisht, viktima dyshohet se është dhunuar dhe më pas është goditur me mjete prerëse.

    Ngjarja është denoncuar nga familjarët e viktimës në Korçë, ndërsa hetimet janë koordinuar me autoritetet greke.

    Në vitin 2021, Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj 26-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

    Arrestimi i tij u bë i mundur falë koordinimit mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe Interpol Athinës. Ai është arrestuar provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

    Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët grekë për përfundimin e procedurave të ekstradimit. /euronews/

  • Rritet frika në Lindjen e Mesme se lufta me Iranin mund të rifillojë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA

    Rritet frika në Lindjen e Mesme se lufta me Iranin mund të rifillojë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA

    Mungesa e qartësisë nga Uashingtoni dhe deklaratat kërcënuese nga Teherani kanë shtuar shqetësimin në të gjithë Lindjen e Mesme, ku banorët po përpiqen të kuptojnë nëse konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të rifillojë.

    “Gjendja ka ndryshuar dukshëm”, tha për CNN një shtetase 36-vjeçare amerikane që jeton në Arabinë Saudite. Ajo planifikon të largohet para zgjedhjeve të së martës në SHBA, pas të cilave presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të rifillojnë luftimet.

    “Njerëzit në përgjithësi janë bërë më të kujdesshëm dhe duket sikur të gjithë po presin të shohin se çfarë do të ndodhë”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

    Në shtëpi dhe në vendet e punës në shtetet arabe të Gjirit Persik, banorët po diskutojnë mundësinë e përshkallëzimit të situatës dhe po kërkojnë shenja që mund t’i ndihmojnë të planifikojnë përballë mbylljes së mundshme të shkollave apo ndërprerjeve të udhëtimeve.

    Lufta nisi në shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iranit, duke vrarë udhëheqësin suprem Ali Khamenei. Konflikti hyri këtë javë në muajin e tetë, ndërsa palët vazhdojnë të jenë në një ngërç, pa përparim diplomatik dhe pa arritur të thyejnë bllokadën ushtarake.

    Trump ka dhënë pak qartësi për objektivat përfundimtare të administratës së tij, duke luhatur mes kërcënimeve për sulme të tjera dhe gatishmërisë për diplomaci. Ndërkohë, Irani po përpiqet të tregojë fuqinë e tij parandaluese, duke pretenduar se tashmë posedon armë që mund të godasin më shumë objektiva dhe të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha se më parë.

    Përpjekjet ndërmjetësuese po vazhdojnë, por një marrëveshje do të kërkonte që të paktën njëra palë të tërhiqej nga disa prej vijave të saj të kuqe.

    Në fillim të këtij muaji, Trump shkroi në rrjetet sociale se Uashingtoni “nuk do ta sulmojë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të mesit të mandatit”. Fakti që presidenti amerikan nuk ka përjashtuar dhe as konfirmuar rifillimin e sulmeve pas zgjedhjeve është një nga arsyet që po mban të lartë shqetësimin.

    “SHBA-ja ka kontribuar aktivisht në këtë ndjenjë ankthi në të gjithë rajonin, duke dhënë vazhdimisht sinjale se një tjetër përshkallëzim mund të jetë i afërt. Megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallohet nëse bëhet fjalë për taktika presioni apo për paralajmërime reale”, tha për CNN Hasan Alhasan, studiues i lartë për politikat e Lindjes së Mesme në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

    Shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm janë shtuar edhe nga fakti se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pavarësisht humbjes së shumicës në zgjedhjet e fundit. Netanyahu, i cili bashkëpunoi me SHBA-në në sulmet ndaj Iranit dhe ka bërë thirrje për goditje të reja, pritet të nisë javën e ardhshme negociatat për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, rezultatet zgjedhore tregojnë se opozita do ta ketë të vështirë ta largojë atë shpejt nga pushteti.

    Në mungesë të informacioneve të qarta, banorët e rajonit shpesh mbështeten te thashethemet ose kërkojnë në rrjetet sociale raportime për lëvizjet e trupave ushtarake, në përpjekje për të kuptuar nëse një sulm amerikan është i afërt.

    Gjatë muajit të fundit, komandantët ushtarakë iranianë kanë shtuar deklaratat publike për rezervat e mëdha të armëve të reja që, sipas tyre, ka krijuar vendi. Kjo shihet si një përpjekje për të frikësuar aleatët e Uashingtonit në rajon.

    Një zyrtar i lartë i sigurisë në Teheran i tha CNN-it se Irani do të përpiqet të godasë edhe infrastrukturën që nuk lidhet me naftën, përfshirë sektorin e inteligjencës artificiale. Ai paralajmëroi se, në rast të rifillimit të konfliktit, do të zhvillohej një “luftë e surprizave” që mund të zgjasë.

    Të shtunën, udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, urdhëroi një përgjigje “pa kufizime gjeografike” ndaj çdo kërcënimi të ri. Ky deklarim shihet si përpjekje për të treguar se ai, ndonëse ende nuk është shfaqur publikisht, po luan rol aktiv në përgatitjet ushtarake.

    Për dekada me radhë, punëtorët e huaj janë tërhequr nga shtetet e pasura arabe të Gjirit Persik për shkak të mundësive ekonomike dhe jetesës pa taksa, duke gëzuar një stabilitet relativ në një rajon të përfshirë vazhdimisht nga konfliktet.

    Kjo ndjenjë sigurie u trondit këtë vit, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit. Teherani u kundërpërgjigj me sulme të paprecedenta me raketa balistike dhe dronë ndaj qyteteve arabe, duke shkaktuar viktima dhe ndërprerje në shkolla, udhëtime dhe aktivitete biznesi.

    Megjithatë, pavarësisht luftës, shumë banorë vendosën të qëndronin, duke i thënë CNN-it se ndiheshin të sigurt nën mbrojtjen e forcave të armatosura të rajonit. Por shqetësimet praktike vazhdojnë.

    “Po përpiqem të mos mendoj për mundësinë që kjo të ndodhë sërish, sepse nuk dua të kaloj edhe një dimër tjetër nën sulme. Gjithmonë jam ndier e sigurt këtu, por më shqetëson mundësia që jeta jonë të duhet të ndryshojë përsëri”, tha Michelle, një amerikane 36-vjeçare që jeton në Abu Dhabi.

    Këtë muaj, banorët u befasuan kur mësuan se familjarët e diplomatëve amerikanë kishin nisur të largoheshin në heshtje nga rajoni. Largimet u bënë të ditura vetëm pasi fëmijët e tyre nisën të përshëndeteshin me shokët e klasës. Shumë prej familjeve ishin kthyer në vendet e tyre të punës vetëm kohët e fundit, pasi ishin evakuuar në mars, në kulmin e luftës me Iranin. Kjo situatë u ka kujtuar atyre një periudhë të vështirë dhe kaotike.

    Shqetësimit i janë shtuar edhe raportimet e Associated Press për dërgimin e mijëra trupave amerikane në rajon.

    Në Arabinë Saudite, ku disa aktivitete të mëdha janë anuluar dhe zyrat janë mbyllur, ndërsa punonjësit kanë kaluar në punë nga distanca, banorët shprehen të shqetësuar se rifillimi i luftës mund të shtojë presionin mbi një vend që tashmë përballet me konflikt përgjatë kufirit të tij jugor, pas intensifikimit të sulmeve nga rebelët Huthi, aleatë të Iranit.

    “Fqinjët dhe miqtë e mi po përgatiten për muajin nëntor, por kanë filluar të shqetësohen edhe për ndërprerjet e fluturimeve gjatë festave të fundvitit”, tha shtetasja amerikane që jeton në Arabinë Saudite, duke e krahasuar situatën me periudhën e pandemisë COVID-19.

    Ajo shtoi se shumë zyra kanë kaluar në punë virtuale ose kanë reduktuar numrin e punonjësve, ndërsa mësimi në distancë është rikthyer.

    Në pjesë të tjera të rajonit, aktivitetet ndërkombëtare vazhdojnë sipas planit, megjithëse ekziston rreziku që ato të ndërpriten nëse SHBA-ja ndërmerr sulme gjatë javës së ardhshme.

    Në Abu Dhabi, ku nuk janë regjistruar sulme që nga maji, dy kompani amerikane të naftës anuluan pjesëmarrjen e drejtuesve të tyre në një nga konferencat më të mëdha të sektorit në rajon, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, raportoi Reuters.

    Megjithatë, organizatori i konferencës, DMG, i tha Reutersit se aktiviteti do të mbahet sipas planit javën e ardhshme, me pjesëmarrje të konsiderueshme amerikane dhe më shumë se 120 kompani amerikane ekspozuese. Sipas organizatorëve, konferenca pritet të presë afro 240 mijë pjesëmarrës.

    Në Bahrein, një nga vendet më të goditura nga sulmet iraniane këtë vit, banorët thonë se ende po përballen me pasojat psikologjike të luftës.

    “Ndikimi traumatik është ende i pranishëm. Kur dëgjon bombardimet, është sikur i ndien në zemër dhe bëhet e vështirë të flesh gjatë natës, sidomos kur shpërthimet ndodhin jashtë”, tha për CNN-in 21-vjeçari Fawaz.

    “Shumë njerëz tashmë janë mësuar me këtë situatë, por ajo vazhdon të jetë shumë e frikshme”, shtoi ai.

    Pavarësisht shqetësimeve në rritje për rifillimin e mundshëm të luftës, gjatë javës së fundit janë shtuar përpjekjet diplomatike në prapaskenë.

    Sipas mediave iraniane, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë iranian të sigurisë, Mohsen Rezaei, të cilën Republika Islamike është duke e shqyrtuar. Trump ka pretenduar se letra lidhej me një kërkesë të Iranit për furnizime mjekësore, por zhvillimi ka shtuar shpresat për një përparim diplomatik.

    Një zyrtar nga Katari tha se zyrtarë iranianë ndodhen në vend për bisedime. Katari ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin mes palëve, por zyrtari sqaroi se të shtunën nuk kishte përfaqësues amerikanë në këto takime.

    Në dallim nga paralajmërimet e Trumpit, ambasadori amerikan në Turqi dhe i dërguari i posaçëm për Sirinë dhe Irakun, Tom Barrack, i tha CNN-it se beson se gjatë dy javëve të ardhshme mund të ndërmerren “hapa të rëndësishëm”.

    “Jemi afër. Mendoj se jemi shumë pranë një pike ku më në fund mund të themi: Le të bëjmë një pauzë”, deklaroi ai, duke shtuar se gjithçka varet nga besimi mes palëve dhe nga ajo se kush do të ndërmarrë hapin e parë.

    Të shtunën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk mund të përcaktonte nëse kishte pasur përparim në bisedimet e 48 orëve të fundit, por theksoi se Uashingtoni do të ishte i hapur ndaj një zgjidhjeje diplomatike.

    “Nëse ekziston një zgjidhje diplomatike, ne jemi të hapur ndaj saj”, tha Rubio.

    I pyetur nga CNN-i nëse administrata Trump ka caktuar një afat për përparimin e negociatave, përpara se të rifillojë veprimet ushtarake, Rubio u përgjigj se nuk e dinte nëse ekzistonte një afat i tillë dhe se vendimi i takonte presidentit.

    Ai tha se bisedimet nuk janë ndërprerë asnjëherë dhe se kontaktet kanë vazhduar në mënyrë aktive, herë drejtpërdrejt dhe herë përmes ndërmjetësve.

    “Preferenca e presidentit për çdo sfidë në botë është që të përpiqet ta zgjidhë atë në mënyrë diplomatike dhe paqësore, nëse kjo është e mundur”, tha Rubio, duke shtuar se disa çështje, për fat të keq, nuk mund të zgjidhen në mënyrë paqësore.

    Megjithatë, ai theksoi se çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe të adresojë shqetësimet kryesore të Uashingtonit, veçanërisht ato që lidhen me programin bërthamor të Iranit.

    Zyrtarët iranianë kanë deklaruar se janë të hapur për diplomaci me SHBA-në, por nuk kanë besim se negociatat do t’i ndalojnë sulmet ushtarake. Ata kanë përmendur raste të mëparshme kur Irani ishte goditur edhe gjatë zhvillimit të bisedimeve.

    Ndërkohë, një nga figurat kryesore të negociatave paralajmëroi se Irani nuk është i gatshëm të bëjë kompromis.

    “Kushtet e Iranit u janë bërë të ditura ndërmjetësve vazhdimisht dhe qartë. Qasja me karotë dhe shkop nuk ka asnjë efekt mbi Iranin. Përparimi mund të arrihet vetëm pasi të miratohen shtatë kushtet tona”, tha Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i parlamentit iranian dhe udhëheqës i negociatave me SHBA-në. /Telegrafi/

  • Zendaya rikrijon pamjen ikonike të Halle Berry, Hailey Bieber zgjedh kostumin e engjëllit

    Zendaya rikrijon pamjen ikonike të Halle Berry, Hailey Bieber zgjedh kostumin e engjëllit

    Yjet e Hollywood-it festuan Halloween-in me kostume nga më të ndryshmet, duke sjellë transformime të frymëzuara nga personazhe të famshëm, engjëj dhe krijesa të frikshme.

    Zendaya ishte ndër emrat që spikati këtë vit, duke rikrijuar një nga paraqitjet ikonike të Halle Berry në premierën e filmit “X-Men” në vitin 2002.

    Me ndihmën e stilistit të saj, Law Roach, aktorja risolli veshjen e markës Lanvin, me bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra me bel të ulët, shkruan DailyMail.

    Hailey Bieber zgjodhi një pamje engjëllore, ndërsa Heidi Klum vazhdoi traditën e kostumeve ekstreme, duke u shndërruar në një dorë të prerë njerëzore për festën e saj të përvitshme.

    Modelja publikoi edhe pamje nga përgatitjet me efekte speciale dhe gjak artificial.

    Në atmosferën festive u përfshi edhe Paris Hilton, e cila ndau momente me dy fëmijët e saj, Phoenix dhe London.

    Halloween-i i këtij viti solli sërish një paradë kostumesh dhe transformimesh nga personazhet e njohur. /Telegrafi/

  • AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër, ndalon edhe shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave

    AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër, ndalon edhe shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin e mbi 25 tonëve misër dhe ka ndaluar shitjen e një produkti për ushqimin e viçave, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar praninë e aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar.

    Sipas njoftimit të AUV-së, produktet janë të kompanisë MONUNI SH.P.K. nga Gjilani, ndërsa masat janë ndërmarrë gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm.

    Gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25 mijë e 120 kilogramësh misër merkantil, analizat laboratorike të AUV-së kanë zbuluar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg.

    Ndërkaq, analizat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë konfirmuar aflatoksina totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg.

    “Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

    Probleme me aflatoksinat janë konstatuar edhe gjatë inspektimeve të mëtejshme në kompaninë MONUNI, ku analizat laboratorike kanë zbuluar nivel mbi kufirin e lejuar të aflatoksinës B1 edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”.

    Për këtë arsye, Inspektorati i AUV-së ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit nga qarkullimi.

    AUV ka sqaruar se aflatoksina B1 është substancë toksike që prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë, si dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë.

    “Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore”, thuhet më tej në njoftim.

    Agjencia ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet zyrtare dhe analizat laboratorike për të parandaluar qarkullimin e produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

    AUV thekson se këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe kafshëve. /Telegrafi/

  • Hungary, Austria commemorate fallen soldiers

    Hungary’s Ambassador to Kosovo László Dux, and Austria’s Embassy Mission deputy head Clarissa Castek, have attended the memorial ceremony organised on the Day of All Saints, at the Austro-Hungarian military cemetery in Pec.

    At this ceremony, organised by Hungarian and Austrian KFOR contingents, 208 soldiers have been commemorated, mainly by the Austro-Hungarian Monarchia, who lost their lives during World War I.

    Through an announcement, Hungary’s Embassy pointed out that soldiers buried in these cemeterys were unable to return to their parents, wives, and children, but their memory continues to be preserved.

    Their fate reminds us of the importance of preserving peace, said the embassy’s announcement.

    Source Layer: RTKLive

  • Hungaria dhe Austria përkujtojnë ushtarët e rënë

    Hungaria dhe Austria përkujtojnë ushtarët e rënë

    Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Dux, dhe zëvendësshefja e Misionit të Ambasadës së Austrisë, Clarissa Castek, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar me rastin e Ditës së të Gjithë Shenjtorëve, në varrezat ushtarake austro-hungareze në Pejë.

    Në këtë ceremoni, të organizuar nga kontingjentet hungareze dhe austriake të KFOR-it, janë përkujtuar 208 ushtarë, kryesisht nga Monarkia Austro-Hungareze, të cilët humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

    Përmes një njoftimi, Ambasada e Hungarisë ka theksuar se ushtarët e varrosur në këto varreza nuk arritën të ktheheshin te prindërit, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre, por kujtimi për ta vazhdon të ruhet.

    “Fati i tyre na kujton rëndësinë e ruajtjes së paqes”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Burimi: RTKLive

  • Malishevo and Fernikli 74 split scores, Ibishi loses penalty

    Malisheva and Fernikli 74 have played goalless bars (0-0) at the Liman Gegaj Stadium in the valid match for the 12th lap of Kosovo Superlea.

    The local team started the meeting better and managed to send the ball to the net in the first few minutes, but the goal was canceled after the VAR system intervened.

    Malisheva continued to seek the goal of supremacy, and in the 35th minute, she won the ideal opportunity to advance. Striker Xhemail Ibishi was proven incorrect by the white spot after his blow was stopped by Fernikli goalkeeper 74, Agron Kolaj.

    In the second part, the leader of the championship tried to change the course of the meeting through several replacements, demanding more force in the offensive phase.

    However, the team led by Elon Berisha was well protected and managed to cope with local pressure until the last volume.

    Thus, both teams were forced to enjoy one point at a match in which Malisha had the best chance to undo the outcome but failed to exploit the penalty.

    With this draw, Malisevo amounts to 27 points, continuing to lead the championship, while Fernikli 74 reaches 12 points. /Telegraphy/

    Standings provided by Sofascore
  • Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Ibishi humb penallti

    Malisheva dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Ibishi humb penallti

    Malisheva dhe Feronikeli 74 kanë luajtur baras pa gola (0-0) në stadiumin “Liman Gegaj”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.

    Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe arriti ta dërgonte topin në rrjetë që në minutat e para, por goli u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

    Malisheva vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë dhe në minutën e 35-të fitoi mundësinë ideale për të kaluar në avantazh. Sulmuesi Xhemail Ibishi u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u ndal nga portieri i Feronikelit 74, Agron Kolaj.

    Në pjesën e dytë, lideri i kampionatit tentoi të ndryshonte rrjedhën e takimit përmes disa zëvendësimeve, duke kërkuar më shumë forcë në fazën ofensive.

    Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha u mbrojt mirë dhe arriti t’i përballonte presionit të vendasve deri në vërshëllimën e fundit.

    Kështu, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë, në një ndeshje ku Malisheva pati rastin më të mirë për ta zhbllokuar rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte penalltinë.

    Me këtë barazim, Malisheva shkon në kuotën e 27 pikëve, duke vazhduar të kryesojë kampionatin, ndërsa Feronikeli 74 arrin në 12 pikë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Fisnik Asllani i jep zemër Hoffenheimit për tu kthyer te rezultatet pozitive

    Fisnik Asllani i jep zemër Hoffenheimit për tu kthyer te rezultatet pozitive

    Hoffenheimi po kalon një periudhë jo të mirë në Bundesligë, ndërsa disfata e fundit ndaj Werder Bremenit ka shtuar zhgënjimin në kampin e skuadrës gjermane.

    Skuadra e Fisnik Asllanit dhe Leon Avdullahut u mposht me rezultat 2-0 në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të kampionatit. Të dy futbollistët kosovarë ishin në formacionin titullar dhe qëndruan në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Albian Hajdari mungoi për shkak të lëndimit.

    Hoffenheimi nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës, ndërsa Werder Bremeni e shfrytëzoi rastin për të marrë tri pikët. Për Asllanin, ndeshja ishte e ekuilibruar dhe përshtypja e tij ishte se skuadra që do të shënonte e para do të dilte fituese.

    “Ishte thjesht çështje se kush do ta shënonte golin e parë. Kushdo që do ta bënte, do të fitonte. Kjo ishte ndjesia ime në fushë dhe kështu ndodhi. Këto javë, me ndeshje edhe gjatë mesjavës, janë shumë intensive, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Por ky nuk është justifikim. Kur shënoi Niclas Fullkrug përshtypja ime e parë ishte se kishte faull, pasi ai përdori duart për të shtyrë. Por në fakt e menaxhoi shumë mirë situatën”, ka theksuar Asllani.

    Eliminimi nga Kupa e Gjermanisë shton zhgënjimin

    Kjo humbje erdhi pas një tjetër rezultati negativ për Hoffenheimin, që gjatë javës u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, pas disfatës ndaj Holstein Kielit.

    Megjithatë, sulmuesi kosovar nuk mendon se skuadra zhvilloi një paraqitje të dobët ndaj Werder Bremenit. Sipas tij, disa detaje dhe mungesa e fatit ndikuan që Hoffenheimi të mos arrinte të merrte rezultat pozitiv.

    “Nuk mendoj se bëmë ndeshje të keqe. Me pak fat mund të kishim kaluar në avantazh dhe ndeshja do të kishte rrjedhë tjetër. Në një moment, topi u largua pikërisht nga vija e portës. Është përfundim i hidhur për ne”, u shpreh sulmuesi i Kosovës.

    Asllani sheh mundësinë për reagim ndaj Crystal Palace

    Pavarësisht rezultateve të fundit, Hoffenheimi nuk ka shumë kohë për t’u ndalur te zhgënjimet, pasi e pret një tjetër sfidë e rëndësishme në Ligën e Evropës.

    Skuadra gjermane do të përballet me Crystal Palace, në një ndeshje që Asllani e konsideron shumë të rëndësishme. Ai beson se kalendari i ngjeshur mund t’i japë ekipit mundësinë për ta kthyer shpejt situatën në drejtimin e duhur.

    “Tani duhet të japim më të mirën ndaj Crystal Palace. Është ndeshje e madhe, të cilën të gjithë e presim me padurim. Kjo është ana pozitive e këtyre javëve të ngjeshura – kemi mundësinë t’i rregullojmë gjërat shumë shpejt”, përfundoi Asllani.

    Pas tetë xhirove të zhvilluara, Hoffenheimi ka regjistruar tri fitore dhe pesë humbje në Bundesligë, duke mbetur në mesin e tabelës. Reagimi në ndeshjet e ardhshme do të jetë i rëndësishëm për skuadrën, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive. /Telegrafi/

  • Shala speaks of the signal after reporting to the mayor’s adviser in Fusha Kosovo: I hope institutions are independent

    The House of Kosovo Municipal Assembly hearing had ended, but an incident reported after it ended in the hands of the police. Dardane Sogojevo Shala has denounced that she was run by Riley Berisha, while investigators have interviewed three witnesses to clarify the circumstances of the case.

    Signal Journal sources suggest the event allegedly took place on October 30th, following the end of the Municipal Assembly session in Fushe Kosovo.

    According to information provided by the signal, on October 31st, around 4: 00 p.m., Sogojeva Shala appeared at Kosovo’s Fusha Police Station, where he denounced Riley Berisha for jumping.

    Police investigators have interviewed three people in witness quality, while Berisha has been questioned as suspect in the presence of his lawyer. After interviewing and consulting the prosecution, he was released in regular procedure.

    Following the signal report, the newspaper has contacted Dardane Sogojevo Shala, who has confirmed that she is behind her public statement regarding the case.

    )The case I talked about in my public statement stands. The DA named it a row criminal, and last night he decided to release the person I denounced.She declared the signal.

    It has also raised concern about the possibility of political influence in this case, stressing that the suspect’s lawyer is the mayor’s brother, while the denounced person is the speaker’s own adviser.

    )Since his lawyer was the brother of the mayor, and the person who was a soldier is an adviser to the mayor himself, I don’t even want to think that this case can be influenced by politics. However, I remain hopeful that institutions are independent and will carry out their work in full accordance with the lawHe said Sogojevo Shala.

    The case has been initiated under suspicion of criminal activity ãoskaya, while investigations are expected to fully clarify the circumstances of the incident.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal