Blog

  • Rolex 60 mijë euro, ar e ora luksoze – hajnat e maskuar godasin në Ferizaj, ua ndërrojnë drejtimin kamerave me një dru dhe zhduken me 93 mijë euro

    Rolex 60 mijë euro, ar e ora luksoze – hajnat e maskuar godasin në Ferizaj, ua ndërrojnë drejtimin kamerave me një dru dhe zhduken me 93 mijë euro

    Rolex 60 mijë euro, ar e ora luksoze – hajnat e maskuar godasin në Ferizaj, ua ndërrojnë drejtimin kamerave me një dru dhe zhduken me 93 mijë euro

    Dy persona të maskuar, një dru për t’ua ndryshuar drejtimin kamerave të sigurisë dhe një shtëpi e boshatisur nga sendet më të çmuara. Kështu dyshohet se është realizuar një vjedhje e rëndë në fshatin Koshare të Ferizajt, ku hajnat kanë marrë një orë Rolex me vlerë të deklaruar prej 60 mijë eurosh, stoli ari dhe gjashtë ora të tjera dore. Dëmi i përgjithshëm, sipas pronarit, arrin në rreth 93 mijë euro.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se cak i vjedhjes ka qenë shtëpia e Z.K. 57 vjeçar, në rrugën “Bekim Murtezi”, ndërsa gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, më 31 tetor.

    Pronari dhe bashkëshortja e tij kishin dalë nga shtëpia rreth orës 18:00, pa e ditur se gjatë mungesës së tyre dy persona të maskuar do të hynin në pronë.

    Kur u kthyen, rreth orës 20:40, i priste një pamje krejt tjetër. Xhami i derës së terasës ishte thyer, ndërsa sendet me vlerë nuk ndodheshin më aty.

    Pronari e njoftoi menjëherë Policinë dhe më pas kontrolloi pamjet e kamerave të sigurisë, ku, sipas deklarimit të tij, kishte parë mënyrën se si dy të panjohurit kishin depërtuar në shtëpi.

    Detaji më i pazakontë ishte mënyra se si hajnat kishin vepruar ndaj kamerave.

    Sipas ankuesit, dy personat e maskuar kishin hyrë fillimisht në oborr dhe, me ndihmën e një druri, kishin ndryshuar drejtimin e kamerave të sigurisë.

    Pasi kishin ndërhyrë te kamerat, dyshohet se kishin thyer me forcë xhamin e derës së terasës dhe kishin hyrë brenda.

    Nga aty, sipas deklarimit të pronarit, ishin drejtuar te dhoma e gjumit, ku nga një sirtar kishin marrë stolitë e arit të bashkëshortes dhe disa ora dore.

    Vetëm ora Rolex, sipas vlerës së deklaruar nga pronari, kushtonte rreth 60 mijë euro.

    Përveç saj, janë raportuar të vjedhura edhe stoli ari në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh, si dhe gjashtë ora të tjera dore, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3 mijë eurosh.

    Kështu, për një kohë relativisht të shkurtër, dy personat e maskuar dyshohet se janë larguar me sende që, sipas ankuesit, kapin vlerën e 93 mijë eurove.

    Pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonalë dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë ekzaminuar shtëpinë dhe kanë ndërmarrë veprimet për sigurimin e provave.

    Pronari ka deklaruar se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar.

    Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar.

    Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që dyshohet se qëndrojnë pas vjedhjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I zhduken 8 mijë dollarë në Bitcoin dhe pajisja 1,500 euro – shtetasi turk denoncon mashtrimin në Prishtinë, i dyshuari zhduket pa gjurmë

    I zhduken 8 mijë dollarë në Bitcoin dhe pajisja 1,500 euro – shtetasi turk denoncon mashtrimin në Prishtinë, i dyshuari zhduket pa gjurmë

    I zhduken 8 mijë dollarë në Bitcoin dhe pajisja 1,500 euro – shtetasi turk denoncon mashtrimin në Prishtinë, i dyshuari zhduket pa gjurmë

    Një shtetas turk me leje qëndrimi në Kosovë ka përfunduar në Polici, pasi dyshohet se ka rënë viktimë e një mashtrimi kompjuterik, përmes të cilit i janë marrë mijëra dollarë në kriptovaluta dhe një pajisje me vlerë të konsiderueshme. Personi që ai e ka identifikuar si të dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në rast janë përfshirë edhe hetuesit e krimeve kibernetike.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Musa Ozdemir, 49 vjeçar, shtetas turk me leje qëndrimi në Kosovë, i cili ka denoncuar se ka pësuar dëm prej rreth 8 mijë dollarësh në Bitcoin dhe humbjen e një pajisjeje me vlerë rreth 1,500 euro.

    Rasti është raportuar të shtunën, më 31 tetor, rreth orës 19:20, në rrugën “Prekazi” në Prishtinë, ndërsa në informacionet për incidentin përmendet edhe rruga “Muharrem Fejza”.

    Njësitë policore kanë dalë në lokacion dhe kanë takuar Ozdemirin, i cili është intervistuar me ndihmën e një përkthyesi zyrtar.

    Sipas deklarimit të tij, nga portofoli i tij digjital (wallet) janë marrë Bitcoin me vlerë rreth 8 mijë dollarë, ndërsa i është marrë edhe një pajisje që vlerësohet rreth 1,500 euro.

    Për këtë ai ka drejtuar dyshimet ndaj një shtetasi tjetër turk, të identifikuar me inicialet M.T., i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte larguar nga lokacioni dhe nuk është gjetur nga Policia.

    Denoncimi ka aktivizuar edhe njësitë e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike, krahas hetuesve të stacionit policor, për të sqaruar mënyrën se si dyshohet se janë marrë kriptovalutat.

    Pas konsultimit me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Vjedhja”.

    Ende nuk dihet se përmes cilës metodë janë marrë mjetet nga portofoli digjital, çfarë pajisjeje është marrë dhe nëse ka pasur ndonjë marrëveshje paraprake ndërmjet personave të përfshirë.

    Hetimet vazhdojnë për identifikimin e plotë të rrethanave dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bogujevci congratulates Troy Bicurrin for first prize at the Kosovo Accords 2026

    Culture and Tourism Minister Saranda Bogujevci has congratulated Troy Bicurin for the First Prize at the Kosovo Song Contest 2026, in the Kosovo Radio Television organisation.

    She has praised the festival as an important tradition of our music and a space for promoting new talents.

    I’m the winner of the First Award at the Kosovo Song Festival 2026. Happy birthday! The second night brought another beautiful musical evening, with great performance and excitement. With the price sharing, the race was closed in the adult category, and tonight the stage belongs to children. Kosovo Accords are continuing their journey as an important tradition of our music and a space for new talents. Thanks to RTK for your organization and commitment. Congratulations to all participating artists and winners, she wrote on Facebook.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Bogujevci uron Troja Bicurrin për çmimin e parë në “Akordet e Kosovës” 2026

    Bogujevci uron Troja Bicurrin për çmimin e parë në “Akordet e Kosovës” 2026

    Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka uruar Troja Bicurrin për Çmimin e Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026, në organizim të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Ajo ka vlerësuar festivalin si një traditë të rëndësishme të muzikës sonë dhe një hapësirë për promovimin e talenteve të reja.

    “Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026. Shumë urime! Nata e dytë solli një tjetër mbrëmje të bukur muzikore, me performanca dhe emocione të shumta. Me ndarjen e çmimeve, u përmbyll gara në kategorinë e të rriturve, ndërsa sonte skena u takon fëmijëve. “Akordet e Kosovës” po e vazhdojnë rrugëtimin si një traditë e rëndësishme e muzikës sonë dhe një hapësirë për talentet e reja. Faleminderit RTK-së për organizimin dhe përkushtimin. Përgëzime të gjithë artistëve pjesëmarrës dhe fituesve”, shkroi ajo në facebook.

     

    Burimi: RTKLive

  • One of the most powerful figures in Serbian police arrested

    One of the most powerful figures in Serbian police arrested

    Marko Kcak, head of Serbia’s Anti-Crime Police Directorate, was arrested on Sunday morning at the Supreme Prosecutor’s order in Belgrade, under suspicion of abuse of official office.

    The arrest came after a criminal outcry presented by a lawyer representing Veselin Milic, the deputy director of police, broadcast Telegrafi.

    Bosko Sekulovic, head of the Crime Press Service, was also detained in connection with the same speculation, broadcasting Telegrafi

    Kricak led the police operation following the murder of Aleksandar Nashovic, known as ‘%Baja’, at the restaurant distressed27) in Belgrade’s Senjak neighbourhood.

    One of the most powerful figures in Serbian police arrested

    In the initial criminal conviction of police over the crime, Veselin Milic was also involved, who was then head of the Belgrade police and also served as deputy director of the police.

    Kricak has now allegedly forged evidence on that issue and exerted pressure on witnesses and indictees in order to adjust the facts to a pre-convention built on events.

    Aleksandar Nashovic, who was linked to the criminal group led by Dejan Stojanovic ‘%Keka, was killed at the restaurant in May.

    After the incident, the Supreme Prosecutor in Belgrade announced that Sasa V. (48) and Mario S. (46 years of age) are suspected of serious murder, possession and illegal trafficking of weapons, as well as of public danger.

    Danka V. (42) was charged with illegal possession and trafficking of weapons, while several other suspects were accused of not warning of a criminal offence and of helping the perpetrators after the crime was committed.

    According to the prosecution, the events began on 12 May, around 11:00 p.m., when Nashovic arrived in front of the restaurant with his armoured vehicle, a BMW X7.

    The prosecution said he was invited to the meeting by former Belgrade police chief Veselin Milic, who had suggested that he come without security association.

    According to reports, Nashovic first decided not to go inside after he noticed the suspects’ vehicles; However, after a call from Sasha V. He went back and sat at a table with Sasha V., Mario S. And Wessel Milic. After a debate, Sasha V. He allegedly shot several times towards Nashovic, the prosecution reported.

    According to the investigation, the gun was provided by Duncan V, who handed it over to Mario S., while the latter exceeded Sasha V. – he just got to the restaurant.

    The prosecution claims that, after the shooting, Dejan S. helped the authors escape, driving them to Shabac, then to Lake Dobrodol, and finally to Stara Pazova.

    Nashovic’s disappearance was reported by his co-existence after he had announced that he was in the restaurant shortly before his phone went off.

    The media reported that Milic had personally invited Sasha V. to the locals in order to hire him to Nashovic, whom Sasa V. There had been a conflict before.

    According to reports, the bid for reconciliation failed, leading to a debate that escalated in shootings and, therefore, in murder. /Telegraphy/

  • Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

    Arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

    Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, u arrestua të dielën në mëngjes me urdhër të Prokurorisë së Lartë në Beograd, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

    Arrestimi erdhi pas një kallëzimi penal të paraqitur nga një avokat që përfaqëson Veselin Miliçin, ndihmësdrejtorin e Policisë, transmeton Telegrafi.

    Boshko Sekuloviç, kreu i Shërbimit për Shtypjen e Krimit, u ndalua gjithashtu në lidhje me të njëjtin kallëzim, transmeton Telegrafi

    Kriçak drejtoi operacionin policor pas vrasjes së Aleksandar Neshoviçit, i njohur si “Baja”, në restorantin “27” në lagjen Senjak të Beogradit.

    One of the most powerful figures in Serbian police arrested

    Në kallëzimin fillestar penal të policisë lidhur me këtë krim, u përfshi edhe Veselin Miliçi – i cili në atë kohë ishte kreu i policisë së Beogradit dhe shërbente gjithashtu si ndihmësdrejtor i Policisë.

    Kriçak tani dyshohet se ka falsifikuar prova në atë çështje dhe ka ushtruar presion mbi dëshmitarët dhe të akuzuarit, me qëllim që faktet të përshtateshin me një narrativë të ndërtuar paraprakisht për ngjarjet.

    Aleksandar Neshoviçi, i cili lidhej me grupin kriminal të drejtuar nga Dejan Stojanoviç “Keka”, u vra në restorant në muajin maj.

    Pas incidentit, Prokuroria e Lartë në Beograd njoftoi se Sasha V. (48 vjeç) dhe Mario S. (46 vjeç) dyshohen për vrasje të rëndë, posedim dhe trafikim të paligjshëm të armëve, si dhe për shkaktim të rrezikut publik.

    Danka V. (42 vjeçe) u akuzua për posedim dhe trafikim të paligjshëm të armëve, ndërsa disa të dyshuar të tjerë u akuzuan për moslajmërim të një vepre penale dhe për ndihmë ndaj autorëve pas kryerjes së krimit.

    Sipas prokurorisë, ngjarjet nisën më 12 maj, rreth orës 23:00, kur Neshoviçi mbërriti para restorantit me automjetin e tij të blinduar, një BMW X7.

    Prokuroria deklaroi se ai ishte ftuar në takim nga ish-kreu i policisë së Beogradit, Veselin Miliçi, i cili i kishte sugjeruar të vinte pa shoqërim sigurie.

    Sipas raportimeve, Neshoviçi fillimisht vendosi të mos hynte brenda pasi vërejti automjetet e të dyshuarve; Megjithatë, pas një telefonate nga Sasha V. — me të cilin kishte pasur një konflikt të mëparshëm — ai u kthye dhe u ul në një tavolinë me Sasha V., Mario S. dhe Veselin Miliç. “Pas një debati, Sasha V. dyshohet se qëlloi disa herë në drejtim të Neshoviç-it,” njoftoi prokuroria.

    Sipas hetimeve, pistoleta ishte siguruar nga Danka V., e cila ia dorëzoi atë Mario S.-së, ndërsa ky i fundit ia kaloi Sasha V.-së sapo ai mbërriti në restorant.

    Prokuroria pretendon se, pas të shtënave, Dejan S. i ndihmoi autorët të largoheshin, duke i çuar me makinë drejt Shabac-it, më pas te Liqeni Dobrodol dhe së fundmi në Stara Pazova.

    Zhdukja e Neshoviç-it u raportua nga bashkëjetuesja e tij, pasi ai e kishte njoftuar se ndodhej në restorant, pak para se telefoni i tij të fikej.

    Mediat raportuan se Miliç-i e kishte ftuar personalisht Sasha V.-në në lokal, me qëllim që ta pajtonte atë me Neshoviç-in, me të cilin Sasha V. kishte pasur më parë një konflikt.

    Sipas raportimeve, përpjekja për pajtim dështoi, duke çuar në një debat që përshkallëzoi në të shtëna dhe, rrjedhimisht, në vrasje. /Telegrafi/

  • The fifth day of protest today for Arlinda Zekaj, the rally starts at 5:00.

    For the fifth consecutive day, protest will be held in Pristina today, in search of justice for the murder of 49-year-old Arlinda Zekiaj in Vitomirica in Pec.

    The protest has been warned to start at 5: 00 a.m., from the Zahir Pajaziti Square, while organisers are from the Council of Thought and Religious Action.

    Through an announcement, Kolestin has indicated that their demands continue to remain the same — justice for Arlinda, institutional responsibility and security for all women in Kosovo.

    On Sunday are seven days from the day Arlinda Zekaj was killed and five days since we’re on the road seeking justice for him and every woman killed. Five days that we earnestly seek security and freedom for every living woman. Our demands are clear, but the state continues to refuse to listen to us, the announcement says.
    Organisers have warned that the protests will continue until the institutions responsible are accountable for the failures that, according to them, led to the Arlinda case.

    We do not back down, and every opening day will find us in the squares in front of institutions that failed Arlinda and are continuing to fail every single inch in Kosovo, it is said among other things in their call.

    In the end, the Kolestin has called on citizens to join today’s protest and seek justice for Arlinda Zekay and every murdered woman.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00

    Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn, tubimi nis në orën 17:00

    Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

    Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizatorët janë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

    Përmes një njoftimi, Kolektivi ka bërë të ditur se kërkesat e tyre vazhdojnë të mbeten të njëjta: drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe siguri për të gjitha gratë në Kosovë.

    “Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta, por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë”, thuhet në njoftim.
    Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë derisa institucionet përgjegjëse të japin llogari për dështimet që, sipas tyre, çuan në rastin e Arlindës.

    “Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e tyre.

    Në fund, Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme dhe të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për çdo grua të vrarë.

    Burimi: Dukagjini

  • Milan legend, Kaka, couldn’t hold his tears before the derby: He received a special award from the club

    An emotional moment was experienced in HINA San Syroʹ in front of Milan’s derby between Milan and Inter, where the Brazilian legend Kaka was the focus of attention.

    Milan’s former midfielder was honoured with involvement in the club’s Fama Salla, at a ceremony organised before the beginning of derby.

    The return to the stadium, where he had written his history as a football player, and his foolish assessment greatly thrilled Brazilians, who failed to contain tears.

    Kaka is one of the most important names in Milan’s modern history. With a red fan, he won numerous trophies, including the Champions League in 2007, while in the same year, he was also declared winner of the Golden Top.

    His honour ceremony gave a special dimension to the pre- derby atmosphere, which ended with Milan’s victory over the fierce rival Inter, with a score of 3-1.

    The Reds started the match at a high pace and were able to secure their victory by making the evening at NEA San Siro, more special to their fans.

    However, beyond the result, one of the most memorable moments of the evening remained the thrill of Kaka, who returned to the stadium as a club legend and was greeted with the honours of his history with Milan. /Telegraph/

  • Legjenda e Milanit, Kaka, nuk mundi t’i mbante lotët para derbit: Ai mori çmim special nga klubi

    Legjenda e Milanit, Kaka, nuk mundi t’i mbante lotët para derbit: Ai mori çmim special nga klubi

    Një moment emocional u përjetua në “San Siro” para derbit të Milanos mes Milanit dhe Interit, ku në qendër të vëmendjes ishte legjenda braziliane, Kaka.

    Ish-mesfushori i Milanit u nderua me përfshirjen në “Sallën e Famës” së klubit, në një ceremoni të organizuar para fillimit të derbit.

    Rikthimi në stadiumin ku kishte shkruar historinë e tij si futbollist dhe vlerësimi i marrë e emocionuan jashtëzakonisht shumë brazilianin, i cili nuk arriti t’i përmbante lotët.

    Kaka është një prej emrave më të rëndësishëm në historinë moderne të Milanit. Me fanellën kuqezi, ai fitoi trofe të shumtë, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2007, ndërsa në të njëjtin vit u shpall edhe fitues i “Topit të Artë”.

    Ceremonia e nderimit të tij i dha një dimension të veçantë atmosferës para derbit, që përfundoi me fitoren e Milanit ndaj rivalit të përbetuar, Interit, me rezultat 3-1.

    Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe arritën ta siguronin fitoren falë paraqitjes së mirë, duke e bërë mbrëmjen në “San Siro” edhe më të veçantë për tifozët e tyre.

    Megjithatë, përtej rezultatit, një nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes mbeti emocionimi i Kakës, i cili u rikthye në stadium si legjendë e klubit dhe u prit me nderimet që i takojnë historisë së tij me Milanin. /Telegrafi/