Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka uruar Troja Bicurrin për Çmimin e Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026, në organizim të Radiotelevizionit të Kosovës.
Ajo ka vlerësuar festivalin si një traditë të rëndësishme të muzikës sonë dhe një hapësirë për promovimin e talenteve të reja.
“Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026. Shumë urime! Nata e dytë solli një tjetër mbrëmje të bukur muzikore, me performanca dhe emocione të shumta. Me ndarjen e çmimeve, u përmbyll gara në kategorinë e të rriturve, ndërsa sonte skena u takon fëmijëve. “Akordet e Kosovës” po e vazhdojnë rrugëtimin si një traditë e rëndësishme e muzikës sonë dhe një hapësirë për talentet e reja. Faleminderit RTK-së për organizimin dhe përkushtimin. Përgëzime të gjithë artistëve pjesëmarrës dhe fituesve”, shkroi ajo në facebook.
Burimi: RTKLive
