Blog

  • Starmer: Europe can no longer rely on US as once, must strengthen defence

    Former British Prime Minister Keir Starmer has called for Europe to build a common security and defence framework, warning that the change in its defence relations with the United States is permanent and is not linked only to Donald Trump’s presidency.

    Speaking at a British-Irish Chamber of Commerce activity in Dublin, Starmer said Europe must co-operate more closely on security and defence issues, comparing the need for a common security framework with the importance of a common market. The Irish Times+1

    Things won’t come back like they were before. This has to do with a permanent change of circumstances, not with a deviation of the Trumpʹ presidency, he said.

    Starmer stressed that this does not mean that relations with the US have lost importance, assessing that the military, security and intelligence alliance between the two countries remains very strong.

    However, he warned that Europe must take far more responsibility for its defence and security, as the US has made it clear that it will not continue to finance European security in the same way as before. The Horizon Wire+1

    He also demanded that the United Kingdom have a central role in this co-operation, stressing the importance of co-ordination among European countries in the face of common challenges.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Starmer: Evropa nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja si dikur, duhet të forcojë mbrojtjen

    Starmer: Evropa nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja si dikur, duhet të forcojë mbrojtjen

    Starmer: Evropa nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja si dikur, duhet të forcojë mbrojtjen

    Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer, ka bërë thirrje që Evropa të ndërtojë një kornizë të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, duke paralajmëruar se ndryshimi në marrëdhëniet e saj të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara është i përhershëm dhe nuk lidhet vetëm me presidencën e Donald Trumpit.

    Duke folur në një aktivitet të Dhomës Britaniko-Irlandeze të Tregtisë në Dublin, Starmer tha se Evropa duhet të bashkëpunojë më ngushtë për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke e krahasuar nevojën për një kornizë të përbashkët sigurie me rëndësinë e një tregu të përbashkët. The Irish Times+1

    “Gjërat nuk do të kthehen siç ishin më parë. Kjo ka të bëjë me një ndryshim të përhershëm të rrethanave, jo me një devijim të presidencës Trump”, deklaroi ai.

    Starmer theksoi se kjo nuk nënkupton se marrëdhëniet me SHBA-në kanë humbur rëndësinë, duke vlerësuar se aleanca ushtarake, e sigurisë dhe e inteligjencës mes dy vendeve mbetet shumë e fortë.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se Evropa duhet të marrë shumë më tepër përgjegjësi për mbrojtjen dhe sigurinë e saj, pasi SHBA-ja ka bërë të qartë se nuk do të vazhdojë të financojë sigurinë evropiane në të njëjtën mënyrë si më parë. The Horizon Wire+1

    Ai gjithashtu kërkoi që Mbretëria e Bashkuar të ketë rol qendror në këtë bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e koordinimit mes vendeve evropiane përballë sfidave të përbashkëta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Non-confidence motion against Donald Tusk, opposition aims to overthrow government in Poland

    The conservative opposition in Poland has launched an initiative to oust Prime Minister Donald Tusk’s government, warning of submitting a no-confidence motion in Parliament.

    Instead of the current government, the opposition proposes the establishment of a temporary technical administration that would be headed by former Parliament Speaker Marek Jurek.

    The news was made known by former Polish Prime Minister Matthews Morawiecki, who declared: We’re presenting a no-confidence motion to Donald Tusk’s government.

    According to Morawieck, the proposed technical government would remain in office until next elections, which would determine a new parliamentary majority.

    This movement marks a further escalation of the political crisis in Poland, which has deepened following the clash over the country’s Constitutional Court.

    Polish President Carol Nawrocki has described the situation as a violation of constitutional order and an attempt to take control of a state constitutional institution.

    Due to the developments, he suspended his visit to Senegal, returned to Warsaw at night and called urgent consultations with parliamentary parties.

    The crisis began after Judge Anna Korwin-Piotrowska suspended the head of the Constitutional Tribunal, Bogdan Swiecszkowski, and took the helm of the institution. The move was strongly opposed by Swieczkowski himself and the opposition Justice and Law Party (PIS), which deemed it illegal.

    On the other hand, Donald Tusk’s government argues that its actions are aimed at restoring rule of law and correcting changes to the judicial system undertaken during the eight years of PPS government, which ended in 2023.

    Meanwhile, the opposition accuses the current government of trying to take over independent state institutions, further deepening the political and institutional clashes in the country.

  • Mocion mosbesimi kundër Donald Tusk, opozita synon rrëzimin e qeverisë në Poloni

    Mocion mosbesimi kundër Donald Tusk, opozita synon rrëzimin e qeverisë në Poloni

    Opozita konservatore në Poloni ka ndërmarrë një nismë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, duke paralajmëruar paraqitjen e një mocioni mosbesimi në Parlament.

    Në vend të qeverisë aktuale, opozita propozon krijimin e një administrate të përkohshme teknike, e cila do të drejtohej nga ish-kryetari i Parlamentit, Marek Jurek.

    Lajmi u bë i ditur nga ish-kryeministri polak Mateusz Morawiecki, i cili deklaroi: “Po paraqesim një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Donald Tusk”.

    Sipas Morawieckit, qeveria teknike e propozuar do të qëndronte në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të përcaktonin një shumicë të re parlamentare.

    Kjo lëvizje shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës politike në Poloni, e cila është thelluar pas përplasjes lidhur me Gjykatën Kushtetuese të vendit.

    Presidenti polak, Karol Nawrocki, e ka cilësuar situatën si një “shkelje të rendit kushtetues” dhe një përpjekje për marrjen nën kontroll të një institucioni kushtetues shtetëror.

    Për shkak të zhvillimeve, ai ndërpreu vizitën e tij në Senegal, u kthye në Varshavë gjatë natës dhe thirri konsultime urgjente me partitë parlamentare.

    Kriza nisi pasi gjyqtarja Anna Korwin-Piotrowska pezulloi kreun e Tribunalit Kushtetues, Bogdan Swieczkowski, dhe mori drejtimin e institucionit. Ky veprim u kundërshtua ashpër nga vetë Swieczkowski dhe partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), të cilët e cilësuan atë të paligjshëm.

    Nga ana tjetër, qeveria e Donald Tusk argumenton se veprimet e saj synojnë rikthimin e sundimit të ligjit dhe korrigjimin e ndryshimeve në sistemin gjyqësor të ndërmarra gjatë tetë viteve të qeverisjes së PiS, e cila përfundoi në vitin 2023.

    Ndërkohë, opozita akuzon qeverinë aktuale se po përpiqet të marrë kontrollin e institucioneve të pavarura shtetërore, duke e thelluar edhe më tej përplasjen politike dhe institucionale në vend.

  • Drama at Dyer Klassier?

    Drama at Dyer Klassier?

    Baiern Munich and Borussia Dortmund have donated a show at the Dyer Klasierker, sharing 2-2 in the match for the eighth round of Bundesliga.

    Facing Allianz Arenaʹ began occasionally by both teams. Michael Olyse was close to the goal for Bayern in the 10th minute, but his shot stopped by the pillar. On the other hand, goalkeeper Jonas Ubrig stood out with an important reception to Jobe Bellingham’s strike.

    Dortmund managed to send the ball to the net in the 34th minute, when Job Bellingham scored after a defence-turned ball, but the goal was canceled after the VAR’s intervention for a foreign position.

    Just four minutes later, it was Bayerni who passed through the upper hand. Following a reception by Gregor Kobel to the strike of Konrad Laimer, the Austrian reacted faster than everyone and sent the ball to the net for 1-0.

    Drama at Dyer Klassier?

    In the second half, Harry Kane had the opportunity to double the advantage from the white dot, but his shot stopped from the beam at 56th minute.

    Dortmund used this moment and in the 60th minute managed to even it. Carney Chucuemeka assisted Serhou Guirasyn, who carried out with an exact shot of 1-1.

    Even so, Baier’s response was quick. In the 66th minute, after a crossdown of Harry Kane, Dayot Upameo was found in the right place and sent the ball to the net for 2-1.

    When it seemed that the natives would get three points, Dortmund reacted again. In the 89th minute, Fabio Silva took advantage of a remaining ball in the area, and with an exact shot it came about 2-2, ending the derby with a split of points.

    With this draw, Bayerni and Dortmund have 18 points after eight laps. Bravares continue to lead the table, while the yellow team ranks second. /Telegraph/

    Standings provided by Sofascore
  • Dramë në “Der Klassiker”, Dortmundi ia mohon fitoren Bayernit në ‘frymën e fundit’

    Dramë në “Der Klassiker”, Dortmundi ia mohon fitoren Bayernit në ‘frymën e fundit’

    Bayern Munich dhe Borussia Dortmundi kanë dhuruar spektakël në “Der Klassiker”, duke u ndarë në barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Bundesligës.

    Përballja në “Allianz Arena” nisi me raste nga të dyja skuadrat. Michael Olise ishte pranë golit për Bayernin në minutën e 10-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Në anën tjetër, portieri Jonas Urbig u dallua me një pritje të rëndësishme ndaj goditjes së Jobe Bellinghamit.

    Dortmundi arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 34-t, kur Jobe Bellingham shënoi pas një topi të kthyer nga mbrojtja, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje.

    Vetëm katër minuta më vonë, ishte Bayerni që kaloi në epërsi. Pas një pritjeje të Gregor Kobel ndaj goditjes së Konrad Laimerit, austriaku reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

    Drama at Dyer Klassier?

    Në pjesën e dytë, Harry Kane pati mundësinë ta dyfishonte epërsinë nga pika e bardhë, por goditja e tij u ndal nga traversa në minutën e 56-të.

    Dortmundi e shfrytëzoi këtë moment dhe në minutën e 60-të arriti të barazonte. Carney Chukëuemeka asistoi për Serhou Guirassyn, i cili realizoi me një goditje të saktë për 1-1.

    Megjithatë, përgjigjja e Bayernit ishte e shpejtë. Në minutën e 66-të, pas një krosimi të Harry Kane, Dayot Upamecano u gjend në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

    Kur dukej se vendasit do t’i merrnin tri pikët, Dortmundi reagoi sërish. Në minutën e 89-të, Fabio Silva përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi për 2-2, duke i dhënë fund derbit me ndarje të pikëve.

    Me këtë barazim, Bayerni dhe Dortmundi kanë nga 18 pikë pas tetë xhirove. Bavarezët vazhdojnë të kryesojnë tabelën, ndërsa skuadra verdhezi renditet në vendin e dytë./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Testing the jurisdiction, A S: Dimitrievski with fewer MPs, but with more power

    The Alliance for Albanians says the Justice Minister’s proposal, Jeton Shasivari, that 12 theoretical exams be held in Albanian, while the 2 practical exams in Macedonian alone have rightly caused discontent among Albanian students.

    Their demand is clear and unchanged. The testing of jurisdiction should be fully maintained in Albanian, in accordance with guaranteed rights to the Constitution and Law for the use of languages.

    While Albanian students are awaiting solutions, Minister Shasivar proposes a partial model and warns of sending the issue to the Venice Commission. After two generations of waiting, further dragging the issue is unacceptable.
    On the other hand, Maksim Dimitrievski, chairman of ZNAM and partner of the ruling coalition, has declared that Macedonian is the red line for his party and that he will not allow the jurisdictional exam to be held in Albanian. Dimitrievski’s stance, lack of V determination LEN’s tell a lot about the reports of forces within the Government. Z NAM, though with fewer MPs, manages to establish conditions and publicly defend its attitudes. V LEN, although having greater parliamentary weight, continues to seek compromises even on issues that were largely promised to citizens.
    How could Dimitrievski, with fewer deputies, have more influence on Government than all V representatives? LEN together?

    They say that V LEN promised that the jurisdictional exam and professional exams would be held in Albanian. Today, after more than two years in power, students are offered a halved solution, while Macedonian coalition partners set red lines and warn they will not release.

    This situation raises serious questions about the real VLEN impact on government decision making. If a partner with fewer MPs manages to impose his stance, then why V LEN fails to ensure respect for such an important requirement for Albanian students? After two generations of expectations and more than two years of government, students deserve a final answer. V LEN has to take responsibility for its promises and prove that it has the effect needed to carry them out. The Alliance for Albanians fully supports the student’s application and calls on Minister Shasivar and VLEN representatives to withdraw the current proposal and immediately take the necessary steps to enable the Albanian-language law enforcement exam to be fully effective. Dimitrievski has placed the XNAM red lines. It’s time that V LEN to show whether he has the political courage to defend the rights of Albanians with the same determination, the ASH says.

  • Following Arlinda Zekaj’s assassination, experts seek reforms in police and justice

    Politologists and social informationists have criticised ministers Donika Gervalla and Jelal Svecla after not resigning, despite reports confirming the failure to defend Arlinda Zekaj.

    Reports of the two ministries that led proved failure in protecting Arlinda Zekiaj’s life.

    But for Donika Gervala’s resignation requests and Jelal Sveschla, these two answers were similar.

    Despite what has been declared, politician Ramiz Ismaili estimates the resignation is necessary.

    To be clear, resigning is not automatically an admission of guilt is a matter when people feel the responsibility issue or even respect to the citizens what makes Mrs. Gervala and Svechla responsible persons, Ramiz Ismajli, Politologist said.

    He said that after this failure the reforms should begin.

    Minister Svechla and Minister Gervala should not expect citizen pressure, but the resignation should be done as a moral act because they have not seen the system’s shortcomings and there must be reform in the justice system as well as in the police system that doesn’t work, what needs to be reformed, Ramiz Ismajli, a politician, has said.

    And sociologist Bekim Selista says resignation is weak.

    The prime minister has to step down because this is the moral act of this situation, it’s the slightest act of this market situation in the face of this situation that has rocked our country, said Bekim Selista, sociologist.

    Selish also spoke of the resignation of Police Director General Gazmend Hoxha.

    In this position where Mr. Hoxha is, he had to resign his final resignation in relation to politics here, and we have seen that politics has failed, even Donika Gervala’s speech in the convent, so much more convinced that he must resign, Bekim Selista said, sociologist.

    The resignation of two ministers is also being sought by activists and citizens who are protesting from Wednesday to institutions in search of justice for Arlinda Zekaj. /Tv Dukagini

    YouTube www.youtube.com

  • Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ekspertët kërkojnë reforma në polici e drejtësi

    Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ekspertët kërkojnë reforma në polici e drejtësi

    Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht që raportet vërtetuan dështimin në mbrojtje të Arlinda Zekajt.

    Raportet e të dy ministrive që udhëheqin vërtetuan dështim në mbrojtjen e jetës të Arlinda Zekajt.

    Por për kërkesat për dorëheqje të Donika Gërvallës e Xhelal Sveçlës, këta të dy përgjigjet i patën të njëjta.

    Pavarësisht asaj që u deklarua, politologu Ramiz Ismajli vlerëson se dorëheqja është e nevojshme.

    “Të jemi të qartë dhënia e dorëheqjes nuk është automatikisht pranim i fajësisë është çështje kur personat e ndjejnë çështjen e përgjegjësisë apo edhe respektin para qytetarëve çka i bën zonjën Gërvalla dhe Sveçla persona përgjegjës”, ka thënë Ramiz Ismajli, Politolog.

    Ai tha se pas këtij dështimi duhet të nisin edhe refomat.

    “Ministri Sveçla dhe ministrja Gërvalla nuk duhet ta presin presionin qytetar por dorëheqja duhet të bëhet si akt moral sepse këta nuk i kanë pa ato të meta të sistemit dhe këtu duhet me fillu edhe reforma edhe në sistemin e drejtësisë edhe në sistemi e policisë me kqyr cka nuk shkon, cka duhet të reformohet”, ka thënë Ramiz Ismajli, politolog.

    E, sociologu Bekim Selishta thotë që dorëheqja është e domodoshme.

    “Vet kryeministri duhet me mendu dorëheqjen sepse kjo është akti moral për këtë situatë, është akti më i vogël për këtë situatë që duhet me tregu përballë kësaj situate që e ka tronditë vendin tonë”, ka thënë Bekim Selishta, sociolog.

    Selishta foli edhe për dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

    “Në këtë pozicion ku është zotëri Hoxha është dashur me dhënë dorëheqje i fundit në raport me politikën këtu ne e kemi pa që ka dështu politika edhe vet fjalimi i Donika Gërvallës në kuvend aq më shumë ka bind se duhet me dhënë dorëheqje”, ka thënë Bekim Selishta, sociolog.

    Dorëheqjen e dy ministrave po e kërkojnë edhe aktivistë dhe qytetarë që po protestojnë nga e mërkura para institucioneve në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn./Tv Dukagjini

    – YouTube www.youtube.com

  • Provimi i jurisprudencës, ASH: Dimitrievski me më pak deputetë, por me më shumë pushtet

    Provimi i jurisprudencës, ASH: Dimitrievski me më pak deputetë, por me më shumë pushtet

    Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën shqipe, ndërsa 2 provimet praktike vetëm në maqedonisht, ka shkaktuar me të drejtë pakënaqësi te studentët shqiptarë.

    Kërkesa e tyre është e qartë dhe e pandryshuar. Provimi i jurisprudencës duhet të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

    “Ndërkohë që studentët shqiptarë presin zgjidhje, ministri Shasivari propozon një model të pjesshëm dhe paralajmëron dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias. Pas dy gjeneratash pritjeje, zvarritja e mëtejshme e kësaj çështjeje është e papranueshme.
    Në anën tjetër, Maksim Dimitrievski, kryetar i ZNAM-it dhe partner i koalicionit qeveritar, ka deklaruar se gjuha maqedonase është vijë e kuqe për partinë e tij dhe se nuk do të lejojë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Qëndrimi i Dimitrievskit dhe mungesa e vendosmërisë së VLEN-it tregojnë shumë për raportet e forcave brenda Qeverisë. ZNAM, edhe pse me më pak deputetë, arrin të vendosë kushte dhe të mbrojë publikisht qëndrimet e veta. VLEN, megjithëse ka peshë më të madhe parlamentare, vazhdon të kërkojë kompromise edhe për çështje që i ka pasur premtime kryesore para qytetarëve.
    Si ka mundësi që Dimitrievski, me më pak deputetë, ka më shumë ndikim në Qeveri sesa të gjithë përfaqësuesit e VLEN-it së bashku?”, thonë nga ASH.

    Ata thonë se VLEN premtoi se provimi i jurisprudencës dhe provimet profesionale do të mbaheshin në gjuhën shqipe. Sot, pas më shumë se dy vitesh në pushtet, studentëve u ofrohet një zgjidhje e përgjysmuar, ndërsa partnerët maqedonas të koalicionit vendosin vija të kuqe dhe paralajmërojnë se nuk do të lëshojnë pe.

    “Kjo situatë ngre pyetje serioze për ndikimin real të VLEN-it në vendimmarrjen qeveritare. Nëse një partner me më pak deputetë arrin të imponojë qëndrimet e tij, atëherë përse VLEN nuk arrin të sigurojë respektimin e një kërkese kaq të rëndësishme për studentët shqiptarë? Pas dy gjeneratash pritjeje dhe më shumë se dy vitesh qeverisjeje, studentët meritojnë një përgjigje përfundimtare. VLEN duhet të marrë përgjegjësinë për premtimet e veta dhe të dëshmojë se ka ndikimin e nevojshëm për t’i realizuar ato. Aleanca për Shqiptarët mbështet plotësisht kërkesën e studentëve dhe i bën thirrje ministrit Shasivari dhe përfaqësuesve të VLEN-it që të tërheqin propozimin aktual dhe të ndërmarrin menjëherë hapat e nevojshëm për mundësimin e provimit të jurisprudencës tërësisht në gjuhën shqipe. Dimitrievski i ka vendosur vijat e kuqe të ZNAM-it. Është koha që VLEN të tregojë nëse ka guximin politik të mbrojë të drejtat e shqiptarëve me të njëjtën vendosmëri”, thonë nga ASH.