Blog

  • Sociologia Prokshi: Rasti i Arlindës dëshmoi dështimet në trajtimin e viktimave të dhunës (VIDEO)

    Sociologia Prokshi: Rasti i Arlindës dëshmoi dështimet në trajtimin e viktimave të dhunës (VIDEO)

    Sociologia Prokshi: Rasti i Arlindës dëshmoi dështimet në trajtimin e viktimave të dhunës (VIDEO)

    Sociologia Dhurata Prokshi, e ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka komentuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se ai ka dëshmuar se sa të cenueshme janë institucionet dhe sa pak seriozisht trajtohen viktimat e dhunës në familje.

    “Rasti i Arlinda Zekajt ishte ai që fatkeqësisht dëshmoi se sa fragjilë jemi dhe sa joseriozisht punojmë me kategoritë më të cenuara, në këtë rast me viktimat e dhunës në familje. I kemi lënë anash dhe nuk jemi përgjigjur në mënyrën e duhur”, tha Prokshi.

    Ajo foli edhe për protestat e organizuara pas rastit, duke theksuar se kërkesat e protestuesve duhet të respektohen dhe të pasohen me veprime konkrete nga institucionet dhe palët përgjegjëse.

    Ndiqni deklarimin e plotë të Prokshit:

  • Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit (VIDEO)

    Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit (VIDEO)

    Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit (VIDEO)

    Psikologia Mirjeta Pestisha, e ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt, duke shprehur keqardhje për faktin se, sipas saj, ajo nuk gjeti mbështetje dhe mbrojtje as nga gratë brenda familjes së saj.

    “Arlinda nuk u mbrojt as nga gratë. Unë mendoj se brenda familjes së saj, duke filluar nga nëna e ish-bashkëshortit, te kunata dhe gratë e tjera që kanë qenë pjesë e familjes, ajo nuk u mbrojt”, theksoi Pestisha.

    Ajo theksoi se me rastin e Arlindës “ka humbur edhe siguria”.

    Sipas saj, nëse deri më tani qytetarët kanë pasur një adresë ku mund të drejtoheshin për ndihmë, tashmë ajo derë është mbyllur.

  • Man City pëson humbje befasuese në shtëpi nga Brightoni

    Man City pëson humbje befasuese në shtëpi nga Brightoni

    Manchester City ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi nga Brightoni, duke u mposhtur me rezultat 1-0 në kuadër të javës së nëntë të Ligës Premier.

    Ndeshja u vendos që në minutën e 11-të, kur Yasin Ayari realizoi golin e vetëm të takimit. Pas një aksioni të mirë të vendasve, Maxim De Cuyper zgjodhi të pasonte te bashkëlojtari i tij, ndërsa Ayari me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

    City u përpoq të reagonte dhe krijoi disa mundësi të mira për të barazuar. Iliman Ndiaye pati një rast të shkëlqyer në minutën e 22-të, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës. Në minutën e 30-të, Josko Gvardiol u rrëzua në zonë pas një kontakti me kundërshtarin, por gjyqtari nuk akordoi penallti.

    Brightoni pati mundësinë ta dyfishonte epërsinë në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë City shtoi presionin në kërkim të golit të barazimit.

    Ndiaye u ndal nga një pritje e shkëlqyer e portierit Bart Verbruggen, i cili e devijoi topin në shtyllë në minutën e 52-të. Dhjetë minuta më vonë, portieri i Brightonit bëri një tjetër pritje vendimtare, kësaj radhe ndaj goditjes së Matheus Nunes.

    Në minutat e fundit, City vazhdoi të kërkonte golin, por Verbruggen ishte sërish protagonist. Në minutën e 89-të, ai ndali goditjen e Abdukodir Khusanovit, ndërsa Nico O’Reilly nuk arriti ta shfrytëzonte topin e kthyer, duke dërguar me kokë topin fare pranë shtyllës.

    Kështu, Brightoni arriti të ruante epërsinë deri në fund dhe të merrte tri pikë të rëndësishme në udhëtim.

    Pavarësisht humbjes, Manchester City mbetet në krye të tabelës me 21 pikë, të paktën deri në përfundim të të gjitha ndeshjeve të kësaj xhiroje./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • “Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij dhe ironizon protestuesit

    “Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij dhe ironizon protestuesit

    “Shiu i Halloween. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, ky është komenti i Edi Ramës, bashkangjitur pamjeve nga protesta para zyrës së tij, mesazh i postuar në grupin e Whatsapp-it.

    Ai ka ndarë pamje nga Bulevardi, ku duken pak njerëz në orët e pasdites, teksa më ironi e lidh këtë me ditën e Halloween.

    Protesta e kësaj të shtune, e u thirr nga Partia Demokratike, e paralelisht vijoji edhe grumbullimi i studentëve, nisi që në orët e paradites së sotme.

    Fillimisht me grumbullimin të Ministria e Arsimit, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

  • A country that fought so hard for freedom, American professor for the case of Arlinda Zekaj

    PAmerican professor Alon Ben-Meir through a Facebook response has reacted following the assassination of Arlinda Zekiaj in Kosovo, criticising institutions for failing to protect women from domestic violence.

    Kosovo experienced war, persecution and unimaginable suffering in its struggle for freedom. Women were among the ones who paid the highest price. Yet, today women are killed in their homes, while the very institutions they have to protect fail constantly. This year alone, eight women are reportedly killed as a result of domestic violence. Arlinda Zekaj prayed for protection from the authorities. She warned them that her life was in danger. Three days after her last call, she was stabbed by her brother – in – law, only because she was trying to bring her son back because he had been taken away from her husband’s family. He wrote.

    And he saw it as a national disgrace.

    This is a national disgrace. A country that fought for its freedom should never accept a reality where women are denied the most fundamental freedom of all – the right to live

  • Arlinda Zekiaj’s auditing with Lieutenant Faruk Mujqolli is issued before the government ( VIDEOS)

    SThe event is being held the fourth night of the protest, where citizens are continuing to seek justice for Arlinda Zeqaj and all other women who have been victims of violence.

    Klan Kosovo journalist Kastriot Tahiri, in a direct link to the InfoMagazine show, has provided details concerning developments and the prosperity of the protest.

    Unlike the other nights today, it has changed only today that they will first make it to the Government and then other institutions, in which they will seek justice for Arlinda…Tahir said.

    Protesters also released the audio recording that was published in Clansova on the MATT show, where Arlinda is heard asking Lieutenant Faruk Musholli for help.

  • Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë (VIDEO)

    Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë (VIDEO)

    Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë (VIDEO)

    Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima të dhunës.

    Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, në një lidhje direkte për emisionin InfoMagazine, ka dhënë detaje lidhur me zhvillimet dhe mbarëvajtjen e protestës.

    “…Për dallim nga netët e tjera sot ka ndryshuar, sot ka ndryshuar vetëm rruga që sot do ta bëjnë fillimisht te Qeveria e më pas edhe te institucionet e tjera, në të cilat do të kërkojnë drejtësi për Arlindën…”, tha Tahiri.

    Protestuesit e lëshuan edhe audion e incizimit që u publikua në KlanKosova në emisionin MAT, ku dëgjohet Arlinda duke i kërkuar ndihmë togerit Faruk Muqolli.

  • “Një vend që luftoi kaq fort për liri”, profesori amerikan për rastin e Arlinda Zekajt

    “Një vend që luftoi kaq fort për liri”, profesori amerikan për rastin e Arlinda Zekajt

    “Një vend që luftoi kaq fort për liri”, profesori amerikan për rastin e Arlinda Zekajt

    Profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

    “Kosova përjetoi luftë, përndjekje dhe vuajtje të paimagjinueshme në luftën e saj për liri. Gratë ishin ndër ato që paguan çmimin më të lartë. E megjithatë, sot, gratë vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa vetë institucionet që duhet t’i mbrojnë ato dështojnë vazhdimisht. Vetëm gjatë këtij viti, raportohet se tetë gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje. Arlinda Zekaj u lut për mbrojtje nga autoritetet. Ajo i paralajmëroi se jeta e saj ishte në rrezik. Tri ditë pas thirrjes së saj të fundit, ajo u vra me sëpatë nga kunati i saj, vetëm sepse po përpiqej ta kthente djalin e saj, pasi ai i ishte marrë nga familja e bashkëshortit” – shkroi ai.

    Dhe këtë e konsideroi si turp kombëtar.

    “Ky është një turp kombëtar. Një vend që luftoi për lirinë e vet, nuk duhet të pranojë kurrë një realitet ku grave u mohohet liria më themelore nga të gjitha: e drejta për të jetuar”

  • Kriza kushtetuese në Poloni përshkallëzohet, vjen reagimi i presidentit

    Kriza kushtetuese në Poloni përshkallëzohet, vjen reagimi i presidentit

    Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka thirrur bisedime urgjente me liderët e partive parlamentare, pas përshkallëzimit të krizës në Gjykatën Kushtetuese.

    Konflikti lidhet me refuzimin e tij për të pranuar betimet e pesë gjyqtarëve të zgjedhur nga parlamenti.

    Nawrocki ndërpreu udhëtimin drejt Senegalit dhe u kthye në Varshavë të premten në mbrëmje.

    Më pas, ai shkoi në selinë e Gjykatës Kushtetuese, ku pamjet e tregojnë duke kaluar me forcë mes gjyqtarëve që qëndronin në hyrje të institucionit.

    Tensionet u rritën pasi gjyqtarja Anna Korwin-Piotrowska vendosi pezullimin për një muaj të presidentit të gjykatës, Bogdan Święczkowski, dhe zëvendësit të tij, Bartłomiej Sochański.

    Vendimi shkaktoi protesta nga politikanë dhe mbështetës të së djathtës, ndërsa ligjshmëria e pezullimit u vu në pikëpyetje edhe nga ekspertë juridikë.

    Në qendër të krizës janë pesë gjyqtarë të zgjedhur nga parlamenti, të cilët nuk janë lejuar të marrin pjesë në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore.

    Pasi presidenti Nawrocki refuzoi të administronte betimet e tyre, gjyqtarët u betuan në parlament, duke deklaruar se po e bënin këtë para presidentit, edhe pse ai nuk ishte fizikisht i pranishëm.

    Megjithatë, as presidenti dhe as drejtuesit aktualë të gjykatës nuk e njohin vlefshmërinë e këtyre betimeve.

    Komisioni i Venecias ka vlerësuar se roli i presidentit në këtë procedurë duhet të jetë ceremonial dhe se ai nuk duhet të ketë të drejtë të bllokojë emërimet e miratuara nga parlamenti.

    Nawrocki i cilësoi zhvillimet si një përpjekje për marrjen me forcë të një institucioni kushtetues dhe kërkoi konsultime urgjente me liderët politikë.

    Nga ana tjetër, kryeministri Donald Tusk deklaroi se rikthimi i sundimit të ligjit është detyrim i qeverisë dhe kërkon veprime vendimtare.

  • Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

    Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

    Ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, pasuria e së cilës vlerësohet në rreth 150 milionë funte, ka fituar së fundmi një betejë të rëndësishme ligjore.

    Këngëtarja 31-vjeçare triumfoi përballë një tregtari nga Hong Kongu, i cili shiste produkte të paautorizuara me emrin e saj, përfshirë veshje, çanta dhe kapele. Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) vendosi se domeni “dualipa-asiastore.com” po përdorej në mënyrë të paligjshme dhe urdhëroi kalimin e menjëhershëm të tij në pronësi të kompanisë së Dua Lipës.

    Suksesi ligjor shoqërohet edhe me të ardhura të konsiderueshme financiare. Dokumentet e fundit të kompanisë së saj, “Radical22 Ltd”, të cilën e menaxhon së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa, tregojnë se këngëtarja ka fituar mesatarisht 64,000 funte në ditë gjatë vitit të kaluar.

    Në total, të ardhurat e saj nga muzika, të drejtat e autorit, turnetë dhe produktet arritën në 23.4 milionë funte, ndërsa vetë kompania vlerësohet tani në 73 milionë funte.

    Fitimet janë rritur ndjeshëm edhe falë aktiviteteve të saj live. Kompania “Radical22 Live”, e cila menaxhon financat e turneve, regjistroi një fitim neto prej 6.2 milionë funtesh në vitin 2025.

    Ndërkohë, turneu i saj botëror me 81 koncerte, “Radical Optimism Tour”, arkëtoi 162 milionë funte vetëm gjatë vitit të kaluar, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme në botë.

    Përveç arritjeve profesionale, Dua Lipa ka folur së fundmi edhe për jetën private, pas martesës luksoze me aktorin Callum Turner, e cila kushtoi 1.5 milionë funte.

    Pas ceremonisë zyrtare në Londër dhe dasmës madhështore në Itali, ku morën pjesë emra të njohur si Donatella Versace, Charli XCX dhe Mark Ronson, këngëtarja tregoi se sekreti i ditës së tyre të veçantë ishte të shijonin çdo moment dhe të qëndronin gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

    Ajo ka theksuar vazhdimisht se me bashkëshortin ndan një gjuhë unike krijuese dhe mbështetje të plotë.

    Kjo lumturi e re pritet të sjellë edhe një frymëzim të ri në krijimtarinë e saj muzikore. Dua ka pranuar se, ndonëse më parë e kishte më të lehtë të shkruante këngë dashurie duke u frymëzuar nga dhimbja e zemrës, tani dëshiron të eksplorojë se çfarë ndodh kur gjen dashurinë e vërtetë.

    Ajo është shprehur e interesuar të pasqyrojë kompleksitetin e një marrëdhënieje të shëndetshme, momentet e saj të qeta dhe detajet e vogla që e bëjnë atë të veçantë.