Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit (VIDEO)

Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit (VIDEO)

Written by

in

Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit (VIDEO)

Psikologia Mirjeta Pestisha, e ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt, duke shprehur keqardhje për faktin se, sipas saj, ajo nuk gjeti mbështetje dhe mbrojtje as nga gratë brenda familjes së saj.

“Arlinda nuk u mbrojt as nga gratë. Unë mendoj se brenda familjes së saj, duke filluar nga nëna e ish-bashkëshortit, te kunata dhe gratë e tjera që kanë qenë pjesë e familjes, ajo nuk u mbrojt”, theksoi Pestisha.

Ajo theksoi se me rastin e Arlindës “ka humbur edhe siguria”.

Sipas saj, nëse deri më tani qytetarët kanë pasur një adresë ku mund të drejtoheshin për ndihmë, tashmë ajo derë është mbyllur.