Raye shpallet artistja më e mirë e vitit, triumfon në çmimin prestigjioz Mercury Prize 2026

Raye shpallet artistja më e mirë e vitit, triumfon në çmimin prestigjioz Mercury Prize 2026

Written by

in

Raye shpallet artistja më e mirë e vitit, triumfon në çmimin prestigjioz Mercury Prize 2026

Këngëtarja britanike Raye ka fituar çmimin prestigjioz Mercury Prize 2026, duke u shpallur fituese për albumin e saj të dytë, “This Music May Contain Hope”.

Artistja mori çmimin më 22 tetor, në ceremoninë e mbajtur në Utilita Arena në Newcastle, ku triumfoi përballë emrave të njohur të muzikës, përfshirë Paul McCartney, Florence + The Machine, Olivia Dean dhe Suede.

Albumi i saj i ri është vlerësuar për ndërthurjen e disa zhanreve muzikore, si jazz, soul, R&B dhe muzikë klasike.

Gjatë pranimit të çmimit, Raye nuk i përmbajti emocionet dhe u shfaq e përlotur në skenë.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa mirënjohëse jam që po e mbaj këtë çmim. Po dridhem, jam e lodhur, por jashtëzakonisht mirënjohëse”, u shpreh këngëtarja.

Ajo foli edhe për rrugëtimin e saj muzikor dhe vështirësitë që kishte kaluar, duke theksuar se albumi i ri përcjell një mesazh shprese, për të cilin të gjithë kanë nevojë.

Raye triumfoi në mesin e 12 artistëve të nominuar për këtë edicion të çmimit, i cili konsiderohet ndër vlerësimet më të rëndësishme të muzikës britanike dhe irlandeze.

Përveç trofeut, këngëtarja përfitoi edhe një shpërblim prej 25 mijë paundësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali