Blog

  • He wants you a member of Man. City

    JUventhus aims to reinforce the left-wing in the January transitional term, with Ray Ayt-Nouri of Manchester City as the main target.

    According to reports, the Torines club is considering the possibility of borrowing 25-year-old defenders, with the inclusion of a option for its purchase at the end of the season.

    Besides Nat-Nour, Juvenus is also monitoring Mahamadou Nagydani, Renne’s defender, as a possible alternative to the defensive department.

    Meanwhile, the whites are continuing negotiations for the midfielder of Marseille, Pierre-Emie Høbjerg. The Danish transfer talks are expected to intensify during November, with the aim of advancing the agreement before the opening of the January transitional deadline. /Klankosova. tv

  • Tahiri: With this government, Kosovo forget EU integration and membership

    SThe Alliance’s Parliamentary Group, Besnik Tahiri, has criticised the government for blocking the European integration process, saying statements for membership in the European Union do not match the reality of European Commission assessments for Kosovo.

    Tahiri, through a reaction, has said that Kosovo’s application for candidate country status, submitted by this government, has received no course and is not expected to develop.

    He has stressed that the European Commission’s annual negative assessments indicate lack of progress in meeting the criteria for European integration.

    Tahiri has also used a comparison to illustrate, according to him, the lack of meeting European criteria, saying Kosovo cannot seek membership in a club, while each year fails to meet its criteria.

    He has named this situation a failure of state integration policy, warning that European integration risks remaining only political slogan.

    At the end of the response, Tahiri has given a severe assessment to the government, saying that with this government, Kosovo should wipe out integration and membership in the European Union as a goal.

  • Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

    Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

    Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për ngecjen e procesit të integrimit evropian, duke thënë se deklaratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk përputhen me realitetin e vlerësimeve të Komisionit Evropian për Kosovën.

    Tahiri, përmes një reagimi, ka thënë se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat, i paraqitur nga kjo qeveri, nuk ka marrë asnjë rrjedhë dhe nuk pritet të ketë zhvillim.

    Ai ka theksuar se vlerësimet e përvitshme negative të Komisionit Evropian tregojnë për mungesë progresi në përmbushjen e kritereve për integrim evropian.

    Tahiri ka përdorur edhe një krahasim për të ilustruar, sipas tij, mungesën e përmbushjes së kritereve evropiane, duke thënë se Kosova nuk mund të kërkojë anëtarësim në një klub, ndërkohë që çdo vit dështon t’i përmbushë kriteret e tij.

    Ai e ka cilësuar këtë situatë si dështim të politikës shtetërore të integrimit, duke paralajmëruar se integrimi evropian rrezikon të mbetet vetëm slogan politik.

    Në fund të reagimit, Tahiri ka dhënë një vlerësim të ashpër për qeverinë, duke thënë se me këtë qeverisje, Kosova duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian si objektiv.

  • Juve kërkon anëtarin e Man.City

    Juve kërkon anëtarin e Man.City

    Juve kërkon anëtarin e Man.City

    Juventusi synon përforcimin e krahut të majtë në afatin kalimtar të janarit, me Rayan Ait-Nourin e Manchester Cityt si objektivin kryesor.

    Sipas raportimeve, klubi torinez po shqyrton mundësinë e huazimit të mbrojtësit 25-vjeçar, me përfshirjen e një opsioni për blerjen e tij në fund të sezonit.

    Përveç Ait-Nourit, Juventusi po monitoron edhe Mahamadou Nagidan, mbrojtësin e Rennes, si një alternativë të mundshme për repartin defensiv.

    Ndërkohë, bardhezinjtë po vazhdojnë negociatat për mesfushorin e Marseille, Pierre-Emile Højbjerg. Bisedimet për transferimin e danezit pritet të intensifikohen gjatë muajit nëntor, me synimin për të avancuar marrëveshjen para hapjes së afatit kalimtar të janarit./Klankosova.tv

  • Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

    Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

    Një filxhan kafe, një biskotë apo një mëngjes i lehtë mund të ndikojnë në matjen e glukozës. Mjekët shpjegojnë kur rezultatet sinjalizojnë prediabet ose diabet dhe përse një analizë e vetme nuk mjafton gjithmonë për diagnozë

    Jeni nisur drejt laboratorit për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak, por rrugës kujtoheni se keni pirë kafen e mëngjesit, keni ngrënë një biskotë apo madje keni konsumuar mëngjesin. A do të thotë kjo se analiza nuk është më e vlefshme dhe duhet ta përsërisni?

    Po aq e rëndësishme është të dini sa duhet të jetë niveli normal i sheqerit në gjak në mëngjes dhe kur vlerat e tij mund të paralajmërojnë prediabetin ose diabetin.

    Matja e glukozës është një nga analizat më të thjeshta për të vlerësuar mënyrën se si organizmi e rregullon sheqerin në gjak. Megjithatë, saktësia e rezultatit varet edhe nga përgatitja para marrjes së mostrës.

    Për matjen e glukozës esëll kërkohet që personi të mos konsumojë ushqim apo pije me kalori për të paktën tetë orë. Gjatë kësaj periudhe lejohet vetëm uji i zakonshëm.

    Sa duhet të jetë sheqeri në gjak në mëngjes?

    Sipas kritereve të Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), vlerat e glukozës në plazmën e gjakut, të matura esëll, interpretohen kështu:

    • Nën 5,6 mmol/L: Vlerë normale.
    • Nga 5,6 deri në 6,9 mmol/L: Vlera që tregojnë prediabet.
    • 7,0 mmol/L ose më shumë: Vlerë që plotëson njërin nga kriteret diagnostikuese për diabetin.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë përdor një kufi tjetër të poshtëm për glukozën e çrregulluar esëll, përkatësisht 6,1 mmol/L.

    Prandaj, interpretimi mund të ndryshojë sipas kritereve të përdorura. Te personat pa simptoma karakteristike, një rezultat i vetëm i rritur nuk mjafton për të konfirmuar diabetin. Nevojitet një analizë konfirmuese.

    Çfarë ndodh nëse keni ngrënë para marrjes së gjakut?

    Pas konsumimit të ushqimit, veçanërisht karbohidrateve, glukoza përthithet dhe kalon në qarkullimin e gjakut.

    Pankreasi përgjigjet duke sekretuar insulinë, hormonin që ndihmon qelizat të shfrytëzojnë glukozën dhe të ruajnë ekuilibrin e saj.

    Nëse keni ngrënë bukë, produkte brumi apo keni pirë kafe të ëmbëlsuar, niveli i glukozës mund të rritet përkohësisht.

    Rritja varet nga sasia dhe përbërja e ushqimit, koha e kaluar nga vakti dhe aftësia e organizmit për të rregulluar glukozën.

    Edhe një kafshatë e vogël mund t’i prishë kushtet e nevojshme për analizën esëll.

    Nëse keni ngrënë pa dashje, njoftoni personelin e laboratorit përpara marrjes së gjakut. Analiza mund të shtyhet, ndërsa rezultati pas ushqimit nuk duhet të krahasohet me kufijtë diagnostikues të glukozës esëll.

     foto: Iakobchuk

    A ndikon kafja pa sheqer në rezultat?

    Shumë njerëz mendojnë se kafja e zezë, pa sheqer dhe qumësht, nuk ndikon në analizë.

    Megjithatë, kafeina mund të ndikojë në rregullimin e glukozës te disa persona.

    Për të shmangur paqartësitë, para analizës rekomandohet të konsumoni vetëm ujë.

    Duhet të shmangen edhe çamçakëzët, duhani dhe aktiviteti fizik intensiv, sipas udhëzimeve të laboratorit.

    Personat që përdorin insulinë ose barna të tjera për diabetin nuk duhet të ndryshojnë vetë terapinë apo të anashkalojnë vaktet, pa u këshilluar paraprakisht me mjekun.

    Çfarë tregojnë studimet për sheqerin e rritur në mëngjes?

    Glukoza e rritur esëll mund të jetë ndër shenjat e para të çrregullimit të metabolizmit të sheqerit, edhe kur nuk ekzistojnë simptoma.

    Një studim i rëndësishëm, i botuar në revistën shkencore The New England Journal of Medicine, përfshiu 3.234 persona me rrezik të shtuar për diabetin e tipit 2.

    Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 2,8 vjetësh, pjesëmarrësit që përmirësuan ushqyerjen, shtuan aktivitetin fizik dhe punuan për uljen e peshës trupore patën 58 për qind më pak raste të reja të diabetit, krahasuar me grupin që mori placebo.

    Studimi dëshmoi se zbulimi i hershëm i prediabetit krijon mundësi të rëndësishme për parandalimin ose shtyrjen e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

    A mjafton vetëm kontrolli i sheqerit në mëngjes?

    Jo gjithmonë. Disa persona mund të kenë glukozë normale esëll, ndërkohë që ekziston çrregullim i metabolizmit të saj.

    Prandaj, mjeku mund të rekomandojë edhe analizën e hemoglobinës së glikuar (HbA1c), e cila pasqyron nivelin mesatar të glukozës gjatë dy deri në tre muajve të fundit.

    Për HbA1c nuk kërkohet që personi të jetë esëll. Në raste të caktuara rekomandohet edhe testi oral i tolerancës ndaj glukozës (OGTT).

    Një rezultat nuk e tregon gjithmonë gjithë të vërtetën

    Vlerat e glukozës duhet të interpretohen duke marrë parasysh moshën, simptomat, historinë shëndetësore dhe kushtet në të cilat është realizuar analiza.

    Një rezultat i rritur nuk do të thotë domosdoshmërisht diabet, por as një vlerë normale në mëngjes nuk e përjashton gjithmonë çrregullimin e metabolizmit të glukozës.

    Përgatitja e saktë për analizën, interpretimi profesional dhe kontrolli në kohë janë vendimtarë për zbulimin e hershëm të diabetit. /Telegrafi/

  • U braktis nga prindërit kur ishte foshnje e porsalindur dhe u gjet në rrugë nga policët - historia tronditëse e Shqiponjës së BBVK 5

    U braktis nga prindërit kur ishte foshnje e porsalindur dhe u gjet në rrugë nga policët – historia tronditëse e Shqiponjës së BBVK 5

    Me të hyrë të premten në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, vëmendje të madhe ka marrë edhe historia personale e banores Shqiponjë Mustafaj.

    Shqiponja, e njohur në rrjetet sociale si influencuese e TikTok-ut, ka rrëfyer edhe më parë në publik historinë e saj të trishtë, atë të një fëmije të braktisur, i cili më pas ishte birësuar nga një familje tjetër.

    Një video e shkëputur nga një prej intervistave të saj po qarkullon me të madhe në rrjetin social X (ish-Twitter), duke rikthyer në vëmendje rrëfimin e banores për kërkimin e prindërve të saj biologjikë.

    Në këtë intervistë, Shqiponja kishte treguar se ishte gjetur nga një patrullë e Policisë së Drenasit, kur ishte vetëm dyditëshe, në udhëkryqin Orllat-Llapushnik.

    “Unë jam Shqiponja dhe jam duke i kërkuar prindërit e mi biologjikë. Për ata shikues që po më shohin për herë të parë, bëhet fjalë për një foshnjë të gjetur nga patrulla e Policisë së Drenasit. Foshnja ka qenë dyditëshe, në udhëkryqin Orllat-Llapushnik. Ajo foshnjë kam qenë unë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000”, dëgjohet të rrëfejë ajo në videon që po shpërndahet në rrjetet sociale.

    Historia e saj ka rikthyer interesimin e publikut, ndërsa tashmë Shqiponja është njëra nga banoret që do të jetë pjesë e aventurës së edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

  • ​Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

    ​Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat e tyre në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në fjalën e tij në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm, Kurti ka thënë se rasti i Arlindës dëshmon se edhe kur gratë denoncojnë dhunën dhe kërkojnë mbrojtje institucionale, ato sërish mund të mbeten pa mbrojtje.

    “Vrasja e Arlinda Zejkajt na ka përballur edhe një herë me një të vërtetë të rëndë se një grua mund të ndjekë të gjitha rrugët që i parasheh ligji, të denoncojë dhunën, të kërkojë mbrojtje, madje të paralajmërojë me shkrim se i rrezikohet jeta dhe prapë të përfundojë e vrarë. Arlinda bëri atë që institucionet kërkojnë gratë ta bëjnë kur përballen me dhunë”, ka thënë Kurti.

    Ai ka theksuar se do të angazhohen që secili zyrtar që nuk i ka kryer detyrat të mbajë përgjegjësi.

    “Me këtë rast, e ritheksoj se do të angazhohemi deri në fund që secili zyrtar përgjegjës që nuk e ka kryer detyrën të japë përgjegjësi, jo vetëm disiplinore, por edhe penale. Secili përgjegjës dhe secila përgjegjësi e secilës hallkë duhet të hetohet. Kushdo që ka neglizhuar punën apo ka bërë shkelje të detyrimeve ligjore duhet të japë përgjegjësi dhe do të përballet me masa disiplinore dhe penale”, ka deklaruar ai.

    Kurti ka folur edhe për ndikimin e mendësisë patriarkale në shoqëri, duke thënë se ajo vazhdon ta trajtojë gruan si pronë dhe vendimin e saj për t’u larguar nga një marrëdhënie si cenim të autoritetit mashkullor.

    “Kjo mendësi nuk ndryshon vetëm me ligje, ajo kërkon përballje të vazhdueshme në familje, në shkolla, në institucione dhe brenda vetë organizimeve e subjekteve tona politike”, ka thënë ai.

    Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe nevojën për ndryshime në sistemin arsimor, duke theksuar se edukimi për barazinë, respektin dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë duhet të nisë që në fëmijëri.

    “Nuk mund të vazhdojmë t’i edukojmë vajzat që të jenë të dëgjueshme e të durueshme, ndërsa djemtë që të jenë, patjetër, dominues. Këto role të trashëguara duhet t’i shqyrtojmë me guxim, edhe në tekstet shkollore, edhe në mënyrën se si i edukojmë fëmijët”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka shtuar se lufta kundër femicidit kërkon edhe politika arsimore, ekonomike e sociale që synojnë fuqizimin dhe pavarësinë e grave.

    “Duhet të fillojmë nga mënyra se si i edukojmë fëmijët, si i ndajmë përgjegjësitë brenda familjes, si u garantojmë grave të drejtat pronësore dhe si u mundësojmë atyre pavarësi ekonomike. Barazia gjinore duhet ta luftojë pabarazinë edhe shoqërore, dhe ajo duhet të dëshmohet në vendimet që marrim, në politikat që zbatojmë dhe mënyrën se si ne i mbrojmë gratë kur rrezikohet jeta, meqenëse barazia gjinore ndodhet në themelet e asaj shoqërie”, ka thënë Kurti. /kp/

  • USKUK reacts after Mitrovica Hospital Director Arrested, warns strict measures against him

    Kosovo Hospital Clinical and University Service ( The USKKUK has authorised the Legal Office to address competent bodies to verify reports concerning the detention of Mitrovica Hospital Director Guzim Berisha, under suspicion of domestic violence.

    In a media report, the SHSKUK has described these reports as extremely disturbing, stressing that violence in any form is punishable and tolerable under any circumstances.

    The USKKUK General Director has immediately authorized the Legal Office to officially address competent bodies to urgently verify these claims, the statement said.

    The SHSKUK has announced that, after receiving official information from competent bodies, it will take stricter administrative and legal measures towards the director in question.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Because of health, Bayerni forbids discussions on football

    Baiern Munich coach Vincent Company is continuing his recovery after being admitted to hospital this week, following a faint episode in the field of training.

    Doctors have recommended full vacation, while club leaders have instructed the staff to avoid any discussion of football, including tactical issues and formations.

    Baiern Munich’s temporary coach, Aaron Danks, has announced that at this time the club’s top priority is the health of Company and his complete recovery.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Për shkak të shëndetit, Bayerni i ndalon Kompanyt diskutimet për futbollin

    Për shkak të shëndetit, Bayerni i ndalon Kompanyt diskutimet për futbollin

    Për shkak të shëndetit, Bayerni i ndalon Kompanyt diskutimet për futbollin

    Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, po vazhdon rikuperimin pasi u shtrua në spital gjatë kësaj jave, pas një episodi të fikëti në fushën stërvitore.

    Mjekët i kanë rekomanduar pushim të plotë, ndërsa drejtuesit e klubit kanë udhëzuar stafin që të shmangë çdo diskutim me të për futbollin, përfshirë çështjet taktike dhe formacionet.

    Trajneri i përkohshëm i Bayern Munichut, Aaron Danks, ka bërë të ditur se në këtë periudhë prioriteti kryesor i klubit është shëndeti i Kompanyt dhe rikuperimi i tij i plotë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali