Blog

  • Fuego warns the public: I have a story I’ve been wanting to tell for years!

    REpper Fuego, new Big Brother resident V IP Kosova 5, has surprised the public with his sensational statement.

    He has expressed conviction that his personality, image and history will lead to victory, revealing that for several years he has been waiting for the moment to share his story with the public.

    The winner has to pick up the personality I am, the image I am and the story is that the conversation with the public, that you’ve been waiting for for for for years apart, Fuego has declared.

  • Fuego paralajmëron publikun: Kam një histori që kam vite që dua ta tregoj!

    Fuego paralajmëron publikun: Kam një histori që kam vite që dua ta tregoj!

    Fuego paralajmëron publikun: Kam një histori që kam vite që dua ta tregoj!

    Reperi Fuego, banori i ri i Big Brother VIP Kosova 5, ka habitur publikun me deklaratën e tij të bujshme.

    Ai është shprehur i bindur se personaliteti, imazhi dhe historia e tij do ta çojnë drejt fitores, duke zbuluar se prej disa vitesh është duke pritur momentin për ta ndarë historinë e tij me publikun.

    “Fitoren ka me kap personaliteti jem, imazhi jem edhe historia jem që kom me nda me publikun, që jom tu e pritë qe disa vjet me nda”, ka deklaruar Fuego.

  • Me vello të zezë - Zoja Nushi "dridhë" shtëpinë (VIDEO)

    Me vello të zezë – Zoja Nushi “dridhë” shtëpinë (VIDEO)

    Me vello të zezë - Zoja Nushi "dridhë" shtëpinë (VIDEO)

    Zoja Nushi, gazetare e personalitet i njohur i rrjeteve sociale është bërë tashmë pjesë e shtëpisë së madhe të BBVK 5.

    Bukuroshja është prezentuar përmes një klipi të “nxehtë”
    “Jam Zoja- Primadona, jam pro dashurisë brenda…”, tha ajo para hyrjes.

    Zoja është futur në shtëpi e veshur me vello të zezë dhe plot energjike!

  • Sharr Braina hyn në BBVK 5, artisti zbulon nëse do të dashurohet në shtëpi (VIDEO)

    Sharr Braina hyn në BBVK 5, artisti zbulon nëse do të dashurohet në shtëpi (VIDEO)

    Sharr Braina hyn në BBVK 5, artisti zbulon nëse do të dashurohet në shtëpi (VIDEO)

    Sharr Braina është banori i radhës që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

    Artisti 26-vjeçar nga Gjermania ka treguar se do të japë maksimumin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të madhe në vend.

    Ndërkaq, i pyetur nëse është kthyer ndonjëherë te një ish-partnere, ai u përgjigj me “jo”, duke shtuar se beson se mund të dashurohet gjatë eksperiencës së tij në Big Brother.

  • Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit

    Çeku zhvillon takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë për Strategjinë e Arsimit

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar takime me prindër në Pejë dhe Gjakovë, në kuadër të bashkëbisedimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.

    Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, takimet janë organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve të Kosovës, me qëllim të përfshirjes së prindërve në përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave të strategjisë së re.

    Gjatë bashkëbisedimit në Gjakovë, Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, diskutoi me prindërit për nevojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre lidhur me zhvillimin e arsimit.

    Sipas njoftimit, ministri theksoi se përfshirja e prindërve është e rëndësishme për të siguruar që strategjia të reflektojë nevojat e nxënësve dhe të komunitetit arsimor. Edhe Dragusha vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së prindërve në këtë proces.

    Gjatë vizitës në Gjakovë, Çeku dhe zëvendësministri i Arsimit, Muhedin Nushi, vizituan edhe shkollën e re në fshatin Ponoshec, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila së shpejti pritet të mirëpresë nxënësit. Ata vizituan edhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”.

    Ndërkaq, në takimin me prindër në Pejë, Çeku ka vlerësuar interesimin dhe gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në diskutimet për shkollën që duan për fëmijët e tyre.

    Në të dy qytetet, prindërit kanë ndarë përvojat, shqetësimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e arsimit, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • Yamal leads for first votes in Golden Ball, Albania among 13 states that voted

    French magazine France Football) has published on Friday evening the details of the 2026 Golden Ball vote, the award that last Monday was presented to Bayern Munich striker Harry Kane at the ceremony held in London.

    Despite failing to win the trophy, Barcelona star Lamine Yamal was the footballer who won the most votes from journalists from 13 countries participating in the voting process.

    Among the voters who ranked Yamali first were journalists from three Arab states: Algeria, Tunisia, Jordan.

    The list of 13 participating countries included Albania, Algeria, Burkina Fason, Cape Verde, Honduras, Jordan, northern Macedonia, Mexico, Wales, Portugal, Switzerland, Tunisia and Turkey.

    In the overall outcome, however, Harry Kane, who collected 1.055 points and won the 2026 Golden Ball.

    The English striker finished the race with only 28 points more than Frenchman Kylyan Mbappe, who ranked second with 1,057 points.

    In third place, Lamine Yamal finished with 881 points, followed by his countrymen Rodri, who collected 726 points. Meanwhile, Lionel Messi, captain of Inter Miami, ranked fifth with 612 points.

    After them, Kvilatskhelia of Paris Saint-Germaini ranked sixth position with 541 points, ahead of his fellow Ottoman Dembele, who collected 418 points.

    At eighth place, Manchester City attacker Erling Haaland finished with 378 points. Following him was Michael Olyse of Baiern Munich with 296 points, while the first ten was added to the SPG’s Fabian Ruiz by 201 points.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Yamal kryeson për votat e para në Topin e Artë, Shqipëria mes 13 shteteve që votuan

    Yamal kryeson për votat e para në Topin e Artë, Shqipëria mes 13 shteteve që votuan

    Yamal kryeson për votat e para në Topin e Artë, Shqipëria mes 13 shteteve që votuan

    Revista franceze “France Football” ka publikuar të premten në mbrëmje detajet e votimit për Topin e Artë 2026, çmim që të hënën e kaluar iu nda sulmuesit të Bayern Munichut, Harry Kane, në ceremoninë e mbajtur në Londër.

    Pavarësisht se nuk arriti ta fitojë trofeun, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ishte futbollisti që mori më së shumti vota të para nga gazetarët e 13 vendeve pjesëmarrëse në procesin e votimit.

    Në mesin e votuesve që e renditën Yamalin në vendin e parë ishin edhe gazetarët nga tri shtete arabe: Algjeria, Tunizia dhe Jordania.

    Lista e 13 vendeve pjesëmarrëse përfshinte Shqipërinë, Algjerinë, Burkina Fason, Kepin e Gjelbër, Hondurasin, Jordaninë, Maqedoninë e Veriut, Meksikën, Uellsin, Portugalinë, Zvicrën, Tunizinë dhe Turqinë.

    Megjithatë, në rezultatin e përgjithshëm triumfoi Harry Kane, i cili grumbulloi 1.055 pikë dhe fitoi Topin e Artë 2026.

    Sulmuesi anglez e përfundoi garën me vetëm 28 pikë më shumë se francezi Kylian Mbappe, i cili u rendit i dyti me 1.027 pikë.

    Në vendin e tretë përfundoi Lamine Yamal me 881 pikë, i ndjekur nga bashkëkombësi i tij Rodri, që grumbulloi 726 pikë. Ndërkaq, Lionel Messi, kapiteni i Inter Miamit, u rendit i pesti me 612 pikë.

    Pas tyre, në pozitën e gjashtë u rendit Khvicha Kvaratskhelia i Paris Saint-Germainit me 541 pikë, përpara bashkëlojtarit të tij Ousmane Dembele, i cili grumbulloi 418 pikë.

    Në vendin e tetë përfundoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, me 378 pikë. Pas tij u rendit Michael Olise i Bayern Munichut me 296 pikë, ndërsa dhjetëshen e parë e plotësoi Fabian Ruiz i PSG-së me 201 pikë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • How were .3 billion stolen from Beanance within 20 minutes?

    How were $6.3 billion stolen from Beanance within 20 minutes?

    A cyberattack on Beanance, the world’s largest exchange for cryptodollar trading, has resulted in the theft of digital assets worth $6.3 billion ($5.65 billion).

    The hackers managed to penetrate systems authorising transfer of crypto notes and empty digital portfolios used for transaction processing.

    According to data recorded on the blockchain network, much of the theft was realized within just about 20 minutes, triggering a race to block the transfer of funds to addresses that cannot be controlled by authorities.

    The attack began shortly after 8:00 GMT on Thursday, as efforts to stop moving money focused on identifying and blocking addresses to which stolen assets were being sent.

    How were digital wallets emptied?

    According to American Blockcha analysis company, T RM Labs, the attack was focused on the biance infrastructure for transaction authorization.

    By compromising systems that approve transactions, the attackers managed to order the stock portfolios to release funds, writes Relax.

    At first, Banance suspected that a laptop computer had been compromised. However, later investigations identified other points of access to the system, though the company has not disclosed what it is all about.

    In simple words, the attacker may not have stolen the key to the safe, but may have taken control of the system that gives the safe an order to issue the money, Joshua Chu, a lawyer from Hong Kong, who is in charge of crypto notes, told Reuters.

    The complete way hackers infiltrated the Biance systems has not yet been clarified.

    The TRC findings identify the process of authorising transactions as the mechanism through which the affected portfolios were emptied, while Banance has not yet provided details to other security violations.

    Raising assets does not mean restoring them

    After the money was transferred, the attackers tried to shift stolen assets so that they could no longer be controlled by other parties and land issuers.

    About half of the stolen assets were solid currency (stablecoins), which their issuers have already frozen.

    Among the companies involved are Heather, Circle, Ripple and World Liberty Financial, the Trump family’s taking over into the cryptade sector.

    The freezing limits the possibility of using these assets or of turning them into cash. However, this does not mean that Banance will return the stolen funds.

    Other Kriptomoneds provide less opportunity for intervention.

    The TM estimated that some $2.4 billion in Bitcoin and Ether were out of control.

    The company also disclosed that part of the stolen funds had already been used as collateral to borrow from Ether.

    No company names Bitcoin or Ether, and no company can freeze these two krytomonedatas, said Patrick Tan, general legal adviser to the Syrian intelligence company Blockchain, Chain Argos.

    Tan said the ban on these assets would require the intervention of a stock exchange or mediator who could and would like to freeze them, or intervention of law enforcement bodies to secure private keys.

    Market participants expect hackers to try to hide traces by mixing stolen funds with other assets or by passing them through less – known cryptoids and scholarships.

    However, the widespread identification of stolen coins can make it increasingly difficult to transfer them through payment services providers.

    North Korean Relations Investigated

    Some American blockchan analysis companies have identified the similarity between this attack and operations previously attributed to North Korean hackers.

    The TRM said it had high confidence that the group responsible for the Byby attack last year, which the FBI attributed to North Korea, was also behind the theft in the Binance.

    Meanwhile, Chainalysis indicated that the revenues from last month’s attack on Bitget were mixed with funds stolen from Banance.

    Beanance’s co-director, Richard Tenng, said the company had not yet identified the attackers.

    North Korea regularly denies involvement in cryptoclean thefts and cyberattacks.

    Business promises to cover losses

    Teng said that Banance would cover losses through the company’s financial resources and funds to protect user assets, which contains a billion-dollar reserve in Bitcoin.

    The value of theft in the Alliance exceeded the $2.9 billion stolen in nearly 150 incidents involving cryptomoneds in the past year, according to the TM.

    Salt currency prices fell Friday, while the decline in the overall value of stable currency suggested investors were attracting money from digital assets. /Telegraphy/

  • Si u vodhën 6.3 miliardë dollarë nga Binance brenda 20 minutash?

    Si u vodhën 6.3 miliardë dollarë nga Binance brenda 20 minutash?

    Një sulm kibernetik ndaj Binance, bursës më të madhe në botë për tregtimin e kriptomonedhave, ka rezultuar me vjedhjen e aseteve digjitale në vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh (5.65 miliardë euro).

    Hakerët arritën të depërtonin në sistemet që autorizojnë transferimin e kriptomonedhave dhe të zbraznin portofolet digjitale të përdorura për përpunimin e transaksioneve.

    Sipas të dhënave të regjistruara në rrjetin blockchain, pjesa më e madhe e vjedhjes u realizua brenda vetëm rreth 20 minutash, duke shkaktuar një garë për të bllokuar transferimin e fondeve drejt adresave që nuk mund të kontrolloheshin nga autoritetet.

    Sulmi nisi pak pas orës 20:00 GMT të enjten, ndërsa përpjekjet për të ndalur lëvizjen e parave u përqendruan në identifikimin dhe bllokimin e adresave ku po dërgoheshin asetet e vjedhura.

    Si u zbrazën portofolet digjitale?

    Sipas kompanisë amerikane të analizave të blockchain-it, TRM Labs, sulmi ishte përqendruar në infrastrukturën e Binance për autorizimin e transaksioneve.

    Duke komprometuar sistemet që miratojnë transaksionet, sulmuesit arritën t’i urdhëronin portofolet e bursës që të lironin fondet, shkruan clashreport.

    Fillimisht, Binance dyshoi se ishte komprometuar një kompjuter laptop. Megjithatë, hetimet e mëvonshme identifikuan edhe pika të tjera të depërtimit në sistem, ndonëse kompania nuk ka bërë të ditur se për cilat bëhet fjalë.

    “Me fjalë të thjeshta, sulmuesi mund të mos e ketë vjedhur çelësin e kasafortës, por mund ta ketë marrë nën kontroll sistemin që i jep urdhër kasafortës të lëshojë paratë”, i tha Reuters-it Joshua Chu, avokat nga Hong Kongu, i cili merret me çështje të kriptomonedhave.

    Mënyra e plotë se si hakerët depërtuan në sistemet e Binance ende nuk është sqaruar.

    Gjetjet e TRM-së identifikojnë procesin e autorizimit të transaksioneve si mekanizmin përmes të cilit u zbrazën portofolet e prekura, ndërsa Binance ende nuk ka dhënë hollësi për shkeljet e tjera të sigurisë.

    Ngrirja e aseteve nuk do të thotë rikthim i tyre

    Pas transferimit të parave, sulmuesit u përpoqën t’i zhvendosnin asetet e vjedhura në mënyrë që ato të mos mund të kontrolloheshin më nga palët e tjera dhe emetuesit e tokenëve.

    Rreth gjysma e aseteve të vjedhura ishin monedha të qëndrueshme (stablecoins), të cilat emetuesit e tyre tashmë i kanë ngrirë.

    Në mesin e kompanive të përfshira janë Tether, Circle, Ripple dhe World Liberty Financial, sipërmarrja e familjes Trump në sektorin e kriptomonedhave.

    Ngrirja ua kufizon sulmuesve mundësinë për t’i përdorur këto asete ose për t’i kthyer ato në para të gatshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Binance do t’i rikthejë fondet e vjedhura.

    Kriptomonedhat e tjera ofrojnë më pak mundësi për ndërhyrje.

    TRM vlerësoi se rreth 2.4 miliardë dollarë në Bitcoin dhe Ether ishin jashtë mundësive të kontrollit.

    Kompania bëri të ditur gjithashtu se një pjesë e fondeve të vjedhura tashmë ishte përdorur si kolateral për të marrë hua në Ether.

    “Asnjë kompani nuk e emeton Bitcoin-in apo Ether-in dhe asnjë kompani nuk mund t’i ngrijë këto dy kriptomonedha”, tha Patrick Tan, këshilltar i përgjithshëm ligjor në kompaninë singaporiane të inteligjencës blockchain, ChainArgos.

    Tan tha se ndalimi i këtyre aseteve do të kërkonte ndërhyrjen e një burse ose ndërmjetësi që ka mundësi dhe vullnet për t’i ngrirë ato, ose ndërhyrjen e organeve të zbatimit të ligjit për të siguruar çelësat privatë.

    Pjesëmarrësit në treg presin që hakerët të përpiqen të fshehin gjurmët duke përzier fondet e vjedhura me asete të tjera ose duke i kaluar ato përmes kriptomonedhave dhe bursave më pak të njohura.

    Megjithatë, identifikimi më i gjerë i monedhave të vjedhura mund ta bëjë gjithnjë e më të vështirë transferimin e tyre përmes ofruesve të shërbimeve të pagesave.

    Po hetohen lidhjet me Korenë e Veriut

    Disa kompani amerikane të analizave të blockchain-it kanë identifikuar ngjashmëri mes këtij sulmi dhe operacioneve që më parë u janë atribuar hakerëve të Koresë së Veriut.

    TRM deklaroi se kishte besim të lartë se grupi përgjegjës për sulmin ndaj Bybit vitin e kaluar, të cilin FBI-ja ia atribuoi Koresë së Veriut, qëndronte edhe pas vjedhjes në Binance.

    Ndërkohë, Chainalysis bëri të ditur se të ardhurat nga sulmi i muajit të kaluar ndaj Bitget po përziheshin me fondet e vjedhura nga Binance.

    Bashkëdrejtori ekzekutiv i Binance, Richard Teng, tha se kompania ende nuk i kishte identifikuar sulmuesit.

    Koreja e Veriut rregullisht mohon përfshirjen në vjedhjet e kriptomonedhave dhe sulmet kibernetike.

    Binance premton të mbulojë humbjet

    Teng tha se Binance do t’i mbulojë humbjet përmes burimeve financiare të kompanisë dhe fondit të saj për mbrojtjen e aseteve të përdoruesve, i cili përmban një rezervë prej një miliard dollarësh në Bitcoin.

    Vlera e vjedhjes në Binance tejkaloi 2.9 miliardë dollarët e vjedhur në afro 150 incidente që përfshinë kriptomonedhat gjatë vitit të kaluar, sipas TRM-së.

    Çmimet e kriptomonedhave ranë të premten, ndërsa rënia e vlerës së përgjithshme të monedhave të qëndrueshme sugjeroi se investitorët po tërhiqnin paratë nga asetet digjitale. /Telegrafi/

  • Ndikimi nazist, korrupsioni dhe tragjeditë: Periudhat më të errëta në historinë e gjashtë klubeve të mëdha evropiane

    Ndikimi nazist, korrupsioni dhe tragjeditë: Periudhat më të errëta në historinë e gjashtë klubeve të mëdha evropiane

    Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit kanë kaluar edhe periudha të errëta, të shënuara nga tragjedi njerëzore, skandale korrupsioni, luftëra dhe ndikimi i regjimeve politike.

    Manchester Unitedi, Liverpooli, Barcelona, Bayern Munichu, Juventusi dhe Torino janë gjashtë klubet që kanë përjetuar ngjarje të rënda, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e tyre.

    Manchester United – tragjedia e Mynihut që mori jetën e tetë futbollistëve

    Një nga datat më të dhimbshme në historinë e Manchester Unitedit është 6 shkurti i vitit 1958. Atë ditë, skuadra angleze po kthehej nga Beogradi, ku kishte siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Evropës pas përballjes me Crvena Zvezdën.

    Avioni u ndal në Mynih të Gjermanisë për furnizim me karburant, por përpjekjet për t’u ngritur në ajër dështuan dy herë për shkak të problemeve me motorin. Në tentimin e tretë, bora dhe lluca në pistë penguan avionin të arrinte shpejtësinë e nevojshme. Ai doli nga pista, përplasi një gardh rrethues dhe u përplas me një ndërtesë, duke marrë flakë.

    Në bord ndodheshin 44 persona, përfshirë futbollistë, gazetarë dhe tifozë. Tragjedia mori jetën e 23 personave, mes tyre tetë futbollistë të skuadrës së njohur si “Busby Babes”.

    Portieri Harry Gregg ishte ndër ata që ndihmuan në shpëtimin e të mbijetuarve, ndërsa trajneri Matt Busby pësoi lëndime të rënda, por arriti të rikuperohej. Edhe Bobby Charlton i mbijetoi aksidentit, për të vazhduar më pas një karrierë të jashtëzakonshme.

    Pavarësisht goditjes së madhe, Busby u kthye në drejtimin e skuadrës dhe nisi rindërtimin e saj. Dhjetë vjet pas tragjedisë, Manchester Unitedi fitoi për herë të parë Kupën e Evropës. Aksidenti i Mynihut mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e futbollit anglez.

    Liverpool – tragjedia e Hillsboroughit dhe 97 jetët e humbura

    Më 15 prill 1989, Liverpooli u përball me Nottingham Forestin në gjysmëfinalen e Kupës FA, në stadiumin Hillsborough. Ajo që duhej të ishte një ditë e rëndësishme sportive u shndërrua në një nga tragjeditë më të rënda në historinë e futbollit.

    Për shkak të mbingarkesës jashtë stadiumit, komandanti i policisë David Duckenfield urdhëroi hapjen e një porte të madhe hyrëse. Si pasojë, mijëra tifozë u drejtuan drejt tribunave qendrore të sektorit Leppings Lane, ku hapësira ishte e pamjaftueshme për të përballuar numrin e madh të njerëzve.

    Presioni i krijuar në tribuna shkaktoi një shtypje fatale të tifozëve. Në total, 97 persona humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë u lënduan. Ndeshja u ndërpre pas ngjarjeve tragjike.

    Në ditët që pasuan, pati përpjekje për t’ua hedhur fajin tifozëve të Liverpoolit, përfshirë raportime të pavërteta në disa media. Hetimet e mëvonshme rrëzuan këto pretendime dhe nxorën në pah dështimet e policisë në menaxhimin e turmës.

    Një hetim i ri në vitin 2016 arriti në përfundimin se tifozët ishin vrarë në mënyrë të paligjshme. Tragjedia e Hillsboroughit mbetet një plagë e hapur për klubin dhe familjet e viktimave.

    Barcelona – vrasja e presidentit Josep Sunyol gjatë Luftës Civile Spanjolle

    Barcelona kaloi një nga periudhat më të vështira në vitet 1930, kur trazirat politike në Spanjë ndikuan drejtpërdrejt edhe në klub.

    Një nga ngjarjet më të rënda ishte vrasja e presidentit Josep Sunyol, i cili ishte zgjedhur në krye të Barcelonës në korrik të vitit 1935. Ai ishte gjithashtu përfaqësues politik i së majtës republikane katalanase.

    Pas shpërthimit të Luftës Civile Spanjolle në vitin 1936, Sunyol udhëtoi drejt Madridit. Gjatë rrugës, automjeti i tij hyri në një territor të kontrolluar nga forcat besnike të Francisco Francos. Pasi u identifikua si figurë republikane, ai u ekzekutua pa gjyq më 6 gusht 1936.

    Në historinë e Barcelonës, Sunyol njihet si “presidenti martir”. Klubi e ka përkujtuar atë ndër vite, përfshirë edhe përmes një memoriali në vendin ku u vra.

    Paqëndrueshmëria politike dhe financiare ndikoi rëndë në Barcelonë. Gjatë viteve 1930, klubi nuk arriti të fitonte titullin e La Ligës apo Kupën e Mbretit. Në vitin 1937, një grup i organizuar nga punonjësit e klubit mori disa futbollistë në një turne në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Të ardhurat nga ky udhëtim ndihmuan në përmirësimin e gjendjes financiare dhe në shmangien e një krize edhe më të madhe.

    Bayern Munich – ndikimi i regjimit nazist dhe largimi i presidentit hebre

    Bayern Munichu u përball me një periudhë të errët pas ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit dhe Partisë Naziste në vitin 1933.

    Klubi kishte fituar titullin e parë të kampionit të Gjermanisë në vitin 1932, nën drejtimin e presidentit hebre Kurt Landauer dhe trajnerit Richard Kohn. Por ngritja e regjimit nazist solli ndryshime të mëdha.

    Landauer u detyrua të largohej nga posti i presidentit dhe më vonë u burgos në një kamp përqendrimi. Për shkak të lidhjeve të tij me komunitetin hebre, Bayerni u etiketua nga nazistët si “Judenklub”, që do të thotë “klub hebre”.

    Në vitin 1935, klubi u detyrua të zbatonte rregulla diskriminuese, ndërsa anëtarë të Partisë Naziste morën pozita në strukturat drejtuese. Edhe simboli i klubit u ndryshua gjatë asaj periudhe. Nga viti 1938 deri më 1945, në stemën e Bayernit u shfaqën simbole të regjimit nazist, përfshirë svastikën.

    Klubi nuk arriti të fitonte trofe të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe. Për shumë vite, historia e tij nën regjimin nazist nuk u trajtua me transparencën e nevojshme, por në vitin 2011 Bayerni nisi ta përkujtonte hapur atë kapitull dhe rolin e Kurt Landauerit, të cilin e cilësoi si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit.

    Juventusi – skandali Calciopoli dhe rënia në Serie B

    Në vitin 2006, Juventusi u përfshi në një nga skandalet më të mëdha të futbollit italian, të njohur si Calciopoli.

    Hetimet zbuluan një sistem ndikimi në përzgjedhjen e gjyqtarëve për ndeshjet e Serie A-s. Në qendër të skandalit ishte drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, bisedat telefonike të të cilit me zyrtarë të futbollit u bënë pjesë e hetimeve.

    Përveç Juventusit, në proces u përfshinë edhe klube të tjera të njohura, si Milani, Fiorentina dhe Lazio. Pas vendimeve disiplinore, Juventusi u dënua me zbritje në Serie B, iu hoqën titujt e sezonit 2004/05 dhe 2005/06, ndërsa skuadra e nisi sezonin pasues me nëntë pikë minus.

    Vendimi pati pasoja të mëdha në përbërjen e skuadrës. Disa prej yjeve, përfshirë Zlatan Ibrahimovicin, Patrick Vieiran dhe Fabio Cannavaron, u larguan nga Torino. Në anën tjetër, Alessandro Del Piero, Gianluigi Buffon, Pavel Nedved dhe David Trezeguet vendosën të qëndronin dhe ta ndihmonin klubin në Serie B.

    Juventusi u rikthye në elitën e futbollit italian në vitin 2007, por Calciopoli mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë së tij.

    Juventusi dhe Liverpooli – tragjedia e Heyselit

    Një tjetër ngjarje që lidh historinë e Juventusit dhe Liverpoolit është tragjedia e stadiumit Heysel në Bruksel, më 29 maj 1985.

    Para finales së Kupës së Evropës mes dy skuadrave, përplasjet mes tifozëve shkaktuan panik në tribuna. Disa tifozë të Liverpoolit sulmuan sektorin ku ndodheshin mbështetës të Juventusit, duke bërë që turma të largohej në mënyrë të pakontrolluar.

    Në përpjekje për t’u shpëtuar përplasjes, shumë tifozë u shtynë drejt një muri betoni, i cili u shemb nën presionin e turmës. Si pasojë, 39 persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë u lënduan.

    Pavarësisht tragjedisë, finalja nuk u anulua. Me vendim të organizatorëve, ndeshja u zhvillua dhe Juventusi fitoi me rezultat 1-0.

    Pas ngjarjes, klubet angleze u përjashtuan nga garat evropiane për pesë vjet, ndërsa Liverpooli u dënua me një vit shtesë. Tragjedia e Heyselit pati ndikim të madh në mënyrën se si u trajtua siguria në stadiumet evropiane.

    Torino – rrëzimi i avionit që shkatërroi skuadrën legjendare

    Në fund të viteve 1940, Torino ishte një nga skuadrat më dominuese të futbollit italian. Klubi kishte fituar pesë tituj kampioni, përfshirë katër radhazi nga viti 1945 deri më 1949.

    Por më 4 maj 1949, një tragjedi ajrore i dha fund asaj skuadre të jashtëzakonshme. Pas një ndeshjeje miqësore kundër Benficës në Lisbonë, futbollistët e Torinos po ktheheshin në Itali.

    Avioni bëri ndalesë në Barcelonë për furnizim me karburant, por gjatë udhëtimit drejt Torinos kushtet atmosferike u përkeqësuan ndjeshëm. Mjegulla, shiu dhe dukshmëria e dobët e vështirësuan fluturimin.

    Avioni u përplas në kodrën Superga, pranë Torinos, ku ndodhet një bazilikë katolike. Të 31 personat në bord humbën jetën, përfshirë futbollistët, anëtarët e ekipit dhe gazetarët.

    Hetimet e mëvonshme treguan se një defekt në altimetër kishte dhënë të dhëna të pasakta për lartësinë e avionit, ndërsa kushtet e këqija atmosferike e bënë të pamundur shmangien e përplasjes.

    Pas tragjedisë, Torino u shpall kampion i Italisë për sezonin 1948/49. Në katër ndeshjet e mbetura, klubi dhe kundërshtarët e tij aktivizuan kryesisht futbollistë të rinj. Varrimi i viktimave u përcoll nga qindra mijëra njerëz në rrugët e qytetit.

    Ngjarja e njohur si tragjedia e Supergës mbetet një nga humbjet më të mëdha në historinë e futbollit italian./Telegrafi/