Blog

  • Ndryshimi i shumëpritur vjen në MacBook Pro

    Ndryshimi i shumëpritur vjen në MacBook Pro

    Apple ka prezantuar modelet e reja të MacBook Pro, të cilat sjellin ekrane OLED dhe, për herë të parë, mbështetje për ekran me prekje në kompjuterët Mac.

    Kompania amerikane ka prezantuar një seri të re të MacBook Pro, e cila do të shitet paralelisht me modelet ekzistuese.

    Risia kryesore është ekrani PROLED XDR, i cili përdor teknologjinë Tandem OLED, të njohur nga modelet iPad Pro. Kjo teknologji vendos dy panele OLED njëri mbi tjetrin për të rritur ndriçimin.

    Ekrani i ri mund të arrijë ndriçim maksimal prej 2.000 nitësh, ndërsa ndriçimi i qëndrueshëm arrin deri në 1.000 nitë. Ai mbështet gjithashtu frekuenca të ndryshueshme rifreskimi nga 10 Hz deri në 120 Hz, si dhe gamat e ngjyrave P3 dhe Adobe RGB.

    Një tjetër risi e rëndësishme është mbështetja për ekran me prekje, e cila po vjen për herë të parë në kompjuterët Mac. Apple e sheh këtë funksion si një mënyrë shtesë për ndërveprimin me përmbajtjen dhe projektet brenda aplikacioneve, dhe jo si zëvendësim të tastierës dhe mausit.

    Megjithatë, sistemi operativ macOS nuk është ridizajnuar plotësisht për përdorim me prekje. Gjithashtu, Apple nuk ka përmendur mbështetjen për lapsin dixhital Apple Pencil.

    Ndryshimi i tretë në ekran është zëvendësimi i prerjes së njohur si notch me Dynamic Island. Megjithatë, modelet e reja nuk kanë Face ID, kështu që Touch ID mbetet mënyra e vetme biometrike për autentifikim të sigurt.

    Apple ka bërë edhe ndryshime në dizajn. Modelet e reja janë disa milimetra më të vogla në secilin dimension dhe, varësisht nga modeli, peshojnë rreth 200 deri në 300 gramë më pak. Sistemi i brendshëm i ftohjes është ridizajnuar për ta larguar ajrin e ngrohtë nga ekrani.

    Një veçori që mund t’i gëzojë veçanërisht adhuruesit e modeleve të vjetra është rikthimi i logos së ndriçuar të Apple në pjesën e pasme të kapakut.

    Sistemi i zërit është përmirësuar gjithashtu. Modelet e reja ruajnë sistemin me gjashtë altoparlantë, por kanë nënvuferë të rinj që ofrojnë bas 50 për qind më të thellë, si dhe altoparlantë të përmirësuar për frekuencat e larta. Dizajni është përshtatur që zëri të mbetet cilësor edhe kur kapaku është i mbyllur.

    Përveç këtyre ndryshimeve, modelet e reja ruajnë çipat M5 Pro dhe M5 Max, opsionet e njëjta të memories dhe hapësirës së ruajtjes, lidhjet dhe jetëgjatësinë e baterisë.

    Sipas njoftimit, seria PROLED XDR ka këto çmime fillestare:

    • MacBook Pro 14 inç me M5 Pro: 2.899 dollarë.
    • MacBook Pro 16 inç me M5 Pro: 3.399 dollarë.
    • Versioni me M5 Max, 14 inç: 4.499 dollarë.
    • Versioni me M5 Max, 16 inç: 4.799 dollarë.

    Porositë paraprake kanë nisur më 28 tetor, ndërsa shitja zyrtare pritet të fillojë më 6 nëntor. /Telegrafi/

  • Pentagon urges European allies to ease rhetoric against Russia

    Pentagon officials have been urging several NATO member states in recent weeks to ease public statements about the threat Russia poses, arguing that some positions of European leaders and officials are undermining security on the continent.

    This has been made known to four people familiar with the issue, who have spoken on condition of anonymity.

    According to them, Lithuania, Latvia, and Estonia are among the countries that have received messages from American officials. These countries have been asked to show more restraint in their public statements. Messages have been forwarded during bilateral meetings, while it is unknown whether similar requests have been addressed to other European governments.

    This US initiative comes at the time when President Donald Trump’s administration has resumed efforts to promote a negotiated end to the war in Ukraine, which has already entered its fifth year.

    Washington’s recent efforts have included incentives for Russia, including the possibility of easing sanctions, as well as pressure on Ukraine to halt attacks on Russian energy infrastructure.

    Asked about this case, an Pentagon official answered: The private talks among the allies are just that, so we will not comment on these charges. )

    According to one of the informers on the issue, among the statements that have disturbed American officials are the suggestions of European leaders that Russia is blocked and is using increasingly desperate measures as Ukraine’s conquest undergoes a slowdown.

    One of the American officials who conveyed this message was Elbridge Colby, the head of the Pentagon politics and one of the key figures in the current revision of the number of American troops deployed in Europe. Reuters has indicated it has failed to determine which other American officials were involved.

    Sources, among which there are three European officials and an American official, have not hinted that Washington’s advice is being conveyed in a confrontational way.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pentagoni u kërkon aleatëve evropianë të zbusin retorikën ndaj Rusisë

    Pentagoni u kërkon aleatëve evropianë të zbusin retorikën ndaj Rusisë

    Pentagoni u kërkon aleatëve evropianë të zbusin retorikën ndaj Rusisë

    Zyrtarë të Pentagonit u kanë kërkuar gjatë javëve të fundit disa vendeve anëtare të NATO-s që të zbusin deklaratat publike për kërcënimin që paraqet Rusia, me arsyetimin se disa qëndrime të liderëve dhe zyrtarëve evropianë po minojnë sigurinë në kontinent.

    Këtë e kanë bërë të ditur katër persona të njohur me çështjen, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

    Sipas tyre, në mesin e vendeve që kanë marrë mesazhe nga zyrtarët amerikanë janë Lituania, Letonia dhe Estonia. Këtyre shteteve u është kërkuar të tregohen më të përmbajtura në deklaratat e tyre publike. Mesazhet janë përcjellë gjatë takimeve dypalëshe, ndërsa nuk dihet nëse kërkesa të ngjashme u janë adresuar edhe qeverive të tjera evropiane.

    Kjo nismë e SHBA-së vjen në kohën kur administrata e presidentit Donald Trump ka rifilluar përpjekjet për të nxitur një përfundim të negociuar të luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë.

    Përpjekjet e fundit të Uashingtonit kanë përfshirë stimuj për Rusinë, përfshirë mundësinë e lehtësimit të sanksioneve, si dhe presion ndaj Ukrainës për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

    I pyetur për këtë çështje, një zyrtar i Pentagonit është përgjigjur: “Bisedat private midis aleatëve janë pikërisht kaq, kështu që ne nuk do të komentojmë mbi këto akuza.”

    Sipas njërit prej personave të informuar për këtë çështje, ndër deklaratat që kanë shqetësuar zyrtarët amerikanë janë edhe sugjerimet e liderëve evropianë se Rusia është e bllokuar dhe se po përdor masa gjithnjë e më të dëshpëruara, ndërsa pushtimi i Ukrainës po pëson ngadalësim.

    Një nga zyrtarët amerikanë që e ka përcjellë këtë mesazh ishte Elbridge Colby, kreu i politikave në Pentagon dhe një nga figurat kyçe në rishikimin aktual të numrit të trupave amerikane të dislokuara në Evropë. Reuters ka bërë të ditur se nuk ka arritur të përcaktojë se cilët zyrtarë të tjerë amerikanë ishin të përfshirë.

    Burimet, në mesin e të cilave janë tre zyrtarë evropianë dhe një zyrtar amerikan, nuk kanë lënë të kuptohet se këshilla e Uashingtonit është përcjellë në mënyrë konfrontuese.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Belgian prosecution seeks two years in prison for Radja Nainggolan, suspected of money laundering

    Belgian prosecution has asked for two years in prison for former Rome and Inter football player Radja Nainggolan, who is suspected of involvement in a money laundering case under a cocaine trafficking investigation.

    Naggolan, 38-year-old, allegedly laundered 105 thousand and 500 euros for a criminal organisation, while prosecutors claim he has accepted more than 100 thousand euros over several months from a person’s brother involved in organised crime in Belgium.

    The issue is being handled by Belgian justice, which has already applied for the former midfielder’s two-year sentence.

    Nainggolan has a long career in European football, during which he has played for several popular clubs, including Rome and Inter in Italy. He has also been part of Belgium’s representative.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Radja Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

    Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Radja Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

    Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Radja Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

    Prokuroria belge ka kërkuar dy vjet burgim për ish-futbollistin e Romës dhe Interit, Radja Nainggolan, i cili dyshohet për përfshirje në një rast të pastrimit të parave në kuadër të një hetimi për trafikim të kokainës.

    Nainggolan, 38-vjeçar, dyshohet se ka pastruar 105 mijë e 500 euro për një organizatë kriminale, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai ka pranuar më shumë se 100 mijë euro gjatë disa muajve nga vëllai i një personi të përfshirë në krimin e organizuar në Belgjikë.

    Çështja po trajtohet nga drejtësia belge, e cila tashmë ka paraqitur kërkesën për dënimin e ish-mesfushorit me dy vjet burgim.

    Nainggolan ka një karrierë të gjatë në futbollin evropian, gjatë së cilës ka luajtur për disa klube të njohura, përfshirë Romën dhe Interin në Itali. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Belgjikës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo Post honours Kosovo Accords festival with postage stamps

    Kosovo Post, via its Filateli, in co-operation with Kosovo Radio Television ( RTK, has named the extraordinary postage stamp show dedicated to the Kosovo Festival of Accords.

    Post board was promoted tonight, on the first night of the festival, in the presence of a large number of artists, guests and spectators, as well as RTK viewers through live broadcasting, marking a special dedication of the Kosovo Post for the country’s musical and artistic life.

    The philosophical show includes postage stamp and First Day envelope, through which the Kosovo Post honours the return of the Kosovo Festival, bringing beyond borders the history, identity and cultural heritage of the Republic of Kosovo.

    Kosovo Post thanks RTK for co-operation and wishes the festival to the Kosovo Accords succeed, inspired artists and the public unforgettable emotions. Kosovo Post invites citizens, collectors and businesses to buy this beautiful postage stamp, making it part of their collections and contributing to the preservation and promotion of the country’s cultural and artistic values, the Kosovo Post communique says.

    Source Layer: RTKLive

  • Posta e Kosovës nderon festivalin “Akordet e Kosovës” me pullë postare

    Posta e Kosovës nderon festivalin “Akordet e Kosovës” me pullë postare

    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka emetuar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare kushtuar festivalit “Akordet e Kosovës”.

    Pulla postare u promovua sonte, në natën e parë të festivalit, në praninë e një numri të madh artistësh, mysafirësh dhe spektatorësh, si dhe të teleshikuesve të RTK-së përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, duke shënuar një dedikim të veçantë të Postës së Kosovës për jetën muzikore dhe artistike të vendit.

    Emisioni filatelik përfshin pullën postare dhe zarfin e Ditës së Parë, përmes të cilit Posta e Kosovës nderon rikthimin e festivalit “Akordet e Kosovës”, duke sjell përtej kufijve historinë, identitetin dhe trashëgiminë muzikore e kulturore të Republikës së Kosovës.

    “Posta e Kosovës falënderon RTK-në për bashkëpunimin dhe i uron festivalit “Akordet e Kosovës” suksese, artistëve frymëzim dhe publikut emocione të paharruara. Posta e Kosovës fton qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që ta blejnë këtë pullë të bukur postare, duke e bërë pjesë të koleksioneve të tyre dhe duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave artistike e kulturore të vendit”, thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • PSG-ja vazhdon marshimin drejt kreut, merr fitore të thellë ndaj Le Havres

    PSG-ja vazhdon marshimin drejt kreut, merr fitore të thellë ndaj Le Havres

    Paris Saint-Germaini ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Le Havres, duke e mposhtur me rezultat 5-1 të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligue 1 të Francës.

    Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte mbrojtësi maroken Achraf Hakimi, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime.

    27-vjeçari ishte vendimtar në suksesin e parisienëve, pasi shënoi golin e dytë, të tretë dhe të pestë të skuadrës së tij.

    Përveç golave, Hakimi asistoi edhe në realizimet e Mika Godts dhe Senny Mayulu, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të pesë golat e PSG-së.

    Golin e vetëm për Le Havren e realizoi Josh Maja, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e thellë ndaj kampionëve francezë.

    Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini vazhdon të kryesojë në Ligue 1 me 20 pikë, ndërsa Le Havre mbetet në fund të tabelës me vetëm dy pikë.

    Për Hakimin, kjo paraqitje e konfirmon formën e mirë në këtë edicion, ku deri më tani ka regjistruar tri gola dhe tri asistime./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Mishi i pulës i dy markave braziliane del i kontaminuar me salmonelë, AUV urdhëron tërheqjen nga tregu

    Mishi i pulës i dy markave braziliane del i kontaminuar me salmonelë, AUV urdhëron tërheqjen nga tregu

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të mishit të ngrirë të pulës me origjinë nga Brazili, të importuar nga kompania Apetit SHPK, pasi në mostrat e analizuara është konstatuar prania e bakterit Salmonella Minnesota.

    AUV ka bërë të ditur se konstatimi është bërë në kuadër të kontrolleve të jashtëzakonshme të mishit të importuar, të urdhëruara nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

    Sipas njoftimit, produktet për të cilat është konstatuar prania e bakterit janë të markave “Coopavel” dhe “Superfrango”, të dyja me origjinë nga Brazili.

    Pas rezultateve laboratorike, AUV ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të këtyre produkteve, vendosjen e tyre nën kontroll zyrtar dhe tërheqjen nga tregu.

    Salmonella Minnesota është një bakter që mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale dhe të transmetohet përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar ose përmes kontaminimit të kryqëzuar gjatë përgatitjes së mishit.

    Ndërkohë, kontrollet e jashtëzakonshme po vazhdojnë për verifikimin e të gjithë sasisë së importuar, përfshirë gjurmueshmërinë e produkteve nga hyrja në Kosovë deri te pikat e shitjes, sasitë e shpërndara dhe ato që kanë mbetur në stok.

    Po ashtu, AUV do të verifikojë etiketimin, datat e prodhimit dhe skadencës, certifikatat veterinare, kushtet e ruajtjes dhe do të kryejë analiza shtesë laboratorike.

    Sipas AUV-së, operatori ekonomik është përgjegjës për sigurinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve, tërheqjen e tyre nga tregu dhe informimin e konsumatorëve.

    Agjencia ka bërë të ditur se do të mbikëqyrë zbatimin e masave dhe do të përcaktojë trajtimin përfundimtar të produkteve, përfshirë asgjësimin e tyre nëse vlerësohet e nevojshme.

    AUV ka paralajmëruar se do ta informojë publikun për rezultatet e kontrolleve dhe masat e mëtejshme./Telegrafi/

  • AUV stops selling and orders an withdrawal from Brazil’s chicken market

    The Food and Veterinary Agency has temporarily banned the sale and ordered the market’s withdrawal of some frozen chicken meat products imported by Brazil by the company Apetit) The KPS, following the completion of the Salmonella Minnesota bacteria in the analyzed samples.

    According to AUV’s announcement, the presence of the bacteria has been ascertained under extraordinary imported meat checks, which were ordered by Agriculture, Forestry and Rural Development Minister Armend Muja.

    Based on the lab results and the Food Law, The AUV has imposed a temporary ban on the circulation of identified products, their deployment under official control and withdrawal from the market.

    The products this decision has been made are:

    • Copopavel Origin: Brazil No. of approval: SIF 3887 LOT: R-14427

    • Superfrandergo. Brazil No. of approval: SIF 3404 LOT: R20598

    AUV has warned that Salmonella Minnesota is a pathogenic serotype of the salmonella entenrica bacteria whose presence in food poses a potential threat to human health.

    According to the agency, this bacterium can cause gastrointhestial infections and can be transmitted through consumption of contaminated food but also through crosscontaminated contamination during treatment and meat preparation.

    The AUV has called on consumers who possess products with the right numbers of LOT not to consume them and turn them back to the point where they bought them.

    Meanwhile, extraordinary controls are continuing to verify the total importable amount, including traceability of products from the entry into Kosovo to the selling points, distributed quantities and those left in the stock.

    Also, the AUV is verifying labels, production and expiration dates, veterinarian certificates, conservation conditions, and conducting additional laboratory tests.

    The agency has made it known that the economic operator is responsible for insurance and tracking products, attracting them from the market and informing consumers.

    The AUV will monitor the implementation of the measures and determine the final treatment of products on the basis of risk assessment, including extermination if necessary.

    The agency has warned that it will inform the public of the results of the raids and further measures.

    Source Layer: Dukeagini