Blog

  • Zbulohen pikët e Topit të Artë 2026 – diferenca mes Kane dhe Mbappe jashtëzakonisht e vogël

    Zbulohen pikët e Topit të Artë 2026 – diferenca mes Kane dhe Mbappe jashtëzakonisht e vogël

    Harry Kane e fitoi Topin e Artë 2026 në konkurrencën e meshkujve me vetëm 28 pikë më shumë se Kylian Mbappe.

    Sulmuesi i Bayern Munichut dhe kombëtares së Anglisë e fitoi për herë të parë në karrierën e tij trofeun prestigjioz, në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në “London Palladium”.

    Kryeredaktori i revistës France Football zbuloi se diferenca mes Kane, fituesit të çmimit, dhe Mbappes, i cili përfundoi në vendin e dytë, ishte shumë e vogël. Madje, diferenca prej 28 pikësh ishte më e ngushtë se ajo e vitit 2024, kur Rodri e mposhti Vinicius Juniorin me 41 pikë epërsi.

    Tashmë janë publikuar edhe votat zyrtare për dhjetë futbollistët e parë në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, të bëra publike nga gazeta franceze L’Equipe.

    Në panelin e votimit të France Football morën pjesë gjithsej 150 gazetarë: 100 për çmimin e meshkujve dhe 50 për atë të femrave. Secili prej tyre duhej të përzgjidhte dhjetë futbollistët më të mirë nga lista me 30 kandidatë përkatës për secilin çmim.

    Futbollistët merrnin pikë në bazë të renditjes së tyre: 15 pikë për vendin e parë, 12 për të dytin, 10 për të tretin, pastaj 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Kështu, një futbollist mund të grumbullonte maksimumi 1.500 pikë.

    Vlerësimi u bazua vetëm në paraqitjet gjatë sezonit 2025/26. Për këtë arsye, Rodri, i cili tani luan për Barcelonën, u vlerësua për paraqitjet me Manchester Cityn, si dhe për sukseset me Përfaqësuesen e Spanjës në Kupën e Botës.

    Kane grumbulloi 1.055 pikë, më shumë se dy të tretat e maksimumit të mundshëm, ndërsa Mbappé përfundoi me 1.027 pikë. Sipas të dhënave të publikuara nga L’Equipe, sulmuesi anglez u votua në vendin e parë nga 43 prej 100 gazetarëve, ndërsa ylli francez mori 28 vota për vendin e parë.

    Në pozitën e tretë u rendit Lamine Yamal, i cili grumbulloi 881 pikë. Megjithatë, talenti i Barcelonës mbeti dukshëm prapa dy futbollistëve të parë.

    Dhjetë futbollistët e parë në renditjen e Topit të Artë 2026:

    Harry Kane (Bayern Munich dhe Angli) – 1.055 pikë

    Kylian Mbappe (Real Madrid dhe Francë) – 1.027 pikë

    Lamine Yamal (Barcelona dhe Spanjë) – 881 pikë

    Rodri (Manchester City dhe Spanjë) – 726 pikë

    Lionel Messi (Inter Miami dhe Argjentinë) – 612 pikë

    Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain dhe Gjeorgji) – 541 pikë

    Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain dhe Francë) – 418 pikë

    Erling Haaland (Manchester City dhe Norvegji) – 378 pikë

    Michael Olise (Bayern Munich dhe Francë) – 296 pikë

    Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain dhe Spanjë) – 201 pikë

    /Telegrafi/

  • Nis zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 5, në moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit

    Nis zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 5, në moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit

    Ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i spektaklit “Big Brother VIP Kosova”, duke rikthyer në ekran një nga formatet më të ndjekura të televizionit kosovar.

    Nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, spektakli ka hapur dyert e shtëpisë për një edicion të ri, i cili vjen me një format të ndryshuar dhe premton të sjellë disa personazhe të njohur që në mbrëmjen e parë.

    Gjatë hapjes së spektaklit janë prezantuar edhe dy opinionistët e këtij edicioni: aktorja shqiptare Rudina Dembacaj dhe gazetari e prezantuesi Resul Sinani.

    Ata do të jenë pjesë e panelit që do të komentojë lojën, debatet dhe dinamikat e banorëve gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

    Edicioni i pestë pritet të sjellë emra të njohur nga fusha të ndryshme të artit, muzikës dhe ekranit, ndërsa publiku do të mësojë gjatë kësaj mbrëmjeje se cilët prej tyre do të bëhen pjesë e garës për çmimin e madh. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • The eight Judges awaiting Big Brother V IP Kosova 5

    The eight Judges awaiting Big Brother V IP Kosova 5

    AThe known actor Osman Azemi seems to be among those looking forward to the launch of the Grand Brother’s fifth edition. V IP Kosova.

    Through a story published in the Instagram, Azzam has shared a video that he accompanied with the inscription: Big Brother awaits.

    In the meantime, just a few minutes to split us from the start of Big Brother. V IP Kosovo 5.

    Eyes and ears to the Kosova Clan because tonight’s show!

    The eight Judges awaiting Big Brother V IP Kosova 5

  • Official Big Brother Launch V IP Kosova 5, show comes with surprises ( VIDEOS)

    Kofficially initiated the fifth edition of the long-awaited show, Big Brother V IP Kosova.

    The first president of this season is expected to bring emotions, surprises and a special spectacle, which the public will be able to follow even through the YouTube platform.

    Part of this edition will become popular personalities by music, television, art, and various areas of public life.

    The first surprise from the Great Brother was discovered last evening when the three residents went inside the house, warning what was expected during this season.

    However, the real show started tonight, with Prime’s first Big Brother V IP Kosova 5, where new entrances are expected and many moments will keep the public stuck behind the screen.

    Follow LeVE to YouTube.

  • Nis zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 5, spektakli vjen me surpriza (VIDEO)

    Nis zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 5, spektakli vjen me surpriza (VIDEO)

    Nis zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 5, spektakli vjen me surpriza (VIDEO)

    Ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i spektaklit të shumëpritur, Big Brother VIP Kosova.

    Prime i parë i këtij sezoni pritet të sjellë emocione, surpriza dhe një spektakël të veçantë, të cilin publiku do të ketë mundësi ta ndjekë LIVE edhe përmes platformës YouTube.

    Pjesë e këtij edicioni do të bëhen personalitete të njohura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

    Befasia e parë nga Vëllai i Madh u zbulua mbrëmjen e kaluar, kur tre banorë u futën brenda shtëpisë, duke paralajmëruar atë që pritet të ndodhë gjatë këtij sezoni.

    Megjithatë, spektakli i vërtetë nisi sonte, me Prime-in e parë të Big Brother VIP Kosova 5, ku priten hyrje të reja dhe shumë momente që do ta mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit.

    Ndiqeni LIVE edhe në Youtube.

  • ‘Teta Gjyli’ në pritje të Big Brother VIP Kosova 5

    ‘Teta Gjyli’ në pritje të Big Brother VIP Kosova 5

    ‘Teta Gjyli’ në pritje të Big Brother VIP Kosova 5

    Aktori i njohur, Osman Azemi, duket se është në mesin e atyre që po e presin me padurim nisjen e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

    Përmes një story të publikuar në Instagram, Azemi ka ndarë një video, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Tu e prit Big Brother”.

    Ndërkaq, vetëm edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e Big Brother VIP Kosova 5.

    Sytë dhe veshët katër kah Klan Kosova, sepse sonte nis spektakli!

    The eight Judges awaiting Big Brother V IP Kosova 5

  • Treshja e parë gati për sonte - po shkëlqejnë!

    Treshja e parë gati për sonte – po shkëlqejnë!

    Treshja e parë gati për sonte - po shkëlqejnë!

    Treshja e parë gati për sonte – po shkëlqejnë!

    Treshja e banorëve që u futën mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 kanë tërhequr vëmendjen edhe me paraqitjen e tyre elegante.

    Antoneta, Arlinda dhe Nichi kanë pozuar së bashku, duke u shfaqur mjaft elegantë me veshjet e përzgjedhura për këtë mbrëmje.

    Në veçanti, vëmendje mori Antonela, të cilën dyshja e quajti “mbretëreshë”, teksa ajo u shfaq me një fustan mjaft tërheqës.

  • BBVK5 - Minutat e fundit para “etheve” të para (VIDEO)

    BBVK5 – Minutat e fundit para “etheve” të para (VIDEO)

    BBVK5 - Minutat e fundit para “etheve” të para (VIDEO)

    Pak minuta para nisjes zyrtare të spektaklit të parë të Big Brother VIP Kosova 5, emocionet kanë filluar të ndihen edhe në shtëpinë më të madhe në vend.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, përmes një lidhjeje direkte nga shtëpia e Big Brother sjellë atmosferën dhe emocionet para fillimit të këtij edicioni.

    Ajo ka raportuar nga ambientet ku pritet të hyjnë banorët, ndërsa gjithçka është gati për nisjen e spektaklit të shumëpritur.

    Me pak minuta të mbetura deri në spektaklin e parë, kurioziteti është i madh për të zbuluar se cilët do të jenë banorët që do të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi në Big Brother VIP Kosova 5.

    Ndiqeni në detaje videon e mëposhtme:

  • Krizë në Poloni, policia “pushton” Gjykatën Kushtetuese – presidenti kthehet urgjentisht në vend

    Krizë në Poloni, policia “pushton” Gjykatën Kushtetuese – presidenti kthehet urgjentisht në vend

    Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka ndërprerë vizitën zyrtare në Senegal dhe është nisur urgjentisht drejt vendit të tij, pas hyrjes së policisë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, në një kohë kur vendi po përballet me një përplasje të thellë institucionale.

    Nawrocki njoftoi se kishte vendosur të ndërpriste udhëtimin dhe të kthehej në Poloni, duke theksuar se prania e tij në vend ishte e nevojshme në këto rrethana.

    “Presidenti duhet të jetë në Poloni në një moment të tillë. Po e ndërpres fluturimin drejt Senegalit. Po kthehem”, deklaroi ai në rrjetin social X.

    Ndërkohë, policia konfirmoi se zyrtarët e saj kishin hyrë në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese. Sipas autoriteteve, ky veprim erdhi pas incidenteve të ndodhura para objektit, ku ndaj zyrtarëve policorë ishin hedhur sende të rrezikshme.

    Ngjarja ka përshkallëzuar edhe më tej tensionet politike dhe institucionale në Poloni, ku prej muajsh vazhdon përplasja rreth funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Megjithatë, autoritetet policore në Varshavë kanë mohuar raportimet se zyrtarët kishin hyrë brenda ndërtesës së gjykatës, duke sqaruar se ata ndodheshin në territorin e institucionit dhe po kryenin detyrat e tyre ligjore për garantimin e sigurisë.

    Përplasja lidhet me një mosmarrëveshje të gjatë politike dhe juridike mes qeverisë së kryeministrit Donald Tusk dhe opozitës së djathtë, të mbështetur nga presidenti Nawrocki.

    Në fillim të këtij viti, Nawrocki refuzoi të pranonte betimin e tre prej gjashtë gjyqtarëve të zgjedhur nga parlamenti. Në anën tjetër, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkowski, nuk lejoi që gjyqtarët e propozuar nga shumica aktuale parlamentare të merrnin detyrën.

    Kjo përplasje ka paralizuar në masë të madhe punën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka thelluar krizën mes institucioneve shtetërore në Poloni. /Telegrafi/