Blog

  • Vazhdon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkohet drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara

    Vazhdon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkohet drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara

    Vazhdon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkohet drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara

    Protesta kombëtare për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 16:00.

    Përmes thirrjes për pjesëmarrje, organizatorët “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” po kërkojnë solidaritet kombëtar, duke theksuar se revolta dhe kërkesa për drejtësi po bashkojnë qytetarë nga Prishtina, Peja, Mitrovica dhe Ferizaj.

    “Revoltë dhe solidaritet kombëtar, nga Prishtina në Pejë e nga Mitrovica në Ferizaj. Nuk pushojmë derisa të vihet në vend drejtësia për Arlindën e për të gjitha gratë e vrara. Shteti duhet të japë llogari”, thuhet në thirrjen për protestë, transmeton Klankosova.tv.

    Protesta vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ndërsa kërkesat kryesore janë drejtësia për viktimën, përgjegjësia institucionale dhe mbrojtja e grave nga dhuna.

  • PDK: Drejtori i policisë nuk mund të bëhet ‘kurban’ për rastin e Arlinda Zekajt

    PDK: Drejtori i policisë nuk mund të bëhet ‘kurban’ për rastin e Arlinda Zekajt

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve, siç tha ajo, të rënda institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në një konferencë për media, Kabashi-Ramaj kritikoi ministren Gërvalla për mungesë të përgjegjësisë politike, duke thënë se ndarja e pushteteve nuk mund të përdoret si arsyetim për t’iu shmangur përgjegjësisë institucionale, raporton KosovaPress.

    “Kur edhe pas një tragjedie të tillë drejtuesit e institucioneve dalin para qytetarëve për të shpjeguar pse përgjegjësia u takon të tjerëve, atëherë kemi të bëjmë edhe me një krizë të përgjegjësisë shtetërore dhe të ndërgjegjes politike. Pikërisht këtë e pamë sot. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pranoi dështime të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, por nuk mori përgjegjësi politike për veten dhe mekanizmin që e ka për detyrë ta koordinojë. Në vend të një akti përgjegjësie, dëgjuam arsyetime për ndarjen e pushteteve dhe kufijtë e kompetencave. Zonja ministre, ndarja e pushteteve nuk është ndarje nga përgjegjësia. Askush nuk po kërkon nga ju që të ndërhyni në vendimet e gjykatave apo të zëvendësoni prokurorinë, por qytetarët kanë të drejtë t’ju kërkojnë llogari për përgjegjësitë që keni marrë përsipër si ministre e Drejtësisë dhe si koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën ndaj grave”, tha ajo.

    Kabashi-Ramaj përmendi edhe gjetjet e Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilat i cilësoi si tronditëse. Sipas saj, në rastin Zekaj nuk është ekzekutuar një urdhër mbrojtjeje, një tjetër është ekzekutuar me vonesë, ndërsa nuk është marrë parasysh kërkesa për rivlerësimin e rrezikut.

    Ajo theksoi se këto dështime kanë ndodhur në mekanizmat që kanë për detyrë parandalimin e rasteve të tilla, duke kërkuar përgjigje se kush kishte njohuri për rrezikun dhe pse nuk ndërhyri.

    “Gjetjet e bëra publike nga Inspektorati Policor i Kosovës janë tronditëse. Një urdhër mbrojtjeje që nuk është ekzekutuar. Një tjetër ekzekutimi i të cilit është vonuar. Një kërkesë për rivlerësimin e rrezikut që nuk është marrë parasysh. Masa të domosdoshme sigurie që nuk janë ndërmarrë dhe 11 zyrtarë policorë tani të suspenduar. Këto janë dështime në mekanizmat që ekzistojnë pikërisht për të parandaluar humbjen e jetës. Arlinda nuk kërkoi privilegje. Kërkoi atë që Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet ia garantojnë çdo qytetari, mbrojtjen e jetës dhe sigurinë, prandaj sot kërkojmë përgjigje. Kush e dinte kur e dinte kush kishte detyrim të vepronte në këtë rast dhe pse nuk veproi? Por, mbi të gjitha, sa gra të tjera janë sot në rrezik ndërkohë që ne po flasim këtu? Përgjegjësia për këtë siguri nuk përfundon te zyrtarët policorë të suspenduar, por ajo shkon deri te drejtuesit e institucioneve dhe tek ata që mbajnë përgjegjësinë politike për funksionimin e këtyre institucioneve”, tha ajo.

    Deputetja e PDK-së përmendi edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, por sipas saj, kjo nuk duhet të shërbejë për shmangien e përgjegjësisë politike të ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

    Kabashi-Ramaj kërkoi që në rast se dy ministrat nuk japin dorëheqje, kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë largimin e tyre nga detyra ose t’i shkarkojë.

    “Gazmend Hoxha ka përgjegjësinë e vet. Ajo duhet të shqyrtohet deri në fund, por drejtori i policisë nuk mund të bëhet kurban i frikës së ministrit për t’u përballur me përgjegjësinë e tij ekskluzive politike. Nëse Ministri e konsideron dorëheqjen të arsyeshme për drejtuesin e policisë, duhet t’u shpjegojë qytetarëve pse përgjegjësia ndalet pikërisht te dera e zyrës së tij. Ministri nuk është penalisht përgjegjës për çdo veprim të një zyrtari policor. Por është politikisht përgjegjës për politikat kushtet dhe drejtimin institucional në fushën që udhëheq. Prandaj sot, kërkojmë dorëheqjen e të dy ministrave, ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Dorëheqja, fatkeqësisht, nuk e kthen Arlindën, por vendos një standard të domosdoshëm dështime kaq të rënda nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi politike. Nëse këta dy ministra nuk e ndjejnë e nuk e gjejnë ndërgjegjen dhe përgjegjësinë për ta ndërmarrë vetë këtë akt, atëherë përgjegjësia i kalon drejtpërdrejt kryeministrit të vendit. Ai duhet të kërkojë dorëheqjen e tyre e nëse refuzojnë, duhet t’i shkarkojë”, tha ajo.

    Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj u dënua ashpër nga qytetarët dhe institucionet. Tash e sa ditë po mbahen protesta në qytete të ndryshme të vendit tonë. Në lidhje me rastin, sot ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ndërsa dje janë suspenduar kryeprokurorja në Pejë Lumturie Vuçetaj, prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri dhe 11 zyrtarë policorë./KosovaPress

  • Man City rrezikon dënimin historik, zbulohet ndëshkimi i rëndë që mund ta presë

    Man City rrezikon dënimin historik, zbulohet ndëshkimi i rëndë që mund ta presë

    Manchester City mund të përballet me një zbritje masive pikësh, pasi komisioni i pavarur e shpalli fajtor për shkeljen e 114 rregullave të Ligës Premier muajin e kaluar.

    Sipas raportimeve, klubi anglez dyshohet se ka përdorur marrëveshje sponsorizimi fiktive për të rritur të ardhurat me rreth 1.045 miliardë euro gjatë periudhës 2009–2018, kur fitoi tre tituj të Ligës Premier.

    City ka këmbëngulur vazhdimisht në pafajësinë e tij gjatë procesit që ka zgjatur tre vjet e gjysmë, duke pretenduar se posedon prova “të pakundërshtueshme” për ta mbështetur mbrojtjen. Megjithatë, nëse vendimi për fajësi mbetet në fuqi, dënimi mund të përcaktohet deri më 8 shkurt.

    Masat e mundshme ndëshkuese përfshijnë gjoba, ndalim të transferimeve, zbritje pikësh, përjashtim nga liga dhe heqje të titujve të fituar. Gjithashtu, pronarët e klubit mund të largohen nga drejtimi përmes ndërhyrjes së Rregullatorit të Pavarur të Futbollit.

    Manchester City është i gatshëm të shfrytëzojë “çdo rrugë ligjore” për t’i shmangur ndëshkimet, ndërsa Liga Premier po synon që masa ndëshkuese të zbatohet para përfundimit të sezonit 2026/27.

    Disa kanë kërkuar që klubi të ndëshkohet me zbritje pikësh në disa sezone radhazi. Megjithatë, burime nga Federata Angleze e Futbollit (FA) dhe Liga Premier sugjerojnë se skenari më i mundshëm është një zbritje pikësh brenda një sezoni, e cila do t’i linte Cityt mundësinë për të luftuar për mbijetesë në elitë.

    Sipas burimeve të Football Insider, një zbritje prej 40 deri në 50 pikësh vetëm për një sezon po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një skenar i mundshëm.

    Përveç kësaj, City pritet të përballet edhe me një ndalim të zgjatur të transferimeve dhe një gjobë jashtëzakonisht të lartë, sipas të njëjtit raportim.

    Klubi do të ketë të drejtë të apelojë masat ndëshkuese pasi të bëhet publik vendimi. Nëse vlerëson se procesi ka pasur parregullsi, mund të kërkojë arbitrazh dhe më pas ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

    Nëse Liga Premier vendos ta ndëshkojë Cityn me 50 pikë zbritje brenda një sezoni, kjo do të ishte zbritja më e madhe e pikëve në historinë e futbollit anglez.

    Aktualisht, rekordin e mban Luton Town, të cilit iu zbritën 30 pikë në sezonin 2008/09, pas rënies nga League One në edicionin paraprak./Telegrafi/

  • Haxhiu meets representatives of Kosovo Women’s Network, discuss parliamentary gender agenda

    Kosovo Assembly Speaker Albulen Haxhiu has hosted representatives of the Kosovo Women’s Network today, with which she has discussed advancing gender equality and women’s rights.

    Haxhiu has indicated that during the meeting, it has been discussed for the priorities of the parliamentary gender agenda, the drafting of laws from the gender perspective, and the empowering of the country’s supervisory role in their implementation, Dukajni reports.

    She has expressed commitment that during this legislature this agenda will further advance, in close co-operation with women’s organisations.

    Haxhiu has particularly praised the multi-year work of the Kosovo Women’s Network and its 106 member organisations, stressing the importance of their commitment to implementing legally guaranteed rights.

    Source Layer: Dukeagini

  • Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë agjendën gjinore parlamentare

    Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë agjendën gjinore parlamentare

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

    Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre, njofton Dukagjini.

    Ajo ka shprehur përkushtimin që gjatë kësaj legjislature kjo agjendë të avancohet më tej, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave.

    Haxhiu ka vlerësuar veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare të tij, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre për zbatimin e të drejtave të garantuara me ligj.

    Burimi: Dukagjini

  • Rain weekends in Kosovo, more intense rainfall expected Sunday

    GOn weekends, in Kosovo, it is scheduled to hold rain and kill weather, while the most intense rainfall is expected on Sunday, November 1st.

    According to IHMK’s meteorological forecast, on Saturday, October 31st, the weather will be dead and rainpoke. Minimum temperatures will range from 3 to 6 degrees Celsius, while maximum temperatures from 7 to 11 degrees Celsius broadcast Klankosova.tv.

    The wind will blow from the northeast, at speeds of 1 to 4m per second.

    Meanwhile, it is expected Sunday that the weather will continue with its deaths and rainfall, which are projected to be more intense.

    Minimum temperatures will remain from 3 to 6 degrees Celsius, while maximums will range from 7 to 10 degrees Celsius.

  • Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

    Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

    Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

    Gjatë fundjavës, në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa reshjet më intensive pritet të jenë të dielën, më 1 nëntor.

    Sipas parashikimit meteorologjik të IHMK-së, të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Ndërkaq, të dielën pritet të vazhdojë moti i vranët dhe me reshje shiu, të cilat parashihen të jenë më intensive.

    Temperaturat minimale do të mbeten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

  • Resul Sinani zbulon surprizat që na presin sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Resul Sinani zbulon surprizat që na presin sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Resul Sinani zbulon surprizat që na presin sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Gazetari dhe moderatori Resul Sinani do të jetë opinionist i Big Brother VIP Kosova, në këtë edicion të pestë.

    Sot në Kosova Today në Klan Kosova, ai dha detaje për sa i takon zhvillimeve që pritet të ndodhin sonte në BBVK.

    “Surprizat nisën mbrëmë, do të vazhdojnë sonte gjatë gjithë PRIME-it. Ajo çfarë di të them është se është një kast (i banorëve) i mrekullueshëm” – tha Sinani.

  • Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

    Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

    Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

    Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të personelit policor në Policinë e Kosovës.

    Vendimi, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, është nënshkruar nga ministri Xhelal Sveçla dhe është nxjerrë të enjten.

    Aty specifikohet se, sipas nevojës dhe bazuar në vlerësimin e grupit, gjatë hartimit të projektligjit mund të ftohen në takime edhe përfaqësues të institucioneve të tjera dhe ekspertë të fushës.

    Kujtojmë se Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që pensioni fillestar për pjesëtarët e policisë të jetë 60 për qind e pagës bruto, si dhe të ketë rritje prej dy për qind për çdo vit përvojë pune.

  • Draft raporti: Kosova nuk lëvizë, larg hyrjes në BE

    Draft raporti: Kosova nuk lëvizë, larg hyrjes në BE

    Draft raporti: Kosova nuk lëvizë, larg hyrjes në BE

    Më 4 nëntor, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të paraqes Paketën më të Re të Komisionit Evropian, për procesin për të cilin ajo është përgjegjëse.

    I njohur si Raporti i Progresit tani si Paketa e Zgjerimit, vlerëson në detaje përparimin e vendeve kandidate për të hyrë në BE, dhe atyre që janë kandidate potenciale siç është Kosova.

    Për republikën kosovare, Drafti në të cilin kanë pasur qasje media të specializuara për procesin e Integrimit, thotë se ndër arsyet kryesore për ngecje është kriza e stërgjatur politike, mungesa e Kuvendit funksional, që thuhet se ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor e prokurori.

    Për Kosovën, Komisioni Evropian, premierë në Raportin e Zgjerimit e përfshin përshtatjen e saj të plotë me Politikën e Jashtme të BE-së, të cilën gjë Brukseli e përshëndet.

    Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë me rëndësi sikur çdo vit në Dokumentin që paraqitet të mërkurën.

    Normalizimi i raporteve kosovaro-serbe, thuhet se nuk është kusht vetëm në rrugën evropiane për të dyja vendet: por ai thotë dokumenti është kyç për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik për të dyja shoqëritë por edhe rajonin.

    Kronika e gazetarit Besnik Tahiri.