Blog

  • Constitution finds law violations in case of dispute with AKP

    The court, unanimously, has declared the request acceptable and found that failure to keep the hearing violated Article 31 of the Constitution and Article 6 of the European Convention on Human Rights.

    As a result, the Constitution has deemed the act of February 5, 2026 of the Appeals College invalid, in terms of A-0003 complaint, and has returned the case for review.

    The case is related to a contest initiated by the late preteller’s husband, who had demanded involvement in the final list of workers who had the right to benefit 20 percent from the privatisation of the social company ʹLanding of drivers.

    His request was rejected by the respective bodies, while the complaint had been reviewed on both steps of the Supreme Court’s Special Chamber without hearing being held.

    In its reasoning, the Constitutional Court stressed that the right to a fair process includes both the rule and the right to hearing. According to her, in this case there were no extraordinary circumstances that would justify the lack of hearing, as the issue was not exclusively legal or of a high technical nature.

    The court explained that the consistent violation relates only to the procedural aspect, respectively, to the failure of the hearing, and that this ruling does not prejudge the final outcome of the conflict in fair courts.

    Source Layer: RTKLive

  • Kushtetuesja konstaton shkelje të së drejtës në rastin e një kontesti me AKP-në

    Kushtetuesja konstaton shkelje të së drejtës në rastin e një kontesti me AKP-në

    Gjykata, njëzëri, e ka shpallur kërkesën të pranueshme dhe ka konstatuar se mosmbajtja e seancës dëgjimore ka shkelur nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Si rrjedhojë, Kushtetuesja e ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e 5 shkurtit 2026 të Kolegjit të Apelit, përkitazi me ankesën A-0003, dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim.

    Rasti lidhet me një kontest të iniciuar nga bashkëshorti i ndjerë i parashtrueses, i cili kishte kërkuar përfshirjen në listën përfundimtare të punëtorëve që kishin të drejtë të përfitonin 20 për qind nga privatizimi i ndërmarrjes shoqërore “Lidhja e Vozitësve”.

    Kërkesa e tij ishte refuzuar nga organet përkatëse, ndërsa ankesa ishte shqyrtuar në të dy shkallët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme pa u mbajtur seancë dëgjimore.

    Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se e drejta për një proces të rregullt përfshin, si rregull, edhe të drejtën për seancë dëgjimore. Sipas saj, në këtë rast nuk kishte rrethana të jashtëzakonshme që do ta justifikonin mungesën e seancës, pasi çështja nuk ishte ekskluzivisht ligjore apo e natyrës së lartë teknike.

    Gjykata sqaroi se shkelja e konstatuar lidhet vetëm me aspektin procedural, përkatësisht me mosmbajtjen e seancës dëgjimore, dhe se ky vendim nuk paragjykon rezultatin përfundimtar të kontestit në gjykatat e rregullta.

    Burimi: RTKLive

  • Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave

    Drafti për zgjerimin e BE-së: Kosova pa përparim në fushat themelore, Mali i Zi drejt përfundimit të negociatave

    Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2026, ndërsa Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në të ashtuquajturat fusha themelore. Kështu thuhet në draftin e komunikatës vjetore të Komisionit Evropian (KE) për politikën e zgjerimit, të cilën ky institucion pritet ta publikojë javën e ardhshme.

    Paketa e zgjerimit është një tërësi dokumentesh përmes të cilave Komisioni Evropian vlerëson përparimin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në bazë të saj, shtetet anëtare vendosin për hapat e mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit, si hapja dhe mbyllja e kapitujve.

    Në draftin, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL), vlerësohet se përparimi i vendeve të rajonit vazhdon të jetë i pabarabartë.

    “Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në fushat themelore”, thuhet në dokument. Fushat themelore përfshijnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike, dhe përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

    Mali i Zi: Përparim i jashtëzakonshëm drejt BE-së

    Mali i Zi përshkruhet në dokument si vendi që prin në procesin e zgjerimit. Sipas vlerësimit të Komisionit, Podgorica i ka përmbushur kriteret përfundimtare në të gjithë kapitujt e negociatave dhe mund t’i përfundojë negociatat deri në fund të këtij viti.

    “Përparimi i jashtëzakonshëm i Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit me BE-në dëshmon se zgjerimi mbetet një realitet i arritshëm”, thuhet në draft.

    Komisioni vlerëson gjithashtu se Mali i Zi ka avancuar me vendosmëri punën në fushat themelore, me rezultate të mira në sundimin e ligjit, qeverisjen ekonomike dhe reformën e administratës publike. Si dëshmi se Mali i Zi prin në procesin e zgjerimit, përmend punën për traktatin e anëtarësimit dhe propozimin e Komisionit për paketën financiare.

    Në traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi do të zbatohej për herë të parë një “qasje e përforcuar” ndaj klauzolave mbrojtëse. Traktati, siç thuhet, do të shërbente si model për traktatet e ardhshme të anëtarësimit.

    Ndër reformat e Malit të Zi, Komisioni veçon ndryshimet kushtetuese që kanë forcuar pavarësinë e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, “plotësisht në përputhje” me rekomandimet e BE-së dhe të Komisionit të Venecias. Përmend gjithashtu politikën e tolerancës zero ndaj sulmeve kundër gazetarëve, si dhe përafrimin e politikës së vizave me atë të BE-së nga 31 tetori 2026.

    Ndoshta raporti i fundit për Malin e Zi

    Komisioni Evropian thotë se raporti i sivjetmë për Malin e Zi mund të jetë raporti i fundit i rregullt për këtë vend, pasi pritet që procesi i negociatave të anëtarësimit të përfundojë së shpejti. Nga viti i ardhshëm, atë do ta zëvendësonin raportet e monitorimit, ndërsa deri në anëtarësim do të krijohej një mekanizëm për mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve të marra.

    Komisioni i përgatit raportet e monitorimit në periudhën mes përfundimit të negociatave të anëtarësimit dhe hyrjes së vendit në BE. Në këtë fazë nuk vlerësohet më përparimi në negociata, por verifikohet nëse vendi po i përmbush detyrimet e marra gjatë tyre dhe nëse po i përfundon reformat e mbetura deri në ditën e anëtarësimit.

    Pas konferencës së fundit ndërqeveritare, Mali i Zi do të merrte statusin e vëzhguesit aktiv në shumicën e grupeve të punës të Këshillit të BE-së.

    Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë të vetmet vende për të cilat Komisioni paraqet në aneksin e dokumentit “udhërrëfyes” me afate dhe objektiva për përfundimin e negociatave.

    Serbia: Presion ndaj shoqërisë civile dhe gjyqësorit

    Për Serbinë, drafti përmban kryesisht vlerësime kritike dhe konstaton mungesë përparimi në fusha kyç, si sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes. Thuhet gjithashtu se përafrimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së mbetet i ulët.

    Sa i përket gjyqësorit, Komisioni vëren se regresi fillestar i shkaktuar nga miratimi i të ashtuquajturave “ligje të Mërdiqit” është korrigjuar më pas. Ky regres, thuhet në draft, ishte shkaktuar nga ndryshimet ligjore që hoqën një pjesë të garancive për autonominë e prokurorisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Njëkohësisht, vlerësohet se në Serbi “presioni i papërshtatshëm është rritur ndjeshëm”.

    Serbia përmendet si vend ku, krahas Bosnje e Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Turqisë, rreziku i “kapjes së shtetit” mbetet i theksuar. Ky term përshkruan një situatë në të cilën grupe të ngushta interesi i vendosin institucionet nën kontrollin e tyre.

    Ndër zhvillimet pozitive përmendet përfshirja e Serbisë në shtrirjen gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Ka nisur gjithashtu puna përgatitore për një marrëveshje mbi vlerësimin e përputhshmërisë së produkteve industriale.

    Bosnje e Hercegovina: Fragmentim politik

    Për Bosnje e Hercegovinën, Komisioni vlerëson se funksionimi i pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ është vështirësuar nga fragmentimi politik. I njëjti vlerësim është dhënë edhe për Kosovën.

    “Në Bosnje e Hercegovinë duhet të përmirësohen pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit, ndërsa reformat ligjore dhe verifikimet e integritetit janë kyç për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”, thuhet në draft.

    Komisioni i bën thirrje Bosnje e Hercegovinës që “t’i përkushtohet plotësisht” planit të veprimit të Task-Forcës së Veprimit Financiar (FATF). Është vlerësuar pozitivisht vazhdimi i përafrimit të plotë të vendit me politikën e jashtme të BE-së, si dhe miratimi i një vlerësimi të ri të kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar, në përputhje me metodologjinë e Europolit.

    Kosova: Për herë të parë, përafrimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së

    Kosova, krahas Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, renditet ndër vendet pa përparim në fushat themelore. Komisioni vlerëson gjithashtu se Kosova përballet me ndikimin politik dhe atë të grupeve të interesit mbi gjykatat dhe prokurorinë.

    Si risi, drafti thekson se përafrimi i plotë i Kosovës me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është paraqitur “për herë të parë” në kapitullin e veçantë 31.

    KE-ja vlerëson se nuk ka përparim në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të paraparë me marrëveshjen e dialogut. Nga vendi pritet ta nisë këtë proces në përputhje me detyrimet nga dialogu, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023. Kërkohet gjithashtu që statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia të zgjidhet në përputhje me marrëveshjet e dialogut dhe ligjet e Kosovës, “e jo përmes masave të pakoordinuara”, si dhe përmes konsultimeve të strukturuara me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

    Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës

    Ashtu si në vitet e mëparshme, Komisioni thekson se përparimi i Serbisë dhe i Kosovës në rrugën evropiane lidhet me përparimin thelbësor në normalizimin e marrëdhënieve. “Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe i Aneksit të saj të zbatimit mbetet i pamjaftueshëm”, thuhet në draft.

    “Normalizimi nuk është vetëm kusht në rrugën evropiane. Ai është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja shoqërive dhe të rajonit më të gjerë. Mungesa e përparimit ka kosto politike dhe ekonomike dhe rrezikon që të dyja palët të mbeten prapa në një kohë kur procesi i zgjerimit ka marrë sërish hov”, thuhet në dokument.

    Plani i Rritjes dhe pajtimi

    Sipas draftit, deri në shtator të vitit 2026, nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë disbursuar 193,3 milionë euro grante nga gjithsej 1,6 miliard euro, për 90 hapa reformues të përmbushur. Komisioni vlerëson se zbatimi duhet të përshpejtohet. Thuhet gjithashtu se po punohet për heqjen e tarifave të roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Në pjesën për pajtimin, Komisioni thekson se revizionizmi historik, mohimi apo glorifikimi i krimeve të luftës dhe retorika nxitëse janë “të papajtueshme me vlerat” mbi të cilat mbështetet procesi i anëtarësimit./REL

    Burimi: Dukagjini

  • Policia gjen armë ilegale pas të shtënave në një aheng në Malishevë, i dyshuari i dorëzon dy armë

    Policia gjen armë ilegale pas të shtënave në një aheng në Malishevë, i dyshuari i dorëzon dy armë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë ilegale pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në Malishevë.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 30 tetor 2026, ndërsa Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor në Malishevë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar.

    Gjatë veprimeve hetimore, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë ilegale dhe i ka dorëzuar ato vullnetarisht.

    Policia ka bërë të ditur se janë dorëzuar një pistoletë me karikator dhe një pushkë automatike me karikator.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u ka bërë apel qytetarëve që të mos përdorin armë zjarri gjatë ahengjeve, duke paralajmëruar se një veprim i tillë paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike.

    “Gëzimi dhe festat tona familjare e shoqërore duhet të jenë momente lumturie, jo rreziku”, thuhet në apelin e Policisë. /Telegrafi/

  • Women’s security: Arlinda criticises society, Antoneta says there are improvements ( V IDEO)

    Dy residents introduced to Big Brother V IP Kosova 5 Antoneta and Arlinda have discussed gender equality.

    Arlinda expressed her regret for Albanian society and women’s security.

    How much cheaper are women, if there’s more murders, which means there’s something wrong. There’s no difference. No improvements. They haven’t changed anything until there’s murder. )

    Meanwhile, Antoneta said there are improvements in this part, but still needs improvement.

  • Siguria e grave: Arlinda kritikon shoqërinë, Antoneta thotë se ka përmirësime (VIDEO)

    Siguria e grave: Arlinda kritikon shoqërinë, Antoneta thotë se ka përmirësime (VIDEO)

    Siguria e grave: Arlinda kritikon shoqërinë, Antoneta thotë se ka përmirësime (VIDEO)

    Dy banoret e futura në Big Brother VIP Kosova 5 Antoneta dhe Arlinda kanë diskutuar për barazinë gjinore.

    Arlinda shprehu keqardhjen e saj për shoqërinë shqiptare dhe sigurinë e grave.

    “Sa ma të lira po janë gratë, qaq ma shumë po ka vrasje, që i bjen se nuk është në rregull diçka. Nuk ka kurrfarë ndryshimi. S’ka përmirësime hiç. S’kanë ndryshu asgjë, përderisa ka vrasje.”

    Ndërkohë, Antoneta tha se ka përmirësime për sa i takon kësaj pjese, por prapë ka nevojë për përmirësim.

  • Durmish: Women’s entrepreneurship must become the driving force of regional economic development

    Economy and Labour Minister Besar Durmish attended the regional conference today SHE RISES SHOLY 2026) in Pristina, Republic of Kosovo, where in the panel dedicated to advancing women’s entrepreneurship through regional economic co-operation and European integration, it presented Government measures for support of women entrepreneurs, increased competitiveness, and the creation of new opportunities for regional economic interconnection.

    In his speech, Minister Durmish stressed that the economic empowerment of women constitutes an important precondition for sustainable economic growth, higher productivity and better use of the region’s economic potential.

    Women’s entrepreneurship is not only a matter of equal opportunities, but an important driving force of economic growth, investment and competitiveness. Our task is to create conditions for women not only to establish businesses but also to develop successful companies, invest, export and create new jobs, Durmish stressed.

    The minister informed us that during 2026, by means of the Efficiency Development and Competitiveness Programme, 11.34 million denars have been provided for support of micro, small and medium enterprises, as well as craftsmen, with co-finance of up to 40 percent of the purchase of machinery and new tools, up to 200,000 denars per beneficiary respectively.

    In addition, 2 million denars have been provided for the implementation of international standards in the processing industry, with support of up to 70 percent of expenditures, as well as 5 million denars for joint projects between companies and universities, aimed at promoting innovations and technological development.

    Durmish pointed out that through the 2026 Employment Operations Plan, for which 2,39 billion denars have been envisioned, support self – employment, entrepreneurship, and absorption of new skills, giving women priority.

    Special emphasis on the conference was dedicated to opportunities for the inclusion of companies owned and under the direction of women in the chains of the supply of large international companies and foreign investors.

    The minister stressed that North Macedonia has an important industrial base and has the presence of international investors, but that the next step should be the most powerful interconnection of local companies with global production and export chains.

  • Durmishi: Sipërmarrësia e grave duhet të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik rajonal

    Durmishi: Sipërmarrësia e grave duhet të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik rajonal

    Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në konferencën rajonale “SHE RISES REGIONAL 2026” në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku në panelin kushtuar avancimit të sipërmarrësisë së grave përmes bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimit evropian, prezantoi masat e Qeverisë për mbështetjen e grave sipërmarrëse, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e mundësive të reja për ndërlidhje ekonomike rajonale.

    Në fjalimin e tij, ministri Durmishi theksoi se fuqizimi ekonomik i grave përbën një parakusht të rëndësishëm për rritje të qëndrueshme ekonomike, produktivitet më të lartë dhe shfrytëzim më të mirë të potencialit ekonomik të rajonit.

    “Sipërmarrësia e grave nuk është vetëm çështje e mundësive të barabarta, por një forcë e rëndësishme shtytëse e rritjes ekonomike, investimeve dhe konkurrueshmërisë. Detyra jonë është të krijojmë kushte që gratë jo vetëm të themelojnë biznese, por edhe të zhvillojnë kompani të suksesshme, të investojnë, të eksportojnë dhe të krijojnë vende të reja pune”, theksoi Durmishi.

    Ministri informoi se gjatë vitit 2026, përmes Programit për Zhvillimin e Sipërmarrësisë dhe Konkurrueshmërisë, janë siguruar 11,34 milionë denarë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe të zejtarëve, me bashkëfinancim deri në 40 për qind të shpenzimeve për blerjen e makinerive dhe mjeteve të reja, përkatësisht deri në 200.000 denarë për përfitues.

    Gjithashtu, janë siguruar 2 milionë denarë për zbatimin e standardeve ndërkombëtare në industrinë përpunuese, me mbështetje deri në 70 për qind të shpenzimeve, si dhe 5 milionë denarë për projekte të përbashkëta ndërmjet kompanive dhe universiteteve, me qëllim nxitjen e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.

    Durmishi theksoi se përmes Planit Operativ për Punësim për vitin 2026, për të cilin janë paraparë 2,39 miliardë denarë, mbështeten vetëpunësimi, sipërmarrësia dhe përvetësimi i aftësive të reja, duke u dhënë përparësi grave.

    Theks i veçantë në konferencë iu kushtua mundësive për përfshirjen e kompanive në pronësi dhe nën drejtimin e grave në zinxhirët e furnizimit të kompanive të mëdha ndërkombëtare dhe investitorëve të huaj.

    Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut disponon një bazë të rëndësishme industriale dhe ka prani të investitorëve ndërkombëtarë, por se hapi i ardhshëm duhet të jetë ndërlidhja më e fuqishme e ndërmarrjeve vendore me zinxhirët globalë të prodhimit dhe eksportit.

  • Ballkani fiton me lehtësi dhe thellë ndaj Drenicës

    Ballkani fiton me lehtësi dhe thellë ndaj Drenicës

    Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Ekipi i Sami Sermaxhajt ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur kësaj radhe Drenicën e Gentjan Mezanit.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më shumë raste nga vendasit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, por vetëm njëri iu pranua si i rregullt.

    Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të me anë të Albin Berishës, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa goli i minutës së 44-të iu anulua nga VAR-i.

    Edhe në pjesën e dytë, therandasit ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke arritur t’i shënojnë edhe tri gola për një fitore të thellë.

    Goli i parë në këtë pjesë erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte përsëri Berisha, i cili gjeti rrjetën për epërsinë 2-0.

    Në minutën e 64-të radha i erdhi brazilianit Giovanni, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Valentin Serebe për 3-0, ndërsa Diar Vokrri (68’) u përkujdes për 4-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

    Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Drenica mbetet e shtata me 11 pikë.

    Në ndeshjen e radhës, therandasit udhëtojnë te Feronikeli ’74, teksa drenicasit e presin Dritën. /Telegrafi/

  • Vazhdojnë protestat në Dumnicë për emërimin e imamit, banorët kërkojnë që në xhaminë e re të shërbejë hoxhë Fidan Musliu

    Vazhdojnë protestat në Dumnicë për emërimin e imamit, banorët kërkojnë që në xhaminë e re të shërbejë hoxhë Fidan Musliu

    Çështja e emërimit të imamit në xhaminë e re të fshatit Dumnicë të Podujevës ka nxitur kundërshtime dhe protesta të banorëve, të cilat tashmë janë zhvendosur edhe para zyrave të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Podujevë.

    Gjithçka nisi pas vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për emërimin e imamit mr. Eset Qerimi në xhaminë e re të Dumnicës. Ky vendim u kundërshtua nga një pjesë e banorëve, të cilët kërkojnë që në këtë xhami të shërbejë hoxhë Fidan Musliu.

    Sipas përfaqësuesve të protestuesve, kundërshtimi lidhet me pritjet që, sipas tyre, ishin krijuar gjatë procesit të ndërtimit të xhamisë. Përfaqësuesi i tyre, Burim Zejnullahu, ka deklaruar se parcela e dhuruar dhe i gjithë projekti i ndërtimit të xhamisë së re ishin nisur me qëllimin që imam të bëhej hoxhë Fidan Musliu.

    Banorët kanë organizuar protesta për të kundërshtuar vendimin e BIK-ut, duke kërkuar që kërkesa e tyre të merret parasysh. Sipas raportimeve, protestuesit kanë përmendur edhe një peticion me rreth 300 nënshkrime në mbështetje të kërkesës së tyre.

    Situata është bërë më e ndjeshme më 19 dhe 20 tetor, kur imami i emëruar nga BIK-u, mr. Eset Qerimi, ka hyrë në xhaminë e re nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, në kohën kur një pjesë e banorëve po e kundërshtonte emërimin e tij.

    Prania e policisë gjatë hyrjes së imamit në objektin fetar ka nxitur reagime dhe debat lidhur me mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje dhe raportin ndërmjet vendimeve institucionale dhe kërkesave të xhematit.

    Ndërkaq, protestat kanë vazhduar edhe ditëve të fundit. Sipas njoftimit të portalit “Podujeva News”, banorët e Dumnicës kanë protestuar sërish para zyrave të Bashkësisë Islame të Kosovës në Podujevë, duke përsëritur kërkesën që hoxhë Fidan Musliu të emërohet imam në xhaminë e re.

    Deri më tani, mospajtimi mes një pjese të banorëve dhe vendimit të BIK-ut mbetet i pazgjidhur, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve vazhdon të jetë ndryshimi i emërimit. /Telegrafi/