Blog

  • Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

    Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

    Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pasi nuk pati dorëheqje lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, as nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe as nga ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

    Lushaku tha se ky është një mesazh i tmerrshëm për gratë e tjera.

    “Dy minista sot na thanë se dorëheqja e tyre nuk do të përmirësonte asgjë! Dorëheqja nuk e kthen Arlindën, e as pamjen e vrasjes me sopatë në sytë e djalit.  Po, DORËHEQJA ËSHTË PËRGJEGJËSIA PËR DËSHTIMIN E SHTETIT, në këtë rast PUSHTETIT, që NUK ARRITI TA MBROJË ARLINDËN ME GJITHË APARATIN SHTETËROR NË DORË! Qysh po mendoni se mund ta mbani pushtetin edhe kur DËSHTIMI I PUSHTETIT KUSHTON JETË NJERËZISH?! Kur për jetën e humbur të një gruaje nuk jep përgjegjësi askush në krye të shtetit, mesazhi për gratë e tjera është i tmerrshëm” – shkroi ajo.

  • Shiroka-Pula s'komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

    Shiroka-Pula s’komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula nuk i është përgjigjur pyetjes së KosovaPress-it nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

    E pyetur për përgjegjësinë e institucioneve në këtë rast, Shiroka-Pula nuk dha koment.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e sulmoi me sëpatë.

    Viktima u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Ajo kishte raportuar më parë dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj.

    Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj ishte ngritur aktakuzë për kanosje.

    I dyshuari për vrasjen u arrestua më 27 tetor.

    Rasti ka nxitur reagime dhe protesta, përmes të cilave është kërkuar llogaridhënie institucionale për trajtimin e paralajmërimeve dhe kërkesave të viktimës për mbrojtje. /Kp/

  • Lituania planifikon rekrutimin ushtarak universal

    Lituania planifikon rekrutimin ushtarak universal

    Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda zbuloi planet për vendosjen e rekrutimit universal ushtarak në vitin 2032.

    Masa do të rrisë numrin e të rinjve që kërkohen për të shërbyer në ushtri mes shqetësimeve në rritje të sigurisë.

    Numri vjetor i të rinjve të thirrur për shërbimin ushtarak pritet të rritet nga mbi 5.000 aktualisht në rreth 7.500 sipas sistemit universal të rekrutimit, duke marrë parasysh tendencat demografike dhe përjashtimet mjekësore.

    Vendosja e objektivit për vitin 2032 do t’i lejonte Lituanisë kohë të mjaftueshme për të zgjeruar objektet e akomodimit të rekrutuarve dhe për të trajnuar numrin e kërkuar të instruktorëve.

    Gratë do të mbeten të pranueshme për të shërbyer në forcat e armatosura në baza vullnetare.

    Kryeministri Mindaugas Sinkevicius tha se qeveria fillimisht kishte kërkuar të prezantonte rekrutim universal më shpejt, por ra dakord të vononte tranzicionin deri në vitin 2032 pas rekomandimeve nga ushtria.

    “Mund të thuash se ka vullnet politik, por në të njëjtën kohë ekziston çështja e gatishmërisë së ushtrisë. Ushtria ka deklaruar qartë se do të jetë gati deri në vitin 2032”, tha Sinkevicius.

    Ai shtoi se përgatitjet do të përfshijnë trajnimin e rreth 300 instruktorëve dhe ndërtimin e objekteve të përshtatshme akomoduese për rekrutët. /AA/

  • Lithuania boosts calls for military calls as security threats from Russia mount

    Lithuania plans to expand military calls to a universal recruiting system by 2032, increasing annual recruiting by nearly 50% amid increased security threats in the region.  

    The country’s State Defence Council approved the deadline Thursday, with President Gitanas Nausda announcing an annual increase in recruiting from more than 5,000 to about 7,500 people.  

    Under the current system of partial recruiting in Lithuania, only one selection of men is recruited annually. The universal revision would require that all qualified youths serve, with legal exceptions.  

    The transition is estimated to cost 100-120m euros and is expected to expand Lithuania’s active military reserve from about 50,000 to 74,000 personnel by 2040.  

    Prime Minister Mindaugas Sinkevicius said the government had requested an earlier distribution, but agreed to give the military more time to prepare.  

    Army has clearly declared that it will be ready by 2032, Sinkevicius said, citing the need to train about 300 additional instructors and expand accommodation for recruits.  

    Lithuania restored partial recruiting in 2015, a year after Russia’s annexation of the Crimea, overturning an earlier change towards a fully professional army.  

    The planned expansion comes as Lithuania and its Baltic neighbours, along with Poland, boost military readiness amid fears of aggression by Moscow and growing concerns about the Russian hybrid war along the eastern NATO wing.  

    Lithuania has faced alleged Russian operations and repeated intimidation interventions, including an incident in September, when NATO warplanes fired a threat entering its airspace from Belarus.  

    Another alleged fears erupted over the country in October, forcing residents to seek refuge. 

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

    Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

    Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen

    Lituania planifikon të zgjerojë thirrjet ushtarake në një sistem universal rekrutimi nga viti 2032, duke rritur rekrutimin vjetor me gati 50% mes kërcënimeve në rritje të sigurisë në rajon.  

    Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes i vendit miratoi afatin kohor të enjten, me Presidentin Gitanas Nausëda që njoftoi një rritje vjetore të rekrutimit nga mbi 5,000 në rreth 7,500 persona.  

    Sipas sistemit aktual të rekrutimit të pjesshëm në Lituani, vetëm një përzgjedhje burrash rekrutohen çdo vit. Rekrutimi universal do të kërkonte që të gjithë të rinjtë e kualifikuar të shërbenin, me përjashtime ligjore.  

    Tranzicioni vlerësohet të kushtojë 100-120 milionë euro dhe pritet të zgjerojë rezervën ushtarake aktive të Lituanisë nga rreth 50,000 në 74,000 personel deri në vitin 2040.  

    Kryeministri Mindaugas Sinkevicius tha se qeveria kishte kërkuar një shpërndarje më të hershme, por ra dakord t’i jepte ushtrisë më shumë kohë për t’u përgatitur.  

    “Ushtria ka deklaruar qartë se do të jetë gati deri në vitin 2032”, tha Sinkevicius, duke përmendur nevojën për të trajnuar rreth 300 instruktorë shtesë dhe për të zgjeruar akomodimin për rekrutët.  

    Lituania rivendosi rekrutimin e pjesshëm në vitin 2015, një vit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, duke përmbysur një ndryshim të mëparshëm drejt një ushtrie plotësisht profesionale.  

    Zgjerimi i planifikuar vjen ndërsa Lituania dhe fqinjët e saj baltikë, së bashku me Poloninë, rritin gatishmërinë ushtarake mes frikës së agresionit nga Moska dhe shqetësimeve në rritje për luftën hibride ruse përgjatë krahut lindor të NATO-s.  

    Lituania është përballur me operacione të dyshuara ruse dhe ndërhyrje të përsëritura me dronë, përfshirë një incident në shtator kur avionët luftarakë të NATO-s qëlluan një dron që hyri në hapësirën e saj ajrore nga Bjellorusia.  

    Një tjetër dron i dyshuar shpërtheu mbi vend në tetor, duke i detyruar banorët të kërkonin strehim. 

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • RTK, AKP discuss RTK property, operating conditions

    During the meeting, issues related to RTK property, the conditions of the facilities where the public broadcaster operates, as well as the possibilities of co-operation between the two institutions, were discussed.

    The meeting had consultative and informative characters aimed at handling issues of common institutional interest.

    Source Layer: RTKLive

  • RTK dhe AKP diskutojnë për pronën dhe kushtet e funksionimit të RTK-së

    RTK dhe AKP diskutojnë për pronën dhe kushtet e funksionimit të RTK-së

    Gjatë takimit u diskutua për çështjet që lidhen me pronën e RTK-së, kushtet e objekteve ku operon transmetuesi publik, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

    Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues, me synim trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët institucional.

    Burimi: RTKLive

  • Supremja: Nuk mund të mbahet patenta deri në fund të masës mbrojtëse

    Supremja: Nuk mund të mbahet patenta deri në fund të masës mbrojtëse

    Vendimi është marrë në kuadër të një konflikti administrativ, pas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Gjykata e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë për shfuqizimin e aktit nënligjor normativ.

    Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit janë dy institute të ndryshme juridike dhe nuk duhet të ngatërrohen gjatë zbatimit.

    “Duke iu referuar nenit 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë. Kësisoj, sipas saj, nuk është në përputhje me ligjin që kthimi i dokumentit të kushtëzohet me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj”, thuhet në njoftim.

    Gjykata ka theksuar se një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë pa bazë ligjore.

    Ndërkaq, kërkesa për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij udhëzimi administrativ është refuzuar si e pabazuar. Sipas Gjykatës, këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet ligjore.

    Burimi: RTKLive

  • Ballkani dhe Drenica duan tri pikët, formacionet zyrtare

    Ballkani dhe Drenica duan tri pikët, formacionet zyrtare

    Ballkani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Therandasit janë nikoqir të drenicasve në takimin e parë të xhiros së 12-të, me ndeshjen e paraparë të luhet në stadiumin e qytetit në Therandë nga ora 13:00.

    Ekipi i Sami Sermaxhajt vjen nga një fitore me rezultat zyrtar ndaj Vushtrrisë dhe synon një fitore tjetër për t’u ngjitur në tabelë.

    Në anën tjetër, Drenica vjen nga katër ndeshje pa fitore në kampionat dhe synon t’i kthehet fitoreve pas emërimit të trajnerit të ri Gentjan Mezani.

    Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Ballkani: Selmani; Vokrri, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanadzovic, Domgjoni, Diene; Giovanni, Berisha, Klinaku;

    Drenica: Ymeri; E.Veliqi, Lushtaku, A.Veliqi, Musaj; Dervishaj, Gavazaj, Vojvoda, Hamiti, Zeka; Mehmeti;

    /Telegrafi/

  • NPL “Kastrioti” paralajmëron mbështetje për qytetarët e Obiliqit në rast të përmbarimit të faturave nga “Pastrimi”

    NPL “Kastrioti” paralajmëron mbështetje për qytetarët e Obiliqit në rast të përmbarimit të faturave nga “Pastrimi”

    NPL “Kastrioti” ka njoftuar qytetarët e Obiliqit se nga 1 qershori i vitit 2026 përgjegjësinë për menaxhimin, grumbullimin dhe faturimin e mbeturinave në këtë komunë e ka marrë kjo ndërmarrje.

    Në një njoftim të kryeshefit ekzekutiv, Flakron Mjekiqi, thuhet se për periudhën nga qershori 2026 e tutje, KRM “Pastrimi” nuk është ndërmarrja përgjegjëse për ofrimin e këtyre shërbimeve në territorin e Obiliqit.

    NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se, në rast se KRM “Pastrimi” nis procedura përmbarimore për faturat e kësaj periudhe, do t’i mbështesë qytetarët në kundërshtimin e kërkesave të tilla, në përputhje me procedurat ligjore.

    Sipas njoftimit, qëllimi është mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe garantimi i sigurisë juridike, në mënyrë që ata të mos ngarkohen me detyrime për shërbime, përgjegjësia për ofrimin e të cilave duhet të verifikohet.

    Megjithatë, njoftimi i NPL “Kastrioti” paraqet qëndrimin e kësaj ndërmarrjeje dhe nuk nënkupton vetvetiu se faturat e lëshuara nga KRM “Pastrimi” janë të pavlefshme ose se procedurat përmbarimore do të anulohen. Kjo çështje varet nga baza ligjore dhe rrethanat konkrete të secilit rast. /Telegrafi/