Blog

  • Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës

    Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës

    Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se sot ka pranuar kërkesën e Hoxhës dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    “Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.”.

    Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij./Klankosova.tv

  • KRU “Prishtina” njofton konsumatorët: Nesër të hapura të gjitha arkat, me një përjashtim

    KRU “Prishtina” njofton konsumatorët: Nesër të hapura të gjitha arkat, me një përjashtim

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se të shtunën, më 31 tetor, të gjitha arkat e kompanisë do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve, me përjashtim të arkës në Drejtorinë e Ujësjellësit.

    Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer pagesat e faturave të ujit dhe të mos presin deri në momentin e fundit.

    “Shfrytëzoni ditën e sotme dhe të nesërmen për të kryer pagesat e faturave të ujit, në mënyrë që të bëhet përmbyllja me kohë e muajit tetor”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

  • Messi merr vendimin rreth rikthimit te Newell's Old Boys

    Messi merr vendimin rreth rikthimit te Newell’s Old Boys

    Ylli argjentinas, Lionel Messi thuhet se ka ende shumë për të ofruar te Inter Miami, edhe pse është 39 vjeç.

    Sipas gazetës Sport, argjentinasi nuk ka ndërmend të ndryshojë klub ose të kërkojë një transferim së shpejti.

    Raportet e kanë lidhur atë me një rikthim në Argjentinë, megjithatë Messi mbetet i lidhur me marrëveshjen e tij në Florida.

    Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, e konfirmoi këtë, duke zbuluar se Messi as nuk po e shqyrton dhe as nuk po e peshon ndonjë ndryshim në klubin që do të përfaqësojë, qoftë në muajt e ardhshëm apo në planin afatgjatë.

    Kjo i jep fund bisedave për një kalim te Newell’s Old Boys.

    “Messi është i lumtur te Inter Miami, pavarësisht informacioneve të fundit që qarkullojnë rreth klubit të tij të parë në Argjentinë”, ka thënë Romano.

    I sapokurorëzuar me Çmimin Princesha e Asturias për Sport për vitin 2026, Messi është plotësisht i përqendruar te Inter Miami. Romano shtoi se sulmuesi dhe familja e tij ndihen të vendosur dhe të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kontrata aktuale e Messit është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe ai synon ta respektojë atë dhe ta çojë deri në fund. Nuk ka bisedime me asnjë klub tjetër.

    Romano gjithashtu refuzoi të përjashtonte një zgjatje përtej vitit 2028, megjithëse theksoi se është shumë herët për të vendosur. Gjithçka do të varet nga gjendja fizike e Messit.

    Projektet e tij jashtë fushës po rriten gjithashtu. Messi ka themeluar Kupën Messi, një turne ndërkombëtar për të rinj që synon zbulimin e talenteve të reja. /Telegrafi/

  • Fehmi Hoti appointed task manager of Kosovo Police Director General

    Fehmi Hoti has been appointed task manager of Kosovo Police Director General, following Gazmend Hoxha’s resignation from this position.

    The news has been made known by the prime minister’s office, which announced that Albin Kurti has accepted Hoxha’s resignation request and has relieved him of his duty.

    According to the announcement, following Interior Affairs Minister Jalal Svecla’s proposal, Prime Minister Kurti has appointed Fehmi Hoti to the position of Kosovo Police Director General’s duty.

    The government has praised Gazmend Hoxha’s contribution and commitment during his term at the helm of the Kosovo Police.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

    Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

    Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

    Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

    Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Qeveria ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë mandatit të tij në krye të Policisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gazmend Hoxha resigns police director post

    According to the Government’s announcement, following Interior Affairs Minister Jedal Svechla’s proposal, Kurti has appointed Fehmi Hotin task manager of the Kosovo Police General.

    The government has praised Hoxha’s contribution and commitment during his mandate.

    Source Layer: RTKLive

  • Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Policisë

    Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Policisë

    Sipas njoftimit të Qeverisë, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Qeveria ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Hoxhës gjatë mandatit të tij.

    Burimi: RTKLive

  • Lista Serbe reagon pas zgjedhjeve në Serbi

    Lista Serbe reagon pas zgjedhjeve në Serbi

    Lista Serbe ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, duke thënë se do të vazhdojë të angazhohet për ruajtjen e vendeve të punës, pagave dhe mbështetjes financiare nga buxheti i Serbisë për serbët në Kosovë.

    Në një komunikatë pas mbledhjes së Kryesisë së Zgjeruar, kjo parti ka bërë të ditur se ka shqyrtuar situatën aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

    Në komunikatë, partia ka thënë se do të kundërshtojë çdo veprim që mund të rrezikojë vendet ekzistuese të punës, pagat e punonjësve, investimet, punësimet e reja dhe përfitimet sociale që financohen nga buxheti i Serbisë.

    Ajo ka kërkuar gjithashtu mbrojtjen e institucioneve që funksionojnë në sistemin e Serbisë, duke veçuar Kishën Ortodokse Serbe, objektet fetare dhe pronat e saj, si dhe institucionet shëndetësore dhe arsimore.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Pamja e pazakontë e Dua Lipës në New York, kostum me pupla dhe një kapelë dramatike

    Pamja e pazakontë e Dua Lipës në New York, kostum me pupla dhe një kapelë dramatike

    Ylli i popit Dua Lipa u shfaq në ndarjen e çmimeve WSJ të enjten në mbrëmje. Çmimet e Revistës Innovator në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York, e veshur me një kostum prej leshi me pupla të zeza dhe një kapelë tërheqëse.

    Për këtë rast, këngëtarja zgjodhi një komplet nga koleksioni i modës së lartë të Chanel për vjeshtën dhe dimrin 2026, shkruan theFashionSpot . Ai përbëhet nga një xhaketë dhe një fund i ngushtë deri në gju, i bërë nga leshi me një teksturë të theksuar.

    Sipas këtij portali mode, baza e lehtë dhe e verdhë e zbehtë e pëlhurës krijon efektin e lëkurës së zhveshur. Motive bimore janë të endura mbi të me fije gri dhe fildishi, dhe pëlhura është e zbukuruar me xhufka dhe rruaza të vogla.

    Xhaketa ka shpatulla të theksuara, një jakë të rrumbullakët dhe mëngë të gjata të drejta, dhe fiksohet me një sërë butonash të rrumbullakët të zbukuruar.

    Jaka dhe mëngët përfundojnë me një skaj të trashë me pupla të zeza, ndërsa xhaketa dhe fundi kanë xhufka me rruaza në skaje. Në anën e majtë të xhaketës kishte një broshë në formën e një ziherike, me perla imituese dhe zinxhirë metalikë.

    Pamja u krijua me Lipën nga stilisti i saj prej kohësh Lorenzo Posocco. Ajo e kompletoi kompletin me këpucë të zeza sateni me majë të mprehtë, çizme deri në kyçin e këmbës me rruaza dhe një kapelë me strehë të gjerë të bërë nga kashtë e zezë dhe pupla.

    Grimi ishte në tone të ngrohta: skuqës terrakote, hije sysh prej bronzi, laps i errët dhe buzëkuq nude.

    Çmimi në MoMA

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve të revistës Wall Street Journal u mbajt më 29 tetor, për herë të gjashtëmbëdhjetë. Këtë vit, shtatë persona morën çmime, dhe në kategorinë e muzikës, u vlerësua këngëtarja spanjolle Rosalia, raporton Cover Media .

    Midis të ftuarve ishin Lupita Nyong’o, Cara Delevingne, A$AP Rocky, Christian Louboutin dhe Gayle King.

  • Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

    Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, duke e liruar atë nga kjo detyrë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, të publikuar më 30 tetor 2026.

    Sipas njoftimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Qeveria e Kosovës ka shprehur vlerësimin për kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë kohës sa ishte në krye të Policisë së Kosovës.

    Në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyet e dorëheqjes së Hoxhës.