Blog

  • Fotografia më e mirë e Holly Lyntonit

    Fotografia më e mirë e Holly Lyntonit

    “Les nuk mbante doreza sepse duhej t’i ndiente bletët që të mos i shtypte. ‘A t’i vë në fytyrë?’ – tha ai. ‘Patjetër!’ – iu përgjigja”.

    Intervistë me fotografen Holly Lynton
    Intervistoi: Chris Broughton / The Guardian
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Pikënisja për serinë time Duarthatë [Bare Handed] ishte një zog që ngeci në rrjetën rreth shkurreve të mjedrës në oborrin tim. Kjo më bëri të mendoja për problemin që kanë njerëzit në ndërveprimin me botën natyrore. Si ia dalim të sigurojmë ushqimin dhe gjërat e tjera që na duhen, duke mbetur njëkohësisht kujdestarë të mirë të tokës? Kisha parë vepra të fotografëve që tregonin se si Agrobiznesi i Madh po e shkatërronte mjedisin. Doja të gjeja njerëz që kishin një qasje respektuese, që përpiqeshin të punonin në harmoni me të, por që mund të gjendeshin në një situatë të frikshme ose të rrezikshme.

    Iu afrova Lesit, burrit në këtë fotografi, pasi fola me drejtorin e një hapësire ekspozimi në Albukerki, Nju-Meksiko, i cili e kishte punësuar për të hequr nga pema e tij një koshere të bletëve të egra. Veçse kisha provuar të fotografoja një bletar tjetër që mbante një kostum të plotë mbrojtës, por ai mund të dukej edhe si astronaut. Me Lesin munda të qëndroja pranë dhe të punoja me të për tri ditë. Dy ditët e para përfshinin fotografi të drejtpërdrejta dokumentare të tij duke u kujdesur për kosheret. Pastaj, ditën e tretë, nxënësja e tij Amber erdhi për të ndihmuar.

    Lesi e kishte bletën mbretëreshë në një kafaz në xhepin e këmishës dhe i kërkoi Amberës ta nxirrte. Kudo që ndodhet mbretëresha, pjesa tjetër e kolonisë do të mblidhet në tufë. Kam bërë një fotografi ku Lesi dhe Ambera janë bashkuar nga bletët, dhe ai ishte momenti im “aha!” Ambera e nxori mbretëreshën dhe e vendosi në dorën e Lesit, dhe aty shkuan më pas bletët. Ai më pa me duart plot me bletë dhe tha: “A t’i vë në fytyrë?” I thashë: “Patjetër!”

    Lesi i ngriti ngadalë duart drejt fytyrës. Bletëve nuk u pëlqejnë qimet, prandaj nuk janë në mjekrën e tij ose në majë të kokës. Ai i mbylli sytë për disa minuta, ndërsa unë fotografoja. Më pas tha: “E di ti se nuk dëgjoja asgjë tjetër përveç zukatjes.” Nuk mendoj se e kishte bërë ndonjëherë më parë këtë. Njerëzit ndonjëherë kanë idetë e tyre, dhe unë thjesht i ndjek. Një nga arsyet pse më pëlqen të kaloj pak kohë me ta është se, kur janë të përfshirë në punë, është pothuajse si të shohësh një vallëzim dhe të presësh gjestin e duhur.

    “Lesi duarthatë, bletët” [Bare Handed Les, Honeybees]Foto: Holly Lynton

    Lesi nuk mbante doreza kur merrej me bletët. Tha se duhej të ishte në gjendje t’i ndiente që të mos i shtypte dhe se ishte tepër vapë për të veshur kostumin. Unë vesha një këmishë që mbyllej fort me kopsa te kyçet dhe provova të mbaja edhe një vello bletari, por hoqa dorë pasi e pata të vështirë të fokusohesha përmes rrjetës. Një bletë më zukati në vesh dhe m’u desh të largohesha derisa pushoi.

    Po përdorja një aparat analog fotografik me format të mesëm dhe bletët po më binin edhe në duar teksa shikoja përmes objektivit. Mund t’i ndieja, por nuk mund t’i shihja. Ishte shqetësuese, por Lesi më këshilloi thjesht të lëvizja ngadalë, siç bënte ai. Kjo funksionoi: nuk më pickoi asnjë bletë.

    Për njëfarë kohe, fotografia e Amberës dhe Lesit të bashkuar nga bletët ishte ajo që parapëlqeja. Shqetësohesha se bletët në fytyrën e tij mund t’u dukeshin njerëzve të tepruara. Temat e projektit u përforcuan shpejt kur fotografova ujq në një strehimore bashkë me kujdestarët e tyre dhe më pas dola me një familje në zonat rurale të Oklahomës që kapte mustakë me duar. “Noodling” nënkuptonte kapjen e këtyre peshqve me duar të zhveshura – edhe pse mund të peshojnë 45 kilogramë dhe bëjnë rezistencë të fortë. E kuptova se asnjëri prej këtyre njerëzve nuk kishte frikë. Të gjithë ishin ekspertë në atë që bënin dhe, për ta, kjo ishte një praktikë shpirtërore dhe meditative. Kjo u bë fokusi i serisë.

    Para se të filloja të ndiqja kurse fotografie, kisha ndër mend të bëhesha psikologe dhe shkrimtare. Por, ajo që dua te fotografia është se mund të krijosh rrëfime të dykuptimta, një histori me shumë shtresa brenda një kuadri të vetëm. Një pjesë e madhe e punës sime i referohet kujtesës kulturore. Në vend të dokumentimit të drejtpërdrejtë, synoj diçka më mitike, ndërsa gjestet të cilat ndodhin spontanisht ndonjëherë mund të duken sikur i referohen një miti të caktuar ose një aluzioni biblik. Kjo fotografi anon më shumë kah mitologjia greke, edhe pse nuk i referohet drejtpërdrejt një historie të caktuar. Lesi nuk është Odiseu, por, ashtu sikurse ai, zgjedh të dëgjojë në vend që të mbrohet, gjë që e bën të duket sikur, në njëfarë mënyre, është pjesë e Odisesë.

    Lexo po ashtu:
    – Fotografia më e mirë e Federico Veronesit
    – Fotografia më e mirë e Chris Fallowsit: Një peshkaqen i bardhë i madh fluturues!
    – Rrëfimi për jetën dhe fotografinë më të mirë të Barbara Bosworthit
    – Piktori në hije: Fotografia më e mirë nga Derry Moore
    – Fotografia më e mirë e realizuar nga Richard Mosse: Autostrada e Amazonës nëpër ferr
    – Fotografia më e mirë e Adam Fergusonit: Emigrantja që rrezaton qetësi
    – Fotografia më e mirë e Jordi Barreras: Boshllëku i çuditshëm i qytetit që grumbullon pasuri!
    – Fotografia më e mirë e Mous Lamrabatit
    – Rrëfimi për jetën dhe fotografinë më të mirë të Dorothy Bohmit

    Holly LyntonFoto: Holly Lynton

    CV-ja e Holly Lynton

    Vendi i lindjes dhe viti i lindjes: Bolder, Kolorado, 1972

    Pika kulmore: Pikat kulmore ndodhin kur fotografitë e mia realizohen, dhe kur ekspozohen. Gjatë fotografimit, një pikë kulmore është kur gjithçka përputhet – drita, përmbajtja, kompozimi – dhe krijoj një imazh të papritur që e kapërcen çastin. Një imazh që ngjall aluzion, mister dhe mahnitje. Për sa u përket ekspozitave ose botimeve, shpesh është ajo që ka ndodhur së fundmi. Gjatë viteve të fundit, institucione kaq të ndryshme si Muzeu Nelson-Atkins në Kanzas-Siti dhe Katedralja e Bristolit në Angli kanë ekspozuar punën time. Jam mirënjohëse që institucionet u kanë mundësuar njerëzve me prejardhje dhe këndvështrime shumë të ndryshme t’i shohin fotografitë e mia. Të flas me shikuesit dhe të dëgjoj reagimet e tyre ka qenë një dhuratë e vërtetë. Libri im Duarthatë [Bare Handed], i botuar nga L’Artiere, ishte një tjetër pikë kulmore.

    Këshilla kryesore: Pikërisht tani, kërkimi i autenticitetit në vend të artificialitetit më duket thelbësor dhe është diçka që do t’i nxisja fotografët ta ndërmerrnin. Do të thosha gjithashtu se nuk ekziston diçka e tillë si kureshtja e tepërt (edhe pse disa njerëz mund t’ju bëjnë të mendoni të kundërtën). Mos kini frikë ta ndryshoni mendjen për atë që po punoni, për kuptimin që qëndron pas saj ose për mënyrën se si do ta realizoni. Unë parapëlqej ta quaj këtë riformulim. Ndiqni intuitën tuaj. Dhe, gjeni kënaqësi në praktikën e krijimit të punës dhe të qenit krijues. Do të ketë çaste të vështira dhe çaste që duken si dështime, por rëndësi ka rrugëtimi, jo qëllimi përfundimtar. /Telegrafi/

  • Jotova: Strategjia e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë

    Jotova: Strategjia e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë

    “Ishte institucioni presidencial që ngriti për herë të parë çështjen e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha kandidatja presidenciale bullgare Iliana Jotova gjatë një debati me kundërshtarin e saj Andrei Gyurov përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 1 nëntor.

    Jotova shtoi se tema nuk u përmend në Marrëveshjen Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë.

    “Strategjia e Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë. Për një kohë të gjatë, marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian nuk kanë qenë çështje e marrëdhënieve dypalëshe. Po flasim për një politikë evropiane ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Institucionet evropiane po i ndjekin me shumë rigorozitet kriteret e nevojshme që ky proces të vazhdojë”, tha Jtova në një debat në “BNT”.

    Sipas saj, asgjë nuk është përmirësuar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, si në aspektin e gjuhës së urrejtjes ashtu edhe në persekutimin e njerëzve me rrënjë bullgare. Ajo thotë se lirimi nga akuzat i sulmuesve të Hristijan Pendikov është provë e qartë në këtë drejtim.

    “Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim me partnerët tanë evropianë që marrëveshja dhe politikat evropiane të zbatohen. Sa i përket qëndrimit kombëtar, ju shihni tek unë një person që nuk do të devijojë as një centimetër nga ajo që është rënë dakord tashmë, megjithëse Shkupi po bën përpjekje shumë serioze për të anuluar protokolle të caktuara”, tha Jotova.

    Jotova akuzoi ish-kryeministrin Kiril Petkov se nuk ishte në dijeni të marrëveshjes dhe se kishte ndërmend të udhëtonte drejt Shkupit për të ndryshuar qëndrimin bullgar./Telegrafi/

  • Vampirë, policë apo alienë, këto janë kostumet më të kërkuara për Halloween 2026 në Zvicër

    Vampirë, policë apo alienë, këto janë kostumet më të kërkuara për Halloween 2026 në Zvicër

    Vampirët, alienët, policët dhe personazhet e filmave e serialeve po dominojnë trendët e kostumeve për Halloween 2026.

    Zgjedhjet e zviceranëve këtë vit dallojnë nga ato ndërkombëtare, ku Spider-Man prin në listën e kostumeve më të kërkuara.

    Sipas një analize të publikuar nga mediumi zviceran Watson, bazuar në të dhënat e kërkimeve dhe shitjeve të platformave të ndryshme, personazhet e filmave dhe serialeve vazhdojnë të jenë burimi kryesor i frymëzimit për festën e Halloween-it.

    Në nivel ndërkombëtar, Spider-Man renditet në vendin e parë, i ndjekur nga Harley Quinn, Batman, Wednesday Addams, Minions, Super Mario, Catwoman, personazhet e “Five Nights at Freddy’s”, Wonder Woman dhe Minecraft.

    Ndërkohë, në Zvicër preferencat janë disi më të ndryshme, transmeton Telegrafi

    Sipas të dhënave të shitësit online Galaxus, kostumi më i kërkuar është ai i vampirit, ndërsa pas tij renditen lakuriqi i natës dhe vdekja me kosë. Edhe kostumet e alienëve janë ndër zgjedhjet e pëlqyera këtë vit.

    Galaxus ka raportuar se gjatë tetorit 2026 ka shitur 20% më shumë kostume dhe 29% më shumë aksesorë për Halloween krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Për ata që preferojnë kostume në çift ose në grup, ndër zgjedhjet më të kërkuara janë polici i njësisë speciale SWAT dhe i burgosuri.

    Gjithashtu, është vërejtur interesim për veshjet e stilit të viteve ’80, një trend që mund të lidhet me fotografitë dhe videot e krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

    Edhe te shitësi zviceran Manor ka një renditje të veçantë. Kostumi i policit kryeson listën e pesë kostumeve më të shitura, i ndjekur nga pirati, personazhet e filmit horror “Scream”, shtriga dhe demoni.

    Ndër aksesorët më të kërkuar janë maskat e “Scream”, maskat LED, maskat për sy dhe produktet e grimit, transmeton Telegrafi.

    Një tjetër trend i këtij viti lidhet me suksesin e serialit dhe filmit “KPop Demon Hunters”, personazhet e të cilit, Rumi, Mira dhe Zoey, janë kthyer në frymëzim për kostume individuale dhe grupore. Kombinimi i veshjeve glamuroze me elemente fantastike dhe mbinatyrore po tërheq veçanërisht vëmendjen.

    Në mesin e kostumeve të frymëzuara nga produksionet e reja janë edhe personazhet e filmit “Toy Story 5”, si Woody, Buzz Lightyear dhe Jessie, si dhe personazhet nga filmi “Obsession” dhe filmi “The Odyssey” i regjisorit Christopher Nolan. Për këtë të fundit, një veshje me tunikë, mantel, aksesorë të artë dhe sandale mjafton për të krijuar pamjen e një heroi të mitologjisë greke.

    Ndërsa fansat e serialit “Heated Rivalry” mund të zgjedhin pamjen e dy lojtarëve rivalë të hokejit, përmes fanellave sportive, pantallonave stërvitore dhe aksesorëve përkatës.

    Sa u përket aksesorëve, në Zvicër këtë vit kërkohen veçanërisht maska e personazhit Ghostface nga “Scream”, dhëmbët e vampirit dhe kapelat e kaubojve.

    Të dhënat tregojnë se Halloween-i vazhdon të fitojë popullaritet në Zvicër, ndërsa zgjedhjet e kostumeve ndikohen gjithnjë e më shumë nga filmat, serialet dhe trendët që qarkullojnë në rrjetet sociale./Telegrafi/


  • Icardi ëndërron rikthimin në Serie A, flet edhe për Interin

    Icardi ëndërron rikthimin në Serie A, flet edhe për Interin

    Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe tashmë ka ide mbi të ardhmen e tij.

    Sulmuesi 33-vjeçar është aktualisht një lojtar i lirë pas largimit të tij nga Galatasaray në fund të sezonit të kaluar.

    Megjithatë, Icardi nuk synon të pensionohet pasi sipas tij ka ende çfarë t’i jap futbollit.

    Argjentinasi ka treguar se synon të rikthehet në Serie A dhe ka folur edhe për kohën e tij te Interi.

    “Stërvitem si një i çmendur për t’u përgjigjur në fushë atyre që mendojnë se nuk kam më asgjë për të dhënë. Ëndërroj të luaj përsëri në Itali”, ka thënë fillimisht Icardi për La Repubblica.

    “Inter? Humbja e shiritit të kapitenit më lëndoi. I keqmenaxhova disa momente, por sot do të isha më i kthjellët. Jam rritur”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

    Ndryshe, Icardi njihet si një sulmues ‘vrasës’, pasi në karrierën e tij me klube ka luajtur 478 ndeshje duke shënuar 250 gola. /Telegrafi/

  • Grievous: Today Berat Aslan is buried, who passed away after the accident in Mitrovica

    Berat Aslan from Mitrovica, who passed away after being involved in a motorcycle accident a few days ago, will be buried today.

    His burial will take place after the prayer of escape, while the news of his death had revealed his brother, actor Agan Aslan, through a touching report on social networks.

    Family members, friends, and relatives today extend their final farewell to Berat, whose death has left all who have known him to grief.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E dhimshme: Sot varroset Berat Asllani, i cili ndërroi jetë pas aksidentit në Mitrovicë

    E dhimshme: Sot varroset Berat Asllani, i cili ndërroi jetë pas aksidentit në Mitrovicë

    E dhimshme: Sot varroset Berat Asllani, i cili ndërroi jetë pas aksidentit në Mitrovicë

    Berat Asllani nga Mitrovica, i cili ndërroi jetë pasi ishte përfshirë në një aksident me motoçikletë disa ditë më parë, do të varroset sot.

    Varrimi i tij do të bëhet pas namazit të ikindisë, ndërsa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kishte bërë të ditur vëllai i tij, aktori Agan Asllani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

    Familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i japin sot lamtumirën e fundit Beratit, vdekja e të cilit ka lënë në pikëllim të gjithë ata që e kanë njohur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Finds life without signs in Pristina, case being investigated

    A person has been found without signs of life in his home.

    In the 24-hour report of the Kosovo Police, it becomes known that the case occurred at around 08:54 in Gracanica on Thursday.

    It is also known that at the scene, respective units have emerged, while the medical team has ascertained the victim’s death.

    2910.26-08:54. It is reported that the Kosovo male victim has been found without life in his house. At the scene, relevant units have emerged, while the medical team has ascertained the victim’s death. At the prosecutor’s decision, the lifeless body is sent to the IML for instrumentation, said the announcement. /Telegraphy/

  • Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

    Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

    Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:54, në Graqanicë.

    Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Graqanicë 29.10.2026-08:54. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Tetë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

    Tetë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

    Tetë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë raportuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht më 29 tetor 2026.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Graçanicë, Istog, Klinë, Pejë dhe Gjakovë.

    Dy raste janë raportuar në Fushë Kosovë. Në rastin e parë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, rreth orës 13:30. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

    Ndërkaq, në rastin e dytë, të raportuar rreth orës 21:30, dy vajza të mitura dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga vëllezërit e tyre. Dy të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërsa rasti po hetohet.

    Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti e ka larguar nga shtëpia e tij së bashku me foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Gruaja është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

    Një rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës është regjistruar në Graçanicë. Sipas Policisë, një burrë dyshohet se ka shkelur urdhrin e gjykatës që ia ndalonte afrimin ndaj ish-partneres. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Në Istog, një çift bashkëshortor, shtetas të Shqipërisë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje. Rasti është raportuar rreth orës 15:35. Pas intervistimit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.

    Në Klinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën kishte bashkëjetuar. Rasti është raportuar rreth orës 20:14, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Në Pejë, një grua ka raportuar se është ngacmuar dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Rasti i fundit është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka deklaruar se është keqtrajtuar nga i dashuri i saj. Sipas Policisë, i dyshuari ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

    Nga tetë rastet e raportuara, në gjashtë prej tyre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Dy persona të dyshuar për sulmin ndaj vajzave të mitura në Fushë Kosovë ndodhen në arrati, ndërsa në rastin e raportuar në Pejë nuk është bërë e ditur për ndonjë arrestim. /Telegrafi/

  • Çfarë e përkeqëson sindromën e këmbëve të shqetësuara: Nga kafeja dhe alkooli te ilaçet për alergji

    Çfarë e përkeqëson sindromën e këmbëve të shqetësuara: Nga kafeja dhe alkooli te ilaçet për alergji

    Disa ilaçe kundër alergjisë dhe kundër të përzierave, kafeja, alkooli, si dhe netët pa gjumë mund të rrisin simptomat e sindromës së këmbëve të shqetësuara. Paradoksi është se me kalimin e kohës, disa ilaçe për trajtimin e këtij çrregullimi mund t’i përkeqësojnë ato.

    Sindroma e këmbëve të shqetësuara shkakton ndjesi të pakëndshme në këmbë dhe një dëshirë të fortë për t’i lëvizur ato, më shpesh në mbrëmje dhe natën, kur një person është duke pushuar. Është më e zakonshme tek gratë dhe zakonisht fillon në moshën e mesme, sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Goditjes në Tru (NINDS) të SHBA-së .

    Shkaku i saktë është i panjohur, por ekspertët përmendin një numër faktorësh që mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat. Disa prej tyre mund të shmangen nga vetë personi.

    Ilaçe nga farmacia në shtëpi

    Sipas NINDS, simptomat mund të përkeqësohen nga disa ilaçe kundër të përzierave, antipsikotikë, ilaqe kundër depresionit që rrisin nivelet e serotoninës dhe disa antihistaminikë, ilaçe që përdoren për të trajtuar alergjitë.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se një ilaç i përshkruar nga një mjek nuk duhet të ndërpritet me iniciativën tuaj. Nëse simptomat përkeqësohen pas fillimit të një terapie të re, duhet të flisni me mjekun tuaj për një zëvendësim të mundshëm.

    Kafeja, alkooli, cigaret dhe mungesa e gjumit

    Kafeina, alkooli dhe nikotina janë lidhur me sindromën e këmbëve të shqetësuara. Zvogëlimi ose eliminimi i tyre është një nga këshillat e para nga ekspertët. Mungesa e gjumit dhe çrregullimet e gjumit si apnea gjithashtu mund të përkeqësojnë simptomat.

    NINDS këshillon një orar të rregullt gjumi, aktivitet fizik të moderuar dhe të rregullt, masazh këmbësh, një banjë të ngrohtë dhe kompresa me ujë të nxehtë ose të ftohtë.

    Mungesa e hekurit

    Nivelet e ulëta të hekurit në tru mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtij sindromi. Mungesa e hekurit mund ta shkaktojë ose ta përkeqësojë atë, sipas Klinikës Mayo . Ndër arsyet e zakonshme të mungesës janë menstruacionet e rënda, dhurimet e shpeshta të gjakut dhe gjakderdhja në stomak ose zorrë. Dështimi i veshkave gjithashtu mund të ulë nivelet e hekurit dhe të përkeqësojë simptomat.

    Kjo është arsyeja pse mjekët kontrollojnë nivelin e hekurit në gjak në këtë sindromë. Profesori John Winkelman i Spitalit të Përgjithshëm të Masaçusetsit shpjegoi për HCPLive se një ferritinë nga 15 deri në 20, të cilën laboratorët shpesh e konsiderojnë normale, është shumë e ulët për njerëzit me këtë sindromë. Testet klinike kanë treguar se qëllimi për ta është ferritina mbi 100 dhe ngopja e transferrinës mbi 20 përqind.

    Kur trajtimi përkeqëson simptomat

    Barnat që veprojnë mbi dopaminën kanë qenë prej kohësh zgjedhja e parë e trajtimit. Tek disa pacientë, me kalimin e kohës ato çojnë në të ashtuquajturën përkeqësim: simptomat fillojnë më herët gjatë ditës, bëhen më të forta dhe përhapen në pjesë të tjera të trupit.

    Prandaj, Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit nuk i rekomandon më këto barna si terapi standarde në udhëzimet e vitit 2024.

    Simptomat gjithashtu përkeqësohen gjatë shtatzënisë, veçanërisht në tremujorin e fundit, por zakonisht zhduken pas lindjes. Kushdo që vëren se këmbët e shqetësuara po i prishin rregullisht gjumin duhet të vizitojë një mjek.