Blog

  • Tronditje për “Topçinjtë”: Ylli i Arsenalit nuk e përjashton mundësinë e transferimit te Bayern Munich

    Tronditje për “Topçinjtë”: Ylli i Arsenalit nuk e përjashton mundësinë e transferimit te Bayern Munich

    Arsenali ka zhvilluar bisedime fillestare joformale mbi rinovimin e kontratës së yllit të tyre norvegjez Martin Odegaard, i cili është në interes të një numri të klubeve më të mira të Evropës.

    Sipas rrjetit mediatik Sky Sport, emri i Odegaard është bërë temë diskutimi brenda Bayern Munich, me kontratën e tij me Arsenalin që skadon në verën e vitit 2028.

    Odegaard dhe Bayern Munich kanë qenë në kontakt të përsëritur gjatë viteve të fundit, megjithatë asnjë transferim nuk është realizuar ndonjëherë. Çështja tani po fiton vrull të ri, me Arsenalin që po punon për të zgjatur kontratën e organizatorit të tyre më herët.

    “Topçinjtë” mezi presin të shmangin që Odegaard të arrijë vitin e fundit të marrëveshjes së tij, gjë që do t’i linte ata përballë mundësisë së largimit të tij si lojtar i lirë në vitin 2028.

    Sky Sport raporton se nëse nuk arrihet një marrëveshje për një kontratë të re, Arsenali gjithashtu, në një fazë të mëvonshme, do të shqyrtojë mundësinë e shitjes së lojtarit verën e ardhshme. Odegaard tashmë ka marrë kërkesa nga disa klube të tjera të mëdha evropiane.

    Bayern Munich, nga ana e tyre, nuk ndien nevojë urgjente për të vepruar. Lojtari fillimisht tregoi interes për një transferim në Gjermani, por Odegaard aktualisht nuk është në listën e objektivave primare të transferimeve të zyrtarëve të klubit bavarez.

    Për vite me radhë, norvegjezi ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Arsenalit, duke u zhvilluar nën drejtimin e Mikel Artetas në një nga mesfushorët sulmues më të mirë në Evropë. Si kapiten, ai mban një peshë të madhe si në fushë ashtu edhe brenda dhomës së zhveshjes.

    Odegaard iu bashkua Arsenalit përgjithmonë në verën e vitit 2021, duke mbërritur nga Real Madridi për rreth 35 milionë euro pas një periudhe huazimi gjashtëmujore. 27-vjeçari që atëherë ka luajtur 248 ndeshje zyrtare për klubin, duke shënuar 46 gola dhe duke dhënë 47 asistime.

    Ai ka ngritur dy trofe të Community Shield, në sezonet 2023-2024 dhe 2026-2027, dhe u kurorëzua kampion i Ligës Premier me Arsenalin sezonin e kaluar. /Telegrafi/

  • Protestuesit largohen nga Qeveria dhe nisen drejt Pejës, kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn

    Protestuesit largohen nga Qeveria dhe nisen drejt Pejës, kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn

    Protestuesit që u mblodhën para objektit të Qeverisë së Kosovës, derisa ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbanin konferencë për media janë larguar nga Prishtina dhe janë nisur drejt Pejës.

    Sipas agjendës së paralajmëruar, protesta në Pejë do të nisë në orën 12:00, në korzon e qytetit, për të vazhduar më pas drejt institucioneve lokale dhe atyre të drejtësisë.

    Protestuesit pritet të marshojnë drejt Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt.

    Protesta po organizohet pas vrasjes së saj, rast që ka nxitur reagime të shumta publike dhe ka rikthyer në vëmendje trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje dhe përgjegjësinë e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave.

    Gjatë ditëve të fundit, protesta kundër vrasjes së grave janë organizuar edhe në qytete të tjera të Kosovës, me kërkesa për drejtësi, siguri për gratë dhe vajzat, si dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/

  • Aktorit të njohur i vdes vëllai, Agan Asllani ndau lajmin e kobshëm përmes një postimi prekës

    Aktorit të njohur i vdes vëllai, Agan Asllani ndau lajmin e kobshëm përmes një postimi prekës

    Aktori i njohur kosovar, Agan Asllani, ka ndarë një lajm të kobshëm me ndjekësit e tij.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se vëllai i tij, Berat Asllani, është ndarë nga jeta.

    “Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

    Aktori gjithashtu ka bërë të ditur se detajet rreth ceremonisë së varrimit do të njoftohen me kohë, në mënyrë që familjarët, miqtë dhe të afërmit të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit.

    “Për varrim ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

    Pas lajmit të trishtë, të shumtë kanë qenë ata që i kanë shprehur ngushëllimet aktorit dhe familjes së tij për këtë humbje të madhe.

    Ndërkaq, siç është raportuar në media, vëllai i aktorit dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte aksidentuar me motoçikletë. Megjithatë, detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

  • Gervailla: Protesters are not against us, they are with Arlinda

    MJustice student Donika Grovalla has commented on protests and demands for her resignation and Interior Minister Jedal Svecla following the assassination of Arlinda Zekit.

    She has said protesters are not against them as ministers.

    The challengers are not against us. They’re with Arlinda. /I did. tv

  • “ You have illusions” Svechla addresses journalist: Are you telling me what the government’s responsibility is?

    PIn spite of the violations recorded in the report in the case of Arlinda Zekaj, Interior Affairs Minister Xhelal Svechla, does not consider the government has failed in this case.

    Asked by the reporter for the executive responsibility, he asked to clarify what direct government responsibility is concerned about, while telling him they have illusions if they expect the system to have no difficulties.

    Journalist: Do you consider the Government has failed?

    Svechla: Who the government? Are you telling me what the government’s responsibility is?

    If you expect that the whole system will have no trouble in government, then you have illusions I’m sorry, he says.

  • "Keni iluzione", Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?

    “Keni iluzione”, Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?

    "Keni iluzione", Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?

    Përkundër shkeljeve të evidentuara në raportin për rastin e Arlinda Zekajt, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk e konsideron se Qeveria ka dështuar në këtë rast.

    I pyetur nga gazetari për përgjegjësinë e ekzekutivit, ai kërkoi të sqarohej se për cilën përgjegjësi direkte të Qeverisë bëhet fjalë, ndërsa i tha se kanë iluzione nëse presin që sistemi të mos ketë vështirësi.

    Gazetari: A konsideroni se ka dështuar Qeveria?

    Sveçla: Kush Qeveria? A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?

    “Nëse prisni që i gjithë sistemi nuk do të ketë vështirësi në qeverisje, atëherë keni iluzione më vjen keq” – thotë ai.

  • Gërvalla: Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën

    Gërvalla: Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën

    Gërvalla: Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e saj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ajo ka thënë se protestuesit nuk janë kundër tyre si ministra.

    “Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën”, ka deklaruar Gërvalla./Klankosova.tv

  • Rama: Sot nisën punimet për instalimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Kosturi”

    Rama: Sot nisën punimet për instalimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Kosturi”

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për nisjen e punimeve për instalimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Kosturi”.

    “Sot nisën punimet për instalimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën ‘Kosturi’”, ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.

    Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për punëtorët që janë çdo ditë në terren dhe kontribuojnë në realizimin e projekteve të Kryeqytetit.

    “Mirënjohje e pafund për punëtorët që, çdo ditë janë në terren dhe i çojnë përpara projektet e Kryeqytetit në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

  • Andonovski: Në vitin 2027 presim gurthemelin për qendrën kombëtare të të dhënave

    Andonovski: Në vitin 2027 presim gurthemelin për qendrën kombëtare të të dhënave

    Ndërtimi i qendrës kombëtare të të dhënave mund të fillojë në vitin 2027, nëse procedurat shkojnë sipas planit, njoftoi Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski në një intervistë për televizionin Sitel.

    Ai tregoi se vendi për ndërtim është zgjedhur pranë Shkupit dhe Ministria e Transportit po punon për përgatitjen e dokumentacionit të planifikimit urban.

    Po zhvillohen gjithashtu bisedime me huadhënës potencialë dhe partnerë ndërkombëtarë për të financuar projektin, i cili është pjesë e Axhendës së Reformës dhe Planit të Rritjes. Është planifikuar që 30 përqind e financimit të sigurohet përmes një granti.

    Andonovski tha se Ministria po bisedon gjithashtu me investitorë potencialë për ndërtimin e qendrave private të të dhënave, por theksoi se nuk do të mbështesë projekte që do të dëmtonin mjedisin.

    “Projekti është duke u zhvilluar, të gjitha hapat po ecin siç duhet dhe jam i sigurt se në vitin 2027 do të arrijmë të vendosim gurthemelin”, tha ai.

    Ministri informoi gjithashtu se është publikuar Strategjia Kombëtare për Përdorimin e Inteligjencës Artificiale, e cila aktualisht është e hapur për konsultime. Miratimi i një ligji për inteligjencën artificiale është planifikuar për vitin e ardhshëm./Telegrafi/

  • Protesters wait before Government for response to demands following Arlinda Zekaj assassination

    Protesters are sitting at the door of the Kosovo Government building, where they are awaiting the Government’s decision regarding their demands for resignation following the assassination of Arlinda Zekiaj.

    They have decided to stand before the object’s entry, pending an answer from institutions.

    While within the Government Minister of Internal Affairs Jelal Svecla and Justice Minister Donika Grovala are holding conference concerning the report by the murder of Arlinda Zekaj

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal