Blog

  • Rasti i Arlindës, Gërvalla: Prokurorja ka refuzuar të hapte rast për kanosje ndaj Albert Sylajt

    Rasti i Arlindës, Gërvalla: Prokurorja ka refuzuar të hapte rast për kanosje ndaj Albert Sylajt

    Rasti i Arlindës, Gërvalla: Prokurorja ka refuzuar të hapte rast për kanosje ndaj Albert Sylajt

    Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Gërvalla bëri të ditur se raportoi ka zbuluar se është refuzuar të hapej rast nga Prokruroia për kanosjen e Albert Sylajt, i cili e vrau Arlindën.

    “Prokuroria ishte e njoftuar për dhunën dhe kërcënimet e Arlinda Zekajt. Për zhvillimet e rastit ishin të njoftuar vazhdimisht prokurorët. Më 23 tetor, dy ditë para vrasjes, edhe kryeprokurorja ishte e njoftuar me shkrim. Sipas dokumentacionit, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar të hapte rast për kanosje.” – tha Gërvalla.

  • Protestuesit tentojnë të hyjnë në Qeveri, derisa ministrat po mbajnë konferencën

    Protestuesit tentojnë të hyjnë në Qeveri, derisa ministrat po mbajnë konferencën

    Protestuesit tentojnë të hyjnë në Qeveri, derisa ministrat po mbajnë konferencën

    Ministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kanë bërë analizimin e raportit dhe janë duke e mbajtur konferencën për media.

    Ndërkohë, protestuesit jashtë shihen se janë duke tentuar të hyjnë brenda objektit derisa po përballen me policët.

  • Proposed before Government for the Murder of Arlinda Zekaj

    The protest is being held at the time when Justice Minister Donika Grovalla Schwarz, and Interior Minister Jedal Svechla are expected to hold a joint media conference.

    Protesters have approached the entrance of the government’s facility, where they cheer on the resignation, get out!

    Prostitutes are demanding the resignation of Gervala and Svechala.

    Source Layer: RTKLive

  • Protestohet para Qeverisë për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Protestohet para Qeverisë për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Protesta po mbahet në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

    Protestueset janë afruar pranë hyrjes së objektit të Qeverisë, ku po brohorasin “dorëheqje”, “Dilni jashtë!”, dona me hy brenda” dhe po kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlindës, Ata kanë gjuajtur edhe me vezë.

    Protestuasit po kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës,.

    Burimi: RTKLive

  • Geralla presents the report in the case of Zekaj: Institutions Had Serious Warnings

    Justice Minister Donika Grovalla has stated that the responsible institutions had received repeated and serious warnings of the danger Arlinda Zekitaj faced before she was killed on October 25th in Vitomirica in Pec.

    At a media conference where it is presenting the report on institutional actions and inactions in this case, Gervala has said the documentation examined so far has calculated serious shortcomings, delays and inactions by responsible institutions.

    According to her, the report includes the period from the first report by Arlinda Zekiaj on July 10th, until its murder on October 25th. However, she has stressed that the report is not yet complete, as some institutions have not returned or handed in all required documentation.

    The report relies on the documentation provided by responsible institutions, and analyses their actions, but also their inactions from the first report by Arlinda Zekiaj on July 10th to her murder on October 25th. The report is only partially complete. Because the Coordinator’s office has not received detailed answers from all responsible institutions. Of some of them, we haven’t even received an answer yet. On several issues, we still expect additional documentation and additional clarifications. However, the document thus far highlights serious shortcomings: delays and institutional inactions. The most disturbing condition is that Arlinda Zekiaj was not killed without warning. The responsible institutions had received repeated and serious warnings about the danger to her life, Gervala has declared.

    Presenting the chronology of the case, the minister has indicated that on July 10th 2026, Arlinda Zekaj had reported physical and psychological violence from her first husband to the Kosovo Police.

    According to Gervala, she had reported the threats, handed evidence of violent actions, and informed the police that the husband owned weapons with permission.

    Another concern, according to the minister, was the inability to return to the common house and have regular contact with her 12-year-old son.

    Another constant concern was the inability to return to the common house and have regular contact with her 12-year-old son. Although her coworkers reported that her husband and family members who stood there against her will prevented her from entering her property. On September 7th, Arlinda Zekaj requested an emergency defence order from the Foundation Court in Pec. That same day, she wrote to the court that she was afraid of her life and her child. So the danger was reported, expressly, and it was documented, Gervala said.

    On September 7th, Arlinda Zekaj had requested emergency protection orders from the Constitutional Court in Pec. That same day, she had written to the judge that she was afraid of her life and that of the child.

    On September 7th, the court partially approves the request for emergency protection. On September 9th, two days later, Arlinda Zekaj opposes that decision because it did not include caring for her son, the minister stressed.

    Commenting on the treatment of the Constitutional Court in Pec, Gervala has said the report has recorded violations of legal deadlines during the procedure for emergency protection orders.

    She has announced that on September 7th the court had partially approved the request for emergency protection, while on September 9th Arlinda Zekiaj had rejected the decision, as it did not include caring for her son.

    Source Layer: Dukeagini

  • Gërvalla prezanton raportin për rastin Zekaj: Institucionet kishin paralajmërime serioze

    Gërvalla prezanton raportin për rastin Zekaj: Institucionet kishin paralajmërime serioze

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun që i kanosej Arlinda Zekajt, para se ajo të vritej më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Në një konferencë për media, ku po prezanton raportin për veprimet dhe mosveprimet institucionale në këtë rast, Gërvalla ka thënë se dokumentacioni i shqyrtuar deri më tani ka evidentuar mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime nga institucionet përgjegjëse.

    Sipas saj, raporti përfshin periudhën nga raportimi i parë i Arlinda Zekajt, më 10 korrik, deri në vrasjen e saj më 25 tetor. Megjithatë, ajo ka theksuar se raporti ende nuk është i plotë, pasi disa institucione nuk kanë kthyer përgjigje ose nuk kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

    “Raporti mbështetet në dokumentacionin e siguruar nga institucionet përgjegjëse, dhe analizon veprimet por edhe mosveprimet e tyre nga raportimi i parë i Arlinda Zekajt më 10 korrik, e deri te vrasja e saj më 25 tetor. Raporti është vetëm pjesërisht i plotë. Sepse Zyra e Koordinatores nuk ka marrë përgjigje të detajuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Prej disa prej tyre, madje nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tash. Për disa çështje, presim ende dokumentacion shtesë dhe sqarime shtesë. Megjithatë, dokumentacioni i shqyrtuar deri tani nxjerr në pah mangësi serioze: vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.

    Duke paraqitur kronologjinë e rastit, ministrja ka bërë të ditur se më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar në Policinë e Kosovës dhunën fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj i parë.

    Sipas Gërvallës, ajo kishte raportuar kërcënimet, kishte dorëzuar prova për veprimet e dhunshme dhe e kishte informuar policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje.

    Një tjetër shqetësim i saj, sipas ministres, ishte pamundësia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët dhe për të pasur kontakt të rregullt me djalin e saj 12-vjeçar.

    “Një tjetër shqetësim i vazhdueshëm ishte pamundësia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët dhe për të pasur kontakt të rregullt me djalin e saj, 12-vjeçar. Megjithëse bashkëpronare e shtëpisë ajo raportonte se bashkëshorti, por edhe familjarë të bashkëshortit të cilët qëndronin aty kundër vullnetit të saj, e pengonin të hynte në pronën e saj. Më 7 shtator, Arlinda Zekaj kërkoi urdhër mbrojtje emergjente nga Gjykata Themelore në Pejë. Po atë ditë, ajo i shkroi gjykatës se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës së saj. Pra, rreziku ishte raportuar, shprehimisht, dhe ishte i dokumentuar””, ka thënë Gërvalla.

    Më 7 shtator, Arlinda Zekaj kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje emergjente nga Gjykata Themelore në Pejë. Po atë ditë, ajo i kishte shkruar gjykatës se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës.

    “Më 7 shtator, gjykata miraton pjesërisht kërkesën për mbrojtje emergjente. Më 9 shtator, pra dy ditë më vonë, Arlinda Zekaj e kundërshton këtë vendim, sepse ai nuk përfshinte edhe kujdesin për djalin e saj”, ka theksuar ministrja.

    Duke folur për trajtimin e kërkesës nga Gjykata Themelore në Pejë, Gërvalla ka thënë se raporti ka evidentuar shkelje të afateve ligjore gjatë procedurës për urdhër mbrojtjeje emergjente.

    Ajo ka bërë të ditur se më 7 shtator gjykata e kishte miratuar pjesërisht kërkesën për mbrojtje emergjente, ndërsa më 9 shtator Arlinda Zekaj e kishte kundërshtuar vendimin, pasi ai nuk përfshinte edhe kujdesin për djalin e saj.

    Burimi: Dukagjini

  • Gërvalla: Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërime, institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj

    Gërvalla: Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërime, institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se kryeministrit i është dorëzuar raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Gërvalla ka deklaruar se raporti mbështetet në dokumentacionin e institucioneve përgjegjëse dhe përfshin periudhën nga raportimi i parë i viktimës, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj, më 25 tetor.

    Megjithatë, sipas ministres, raporti është ende pjesërisht i plotë, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet dhe dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet përkatëse.

    “Presim dokumentacion dhe sqarime shtesë. Deri më tani, dokumentacioni nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.

    Sipas të dhënave të prezantuara nga ministrja, më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar në polici se po përjetonte dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj. Ajo kishte raportuar gjithashtu për kërcënime, dhunë dhe posedimin e një arme me leje nga bashkëshorti.

    Pavarësisht se ishte bashkëpronare e shtëpisë, Zekaj kishte deklaruar se bashkëshorti dhe familjarët e tij po e pengonin të hynte në pronën e saj.

    Më pas, më 7 shtator, ajo kishte kërkuar mbrojtje emergjente në Gjykatën Themelore në Pejë. Po atë ditë, sipas Gërvallës, ajo i kishte dërguar gjykatës një mesazh ku shprehte frikën për jetën e saj.

    Deklaratat e ministres rikthejnë vëmendjen te mënyra se si institucionet kishin trajtuar raportimet dhe kërkesat për mbrojtje të Arlinda Zekajt, si dhe te përgjegjësitë institucionale për reagimin ndaj rasteve të dhunës në familje.

  • Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 683 gjoba për një javë, 48 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

    Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 683 gjoba për një javë, 48 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 683 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 23–29 tetor 2026, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë rrugore.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 16 aksidente trafiku, prej të cilave tetë me dëme materiale dhe tetë me persona të lënduar.

    Po ashtu, 49 gjoba janë shqiptuar për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, ndërsa 42 për mosvendosjen e rripit të sigurisë.

    Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar edhe masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 48 ngasës.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel shoferëve që të ulin shpejtësinë, të respektojnë rregullat e trafikut, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë, duke treguar kujdes të veçantë edhe ndaj këmbësorëve. /Telegrafi/

  • Rreth 19 mijë persona në kantonin e Bernës do të përfitojnë subvencion për sigurimin shëndetësor

    Rreth 19 mijë persona në kantonin e Bernës do të përfitojnë subvencion për sigurimin shëndetësor

    Rreth 19 mijë persona në kantonin e Bernës do të përfitojnë për herë të parë subvencion për sigurimin shëndetësor, pasi autoritetet kantonale kanë vendosur të rrisin kufirin e të ardhurave për personat që kanë të drejtë të marrin këtë mbështetje financiare.

    Masa e re do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027 dhe synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve dhe qytetarëve, për shkak të rritjes së vazhdueshme të primeve të sigurimit shëndetësor.

    Sipas njoftimit të autoriteteve të kantonit të Bernës, për këtë qëllim janë paraparë rreth 16.5 milionë franga shtesë, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Nga ndryshimi pritet të përfitojnë rreth 9 mijë e 200 ekonomi familjare, prej të cilave afërsisht 5 mijë e 200 janë familje me fëmijë, ndërsa rreth 4 mijë janë persona që jetojnë vetëm ose çifte pa fëmijë.

    Përveç përfituesve të rinj, rreth 2 mijë e 500 persona që tashmë marrin subvencion do të përfitojnë mbështetje më të lartë, pasi me rritjen e kufirit të të ardhurave do të kalojnë në një kategori tjetër të përfitimit.

    Me këto ndryshime, autoritetet presin që rreth 25.35 për qind e popullsisë së kantonit të përfitojë subvencion për sigurimin shëndetësor, duke përmbushur kështu kërkesën ligjore që kjo mbështetje të mbulojë së paku 25 për qind të banorëve.

    Ndërkohë, nga viti 2028, kantoni i Bernës planifikon të ndajë edhe rreth 200 milionë franga shtesë për subvencionimin e primeve të sigurimit shëndetësor, në kuadër të zbatimit të kërkesave të reja federale.

    Qeveritarja kantonale Aline Trede, drejtoreshë e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, ka theksuar se rritja e primeve paraqet barrë të madhe për shumë familje dhe se masat e reja synojnë veçanërisht të ndihmojnë familjet me fëmijë dhe prindërit vetushqyes.

    Sipas autoriteteve, rreth 95 për qind e të drejtave për subvencion përcaktohen automatikisht në bazë të të dhënave tatimore, pa pasur nevojë që qytetarët të paraqesin kërkesë të veçantë./Telegrafi/

  • Ylli i Interit i hapur për një transferim te Barcelona

    Ylli i Interit i hapur për një transferim te Barcelona

    Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i Interii, Alessandro Bastoni, është rikthyer në listën e transferimeve të Barcelonës pesë muaj pasi transferimi i tij ngeci. Italiani është i gatshëm të dëgjojë klubin katalunas, por së pari dëshiron të dëgjojë drejtpërdrejt qëndrimin e Hansi Flick.

    Situata ka ndryshuar që nga vera e fundit. Barcelona po shqyrton përsëri nënshkrimin e një qendërmbrojtësi, dhe Deco ende ka Bastonin midis emrave që po shqyrton për të përforcuar atë pozicion.

    Historia midis dy palëve filloi muaj më parë. Në janar të vitit 2026, komisioni sportiv vendosi që skuadra kishte nevojë për një qendërmbrojtës me përvojë, mundësisht me këmbë të majtë. Deco më pas filloi të punonte për mundësinë e nënshkrimit të Bastonit.

    Drejtori sportiv arriti një marrëveshje me lojtarin deri në vitin 2031. Megjithatë, transferimi kishte nevojë për miratimin përfundimtar të trajnerit Hansi Flick, i cili përfundimisht e përjashtoi nënshkrimin në maj.

    Trajneri e kishte përdorur Gerard Martin si qendërmbrojtës dhe e konsideronte përparësi investimin e burimeve të disponueshme në pozicione të tjera. Transferimi ngeci edhe pse Bastoni kishte shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga Interi për në Barcelonë.

    Pesë muaj më vonë, rrethanat e kanë rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes. Barcelona ka rinisur kërkimin për një mbrojtësi qendror dhe Deco nuk e ka përjashtuar reprezentuesin italian si një mundësi. Bastoni është një nga katër kandidatët për mbrojtjen e Barcelonës.

    Gjendja e Bastonit për rifillimin e operacionit

    Bastoni mbetet i hapur për të dëgjuar një ofertë të re nga Barça. Vendimi i verës së kaluar e la atë me disa dyshime, veçanërisht pasi transferimi i tij i mundshëm kishte përparuar përpara se të përjashtohej nga trajneri.

    Situata e tij në Milano nuk e detyron atë të kërkojë një rrugëdalje. Italiani ka një kontratë me Interin deri në vitin 2028, është një nga kapitenët këtë sezon dhe është ndër lojtarët më të paguar në skuadrën italiane.

    Për këtë arsye, Bastoni nuk po e shqyrton mundësinë e hedhjes së hapit tjetër vetëm për shkak të interesit të Decos. Nëse Barça do ta riaktivizonte ndjekjen e tij, ai dëshiron të sigurohet që të ketë edhe mbështetjen e Flickut.

    Flick duhet të japë ‘ok’-in

    Kushti është të zhvillohet një bisedë e drejtpërdrejtë me trajnerin përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje. Bastoni dëshiron të dëgjojë nga vetë trajneri se nënshkrimi i tij përputhet edhe me planet e tij sportive dhe se këtë herë ka një vendim të përbashkët brenda klubit.

    Lëvizja tjetër, pra, varet nga Barcelona. Nëse klubi vendos ta bëjë përsëri Bastonin një prioritet, ata do të duhet t’ia komunikojnë këtë drejtpërdrejt atij dhe më pas të përballen me negociatat me Interin, të cilët e kanë qendërmbrojtësin nën kontratë deri në vitin 2028. /Telegrafi/