Blog

  • Dita e tretë e protestës për vrasjen e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë me thirrjet “Dilni jashtë”

    Dita e tretë e protestës për vrasjen e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë me thirrjet “Dilni jashtë”

    Dita e tretë e protestës për vrasjen e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë me thirrjet “Dilni jashtë”

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Protesta është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë konferencë për media.

    Protestueset janë afruar pranë hyrjes së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.

    Për dy ditë radhazi protestuesit kanë kërkuar dorëheqje të Gërvallës dhe Sveçlës, ndërsa ditën e djeshme kërkesat e tyre ishin që të ketë edhe burgosje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two Assembly commissions, the subject of the ombudsman report

    The Commission for Human Rights, Gender Equality and Petitions will be meeting at 10:00, where it will report the Ombudsman’s annual reports of the Ombudsman Institute for the 1920s and 2025s, as well as activities planned for the coming period, RTKliwee reports.

    Meanwhile, the Commission for Legissation, Mandate, Imunite, the Assembly Order, and oversight of the Corruption Prevention Agency will hold meetings at 2: 00 a.m.

    On the agenda of this commission are reviewing reports with amendments to draft laws changing and meeting the Law for the Kosovo Judicial Council and the Law for the Kosovo Prosecutorial Council, as well as meeting the commission’s work plan.

    Source Layer: RTKLive

  • Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

    Mblidhen dy komisione të Kuvendit, temë edhe raporti i avokatit te popullit

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 10:00, ku do të raportojë Avokati i Popullit lidhur me raportet vjetore të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitet 2024 dhe 2025, si dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, raporton RTKlivwe.

    Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë mbledhje në orën 14:00.

    Në rend dite të këtij komisioni janë shqyrtimi i raporteve me amendamente për projektligjet që ndryshojnë dhe plotësojnë Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe plotësimi i planit të punës së komisionit.

    Burimi: RTKLive

  • 6 vite në pritje për një operacion, aktivisti rrëfen përballjen me neglizhencë (VIDEO)

    6 vite në pritje për një operacion, aktivisti rrëfen përballjen me neglizhencë (VIDEO)

    6 vite në pritje për një operacion, aktivisti rrëfen përballjen me neglizhencë (VIDEO)

    Aktivisti Armend Ahmeti, ishte i ftuar në emisionin ‘Ora 7 ‘ në Klan Kosova, ku ka folur për problemin e tij shëndetësor, për të cilin tha se iu desh të pres 6 vjet dhe ende nuk e ka përfunduar operacionin.

    Ai tregoi se bëhet fjalë për një ndërhyrje në Kirurgjinë Maksofaciale, ndërsa shpejgoi neglizhencën në rast.

    “I gjithë problemi ka ardhë si neglizhim i disa tenderimeve të cilat vazhdojnë të jenë ende mungesë nga ministria e Shëndetësisë për arsye të mos furnizimit me produkte apo materiale esenciale…” – theksoi Ahmeti.

  • Reshitaj rikthen në vëmendje rastin e Magashit: Edhe atëherë u suspenduan policët, por u kthyen në detyrë

    Reshitaj rikthen në vëmendje rastin e Magashit: Edhe atëherë u suspenduan policët, por u kthyen në detyrë

    Reshitaj rikthen në vëmendje rastin e Magashit: Edhe atëherë u suspenduan policët, por u kthyen në detyrë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, pas suspendimit të 11 zyrtarëve policorë për shkeljet e dyshuara në rastin e Arlinda Zekajt, ka rikthyer në vëmendje rastin e Hamide Magashit.

    Ajo ka kujtuar se edhe pas vrasjes së Magashit nga burri i saj, para QKUK-së, ishin ndërmarrë masa të ngjashme ndaj policëve, por që katër prej tyre më vonë ishin rikthyer në detyrë.

    “Edhe atëherë pati suspendime, dyshime për keqpërdorim të detyrës e falsifikim të dokumenteve zyrtare, si dhe kallëzim penal ndaj zyrtarëve policorë.

    Mirëpo, pas pak kohësh, katër zyrtarët u rikthyen në punë. Këtë e konfirmoi vetë drejtori i Policisë”, ka shkruar Reshitaj.

    Ajo ka ngritur pikëpyetje nëse suspendimet e fundit do të shoqërohen me përgjegjësi konkrete apo nëse bëhet fjalë vetëm për masa të përkohshme për të qetësuar reagimin publik.

    “A po kërkohet përgjegjësi e vërtetë, apo vetëm po qetësohet reagimi publik derisa të harrohet rasti?

    Suspendimi nuk është drejtësi. Heshtja nuk është përgjegjësi. Dhe jeta e grave nuk mund të mbetet në mëshirën e dështimeve institucionale!”, ka përfunduar ajo.

  • Wolf attacks eight-year-old in Germany’s zoo, girl suffers serious injuries

    An eight – year – old girl has been severely hurt after being attacked by at least one wolf within the animal space of a zoo in Germany.

    The event took place on Wednesday during a children’s organised event at Wild Animal Park in New York, south of Berlin.

    According to officials from the Teltow-Fläming district, the girl was rushed to hospital for medical treatment.

    At the time of the attack, there were two more girls inside the Arctic wolves. A zoo worker has intervened on time, preventing them from being attacked.

    Authorities have announced that the wolves were at that moment being given water.

    After the incident, the zoo has been closed until a second notice, as investigations started to whiteen the circumstances of the event.

    This incident comes several months after another incident in Hamburg, where a wolf bit a woman in a commercial area.

    According to authorities, he is believed to have been the first such attack since the return of wolves to Germany in 1998.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Two 51-year-old Albanians arrested after police action

    Two Albanian citizens, both 51-year-olds, have been arrested in the German town of Ratingen-Hösel, under suspicion of trying to get to a flat.

    The event took place on Wednesday evening, October 28th, at around 18:45, on Eggerscheidter Stra rightly Street, after a 72-year-old had notified police of suspicious noises at his home.

    When he was in the garden, he had observed two men allegedly trying to break open the roof door. Both had left the back of the garden before police launched a search operation, including a police helicopter.

    With the help of local residents, the suspects were located in the garden of a house on WisengRund Street. They were arrested without resistance, with the help of a police dog.

    During the investigation, another resident reported another attempted theft at Bruchhaser Straão Street. Police are considering whether the two Albanians have links to the case as well.

    After the arrest, both were sent to the police station. One was released at the prosecution’s order, after completing the first investigative actions, while the other was brought before the judge because of an arrest warrant that existed earlier.

    The news was published by the German medium News.de, referring to Metmann Police’s announcement.

    The suspects will face further investigative procedures, while their guilt for alleged acts has not yet been proven.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tentuan të vjedhin një banesë në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë 51-vjeçarë pas aksionit policor

    Tentuan të vjedhin një banesë në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë 51-vjeçarë pas aksionit policor

    Tentuan të vjedhin një banesë në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë 51-vjeçarë pas aksionit policor

    Dy shtetas shqiptarë, të dy të moshës 51-vjeçare, janë arrestuar në qytetin Ratingen-Hösel të Gjermanisë, nën dyshimin për tentim-vjedhje në një banesë.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma, më 28 tetor, rreth orës 18:45, në rrugën Eggerscheidter Straße, pasi një 72-vjeçar kishte njoftuar policinë për zhurma të dyshimta në shtëpinë e tij.

    Kur kishte dalë në kopsht, ai kishte vërejtur dy burra që dyshohet se po tentonin ta hapnin me forcë derën e tarracës. Të dy ishin larguar nga pjesa e pasme e kopshtit para se policia të niste një operacion kërkimi, ku u përfshi edhe një helikopter policor.

    Me ndihmën e banorëve të zonës, të dyshuarit u lokalizuan në kopshtin e një shtëpie në rrugën Wiesengrund. Ata u arrestuan pa rezistencë, me ndihmën edhe të një qeni policor.

    Gjatë hetimeve, një banore raportoi edhe një tentim tjetër vjedhjeje në rrugën Bruchhauser Straße. Policia po shqyrton nëse dy shqiptarët kanë lidhje edhe me këtë rast.

    Pas arrestimit, të dy u dërguan në stacionin policor. Njëri u lirua me urdhër të prokurorisë, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, ndërsa tjetri u paraqit para gjyqtarit për shkak të një urdhër-arresti që ekzistonte më herët.

    Lajmi është publikuar nga mediumi gjerman News.de, duke iu referuar njoftimit të Policisë së Mettmannit.

    Të dyshuarit do të përballen me procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa fajësia e tyre për veprat e pretenduara ende nuk është vërtetuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ujku sulmon 8-vjeçaren në kopshtin zoologjik në Gjermani, vajza pëson lëndime të rënda

    Ujku sulmon 8-vjeçaren në kopshtin zoologjik në Gjermani, vajza pëson lëndime të rënda

    Ujku sulmon 8-vjeçaren në kopshtin zoologjik në Gjermani, vajza pëson lëndime të rënda

    Një vajzë tetëvjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është sulmuar nga të paktën një ujk brenda hapësirës së kafshëve në një kopsht zoologjik në Gjermani.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën gjatë një aktiviteti të organizuar për fëmijë në Parkun e Kafshëve të Egra “Johannismühle”, në jug të Berlinit.

    Sipas zyrtarëve të distriktit Teltow-Fläming, vajza është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

    Në momentin e sulmit, brenda hapësirës së ujqërve të Arktikut ndodheshin edhe dy vajza të tjera. Një punonjës i kopshtit zoologjik ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar që edhe ato të sulmoheshin.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se në atë moment ujqërve po u jepej ujë.

    Pas incidentit, kopshti zoologjik është mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

    Ky incident vjen disa muaj pas një rasti tjetër në Hamburg, ku një ujk kafshoi një grua në një zonë tregtare.

    Sipas autoriteteve, ai besohet të ketë qenë sulmi i parë i këtij lloji që nga rikthimi i ujqërve në Gjermani në vitin 1998.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Media zvicerane ia përmend Kosovën në intervistë, eksperti i politikës serbe: Asnjë qeveri në Serbi nuk flet hapur për pavarësinë e Kosovës

    Media zvicerane ia përmend Kosovën në intervistë, eksperti i politikës serbe: Asnjë qeveri në Serbi nuk flet hapur për pavarësinë e Kosovës

    Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e Serbisë, ndërsa ka folur edhe për qëndrimet brenda lëvizjes studentore që ka shënuar fitore në zgjedhjet parlamentare kundër partisë së Aleksandar Vuçiqit.

    Në një intervistë për mediumin zviceran Watson, Bochsler, i cili prej më shumë se 20 vitesh studion politikën serbe, ka thënë se në Serbi është shumë e vështirë të gjendet ndonjë parti politike që flet hapur për pavarësinë e Kosovës.

    Duke komentuar raportin e lëvizjes studentore me nacionalistët serbë, Bochsler ka theksuar se gjatë protestave janë shfaqur edhe persona që mbanin flamuj me mbishkrime dhe simbole që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, sipas tij, lëvizja studentore ka arritur të mbajë jashtë listës zgjedhore një numër të madh të kandidatëve me qëndrime të theksuara nacionaliste.

    Ai ka shpjeguar se kjo është arritur përmes mekanizmit të vetos, të cilin e kanë përdorur këshillat studentore në universitete dhe fakultete gjatë përzgjedhjes së kandidatëve.

    “Çështja e Kosovës është një tabu politike në Serbi. Nuk do të gjeni në Serbi ndonjë parti ku dikush të flasë hapur për pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Bochsler.

    Sipas tij, mekanizmi i vetos ka funksionuar relativisht mirë brenda lëvizjes studentore, duke bërë që shumë kandidatë nacionalistë të mos përfshihen në listën zgjedhore.

    Bochsler ka shtuar se, në fund, nga lista janë përjashtuar edhe përfaqësuesit më të qartë të të dy krahëve politikë brenda lëvizjes.

    Sidoqoftë, mbetet e paqartë se çfarë qëndrimi konkret do të mbajë qeveria e re e Serbisë ndaj Kosovës, pasi lëvizja studentore përbëhet nga grupe me bindje të ndryshme ideologjike./Telegrafi/