Reshitaj rikthen në vëmendje rastin e Magashit: Edhe atëherë u suspenduan policët, por u kthyen në detyrë

Reshitaj rikthen në vëmendje rastin e Magashit: Edhe atëherë u suspenduan policët, por u kthyen në detyrë

Written by

in

Reshitaj rikthen në vëmendje rastin e Magashit: Edhe atëherë u suspenduan policët, por u kthyen në detyrë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, pas suspendimit të 11 zyrtarëve policorë për shkeljet e dyshuara në rastin e Arlinda Zekajt, ka rikthyer në vëmendje rastin e Hamide Magashit.

Ajo ka kujtuar se edhe pas vrasjes së Magashit nga burri i saj, para QKUK-së, ishin ndërmarrë masa të ngjashme ndaj policëve, por që katër prej tyre më vonë ishin rikthyer në detyrë.

“Edhe atëherë pati suspendime, dyshime për keqpërdorim të detyrës e falsifikim të dokumenteve zyrtare, si dhe kallëzim penal ndaj zyrtarëve policorë.

Mirëpo, pas pak kohësh, katër zyrtarët u rikthyen në punë. Këtë e konfirmoi vetë drejtori i Policisë”, ka shkruar Reshitaj.

Ajo ka ngritur pikëpyetje nëse suspendimet e fundit do të shoqërohen me përgjegjësi konkrete apo nëse bëhet fjalë vetëm për masa të përkohshme për të qetësuar reagimin publik.

“A po kërkohet përgjegjësi e vërtetë, apo vetëm po qetësohet reagimi publik derisa të harrohet rasti?

Suspendimi nuk është drejtësi. Heshtja nuk është përgjegjësi. Dhe jeta e grave nuk mund të mbetet në mëshirën e dështimeve institucionale!”, ka përfunduar ajo.