Blog

  • Konjufca voices condolences to victims of EUFOR helicopter accident

    The first Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora, Glauk Konjufca, has expressed condolences for the loss of lives of the Italian staff of EUFOR Althea, in the helicopter accident in Bosnia and Herzegovina.

    In a response, Konjufca has expressed condolences to Italy’s Foreign Minister Antonio Tayan and Defence Minister Guido Cronetto as well as the families of the victims.

    He has congratulated the quick and complete healing of all who are injured.

    The Republic of Kosovo mourns together with Italy. We honor the service of those who lost their lives, defending peace and stability in our region, has written on X Konjufca.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

    Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të personelit italian të EUFOR Althea, në aksidentin me helikopter në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Në një reagim, Konjufca u ka shprehur ngushëllime ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto, si dhe familjeve të viktimave.

    Ai u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve.

    “Republika e Kosovës vajton së bashku me Italinë. Nderojmë shërbimin e atyre që humbën jetën duke mbrojtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar në X Konjufca.

     

    Burimi: RTKLive

  • The death of three Albanians in Athens by the collapse of the flat, thieves stole gas tubes, caused explosion

    PGreek olicia has arrested three people, of them two Greeks and one Albanian, on charges of theft by consequence of death.

    According to police sources, three people have been detained since shortly before the explosion of a building in Athens’ Plaka neighbourhood, filmed by security cameras stealing copper tubes in the apartment gas plant, the TCh reports. I did. tv.

    The latter has since erupted taking the life of 6 persons, 3 of whom are of Albanian origin.

    Police sources said five persons — all of the Roma community of Greek and Albanian origin — were detained in total.

    From the ongoing investigations, only three of them were found evidence of the implications in the tragedy that shocked Athens a month ago.

    The three arrested will be sent to court Friday morning.

  • Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, hajnat vodhën tubat e gazit dhe shkaktuan shpërthimin

    Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, hajnat vodhën tubat e gazit dhe shkaktuan shpërthimin

    Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, hajnat vodhën tubat e gazit dhe shkaktuan shpërthimin

    Policia greke ka arrestuar tre persona, prej tyre dy grekë dhe një shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.

    Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare.

    Burime policore thanë se janë ndaluar në total pesë persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë.

    Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj tre prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.

    Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes.

  • The older brother has been generous with the inhabitants tonight, a generous meal for them

    Big Brother V IP Kosova 5 is off unexpectedly tonight, with the first three residents.

    They’re in, they’re comfortable, they’ve started talking, until their first dinner is over.

    Residents are also associated with the guest, Elijona, who has been a finalist of the past Big Brother edition. V IP Kosova 4.

    In contrast, the moderator of this format, Alud Hamiti, through a post in Instagram, has discovered today’s surprise.

    He has shown that Big Brother has opened the door to the three residents who have responded positively to provocative questions posed through whatsap. /I did. tv

  • Vëllai i madh është treguar bujar sonte me banorët, darkë me bollëk për ta

    Vëllai i madh është treguar bujar sonte me banorët, darkë me bollëk për ta

    Vëllai i madh është treguar bujar sonte me banorët, darkë me bollëk për ta

    Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur papritur sonte, me tre banorët e parë.

    Ata kanë hyrë brenda, janë rehatuar, kanë filluar muhabetet, derisa u është shtruar edhe darka e parë.

    Banorët janë të shoqëruar edhe me mysafiren, Elijonën e cila ka qenë finaliste e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova 4.

    Ndryshe, moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar befasinë e sotme.

    Ai ka treguar se Vëllai i Madh ua ka hapur derën e shtëpisë tre banorëve, të cilët u janë përgjigjur pozitivisht pyetjeve provokuese të parashtruara përmes WhatsApp-it. /Klankosova.tv

  • “Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi

    “Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi

    “Diçka e pazakontë po ndodh natën”: Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve në institucione në Serbi

    Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara, zyra të mbyllura me çelës në institucionet shtetërore dhe veprimtari që, sipas dëshmive të punonjësve, po zhvillohen gjatë natës.

    Këto janë të dhënat dhe fotografitë që po publikohen në publik, pasi Lista Studentore fitoi zgjedhjet e 25 tetorit kundër Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila humbi pasi mbajti pushtetin në 14 vjetët e fundit.

    Dyshimet e fundit për shkatërrimin e dokumentacionit të rëndësishëm janë ngritur në Fondin Republikan të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Serbisë (PIO).

    Se fotografitë e thasëve me dokumentacion të shkatërruar janë autentike, për Radion Evropa e Lirë (REL) e konfirmoi Dragan Domazet, përfaqësuesi kryesor i Shoqatës së Sindikatave të Lira dhe të Pavarura (ASNS) për punonjësit e Fondit Republikan PIO.

    “Diçka e jashtëzakonshme dhe e pazakontë po ndodh natën”, thekson Domazet, duke shtuar se punonjësit kanë arritur ta shpëtojnë një pjesë të dokumenteve të shkatërruara.

    REL-i ka parë një email që Domazet, së bashku me fotografitë, ia kishte dërguar edhe Shoqatës së Sindikatave të Lira dhe të Pavarura, me qëllim të alarmimit të opinionit publik.

    Thasë të zinj që dyshohet se përmbajnë dokumentacion të shkatërruar në Fondin Republikan të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Serbisë.

    Deri në publikimin e këtij artikulli, Fondi PIO nuk u ishte përgjigjur këtyre akuzave.

    Kryeprokurorja e Shtetit e Serbisë, Zagorka Dolovac, më 29 tetor i udhëzoi të gjithë kryeprokurorët publikë dhe ushtruesit e detyrës së kryeprokurorit publik që t’i drejtohen urgjentisht policisë me kërkesa për marrjen e masave për parandalimin e shkatërrimit të shkresave zyrtare dhe dokumenteve të tjera.

    Sipas udhëzimit, informacionet e publikuara në opinion kanë të bëjnë me shkatërrimin e dokumenteve në institucionet shtetërore, banka, Agjencinë e Informacionit të Sigurisë, Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake dhe institucione të tjera me rëndësi për sigurinë ekonomike, financiare dhe juridike të Serbisë.

    Shkatërrimi i dokumentacionit edhe në institucionet serbe në Kosovë?

    Një grup studentësh nga universiteti në Mitrovicën e Veriut, të cilët mbështesin Listën Studentore, njoftuan se kanë marrë informacione për shkatërrimin e dokumentacionit në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, si dhe në organet e përkohshme komunale.

    Universiteti në Mitrovicën e Veriut dhe Qendra Klinike Spitalore funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë.

    Edhe organet e përkohshme komunale funksionojnë në këtë sistem, por autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur gjatë dy vjetëve të fundit, me arsyetimin se janë struktura paralele dhe të paligjshme.

    Në njoftimin e studentëve thuhet se, sipas informacioneve që kanë marrë, po zhvillohen veprime që synojnë shkatërrimin dhe largimin e dokumentacionit, si dhe shkatërrimin e dokumenteve dhe keqpërdorime të mundshme lidhur me pagesën e pagave të mjekëve.

    Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, i ka mohuar pretendimet për shkatërrimin e dokumenteve, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

    “Në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës së Kosovës, askush nuk po shkatërron, largon apo fsheh dokumentacionin zyrtar, pasi nuk ekziston absolutisht asnjë arsye për veprime të tilla. E konsiderojmë të papranueshme që, pa asnjë provë konkrete, të bëhen publike akuza kaq serioze, të cilat dëmtojnë reputacionin e institucionit dhe të punonjësve të tij”, thuhet në përgjigje.

    Ai vlerësoi gjithashtu se sulme të tilla “mund ta rrezikojnë punën e njërit prej institucioneve më të rëndësishme për pjesëtarët e komunitetit serb”.

    Ellek është edhe kryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila u formua me mbështetjen e Partisë Progresive Serbe dhe ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Çfarë parasheh ligji?

    Sipas Kodit Penal të Serbisë, shkatërrimi, fshehja ose falsifikimi i një dokumenti zyrtar përbën vepër penale, për të cilën parashihet dënim me burgim prej tre muajsh deri në pesë vjet.

    Para udhëzimit të lëshuar nga Dolovac, Lista Studentore, e cila u formua nga protestat studentore kundër korrupsionit, u bëri thirrje punonjësve të institucioneve shtetërore që ta alarmojnë opinionin publik dhe të raportojnë shkatërrimin e dokumentacionit.

    “Ju bëjmë thirrje që të parandaloni çdo keqpërdorim që mund të tentojnë ta bëjnë përfaqësuesit e pushtetit në largim gjatë periudhës së tranzicionit”, tha studenti Filip Uboviq në një konferencë për media në qendër të Beogradit.

    REL-i iu drejtua Partisë Progresive Serbe me kërkesën për të komentuar akuzat se persona të afërt me të po shkatërrojnë dokumentacionin zyrtar në institucionet shtetërore, por nuk mori përgjigje.

    Çfarë tjetër po raportohet?

    Politikani opozitar Gjorgje Miketiq publikoi më 28 tetor, në llogarinë e tij në X, informacionin se dokumentacioni po shkatërrohet edhe gjatë natës në Ministrinë e Ndërtimit dhe në Ministrinë e Financave.

    Këto ministri nuk kanë reaguar deri më tani ndaj këtyre akuzave.

    Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë kishte kompetenca lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024 u shemb streha e hyrjes. Kjo tragjedi, në të cilën humbën jetën 16 persona, u bë shkak për shpërthimin e protestave masive studentore, në të cilat kërkohej përgjegjësi.

    Protestat u zgjeruan shumë shpejt, duke përfshirë kërkesa për luftimin e korrupsionit dhe uljen e presionit ndaj institucioneve.

    Ndërkohë, përfaqësuesi i Listës Studentore, Nemanja Karoviq, gjatë një paraqitjeje në transmetuesin publik të Serbisë (RTS), tha se kishte tentime për nxjerrjen e rreth një miliardi dinarësh nga Banka e Kursimeve Postare. Sipas tij, kjo mund ta rrezikonte likuiditetin e bankës dhe pagesën e rregullt të pagave dhe pensioneve.

    Megjithatë, Banka e Kursimeve Postare i mohoi këto pretendime më 29 tetor.

    Ajo deklaroi se është një institucion i qëndrueshëm financiar, likuid dhe me rëndësi sistemike, i cili i zhvillon veprimtaritë në përputhje me rregulloret në fuqi.

    “Lidhja e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur me pretendimet për rrezikimin e likuiditetit të Bankës, të rregullsisë së pagesës së pagave dhe pensioneve, madje edhe të stabilitetit të të gjithë sistemit financiar, përbën vënie të pabazë në pikëpyetje të sigurisë së një institucioni që gëzon besimin e qytetarëve të Serbisë për më shumë se një shekull”, thuhet në komunikatë.

    Partia Progresive Serbe, ndërkaq, gjatë fushatës së saj zgjedhore kishte pretenduar se qytetarët e Serbisë nuk do t’i merrnin të ardhurat e tyre të rregullta nëse do të fitonte Lista Studentore.

    Kush duhet t’i hetojë akuzat për shkatërrimin e dokumentacionit?

    Avokati Ahmed Delimegjac tha për REL-in se prokuroritë kompetente në Serbi duhet të reagojnë ndaj akuzave për shkatërrimin e dokumentacionit, pasi një veprim i tillë përbën vepër penale.

    “Është e padiskutueshme se, nëse vërtetohet që dikush po shkatërron dokumentacionin zyrtar, ai po kryen vepër penale. Mendoj se prokurori dhe policia, e cila është e detyruar të ndërhyjë menjëherë kur merr vesh se po kryhet një vepër penale, duhet të reagojnë”, tha ai.

    Ai pret që prokuroritë në Serbi të reagojnë dhe ta parandalojnë shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar, pas kërkesës së kryeprokurores Zagorka Dolovac. Ai rikujton se, dy ditë më parë, Dolovac u kishte dërguar të gjitha prokurorive publike edhe një udhëzim për mundësimin e qasjes në çdo lëndë me të cilën ato po merren.

    Sipas vlerësimit të tij, këto veprime të kryeprokurores vijnë pas ndryshimit të pushtetit dhe përpjekjes së saj, siç thotë ai, për t’iu “joshur” pushtetit të ri.

    “Është e drejtë që të ndërmerren këta hapa, por, nga ana tjetër, kam frikë se këta njerëz po përpiqen të qëndrojnë në pozitat e tyre dhe të mos shkarkohen. Tani po garojnë se kush do të dëshmojë i pari se është besnik ndaj pushtetit të ri”, theksoi ai.

    Si ruhet dokumentacioni zyrtar?

    Dragan Domazet, përfaqësuesi kryesor i Shoqatës së Sindikatave të Lira dhe të Pavarura për punonjësit e Fondit Republikan PIO, tha se ekzistojnë dyshime serioze se po shkatërrohen edhe të dhënat e ruajtura në formë elektronike.

    “Nëse ndonjë person entuziast nuk ka krijuar një kopje, ekziston rrezik i madh që një pjesë e konsiderueshme e provave për procedura të ndryshme të shkatërrohet”, theksoi ai.

    Domazet beson se shkatërrimi i provave është “planifikuar dhe organizuar në mënyrë sistematike”.

    Megjithatë, Rodollub Shabiq, jurist dhe ish-komisionar për Informimin me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Serbi, vlerëson se në vitin 2026 është e vështirë të shkatërrohet dokumentacioni zyrtar i ruajtur në formë elektronike.

    “Ky është vlerësimi im. Por, e dini, gjatë 10 deri në 15 vjetëve të fundit, ne kemi qenë një vend jashtëzakonisht jotransparent, ose, më saktë, kemi pasur një pushtet jotransparent. Vetëm ata e dinë se si i kanë ruajtur dhe sistemuar dokumentet. Kjo e vështirëson identifikimin e çështjeve përkatëse”, tha ai.

    Ai shtoi se, kur bie një regjim autokratik, gjithmonë ekziston rreziku i fshirjes dhe shkatërrimit të dokumentacionit që dëshmon shkelje të të drejtave të njeriut, krime, veprimtari kriminale ose manipulime të mëdha financiare. Megjithatë, ai përsëriti se sot është dukshëm më e vështirë të zhduken gjurmët. /REL

  • Elijona thumbon Arlindën: Unë jam e zonja e shtëpisë, zakonisht i përcjelli unë banorët

    Elijona thumbon Arlindën: Unë jam e zonja e shtëpisë, zakonisht i përcjelli unë banorët

    Elijona thumbon Arlindën: Unë jam e zonja e shtëpisë, zakonisht i përcjelli unë banorët

    Finalistja e BBVK 4, Elijona është futur sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Banorët janë ‘ngrirë’ në momentin që ajo është futur, por nuk po mungojnë thumbimet në diskutimin mes tyre.

    Kur Nichi e quajti atë mysafire, Elijona ia ktheu përgjigjen me ‘spec’.

    “Në fakt unë jom e zonja e shtëpisë…edhe vjet jom hy banorja e katërt, edhe sot.”

    E Arlinda i tha “rri, s’na pengon, na mëson najsen, qysh me të qitë ma shpejt”.

    Elijona ia ktheu: Zakonisht përcjelli unë.

    LIVE nga shtëpia.

  • Restoranti i parë shqiptar në Brooklyn: Përgatitja e burekut bëhet pjesë e historisë së një biznesi familjar

    Restoranti i parë shqiptar në Brooklyn: Përgatitja e burekut bëhet pjesë e historisë së një biznesi familjar

    Tradita shqiptare e përgatitjes së ushqimit po vazhdon të ruhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku komuniteti shqiptar ndër vite ka krijuar biznese që bartin shijen dhe kulturën e vendlindjes.

    Në një video të publikuar në Instagram nga faqja Brooklyn Dining Club, në bashkëpunim me Arberia Grill & Cafe, që është restoranti i parë shqiptar në këtë zonë.

    Në video shfaqet përgatitja e burekut në ambientet e biznesit në Brooklyn, New York.

    Përmes videos, ekipi i Arberia Grill & Cafe flet për origjinën e biznesit dhe rëndësinë e ruajtjes së traditës, duke sjellë në vëmendje ushqimet që lidhin komunitetin shqiptar me kulturën e tij.

    Publikimi ka marrë reagime edhe nga ndjekësit, të cilët kanë përshëndetur vazhdimin e kësaj tradite dhe kanë inkurajuar biznesin të vazhdojë punën e tij.

    Krahas shërbimit të ushqimit, biznese të tilla shërbejnë edhe si një mënyrë për të ruajtur identitetin kulturor dhe për t’ua përcjellë traditat shqiptare brezave të rinj në diasporë./Telegrafi/

  • British Ambassador meets President Justina Shiroka-Pula: Will strengthen partnership with Kosovo

    The ambassador of Great Britain to Kosovo, Jonathan Hargrees, has met President Justina Shiroka-Pula, who he has congratulated on taking office.

    Through a Facebook post, Hargreaves stressed that Great Britain highly values its long-standing friendship with Kosovo, also recalling the King’s message of praise for the new president.

    It was a pleasure to meet President Shiroka-Pula and wish I had taken office. I expect to work together to strengthen our partnership and support security, stability and prosperity, the British ambassador has written.

    It has reiterated the commitment to deepening co-operation between Great Britain and Kosovo, with security, stability and sustainable development.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal