Blog

  • Cilat janë përfitimet shëndetësore të ushtrimeve intensive?

    Cilat janë përfitimet shëndetësore të ushtrimeve intensive?

    Njerëzit që kryenin më shumë se katër përqind të aktivitetit të tyre fizik në një mënyrë energjike kishin një rrezik dukshëm më të ulët të demencës, diabetit të tipit 2, sëmundjeve të mëlçisë dhe sëmundjeve të zemrës, zbuloi një studim i ri i botuar në European Heart Journal.

    Studiuesit analizuan të dhëna nga UK Biobank, një studim afatgjatë shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar që ndjek qindra mijëra njerëz.

    Një grup përbëhej nga rreth 96,000 pjesëmarrës që mbanin pajisje monitorimi të aktivitetit, dhe grupi tjetër përbëhej nga më shumë se 375,000 njerëz që vetë-raportuan se sa ushtrime bënin.

    Foto ilustruese

    Ata u ndoqën për një mesatare prej nëntë vjetësh.

    Leana Wen, një mjeke e urgjencës, shpjegoi për CNN se gjetja kryesore ishte përqindja e aktivitetit të kryer me intensitet të lartë, jo vetëm sasia totale e lëvizjes.

    Krahasuar me njerëzit që nuk kryenin asnjë aktivitet të fuqishëm, ata që kryenin më shumë se katër përqind të aktivitetit të tyre total kishin: një rrezik më të ulët për demencë, diabetin e tipit 2, sëmundjen e mëlçisë yndyrore, sëmundjen kronike të mushkërive, sëmundjen kronike të veshkave, sëmundjet inflamatore të ndërmjetësuara nga imuniteti, ngjarjet e mëdha kardiovaskulare, fibrilacionin atrial.

    Rreziku i vdekjes nga çdo shkak ishte 46 përqind më i ulët.

    “Imagjinoni sikur dikush të shpikë një ilaç që zvogëlon rrezikun e të gjitha këtyre sëmundjeve në të njëjtën kohë. Do të ishte jashtëzakonisht popullor”, tha Wen.

    Ata që tashmë ushtroheshin shumë përfituan gjithashtu nëse rritën përqindjen e aktivitetit intensiv, por edhe njerëzit relativisht joaktivë që futën të paktën pak lëvizje më të mundimshme në jetën e tyre të përditshme.

    Aktiviteti i fuqishëm është ai që rrit ndjeshëm rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen. Mënyra më e lehtë për ta kontrolluar këtë është me “testin e të folurit”: nëse mund të thoni lehtësisht fjali të plota gjatë ushtrimit, intensiteti është i ulët deri në mesatar.

    Nëse mund të thoni vetëm disa fjalë në të njëjtën kohë, aktiviteti është i fuqishëm.

    Kjo mund të jetë vrapim, çiklizëm, not ose ngjitje e shpejtë e shkallëve, varësisht nga niveli juaj i fitnesit.

    Për disa, ecja e shpejtë është e mjaftueshme, ndërsa njerëzit më në formë duhet të bëjnë më shumë përpjekje.

    Shpërthimet e shkurtra të përpjekjeve në jetën e përditshme, të tilla si vrapimi për në autobus ose mbajtja e çantave të rënda lart shkallëve, gjithashtu llogariten.

    Sipas Wen, aktiviteti me intensitet më të lartë në një periudhë më të shkurtër kohore përmirëson gjendjen e zemrës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe shëndetin metabolik në mënyrë më efektive sesa aktiviteti i lehtë.

    Këshillohet të konsultoheni me një mjek përpara se të filloni një program të ri ushtrimesh dhe ushtrimet duhet të ndërpriten menjëherë nëse shfaqet dhimbje. /Telegrafi/

  • Albanian tradition unites the community of North Sunshine Eagles, prepares traditional pies for Albanian Cup 2026

    The festive atmosphere, engagement and Albanian tradition have dominated North Sunshine Eagles’ preparations for the great weekend of the 2026 Albanian Cup (Albanian Cup 2026).

    Community women have come together this year to prepare traditional domestic pies, one of the most beloved traditions associated with this activity and continues to keep Albanian tastes and culture alive.

    Preparations have been developed in a warm atmosphere, filled with laughter, co-operation and dedication, while organisers have expressed particular gratitude to all women who contribute their time and work each year to preserve this tradition.

    During Saturday and Sunday, visitors will be able to enjoy three types of traditional pie – meat, cheese, and cheese.

    So it was said through a video they put in. InstagramIt’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, it’s like, like, like, it’s like, like, like, like, it’s like, like, like, like, like, like, it’s like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like,, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like, like

    North Sunshine Eagles has called on all interested ones to appear early, as traditional forests are soon sold, becoming one of the most popular parts of the event.

    Beyond the taste of traditional food, this initiative represents a special way to preserve Albanian heritage, strengthen ties within the community and convey traditions from one generation to the next.

    With the taste of the house and the spirit of the union, Albanian forests remain one of the elements giving identity and warmth to the festival of Albanian Cup 2026./Telegraphy/

  • Tradita shqiptare bashkon komunitetin te North Sunshine Eagles, përgatitet pite tradicionale për Albanian Cup 2026

    Tradita shqiptare bashkon komunitetin te North Sunshine Eagles, përgatitet pite tradicionale për Albanian Cup 2026

    Atmosferë festive, përkushtim dhe tradita shqiptare kanë mbizotëruar në përgatitjet e North Sunshine Eagles për fundjavën e madhe të Kupës Shqiptare 2026 (Albanian Cup 2026).

    Gratë e komunitetit janë bërë bashkë edhe këtë vit për të përgatitur piten tradicionale shtëpiake, një nga traditat më të dashura që shoqëron këtë aktivitet dhe që vazhdon të mbajë gjallë shijet dhe kulturën shqiptare.

    Përgatitjet janë zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë, të mbushur me të qeshura, bashkëpunim dhe përkushtim, ndërsa organizatorët kanë shprehur mirënjohje të veçantë për të gjitha gratë që kontribuojnë çdo vit me kohën dhe punën e tyre për ta ruajtur këtë traditë.

    Gjatë së shtunës dhe së dielës, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë tri lloje të pites tradicionale: me mish, me djathë, si dhe me spinaq e djathë.

    Kështu u tha përmes një video që ato kanë hedhur në Instagram, shkruan Telegrafi.

    North Sunshine Eagles u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të paraqiten herët, pasi pitet tradicionale shiten shpejt, duke u kthyer në një nga pjesët më të pëlqyera të këtij aktiviteti.

    Përtej shijes së ushqimit tradicional, kjo nismë përfaqëson një mënyrë të veçantë për të ruajtur trashëgiminë shqiptare, për të forcuar lidhjet brenda komunitetit dhe për të përcjellë traditat nga një brez te tjetri.

    Me shijen e shtëpisë dhe frymën e bashkimit, pitet shqiptare mbeten një nga elementet që i japin identitet dhe ngrohtësi festës së Albanian Cup 2026./Telegrafi/

  • Mickoski: There will be new arrests targeted by former officials and current officials

    The country’s prime minister, Hristian Mickoski, during a presentation on the show “Only an interview on Kanal 5 television warned other arrests of former senior state officials, but also those of whom there are and who will have doubts.

    He stressed that the government is committed to a concrete fight and problemmpromis against corruption.

    Where’s corruption? Let them tell us, do you have evidence of corruption, or of what it says there is? Any charges that have been made have had action and arrests. There are not only two arrested directors of current power, there are more. And there will be others if they continue, there is still such action that is related to the fight against corruption. Also pre-empted was cigarette smuggling that has lasted for decades, and this is only the beginning of that investigation, further evidence will soon follow linked to high officials of some of the past governments that have been smuggled cigarettes, Mickoski stressed.

    He appealed that any citizen who denounced corruption would be guaranteed discretion, while anyone for whom it would prove to be corrupt would have to take responsibility.

  • Mickoski: Do të ketë arrestime të reja, në shënjestër ish-funksionarë dhe zyrtarë aktualë

    Mickoski: Do të ketë arrestime të reja, në shënjestër ish-funksionarë dhe zyrtarë aktualë

    Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve të lartë shtetëror, por edhe atyre aktual, për të cilët ka dhe do të ketë dyshime.

    Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar në një luftë konkrete dhe pakompromis kundër korrupsionit.

    “Ku ka korrupsion? Ja le të na tregojnë, a keni ju dëshmi se ka korrupsion, apo ai që thotë se ka. Çdo denoncim që është bërë ka pasur veprim dhe arrestime. Nuk janë vetëm dy drejtorë të arrestuar të pushtetit aktual, ka më shumë. Dhe do të ketë edhe të tjerë nëse vazhdojnë, ja edhe sot kishte një aksion të tillë që lidhet me luftën kundër korrupsionit. Po ashtu më parë u parandalua kontrabanda e cigareve që ka zgjatur me dekada dhe ky është vetëm fillimi i atij hetimi, së shpejti do të pasojnë dëshmi të tjera që lidhen me funksionarë të lartë të disa prej qeverive të kaluara që janë marrë me kontrabandë cigaresh”, theksoi Mickoski.

    Ai apeloi që çdo qytetar që do të denoncojë korrupsion, do t’i garantohet diskrecioni, ndërsa secili për të cilin do të vërtetohet se është i korrupsionuar do të duhet të mbajë përgjegjësi.

  • Shiroka Pula attended Turkey’s 103-year note ceremony

    The president of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, has attended tonight’s ceremony marking the 103rd anniversary of the Republic of Turkey.

    In her address to those present, President Shiroka Pula said that 103 years ago, under the leadership of Mustafa Kemal Attük, Turkey launched a new chapter, which, according to her, represents a determining moment in Turkish people’s history and on its journey to the modern state.

    In this case, President Shiroka Pula has conveyed his heartfelt congratulations to the Turkish people and the institutions of the Republic of Turkey.

    She further said that for the Republic of Kosovo, Turkey is an important strategic partner and ally, stressing that we have stable friendships and common interests.

    President Shiroka Pula stressed that Kosovo highly appreciates Turkey’s support at important moments in our history, for Turkey’s participation in NATO intervention in 1999, recognition of Kosovo’s independence and contribution to ensuring international recognition.

    According to the President, an important dimension of our partnership is security and protection, claiming that deepening co-operation with Turkey in building Kosovo’s defence capacities is of particular importance.

    According to President Shiroka Pula, an irreplaceable bridge between Kosovo and Turkey are the Turkish community in Kosovo and Albanian exiles in Turkey.

    In the end, President Shiroka Pula said she is convinced that Kosovo and Turkey will deepen the partnership in all areas of common interest, on the basis of mutual trust

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë

    Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Republikës së Turqisë.

    Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Shiroka Pula tha se 103 vjet më parë, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Atatürkut, Turqia nisi një kapitull të ri, e që sipas saj, kjo ditë përfaqëson një moment përcaktues në historinë e popullit turk dhe në rrugëtimin e tij drejt shtetit modern.

    Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula i ka përcjellur urimet më të përzemërta për popullin turk dhe institucionet e Republikës së Turqisë.

    Ajo më tej tha se për Republikën e Kosovës, Turqia është partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm, duke theksuar se ne kemi miqësi të qëndrueshme dhe interesa të përbashkëta.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova e çmon lart mbështetjen e Turqisë në momente të rëndësishme të historisë sonë, për pjesëmarrjen e Turqisë në ndërhyrjen e NATO-s më 1999, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kontributin në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare.

    Sipas Presidentes një dimension i rëndësishëm i partneritetit tonë është siguria dhe mbrojtja, duke pohuar se thellimi i bashkëpunimit me Turqinë në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është me rëndësi të veçantë.

    Sipas Presidentes Shiroka Pula një urë e pazëvendësueshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata shqiptare në Turqi.

    Në fund, Presidentja Shiroka Pula tha se është e bindur se Kosova dhe Turqia do ta thellojnë partneritetin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, mbi bazën e besimit të ndërsjellë

    Burimi: RTKLive

  • Dolce finds out her boyfriend for the first time

    Dolce finds out her boyfriend for the first time

    Former Big Brother resident V IP Kosova 4, Dolce, has called attention to social networks after first discovered her partner.

    She published a video on Instagram, showing up next to her boyfriend in intimate and romantic moments.

    In one part of the video, the two are seen sharing kisses on their lips.

    Dolce finds out her boyfriend for the first time Photo: Instagram

    Even though he has decided to share this moment with his followers, Dolce has taken care of his partner’s privacy by not revealing his identity.

    From published images, he does not seem to be a popular character for the public.

    Photo: Instagram

    Thus, the former residence has taken a step towards presenting its relationship, until it has yet to provide further details about their partner or romance.

    For the public, it has become more familiar with the appearance of the fourth edition of Big Brother, where it has received great attention. /Telegraphy/

    Photo: Instagram

  • Dolce zbulon për herë të parë të dashurin

    Dolce zbulon për herë të parë të dashurin

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka zbuluar për herë të parë partnerin e saj.

    Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet pranë të dashurit në momente intime dhe romantike.

    Në një pjesë të videos, dyshja shihen duke shkëmbyer edhe puthje në buzë.

    Dolce finds out her boyfriend for the first time Foto: Instagram

    Edhe pse ka vendosur të ndajë këtë moment me ndjekësit, Dolce ka treguar kujdes për privatësinë e partnerit, duke mos zbuluar identitetin e tij.

    Nga pamjet e publikuara, ai nuk duket të jetë një personazh i njohur për publikun.

    Foto: Instagram

    Kështu, ish-banorja ka bërë një hap drejt prezantimit të lidhjes së saj, derisa ende nuk ka dhënë detaje të tjera rreth partnerit apo romancës së tyre.

    Për publikun është bërë më e njohur me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother, ku edhe nga aty ka marrë vëmendje të madhe. /Telegrafi/

    Foto: Instagram

  • Publikohen pamjet e sulmit ndaj një anijeje mallrash në brigjet e Bullgarisë – pastaj ajo fundoset

    Publikohen pamjet e sulmit ndaj një anijeje mallrash në brigjet e Bullgarisë – pastaj ajo fundoset

    Një anije greke transporti kontejnerësh është mbytur pasi u godit nga dronë detarë pranë brigjeve të Bullgarisë të mërkurën, njoftoi qeveria bullgare.

    Ky është rasti më i fundit në një seri sulmesh në pjesën perëndimore të Detit të Zi gjatë këtij muaji, të cilat kanë ngritur shqetësime lidhur me zgjerimin e fushëveprimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija “CONTSHIP JET”, që lundronte nën flamurin e Liberisë dhe mbante 421 kontejnerë, pësoi dëmtime të rënda nga tre dronë detarë ndërsa kalonte përmes Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të Bullgarisë – por jashtë ujërave të saj territoriale – gjatë rrugëtimit nga Haifa (Izrael) drejt Konstancës (Rumani).

    Ekuipazhi, i përbërë nga 14 filipinas dhe katër ukrainas, u shpëtua dhe u dërgua i sigurt në portin bullgar të Varnës, bëri të ditur kompania “Contships Management”.

    Dhe disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë një dron detar që lëviz paralelisht me anijen, përpara se të kthehet drejt trupit të saj.

    Në një video tjetër, shihet një shpërthim, i cili bën që anija të anojë.

    Nuk u bë menjëherë e qartë se kush e kreu sulmin, i cili shton shqetësimet në rritje lidhur me ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë mbi transportin detar tregtar në atë zonë.

    Sipas deklaratave të qeverisë, gjatë këtij muaji janë sulmuar nga dronë të paktën gjashtë anije pranë brigjeve të Bullgarisë, ndërsa dyshohet se rreth dy duzina detarë kanë humbur jetën.

    Edhe pse nuk dihet me saktësi se kush i ka kryer sulmet, kryeministri bullgar, Rumen Radev, ka deklaruar se disa prej tyre duket se i shërbejnë interesave të Rusisë.

    Moska ka mohuar përfshirjen në sulmet e fundit dhe nuk dha asnjë koment të menjëhershëm lidhur me incidentin e së mërkurës. /Telegrafi/