Blog

  • Maliqi për suspendimin e 11 policëve: Vlerësim i vonuar, përgjegjësi ka edhe në institucione të tjera

    Maliqi për suspendimin e 11 policëve: Vlerësim i vonuar, përgjegjësi ka edhe në institucione të tjera

    Ish-gjenerali i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, e ka vlerësuar si të vonuar suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj.

    Duke komentuar këtë çështje FIVE të TV Dukagjinit, Maliqi ka thënë se masat ndaj zyrtarëve policorë është dashur të ndërmerreshin më herët, pasi, sipas tij, nuk është dashur shumë kohë për përgatitjen e një raporti dhe vlerësimin e lëshimeve të mundshme.

    “Më duket që është vlerësim pak i vonuar, janë vonuar në marrjen e masave të tilla. Besoj se ka pasur mundësi edhe më herët, se nuk ka dashur aq shumë kohë që të bëhet një raport dhe të vlerësohen lëshimet e zyrtarëve policorë”, ka deklaruar Maliqi.

    Ai ka theksuar se analizimi i plotë i rastit mund të nxjerrë në pah informacione dhe përgjegjësi të tjera, duke përmendur se çdo ditë po bëhen publike të dhëna të reja lidhur me rastin e Zekajt.

    Sipas Maliqit, viktima kishte dokumentuar me shkrim dhe përmes bisedave të incizuara veprimet e saj, prandaj, sipas tij, institucionet nuk mund të arsyetohen se nuk kanë qenë në dijeni për rastin.

    ”Dhe askush nuk mund të arsyetohet që nuk e ka ditur rastin e saj, por lëshimet, neglizhenca, mosmarrja e masave të duhura po shihet që janë te institucionet, edhe te policia, edhe te prokuroria, ndoshta edhe te gjykata”, ka thënë ai.

    Ish-gjenerali ka vlerësuar se, varësisht nga të gjeturat e hetimit, të gjithë personat përgjegjës duhet të përballen me përgjegjësinë që u takon, përfshirë edhe në nivelin qendror.

    ”Unë besoj varësisht prej të gjeturave lidhur me rastin, duhet të gjithë të ballafaqohen me përgjegjësinë që iu takon edhe në nivel qendror”, ka theksuar Maliqi.

    Burimi: Dukagjini

  • Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët

    Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët

    Spekulant, abuzues, mashtrues me taksat, tashmë i provuar nga shumë institucione shtetërore dhe private, Irfan Hysenbelliu po kërkon t’i zhvasë shtetit shqiptar deri në 600 milionë euro.

    CNA ka mundur të sigurojë një material të plotë investigues, jo vetëm për kompanitë e Irfan Hysenbelliut dhe deklarimet e shumë personave në lidhje me pushtetin e tij që i vjen nga media dhe sulmet e tij kriminale ndaj zyrtarëve të shtetit shqiptar për interesat e tij personale, për të mos paguar taksat, për të ndërtuar pa leje, për të marrë dhe shfrytëzuar prona publike me qira qesharake dhe dhjetëra fakte që shkojnë deri te lidhjet e familjarëve të tij me aferën “CEZ DIA”

    CNA do të sjellë deklarimet e personave që kanë qenë në krah të Irfan Hysenbelliut, të cilët deklarojnë se janë nxitur për të dhënë zarfe, duke shkuar më tej tek audituesit e kompanisë, drejtuesit e saj deri te këshilltarët apo personazhet që flasin dhe zbërthejnë fytyrën e vërtetë të Irfan Hysenbelliut.

    Në një material të plotë, CNA.al do të tregojë se si nëpërmjet firmës ligjore “William Hale”, e cila ka ofruar bashkëpunim edhe për gjetjen e investitorëve për këtë çështje pasi vlera e procesit mund të shkojë deri në 7 milionë euro.

    Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, të cilat do të publikohen në vijim me video, flitet se aktualisht ka bisedime me kompaninë “Blank Rome”, një kompani në SHBA dhe gjithashtu po bashkëpunon me kompaninë “Omni” në Angli.

    Gjithashtu, në material flitet edhe për skemën “Beccheti”, i cili quhet edhe profesionist i zoti, por edhe një manipulator.

    Sipas materialit ekskluziv që do të publikohet nga CNA, gjithashtu flitet edhe për kompaninë “FTI”. Më pas ne do të zbulojmë një raport të manipuluar në favor të Hysenbelliut, që sipas deklaruesve flitet për shuma të shtuara në 500 milionë për të pasur një marrëveshje që do të shkojë nga 150-200 milionë euro.

    CNA do të zbërthejë edhe skemën e manipulimit që shkon deri te sjellja e arbitrave në Tiranë, do të zbërthejë emra avokatësh, studiosh ligjore, do të sjellim intervista me zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të Irfan Hysenbelliut që do të tregojnë se si ka funksionuar rrjeta e një merimange që Irfan Hysenbelliu me skemat dhe skenarët e tij t’i kërkojë shtetit shqiptar 600 milionë euro, për t’u marrë më pas shqiptarëve një shumë rreth 200 milionë euro, vlera që Irfani do të pranonte, sipas asaj që CNA ka siguruar.

    Ne po publikojmë një foto deri në publikimin e disa videove, të cilat do të rrëzojnë rrjetën e merimangës dhe do të pastrojnë çdo mjegull që po ngrihet në lidhje me çështjen e një individi abuzues që nuk paguan taksat dhe nëpërmjet mediave të tij, shkon deri te lidhjet e prokurorëve për të mbyllur çështjet që ka me shtetin shqiptar.

    CNA.al është një nga mediat që prej vitesh, nga 2014 e në vazhdim, ka bërë me dhjetëra denoncime për Irfan Hysenbelliun dhe skandalet e tij, por jo vetëm.

    Edhe për shumë nga mediat kryesore në vend që duket sikur nga njëra anë i shërbejnë publikut, por nga ana tjetër mbushin xhepat, nuk paguajnë taksat, shfrytëzojnë pronat publike, apo marrin flamurin e opozitarit dhe gjoja protestuesit, kur, në fakt, pas mjegullës duket qartë se kërkohen fitime qindra milionë euro mbi abuzime, manipulime, blerje, pazare, të cilat duan të gjunjëzojnë shtetin dhe të tërheqin zvarrë pushtetin.

    Ne do të fillojmë nga sot publikimin e videove në mënyrë të vazhdueshme në shqip dhe anglisht për t’i dhënë këtij rasti jehonën e duhur ndërkombëtare që askush të mos guxojë t’i vendosë gjoba shtetit shqiptar në mënyrë kriminale apo që shqiptarët e shkretë të paguajnë qindra miliona euro si në rastin “Beccheti”, i cili mundi të fitojë 110 milionë euro për shkak të “sms”-ve komprometuese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilat po paguajnë shqiptarët.

    Ndërkohë Irfan Hysenbelliu ndërton pa leje, nuk paguan taksa dhe hap procese duke kërkuar 600 milionë euro dhe për të shkuar në një pazar deri në 200 milionë euro.

    Burimi: Dukagjini

  • Si ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve izraelite në luftën me Iranin?

    Si ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve izraelite në luftën me Iranin?

    Ngërçi politik në Izrael mund t’i japë kryeministrit Benjamin Netanyahu më shumë hapësirë për të shqyrtuar rifillimin e sulmeve ndaj Iranit, nëse presidenti amerikan Donald Trump e mbështet një operacion të tillë, sipas një analize të The Jerusalem Post.

    Rezultatet e zgjedhjeve nuk i kanë siguruar bllokut të Netanyahut shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, duke e lënë vendin përballë mundësisë së negociatave të gjata ose zgjedhjeve të reja.

    Sipas analizës, kjo pasiguri politike mund të ndikojë edhe në llogaritjet për një përshkallëzim të ri ushtarak me Iranin.

    Netanyahu e ka shqyrtuar mundësinë e rifillimit të sulmeve, por deri më tani është përballur me kundërshtime nga Trumpi dhe shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir.

    Një faktor i rëndësishëm mbetet qëndrimi i presidentit amerikan, i cili nuk dëshironte rifillimin e luftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor.

    Megjithatë, mbështetja amerikane për një operacion të ri nuk është e garantuar. Brenda administratës së Trumpit ka qëndrime të ndryshme për efektivitetin e sulmeve, ndërsa ekziston shqetësimi se një përshkallëzim mund ta zgjasë konfliktin dhe të mos e detyrojë Teheranin të bëjë lëshime.

    Edhe ushtria izraelite nuk po nxiton drejt një operacioni të ri. Sipas analizës, Zamir do ta mbështeste një sulm nëse Irani do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë ose nëse operacioni do të zhvillohej në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara.

    Një konflikt i ri mund të ndikojë edhe në zhvillimet e brendshme politike në Izrael, duke e zhvendosur vëmendjen nga negociatat për formimin e qeverisë te siguria kombëtare. Megjithatë, rifillimi i sulmeve mbetet një mundësi dhe jo një vendim i konfirmuar. /Telegrafi/

  • Valdrin Sahiti shihet në protestën kundër vrasjes së grave në Kosovë

    Valdrin Sahiti shihet në protestën kundër vrasjes së grave në Kosovë

    Për të dytën ditë radhazi, qytetarët u mblodhën në protestë kundër vrasjes së grave dhe neglizhencës institucionale, pas rastit të Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar drejtësi dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave.

    Në mesin e protestuesve është parë edhe kreatori i njohur i modës, Valdrin Sahiti, i cili iu bashkua qytetarëve në këtë tubim.

    Krahas tij, në protestë janë vërejtur edhe shumë figura të tjera publike, të cilat iu bashkuan thirrjeve për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

    Foto: Screenshot/IndeksOnline

    Protesta u shoqërua me mesazhe të fuqishme, përmes të cilave qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si institucionet po trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave.

    “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë tubimit, duke përcjellë kërkesën për reagim dhe llogaridhënie.

    Foto: Screenshot/IndeksOnline

    Pjesëmarrësit kërkuan që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar raste të tjera të tilla dhe për të garantuar sigurinë e grave, në vend që të mjaftohen vetëm me reagime pas tragjedive.

    Protestuesit paralajmëruan se tubimet do të vazhdojnë derisa kërkesat e tyre të adresohen, duke kërkuar që drejtësia dhe siguria e grave të mos mbeten vetëm premtime, por të shoqërohen me veprime konkrete. /Telegrafi/

    Foto: Screenshot/IndeksOnline

  • Kurti: We will not be prevented from being rich and clean

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has announced that the Law for the Bureau for Verification and Confiscatable Riches has again passed second reading in the Kosovo Assembly.

    The Law to the Bureau for Verification and Confiscating Unjustified Riches was twice sent to the Constitutional Court after it passed to the Assembly of Our Republic. First in February 2023, the second in December 2024. Today, he went to the second reading in the Parliament once again, thanking the MPs for voting the law. We were delayed for more than three and a half years, but they will not stop us from our right and long – awaited goal of having riches in our Republic be fair, clean, and in accordance with the revenues, Kurti wrote on Facebook.

     

     

     

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti: Nuk do të na ndalin synimin që pasurimi të jetë i drejtë dhe i pastër

    Kurti: Nuk do të na ndalin synimin që pasurimi të jetë i drejtë dhe i pastër

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar sërish në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

    “Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024. Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti në facebook”.

     

     

     

    Burimi: RTKLive

  • Kurti after the Law vote for the Bureau: We’re late, but they won’t stop us.

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has reacted after the Law for the Bureau for Verification and Confiscatable Riches Confiscated has again passed second reading in the Kosovo Assembly.

    He has criticised delays in the process of adopting the law, saying they lasted more than three and a half years.

    The Law to the Bureau for Verification and Confiscating Unjustified Riches was twice sent to the Constitutional Court after it passed to the Assembly of Our Republic. First in February 2023, the second in December 2024.

    Today, he went to the second reading in the Parliament once again, thanking the MPs for voting the law. We were delayed for more than three and a half years, but they will not stop us from our right and long – awaited goal of having riches in our Republic be fair, clean, and in accordance with the revenues, Kurti wrote.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kurti pas votimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

    Kurti pas votimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan, por nuk do të na ndalin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar sërish në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

    Ai ka kritikuar vonesat në procesin e miratimit të ligjit, duke thënë se ato zgjatën më shumë se tre vjet e gjysmë.

    “Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024.

    Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka shkruar Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Police Retirement Bill Established Task Force

    Minister of Internal Affairs Xhelal Svecla has made a decision to establish the working group for drafting the Early Pension of Police Staff Bill in Kosovo Police.

    Under the decision, the working group will be led by Deputy Interior Minister Viktor Buzhala, while the deputy leader will be standing Bytyqi by the MPB.

    Representatives of the Ministry of Internal Affairs, the Kosovo Police, other institutions and the Kosovo Police Union are involved in the processing group, reports RTKLive.

    The group will be responsible for drafting the original draft of the bill, managing the process of preliminary and public consultations, as well as preparing necessary documentation under the Government’s Labour Rule.

    After completing the initial draft and supporting documentation, the leader of the working group will hand the draft to the director of the Legal Department, who, if there are no remarks, will proceed for approval.

    With this decision, all relevant MPB units and officials are obliged to co-operate and provide the data required by the leader of the processing group.

    The decision is signed by Minister Jalal Svecla and takes effect on the signing day.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Themelohet grupi punues për Projektligjin për pensionimin e policëve

    Themelohet grupi punues për Projektligjin për pensionimin e policëve

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të personelit policor në Policinë e Kosovës.

    Sipas vendimit, grupi punues do të udhëhiqet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Viktor Buzhala, ndërsa zëvendësudhëheqës do të jetë Qëndrim Bytyqi nga MPB-ja.

    Në grupin punues janë përfshirë anëtarë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, institucioneve të tjera dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës, raporton RTKLive.

    Grupi do të jetë përgjegjës për hartimin e draftit fillestar të projektligjit, administrimin e procesit të konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm sipas Rregullores së Punës së Qeverisë.

    Pas përfundimit të draftit fillestar dhe dokumentacionit përcjellës, udhëheqësi i grupit punues do ta dorëzojë projektaktin te drejtori i Departamentit Ligjor, i cili, nëse nuk ka vërejtje, do ta procedojë për miratim.

    Me këtë vendim, të gjitha njësitë përkatëse të MPB-së dhe zyrtarët obligohen të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë të dhënat e kërkuara nga udhëheqësi i grupit punues.

    Vendimi është nënshkruar nga ministri Xhelal Sveçla dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

     

    Burimi: RTKLive