Blog

  • I’m glad Van Dijk that Liverpool fans are turning enthusiasm into Annfield.

    Liverpool has recorded three successive home victories, so Willarreal, Brighton and Chelsea, in three different races. The latest victory came Wednesday, when the team defeated Chelsea after the penalty execution of the English League Cup after the fair-time match ended evenly.

    These results have helped restore the positive atmosphere among fans, following a disappointing past season, when Liverpool failed to defend the champion’s title.

    It’s a pleasure to see fans enjoying what they’re seeing on the field. It feels their energy, and that’s very good. I’ve felt that energy for a long time, and when you’re missing a little, it’s really good to return it. The results are extremely helpful, and we understand that, Van Dijk said.

    The Dutch defender has stressed that the team intends to play with the same intensity during all matches, both at home and on the journey.

    We want to show this commitment during all ninety minutes, every match, both at home and on the journey. It’s not the easiest thing to do, but we’re trying. Such fights help us. We’re working a lot behind the scenes and we hope that our efforts will be rewarded, he has declared.

    Van Dijk has also expressed satisfaction with the performance against Chelsea in a match where Coach Andon Iraola made seven changes in formation, activating four football players under the age of twenty-two.

    I don’t think we allowed our opponent many cases during the match. There were several long – distance shocks, but we generally played well and showed much energy. At some point, we might have done better, but I’m happy with the evening and the fact that we qualified away is over with Van Dyke.

    Liverpool will now face Arsenal on Sunday in England, at an important game of Premier League, which will be another test for the team and its final form.

    Source Layer: RTKLive

  • Van Dijk i kënaqur që tifozët e Liverpool po e kthejnë entuziazmin në `Anfield`

    Van Dijk i kënaqur që tifozët e Liverpool po e kthejnë entuziazmin në `Anfield`

    Liverpool ka regjistruar tri fitore radhazi në shtëpi, ndaj Villarreal, Brighton dhe Chelsea, në tri gara të ndryshme. Fitorja e fundit erdhi të mërkurën, kur skuadra e mposhti Chelsea pas ekzekutimit të penalltive në Kupën e Ligës angleze, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras.

    Këto rezultate kanë ndihmuar në rikthimin e atmosferës pozitive në mesin e tifozëve, pas një sezoni të kaluar zhgënjyes, kur Liverpool nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit.

    “Është kënaqësi të shohësh se tifozëve po u pëlqen ajo që po shohin në fushë. E ndien energjinë e tyre dhe kjo është diçka shumë e mirë. Këtë energji e kam ndier prej një kohe të gjatë dhe, kur të mungon pak, është shumë mirë ta rikthesh. Rezultatet ndihmojnë jashtëzakonisht shumë dhe ne e kuptojmë këtë”, ka thënë Van Dijk.

    Mbrojtësi holandez ka theksuar se skuadra synon të luajë me të njëjtin intensitet gjatë të gjitha ndeshjeve, si në shtëpi, ashtu edhe në udhëtim.

    “Duam ta tregojmë këtë përkushtim gjatë të gjitha nëntëdhjetë minutave, në çdo ndeshje, si në shtëpi, ashtu edhe në udhëtim. Nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë, por po përpiqemi. Ndeshje të tilla na ndihmojnë. Po punojmë shumë edhe prapa skenave dhe shpresojmë që përpjekjet tona të shpërblehen”, ka deklaruar ai.

    Van Dijk është shprehur i kënaqur edhe me paraqitjen kundër Chelsea, në një ndeshje ku trajneri Andoni Iraola bëri shtatë ndryshime në formacion, duke aktivizuar edhe katër futbollistë nën moshën njëzet e dy vjeçare.

    “Nuk mendoj se i lejuam kundërshtarit shumë raste gjatë ndeshjes. Kishte disa goditje nga distanca, por në përgjithësi luajtëm mirë dhe treguam shumë energji. Në disa momente mund të kishim bërë më mirë, por jam i kënaqur me mbrëmjen dhe me faktin që u kualifikuam tutje”, ka përfunduar Van Dijk.

    Liverpool tani do të përballet me Arsenal të dielën në “Anfield”, në një ndeshje të rëndësishme të Premier League, që do të jetë një tjetër provë për skuadrën dhe formën e saj të fundit.

    Burimi: RTKLive

  • Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente sigurisë së gjithë Ballkanit Perëndimor, thotë Konjufca

    Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente sigurisë së gjithë Ballkanit Perëndimor, thotë Konjufca

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka riafirmuar synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, duke vlerësuar se ky proces do të kontribuonte në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

    Konjufca i bëri këto deklarata gjatë një takimi me një delegacion të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga përfaqësues të nëntë shteteve anëtare të Aleancës.

    “Sot prita në një takim miqësor një delegacion nga Komisioni Politik i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përberë nga përfaqësues të 9 shteteve anëtare. Në një bisedë të hapur e miqësore, riafirmova përcaktimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në Aleancën veriatlantike dhe bindjen se ky anëtarësim do t’i shërbente sigurisë afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor.

    Anëtarësimi në NATO do t’i jepte shprehje institucionale një përkatësie të rrënjosur në vetëdijen politike të popullit tonë. Lidhja e Kosovës me botën euroatlantike mbështetet në historinë e çlirimit tonë dhe në vlerat demokratike mbi të cilat kemi ndërtuar Republikën. Në këtë synim shtetëror gjen shprehje një vullnet i gjerë qytetar, përmbushja e të cilit mbetet synim themelor i politikës sonë të jashtme.

    E vlerësova mbështetjen që Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka dhënë Kosovës dhe kontributin e diplomacisë parlamentare në afrimin tonë me Aleancën. Në Ballkanin Perëndimor na duhet një siguri që u qëndron ndryshimeve politike dhe e kufizon hapësirën ndaj përpjekjeve për destabilizim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta forconte këtë siguri, duke e vendosur vendin tonë brenda sistemit të mbrojtjes kolektive dhe duke zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet aleatëve në rajon. Sigurinë që e kemi ndërtuar bashkë me aleatët tanë duam ta mbrojmë si anëtarë të së njëjtës Aleancë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

    Burimi: Dukagjini

  • Shpikja koreane për ngrohje pa radiatorë është mbi 2,000 vjeçare dhe funksionon edhe sot e kësaj dite

    Shpikja koreane për ngrohje pa radiatorë është mbi 2,000 vjeçare dhe funksionon edhe sot e kësaj dite

    Imagjinoni të ecni zbathur nëpër shtëpi në mes të një dimri të ftohtë, dhe dyshemeja nën këmbët tuaja është këndshëm e ngrohtë. Nuk ka radiatorë pranë mureve, as ndonjë sobë që zë vend në dhomën e ndenjes.

    Pikërisht kështu janë dukur shtëpitë koreane për shekuj me radhë, falë një sistemi ngrohjeje që u krijua shumë kohë para teknologjisë moderne.

    Po flasim për ondolin, një ngrohje tradicionale koreane në dysheme, fillimet e së cilës shkojnë deri në Epokën e Bronzit, rreth vitit 900 para Krishtit.

    Ndërsa në pjesë të tjera të botës dhomat ngroheshin nga zjarre të hapura, koreanët zhvilluan një mënyrë për ta shpërndarë nxehtësinë nën dysheme.

    Gjetjet arkeologjike konfirmojnë se ondoli ishte tashmë i përhapur gjatë periudhës së Tre Mbretërive, nga viti 57 para Krishtit deri në vitin 668 të erës sonë. Parimi bazë i punës së tij nuk ka ndryshuar pothuajse kurrë për shekuj me radhë, shkruan The Korea Times.

    Sekreti ishte fshehur nën shtëpi

    Zjarri që përdorej për të përgatitur ushqimin i ngrohte dhomat në të njëjtën kohë, por tymi nuk hynte në to.

    Në vend të kësaj, ajo kalonte nëpër kanale të ndërtuara posaçërisht nën dysheme, ngrohte strukturën e saj dhe dilte nëpër një oxhak në anën e kundërt të shtëpisë.

    Vatra, e njohur si agungi, ndodhej jashtë hapësirës së banimit. Në shtëpitë më të mëdha, instaloheshin disa oxhaqe të tilla në mënyrë që nxehtësia të shpërndahej në dhoma të ndryshme.

    Vendi më i dëshirueshëm në shtëpi ishte ai më afër zjarrit. Dyshemeja ishte më e ngrohta atje, kështu që ai cep kishte një kuptim të veçantë në jetën e përditshme të familjes.

    Pse koreanët i heqin këpucët sapo hyjnë në shtëpi?

    Përgjigja lidhet me ondolin. Në shtëpitë tradicionale koreane, dyshemeja nuk përdorej vetëm për të ecur. Ata uleshin, hanin, shoqëroheshin dhe flinin mbi të.

    Kjo është arsyeja pse mbajtja e pastërtisë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe heqja e këpucëve në hyrje u bë një zakon i rrënjosur thellë.

    Edhe pse apartamentet koreane të sotme janë të pajisura me divane, tavolina dhe krevate, zakoni i heqjes së këpucëve nuk është zhdukur.

    Dyshemeja është ende një pjesë e rëndësishme e kulturës së gjallë, edhe nëse nuk përdoret më në të njëjtën mënyrë siç përdorej dikur.

    Karburanti më i lirë ka sjellë rrezik serioz

    Ondoli tradicional ka përdorur dru për shekuj me radhë. Pas Luftës Koreane, e cila zgjati nga viti 1950 deri në vitin 1953, druri ishte i pakët, kështu që shumë familje filluan t’i ngrohnin shtëpitë e tyre me briketa cilindrike qymyri, të njohura si yeontan.

    Ato ishin relativisht të lira dhe mund të përdoreshin për gatim, por sillnin një problem të madh – për shkak të djegies së qymyrit dhe depërtimit të gazrave në hapësirën e jetesës, ndodhte helmimi nga monoksidi i karbonit, shpesh me një rezultat fatal. Muajt e dimrit ishin veçanërisht të rrezikshëm dhe gazetat koreane raportonin rregullisht tragjedi të tilla.

    Me zhvillimin e teknologjisë, sistemi ndryshoi gradualisht. Oxhaqet dhe oxhaqet e hapura janë zëvendësuar nga tuba të ngulitura në dysheme, përmes të cilave qarkullon uji i nxehtë.

    Sot, ngrohet me sisteme gazi ose energjie elektrike, dhe një metodë e tillë ngrohjeje është bërë standardi në shtëpitë moderne koreane.

    Falë një shpërndarjeje më të barabartë të nxehtësisë, vendet e mëparshme jashtëzakonisht të nxehta pranë oxhakut janë zhdukur gjithashtu.

    Por ondoli mbetet një shpikje, parimi themelor i së cilës është ruajtur për mijëra vjet dhe që është bërë një frymëzim për ekspertët jashtë kufijve të Koresë.

  • VLEN propozon transformimin e kontratave, BDI ngre shqetësime për punësime partiake

    VLEN propozon transformimin e kontratave, BDI ngre shqetësime për punësime partiake

    VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë kushtet ligjore në institucionet publike të përfshira nga kjo zgjidhje.

    Deputeti Zeqirja Tahiri deklaroi se propozimi përfshin kategori të ndryshme të angazhimit, kontrata me afat të caktuar, kontrata në vepër, kontrata autoriale, angazhime përmes agjencive dhe forma të tjera të kontratave për kryerjen e punës.

    “Pas hyrjes në fuqi të ligjit, institucionet do të kenë afat prej 90 ditësh për ligjin e kontratave përkatëse ose nxjerrjen e vendimeve për punësim. Gjithashtu parashihet mbrojtja nga ndërprerja e kontratave gjatë zhvillimit të procedurës, përveç rasteve të shkeljes së detyrimeve kontraktuale. Qëllimi është që punonjësit të mos mbeten pa siguri në periudhën kur realizohet transformimi i statusit të tyre”, tha Zeqirja Tahiri – VLEN.

    E pyetur për këtë çështje, deputetja e BDI-së Diana Toska, tha se propozim-ligji për transformimin e kontratave të përkohshme në marrëdhënie të rregullta pune ngre shqetësime për mundësinë e punësimeve partiake dhe sistemimin e personave të afërt me pushtetin.

    “Propozim ligji për transformimin e kontratave të përkohshme në marrëdhënie të rregullt ne e shohim si shqetësim pasi që ekziston rreziku që ky proces të përdoret vetëm për punësime partiake dhe sistemimin e njerëzve të cilët janë të afërt me shtetin. Shqetësimi ynë është edhe më i madh kur kemi parasysh se në të njëjtën kohë shumica parlamentare krijon mekanizma për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për punonjësit administrativ”, tha Diana Toska – BDI.

    Propozim-ligji pritet të shqyrtohet në procedurë parlamentare, ndërsa mbetet të shihet nëse zgjidhja e propozuar do të sigurojë stabilitet për punonjësit e angazhuar me kontrata të përkohshme apo do të ngrejë shqetësime të tjera lidhur me mënyrën e zbatimit të saj.

  • Kovac hopes in return of Karetsa for match against Bayern Munich

    The offensive Greek midfielder is being recovered from a ankle injury he suffered on October 17th in the match against Union Berlin, which ended without goals.

    Karetsas, one of Dortmund’s major reinforcements this season, has started training in part with the rest of the team.

    For the first time today, he’s trained with the team. The plan is, if everything goes well Friday, to train again with the team and then decide if it is ready to travel to Munich, Kovac said Thursday.

    The Greek football player had returned to the field after an episode in September, when he was down due to blood flow problems, according to the club’s announcement.

    Borussia Dortmund comes to this confrontation after winning three to two against Werder Bremen on Tuesday, which has qualified for the third round of Germany’s Cup.

    Saturday’s match is expected to be one of the most important conditions of the season in Germany. Both teams are invincible in Bundesliga and have seventeen points, but Bayern Munich tops the sign thanks to the best goals.

    Bayerni scored twenty-five goals in seven championship matches, while Dortmund achieved twelve.

    Kovac has highly praised the opponent, but believes his team may have the opportunity to get a positive result.

    It’s classisker and, after a long time, we can play a game where we’re even. This makes coping more interesting but not easier. Bayern is the golden standard, not only in Germany, but also in Europe, Dortmund’s coach has declared. We may have an opportunity this time to turn the fight in our favor, but, as I said, it won’t be easy.

    Source Layer: RTKLive

  • Kovac shpreson në rikthimin e Karetsas për ndeshjen ndaj Bayern Munich

    Kovac shpreson në rikthimin e Karetsas për ndeshjen ndaj Bayern Munich

    Mesfushori ofensiv grek po rikuperohet nga një lëndim në kyçin e këmbës, të cilin e ka pësuar më 17 tetor, në ndeshjen kundër Union Berlin, që përfundoi pa gola.

    Karetsas, një nga përforcimet e rëndësishme të Dortmund këtë sezon, ka nisur të stërvitet pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës.

    “Për herë të parë sot është stërvitur me ekipin. Plani është që, nëse gjithçka shkon mirë të premten, të stërvitet sërish me skuadrën dhe më pas do të vendosim nëse është gati të udhëtojë në Munich”, ka thënë Kovac të enjten.

    Futbollisti grek ishte rikthyer në fushë pas një episodi në shtator, kur ishte rrëzuar për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut, sipas njoftimit të klubit.

    Borussia Dortmund vjen në këtë përballje pas fitores tre me dy ndaj Werder Bremen të martën, me të cilën është kualifikuar në rundin e tretë të Kupës së Gjermanisë.

    Ndeshja e së shtunës pritet të jetë një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit në Gjermani. Të dyja skuadrat janë të pamposhtura në Bundesligë dhe kanë nga shtatëmbëdhjetë pikë, por Bayern Munich kryeson tabelën falë golaverazhit më të mirë.

    Bayerni ka shënuar njëzet e pesë gola në shtatë ndeshje kampionale, ndërsa Dortmund ka realizuar dymbëdhjetë.

    Kovac e ka vlerësuar lart kundërshtarin, por beson se skuadra e tij mund të ketë mundësi për të marrë rezultat pozitiv.

    “Është ‘Klassiker’ dhe, pas një kohe të gjatë, mund të luajmë një ndeshje ku jemi me pikë të barabarta. Kjo e bën përballjen më interesante, por jo më të lehtë. Bayern është standardi i artë, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Evropë”, ka deklaruar trajneri i Dortmund. “Ne mund të kemi një mundësi që këtë herë ta kthejmë ndeshjen në favorin tonë, por, siç thashë, nuk do të jetë e lehtë”.

    Burimi: RTKLive

  • Protester: We will stop until justice and responsibility ( VIDEOS)

    PReit Ministry of Justice, the Prosecutorial Council, already protesters are protesting in front of the Kosovo Government object.

    One of the protesters addressed the move until he sought responsibility from institutions in connection with the case of the murder of Arlinda Zekiaj.

    …Kosovo police bypass, underestimate, despise and help kill women and girls who report violence and seek their help… Today is our duty to ensure that the police are responsible, we want responsibility… It was part of her request.

  • Protestuesja: S'do të ndalemi deri në drejtësi e përgjegjësi (VIDEO)

    Protestuesja: S’do të ndalemi deri në drejtësi e përgjegjësi (VIDEO)

    Protestuesja: S'do të ndalemi deri në drejtësi e përgjegjësi (VIDEO)

    Prej Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, tashmë protestuesit janë duke protestuar përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Njëra nga protestueset iu drejtua masës, derisa kërkoi përgjegjësi nga institucionet lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    “…Policia e Kosovës anashkalon, nënvlerëson, përçmon e ndihmon me i vra gratë e vajzat që raportojnë dhunë e kërkojnë ndihmë tek ata…Sot është detyra jonë me u siguru që policia jep përgjegjësi, dojmë përgjegjësi…”, ishte një pjesë e kërkesës së saj.

  • I moshuari me letrën e Arlindës në dorë: "Shteti s'ka bo kurrgjo me mbrojtë" (VIDEO)

    I moshuari me letrën e Arlindës në dorë: “Shteti s’ka bo kurrgjo me mbrojtë” (VIDEO)

    I moshuari me letrën e Arlindës në dorë: "Shteti s'ka bo kurrgjo me mbrojtë" (VIDEO)

    Një i moshuar, që po merr pjesë në protestën ku po kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn, ka shprehur pakënaqësitë e tij për trajtimin e rastit nga sheti i Kosovës.

    Teksa mbante një pankartë në dorë, me letrën e Arlinda Zekajt, ai tha:

    “…M’u ka dhimt ajo grue që e kanë mytë. Shteti s’ka bo kurgjo me mbrojtë, ka pasë mundësi se ajo u lajmëru në shtet, por shteti s’e ka mbrojtë. Total shteti fajtor…”. /Klankosova.tv