Blog

  • Zyra e Kryeministrit pranon raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

    Zyra e Kryeministrit pranon raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

    Zyra e Kryeministrit pranon raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se “sapo ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.”

    Në njoftim thuhet se pas shqyrtimit dhe analizimit, nesër mbahet konferencë e përbashkët e dy ministrave.

    “Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.

    Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM.”

  • Nga Tirana në protestën në Prishtinë: Kemi ardhur për Arlindën dhe Arlindat tjera në Kosovë e Shqipëri (VIDEO)

    Nga Tirana në protestën në Prishtinë: Kemi ardhur për Arlindën dhe Arlindat tjera në Kosovë e Shqipëri (VIDEO)

    Nga Tirana në protestën në Prishtinë: Kemi ardhur për Arlindën dhe Arlindat tjera në Kosovë e Shqipëri (VIDEO)

    Pjesë e protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë dhe përgjegjësisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kanë marrë pjesë edhe qytetarë të vendeve tjera.

    Dy prej protestueseve kanë qenë qytetare nga Tirana, që kanë ardhur për të protestuar në kryeqytetin e Kosovës.

    Ato kanë thënë se një veprim të tillë e kanë bërë për të përkrahur kauzën për drejtësi për gratë.

    “Jam nisur për veten time, për Arlindën dhe shumë Arlinda të tjera në Shqipëri dhe në Kosovë”, ka thënë njëra prej tyre, që është intervistuar nga Klan Kosova.

    Derisa, njëra prej grave mbante një pankartë në duar me mbishkrimin “Edhe Arlinda kishte plane për nesër”.

    Ndryshe, qytetarë të shumtë edhe në ditën e dytë të protestës kanë marshuar drejt institucioneve të vendit, duke kërkuar drejtësi, dorëheqje ose shkarkime, duke përfshirë edhe ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla. /Klankosova.tv

  • E reja për Farukun: "Toger a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?"

    E reja për Farukun: “Toger a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?”

    E reja për Farukun: "Toger a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?"

    Një protestuese iu drejtua togerit të suspenduar, Faruk Muqollit, gjatë protestës për rastin e Arlinda Zekajt, duke e pyetur në mënyrë ironike nëse ishte çlodhur nga ajo që ajo e quajti “lodhja e Arlindës”.

    “Toger, a ke pushu, a je çlodhë nga lodhja e Arlindës?”, thotë ajo.

    Protesta po mbahet në shenjë kërkimi të drejtësisë për Arlindën dhe të llogaridhënies institucionale për rastin e saj.

  • A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?

    A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?

    Paketa e masave që prezantoi kryeministri Edi Rama, me sanksione më të ashpra ndaj akteve të dhunës gjatë protestave, ka ngritur pikëpyetje jo vetëm mbi efektin që do të ketë në vijimësinë e tyre, por edhe mbi kufijtë ligjorë të këtyre ndërhyrjeve dhe ndikimin që mund të kenë në të drejtën e protestës.

    A do të arrijnë këto masa t’i largojnë protestuesit nga sheshi dhe të frenojnë mobilizimin qytetar, apo rrezikojnë të shtojnë pakënaqësinë dhe tensionet politike?

    Analisti politik Mentor Nazarko dhe politologu Ermal Hasimja sjellin dy këndvështrime mbi paketën e re, duke vënë në diskutim si bazën dhe proporcionalitetin e masave, ashtu edhe efektin e tyre në një krizë politike që nuk zgjidhet domosdoshmërisht përmes ndëshkimeve.

    Nazarko: Ligji është universal, por zbatimi varet nga koha dhe hapësira

    Një nga argumentet kryesore të Nazarkos lidhet me dallimin mes karakterit universal të ligjit dhe mënyrës se si ai vepron në një kontekst të caktuar politik e shoqëror.

    Për Faktoje.al, Nazarko thotë se normat ligjore nuk mund të shkëputen nga koha dhe hapësira ku zbatohen, pasi e njëjta masë mund të ketë pasoja të ndryshme në shoqëri me tradita, institucione dhe mekanizma kontrolli të ndryshëm.

    “Ligjet kanë karakter universal dhe lokal. Ashtu si ato reflektojnë kohën dhe hapësirën ku ushtrojnë ndikimin e tyre. Në epokën kur konfliktet zgjidheshin me shpatë, apo diku në Burundi këto norma do dukeshin pa kuptim. Sigurisht që në emër të ruajtjes së rendit publik i vendoset kufizim të drejtës së protestës dhe kundërshtimit politik të qeverisjes”, shprehet Nazarko.

    Pikërisht këtu qëndron edhe pikëpyetja që ngre për paketën e Ramës. Sipas tij këto kufizime nuk janë automatikisht të justifikuara vetëm sepse synojnë parandalimin e dhunës.

    Sipas Nazarkos, çështja thelbësore është nëse kufiri i vendosur nga qeveria përputhet me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me Kushtetutën shqiptare.

    “Pikëpyetja është: a është ky kufi në përputhje me Konventën Evropiane të lirive dhe të drejtave të njeriut? Apo me Kushtetutën e Shqipërisë?”, pyet ai.

    Modeli francez dhe italian nuk mjafton për të justifikuar masat

    Referimi i kryeministrit te praktikat e Francës dhe Italisë për të argumentuar ndërhyrjet e propozuara nuk e mbyll, sipas Nazarkos, diskutimin mbi karakterin demokratik të tyre.

    Analisti vëren se masat e ngjashme me ato të vendeve të tjera nuk mund të vlerësohen të shkëputura nga mënyra se si zbatohen dhe nga garancitë institucionale që i shoqërojnë.

    Nazarko sjell si shembull faktin se në këto vende përdoren edhe mekanizma të fortë për ruajtjen e rendit publik, por ekzistojnë njëkohësisht forma të kontrollit kushtetues dhe të mbrojtjes efektive të së drejtës së protestës.

    Për këtë arsye, importimi i një mase ligjore nuk nënkupton domosdoshmërisht importimin e të gjithë sistemit të garancive që mund të kufizojnë abuzimin me të.

    “Afërmendsh që ligjshkruesit tanë nuk u zgjuan një ditë si dje, kaq të armatosur me një kuadër adresues të dhunës së revoltës urbane. Ka kopjim fjalë për fjalë të masave franceze dhe italiane, ku megjithatë ka me bollëk të dy anët e medaljes: për dekurajim është përdorur dhe po përdoret ushtria në funksion ruajtjeje të rendit publik, si xhandarmëria apo ushtria (pa armë) me kamzhik gome që më herët në aeroporte, porte dhe zona me intensitet turistik, apo dhe njësia elitë e 500 parashutistëve të Folgore-s, ashtu si ka drejtësi kushtetuese preventive, tutelë efektive të së drejtës së protestës”, vëren ai për Faktoje.

    Për të, debati mbi masat e reja nuk duhet të shkëputet nga mënyra se si është trajtuar e gjithë situata e protestave, përfshirë dhunën policore dhe aktet e dhunshme të protestuesve, si dhe pasojat që këto të fundit mund të kenë për imazhin e Shqipërisë jashtë vendit.

    “Debati nuk e humb fokusin kryesor me gjithë këtë investim delegjitimues, shumëfishues të dhimbjes, kritik të dhunës së policisë e minimizues të zjarrit primitiv që më së paku defaktorizon Shqipërinë diplomatikisht”, vijon ai.

    Drejtësia mund të jetë kundërpesha e masave kufizuese

    Megjithëse e konsideron paketën të prirur drejt kufizimit, Nazarko nuk parashikon zhdukjen e së drejtës së protestës.

    Në analizën e tij, ai thotë se një rol të rëndësishëm mund të luajë sistemi i drejtësisë, veçanërisht nëse gjykatat kontrollojnë mënyrën se si policia dokumenton dhe ndëshkon veprimet gjatë tubimeve.

    “Për fat, gjykata po korrigjon qasjen represive të policisë së paaftë që të dokumentojë dhunën, shenjë se nuk jetojmë në regjimin e pikturuar nga përmbysësit e orës së fundit kundër regjimit, pasi braktisën lugët e bollshme të gostive të tij..

    Pra, e drejta e protestës nuk do shuhet edhe sikur masat e reja të aprovohen, sepse sistemi i drejtësisë ka dhënë shenja pavarësie që në shkallën e parë, jo më në nivel kushtetues”, argumenton Nazarko.

    Ky vlerësim është i rëndësishëm në analizën e tij, sepse e ndan miratimin e një pakete ligjore nga mënyra se si ajo mund të funksionojë në praktikë.

    Edhe nëse ligji krijon instrumente më të forta për autoritetet, zbatimi i tyre mund të përballet me kontrollin gjyqësor dhe me kundërshtime kushtetuese.

    Për rrjedhojë, debati për paketën nuk përfundon me miratimin e masave.

    Një pjesë e rëndësishme e tij do të zhvillohet në institucionet që duhet të garantojnë se ndërhyrjet për ruajtjen e rendit nuk shndërrohen në kufizime joproporcionale të lirive qytetare.

    A do t’i frenojnë masat protestat, apo do të prodhojnë më shumë revoltë?

    Nazarko parashikon se paketa mund të ketë një efekt shkurajues, veçanërisht nëse shoqërohet me një fushatë të fortë komunikimi.

    Megjithatë, ai nuk e konsideron këtë rezultat të sigurt dhe paralajmëron se disa prej masave mund të sjellin pasoja të kundërta me ato që synon qeveria.

    Një prej shembujve që përmend është krijimi i një regjistri të personave të dhunshëm dhe kufizimi i lirisë së lëvizjes.

    Sipas tij, nëse këto masa zbatohen pa u përballur me kundërshtime kushtetuese, ato mund të prodhojnë më shumë revoltë ose, në një skenar tjetër, të kontribuojnë në tkurrjen e protestës.

    “Një farë efekti do ta ketë, – nëse do të shoqërohet me propagandë.

    Mirëpo shihet se Rama që po komunikon i vetëm përballë turmave apo masës kundërshtuese të tij dhe kujt rri pas saj- nga PD, tek partitë e tij, ngjan jo efektiv.

    Nëse do jetësohet pa kundërshtim kushtetues i ashtuquajturi regjistri i personave të dhunshëm në kufizimin e lirisë së lëvizjes për një rini që lëviz shumë- mund të ketë akoma më shumë revoltë, apo tkurrje. Mbetet për t’u parë. Është luftë për kohën.

    Kjo revoltë do rezultate imediate – rrëzimin e qeverisë, sot, tani në çast, ndaj nëse zgjat pa arritur këtë objektiv, dhe kundërshtimi kushtetues i masave nuk do prodhojë bllokim të tyre, qoftë dhe të pjesshëm, mbase mund të ketë ndonjë efekt shkurajues”, vëren ai.

    Hasimja: Paketa synon të intimidojë protestuesit, jo të adresojë kërkesat e tyre

    Ndryshe nga Nazarko, i cili e ndërton analizën kryesisht mbi proporcionalitetin e masave dhe garancitë ligjore, Ermal Hasimja vendos në qendër motivimin politik të paketës.

    Sipas tij, qeveria po përpiqet të largojë protestuesit nga sheshi, pa reflektuar mbi arsyet që i kanë nxitur të dalin në rrugë.

    “Paketa e Ramës në fakt synon vetëm që të intimidojë protestuesit, të largojë protestuesit nga sheshi, por natyrisht që nuk ka asnjë lloj reflektimi mbi kërkesat reale të tyre. Pra, është thjesht një masë shtypëse e protestës dhe frikësuese”, shprehet Hasimja për Faktoje.

    Për të, problemi nuk qëndron vetëm te sanksionet që parashikon paketa, por te qasja përmes së cilës qeveria po përpiqet të menaxhojë krizën.

    Në vend që t’u përgjigjet kërkesave politike të protestuesve, sipas Hasimes, ajo po përpiqet të kufizojë mundësinë e mobilizimit të tyre.

    “Ditët e sotme organizimi i protestës kalon kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe mobilizim gjithashtu. Rama përpiqet ta parandalojë këtë edhe aty, por edhe në të gjitha format e tjera.

    Qëllimi është që të intimidohet qytetari. Në qoftë se shteti normalisht ka për detyrë që të garantojë të drejtën e protestës, të garantojë dhe sigurinë e protestuesve dhe të pronës publike dhe private.

    Në rastin konkret shteti thjesht po përpiqet të heqi qafe protestën, ta parandalojë protestën, por duke mos kryer dhe duke shmangur dhe injoruar të gjithë detyrat e veta kushtetuese”, thotë Hasimja për Faktoje.

    Fashitja e protestës nuk është strategji për zgjidhjen e krizës

    Hasimja e lidh paketën e masave me atë që e konsideron mungesë të një strategjie konkrete të qeverisë për qetësimin e situatës.

    Sipas tij, reagimet e fundit, nga premtimet te masat ndëshkuese, tregojnë një qasje të përqendruar te shuarja e menjëhershme e kundërshtimit, pa një plan afatgjatë për zgjidhjen e krizës politike.

    “Të duket herë pas here se qeveria nuk ka një strategji konkrete për qetësimin e situatës dhe për zgjidhjen e krizës politike. Duket që i vetmi refleks që ka është refleksi i fashitjes, ftohjes, shuarjes dhe shtypjes së protestës. Dhe kjo tregon edhe një lloj problemi analize, sepse është e qartë që protesta nuk do të mund të zgjidhet në këtë mënyrë dhe aq më pak edhe kriza politike”, shprehet ai.

    Hasimja paralajmëron se injorimi i kërkesave politike dhe përpjekja për të shtypur kundërshtimin mund të rrisin frustrimin dhe të krijojnë kushtet për një shpërthim të ri të pakënaqësisë pas disa javësh apo muajsh.

    “Mendoj që Rama po përpiqet të fitojë kohë, por është e qartë që injorimi i kërkesave të protestës dhe përpjekja për ta shtypur do të jetë jo vetëm e pasuksesshme, por do të jetë edhe problematike, sepse e nxit edhe më tepër frustrimin dhe presionin që mbas një jave, një muaji apo pesë muajsh mund të rishpërthejë në një mënyrë tjetër”, thotë ai.

    Ai vëren gjithashtu se reagimet e qeverisë duken të lidhura me zhvillimet e ditës, më shumë sesa me një strategji të qëndrueshme për menaxhimin e krizës.

    Për këtë arsye, sipas tij, edhe një rënie e përkohshme e pjesëmarrjes në protesta nuk do të ishte tregues i mjaftueshëm se situata është zgjidhur.

    Dy lexime, një pikë e përbashkët: Pakënaqësia nuk zhduket me masa ndëshkuese

    Megjithëse Nazarko edhe Hasimja e analizojnë paketën nga këndvështrime të ndryshme, të dy vënë në diskutim idenë se masat shtrënguese mund të jenë të mjaftueshmë për t’i dhënë fund krizës.

    Nazarko përqendrohet te rreziku që kufizimet të jenë joproporcionale dhe të nxisin një reagim të kundërt, ndërsa Hasimja thekson se përpjekja për të frenuar protestën pa adresuar kërkesat e saj mund ta shtyjë pakënaqësinë për një moment tjetër.

    Sipas tyre, një protestë mund të tkurret për shkak të lodhjes, frikës nga ndëshkimi apo pamundësisë për të arritur objektivat e saj, por asnjëra prej këtyre rrethanave nuk dëshmon, më vete, se konflikti politik është zgjidhur. /Faktoje.al/

  • Judges appointed for Superleague matches

    Judges have been appointed for the 12th week matches in the Kosovo Superleague.

    Friday begins 12th week with the match between the Balkans and Drenica, writes Indexline

    The lead judge in this match will be Mentor Ajjeti.

    Two other matches take place Saturday: Light vs Vushtrria and Llap vs Pristina.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Superligës

    Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Superligës

    Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Superligës

    Janë caktuar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës.

    Të premtën fillon java e 12-të me ndeshjen mes Ballkanit dhe Drenicës, shkruan Indeksonline

    Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Mentor Ajeti.

    Të shtunën zhvillohen dy ndeshje tjera: Drita vs Vushtrria dhe Llapi vs Prishtina.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The prime minister’s office accepted reports concerning Arlinda Zekaj case

    The prime minister’s office reports as soon as it accepted detailed reports from the Ministry of Justice and Home Affairs concerning the Arlinda Zekiaj case.

    Together with the relevant ministers, they will be reviewed and analysed in detail, history and the course of the case, for each issuing and irresponsible treatment, for neglect and lack of response, and everything related to the procedure and institutional responsibility. In this regard and further actions, Deputy Prime Minister and Minister Donika Grovalla Schwarz and Minister Jhelal Svecla will hold a joint media conference tomorrow at 9:00 in ZKMA, the Government of the Republic of Kosovo reports.

    Source Layer: RTKLive

  • Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

    Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

    Zyra e Kryeministrit  njofton sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.

    “Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale. Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM”, njofton Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca takoi delegacionin e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Konjufca takoi delegacionin e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim delegacionin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të përbërë nga përfaqësues të nëntë shteteve anëtare të Aleancës.

    Zëvendëskryeministri Konjufca, gjatë takimit rikonfirmoi përcaktimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, duke theksuar se ky anëtarësim do t’i shërbente sigurisë afatgjatë të Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

    Ai theksoi se anëtarësimi në NATO do t’i jepte shprehje institucionale përkatësisë euroatlantike të Kosovës, e cila mbështetet në historinë e çlirimit, vlerat demokratike dhe vullnetin e gjerë qytetar. Zëvendëskryeministri Konjufca nënvizoi se anëtarësimi në Aleancë mbetet një nga synimet themelore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

    Ndër të tjera, ai vlerësoi mbështetjen që Asambleja Parlamentare e NATO-s i ka dhënë Kosovës, si dhe rëndësinë e diplomacisë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve dhe afrimin e vendit me Aleancën.

    Duke folur për sigurinë rajonale, ai theksoi nevojën për një mjedis të qëndrueshëm sigurie në Ballkanin Perëndimor, që u reziston ndryshimeve politike dhe kufizon mundësitë për destabilizim. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta forconte sigurinë rajonale, duke e vendosur vendin brenda sistemit të mbrojtjes kolektive dhe duke zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet aleatëve.

    Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës synon ta mbrojë sigurinë e ndërtuar në bashkëpunim me aleatët e saj, si pjesë e së njëjtës Aleancë euroatlantike.

    Burimi: RTKLive

  • Carrick nuk është i befasuar që vazhdon të jetë trajner i Manchester United

    Carrick nuk është i befasuar që vazhdon të jetë trajner i Manchester United

    Manchester Unitedi po kalon një periudhë të vështirë, pasi nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit. Humbja ndaj Bournemouthi të dielën e ka lënë skuadrën vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga Premier League.

    Në dymbëdhjetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon, United ka regjistruar vetëm dy fitore. Ndërsa në tetë ndeshjet e para të kampionatit ka marrë shtatë pikë, bilanci më i dobët në këtë fazë të sezonit në dyzet vjetët e fundit.

    Pavarësisht presionit dhe spekulimeve për shkarkimin e tij, Carrick ka thënë se është i vendosur ta përmirësojë gjendjen e skuadrës.

    “Jam këtu për ta bërë më të mirën për ekipin. Dua me gjithë zemër që ta bëjmë skuadrën më të mirë dhe t’i përmirësojmë gjërat. Prandaj, nuk jam i befasuar që vazhdoj të jem në këtë detyrë”, ka thënë Carrick të enjten.

    Ai ka shtuar se nuk ka nevojë për mbështetje publike apo garanci nga pronarët e klubit dhe drejtori i futbollit, Jason Wilcox.

    “Nuk kam nevojë për garanci nga askush. E kuptoj pozitën time, punën dhe përgjegjësinë që mbart kjo detyrë”, ka deklaruar trajneri anglez.

    Carrick ka mbrojtur edhe kapitenin Bruno Fernandes, i cili nuk ishte në formacionin titullar në humbjen nga Bournemouth. Mesfushori portugez ishte lënë në bankën rezervë pasi kishte kritikuar taktikat e trajnerit pas humbjes katër me një nga Como.

    Megjithatë, Carrick ka theksuar se nuk ka probleme me përkushtimin e Fernandes ndaj klubit dhe se ai do të vazhdojë ta udhëheqë skuadrën.

    “Bruno është ai që e ka udhëhequr ekipin shumë mirë në shumë ndeshje dhe për shumë vite. Ai do të vazhdojë ta bëjë këtë”, ka thënë Carrick.

    Trajneri ka sqaruar se lënia e Fernandes në bankën rezervë kundër Bournemouth ishte vendim taktik për atë ndeshje.

    “Bruno është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi. Nuk kam asnjë problem me këtë dhe ne vazhdojmë përpara”, ka shtuar ai.

    Carrick është pritur me duartrokitje nga një pjesë e tifozëve pas humbjes nga Bournemouth, ndërsa lojtarët janë përballur me vërshëllima kur janë larguar nga fusha.

    Ish-kapiteni i United, Gary Neville, ka thënë të enjten se ndonjëherë një trajner duhet të shkarkohet edhe për të mirën e tij.

    Carrick kishte marrë kontratë dyvjeçare në maj, pasi si trajner i përkohshëm e kishte udhëhequr skuadrën drejt vendit të tretë në Premier League dhe rikthimit në Champions League.

    Tani, ai synon ta kthejë skuadrën në rrugën e fitoreve. Sfidën e radhës Manchester United do ta ketë të shtunën, në udhëtim te Chelsea.

    “Djemtë janë të uritur për sukses. Na dhemb fakti që nuk kemi fituar mjaftueshëm ndeshje, por kemi dëshirë dhe vendosmëri për t’i përmirësuar gjërat”, ka thënë Carrick.

    Burimi: RTKLive