Blog

  • “Të paktën unë dal me femra” – Përplasje mes Akilit dhe Sharrit (VIDEO)

    “Të paktën unë dal me femra” – Përplasje mes Akilit dhe Sharrit (VIDEO)

    “Të paktën unë dal me femra” – Përplasje mes Akilit dhe Sharrit (VIDEO)

    Një tjetër debat është zhvilluar mes Akilit dhe Sharrit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku dy banorët kanë shkëmbyer kunja me njëri-tjetrin.

    Gjatë diskutimit, Akili iu drejtua Sharrit me një deklaratë thumbuese:

    “Dallimi mes meje e teje është se unë dal me femra të paktën”, i tha Akili.

    Sharri nuk qëndroi pa përgjigje, duke e pyetur se me kë del ai.

    “Me çka dal unë?”, e pyeti Sharri, ndërsa Akili iu përgjigj: “Ma thuaj ti”.

    “Me femra. Unë s’i paguaj me dalë”, deklaroi Sharri.

    Kjo deklaratë u konsiderua si një kunj ndaj Akilit dhe nxiti reagime edhe nga banorët e tjerë, përfshirë Anjezën, Zojën dhe Fatlumin.

    Për më shumë:

  • Rritet shqetësimi për sigurinë online të të miturve në Maqedoninë e Veriut, 25 raste në tetë muaj

    Rritet shqetësimi për sigurinë online të të miturve në Maqedoninë e Veriut, 25 raste në tetë muaj

    Çdo i dhjeti fëmijë i moshës 12 deri në 17 vjeç është viktimë e keqpërdorimit seksual, sipas një hulumtimi të UNICEF-it. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, në vetëm tetë muaj janë evidentuar 25 raste të keqpërdorimeve në internet.

    Gonce Jankovlevska nga “Civika Mobilitas” thotë se qëllimi i iniciativave për mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimet nuk duhet të jetë vetëm sensibilizimi i opinionit, por edhe ndërmarrja e hapave konkretë për parandalimin e këtyre dukurive.

    “Tashmë nuk flasim për supozime se sa është i lartë numri i fëmijëve që janë në njëfarë mënyrë të keqpërdorur në çfarëdolloj forme. Sepse tashmë ka hulumtime dhe numra, që na habisin. Dhe falë iniciativave të tilla shpresoj nuk do të mbetet vetëm te pjesa që të jemi të habitur, të flasim disa ditë në fejsbuk për atë se çdo i dhjeti fëmijë, sipas hulumtimit të UNICEFIT, është lëndë e keqpërdorimit seksual, nga 12 deri më 17 vjet”, deklaroi Gonce Jankovlevska, Civika Mobilitas.

    Se problemi është i pranishëm edhe në vend, dëshmojnë të dhënat e projektit “Internet i sigurt për fëmijët dhe të rinjtë”, i cili zbatohet tashmë tetë muaj në bashkëpunim me institucionet kompetente. Liljana Pecova Ilievska nga organizata “Impetus” bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 raste të ndryshme të keqpërdorimeve dhe rreziqeve në internet.

    “Deri më tani kemi marrë 25 raste, prej të cilave 9 janë profile, faqe ose pajisje të komprometuara, suspenduara ose të pa qasshme, përfshirë edhe rreziqe që lidhen me sigurinë. Pesë raste me profile të rrejshme, keqpërdorim të identitetit personal, 7 raste në pjesën e keqpërdorimit të fotografive, videove, të dhënave personale dhe përmbajtje të diskutueshme në internet, tani për tani kështu i detektojmë. Dhe nga 1 rast në pjesën e kërkesës për fshirje profilesh nëpër rrjete sociale”, tha Liljana Pecova Ilievska, Impetus.

    Përveç evidentimit të rasteve, sfidë mbetet edhe reagimi institucional dhe krijimi i mekanizmave që do të garantojnë mbrojtje më efikase për fëmijët dhe të rinjtë. Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska theksoi se vajzat janë veçanërisht të ekspozuara ndaj eksploatimit dhe dhunës seksuale.

    “Në faqen e Kombeve të Bashkura lexova se veçanërisht vajzat janë të prekura nga eksploatimi dhe dhuna seksuale. Një nga 4 vajza kanë qenë viktima të dhunës seksuale deri në mbushjen e moshës 18 vjeçare, ndërsa te djemtë janë 1 nga 9”, theksoi Jovanka Trençevska.

    Trençevska bëri të ditur se grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në Kuvend një propozim-ligj për mbrojtjen e adoleshentëve gjatë përdorimit të shërbimeve digjitale dhe rrjeteve sociale. Sipas saj, me këtë zgjidhje ligjore synohet vendosja e rregullave më të qarta për funksionimin e platformave digjitale dhe përgjegjësinë e tyre në mbrojtjen e përdoruesve të mitur. Ajo pret që propozimi të marrë mbështetjen e deputetëve, duke vlerësuar se mbrojtja e fëmijëve në internet duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët./Alsat.mk

  • Harry Styles, Billie EIish and Cher will be the leaders of the Glastonbury 2027 Music Festival.

    Harry Styles, Billie EIish, Sam Fender and Cher will be the leaders of the Glastonbury music festival in Britain next year, organisers announced on their website today. The sold – out festival comes back after a pause in 2026.

    British singer Harry Styles recently completed a 30-show performance at the Madison Square Garden of New York and will perform in Glastonbury for the first time. Cher, at 81, will perform in a reserved place for music legends at the festival.

    Billie Ellish will be one of the festival’s main stars for the second time. The American singer took the lead in Glastonbury for the first time in 2022. British Kantator Sam Fender will take one of the most wanted countries at the helm of the programme for the first time.

    Other artists include Massive Attack, Chase & Status, The xx and Lily Allen.

    Tickets for Glastonbury were sold completely before organisers declared any major characters. Tickets for the 2027 edition were sold for 42 minutes last month.

    The festival has been held at Worthy Farm in southwest England since 1970. It was not held in 2026 because it was a so – called vacation year. Approximately every five years, farm pastures must be restored, as more than 200,000 people visit the country during the festival in June.

  • Harry Styles, Billie Eilish dhe Cher do të jenë kryesuesit e Festivalit të Muzikës në Glastonbury 2027

    Harry Styles, Billie Eilish dhe Cher do të jenë kryesuesit e Festivalit të Muzikës në Glastonbury 2027

    Harry Styles, Billie Eilish, Sam Fender dhe Cher do të jenë kryesuesit e festivalit të muzikës Glastonbury në Britani vitin e ardhshëm, njoftuan organizatorët në faqen e tyre të internetit sot. Festivali me bileta të shitura kthehet pas një pauze në vitin 2026.

    Këngëtari britanik Harry Styles së fundmi përfundoi një performancë prej 30 shfaqjesh në Madison Square Garden të Nju Jorkut dhe do të performojë në Glastonbury për herë të parë. Cher, në moshën 81 vjeç, do të performojë në një vend të rezervuar për legjendat e muzikës në festival.

    Billie Eilish do të jetë një nga yjet kryesore të festivalit për herë të dytë. Këngëtarja amerikane doli në krye të Glastonbury për herë të parë në vitin 2022. Kantautori britanik Sam Fender do të zërë një nga vendet më të kërkuara në krye të programit për herë të parë.

    Artistë të tjerë përfshijnë Massive Attack, Chase & Status, The xx dhe Lily Allen.

    Biletat për Glastonbury u shitën plotësisht përpara se organizatorët të shpallnin ndonjë personazh kryesor. Biletat për edicionin e vitit 2027 u shitën për 42 minuta muajin e kaluar.

    Festivali është mbajtur në Worthy Farm në Anglinë jugperëndimore që nga viti 1970. Nuk u mbajt në vitin 2026 sepse ishte një i ashtuquajtur vit pushimi. Përafërsisht çdo pesë vjet, kullotat e fermës duhet të rikuperohen, pasi më shumë se 200,000 njerëz vizitojnë vendin gjatë festivalit në qershor.

  • 500 pounds, how did you get out? Are you ashamed? Achilles Faces Valdet ( V IDEO)

    – What?A discussion between Achilles and Valdet has developed within Big Brother’s home V IP Kosova 5, where the focus was on public preferences.

    Achilles has asked Valdet how it is possible that, despite the fact that there are about 500 thousand followers on social networks, he has emerged unreceptive.

    Five hundred thousand folks, how did you get out of sight? You’re wrong about something. Judge yourself, are you ashamed? He told Achilles.

    Valdet, on the other hand, responded by implying that the public may have had greater expectations of him.

    Ask them outside, they’ve been waiting for perhaps more of me, Valdet fought back.

    For more:

  • “500k followers, si dole i papreferuar, a të vjen turp?” – Akili përballet me Valdetin (VIDEO)

    “500k followers, si dole i papreferuar, a të vjen turp?” – Akili përballet me Valdetin (VIDEO)

    “500k followers, si dole i papreferuar, a të vjen turp?” – Akili përballet me Valdetin (VIDEO)

    Një diskutim mes Akilit dhe Valdetit është zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte rezultati i preferencave të publikut.

    Akili e ka pyetur Valdetin se si është e mundur që, pavarësisht se ka rreth 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ka dalë i papreferuar.

    “500 mijë followers, si dole i papreferuar? Je tu bo diçka gabim. Gjyko veten, a të vjen turp?”, i tha Akili.

    Nga ana tjetër, Valdeti iu përgjigj duke lënë të kuptohet se publiku mund të ketë pasur pritshmëri më të mëdha ndaj tij.

    “Pyeti ata jashtë, kanë pritë ndoshta më shumë prej meje”, u kundërpërgjigj Valdeti.

    Për më shumë:

  • What did Trump and Putin eat at Xi Jinping’s dinner? A Surprising menu component

    What did Trump and Putin eat at Xi Jinping’s dinner? A Surprising menu component

    From lobsters and precious mushrooms to a soup with unusual ingredients, solemn dinners in China brought a selection of specialties not found at each table

    A dinner that brought together some of the world’s most powerful leaders could not go unnoticed even what was served at the table. Chinese President Xi Jinping hosted a solemn dinner in Shenzhen on November 18th for leaders participating at the Asia-Peacekeeping Economic Co-operation Summit ( APEC).

    Among the guests were US President Donald Trump and Russian President Vladimir Putin, while the menu included specialties of traditional Chinese cuisine, rare ingredients and locally selected wines.

    By South China Morning Post, dinner was conceived as a presentation of the Guangdong province’s gastronomic wealth, combining cantonese tradition with elements of international cuisine, sends out Telegrafi.

    What did Trump and Putin eat at Xi Jinping’s dinner? A Surprising menu component Photo: Reuters

    An unusual beginning: Fish swimming soup

    The dinner began with a selection of colders, presented under the symbolic appointment of the Mythic Bird City.

    Then a soup was served with fish swimming bladder and Chinese olives, a combination that may sound unusual to many European consumers.

    A swim cleaner is an internal organ that helps fish adjust its water stays. In Chinese gastronomial, it is used as delicate, especially for gelatinosis and collagen content.

    This ingredient has the ability to absorb the aromas of its cooking fluid, creating a distinctive text that is valued in traditional Asian cuisine.

    A classic cantonese method of preparing seawater highlighted the natural taste of meat was served behind the soup by curdy lobster and wet onions.

    Photo: AP

    Main dishes: From Fish to Precious Mushrooms

    Next, the guests were served fish in steam, soy sauce, and beef steak with mushrooms.

    Mushrooms had a special place on the menu Come on!Known for its distinctive form, its deep aroma, and its flavor.

    These mushrooms are highly popular in international gastronomials. Their cultivation is more complicated than that of many common mushrooms, which affects their price.

    Wet Chinese cabbages were also served at the table, and straws and grizzly sauce, a combination that combines the delicate flavors of vegetables with the characteristic aroma of precious spices.

    The menu included three types dim sum, cantonese specialties usually prepared by the dough with different fillings, often steamed and served in small butts.

    Photo: iNews

    Sweets that do not resemble common ones

    The piece of candy brought yet another special of Asian cuisine.

    Instead of a classic European cake, guests were served sweet soup with red beans adzukiMandarin bark and tear seeds.

    This dessert is known in East Asia. The beans create a soft and sweet base, mandarin flavors it cool as tear seeds complement the structure and taste.

    Besides, there were sweets, fresh fruits, and ice cream on the menu. Dinner ended with coffee and traditional Chinese tea.

    EPA / South China Morning Post

    Chinese wines, another evening surprise

    The selection of beverages was also intended to represent the development of the Chinese wine industry.

    Wines from the Ningxia region, an area that has gained international recognition for producing quality wines, especially from Cabernet Sauvron grapes, were served at the table.

    Among the beverages mentioned was a sweet, cold – served wine prepared by tropical litchi fruit from the province of Guangdong.

    Thus, dinner organised by Xi Jinping was not only a diplomatic reception but also an opportunity to present Chinese gastronomic culture, traditions, and wealth.

    From the ingredients rarely seen in European cuisine to local wines, the menu showed that diplomacy can be expressed even through the tastes that the host country chooses to put on the table. /Telegraphy/

  • Çfarë hëngrën Trumpi dhe Putini në darkën e Xi Jinpingut? Një përbërës i menusë të habit

    Çfarë hëngrën Trumpi dhe Putini në darkën e Xi Jinpingut? Një përbërës i menusë të habit

    Nga karavidhet dhe kërpudhat e çmuara te një supë me përbërës të pazakontë, darka solemne në Kinë solli një përzgjedhje specialitetesh që nuk gjenden në çdo tryezë

    Një darkë që bashkoi disa nga liderët më të fuqishëm të botës nuk mund të kalonte pa tërhequr vëmendje edhe për atë që u shërbye në tryezë. Presidenti kinez Xi Jinping organizoi më 18 nëntor një darkë solemne në Shenzhen, për udhëheqësit pjesëmarrës në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

    Mes të ftuarve ishin presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin, ndërsa menuja përfshinte specialitete të kuzhinës tradicionale kineze, përbërës të rrallë dhe verëra të përzgjedhura vendase.

    Sipas South China Morning Post, darka ishte konceptuar si një prezantim i pasurisë gastronomike të provincës Guangdong, duke ndërthurur traditën kantoneze me elemente të kuzhinës ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

    What did Trump and Putin eat at Xi Jinping’s dinner? A Surprising menu component Photo: Reuters

    Një fillim i pazakontë: Supë me fshikëzën e notimit të peshkut

    Darka nisi me një përzgjedhje mezesh të ftohta, të paraqitura nën emërtimin simbolik “Qyteti i zogut mitik Roc”.

    Më pas u shërbye një supë me fshikëzën e notimit të peshkut dhe ullinj kinezë, një kombinim që mund të tingëllojë i pazakontë për shumë konsumatorë evropianë.

    Fshikëza e notimit është një organ i brendshëm që ndihmon peshkun të rregullojë qëndrimin në ujë. Në gastronominë kineze, ajo përdoret si delikates, veçanërisht për strukturën xhelatinoze dhe përmbajtjen e kolagjenit.

    Ky përbërës ka aftësinë të përthithë aromat e lëngut ku gatuhet, duke krijuar një teksturë karakteristike që vlerësohet në kuzhinën tradicionale aziatike.

    Pas supës u shërbye karavidhe e kaurdisur me xhenxhefil dhe qepë të njoma, një mënyrë klasike kantoneze e përgatitjes së ushqimeve të detit, që nxjerr në pah shijen natyrale të mishit.

    Foto: AP

    Pjatat kryesore: Nga peshku te kërpudhat e çmuara

    Në vazhdim, të ftuarve iu shërbye peshk i përgatitur në avull, me salcë soje, si dhe biftek viçi me kërpudha.

    Një vend të veçantë në menu kishin kërpudhat morel, të njohura për formën karakteristike, aromën e thellë dhe shijen që kujton arrat.

    Këto kërpudha janë shumë të kërkuara në gastronominë ndërkombëtare. Kultivimi i tyre është më i ndërlikuar sesa ai i shumë kërpudhave të zakonshme, çka ndikon edhe në çmimin e tyre.

    Në tryezë u shërbyen gjithashtu lakër e njomë kineze dhe gështenja me salcë shafrani, një kombinim që bashkon shijet delikate të perimeve me aromën karakteristike të erëzës së çmuar.

    Menuja përfshinte edhe tri lloje dim sum, specialitete kantoneze që zakonisht përgatiten nga brumi me mbushje të ndryshme, shpesh të ziera në avull dhe të shërbyera në porcione të vogla.

    Foto: iNews

    Ëmbëlsira që nuk i ngjan atyre të zakonshme

    Pjesa e ëmbëlsirave solli një tjetër veçanti të kuzhinës aziatike.

    Në vend të një ëmbëlsire klasike evropiane, të ftuarve iu shërbye supë e ëmbël me fasule të kuqe adzuki, lëvore mandarine dhe fara lotusi.

    Kjo ëmbëlsirë është e njohur në Azinë Lindore. Fasulet krijojnë një bazë të butë dhe të ëmbël, mandarina i jep aromë freskuese, ndërsa farat e lotusit plotësojnë strukturën dhe shijen.

    Përveç saj, në menu kishte edhe ëmbëlsira të vogla, fruta të freskëta dhe akullore. Darka përfundoi me kafe dhe çaj tradicional kinez.

    EPA / South China Morning Post

    Verërat kineze, një tjetër surprizë e mbrëmjes

    Përzgjedhja e pijeve synonte të prezantonte edhe zhvillimin e industrisë kineze të verës.

    Në tryezë u shërbyen verëra nga rajoni Ningxia, një zonë që ka fituar njohje ndërkombëtare për prodhimin e verërave cilësore, veçanërisht nga rrushi Cabernet Sauvignon.

    Mes pijeve të përmendura ishte edhe një verë e ëmbël, e shërbyer e ftohtë, e përgatitur nga fruti tropikal liçi, që vjen nga provinca Guangdong.

    Kështu, darka e organizuar nga Xi Jinping nuk ishte vetëm një pritje diplomatike, por edhe një mundësi për të prezantuar kulturën, traditat dhe pasurinë gastronomike kineze.

    Nga përbërësit që rrallë shihen në kuzhinën evropiane deri te verërat vendase, menuja tregoi se diplomacia mund të shprehet edhe përmes shijeve që vendi mikpritës zgjedh të vendosë në tryezë. /Telegrafi/

  • Kundërshtarit të Erdoganit i shqiptohet dënimi i katërt me burgim

    Kundërshtarit të Erdoganit i shqiptohet dënimi i katërt me burgim

    Ish-kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është dënuar me dy vjet e një muaj burgim, në një rast që lidhet me pretendimet për manipulim të votimit gjatë kongresit të Partisë Popullore Republikane (CHP), të mbajtur në nëntor të vitit 2023.

    Sipas mediave turke, gjykata në Ankara e ka shpallur Imamoglun fajtor për përfshirje në parregullsi gjatë procesit zgjedhor brenda partisë. Krahas dënimit me burgim, atij i është shqiptuar edhe ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë politike.

    Në të njëjtin rast, me dënime të ngjashme prej dy vjetësh e një muaji burgim janë ndëshkuar edhe tetë të akuzuar të tjerë, ndërsa tre persona janë shpallur të pafajshëm, shkruan reuters.

    Ky është dënimi i katërt me burgim për Imamoglun. Në dhjetor të vitit 2022, ai ishte dënuar me dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë burgim për fyerjen e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Turqisë.

    Në korrik të vitit 2025, ai mori një tjetër dënim prej një viti e tetë muajsh burgim për fyerje dhe kërcënime ndaj prokurorit të atëhershëm të Stambollit. Ndërsa në shtator të po atij viti, u dënua me dy vjet e një muaj burgim për fyerjen e ish-kryetarit të distriktit Tuzla.

    Imamoglu ndodhet në paraburgim që nga marsi i vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të një hetimi për korrupsion të pretenduar në administratën e Stambollit.

    Arrestimi i tij shkaktoi protesta të mëdha në Turqi, ndërsa opozita e cilësoi rastin si përpjekje për ta penguar politikisht, akuza që autoritetet turke i kanë kundërshtuar.

    Para arrestimit, Partia Popullore Republikane e kishte shpallur Imamoglun kandidat të saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 dhe shihej si kundër kandidat i fuqishëm i presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan.

    Ndërkohë, Universiteti i Stambollit ia anuloi diplomën universitare, duke pretenduar se kishte pasur parregullsi gjatë transferimit të tij nga një institucion tjetër arsimor. Ky vendim e pengon atë të kandidojë për president, pasi Kushtetuta turke kërkon që kandidati për këtë post të ketë diplomë universitare.

    Dënimet ndaj Imamoglut janë pjesë e disa proceseve gjyqësore, ndërsa vendimet që nuk janë të formës së prerë mund të kundërshtohen përmes ankesave në instancat më të larta gjyqësore. /Telegrafi/

  • 33 të ftuar, katër debutues dhe katër prej tyre s’zhvilluan asnjë minutë: Si i përdori Franco Foda yjet e Kosovës në Ligën e Kombeve?

    33 të ftuar, katër debutues dhe katër prej tyre s’zhvilluan asnjë minutë: Si i përdori Franco Foda yjet e Kosovës në Ligën e Kombeve?

    Përzgjedhësi Franco Foda i ftoi plot 33 futbollistë të ndryshëm në kompeticionin e Ligës së Kombeve, ndërsa vetëm katër prej tyre nuk iu dha mundësinë për të zhvilluar minuta në fushë.

    “Dardanët” e mbyllën ciklin e Ligës së Kombeve, për të përfunduar në vendin e tretë pas Austrisë dhe Irlandës, si dhe njëkohësisht siguruan qëndrimin në Ligën B.

    Nga këto gjashtë ndeshje, Foda duket se e përdori këtë kompeticion për t’iu dhënë mundësi lojtarëve që të tregojnë vetën, ku nga 33 lojtarë, 29 prej tyre u paraqiten në disa ndeshje.

    Faktikisht, portieri Visar Bekaj, mbrojtësit Leard Sadriu e Betim Fazliji si dhe sulmuesi i ri Enis Rexhepi, nuk zhvilluan asnjë minutë. Sa i përket djaloshit të Stuttgartit, ai nuk e kishte rastin si pasojë që FIFA nuk ia aprovoi me kohë dokumentacionin.

    Sa i përket minutazhës, Mërgim Vojvoda dhe Ilir Krasniqi ishin të padiskutueshëm në të gjitha ndeshjet, për të zhvilluar secilin minutë të mundshëm (plot 540 minuta).

    Nga gjashtë ndeshje i zhvilluan edhe Leon Avdullahu (481 minuta), Dion Gallapeni (481 minuta) dhe Fisnik Asllani (237 minuta), por këta Foda ndonjëherë i zëvendësoi ose në rastin e Fisit, shpesh e futi në lojë nga stoli.

    Befasia më e madhe në këtë kompeticion, është se Amir Shaipi ka zhvilluar më shumë minuta (295) në krahasim me Aro Muric (245), gjë që lë të hapur mundësinë që portieri i Castillas të jetë zgjedhje e parë për të ardhmen.

    Në këto kualifikuese kishte edhe katër debutues. Erblin Osmani dhe Dion Kacuri debutuan në muajin shtator/tetor, ndërsa Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus në nëntor.

    Osmani zhvilloi vetëm një ndeshje, atë në shtëpi ndaj Irlandës, kurse Kacuri ishte titullar me Izraelin dhe u inkuadrua dy herë nga stoli. Kamberi në nëntor ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë duke luajtur dy ndeshje të plota, derisa Kurtulusit iu dha debutimi në minutën e 90-të në humbjen 3-0 nga Irlanda.

    Sa minuta dhe sa ndeshje zhvilluan të gjithë lojtarët e Kosovës në këto kualifikuese të Ligës së Kombeve:

    Çfarë vjen tani me radhë për Kosovën?

    Kosova fillimisht më 6 dhjetor i mëson kundërshtarët për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2028”, duke pasur një vend në vazon e tretë.

    Në rast që Kosova bie në grup me pesë kombëtare atëherë kualifikueset do t’i fillojë në marsin e vitit 2027, ndërsa nëse më katër kombëtare, atëherë do t’i nisë në shtator.

    Më i rëndësishmi është fakti që Kosova nuk do të luajë me Shqipërinë në të njëjtin grup kualifikues.

    Përndryshe, “Dardanët” në mars do të kenë edhe ndryshime në skuadër, ngase do të rikthehen nga lëndimet dy mbrojtësit Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova, si dhe ylli i ekipit Florent Muslija. Të mos harrojmë edhe faktin që edhe përforcimi më i ri, Lutfi Dalipi do të jetë në dispozicionin e teknikut gjerman./Telegrafi/