Blog

  • Climate record, drought hits agriculture in Switzerland, farmers’ revenues drop by 17%

    Agriculture in Switzerland has faced a difficult year during 2026 as a result of high temperatures, prolonged drought, and problems in the pork market.

    According to the first data published by the Federal Statistics Office, the grossly added value of the agricultural sector has dropped by 11.7% compared to the previous year, reaching 4.5 billion francs.

    Meanwhile, net farm revenues have scored 17%, at 2.8 billion francs, that level of 4.5% below the average of the last five years.

    Drought has particularly hit plant production, whose value has dropped by 9%, while animal food production has suffered a decline of 19.2%, writes SRF.

    According to the data, sugar pantry harvests have dropped by 33%, while those of potatoes for 24.8%, marking the lowest levels in the last 30 years, broadcast Telegrafi.

    Problems have also been recorded in the tree sector, where production has dropped by 8.3%, as well as in the vinedresser, where production value has scored 8.8%.

    Major difficulties have also been presented in the pork meat market, where excessive demand has caused prices to drop to 34.3%, while the sector’s production value has been reduced to 30.8%.

    On the other hand, land production has marked growth of 10.6%.

    Data published by the Federal Statistics Office and reported by the SRF shows that extreme weather conditions and market developments have significantly influenced the economy of Swiss farmers. /Telegraphy/

  • Rekord i temperaturave dhe thatësira godasin bujqësinë në Zvicër, të ardhurat e fermerëve bien për 17%

    Rekord i temperaturave dhe thatësira godasin bujqësinë në Zvicër, të ardhurat e fermerëve bien për 17%

    Bujqësia në Zvicër është përballur me një vit të vështirë gjatë vitit 2026, si pasojë e temperaturave të larta, thatësirës së zgjatur dhe problemeve në tregun e mishit të derrit.

    Sipas të dhënave të para të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, vlera e shtuar bruto e sektorit bujqësor ka rënë për 11.7% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur në 4.5 miliardë franga.

    Ndërkohë, të ardhurat neto të fermave kanë shënuar rënie prej 17%, në 2.8 miliardë franga, nivel ky 4.5% nën mesataren e pesë viteve të fundit.

    Thatësira ka goditur veçanërisht prodhimin bimor, vlera e të cilit ka rënë për 9%, ndërsa prodhimi i ushqimit për kafshë ka pësuar rënie prej 19.2%, shkruan SRF.

    Sipas të dhënave, korrjet e panxharit të sheqerit kanë rënë për 33%, ndërsa ato të patateve për 24.8%, duke shënuar nivelet më të ulëta në 30 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.

    Probleme janë regjistruar edhe në sektorin e pemëtarisë, ku prodhimi ka rënë për 8.3%, si dhe në vreshtari, ku vlera e prodhimit ka shënuar rënie prej 8.8%.

    Vështirësi të mëdha janë paraqitur edhe në tregun e mishit të derrit, ku oferta e tepërt ka bërë që çmimet të bien për 34.3%, ndërsa vlera e prodhimit të këtij sektori është zvogëluar për 30.8%.

    Në anën tjetër, prodhimi i gjedheve ka shënuar rritje prej 10.6%.

    Të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave dhe të raportuara nga SRF tregojnë se kushtet ekstreme të motit dhe zhvillimet në treg kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë e fermerëve zviceranë./Telegrafi/

  • All known so far for Jakup Krasniqi’s visit to Kosovo

    Former Kosovo Parliament Speaker Jakup Krasniqi has arrived in Kosovo from The Hague’s pre-meditary Centre under a family visit approved by the Specialised Chambers for humanitarian convincing reasons, due to the health of his wife, Sevdije.

    According to media reports, his planned stay in Kosovo will be four days. During this period, Krasniqi has been deployed and will spend nights in the EULEX office spaces, while visits to his family at home were held under strict security and supervision measures by authorities.

    While in Velani, a number of citizens gathered in support and solidification with Krasniqi.
    This is the second time Jakup Krasniqi has returned to Kosovo since his arrest in November 2020, following the first visit he had made in October 2024 due to a weekly family case.

    The signal paper has already been addressed officially with questions to the Specialised Chambers in The Hague to officially confirm the full details and length of his stay.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Krejt çka dihet deri më tani për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

    Krejt çka dihet deri më tani për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

    Krejt çka dihet deri më tani për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në Kosovë nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, në kuadër të një vizite familjare të aprovuar nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare bindëse, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

    Sipas raportimeve në media, qëndrimi i tij i planifikuar në Kosovë do të jetë katër ditë. Gjatë kësaj periudhe, Krasniqi është vendosur dhe do t’i kalojë netët në hapësirat e zyrave të EULEX-it, ndërsa vizitat pranë familjarëve të tij në shtëpi u zhvilluan nën masa të rrepta të sigurisë dhe mbikëqyrjes nga autoritetet.

    Gjatë qëndrimit në Velani, një numër qytetarësh u mblodhën në përkrahje dhe solidarizim me Krasniqin.
    Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë që nga arrestimi i tij në nëntor të vitit 2020, pas vizitës së parë që kishte realizuar në tetor të vitit 2024 për shkak të një rasti mortor në familje.

    Gazeta Sinjali i është drejtuar tashmë zyrtarisht me pyetje Dhomave të Specializuara në Hagë për të konfirmuar zyrtarisht detajet dhe kohëzgjatjen e plotë të qëndrimit të tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • About 2,500 consumers remained without power in Pristina, KEDS announces supply has been restored

    About 2,500 consumers in a part of Pristina have been without electricity during the evening hours, as a result of an adventure at NS 110/20 kV Pristina 6.

    According to KEDS’s announcement, the suspension had affected several areas of the capital, including University Campus, Aktas and Lagen Payton.

    However, KEDS has announced that the power supply has been restored in all areas affected by the suspension.

    Energy supply restored to Pristina. After intensive work by field teams, power supplies have already been restored in all areas infected with disruptions. We thank consumers for understanding, said the ECDS report.

    Source Layer: Insander

  • Rreth 2,500 konsumatorë mbetën pa rrymë në Prishtinë, KEDS njofton se furnizimi është rikthyer

    Rreth 2,500 konsumatorë mbetën pa rrymë në Prishtinë, KEDS njofton se furnizimi është rikthyer

    Rreth 2,500 konsumatorë mbetën pa rrymë në Prishtinë, KEDS njofton se furnizimi është rikthyer

    Rreth 2,500 konsumatorë në një pjesë të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike gjatë orëve të mbrëmjes, si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6.

    Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja kishte prekur disa zona të kryeqytetit, përfshirë Kampusin Universitar, Aktashin dhe Lagjen Pejton.

    Megjithatë, KEDS ka njoftuar se furnizimi me energji elektrike është rikthyer në të gjitha zonat e prekura nga ndërprerja.

    “Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë. Pas një pune intensive nga ekipet në terren, tashmë është rikthyer furnizimi me energji në të gjitha zonat e afektuara me ndërprerje. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

    Burimi: Insajderi

  • Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon ndërprerjen e punës kur rrezikohet siguria e punëtorëve

    Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon ndërprerjen e punës kur rrezikohet siguria e punëtorëve

    Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon ndërprerjen e punës kur rrezikohet siguria e punëtorëve

    Pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për erëra të forta gjatë ditës së nesërme, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të marrin masa shtesë për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e punës.

    Vëmendje e veçantë, sipas Inspektoratit, duhet t’i kushtohet sektorit të ndërtimtarisë dhe të gjitha veprimtarive që zhvillohen në ambiente të hapura. Kjo vlen veçanërisht për punët në lartësi, në skela, kulme dhe hapësira të ekspozuara ndaj ndikimit të erërave.

    Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve të punës në rastet kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët.

    “Siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

    Burimi: Insajderi

  • Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

    Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

    Sipas njoftimit të Kuvendit, delegacioni përbëhet nga deputeti Nezir Kraki, në cilësinë e kryesuesit, dhe deputetja Eliza Hoxha, anëtare.

    Punimet kanë nisur me Takimin e Kryetarëve të Seksioneve Evropiane të APF-së, ndërsa të enjten është paraparë të mbahet seanca plenare në Parlamentin Evropian.

    Më 20 nëntor, diskutimet do të vazhdojnë në Parlamentin e Federatës Wallonie-Bruxelles, ku në fokus do të jetë Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijës, me temën “Mekanizmat e solidaritetit në Evropë”.

    Asambleja Parlamentare e Frankofonisë synon të forcojë dialogun parlamentar, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin ndërmjet seksioneve evropiane, duke promovuar vlerat e përbashkëta dhe diversitetin gjuhësor e kulturor.

    Kuvendi i Kosovës në këtë organizatë ka statusin e anëtarit të asociuar me të drejtë vote.

    Burimi: RTKLive

  • Mesazhi i Thaçit nga gjykatorja-Shala: Revoltë ndaj shqiptarëve, thirrje që t’u dalim zot

    Mesazhi i Thaçit nga gjykatorja-Shala: Revoltë ndaj shqiptarëve, thirrje që t’u dalim zot

    Mesazhi i Thaçit nga gjykatorja-Shala: Revoltë ndaj shqiptarëve, thirrje që t’u dalim zot

    Opinionisti Azdren Shala tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Speciale është goditja më e madhe, dhe jo vetëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

    Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se “ky konstrukt anti-shqiptar” është dënim jo vetëm ndaj Thaçit dhe historisë së Kosovës, por edhe kërcënim për të ardhmen e shtetësisë së Kosovës.

    “Nëse e shohim sot në situatën gjeopolitike në të cilën jemi, Kosova e ka shumë të pamundur me ia dalë nëse vazhdon me e pas mbrapa barrën e akuzës së udhëheqësve të UÇK-së për krime lufte. Shprehja e Hashim Thaçit që ke aty, nuk ishte më shumë revoltë ndaj këtij konstrukti anti-shqiptar, por është edhe mesazh për ne. Dhe mesazhi për mua ishte i qartë: kjo është politikë dhe nuk është drejtësi. Pra, ai na u drejtua edhe neve shqiptarëve në Kosovë, që i bie një mesazh për elitën politike, edhe atë udhëheqëse e edhe për ish-partin e vet, që Ligjin për Specialen, që po sorollatet nëpër Kuvend, sa më shpejt mbyllne këtë marrëzi, dhe respektone si procedurë formale, por beteja formale është jashtë sallës”, deklaroi Shala, raporton Klankosova.tv.

    Pra, sipas tij, beteja e vërtetë është me mjete politike.

    “Që i bie, angazhonu me një domen krejt tjetër. Le të jetë ky angazhim formal juridik, sepse duhet të ekzistojë, por në fund, nëse e kemi seriozisht që Apeli me i nxjerr këta burra prej atje, duhet të jetë një betejë krejt tjetër, e të cilën nuk po e shohim asnjë simptomë të vogël që jemi gati me e bë”, u shpreh opinionisti Azdren Shala.

    Më tej, Shala tha se situata e djeshme e konfirmon atë që thotë se i është frikësuar gjatë gjithë kohës.

    “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nuk kthehen më në Kosovë. Nuk kthehen pa e kryer dënimin. Asnjëri. Jam i bindur se apeli e rikonfirmon dënimin dhe me plus-minus vite”, theksoi ai.

    Ndiqeni deklarimin e tij:

  • Arta Bajrami futet në Big Brother, ja reagimi i banorëve (VIDEO)

    Arta Bajrami futet në Big Brother, ja reagimi i banorëve (VIDEO)

    Arta Bajrami futet në Big Brother, ja reagimi i banorëve (VIDEO)

    Një surprizë e veçantë është rezervuar për banorët e Big Brother VIP Kosova 5.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka hyrë në shtëpinë më të famshme në vend, ku po mban një koncert për banorët.

    Prania e saj ishte e papritur për ta dhe banorët u befasuan kur e panë këngëtaren.

    Tashmë, ata po shijojnë performancën e saj live, duke kënduar dhe vallëzuar nën tingujt e hiteve të Artës.

    Ja linku për ta ndjekur në kohë reale: